-Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi priti në takim ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie/
PRISHTINË, 7 Mars 2016/Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.Kryeprokurori falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin, për funksionimin e mirëfilltë të sistemit prokurorial të Kosovës.Gjatë këtij takimi, kryeprokurori kosovar i Shtetit ka njoftuar ambasadorin amerikan në Prishtinë se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit tëorganizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.Me theks të veçantë gjatë këtij takimi u diskutua për veprimet që po i ndërmerr Prokurori i Shtetit për të rritur efikasitetin në luftë kundër korrupsionit, për rezultatet më të mira të punës në luftën kundër korrupsionit, të shënuara gjatë muajve të fundit, si dhe për bashkëpunimin në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftimin e këtyre veprave penale.Në anën tjetër, ambasadori Delawie, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, në krye me kryeprokurorin Lumezi, shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kontribuojnë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi, duke theksuar se duhet të zbatohet ligji në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht pozitës së tyre në shoqëri.Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi theksoi vendosmërinë e tij për të kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe se është i vetëdijshëm me sfidat e shumta që ka sistemi prokurorial, por me punë të palodhshme të prokurorëve të shtetit dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’i tejkalojnë të gjitha sfidat, duke dhënë rezultate në zbulimin dhe hetimin e veprave penale./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.