• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SFIDUESI I MADH I DIKTATURES DHE I TRANZICIONIT

June 7, 2015 by dgreca

(Ese për Lek Preng Pervizin editor i revistës KUQ E ZI)/
Nga Thanas GJIKA/
Lek Pervizi (bir i gjeneral Preng Pervizit), bashkë me Mërgim Korçën (bir i Dr. Xhevat Korçës), Uran Butkën (bir i mësusesit Safet Butka), Eugjen Merlikën (bir i ing. Petrit Mustafa Merlikës) e shumë veprimtarë demokratë të ditëve tona, janë bij të elitës intelektuale shqiptare që po formohej gjatë viteve të shtetit të pavarur shqiptar, pra dhe viteve të mbretërisë. Ata janë bij të atyre intelektualëve atdhetarë që nuk e donin ideologjinë komuniste, të cilët për këtë shkak u shpallën armiq të pushtetit prej Partisë Komuniste Shqiptare dhe bijtë e tyre u internuan, u burgosën ose u lanë në hije gjatë viteve të diktaturës. Mirëpo mbas vitit 1992 kur u shkërmoq diktatura e proletariatit, këta bij të denjë të prindërve të tyre me forca të përtërira ia filluan luftës për mëkëmbjen e demokracisë shqiptare.
Në vitin 1989 Mihail Gorbaçovi, sekretari i parë i Partisë Komuniste Bollshevike të Bashkimit Sovjetik, pranoi në takimin e Maltës para Xhorxh Bushit (Plakut), se sistemi socialist dështoi, si një sistem shoqëror i gabuar dhe joproduktiv. Në gjithë Europën Lindore u pranua kapitullimi i atij sistemi dhe shkërmoqja e diktaturës komuniste, e shtetit njëpartiak me ekonomi të përqendruar. Filloi instalimi pa dhunë i sistemit pluralist me ekonominë e tregut të lirë dhe legjislacion demokratik. Ky fenomen i ri solli dhe rilindjen e kulturës, të artit e të shkencës demokratike, të cilat kanë në themel të tyre zbulimin e së vërtetës, të së bukurës dhe të së dobishmes në jetën njerëzore. Mirëpo fitimtarët (shtetet e Perëndimit) pranuan që shkërmoqja e diktaturës dhe krijimi i sistemit të ri shoqëror të kryhej në rrugë paqësore. Kjo klauzolë solli si pasojë që në Europën Lindore, pra dhe në Shqipëri, ish partitë shtet nxitën futjen e shumë ish komunistëve e sigurimsave në partitë e reja për ta kryer procesin e pluralizmit dhe krijimin e ekonomisë së tregut të lirë, ashtu si u leverdiste atyre. U punua fshehurazi që pasuritë dhe pushteti politik në këto vende të trashëgohej prej bijve të komunistëve dhe shërbëtorëve të tyre besnikë.
Ky fenomen ndodhi dhe në Shqipëri, ku në këtë proces ndihmuan edhe shumë artistë e veprimtarë shoqërorë, të cilët gjatë viteve të diktaturës kishin kontribuar në krijimin e artit, kulturës dhe të shkencës së politizuar. Ata u përpoqën të ecnin në rrugën e re, por formimi i tyre i vjetër politik, kulturor e artistik, si dhe privilegjet që kishin gëzuar gjate sundimit te partisë shtet, i pengonin që t’i shihnin dhe analizonin me sy kritik dukuritë e jetës së kaluar dhe të jetës aktuale. Të tilla dobësi të formimit bashkë me disa dobësi të karakterit të tyre, ndikuan që ky grup veprimtarësh dhe artistësh të mos e kryente procesin e katarsës, procesin e shpëlarjes nga gabimet dhe krimet e kryera gjatë sundimit të diktaturës komuniste. Në veprat e veprimtarëve të këtij grupi bie në sy përpjekja për të justifikuar bëmat e kohës së diktaturës duke kritikuar vetëm ndonjë dobësi të sistemit diktatorial si luftën e tepruar të klasave, varfërimin e skajshëm të shoqërisë e ndonje tjeter, por pa treguar se ai sistem ishte i gabuar që në fillimet e veta, mbasi u stis me vrasje, burgime, internime pa gjyq, me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Dhe më djallëzisht vepruan disa prej tyre duke u përpjekur të zmadhonin ndonjë kritikë që u ishte bërë gjatë regjimit komunist dhe ta paraqisnin veten si të përndjekur, madje dhe si të pakënaqur e disidentë. Kështu politika shqiptare e sotme, për turp i la mënjanë disidentët e vërtetë e të përvojturit dhe i zëvendësoi ata me bijtë e ish komunistëve e ish sigurimsave.
Për fatin e mirë të popullit tonë, krahas këtij grupi veprimtarësh, artistësh e studiuesish, për rilindjen dhe mëkëmbjen e politikës, kulturës, artit dhe shkencës së re demokratike, ka punuar dhe një grup tjetër i përbërë prej ish të përndjekurve e të dënuarve politikë, me të cilët u bashkuan dhe disa intelektualë të ndershëm të cilët ishin lënë në hije gjatë kohës së diktaturës. Edhe pse përbërësit e këtij grupi nuk kishin pasur mundësi shkollimi e kualifikimi si pjesëtarët e grupit të lartpëmendur, ndihmesa e tyre në ecurinë e proceseve ka qenë dhe është thelbësore, ndonëse propaganda e sotme, e dominuar prej grupit të ish të përkëdhelurve të diktaturës, nuk e vlerëson dhe përpiqet ta mënjanojë e nënvlerësojë atë.

***
Midis veprimtarëve të grupit të dytë ndrit jeta dhe vepra e Lek Pervizit, djali më i vogël i tre djemve të gjeneral Preng Pervizit. Me jetën dhe veprimtarinë e shumanshme ky veprimtar i shquar i demokracisë shqiptare ka hyrë që për së gjalli midis shqiptarëve të pavdekshëm. Brezat e sotëm dhe të ardhshëm të shoqërisë sonë do t’i vlerësojnë gjithnjë e më shumë të tillë veprimtarë që shquhen për karakterin e fortë dhe ndihmesën e shumanshme në fushën e kulturës, gazetarisë, historisë, artit dhe të mendimit politik e shoqëror.
Babai i Lekës, Preng Pervizi, ishte një nga kuadrot e lartë të ushtrisë shqiptare, që kishte kryer studimet në Austri e Itali dhe ishte inkuadruar në forcat e armatosura shqiptare që në vitin 1918.
Lek Pervizi u lind më 26 qershor 1929 në Skurraj të Kurbinit, u shkollua bashkë me vëllezërit në Itali. Vëllai i madh, Valentini, studioi në Romë në vitet 1929-1941 ku përfundoi shkollën e lartë ushtarake të kavalerisë. Vëllai i dytë, Genci, studioi po në Romë në vitet 1929-1943, ku përfundoi studimet e larta për aviator. Leka ndoqi në Romë studime në kolegjin Santa Maria gjatë viteve 1938-1943, ku ndoqi edhe një kurs pikture. Nuk e mbaroi dot atë shkollë, mbasi ndryshimet e mëdha që solli kapitullimi i Italisë fashiste, bëri të pamundur vijimin e shkollimit të tij. Shkollimi i tij nuk u përfundua as në Shqipëri, sepse mbas vendosjes së diktaturës komuniste nisi terrori ndaj familjes së tij.
Për shkak bindjesh dhe miqësish, babai i Lekës që në rininë e tij u lidh me Ahmet Zogun dhe u bë një nga përkrahësit e tij të fuqishëm deri në prillin e vitit 1939, si dhe më pas gjatë pushtimit italian e gjerman. Edhe pse ishte prombretit, Preng Pervizi bashkë me Muharrem Bajraktarin e ushtarake te tjere nuk u bashkuan me asnjë parti politike, pra as me Partinë e Legalitetit, por i qëndruan besnik mendimit se ushtria shqiptare duhej të ishte e depolitizuar si forcë që mbronte atdheun nga rreziqet e jashtëm. Gjeneral Pervizi në gusht të vitit 1944 kundërshtoi mendimin e komandës gjermane për të shpallur diktaturën ushtarake në Shqipëri, kundërshtim që solli grindjen e tij me komandën gjermane dhe djegien e shtëpive (kullave) të tij në Laç e Skurraj të cilat pak më vonë u ridogjën prej forcave partizane, ndonëse në shtator të vitit 1944 Prenga, bashkë me disa ushtarakë, përkrahës të tij, doli maleve për të kundërshtuar pushtimin gjerman. Përpjekjet e Preng Pervizit dhe shokëve të tij për të bashkuar forcat antikomuniste dështuan për shkak se misioni ushtarak anglez, që përfaqësonte Aleatët e Mëdhenj, u pajtua me mendimin që fati i Shqipërisë të trajtohej bashkë me fatin e Jugosllavisë, mendim që e dëmtoi të ardhmen e vendit tonë.
Preng Pervizi në janar të vitit 1945 u shpall prej qeverisë komuniste armik i popullit dhe u dënua me vdekje. Nuk u morën parsysh asgjë nga veprimtaria e tij 26-vjeçare në shërbim të atdheut.
Nuk u mbajt parasysh e nuk u përmend kurrë fakti se Preng Pervizi ishte një ndër komandantët e forcave të shtetit shqiptar që luftuan për dëbimin e serbëve nga Shqipӫria në vitet 1920-1921.
Nuk u mbajt parasysh e as u përmend kurrë kontributi i tij në shtypjen e kryengritjes së Mirditës të nxitur prej agjenturës jugosllave më 1921 dhe as dështimi i grushtit të shtetit të 8 marsit 1922, ku Preng Pervizi në krye të forcave qeveritare i shpartalloi forcat rebele dhe e shpëtoi vendin nga kriza.
Nuk u mbajt përasysh as fakti se Preng Pervizi kishte qenë komandant i forcave shtetërore që shtypën kryengritjen antikombëtare të zonës Shalӫ-Shosh (Dukagjin) në nëntor- dhjetor 1926, nxitur nga agjentura jugosllave.
Nuk u mbajt parasysh e nuk u përmend kurrë guximi i tij për kundërshtimin e mendimit të Benito Musolinit më 1936 (shfaqur në Luftën e Abisinisë e në Manovrat e Mëdha të ushtrisë italiane, ku Prenga ishte dërguar si vëzhgues i palës shqiptare. Benito Musolini në fund të lojrave i tha Prengës: Shqipëria është një vend trim por e vogël, por ne do ta bejmë të madhe. Ushtria italiane e ka Shqipërinë një kafshatë goje. Prenga, duke e kuptuar nëntekstin e këtyre fjalëve, iu përgjigj: Ne na mjafton Shqipëria dhe kështu si është. Shqipëria nuk është Abisini, ajo është kockë e fortë, që ngec në fyt. Kjo përgjigje i dha të kuptonte Musolinit, se Preng Pervizi nuk do ta pranonte pushtimin, por do të organizonte rezistencën e armatosur. Prenga e vuri në dijeni mbretin Zog i I për rrezikun që i kanosej vendit, por ai nuk mori asnjë masë mbrojtëse, sepse kishte besim të verbër ndaj Italisë. Agjentura italiane në Shqipëri e bindi mbretin, që ta transferonte Preng Pervizin nga qendra si komandant të qarkut operativ Tiranë-Durrës në komandant të qarkut operativ Korçë-Kolonjë, për ta pasur sa më larg ditën e sulmit, që u realizua më 7 prill 1939.
Nuk u mbajt parasysh e nuk u përmend kurrë fakti se Preng Pervizi më 9 prill 1939, donte të fillonte rezistencën kundër pushtuesit italian dhe i propozoi mbretit në Zëmblak të Korçës që të lëshonte kushtrimin për luftë popullore ndër male. Ahmet Zogu nuk e pranoi këtë mednim me pretekstin se dëmtohej populli. Prenka u detyrua ta përcillte mbretin në Follorinë të Greqisë, ku I kërkoi përsëri që të kthehej në Korcë e të shpallte luftën kundër pushtuesve italianë pastaj të largohej nga atdheu e të kujdesej për mbretëreshën lehonë e djalin disaditësh. Por mbreti u arsyetua duke thënë se asnjë fuqi europiane nuk e kundërshtoi pushtimin italian dhe se Shqipëria nuk mund ta fitonte lirinë duke luftuar e vetme. Kryeministri anglez, Ҫamberlen, ishte shprehur: Anglia nuk ka asnjë interes në Shqipëri.
Nuk u mbajt parasysh e as u përmend fakti se gjatë luftës Italo-Greke në tetor 1940 Preng Pervizi, komandanti i regjimentit të përbërë nga dy batalione shqiptare, dha urdhërin e tërheqjes së forcave shqiptare nga luftimet, duke i kundërshtuar gjeneralët italianë se ushtria shqiptare nuk behej mish për top. Për këtë urdhër gjeneral Pervizin italianët e mbajtӫn në gjendje izolimi në alet e Pukës deri në kapitullimin e Italisë. Por këtë meritë Enver Hoxha ia veshi Spiro Moisiut, vartësit të Preng Pervizit, pasi Spirua u bashkua me forcat partizane më 1942.
Nuk u mbajt parasysh e as u kujtua ndonjëherë fakti se gjeneral Pervizi në gusht të vitit 1944 u grind me komandën gjermane dhe në shtator 1944 bashkë me shumë kolegë ushtarakë doli maleve si antigjerman, veprin që shkaktoi bombardimin e kullave të tij në Laç e Skurraj.
Duke mos u marrë parasysh të tilla merita të gjeneral Preng Pervizit, në dhjetor të vitit 1944 u arrestua djali i tij i madh, Valentini, i cili jetoi nëpër burgje, kampe pune dhe fshatra internimi deri në shkurt 1991, plot 47 vjet. Në vitin 1945 u internuan në Berat bashkëshortja dhe nëna e Prengës dhe që aty tre vjet më vonë i dëbuan në kampin më të keq, në atë të Tepelenës, ku më 1950 vdiq nëna plakë 90-vjecare.
Preng Pervizi mbasi jetoi në male deri në shtator të vitit 1946, u arratis në Greqi me synimin që të nxiste qeveritë perëndimore për të ndihmuar qëndresën antikomuniste në Shqipëri.
Në vitin 1947 u arrestua djali i dytë, Genci, i cili jetoi nëpër burgje, kampe pune e internimi deri në vitin 1989.
Kurse djali i vogël, Leka në fillim u la i lirë në Tiranë, ku u mbajt nën vëzhgim deri në maj 1950 kur e arrestuan dhe e mbyllën në kalanë e Portopalermos, pastaj në kampin e Tepelenës, në atë të Shtyllasit e më tej në Kuç të Vlorës deri më 1958. Organet e Sigurimit shqiptar dëshironin që gjeneral Pervizi të hynte në Shqipëri për të marrë ndonjë nga djemtë e tij. Por ai nuk synonte të shpëtonte vetëm një ose të tre djemtë e tij. Ai synonte të shpëtonte gjithë Shqipërinë nga zgjedha komuniste, prandaj vijoi veprimtarinë e tij në Greqi derisa u largua më 1965 në Itali e pastaj në Belgjikë, ku vdiq më 1977.
Në kampin e Tepelenës jeta e Lekës ishte tepër e vështirë për shkak të kushteve shumë të këqia dhe të punës shumë të rëndë, por edhe atje ai përjetoi momente gëzimi e ngushëllimi kur organet përkatëse shpunë aty Valentinin dhe nënën. Vuajtja së bashku ishte më e lehtë. Ai kamp u mbyll më 1954, për shkak të kushteve të këqia, nën presionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Mbas kësaj, Lekën e transferuan në kampin Plug të Lushnjës, ku ai u martua me bashkëvuajtësen Gjuliana Malaj, e cila kishte filluar jetën e internimit që foshnjë në kampin e Tepelenës, ku i kishin ngjitur emrin Beba, mbasi ishte një nga fëmijët që i shpëtuan vdekjes masive të atjeshme.
Arrestimet, burgimet dhe internimet e familjes Pervizi u shoqëruan dhe me grabitjen e pronave e të tokave si dhe me djegien e shtëpive në Laç e Skuraj dhe me konfiskimn e shtëpisë vilë në Tiranë. Kjo familje e madhe duke përfshirë dhe kushërinjtë pati 23 vetë të vrarë e të vdekur nëpër burgje e internime. Sasia e përgjithëshme e viteve të burgimit dhe internimit arrin në 750 vjet. Kurse vetëm trungu i ngushtë familjar vuajti 456 vjet burgime, internime e dëbime. Na gëzon fakti se kjo familje i rezistoi me trimëri shtypjes dhe diskriminimit të padrejtë. Themi shtypje dhe diskriminim i padrejtë, sepse asnjëri prej këtyre vuajtësve nuk kishte kryer ndonjë gabim a krim ligjor. Familja Pervizi, si shumë familje të tjera të elitës shqiptare nacionaliste, që u burgosën e u internuan për dhjetëvjeçarë, e sfidoi me sukses të plotë diktaturën komuniste. Sfidë e cila meriton vepra të ndryshme arti. Vepra të tilla kanë filluar të hartohen e do të vijojnë të hartohen derisa masat e gjera të popullit tonë të çlirohen nga tymnaja e popagandës komuniste dhe ta urrejnë diktaturën komuniste ashtu si populli italian e ai gjerman e urryen diktaturën fashiste e naziste dhe shkuan përpara.
Djali i madh, Valentini (1920-1999), i përballoi i vetëm vuajtjet e burgjeve dhe internimeve. Ai nuk pati fëmijë nga martesa me gruan italiane Gorizia Manini, të cilën regjimi komunist pas arrestimit të tij e largoi nga Shqipëria. Si në legjendat e moçme Valentini i qendroi besnik gruas së tij dhe nuk u rimartua. Mbrekullisht edhe bukuroshja italiane e dashuruar fort pas oficerit kryelartë shqiptar, e priti burrin e saj derisa më 1991, u ribashkuan në Bolonjë, ku kaluan së bashku vitet e pleqërisë.
Djali i dytë, Genci (1923-1989) nuk e jetoi shkërmoqjen e diktaturës, mbasi më prill 1989 vdiq para kohe. Por ai vdiq i kënaqur sepse me bashkëshorten Albina e shtuan familjen Pervizi duke lindur gjashtë fëmijë: Evën më 1960, Edin më 1962, Davidin më 1965, Dionizin më 1969 dhe Damianin më 1976.
Edhe djali i tretë, Leka doli prej ferrit me familjen e tij të përtërirë. Ashtu si familja e babait të vet, që kishte gruan dhe tre djem, edhe Leka me Gjulianën ishin shtuar me tre djem: Leonardin më 1966, Dorianin më 1967 dhe Aurelin më 1975.
Duke mos pasur mjete e mundësi jetese, pasardhësit e Preng Pervizit, ndonëse fituan lirinë, nuk mund të jetonin në atdhe. Regjimi komunist që ua kishte marrë gjithë pronat e tundshme e të patundshme, nuk ua ktheu ato. Në të tillë gjendje ekonomike këta sfidues të diktaturës u detyruan të merrnin rrugën e shpërnguljes më 1990-1991. Valentini, si thamë shkoi në Itali, familja e Gencit në ShBA, kurse familja e Lekës në Bruksel të Belgjikës, ku gjeneral Pervizi bashkë me shokun e tij Muharrem Bajraktari kishin kaluar vitet e pleqërisë si emigrantë politikë.
Regjimi komunist nuk i donte nëpër këmbë vuajtësit e panënshtrueshëm si ishin pasardhësit e Preng Pervizit, Gjon Markagjonit, Mustafa Merlikës, Abaz Kupit, Abaz Ermenjit, Muharrem Bajraktarit, Fiqri Dines, Hysni Demës, etj, etj. Të tillë sfidues të diktaturës duheshin larguar dhe u larguan me mënyra të ndryshme prej Shqipërisë para se të fillonte loja politike e pluralizmit, sepse ata përbënin opozitën e vërtetë politike antikomuniste dhe e rrezikonin seriozisht të ardhmen e bijve të kupolës komuniste dhe të shërbëtorëve të tyre. Sipas premtimit të Ramiz Alisë ish komunistët e besnikët e tyre do të trashëgonin pasuritë dhe pushtetin në Shqipëri. Dhe vërtet, po të shikosh klasën e sotme politike dhe përbërjen e shtresave të pasura del qartë se shumica e tyre janë pasardhës të komunistëve dhe sigurimsave të kohës së diktaturës, të cilët nuk i urrejnë aspak prindërit e tyre për poshtersitë e kryera, por mburren me ta dhe i justifikojnë me shprehjet ashtu ishte koha, ashtu ishin ligjet…
Mund të justifikohen ligjet çnjerëzore të diktaturës komuniste me shprehjen ashtu ishte koha, ashtu ishin ligjet, por asnjë normë morale nuk i ka justifikuar dhe nuk i justifikon shkeljen e atyre ligjeve. Kush mund t’i justifikojë vrasjet prapa shpine të partizanëve trima si Memo Meto, Raqi Qirinxhi, Mynyr Xhindi, etj. Asnjë kohë e asnjë ligj nuk i justifikon arrestimet pa gjyq, torturat çnjerëzore nëpër qelitë e hetusive dhe vrasjet pa vendim gjyqi të shumë nacionalistëve, intelektualëve, klerikëve, madje e të mjaft komunistëve, të cilët nuk vepruan kundër ligjeve në fuqi, por vetëm guxuan të mendonin ndryshe nga vija e partisë shtet. Të tillë njerëz, të cilët përbëjnë një pasuri të madhe morale, politike e shoqërore për Shqipërinë, u pushkatuan e u varrosën në gropa kolektive dhe ende kanë mbetur pa varre personale ku t’i qajnë e përkujtojnë familjarët e miqtë e tyre.
Të mos i dënosh të tilla krime, ose t’i lësh në harresë, do të thotë të kryesh krime të rinj, t’i lësh të qelbëzohen plagët e vjetra dhe të krijosh plagë të reja.
Historianëve nuk u kërkohet që të mohojnë Luftën Antifashiste, por u këkohet që kur shkruajnë për atë luftë, të mos zbukurojnë kot bëmat e brigadave partizane dhe të mos hedhin baltë mbi bëmat e forcave të tjera antifashiste. Vetëm njerëz të droguar prej propagandës komuniste dhe propagandës së huaj antishqiptare nuk pranuan e nuk pranojnë faktin se përfaqësuesit e PKSH-së, të Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit u ulën në Mukje si forca të barabarta antifashiste dhe së bashku hartuan më 2-3 gusht 1943 marrëveshjen e përbashkët. Marrëveshja e Mukjes, për vlerat e saj kombëtare ka qenë e ngjashme me marrëveshjen e Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, por u hodh poshtë prej përfaqësuesve të Partisë Komuniste Jugosllave, sepse aty kërkohej të ruhej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
Historianëve u kërkohet të zbulojnë shkaqet pse dhe si diktatura e proletariatit u transformua në një diktaturë më të keqe se diktatura fashiste e ajo naziste, ku diktatori ynë vetë vendoste e vetë vuloste për gjithçka, dënonte pa gjyq ose me gjyqe të stisur cilindo që i dukej se i rrezikonte pushtetin. Të zbulohet pse gjithë kuadrot e ulët e të lartë aprovonin dënimin e kolegëve të tyre me të cilët kishin luftuar e bashkëpunuar me vite dhe e dinin mirë se ata nuk ishin agjentë e poliagjentë, si i shpallte diktatori…

Gazetar që lufton për të vërtetën dhe rilindjen e moralit të shëndoshë.
Lek Pervizi, sot 86 vjeçar, është një prej figurave më të rëndësishme të proceseve demokrtatike që po përjeton shoqëria shqiptare që nga viti 1991. Duke jetuar në liri dhe në kushtet e një asistence ekonomike belge në Bruksel, ky i përvuajtur i regjimit komunist shqiptar, nisi të rigjenerohej fizikisht e mendërisht. Aftësitë mendore dhe talenti i tij i ndrydhur e i shtypur shpërthyen me një forcë të pabesueshme në disa fusha.
Në tetor të vitit 1993 në Bruksel, atje ku Faik Konica më 1897 filloi botimin e revistës Albania, Lek Pervizi filloi publikimin e revistës Kuq e Zi, si një organ shtypi me karakter kulturor e politik. Në fillim, para se të përvetësonte kompjuterin ai i daktilografonte dhe i shumfishonte me kseroks materialet e revistës. Mos harrojmë se kur e filloi këtë punë, Leka ishte gati 65 vjeçar, moshë kur është e vështirë të mësosh daktilografimin dhe shfrytëzimin e kompjuterit, Por zjarri që e digjte nga brenda për të bërë të njohur vuajtjet e burgjeve dhe internimeve e ndihmuan që të mposhtte cdo vështirësi teknike e fizike, ta pasuronte revistën me materiale të shumta të shkruara prej tij dhe kolegëve. Sot kjo revistë euro-shqiptare ka arritur në numërin 100, që do të thotë se themeluesi e botuesi i saj ka hartuar e publikuar 100 kryeartikuj dhe qindra artikuj e shkrime me karakter të ndryshëm.
Për të siguruar shumllojshmërinë e shkrimeve dhe një nivel sa më të lartë për revistën, Leka që në fillim krijoi bordin e revistës dhe rrethin e bashkëpunëtorëve. Midis bashkëpunëtorëve po përmendim të mirënjohurit prof. Injac Zamputi, Kardinal Mikel Koliqi, prof. Gulielm Deda, prof. Arshi Pipa, Mark Dema, At Zef Pllumi, shkrimtarin Visar Zhiti, Myrteza Bajraktari, Nush Radovani, Nikoll Mazreku, studiuesen Nermin Vlora me të shoqin Renzo Falaski, studiuesin H. J. Lanksch, Niko Kirka, prof. Robert Elsie, Mërgim Korca, Gjosho Vasia, Nikoll Tuci, Filika Gruda, Ariana Rufa, Riza Hoxha, poeten Julia Gjika, etj.
Detyrat kryesore të kësaj reviste u parashtruan në kryeartikullin Tribunë shqiptarizmi, të numërit të parë, ku autori shpalosi programin e këtij organi. Aty u theksua se revizta del për të dëshmuar të vërtetën për jetën plot vuajtje të të përndjekurve nga dhuna komuniste, për të shpalosur mendimet e tyre atdhetare politiko-shoqërore dhe kulturore, si dhe bëmat e tyre në fusha të ndryshme të jetës e të artit. Kjo revistë mori përsipër dhe vijon ta kryejë me sukses ringjalljen e vlerave morale e shirtërore të popullit shqiptar, që u cunguan e u vranë gjatë regjimit diktatorial, si besën, mikpritjen, trimërinë, besimin tek Zoti, etj. Po ashtu në shkrime të ndryshme të saj bëhet rivlerësimi i shumë ngjarjeve e figurave historike që u lanë mënjanë e u nëpërkëmbën prej propagandës komuniste. Kjo bëhet me synimin që jeta, kultura e shkenca historike shqiptare të përjetojnë një rilindje, një proces pastrimi nga skorjet, nga mashtrimet dhe shtrembërimet e shkencës së politizuar. Me një fjalë revista Kuq e Zi ka ndihmuar e ndihmon dukshëm në procesin e rishkrimit të historisë sonë kombëtare, në njohjen dhe vlerësimin e jetës dhe të veprës së shkrimtarëve dhe artistëve të dënuar, të cilët krijuan vepra të artit realist në kushtet mizore të burgjeve dhe kampeve të internimit.
Në plan mbarëkombëtar revista pasqyron dhe nxit procesin e bashkimit kombëtar në rrugë paqësore, proces i natyrshëm i nacionalizmit të shëndoshë. Ky program kombëtar ka gjetur shprehjen e vet në citatin që publikohet në faqen e parë të çdo numëri:
Shqiptarëve s’ka ç’u duhen ideologjitë e huaja duke pasur një të vetmen të tyren, Shqiptarizmin, idealin kombëtar.

Studiues dhe përkthyes veprash shkencore.
Gjatë shkollimit në Itali, Leka studjoi disa vjet latinisht dhe italishten mesjetare. Ky formim bashkë me pasionin e tij atdhetar e ndihmojnë që të merret dhe me studime historike që trajtojnӫ origjinën e shqiptarve dhe vjetersinë e gjuhës shqipe. Ai ka hulumtuar në biblioteka e arkiva të ndryshme. I njohur është përkushtimi i tij ndaj historive të shkruara për Gjergj Kastriotin Skenderbeun. Përmes këtyre studimeve ai nxori në pah figurën e Dhimitӫr Frangut si i pari shqiptar që shkroi për jetën e bëmat e heroit tonë kombëtar më 1480, shumë vjet para Barletit. Leka e përktheu nga origjinali (italishtja mesjetare) dhe e botoi shqip në Tiranë duke e pajisur me shumë shënime sqaruese këtë histori me titullin Dhimitër Frangu Veprat e Lavdishme të Skënderbeut. Këtë botim ai e realizoi në kuadrin e 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Libri pati jehonë dhe u pasqyrua në gjithë shtypin shqiptar si një kontribut për njohjën e jetës dhe luftrave të Gjergj Kastriotit.
Kërkimet e mëtejshme në bibliotekën e Bolonjës (Itali) e ndihmuan Lekën të gjente dhe një histori tjetër për heroin tonë kombëtar të botuar prej historianit italian Paolo Jovio. Leka vuri re se vepra e Dh. Frangut dhe ajo e P. Jovios kishin të njëjtën përmbajtje pavarësisht se kishin tituj të ndryshëm. Këtë vepër të dytë Leka e botoi shqip më 2011 në New York me titullin Skënderbeu dhe Sulltanët e Turqisë, duke e pajisur me shënime për të mbrojtur hipotezën e vet se vepra e P. Jovios ishte ribotim i veprës së Dh. Frangut me titull tjetër, dhe se Jovio origjinalin latinisht të Dh. Frangut e përktheu italisht dhe e adaptoi si të vetin.
Dashuria për historinë e lashtë të popullit tonë e shtyu Lekën të merrej dhe me përkthimin e pajisjen me shënime të veprës Pellazgӫt e pasardhӫsit e tyre të studiuesit francez Eduard Schneider, të cilën e botoi në Tiranë më 2008. Ky studjues përmes gjuhës shqipe trajton origjinën e shqiptarve si popull pasardhës i Pellazgëve.
Leka e ndjen për detyrë edhe nxjerrjen në dritë të vlerave të familjes së vet, vlera të mbuluara me shpifje dhe të dënuara me hedhje në harresë. Për këtë arsye ai mblodhi e botoi shkrimet e babait të vet dhe ç’është shkruar për të në shtypin shqiptar. Frut i kësaj pune është përmbledhja Gjeneral Preng Pervizi në shtypin shqiptar, Bruksel 2009. Për ta shpënë më tej njohjen dhe vlerësimin e jetës e të veprimtarisë së babait të tij ai rishkroi dhe biografinë e Preng Pervizit, hartuar e botuar së pari më 2002 prej Nënkolonel Dr. Pjetër Hidri dhe përkthyer e botuar frëngjisht në Belgjikë më 2008.
Kërkimet e mëtejshme për hisorinë e familjes e shpunë Lekën edhe tek vepra tjetër biografike Gjin Pjetër Pervizi, luftëtar i shquar i Rilindjes Kombëtare ku ai sqaron jetën e gjyshit të tij, i cili ishte lënë në harresë për shkak të të birit, Preng Pervizit. Këtë vepër Leka e hartoi dhe e botoi në Tiranë më 2012, në vitin jubilar të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe një mik i tij e ribotoi në New York, po atë vit. Ky Botues ka botuar edhe libra të tjerë të Lek Pervizit në prozë e poezi.

Piktor realist dhe poet i traditës rapsodike.
Gjatë viteve të shkollimit në Romë, djaloshi Lek ndjente një forcë të brendshme që e shtynte të merrej dhe me vizatime. Për këtë arsye ai ndoqi me pasion një kurs vizatimi e pikture, që drejtohej prej një artisti austriak.
Përgatitja që fitoi atje i dha mundësi që më vonë të fitonte konkursin për t’u regjistruar në Liceun Artistik Jordan Misja. Këtë shkollë ai e ndoqi në vitet1948-1950. Mësuesit e vizatimit dalluan talentin e tij të spikatur dhe i dhanë të drejtën që të kalonte drejtpërdrejt në maturë. Mirëpo ata që ishin ngarkuar për të gjurmuar jetën e tij ndërhynë dhe në maj të vitit 1950 e arrestuan dhe pasi e bashkuan me vellain Valentin e mbyllën nӫ Kalanë plot lagështirë e errësirë të Portopalermos. Pastaj e flakën nga kampi në kamp derisa më 1958 e dërguan në kampin Plug të Lushnjës, ku jetoi 32 vjet të tjera.
Janë duart e arta të Lekës ato që zëvendësuan fotografitë e munguara gjatë viteve të internimit për të dëshmuar pamjet e kampit të Tepelenës, të Kucit e të Lushnjës. Disa prej këtyre vizatimeve u zhdukën gjatë kontrolleve që kryeheshin nëpër kampe, por ato që shpëtuan u vlerësuan për vlerat e tyre dokumentare prej Fondacionit gjerman Konrad Adenauer (Konrad Adenaur Stiftung), i cili formoi stenda muzeale në Tepelenë për të dëshmuar persekutimin e egër komunist në ceremoninë e përkujtimit të kampeve komuniste dhe botoi albumin Në Rrathët e Ferrit me vizatimet e Lekës.
Kryevepra e Lek Pervizit si piktor është tabloja kompozicionale me ngjyra Beteja e Fushkuqes me tematikë nga luftrat antiosmane të shqiptarëve nën drejtimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kjo betejë ndodhi më 2 shtator 1457 dhe Marin Barleti e përmend me emrin Beteja e Albulenës dhe u zhvillua poshtë Fushës së Milotit, gjatë bregut të lumit Mat deri në det.
Talenti i lindur i Lek Pervizit është shumëdimensional. Krahas pikturës ai është shquar edhe në fushën e krijimtarisë poetike.
Formimi i tij në fushën e letërsisë i ka rrënjët që në fëmijërinë e hershme, kur ai dëgjonte pranë vatrës rapsodët popullorë që recitonin këngë Kreshnikësh dhe pastaj kur filloi të lexonte në shqip e italisht poema madhore të klasikëve tanë e italianë. Leka meriton të quhet Lexues i madh, sepse gjatë jetës, pavarësisht nga kushtet e vështira ai ka lexuar një sasi të madhe veprash italisht, frëngjisht e shqip. Kur e pyet për formimin e tij letrar e kulturor, Leka përmend me shumë mallëngjim vitet e vuajtjeve në kampin e Kuçit të Vlorës, ku ai jetoi bashkë me intelektualë shqiptarë të nivelit akademik, si Kardinal Mikel Koliqi, Dr Ali Erebara (ish kolonel, që zotëronte 12 gjuhë), Dr. Mykerrem Janina, Prof. Guljelm Deda, Prof. Ali Cungu, Dr. Mitat Araniti, Dr. Abedin Hoxha, Dr. Izedin Beshiri, Prof. Mihal Sherko, Dr. Nedim Kokona, Dr. Ibrahim Sokoli, Juristët Baldasar e Zef Benusi, Prof. Dr. Lazer Radi, Dr. Sandëe Saraçi dhe intelektualë të njohur si Sami Hysi, Kadri Borshi, Sabri Quku, Dilaver Tartari, Jakov Milaj, Faik Selenica, Mark Temali, Spiridon Kacaroci, Pandeli Nase, Remzi Çela, Fiqiri Llagami, Dr. Loro Muzhani, Dr. Karlo Çoba, oficerët madhorë Len Deda, Luigj Berisha, Ded Jakova, Isa Kokalari, Valentin Pervizi, ish ministrat Dr. Zef Shiroka e Dr. Vasil Avrami, etj.
– Në Kuç të Vlorës kam kryer akademinë e vërtetë, thotë Leka, dhe të përmend emrat e bashkëvuajtësve, të cilët në kushtet e fjetores mizerabël mbanin biseda shkencore dhe lexonin krijimet e përkthimet e tyre të një niveli të lakmueshëm.
Të kësaj kohë kanë shpëtuar disa vizatime-portrete, të përfshirë në albumin që përmendëm.
Gjatë viteve të jetës në kampet, Tepelenë, Portopalermo, Kuç, e Plug, Leka krijoi shumë poezi ku pasqyroi jetën e vet e të bashkëvuajtësve. Kur ndodhi që gjatë një kontrolli u detyrua t’i digjte mjaft krijime të hershme, ai gjeti një rrugë të re arkivimi të krijimtarisë së tij poetike: Mbasi i krijonte poezitë i mësonte përmendësh, i përsëriste shpesh dhe ia mësonte dhe gruas. Kështu që letra ku ishte shkruar poezia u bë e pavlefshme. Po t’ia gjenin letrat me të tillë krijime, ai do të kishte shkuar në pushkatim. Gjatë jetës së lirë në Bruksel ai dhe bashkëshortja filluan t’i rikujtonin poezitë, t’i shkruanin e botonin në faqet e revistës Kuq e Zi. Kështu shpëtuan shumë krijime poetike nga koha e kampëve . Të tilla poezi ai i ribotoi në vëllimet Ankimi i Zanave,GJERGJ FISHTA, Lezhë 2000, Gjurmë të Humbura, ARBERIA, Tiranë, 2002. Lahutari shqiptar dhe Lahutari Këndon (kangë rapsodike) LULU, New York , 2010-2011.
Lek Pervizi e pasuroi krijimtarinë poetike dhe me vepra të reja të cilat i përmbodhi në vëllimin Pétale de Rose, (Petale Trëndafili) shqip-frëngjisht, botues L’HARMATTA, Paris, 2010 dhe Milano, shqip-italisht, 2011. Ribotuar nga LULU, New York 2011. Psherëtimë e Erës, LULU, NewYork, 2011. dhe Tingëllime të vona dhe Labirinte, Bruksel, 2014. Shumë prej këtyre krijimeve ai i ka përkthyer e botuar dhe në italisht e frëngjisht. Po ashtu ai ka hartuar dhe një mori tregimesh e shkrimesh të ndryshme në prozë të cilat i ka botuar në revistën e tij dhe në vëllime më vete shqip, frëngjisht e italisht. Libri me tregime frëngjisht Dans les Cercles de l’Enfer, botues L’HARMETTAN, Paris, 2014. Botimi shqip Në Vorbullën e Skëterrës, Bruksel 2014.
Libri poetik Tingëllime të Vona, pëmban mbi 112 tingëllime klasike të rimuar  (1008 vargje) kushtuar pjestarëve të familjës, në formë biografike, gjyshes, nënës, gruas, prindërve dhe vëllezërve.
Me të drejtë Leka meriton të quhet Piktor dhe poet i kampeve të vdekjes.

Autor memuaresh.
Detyra për të nxjerrë në dritë të vërtetat lidhur me ndihmesën atdhetare të anëtarëve të familjes Pervizi e shtyu Lekën të shkruante dhe kujtimet e veta, të atit të tij dhe të vëllezërve. Këto kujtime ruhen tani për tani në dorëshkrim në disa vëllime dhe presin rastin të botohen me titujt:
Odiseja e Pafajësisë, vëllim i cili i kushtohet jetës së vëllait Valentin.
Trilogjija e njӫ Jete (Lumturia – Ferri – Parajsa), kushtuar jetës së familjes së ngushtë të Lekës.
Lek Pervizi, ky vuajtës dhe sfidues i madh i diktaturës, ky veprimtar shumëdimensional i tranzicionit ka meritur prej kohe titullin NDER I KOMBIT, por deri më sot ai është vlerësuar vetëm duke i vënë emrin e tij shkollës 9-vjeçare të fshatit Pug. Natryrisht vlerësimi i tij i vërtetë do të bëhet mbasi të studjohet e vlerësohet jeta dhe krijimtaria e tij e shumanshme, si dhe koleksioni i pasur i revistës Kuq e Zi.

Filed Under: Featured Tagged With: Kuq e zi, Preng Previzi, Thanas Gjika

RNK-Splitit ” Ngjyroset ” kuqezi.

May 14, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
Mbrojtesi Amir Rrahmani nuk do te jete pjese e Partizanit sezonin e ardhshem futbollistik. Tekniku i RNK-Splitit Zoran Vulic, i ka dhene ok, transferimit te tij tek skuadra e Splitit. Mesohet se Rrahmani ka nenshkruar nje kontrate 4-vjecare me ekipin kroat. Rahmani  leviz nga Partizani tek RNK Split me parametra zero, pasi ne fund te ketij sezoni atij i perfundon kontrata me skuadren e kuqe.  Mbrojtesi 21 vjecar i Partizanit eshte nje nga mbrojtesit me te mire te kampionatit shqiptar. Ai eshte aktivizuar ne te gjitha ndeshjet nga teknikui i kuq Shpetim Duro (32 ndeshje , 3 gola). Amir Rrahmani e ka filluar futbollin ne qytetin e Prishtines ne Kosove. Ai eshte aktivizuar me Drenicen ne kampionatin kosovar ne sezonet 2010-2013. Ne fund te ketij sezoni ai transferohet tek Partizani. Talenti i tij bie ne sy te drejtueseve te FSHF, te cilet e ftojne Rrahmanin te luaje per perfaqesueset shqiptare. “Kosovari” i thote po kuqezinjeve.  Ai eshte aktivizuar ne kater ndeshje me U-21 dhe ne nje ndeshje Kombetaren Shqiptare, me San Marinon 0-3. Ne mirekuptim me FSHF Amir Rrahmani luan edhe nje ndeshje nderkombetare me Kombetaren e Kosoves duke respektuar vendlindjen e tij. Ne janar vlera e kartonit te Rrahmanit sipas faqes se merkatos ishte rreth 450 mije euro. Ne nje interviste pak kohe me pare Rrahmani u shpreh se:”me pelqen te jem nje Lorik Cana ne Kombetaren Shqiptare”. Kroacia do te jete nje prove dhe nje shkolle shume e madhe per mbrojtesin Amir Rrahmani qe shikohet si zevendesuesi i Canes ne perfaqesuesen kuqezi. Tek skuadra e RNK-Splitit luan edhe sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Kuq e zi, Split

EDHE FILADELFIA KUQ E ZI

December 6, 2014 by dgreca

Prezantimi i parë për këtë eveniment u bë nëpërmjet një reklame të madhe elektronike që kompania energjitike “PECO” bën në majën e ndërtesës së saj të lartë, në qendër të qytetit, ku për tre net rresht u shfaq urimi ” Happy Indipendence Day of Albania”/
Nga Tajar Domi */Filadelfia?
Për disa ditë me radhë ambjentet dhe shtëpitë e komunitetit shqiptar në Filadelfia ishin jo si zakonisht; Flamuj Kuq e Zi, portrete e postera për ditën e Flamurit i shihje jo vetëm nëpër kafenet e restorantet shqiptare, në makinat e tyre, por edhe në ambjente të tjera amerikane si në “Dankin’Donuts café”, etj. ku shqiptarët çlodhen e bisedojnë më shpesh. Gëzimin e lexoje në fytyrën e çdo njerit. Si çdo vit edhe këtë radhë, Shoqata Atdhetare – Kulturore “Bijtë e Shqipes”, kishte kohë që kishte filluar përgatitjet për të shpalosur me krenari ditën e Flamurit, 102 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Prezantimi i parë për këtë eveniment u bë nëpërmjet një reklame të madhe elektronike që kompania energjitike “PECO” bën në majën e ndërtesës së saj të lartë, në qendër të qytetit, ku për tre net rresht u shfaq urimi ” Happy Indipendence Day of Albania”, nga e cila, secili bashkëkombas e ndjente veten krenar, dhe nga brenda vlonte dashuria për Atdheun, për Shqipërinë.
Në këtë atmosferë festive, erdhi 28 Nëntori i këtij viti, i cili do t’i gjente shqiptarët këtu, me Flamuj Shqiptar e Amerikan në duar, në sheshin pranë bashkisë së qytetit, ku për të tretin vit rresht ngrihet lart solemnisht Flamuri ynë dhe do të qëndrojë aty krahas atij amerikan për pesë ditë. Kënga dhe vallja shqiptare mbushën sheshin, ku pas një grupi nxënësish të shkollave të mesme, rrethi i valles zgjerohet me të gjithë pjesëmarrësit. Më pas Himni Amerikan, e menjëherë pas tij i vjen radha Himnit tonë Kombëtar dhe Flamuri i madh Shqiptar i porositur dhe dhuruar enkas për këtë ngjarje nga bisnesmeni Fredi Xhema, filloi të ngjitet në shtyllën e lartë të sheshit nën kujdesin e Zana Vangjelit dhe dy vajzave të veshura me kostumin tonë kombëtar Orela Suku dhe Jonida Pajollari. Tashmë dy flamujt, të dy kombeve miq, valviten përkrah njëri-tjetrit. Pas kësaj e mori fjalën z. Tajar Domi, kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes”, që në emër të Këshillit Drejtues të saj, përshëndeti pjesëmarrësit. Midis të tjerave ai tha: “Jemi mbledhur sot në këtë shesh të qytetit të Filadelfias, shumë larg Atdheut tonë të dashur, për të vazhduar traditën e festimit të ditës së Flamurit, të 102 Vjetorit të shpalljes së Shqipërisë Shtet i Pavarur. Festojmë kështu brez pas brezi këtë ditë të simbolit tonë, të Flamurit. Ai është kuq e zi; ai është historia e një kombi të coptuar e të masakruar, por kurrë të shuar; histori lufte dhe sakrificash , burrash, trimash, që e kanë bërë vdekjen si me le. … Derisa vijmë tek 28 Nëntori 1912 kur 40 burra të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, të udhehequr me mençuri nga atdhetari dhe burri i lartë i kombit Ismail Qemali, shpallën Shqipërinë të lirë dhe të mosvarme, dhe me firmat e tyre nënshkruan historinë. Figura të tilla si Luigj Gurakuqi, Dom N. Kacorri, Bab D. Karbunara, Rexhep Mitrovica, Haxhi V. Dibra, Murat Toptani, Lef Nosi, Mithat Frashëri e të tjerë, populli i përjetësoi në këngë, në libra, i ngjiti në piedestal veprimtaritë e tyre, krenohet me to dhe nuk i harron kurrë”. Më tej z. Domi vazhdoi: “Mirënjohje për SHBA, shtetin më të fuqishëm të botës, për çfarë ka bërë dhe bën për shqiptarët, pasi do të ishte presidenti Willson ai që në vitin 1919 do t’u vinte fre kryqëzatës për coptimin e Shqipërise, ashtu si 80 vite më vonë presidentet Bush dhe Clinton do të udhëhiqnin përpjekjet e NATO-s për t’i dhënë lirinë gjysmës tjetër të kombit, Kosovës. Ky përvjetor i ditës së Flamurit, tha Ai, përkon me 70 Vjetorin e Çlirimit të Atdheut, ku Shqipëria duke luftuar për mbrojtjen dhe çlirimin e vendit, u rreshtua në krah të SHBA, Anglisë e BS, dhe mijëra luftetarë, djem e vajza, ranë në fushën e betejës, duke u bërë të pavdekshëm në altarin e lirisë së kombit”.

Sot, 102 vite më vonë nga shpallja e Pavarësisë, ne jetojmë në një realitet tjetër. “ShBA-të janë krenarë që e kanë Shqipërinë si aleate, mike dhe partnere të ngushtë. Ajo është një partnere e palëkundur dhe kontribuese për sigurinë globale”- thotë presidenti Barack Obama-, në përshëndetjen që i dërgoi popullit shqiptar në këtë përvjetor. Edhe në këtë realitet të ri, sfida jonë e përhershme, këtu dhe kudo, është bashkimi. Të bashkohemi me moton: ” Bashkë jemi më shumë, së bashku mund të bëjmë më shumë”. Le të qëndrojmë së bashku për të mirën tonë, të fëmijve tanë, për të ruajtur gjuhën tonë, historinë, kulturën dhe traditat tona. Pas përshëndetjes, sheshin, të dekoruar që më parë nga Haki Çollaku, Llazar Vero, Sadik Elshani e Bashkim Bërdufi, e pushton përsëri kënga dhe vallja shqiptare e përzgjedhur me mjeshtëri nga DJ. Ervin Cara, dhe për rreth dy orë të tjera, të rinj e të reja, fëmijë e të moshuar e mbajtën ndezur atdhedashurinë. Gëzimit tonë iu shtuan mjaft vizitorë të rastësishëm të cilët u bashkuan në vallet tona, ndërkohë që gostiteshin me kafe dhe ëmbëlsira nga Eldion Pajollari (State Farm Agent) i cili i kishte ofruar ato falas, për të gjithë pjesëmarrësit. Këngetarja Anila Halili me dy këngë për Atdheun dhe për Flamurin, i dha mjaft emocione publikut, i cili e duartrokiti me shumë dashuri. Më këngë në gojë e flamuj ne duar njerzit po shpërndaheshin të gëzuar dhe krenar për atë çfarë demonstruan lidhur me historinë e kulturën shqiptare, në Filadelfia, në qendër të këtij qyteti, i cili ashtu si dhe Vlora në Shqipëri, është vendi ku më 4 Korrik 1776 u shpall pavarësia e Amerikës.

Gëzimi dhe hareja e kësaj dite do të vazhdojnë të nesërmen më datën 29 Nentor tek restoranti Cannstater Volksfest-Verein, ku shoqata “Bijtë e Shqipes” ka pronotuar darkën tradicionale për mbrëmjen e Flamurit. Te ardhur si asnjë herë tjetër, jo vetëm nga Filadelfia, por mjaft miq, shokë e të afërm, edhe nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Dolistaun etj, të gjithë së bashku mbushën sallën e madhe të këtij lokali me më shumë se 400 vende. Fytyra të qeshura, njerëz që shtrëngojnë duart, që takohen për hërë të parë dhe i urojnë njëri-tjetrit festën, do të zënë vendet e tyre në tavolinat e shtruara me hijeshi e me disa elementë kuq e zi, për të nderuar gëzimin e shqiptarëve. Me shqetësimin që u japin të tilla veprimtari organizatorëve, Bujari Gjoka, nën/kryetar i shoqatës, nuk lodhet kurrë, dhe së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, Llazarin, Petritin, Ivziun, Vlashin, Zanën, Sadikun, Fridën, Dritanin, Bashkimin, etj mundohen që gjithçka të shkojë sa më mirë, çka dhe iu arrit. Nën tingujt e Himnit Amerikan dhe Shqiptar, pjesëmarrësit qëndrojnë të ngritur në këmbë dhe salla ushton shqip sërish. Pasi uron mirëseardhjen dhe gëzuar festën e Flamurit e atë të Çlirimit, të gjithë të pranishmëve, kryetari i shoqatës, ia jep fjalën znj. Frida Sulo antare e Këshillit Drejtues, e cila bëri përshëndetjen për 102 Vjetorin e Pavarësisë dhe 70 Vjetorin e Çlirimit. Pasi foli për, 28 Nëntorit 1912, ajo u përqëndrua tek bashkimi i shqiptarëve, si domosdoshmëri për ruajtjen e gjuhës e të vlerave tona. “Nëse dje, kombi u kërkoi atdhetarëve të japin jetën për Atdheun, koha sot na kërkon neve të qëndrojmë bashkë, tu mësojmë fëmijve gjuhën shqipe, historinë e traditat tona të mira e të mos i harrojmë kurrë ato”,- tha mes të tjerash znj. Frida. Dhe menjëherë, muzika i fton pjesëmarrësit në valle, pastaj këngëtarët Edi Duro e Klementina Morina si dhe instrumentistët Sokol Asllani e Shuaip Sela, nuk kanë të ndalur. Ata e mbajnë sallën të elektrizuar me këngët dhe vallet nga të gjitha trevat shqiptare, deri në fund të mbrëmjes. Kësaj larmie muzikore i shtohet edhe grupi artistic i fëmijve të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, pranë shoqatës “Bijtë e Shqipes”, të cilët, nën drejtimin e mjeshtrit Hamdi Gjana, kënduan disa këngë që i kushtoheshin Flamurit e Çlirimit të Atdheut. Zëri i tyre i brishtë u përhap si fllad pranveror në sallë. Gjithashtu Ervin Cara me këngën e H. Gjanës “Kërkoj” si dhe Anila Halili me dy këngë popullore, morën duartrokitje të nxehta nga publiku.

I ftuar në këtë mbrëmje, ishte i pranishëm edhe senatori i shtetit të Pennsylvanisë, Mr. Anthony H. Williams, i cili mori pjesë edhe dy vjet më parë me rastin e 100 Vjetorit, dhe duke marrë fjalën, pasi uroi shqiptarët për festën e Flamurit, vlerësoi cilësitë dhe kontributin e tyre në Amerikë. Më tej ai kërkoi mbështetjen e këtij komuniteti në zgjedhjet e ardhëshme për bashkinë e qytetit, ku z. William do të garojë si kandidat i PD për Kryetar ( Major ) i kësaj bashkie, kërkesë e cila u duartrokit si shënjë e sigurimit të kësaj mbështetje, në këto votime.

Por ndërsa ndjeheshim të respektuar nga prania e senatorit me stafin e tij në këtë festë kombëtare, në anën tjetër u ndjemë të neglizhuar ( për të mos thënë më shumë) nga të dyja përfaqësitë tona diplomatike në Amerikë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, të cilat jo vetëm që nuk morën pjesë me asnjë përfaqësues të tyre, por nuk gjetën as kohën për t’iu përgjigjur ftesës tonë me një urim të thjeshtë në një copë letër. Nuk është vetëm ky rast që përfaqësuesit e shtetit tonë në këto ambasada, i kalojnë në heshtje njoftimet apo ftesat e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, duke harruar ndoshta se një nga punët e tyre, është edhe vlerësimi i këtyre momenteve, sidomos kur ato organizohen nga grupime apo shoqata që kërkojnë të mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare.

Por le të kalojmë tek mbrëmja, për të cilën u ofruan shumë persona e bisnese si sponsorizues të kësaj veprimtarie, e në mes tyre përmendim Albtravel me pronar Jorgo Xhorrin, Terra Insurance Service, Laë Office of Todi Jacobs, Alexa Farmacy me pronar Josif Rrapi, Amici Restaurant në Nju Xhersej me pronar Alex Dakun, La Fontana me Rafail Kupën, Bellini Grill me Shpëtim Dakun e shumë të tjerë, të cilët i falenderojmë miqësisht. Vargjet e këngës ” Xhamadani vija-vija”, ndezin përsëri atmosferën e mbrëmjes, më këngë, valle e surpriza. Një e tillë ishte për datëlindjen e një dyvjeçari i cili u muar vesh që ishte në salllë, dhe menjëherë u ftua së bashku me të atin, të njihej nga publiku. E urojmë Elvisin e vogël me 100 të tjera. Në mes të duartrokitjeve iu dhurua nga Këshilli Drejtues i Shoqatës një çek prej 100 dollarësh.
Surprizat e kësaj mbrëmje nuk kanë të sosur. Mbrëmja vazhdon, ndërsa Dritan Matraku, nën/kryetar i shoqatës, i cili mori përsipër dhe realizoi mjaft mirë rolin e moderatorit të kësaj mbrëmje, njofton për fillimin e shitjes të biletave të llotarisë tradicionale të mbrëmjes. Së bashku me Bashkim Bërdufin e Bujar Gjokën e menaxhuan këtë proces me mjaft transparencë, deri në shpërndarjen e objekteve tek fituesit, secila me vlerë mbi 100 dollarë, të ofruara nga shoqata “Bijtë e Shqipes”, TeleAlba dhe Elidon Pajollari. Nën tingujt e vazhdueshëm të muzikës, koha iku pa u ndjerë, por edhe gezimet kanë një fund. Ndërkohë dëgjohet zëri nga organizatorët: “Ju falenderojmë shumë që ndamë së bashku kënaqësine e kësaj mbrëmje dhe gëzuar festat”. Duke u përshëndetur me njerëzit që po linin lokalin, afrohen një grup mysafirësh nga Nju Jorku : “Ju faleminderit juve që na kënaqët sonte me këtë organizim dhe muzikë të shkëlqyer, që na bëtë të ndjehemi si në Atdheun tonë. Rroftë Flamuri kuq e zi”.

*Tajar Domi
Kryetar i shoqatës “Bijtë e Shqipes”
Filadelfia, 1 Dhjetor 2014

Filed Under: Komunitet Tagged With: filadelfia, Kuq e zi, Tajar Domi

KUQ E ZI EDHE NE SHBA

August 2, 2014 by dgreca

SHBA: Bayerni fiton, shqiptarët shpalosin flamurin kuq e zi – Shaqiri u dhuron bluzën/
Nga BEQIR SINA – New York/
HARRISON NEW JERSEY : Super – klubi i futbollit Bayern Mynih, një nga klubet më të fuqishmi të klubeve në Bundesligë të Gjermanisë, ka gjetur një kohë të përshtatshme për të filluar përgatitjet për sesionin e ri në Shtetet e Bashkuara.
Tani ekipi është në Shtetet e Bashkuara, dhe pasi mundi Chivas Guadalajara të Meksikës, 1-0, në natën e enjte në Red Bull Arena në Harrison, New Jersey, para se të përballet me një skuadër të përzgjedhur nga kampionati amerikan i futbollit Major League të mërkurën në Providence Park në Portland, Oregon ku do të luaj takimin e dytë të radhës në SHBA .
Simbas, shtypit sportiv amerikan udhëtimi i Super – klubit të futbollit Bayern Mynih, është pjesë e planit të Bayernit, për të bërë sa më shumë tifozë në SHBA, dhe ata të ndihen më afër ekipit të Thomas Müller, Frenk Riberi dheArjen Roben, ndërsa nga ana komerciale Bayrni me adhurimin në SHBA është duke shtuar të ardhurat, që nuk do të kishte në Mynih, shkruan NYT.
Bayern Myniy fitoi pesë tituj sezonin e kaluar, duke përfshirë trofe për Ligën e Kampionëve dhe Super Kupën Evropiane, kampionen në Bundesliga – por tani një fitim të majmë do të ketë teksa në Amerikë ka nën -shkruar një marrëveshje për trensmetim televiziv global me kanalin televizivë sportivë 21 Century Fox- sport. Siç dihet Gjermania fitoi Kupën e Botës muajin e kaluar me shtatë lojtarë të Bayern ndërsa tetë të tjerë ishin edhe ata protogonistët e Kupës së Botës, madje edhe yje si edhe futbollisiti shqiptar nga Kosova Xherdan Shaqiri.
Bayern Munich në turneun e tij në Shtetet e Bashkuara, ka në mesin e yjeve edhe futbollistin shqiptarë Xherdan Shaqiri – i cili i ka bërë për vete edhe shumë tifozë shqiptarë në Amerikë, të cilët në postimet e tyre në rrjetin social facebook kan dërguar fotografitë me yllin e futbollit Shaqirin.
Shaqiri, ka gjetur shqiptarët në stadium dhe u ka dhuruar atyre bluzën e tij – me numërin 11 ndërsa është përshëndetur me ta.
Me të vërshëllyer përfundimin e ndeshjes gjyqtari, në shenjë respekti për bashkatdhetarët e tij – shkoi të përshëndes me dorë nga larg tifozët e tij, të cilët qëndronin ende duke brohuritur “Shaqiri – Shaqiri”.
Disa prej tyre hapën një flamur kuq e zi, dhe valivitën atë për të treguar se në stadium janë edhe shqiptarët dhe janë krenar për yllin e futbollit shqiptarin nga Kosova Xherdan Shaqirin, që luan me një nga ekipet më të fuqishëm të botës.
Për këtë, shqiptarë që jetojnë në SHBA – të cilët e adhurojnë dhe e kan ekipin e zemrës, skuadrën e Gjermanisë – super klubin Bayern të Mynihit, nga shkallët e stadiumit – kan postuar fotografitë e tyre me bluzat e Bayernit.
Kjo shfaqje e shqiptarëve në stadiumet amerikane duke festuar me flamurin kuq e zi – është parë edhe dy vjetë më parë – kur me skuadrën e Uashingtonit luante bombieri shkodran Hamdi Salihu.
Stadiumi Red Bull Arena në Harrison, New Jersey, dy vjet më parë u kthye në festën e shqiptarëve të Amerikës – duke hijeshuar atmosferën festive me flamurin kuq e zi – një flamur gjigand që mbulloi njërën prej tribunave të stadiumit.
Atë ditë në njërën nga tribunat e stadiumit të famshëm “Red Bull Arena” në prani të 25 mijë tifozëve entuziast, kan qenë edhe dhjetëra tifozë shqiptarë, të cilët e kthyen në festë sportive shqiptare takimin mes skuadrave të New York – New Jersey Red Bulls dhe Washington D.C e vlefshme për kampionatin amerikan të futbollit Major League Soccer, si quhet liga profesionale amerikane e futbollit.
Kjo ka qenë një atmosfer shumë emocionuese ku dhjetëra të rinj e të reja shqiptarë nën organizmin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, kanë brohoritur për 90 minuta ” Salihi – Salihi – Shqipëria – Shqipëria” në shkallët e stadiumit – ku kësaj rradhe lujati skuadra e Shaqirit – Bayern Munih.
Shqiptarët, ishin mbledhur në një anë të tribunave të stadiumit Red Bull Arena në Neë Jersey, për të përshëndetur “bomberin”shqiptarë, Hamdi Salihi.
Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me shokët e Bayernit nga Munihu, realizuan fitore në përgatitoren me rezultat 1:0 kundër ekipit meksikan, Chivas Guadalajara – në stadiumi Red Bull Arena në Harrison, New Jersey,.
Trajneri Pep Guardiola testojë formën futbollistëve të tij dhe tha se ata janë të gatshëm për edicionin e ri në Bundesligë dhe për ndeshjen e Superkupës gjermane, e cila zhvillohet me 13 gusht, duke shtuar “Unë jam mjafti kënaqur se ne zhvilluam një lojë shumë të mirë, dhe kemi një formë shumë të mirë për sesionin e ri” tha Guardiola.
Futbollisti nga Kosova, Shaqiri, është aktivizuar në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 57-të në vend të Claudio Pizarros, autorit të golit të vetëm të kësaj ndeshje.
Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri në këtë takim përgatitor bëri paraqitje mjaft të mirë, shkruan shtypi sportiv amerikan.
Ndeshja është zhvilluar në përkatësisht në stadiumin e Red Bull Arena në Harrison, New Jersey, ku ishin të pranishëm 25,073 shikues, mes tyre dhjetra tifozë shqiptarë, të cilët, kan shpalosur në tribunat e stadiumit flamurin shqiptarë, duke përshëndetur Yllin shqiptar Xherdan Shaqiri – golashënuesin më të mirë të përfaqësueses së Zvicrës, në Kupën e Botës Brazil 2014 .
Në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë 5 shqiptarë – Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka

Filed Under: Sport Tagged With: EDHE NE SHBA, Kuq e zi, Sina Beqir

FOTO E DITES- KUQ E ZI

November 23, 2012 by dgreca

Këto Ditë shumë qytete shqiptare, jo vetëm në dy shtetet e njohur zyrtarisht, janë veshur kuq e zi. Shkodra përcolli një flamur gjigand nga shkollat e qytetit në Kalanë e Rozafës,ndërkohë që i gjithë qyteti i ka veshur kuq e zi rrugët dhe shtepitë, Prizreni veshi kuq e zi jo vetëm rrugët e shtëpitë, por edhe fasadat e urave dhe i ka ngjitë Flamujtë deri në Kala; Tirana e përfshirë në përurime shtatoresh, ka hedhur mbi vete qilimin kuq e zi, Vlora e Flamurit, po bëhet gati për Ditën e Madhe të Pavarësisë, për të pritur të gjitha trojet etnike.

Për të ilustruar këtë informacion të shkurtër, nën okielion”Foto Ditë” ne zgjodhëm fotografinë e djemëve të prishtinës ët veshur Kuq e Zi.(Dielli)

Filed Under: Kulture Tagged With: Kuq e zi, Prishtina, Prizreni, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT