• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mikpritje madhështore në shtëpinë historike Mansion Gracie nga kryebashkiaku i Nju Jorkut në 110 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

December 1, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Zoti Eric Adamas, Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut mblodhi shqiptarët së bashku për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Mansion Gracie që quhet ndryshe rezidenca zyrtare e Kryetarit të Bashkisë, ndërtuar qysh në vitin 1799 nga Archibald Gracie një manjat i anijeve me origjinë skoceze.

Z.Mark Gjonaj Nderi i Kombit, ish ansambleist I shtetit dhe Këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut i vuri kurorën gjithë paradës marramendëse, të mahnitshme të festimeve nga Diaspora Shqiptaro Amerikane duke moderuar këtë aktivitet të rëndësishëm në Mansion Gracie, në shtëpinë e kryetarëve të Bashkisë të Nju Jorkut, një shtëpi historike, monument kulture.  

Zoti Mark Gjonaj është një lider i jashtëzakonshëm për lidhjet midis Diasporës, politikanëve të lartë amerikanë dhe Kombit.  Ajo që më bën përshtypje dhe krenare është kur thotë në cdo fjalim se: “Ne shqiptarët nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë për ta lëshuar, ajo është e florinjtë, na e kanë lënë të parët tanë dhe ne duhet ta mbajmë fort”.  

Që në hyrje të mirëprisnin z. Ismet Kurti një activist i shquar i Komunitetit dhe dy të rinj të veshur me kostumet kombëtare duke i dhuruar çdo pjesëmarrësi nga një Flamur Kombëtar.

Salla e mikpritjes mbushur plot e përplot me shqiptarë të suksesshëm në art, kulturë, shkencë, ushtri, bizenesmenë, kryetar shoqatash, deputetë të Shqipërisë si z. Shpëtim Idrizi, personalitete nga Kosova,  Mali i Zi si Presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Faik Nika, diplomatë etj,  pritën me brohorritje të pandërprera Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut z. Eric Adams.  

Kryebashkiaku nga foltorja tha se i çmoj shumë besën, traditat shqiptare etj.  Ju jeni një komunitet vital që i keni dhënë shtetit të Nju Jorkut dhe ne e vlerësojmë këtë pamasë.  Ai falënderoi mikun e tij të hershëm z. Mark Gjonaj dhe shtoi me sens humori se Marku nuk të linte pa bërë shqiponjën me dy duart, ndërkohë i bashkoi duart si shqiponjë nga podiumi.   Në flyer-in e shpërndarë shkruhej se do mbahej ceremoni pë Ditën e Trashëgimisë Shqiptare, ndaj dhe Kryebashkiaku i mëshoi fort trashëgimisë dhe kulturës shqiptare.

Ai tha se ky shtet inkurajon ruajtjen e kulturës etnike dhe në harmoni të plotë me trashëgiminë amerikane.  Ne llogarine e tij ne F/B me nje status te vecante shkruan: “Më shumë se 100,000 shqiptarë jetojnë në qytetin e Nju Jorkut dhe të hënën, ne ngritëm Flamurin Shqiptar për të njohur kontributin e tyre dhe gjithçka që ata kanë për t’i ofruar qytetit tone”. 

Në këtë ditë të shenjtë të shqiptarëve përshëndetën nga podiumi si Senatorja e shtetit të Nju Jorkut Natalia Fernandez një suportuese e madhe e bashkësisë shqiptare, ku më duhet të shtoj se kjo zonjë politikane amerikane e gjeti kohën të vinte të vizitonte Shkollën Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx.  

Shumë emocionuese ishte fjala e Imamit të Xhamisë në Staten Island z. Tahir Kuka.  Fjalimet e tij gjithmone japin mesazhe bashkimi nëpërmjet një oratorie të shkëlqyer. Imami shqiptar nga Kosova është i zgjedhur si përfaqësuesi kryesor në policinë e Nju Jorkut, i detyrave islame ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.

Përshëndetën në këtë aktivitet gjithashtu z. Ferit Hoxha Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara etj.  

Pjesëmarrësit u argëtuan duke dëgjuar dhe shikuar grupet artistike të quajtura “Nora Kelmendi” dhe “Barbana” të cilët nëpërmjet intepretimit të shkëlqyer të valleve popullore të veshur me kostumet shumëngjyrëshe kombëtare e bënë dhe më domethënëse këtë darkë për të cilën dhe ishim mbledhur.

Kryebashkiakut z. Eric Adams iu dhurua statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut Heroit Kombëtar.  Ai bëri fotografi me të gjithë valltarët duke i vendosur në kokë plisin e bardhë.  

U larguam me një respekt të veçantë nga kjo shtëpi historike dhe me detyra speciale në zemër për të realizuar ëndrrat tona të kahershme për vehte dhe mbi të gjitha pë Kombin. 

Ndërsa zbrisja shkallët e kësaj shtëpie të famshme, ëndërroja se një ditë do ta ketë fatin ndonjë shqiptar për të qenë Kryebashkiaku i Nju Jorkut.   

Të rrojë përjetësisht Flamuri ynë Kombëtar sepse është siç shkruan Fan Noli: 

Flamur që lind Shën Kostandinin,

Pajton Islamin e Krishtërimin,

Shpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.

TV “Alba Life” së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur rreth ketij aktiviteti historik dhe do ta transmetojë në kanalet televizive.

29 Nëntor, 2022

Manhattan, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kozeta Zylo

110 vjetori i Pavarësisë, 110 nxënës, mësues e prindër të Shkollës Shqipe Alba Life, festë në Vatër

November 19, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York, 19 Nëntor 2022- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëve të Alfabetit Shqip mikpriti 110 nxënës, mësues dhe prindër të Shkollës shqipe Alba Life. Një vizitë shumë emocionuese e fëmijëve shqiptarë, trashëgimtarëve të vazhdimësisë së rracës sonë të bukur shqiptare, të historisë sonë të lavdishme, të kulturës sonë të veçantë, gjuhës dhe identitetit tonë këmbëtar shqiptar. Një festival i ngjyrave kuq e zi që ngriti peshë zemrat e të gjithë të pranishmëve. Fëmijët e Shkollës Shqipe përformuan në mënyrë të shkëlqyer duke kënduar këngët: Ty flamur të duam shumë, Gjuha shqipe-gjuha jonë, Rroftë Shqipëria etj. Fëmijët recituan poezi kushtuar Pavarësisë, Gjuhës Shqipe, heronjve të kombit tonë duke emocionuar të gjithë të pranishmit. Fjalën përshëndetëse në emër të Federatës Vatra dhe gazetës Dielli e bëri Editori i cili theksoi ndihmën dhe mbështetjen që Vatra e Dielli i ka dhënë Shkollave Shqipe në historinë 110 vjeçare. Fëmijët që mësojnë shqip, që këndojnë shqip, që flasin shqip jashtë Atdheut, janë ambasadorët e vërtetë të kombit tonë. Në fjalën e tyre para të pranishmëve, themeluesi i Shkollës Shqipe Alba Life z.Qemal Zylo dhe mësuesja zonja Kozeta Zylo shprehën vlerësim për Vatrën si qendër atdhetarie në mërgatën shqiptare të Amerikës. Vatra i bashkon gjithmonë shqiptarët nga të gjitha trojet në tokën e premtuar të Amerikës. Federata Vatra është zjarri i pa shuar i atdhedashurisë që mban gjallë shpirtin patriotik shqiptar përtej Atlantikut. Vatra e Dielli janë historia, krenaria dhe identiteti i shqiptarëve të Amerikës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kozeta Zylo, Qemal Zylo, Sokol Paja

Dhuna dhe ndëshkimi…

November 3, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Bota mjerisht ka ndryshuar dramatikisht, në disa fusha jetësore jo për mirë. Duke qenë dhe ne një pjesë e kësaj bote nuk bëjmë përjashtim. Vidioja e dhunshme ku shfaqet punonjësja e shërbimit social duke rrahur një nënë në shtëpinë e pleqve në Pejë të Kosovës e shpërndarë në rrjetet sociale është shumë e dhimbshme. Si grua, nënë, gjyshe nuk mund ta coja deri në fund për ta parë, jo nuk mundesha…

Për të dhënë opinionin tim më mjaftonte një shuplakë e saj dhe sytë e akullt siberian që godisnin atë nënë të bukur, fisnike si dritë e Hënës. Sa mëshirë ndjeva për atë vajzë aq të re, të jetë aq e dhunshme, aq e frikshme, aq e padurueshme me semundjen e nënës, fëmijët e të cilës e paguajnë për shërbimin. Ndonëse kanë shkruajtur që është nëna e dëshmorit dhe natyrisht i përulem me respket asaj, birin që e lindi dhe e rriti dhe UCK-së, por për mua në këtë rast ajo është NËNE, NËNE NËNË! Cilëndo nënë do ta trajtoja krejtësisht njëlloj. Nëna e kujtdo, është e shenjtë, nëna nuk preket, nënës në moshë dhe në nevojë i shërbehet në cdo gjë dhe në cdo kohë. Ne të gjithe kemi dhimbje, por nuk duhet vetëm të shkruajmë, mallkojmë dhe shajmë, ne duhet të ngrihemi mbi këto plagë që t’i shërojmë, jo vetëm të qajmë për ndodhitë, por të ndryshojmë ligjet e dënimit, t’i vemë me shpatulla prej muri politikbërësit, kuvendarët etj… Duhet të trainohen në institucionet përkatëse, duhet të mos blihen licensat.

Ato duhet të japin shumë prova sidomos kur janë të emëruar me këtë kategori njerëzish tësëmurë.

Të gjitha këto shtëpi pleqsh duhet të kenë kamera, sepse janë kategoria më e pambrojtur. Në se kjo nënë do të ishte dhunuar këtu në Amerikë ku jetoj nga punonjëset e shërbimit social, pasojat për dhunueset do të ishin fatale si: burgim, heqja e licensës, humbja e reputacionit etj… Pra kur janë këto ligje dhuna dhe dhunuesit ndëshkohen, njerëzit sigurisht bëhen më të ndërgjegjshëm ndryshe do të ndodh si në këto vargje:

Ju që dhunën e keni në gjak e shtëpi,

Dhe dhimbjen e mbillni prag më prag,

Harruat se ndëshkimi do ju vijë me furi,

Se nëna e shpirtit është NËNË, dhe kaq…

Shuplakat e tua mbi faqet e nënës,

Doemos janë dhe mbi trupin tim,

Fytyra e saj larë me dritën e Hënës,

Do të verbojë ty që traditën nxin…

2 Nëntor, 2022

Staten Island, New York

Filed Under: Komente Tagged With: Kozeta Zylo

Komandanti Suprem i NATO-S, Gjenerali Clark u takua me komunitetin shqiptar në Staten Island

October 31, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Gjenerali Wesley Clark mbështeti kandidaturën e ish Kongresistit Max Rose I cili kandidon përsëri në Kongresin Amerikan.

Komandanti Suprem i NATO-S, Gjenerali Clark, Heroi i Kosovës që i vuri kufirin tek thana kucedrës ballkanike sllobodan milloshevicit u takua sot të dielën në Staten restaurant në Staten Island me Diasporën Shqiptaro Amerikane.  

Gjenerali Clark shoqërohej nga bashkëshortja e tij fisnike Gertrude Kingston.  Gjeneralit Clark i është dhënë Urdhri “Hero i Kosovës” për vepra trimërie për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Nën komandën e tij supreme, trupat e NATO-s ndërhynë dhe i dhanë fund genocidit serb, pasi ushtarët serbë me sllobodanin vranë mijëra civilë shqiptarë kosovarë dhe bën spastrim etnik.  Gjenerali Clark ka qenë komandant i përgjithshëm i NATO-s, në kohën e ndërhyrjes në Republikën Federale të Jugosllavisë e cila ka nisur më 24 mars, 1999, dhe ka përfunduar më 10 qershor, 1999.

Si një qytetare amerikane me banim në Staten Island dhe me të drejtë vote, arsyeja më e madhe që shkova ishte për respektin e madh, mirënjohjen e pakufishme që kemi për Gjeneralin Klark i cili iu gjend në kohën më të zezë motrave dhe vëllezërve të mi shqiptarë të Kosovës dhe bombardoi nazistët serbë me kucedrën me 7 kokë sllobodan milloshevicin.

Ardhja e gjeneralit Clark njëkohësisht ish kandidati presidencial i vitit 2004 ishte që të mbështeste kandidaturën e ish Kongresistit Amerikan Max Rose I cili po kandidon për në Kongresin Amerikan.  

Gjenerali Clark u mirëprit me duartrokitje të stuhishme nga të pranishmit dhe shumë i emocionuar dhe me lot në sy iu kthente përshëndetjen e tij.  Fjala e tij ishte rrënqethëse dhe plot mesazhe sidomos, kur fliste për luftën në Kosovë dhe për Lirinë e saj.  

Në fjalën e tij në mbështetjen që i dha Max Rose kandidatit për në Kongresin Amerikan ai tha: “Ne kemi nevojë për patriotë që janë të përkushtuar ndaj shërbimit, siç ishte Max Rose në detyrë, qoftë në Afganistan, ku ai shërbeu ose në Kongres, ku ai vendosi të parën klasën punëtore si në Staten Island dhe në Brooklyn.  Max Rose ka mbrojtur gjithmonë atë që është e drejtë.

Gjenerali Klark tha se Uashingtoni ka nevojë për më shumë udhëheqës si Rose, një veteran luftëtar i ushtrisë amerikane nga lufta në Afganistan, i cili më parë ka shërbyer një mandat në Kongres.

Kandidati për në Kongres Max Rose është përballë kongresistes Nicole Malliotakis, distrikti i 11-të qe  mbulon të gjithë Staten Island dhe një pjesë të Brooklynit Jugor.

Në fjalimin e tij ai tha se Clark drejtoi koalicionin shumëkombësh që i dha fund genocidit kundër shqiptarëve etnikë dhe i ka treguar botës se si duhet të ngrihemi kundër tiranisë në emër të drejtësisë.  Diaspora Shqiptaro Amerikane nuk e ka harruar kurrë lidershipin dhe angazhimin e gjeneralit Clark për të garantuar sigurinë e tyre në kohët më të vështira. Wesley Clark është një shembull i të jetuarit të një jete kushtuar shërbimit, Flamurit dhe vendit dhe kjo është ajo që ka të bëjë kjo fushatë.”

Max Rose premtoi se do të luftojë fort për cështjen shqiptare dhe do të jetë një përkrahës i madh i saj. 

Në fund njerëzit u vendosën në radhë për të bërë foto me Gjeneralin dhe për të pasur kujtim të vyer në jetën e tyre. 

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life”, me themelues dhe producent Qemal Zylo.

30 tetor, 2022

Staten Island, New York

Filed Under: Analiza Tagged With: Kozeta Zylo

Bisedë me znj.Shpresa Sinani nënën e dëshmorit të UÇK-së Visar Sinani

October 6, 2022 by s p

Bisedoi: Keze Kozeta Zylo/

“Nënë dhe Baba, Unë sot mora dëftesën e klasës së dytë dhe notat janë ashtu si deshët ju.

Kam sukses të shkëlqyer! Por unë do të iki në mal, se më thërret Atdheu!

Mirupafshim në Liri- Visari”!

Biri juaj i lavdishëm Visari vdiq duke luftuar dhe i kënduar Lirisë, kam qenë shumë e impresionuar kur kam lexuar jetën e tij. Cilat janë disa nga kujtimet për djalin tuaj kur mori pushkën dhe doli për Liri?

Në vitin 2001 kur krisën pushkët për Lirinë në Maqedoninë e Veriut, Visari sapo e kreu vitin e dytë të shkollës së mesme medicinale – drejtimi për teknik të dhëmbëve.

Unë në punë në arsim kisha detyrimet në shkollë dhe Visari e bënte punën praktike dhe duhej t’i merrte notat.

Një ditë kthehem nga puna dhe pres Visarin të kthehet nga shkolla, por ai nuk u kthye! E kërkova në lagje, e thirra babën e vet në Prishtinë, Ramadan Sinani dhe i lajmërova se djali nuk është kthyer në shtëpi! Por,shumë vonë ,hyra në dhomë dhe në bibliotekë e gjeta një letër ku shkruante: “Nënë dhe baba, unë sot morra dëftesën e klasës së dytë dhe notat janë ashtu si deshët ju. Kam sukses të shkëlqyer! Por unë do të iki në mal, se më thërret Atdheu!

Mirupafshim në Liri- Visari”!

Ai i mbushi 17 vjet te Gurri i kuq i fshatit Sellcë dhe aty e festoi ditëlindjen!

Shokët më të vjetër të tij më thërrisnin në telefon duke më thënë se është shumë i ri, por nuk kish forcë, që mund ta kthente! Ishte trim me një trup të gjatë dhe të mbushur! I ndihmonte çdo kujt kur kish nevojë, veçmas në vitin 1999, kur krisi Lufta në Kosovë dhe vëllai i tij i dytë Betim Sinani u kthye nga Gjermania në Shqipëri për t’i kryer ushtrimet e nevojshme!

Të dy ishin bashkë sërish me vëllain Betimin me pushkë në dorë për të kërkuar Lirinë e cunguar! Mori forcë dhe u kalit dhe me vehte thoshte: “Unë do të hakmirrem për gjithë ju, se u rritet me problemet e shqiptareve gjithandej! Vëllai i madh i Visarit, Arsimin policia e pat marrë dhe rrahur aq shumë në Tetovë e Shkup për 24 orë në Autokomandën në Shkup dhe pastaj e kishin hudhur me gjysë shpirti në hyrje të Tetovës! I ndigjonte bisedat tona, se gjyshi nga nëna profesor Qerim Arifi, kish qenë tre vite në burg në burgun Idrizovë të Shkupit! Axha doktor shkencor , Sulejman Arifi 5 vite burg, babai i vet Ramadan Sinani 2 vjet burg në vitin 1968! Nëna në polici 6 orë dhe në gjykatën e Shkupit në vitin 1968 si dëshmitare, sepse ia kishin gjetur një letër në Beograd, që ia kishte çuar një shoku për padrejtësitë ndaj shqiptarëve, ndërrimin e emrave të shkollës së Skenderbeut në Xhepçisht me emrin Liria, edhe pse për shqiptarët s’kishte Liri. Visari na thoshte: “Unë kur të rritem do të hakmirrem për të gjithë ju, për padrejtësitë dhe përndjekjet e gjithë antarëve të familjes”!

Ai i tha vdekjes, “Të sfidoj!” I tha hasmit, “nuk më tremb!” Dhe i vdekur, jam në këmbë!” te shkruara nga poeti: Si u përballë Visari me sllavomaqedonasit kur luftoi në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës?

Ai, Visari i tha vdekjes “Të sfidoj”!

I tha hasmit “ nuk më tremb” “Dhe i vdekur jam në këmbë “

Në fshatin Brodec të Malësisë së Sharrit kishte ardhë nga Prishtina,,sepse atje studjonte drejtësinë në Universitetin e Prishtinës! Nuk u pajtua kurrë,edhe pse e larguam të studiojë atje, por ai edhe më thellë kishte hyrë në jetësimin e Lirisë së plotë dhe ribashkimin e trojeve shqiptare, sepse puna kishte mbetur përgjysmë ! Më ka thirrë një natë në celular dhe më thotë më ço pak tesha më të trasha, se Prishtina është e ftoftë.

Unë i çova do tesha dhe sërish më thirri dhe më thotë : a ke dru në shtëpi? Diçka më therri në zemër se zërri m’u duk se është afër!

Një ditë erdhi të më takonte dhe të merrte bekimin nga nëna, por unë kisha shkuar t’a merrja mbesën nga shkolla nuk u takuam, por i pashë gjurmët e çizmeve ushtarake dhe i kishte ndezur dritat e oborrit! Nuk u takuam!

Cfarë kujtoni në momentet e fundit të Visarit, kishit komunikim dhe si e morët vesh rënien e tij heroike?

Katër ditë pas luftës në Brodec, ku nga toka,ajri 4000 mercenarë e policë i rrethojnë dhe u shterën lajmet dhe asnjë zë nga Visari! Gjersa pastruan gjurmët e krimit dhe terrenin nga luftimet nuk pipëzinte as zogu, vetëm partitë që ishin në pushtet PDSh dhe vizitat e partisë BDI ishin lajmet e vetme!

Një natë në ora 24 më erdhi një lajm,që duhet të largohem nga shtëpia dhe e ngrita mbesën Ilirida nga gjumi dhe nga një rrugë dytësore shkova te kushërira për t’u strehuar dhe të nesërmen shkova te vëllau! Në mbrëmje gjithë shokët e lagjes ishin mbledhur e kishin ardhë në shtëpi sepse kishin lajmëruar në TV se kush janë vrarë në aksionin e Stuhisë Malore!

Tregojne se ai ishte një djalë guximtar, trim e sypatrembur për Atdheun, ndërkohë që fëmijë ai u regjistrua në shkollën e muzikës për piano, cilat kanë qenë ëndrrat e tij?

Visari ishte djalosh trim,syri nuk i trembej fare! Kish një trup si selvi dhe i lartë si ushtar trim! Një djalosh shumë i zgjuar, i bukur dhe shumë i shkathët! Krahas shkollës fillore kish ndjekur dhe shkollën e ultë të muzikës dhe instrument kish zgjedhur pianon! Pas shkollës fillore të muzikës u regjistrua në shkollën e mesme të mjekësisë! Pas kryerjes së shkollës së mesme u regjistrua në Fakultetin e drejtësisë në degën e kriminalistikës! Pas luftës e shihte dhe e ndiente se ushtarët u lanë pas dore dhe nuk i risocializuan ushtarët! Por ja që nuk arriti t’i kryejë, ëndrrat i mbetën përgjysmë…

Bashkëshorti juaj prof. Ramadan Sinani ka dhënë mësim në gjimnazin e Tetovës, cilat kanë qenë disa nga pengesat në procesin arsimor nga sllavomaqedonasit? Luftën patriotike të bashkëshortit tuaj si e përshkruani?

Bashkëshorti im Ramadan Sinani nuk iu lejua të punojë në Maqedoni, sepse kishte qenë i dënuar politik i Demonstratave të vitit 1968. Ai shkoi dhe u punësua në Kosovë, në qytezën e Vitisë si profesor i Gjuhës Shqipe dhe i latinishtes, por edhe prej aty e nxorrën dhe e larguan nga procesi i arsimimit, pas letrës së Titos,se asnjë i burgosur nuk guxon të punojë në arsim dhe u punësua si përkthyes simultant në Kuvendin e Komunës së Prishtinës! Aty punoi 18 vjet dhe në vitin 1990 i larguan të gjithë shqiptarët nga punët shtetërore dhe u kthye në Tetovë. Disa vite mbeti pa punë, por hyri në një televizion privat TV Art. Pastaj filloi të demokratizohet situata në Maqedoni dhe u pranua në gjimnazin e Tetovës, ku para burgimit kish punuar disa muaj në vitin 1968.

Pastaj filluan nismat për një universitet shqiptar në Tetovë,u formua Bashkësia Kulturore Shqiptare, Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë dhe shumë asociacione të ndryshme dhe ishte shumë aktiv! Pas themelimit të UT u emërtua profesor, sepse kishte titullin e masterit në Prishtinë! Pas shumë mundimeve filluam të jetojmë bashkë me tre çunat: Arsimin, Betimin dhe Visarin!

Ju keni qenë mësuese në Tetovë, cilat janë disa nga sfidat që u përballët me regjimet e ndryshme nën Jugosllavinë?

Po vështirë, mbijetova ,që të mbes në procesin arsimor, me shume sfida ndjekje e përndjekje edhe për shkak të babës dhe burrit, por me punë titanike mbeta në punë! Një letër që i kisha dërguar në Beograd një shokut, kisha shkruar për shumë padrejtësi që u bëhen shqiptarëve këtu pasi edhe kisha marrë pjesë në Demostratat e 1968-ës, atëherë me të dashurin tim R.S. dhe kështu ca kolege maqedonase në një mbledhje më paraqitën si pjesëmarrëse në demostrata dhe duhej të më largonin nga puna! Më morën prej mësimit 6 orë në polici, bastisën shtëpinë me pretekst se e kërkojnë përgjigjen e letrës nga Beogradi. Kështu me shumë halle, por me punë të madhe, nxënësit e mij ishin më të mirët, testuan vetëm klasën time në gjuhën shqipe, maqedone, muzikë dhe dituri shoqërie që të shohin a e përmendin nxënësit Kosovën, Shqipërinë, këngët e mësuara, si përmendin emrat e qyteteve shqiptare etj.etj.

Babai dhe burri ishin ata që më mbajshin gjallë duke thënë: babai “bijë ky shtet dhe pushtet don të të plandosë në tokë, mundohu me patina të rrëshqasish mbi akull, por të mos rrëzohesh”!

Ndêrsa burri më merrte me telefon dhe thoshte: “grua : vishu bukur, kokën lart dhe në punë”!

Kështu unë u bërra një mësuese e denjë dhe një grua e forte, përballë një pushteti të egër !

Visari veshi uniformën e UÇK-së cili ka qenë impresionimi I parë kur e ke parë të veshur me rrobat e UCK-së?

E dijsha se fëmijtë e mi të gjithë i kishim edukuar për atdhedashuri ndaj gjuhës, historisë ndaj Shqipërisë Natyrale dhe besojsha se nuk do t më korritin do dalim fitimtarë, se e duam shkollën, arsimin dhe barazinë si të gjithë në botën civilizuese dhe demokratike!

Takimin e bëra në kohë lufte me fëmijët e mij dhe shokëve tjerë luftëtarë, sepse edhe unë punoja në logjistikë dhe kam marrë mirënjohje edhe nga Kosova edhe nga shtabi nga Shipkovica dhe Lidhja E Gruas Shqiptare nga Prishtina, gjegjësisht nga Flora Brovina!

Një ditë me profesor Hamdiun dhe Mamudijen shkuam në Xhermë ti vizitojmë djemtë ushtarë të U Ç K- së! Kur e pashë Betimin me një kalë vinte nga kalaja ku kish çuar ushqimin dhe armë në Kala, pastaj Visari, Argjentin dhe Arditin u stepa se ishin dobësuar, Visari 18 kilogram dhe gjithë armë nëpër trup, që kur s’kishin parë me sy, por atdhedashuria e bëjka të veten! Moralisht ishin shumë të fortë se do vjen fitorja dhe prof.Hamdiu i puthte në ballë nga gëzimi!

U strehuan te shtëpia e mësues Lahit dhe pritshim të vinte Visari nga Sellca! Takim plot mall, por krenare me punën dhe veprën që bënë ata!

Visari sic ka emrin mbetet Visar i Kombit, ndonëse shkoi në përjetësi për të ngelur i gjallë. Ai vazhdon të frymëzojë brezat përfshirë dhe mua që po ju intervistoj si nënë, si mësuese, si heroinë e djemve tuaj dhe e të gjithëve ne qe jemi me gjak shqiptari. Cilat janë disa nga takimet tuaja në përkujtim të Visarit dhe të gjithë ushtarëve të UCK-së nëpër Atdhe?

Visari mbeti në gjerdanin e visarëve të kombit shqiptar. Në momentin që u ballafaqova me humbjen e Visarit unë vendosa të bëhem një nënë e fortë dhe stoike dhe mos të dorëzohem dhe të jem prore verikalisht para popullit tim dhe me kokën lart!

Sepse Visari para se të shkojë në altarin e Lirisë më thirri në telefon dhe më tha: “Nënë ,unë misionin e kreva me nderë, nuk të kam koritë, por ti vec duhet të bëhesh një nënë e forte”!

Asgjë s’ dua nga Ti, vetëm të bëhesh e fortë dhe ta vazhdojsh misionin tënd! Dhe unë nga ai moment jam betuar se do të bëhem e forte, se ti Visar deshe ashtu, dhe amanetin do ta çoj në vend! Ai sakrifikoi rininë e vet në mal me 23 vjet dhe çka më mbetet mua, përveç se ta vazhdoj misionin që ka mbetë përgjysmë, simbolin e unitetit dhe pajtimit kombëtar dhe ti frymëzojë njerëzit edhe me këtë dhimbje të madhe, të mbijetoj!

Të jem një nënë e fortë dhe e denjë siç e kërkon vendi dhe kuvendi!

Më përlotni shumë kur ju shoh me lule në duar para varrit të birit tuaj dhe shkruani në mediet sociale si: Buqetë e freskët, nga nëna për ty, sot!

Jo vetëm juve ju përlot, por kushdo që vjen te vendprehja e Visarit përlotet, por unë nuk qaj,por mendoj çka do flas, çdo përvjetor dhe ruaj krenarinë e veprës së tij dhe shokëve të tij! Shkruan edhe në Lapidar: “Edhe kur bie çohem, kurrë nuk dorëzohem”!

E bëj kopsht me lule dhe shkoj aty në qetësi meditoj dhe kujtoj Visarin dhe shokët e tij! Lexoj vjersha dhe pëshpëris: “Visar! Nëna e mban dhe do t’a çoj në vend amanetin”!

Cila është familja juaj dhe përpjekjet tuaja për jetën dhe 2 djemtë e tjerë?

Familja ime e ngushtë janë dy djemtë e mij Arsimi dhe Betimi. Arsimi është doktor profesor i letërsisë dhe gazetarisë dhe punon në Universitetin e Prishtinës. Gruaja e tij Arlinda Hasani S. ( nusja) është ekonomiste e diplomuar dhe punon si drejtoreshë në një bankë të Tetovës! Ata kanë dy fëmijë : Jonin student i vitit të dytë të arkitekturës në Prishtinë dhe Rroni viti i parë në gjimnazin e Tetovës. Arsimi ka tre vepra të botuara!

Ndërsa Betimi e mori degën e Visarit juridikun në Prishtinë dhe Albona Megjuani S. (nusja) ekonomiste e diplomuar, kanë tre fëmijë, Iliridën e cila ka kryer marketing menaxhment, Visari, Juniori, klasa e katërt dhe Gaia fëmijë 8 muajshe. Jetojnë në Gjermani!

Unë jam pensioniste nga arsimi qe 17 vjet! Burri ka qenë profesor i letërsisë shqiptare me titull magjistër dhe poet dhe ka 7 vepra të botuara!

Ju faleminderit dhe lavdi veprës së birit tuaj Visarit dhe gjithëUCK-së!

Ju faleminderit mësuese Shpresa dhe jetë të gjatë!

5 tetor, 2022

Staten Island, New York

Filed Under: Reportazh Tagged With: Kozeta Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT