Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë, shikuar historikisht që nga 1389… Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm pas pushtimit dhe aneksimit të saj nga Mbretëria Serbe më 1912./
Nga Fahri XHARRA/
Menjëherë do të më pyesni, pse ky titull ,kur ne e dimë që Kosova nuk i takon Serbisë. Kur e thotë i huaji, dhe kur e thonë njerëzit me peshë ndërkombëtare, atëherë është më lehtë ta pranosh edhe vet vendimin tënd. Sikur të bazohemi në propagandën serbe-turke ; ne nuk kemi miq ,ne jemi të padëshiruarit e Europës dhe për ne Europa na paska pas thënë që ne jemi “ vetëm nocion gjeografik “.
Për të vërtetuar këtë po iu rikujtoj shkrimet e fundit të publikuara tek ne e që ta ” ftohin jetën e qenien tonë “ se ne kurrë s`kemi qenë komb, se ne nuk ishim kurrë më shumë se 4% – e të thëna e te shkruara nga njerëzit tonë. Por pa dashur më ra ky shkrim në dorë, i shkruar nga Z. Milliere Guy dhe e botuar në http://www.les4verites.com. Një analizë e partisë të së drejtës liberale.
Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë Shikuar historikisht që nga 1389 , Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm pas pushtimit dhe aneksimit të saj nga Mbretëria Serbe më 1912. Pas fundit të Luftës së parë Botërore , Kosova iu bashkëngjit (me forcë ) Jugosllavisë së krijuar , ku Serbia nuk ishte vetëm aty. Pas LDB , Jugosllavia rrëshqiti nën komunistin Tito; Kosova u kurthye në Jugosllavinë komuniste së cilës iu akordua autonomia më 1974.
Autori pastaj shpjegon që Kosova në vitin 1990 ishte objekt i një pushtim arbitrar dhe me dhunë nga Serbia e që u deshtë që NATO-ja t`i jep fund kësaj maskarade të përgjakur serbe. U kuptua që shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë më së bashku
Me qenë se gjendja status -quo nuk mund të zgjaste deri në pafundësi , autonomia në kuadrin e Serbisë nuk kishte kuptim , u hap rruga e Pavarësisë së Kosovës.
Më tej shpjegohet që shqiptarët ( me shumicë myslimane ) nuk ishin kolonizatorë; ata nuk ishin pushtues. Ata e ushtruan të drejtën e tyre juridike që “ shkurorizohen” nga Serbia për shkak të dhunës ndaj tyre.
Autori me shumë seriozitet e thekson se serbët kurrë nuk kanë qenë viktimë të dhunës shqiptare, por ishte e kundërta. Kosova është e populluar me shqiptar, dhe se shqiptarët janë në shtëpinë e tyre.
Autori shpjegon bukur që shqiptarët musliman të Kosovës ishin gjithnjë mysliman të moderuar, dhe se vetëm me ardhjen e Millosheviqit radikalizmi fetar mori krah. Në botën islame po zhvillohet një luftë e ashpër në mes të moderuarve dhe radikalëve. Autori ia tërhjekë vërejtjen opinionit francez se popullata myslimane shqiptare e Kosovës është e vetmja popullate pro perëndimore. (Aucune population musulmane n’est plus pro-occidentale que celle du Kosovo. ) Shqiptarët edhe nëse janë mysliman ( ata që janë ) janë perëndimor.
(“Je dirai à ceux de mes amis qui identifieraient les Kosovars aux « Palestiniens » que les uns n’ont rien à voir avec les autres : les « Palestiniens » sont imprégnés de nationalisme et de violence, ils sont la pointe avancée du nationalisme arabe et de l’islamisme, les Kosovars ont été victimes de Serbes imprégnés de nationalisme et de violence. Ils sont nos alliés dans la lutte contre le nationalisme serbe qui doit se détacher de ses tendances fascistes et nos allies aussi dans la lutte contre l’islamisme”. par Guy Milliere )
Autori iu tërhjek vërejtjen miqve të tij që nuk duhet vuar në të njëjtën peshojë Kosovarët dhe “Palestinezët”: duke thënë palestinezë janë të mbështjellur me nacionalizëm dhe islamizëm arab. kurse shqiptarët e Kosovës janë viktimë e nacionalizmit dhe dhunës serbe.
Edhe kjo fjali : Shqiptarët e Kosovës janë aleatët tanë ( të francezëve ) në luftën kundër nacionalizmit serb i cili duhet të zhveshet nga tendencat e saja fashiste dhe se shqiptarët janë aleatët e francezëve në luftë kundër radikalizmit islamik “( Bravo, ashtu është!.fxh)
Fahri Xharra, 19.08.15
Gjakovë
Gjakova kurrë nuk ka qenë qendër e pelegrinazhit serb!
Shkruan: Fahri XHARRA/
Zotit Jabllanoviq!/
Kur i quajte nënat gjakovare bisha , kjo nuk i takonte një politikani të Kosovës.T`a pamë për të madhe dhe u revoltuam. Unë personalisht të jam mirënjohës që je i vetmi nga elita e politikajve serbë të Kosovës i cili botërisht ke kërkuar falje për fjalën e thënë si dhe për krimet serbe në Gjakovë. Diçka u përzien çeshtjet dhe rezultoi ndryshe .
Të njejtin ofendim shumë të rëndë e pat thënë edhe kolegu i yt Vulin një vit më heret”. “Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë” ( Vulini). ., Atij i shkrova një letër “Zoti Vulin! Kemi menduar se sado pak lufta e fundit iu ka mbushur mend : iu ka mbushur mend në kuptimin e marrëzisë serbe në lakminë e juaj të pa shterruar për të pasur edhe atë që nuk iu takon . Por ju harroni shpejtë ; me qëllim e harroni çdo gjë dhe bëhëni sikur nuk e keni ditur. , Po iu rikujtoj disa gjëra të ”imta ” për ju, por që nuk harrohen kurrë : ”Një nga qytetet që ka pësuar më së shumti nga ushtria serbo-malazeze, përmendet Gjakova. Nju Jork Tajmsi shkruante se në të dy anët e rrugeve vareshin te varurit, dhe rruga për në Gjakove quhej ” aleja e varjeve”(http://query.nytimes.com/mem/archive-free/pdf) Nëpër territirin e Gjakovës vepronin formacionet ushtarake-policore me emrin Zhandarmeria Mbreterore, e njohur si “krilashi” që kryenin terrorin e porositur. Në Gjakovë behej ndërrimi i fesë me forcë nga ajo katolike ne atë ortodokse. Neue Preese i Vjenes( 20.o3.1913 ) shkruante se me 7 Mars popi ortodoks me ndihmën e ushtrisë me dhunë i krishtëroi në ortodoks 300 gajkovar katolik, kurse franceskani Pater Pulus, i cili kishte refuzuar që të hjekë dorë nga feja e tij, ishte mbytyr me bajonetë. ”
“Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë” keni thënë Zoti Vulin .. Ne i dimë mirë që ende jetoni në frymën e juaj gjëja se fetare :“Po e dëgjova vetëm edhe një fjalë shqip aty, do të vriten të gjithë….” : Ne e dimë shumë mirë se çka predikojnë priftërinjt e juaj dhe se sa afër me zotin janë ata.. ”
Aleksandar Vulin, lexojeni pak librin e Human Right Watch ”Nën pushtetin e urdhrave”, kapitulli i Gjakovës, aty një dëshmitar që kishte dalë nga shtëpia dhe po shikonte çfarë po ndodh, përshkruan se pikërisht me fillimin e bombardimeve në ditët kur po mblidheshin meshkujt nëpër qytet, ushtria po i sillte me kamionë në një fushë në dalje të Gjakovës në fshatin Lugbunar dhe po i ekzekutonte meshkujt në grupe… Këtë storie mund ta hulumtosh shumë lehtë, sepse dëshmia lidhet me ditët kur kishte një numër të madh të meshkujve shqiptarë të Gjakovës që po merreshin peng nëpër shtëpi dhe rrugë, sipas dëshmive, trupat e tyre përfunduan në varreza masive në Serbi nëse e ndjekim vijën e gjakut dhe rivarrimet e viktimave në Gjakovë, por ju mos e bëni këtë hulumtim fare sepse ju e keni simbolikën tuaj që e keni zbuluar në të gjitha luftërat në ish Jugosllavi se të ” të gjithë kanë vrarë’! “
Zoti Jabllanoviq , juve që ishit të pa informuar për krimet serbe në Gjakovë , po iu shtoj edhe disa infromata më shumë të cilat ndoshta nuk i dini :” (Pokrštavanje albanaca krstom i mačem) “Vesnik Srpske Crkve”, Mars-Prill 1913, në artikullin “Në folenë e vet” shkruan për kryqëzimin e shqiptarëve në Gjakovë: “Sot Gjakova e përjetoi një ngjarje të rrallë jo të zakonshme … i pamë që katunde të tëra të albanizuara dhe të shndërruara në katolikë erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse. Para kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë. G. Plamenac pyeste (me demagogjinë sllave, fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetë-dëshirë? A mos iu dha kush zor? A mos po i frikoheni kujt? Dhe, pastaj Andrija Mihajloviq përgjigjet: Askush nuk na urdhëruar. Po shkojmë vetë në folenë tonë, sepse duam që edhe me fe të jemi me vëllezërit tanë çlirimtarë”.
“Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ndarja e Shqipërisë (fxh), ky do të jetë një demon, i cili nuk do të na lërë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjeruar relativisht dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ”Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe“(“Vesnik Srpske Crkve”).
Hocu topove iznad Djakovice!…. Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr. Gazeta “ Politika” e datës 6 Prill 1913 me titullin: “Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ”Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: ”Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare me banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi. Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jeta normalisht. Në Gjakovë, ku me shekuj të krishterët (ortodoksë fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë me një shpirt të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe gjysma tjetër është serbe (ndarja te lumi Krena, fxh)“.
Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor – nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. (gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)… Me javë të tëra paqja në Evropë u var me fatin e Pejës, Prizrenit, Dibrës e veçanërisht Gjakovës: me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që ekzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e varur ngushtë sidomos me Gjakovën.(po aty)
Slobodan Milosheviq: Hoću topove iznad Đakovice! ……Dhe dihet se çka ndodhi me Gjakovën në vitin 1999. …Nga mbledhja e 35 -të e Këshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine, të cilat ishin të ruajtura si top-sekret!” . Ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje për këtë shkrim e zgjodha fjalën e Milosheviqit: ”Ja për shembull, qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptarë) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupi i Gjakovës, kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica), në Kosovë nuk ka qytet më të bukur, më të pasur e më të rregulluar se Gjakova. ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti).
Por qëllimi i kësaj letreje edhe më i madh. E dini “rrugën e shkijeve” në Gjakovë ?
Ne shqiptarët kurrë nuk i kemi thënë rruga e serbëve . Pse ? Sepse aty s`kishte serb , kishte vetëm shqiptarë otodoks. Ata flitini shqip ndërveti dhe me ne të tjerët . Por ç`ti bëjsh pafuqisë shqiptare dhe ata “shkije “ : shqiptarë ortodoks filluan të humbasin në serb. Ne kemi fakte dhe foto për mënyrën e tyre të veshjes , dasmave , sherbesave të vdekjes etj. Ata , shkijet e kishin një kishë të tyre ortodokse,dhe aty i kryenin ceromitë e tyre ortodokse. Gjatë luftës se dytë botërore deshtën te na njollosin me kalljen e rrugës së shkijeve, por vetë paria fetare dhe morale e qytetit e dinin të verteten e shkijeve ,dhe nuk e lejuan .
Dhe nga gjithë kjo mund të nxjerrni një përfundim që Gjakova kurrë nuk ka qenë qendër serbe e pelegrinazhit .
Një gjë iu bëj me dije si qyetar i Gjakovës, që na nuk kemi asgjë kundër fesë ortodokse; por jemi kundër atyre serbëve dhe shkijeve që i kanë ende duartë me gjakun tonë ,që n`emër të fesë duan vetëm të provokojnë.
Fahri Xharra
02,04.15 , Gjakovë
ÇAMERIA SHQIPTARE NUK HARROHET KURRE!
Para disa ditësh një mik, ose më mirë siç e quan veten ai “bashkevendas” Çam nga Preveza, Studjuesi i nderuari z.Niko Stilo, më dërgon nga Gjermania ku jeton prej vitesh, pjesë të një shkrimi të publikuar në gazetën e Janinës “Ipirotikos Agon” nga një “bashkëvëndas” tjetër, nga një fshat shumë afër Paramithisë, z.Mario Bikas; përkthimi nga greqishtja simbas z.N.Stilo:
Mua këtë rrëfim ma ka treguar Konstandina Karabela nga Paramithiá.
“Në 27 shtator 1943 në mesditë, më vranë përpara avllisë së kishës Shën Nikolla të Paramithisë, babanë tim Kristo Kokora dhe Vasil Resta.
E kësisoj ne, shtatë vëllezërit mbetëm jetimë. Mihali, më i vogli ndër ne, ishte n’atë kohë vetëm dy vjeç.
Babai im mbeti atje i pavarrosur. Nëna ime nuk mundi dot ta varroste, sepse kishte frikë. Vetëm pas dy ditësh doli e vetme që të hapte varrin.
Hamdi Demi, gjitoni yn musulman, morri dy të krishterë që i kishte ruajtur fshehur në shtëpinë e tij dhe së bashku hapën gropën e varrimit. Më pas e vunë trupin e vdekur të babait tim mbi një shkallë druri dhe e sollën te varri ku edhe e varrosën.”
Me poshte Mario Bika tregon për vdekjen e Hamdi Demit, ne ditën e masakrës së madhe të Paramithias ne Qershor 1944. Ai, bashkë me shumë paramithiotë të tjerë u therr nga zervistat grekë; edhe pse shumë veta e kishin këshilluar që të largohej. Ai qëndroi në Paramithi duke deklaruar bile që nuk kishte asnjë arsye të ikte, sepse nuk i kishte bërë kurrë keq asnje njeriu“.
Ky është një nga shembujt, jo të rrallë, të respektit, ndihmës, dashurisë e të bashkëjetesës sonë midis Çamëve Shqiptarë të krishterë e musulman.
Kur para 5 vjetësh, bashkë me nipin e të ndjerit Hamdi Demi, Dr.Tahsin Demin, ishim në një vizite në Pargë; gjatë një bisede të përzemertë me zonjën Vasilika, ajo me lotë kujtoi hallën e Dr.Tahsinit, Qamilen, vajzën e Hamdiut, të martuar në Pargë, me të cilën duheshim si motra. Dhe na tregoi se Qamileja qante gjithëmonë kur kujtonte vëllain e sajë, Nelon, djalin e që e kishin vrarë bashkë me babain e tij Hamdiun zervistat më 1944 në Paramithi, duke lënë djalin jetim, Tahsinin 4 muajsh“.
Duke I paraqitur z.Vasilikë, Doktorin 66 vjeçar, ish jetimin 4 muajsh, filluan përqafimet me lotë që nuk pushonin si për ata të dy, ashtu edhe për ne që I shoqëronim. Kujtesë me Mallëngjim dhe respekt të pashembulltë, por real dhe kuptimplotë!
Këtu dua të shkruaj edhe për disa mbresa që më kanë mbetur në mëndje për ato marëdhënie vëllazërore të shkuara, por edhe të paharruara:
Mbas vrasjeve e masakrave që pësuam nga zervistat monarkofashista grekë,
ditët e fundit të Qershorit 1944, ne fëmijë, gra e pleqë të mbetur gjallë, të plagosur, të tmeruar, të xhveshur ,të palarë e të pangrënë na grumbulluan në një si kamp përqëndrimi pranë xhandarmërisë së Paramithisë.Nuk kaluan shumë orë, dhe u shfaqën aty shume gra e plaka komshije
Çame të krishtera, me rroba dhe ushqime në duar, na sollën ndihma. Bile për Tahsinin 4 muajsh vazhduan të sillnin përditë një shishe me qumësht.
Po kështu nuk më hiqet nga mendja kur po na hipnin ushtarët anglezë në kamiona të pa mbuluara dhe po na nisnin për Gumenicë. Ishte dimër I ftohtë me erë, prapë ish fqinjet tona të krishtera na sollën rroba e pallto dimri për tu mbrojtur nga të ftohtit dhe me sytë plotë me lotë qëndruan duke na përcjellur me duart e tyre
Dhe respekti bashkë me dashurine nuk u harruan asnjëherë midis neve Çamëve të përzënë me dhunë dhe Çamëve të krishterë; që megjithëse mbetën, ju mohohen edhe sot e drejta e gjuhës amtare, si edhe të drejtat e njohura botërisht për minoritetet. Jemi të gjithë Shqiptarë!
Në vitin 1966, Teto-Zybides, nëna e Tahsinit, I mungonte çertifikata e lindjes, kështu menduam ti dërgojmë një letër për ndihem z. K.Çikarelit, ustait këpucar në Paramithi, me të cilin kishte punuar I vëllai, Muhamet Bako. E postuam letrën, por përgjigja u vonua.Vetëm mbas 3 javësh na u këthye letra e pahapur.?! U çuditëm shumë nga kjo. Por mbas një jave na vjen një letër tjeter në adresën e Tetos. Kur e hapim lexojmë : E dashur motër Zybide, u gëzuam shumë kur pamë letrën që I kishe nisur babait tonë të dashur, I cili ka vdekur para dy muajsh. Kopjuam adresën tënde dhe me gëzimin e madh që jeni shëndosh e mirë, po ju drejtohemi neve motrat e tua Parashqevia dhe Lefteria me dëshirën për t’ju ndihmuar për rastin e drejtuar babait tonë të ndjer.
I shkruajtëm menjiherë dhe mbas 10 ditësh na vjen përgjigja bashkë me certifikatën e lindjes brenda, me taksën e paguar nga motrat Çikareli.por me shënimin greko bizantin poshtë çertikatës:
”Çertifikata nuk të jep të drejtën për tu këthyer në Paramithi”
Disa vite më parë, studjuesi z. E. Kushi më tregoi për tre gra Çame qe kishin ardhur nga Paramithia dhe po visitonin me kureshtje të madhe një ekspozitë mbi Çamërinë në Museun Kombtar. Ato me një gjuhë të pastër Çame e falenderuan Kuratorin për kënaqësin dhe krenarinë që ndjen duke vizituar ekspozitën. Biles e ftuan z. Kushi se në rast I krijohet mundësia të shkoi e ti takoi ato në Paramithi e te jete I sigurt që do të pritet si në shtëpin e tij me dashuri dhe mikëpritje Çame të vërtetë. U ndanë me fjalët :“Mirëse te na urdhëroni z.Kushi në Çamërinë tonë të Përbashkët”
Vjet, me rastin e dites se Pavaresise Greke, ne një grup Atdhetarësh Shqiptar me banim ne New York, anes Fifth Ave. ku po zhvillohej Parada greke, mbajtëm në duar dy pankarta :”Human Rights for Chameria” dhe
“ ARVANITAS=ALBANIANS
LIBERATORS and HEROES of GREECE”
Ne nje moment dy gra të moshuara u shkëputën nga parada dhe me një Shqipe të pastër Çamçe na falenderuan “Shumë drejtë I keni shkruar!”
Shpesh here e kam diskutuar me te njohuritë e mij se e njëjta gjë më ka ndodhur kur punoja në Bashkinë e New Yorkut; aty ishte punësuar edhe një zonjë moshatare me mua, K. Hurmuzis që e mbante vehten si greke. Por nje ditë në bisedë e sipër Kaliopi më tha se mbante mend nga gjyshja e saj tre fjalë shqip: “Ha bukë e pusho!” Atëhere unë ju ktheva me të qeshur: Ç’farë m..t grekeje je ti moj Keli?! Ti dukesh qartë se je me origjine Shqiptare!.
Si Kaliopi ashtu edhe nena e sajë 92 vjeçare, kanë lindur ne NY, ndërsa gjyshja e saj ishte nga Mesollongji dhe atje flisnin me gjuhën e nënës, Shqip
Vitin e kaluar intelektuali Atdhetar Shqiptar me banim ne Kanada, z. P.Kapllani publikoi ne Anglisht librin mbi Çamërinë “The Last Will”. Aty përshkruhet veç zgjuarësisë e vendosmërisë Çame edhe respekti e dashuria midis Shqiptarëve Çamë të krishterë e musulman që jetojnë sot e kësaj dite. Këtu dua të nënvizoi faktin se pa kaluar as nje jave nga publikimi i librit të mësipërm, Drejtoria e Shtypit e Kryeministrisë Greke në Athinë, shperndau njoftimin:”Një Shqiptar, jo Çam, me banim në Kanada botoi një libër në Anglisht për Problemin Çam”
Kështu ajo zyrë e kryeminstrit grek, që hesht duke pretenduar se “NUK E NJOHIM ÇESHTJEN ÇAME dhe se ÇAMERIA I TAKON HISTORISE?”, porsa u cfaq libri për Çamërinë Shqiptare në Kanadan e largët, jo vetëm u kujtua, por më shumë u tremb, tamam si trembet greku nga e vërteta, duke shkruajtur se ÇAMERIA SHQIPTARE JO VETEM SE EKZISTON POR ESHTE GJALLE EDHE DESHMON NE ANGLISHT!
Autoritetet greke vazhdojnë ende sot të mohojnë masakrat e ushtruara para mbi 70 vjetesh ndaj Shqiptarëve të Çamërisë, duke deklaruar me paturpësi se Çështja Çame nuk ekziston edhe mohim indirekt i Tiranes zyrtare me heshtjen që bën ndaj kétij Genocidi të cilin “rastësisht” e njohu më 1994 e që nga ajo kohë e ka mbyllur në sirtaret e të ashtuquajtur traktat “miqësie”të 1996??!
Dhe grekët e sotëm, ashtu siç I ka karakterizuar shkrimtari I mirenjohur Italian Xhovani Bokaco, janë po ata si para 700 vjetësh: ”grekët në rast se të shohin se paraqitesh I dobët, të vërsulen duke qarë e bërtitur për të rrëmbyer çdo gjë tënden; por kur shohin se ti je I fuqishëm dhe I zoti I vetes, atëhere përulen dhe bëhen gati të falin edhe njerëzit e families së tyre”
Fakti që Greqia e sotme e pocaqisur nga vjedhjet dhe huatë e marra për të mbijetuar, filluan të shesin edhe ishujt e tokat e rrëmbyera mëparë Faktikisht nuk bëhen nga njerëzit e zakonshëm, por nga politikanët e brymosur me mentalitete bizantino mesjetare. Ata vetëm për të mbajtur ofiqet e trashëguara dhe te vjedhura ne breza kanë marrë hua duke punësuar tifozat e tyre, bile duke dhenë nga ato pare të Europeanëve edhe atyre “grekëve argatë” ose siç do ti quaj ai që mba tamam mbiemrin që I takon dhulo-shërbëtori I janullatosit, ose më saktë antishqiptarit më të madh
Ata jo vetëm kërkojnë të falen borxhet me të cilat u dëfryen nëpër buzuqe, por duke menduar se Europa ju “paska ende nevojën” po I “kujtojnë asaj Europe që I krijoi dhe I mban gjallë ende,dëmshpërblime nga lufta e shkuar.
Këtu dua t’jukujtoj politikanëve të Tiranës të çdo ngjyre që I veshin vehtes, se jovetëm neve Shqiptaret e shperngulur , por edhe Çamët e krishterë, të cilëve u janë mohuar padrejtësisht të gjitha të Drejtat si Minoritet Shqiptar atje; të ngrejnë zërin në Parlamentin Shqiptar ashtu si edhe në Parlamentin Europian me thirjen kuptimplote : SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE SI BRENDA KUFIRIT SHQIPTAR ASHTU EDHE ATIJ GREK JU TAKON TE GEZOJNE TE GJITHA TE DREJTAT E MOHUARA SI GJUHA, PRONA DHE IDENTITETI KOMBETAR SHQIPTAR!!
Dhe mos te harrohet se kjo mungese dinjiteti shqiptar u jep krahë elementave grekofilë të udhëhequr nga krye ambasadori I greqëzimit janullatos, të shprehin zyrtarisht pretendimet e tyre ndaj tokave të tjera shqiptare siç po tregojnë këto ditë në Athinë për të ashtuquajtur VE…
Sali Bollati New York, Shkurt 2015