Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjërë të Presidentit Trump për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështetë Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë/
PRISHTINË, 25 Gusht 2020- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes Agjencisë së Sh.B.A-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë tërësisht të ri dhe nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën e saj kundër COVID-19. Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjërë të Presidentit Trump për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështetë Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë.
Ambasada në njoftimin e dërguar sot thekson se, Respiratorët e markës “Vyaire,” të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, pasqyrojnë teknologjinë më të fundit për të cilën ka kërkesë të madhe. Ata janë kompaktë dhe do t’i mundësojnë Kosovës fleksibilitet më të lartë në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi. Kjo pajisje vitale mund të dëshmohet si shpëtimtare për pacientët mushkëritë e të cilëve nuk funksionojnë si duhet përkundër marrjes se oksigjenit.
“Në përgjigje të nevojës së Kosovës për më shumë pajisje mjekësore, Shtetet e Bashkuara po i dhurojnë 50 respiratorë tërësishtt të ri dhe nga më bashkëkohorët. Kjo shprehje e partneritetit tonë SHBA-Kosovë është gjithashtu edhe një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëdyzimit të zemërgjërësisë amerikane dhe inovacionit të industrisë private amerikane. Shpresojmë që këto aparate mjekësore t’u mundësojnë ofruesve të shërbimeve shëndetësore anembanë Kosovës të shpëtojnë më shumë jetëra,” tha ambasadori Philip Kosnett.
Krahas respiratorëve, USAID-i po financon edhe një pako mbështetëse e cila përfshin pajisjet shoqëruese, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe uebinaret në internet. Uebinaret janë zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në San Francisko (UCSF) dhe do t’u ndihmojnë punonjësve shëndetësor të Kosovës qe t’i përdorin në mënyrë të duhur dhe të sigurt këta ventilatorë të veçantë. Ky donacion ndërton mbi bazën e ndihmës paraprake në vlerë prej 1.6 milion dollarë amerikan që Departamenti i Shtetit i Sh.B.A.-ve dhe USAID-i kanë obliguar për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ajo po merr kundër pandemisë si dhe ofrimit të ndihmës operacionale dhe rritjes se aftësisë reaguese të saj për të ndaluar përhapjen e mëtejme dhe zbutur pasojat e COVID-19.
***
25 August, 2020
The United States Provides 50 Ventilators to Kosovo to Respond to COVID-19
The United States Embassy, through the U.S. Agency for International Development (USAID), has donated 50 brand-new, state-of-the-art ventilators to Kosovo to assist its fight against COVID-19. The donation delivers on President Trump’s generous offer of these critically needed supplies and supports Kosovo’s urgent response to the pandemic.
The Vyaire ventilators, produced in the United States, reflect cutting-edge and in-demand technology. They are compact and provide Kosovo with flexibility in treating patients affected by the virus. For patients whose lungs are not working adequately despite receiving oxygen, this vital resource may prove lifesaving.
“In response to Kosovo’s need for more medical equipment, the United States is donating 50 brand-new, state-of-the-art ventilators. This expression of our U.S.-Kosovo partnership is also a great example of the coupling of American generosity and the innovation of the American private industry. We hope that these medical devices will enable health providers across Kosovo to save more lives,” said Ambassador Philip Kosnett.
In addition to the ventilators, USAID is funding a support package that includes accompanying equipment, installation, warranties, service plans, and online webinars. The webinars were developed in cooperation with the University of California San Francisco (UCSF) and will assist Kosovo health practitioners on how to operate these specific ventilators. This donation builds on the $1.6 million the U.S. State Department and USAID have committed to Kosovo in response to the pandemic to provide operational support and increase Kosovo’s response capability to stop further transmission and mitigate COVID-19’s impact.