Kush eshte Jezusi per mua?/
Nga Nene Tereza*/
Jezusi është Fjala e Mishëruar./
Jezusi është Buka e Jetës./
Jezusi është viktima e ofruar për mëkatet tona në Kryq./
Jezusi është sakrifica e ofruar në Meshën e Shenjtë/
Për mëkatet e botës dhe të miat.
Jezusi është Fjala – për ta folur.
Jezusi është e Vërteta – për t’u thënë.
Jezusi është rruga – të ecësh.
Jezusi është Drita – të ndizet.
Jezusi është Jeta – për të jetuar.
Jezusi është Dashuria – ta duash.
Jezusi është gëzimi – për t’u shperndarë.
Jezusi është Sakrifica – që do të ofrohet.
Jezusi është Paqja – që do të jepet.
Jezusi është Buka e Jetës – për t’u ngrënë.
Jezusi është i urituri – për t’u ushqyer.
Jezusi është i eturi – per t’i dhëne uje .
Jezusi është i zhveshuri – ta veshësh.
Jezusi është i pastrehuari – për t’u marrë brenda.
Jezusi është i sëmuri – për t’u shëruar.
Jezusi është i vetmuari – per t’u dashur.
Jezusi është i padëshiruari – për t’u deshiruar.
Jezusi është Lebrozi – për të larë plagët e tij.
Jezusi është Lypësi – t’i jepet atij një buzëqeshje.
Jezusi është pijaneci – per t’u dëgjuar.
Jezusi është i ngadalësuari – për ta mbrojtur atë.
Jezusi është i Vogli – ta përqafosh atë.
Jezusi është i verbëri – ta udhëheqësh atë.
Jezusi është memeci – të flasësh për të.
Jezusi është i Gjymtuari – të ecësh me të.
Jezusi është i varur nga droga – për t’u shoqëruar me të.
Jezusi është prostituta – për ta hequr nga rreziku dhe për t’u bërë miq te sinqerte.
Jezusi është i burgosuri – për t’u vizituar.
Jezusi është i plaku – për t’u shërbyer.
Për mua –
Jezusi është Zoti im.
Jezusi është bashkëshorti im.
Jezusi është jeta ime.
Jezusi është dashuria ime e vetme.
Jezusi është gjithçka e imja ne te gjitha.
Jezusi është gjithçka e imja.
Jezusin e dua me gjithë zemrën time,
me gjithë qenien time.
Unë i kam dhënë atij gjithcka,
madje edhe mëkatet e mia,
dhe ai më ka përkushtuar ndaj vetes me butësi dhe
dhe dashuri. Tani dhe për jetën unë jam bashkëshortja e bashkëshortit tim të kryqëzuar. Amen! Lutja e marrë nga “Jezusi është gjithçka ime në të gjitha: duke u lutur me” shenjtin e Kalkutës….Përktheu nga anglishtja: Merita B. McCormak