NGA LULZIM MULLIQI/
Mergata shqiptare ne shtetin e Arizones( SHBA),qe nga vitet e para te vendosjes dhe konsolidimit te saj,kishte per qellim edhe aktivizimin e bashkekombaseve nga trevat e ndryshme shqiptare,lidhshmerine e ngushte te tyre dhe bashkerenditjen e veprimtarive kulturore dhe kombetare,te cilat ishin ne funksion te ruajtjes se traditave tona kombetare.Nen organizimin e Shoqatave dhe produksioneve te ndryshme muzikore,sic ishin nismat e instrumentistit te mirenjohur shqiptaro- amerikan,Murat Rama dhe Albo Party’s Arizona, ne shtetin e Arizones,jane organizuar nje varg i koncerteve muzikore me pjesemarrjen e nje numri te madh te artisteve te estrades muzikore shqiptare nga te gjitha trevat shqiptare ne festat tona shteterore dhe kombetare qe kane lene gjithmone ,mbresa te pashlyera tek bashkeatdhetaret tane ne kete shtet te larget te Amerikes.Ndonese bashkeatdhetaret tane kane ndjekur koncertet kryesisht ne prag te festave tona shteterore dhe kombetare,sic ishin ato te Pavaresise se Shqiperise dhe shtetit te Kosovës,tashme koncertet muzikore po mbahen ne cdo kohe.Te koncentruar kryesisht ne kohe festash,por tani shfaqja e koncerteve te ndryshme muzikore ne shtetin e Arizones nuk po mungon as pjesën tjeter te vitit.Madje,mund te thuhet se kete vit shfaqja e koncerteve te ndryshme muzikore me artiste te ndryshem eshte bere kryefjala e ngjarjeve kulturore ne Komunitetin shqiptar te Arizones.Pothuajse shume bashkeatdhetare tane e kane mirepritur begatimin e jetes kulturore ne Komunitetin tone.Keshtu dite me pare instrumentisti dhe artisti i mirenjohur muzikor i Komunitetit tone, Murat Rama,mori iniciativen e organizimit te nje koncerti me kengetarin e mirenjohur nga Shqiperia,Gena,i cili per te gjithe adhuruesit dhe fansat e kenges se tij do te shfaq nje koncert muzikore te emertuar” Mega party”.Ky koncert muzikor do te shfaqen me daten 7 maj,2017,diten e shtune ne Qendren kulturore ” La Princessa” ne adresen: Bethany Home,RD. ne kryeqytetin e shtetit te Arizones ne Feniks.Hyrja do te jete 40dollare.
SHKOLLA SHQIPE NE ARIZONA
SHKOLLA SHQIPE NE ARIZONA,NE MISION TE RUAJTJES SE IDENTITETIT KOMBETAR/
NGA:LULZIM MULLIQI/SHBA/Shkolla shqipe ne diaspore eshte nje institucion i rendesishem,te cilin duhet ta ruajme dhe ta bejme te tille qe te jete sa me joshese per gjeneratat e reja te cilat kane lindur dhe jane rritur ne mergaten shqiptare te Amerikes.Shkolla shqipe sot duhet te jete ne funksion dhe mision te ruajtjes se gjuhes,tradites dhe identitetit tone kombetar.Keshtu, duke mesuar gjuhen shqipe e respekton veten tende,e respekton dhe e nderon kulturen dhe historine tone kombetare.Lufta per ruajtjen e gjuhes shqipe neper shekuj permes shkolles shqipe ishte lufta dhe rezistenca me madhe e kombit tone per ta pasur gjuhen e tij.Ne historine e popullit shqiptar ka ngjarje jo vetem te rendesishme,per kohen kur kane ndodhur,por qe jane rrezatuese edhe ne ditet tona.Njera nga keto ngjarje qe ka lene gjurme te thella pergjithesisht,ishte edhe dita kur eshte hapur shkolla e pare shqipe.Pikerisht sipas
deshmive qe ne i njohin me,7 mars 1887, u hap shkolla e pare shqipe ne qytetin e Korces.Duke hedhur veshtrimin tone para 130 viteve,Duke kujtuar ate dite te shkolles se pare shqipe,natyrshem ne I kujtojme edhe atdhetaret e shquar,mesuesit e devotshem,luftetaret e lirise dhe te arsimit shqip,te cilet me zgjuarsine dhe largpamesine e tyre tani shikonin me zhvillimin e arsimit shqip ne trojet shqiptare.Te tille ishin mesuesit dhe atdhetaret e shquar te kombit si: Pandeli Sotiri,Petro Nini- Luarasi dhe te tjere.Rrezatimi qe shperndante shkolla e Korces,shume shpejt dha rezultate te ndjeshme ne gjithe hapesirat shqiptare.
Keto shkolla hapeshin sipas konceptit te Rilindjes sone Kombetare per perhapjen
e dijeve dhe perfshirjen e te gjitha viseve shqiptare ne organizimet arsimore te kohes.Poashtu hapja e shkollave shqipe filloi te ndjehet kudo ne viset shqiptare dhe me pas edhe ne mergate,pasi qe shume shqiptare gjate fundshekullit te kaluar kishin migruar ne vende te ndryshme te botes.Nje rendesi te vecante kishte edhe hapja e shkollave shqipe ne mergaten e Amerikes.Keshtu shkollat per mesimin e gjuhes shqipe per femijet e bashkeatdhetareve tane qe punojne dhe jetojne ne shtetin e Arizones u perjkrahen ne menyre masive nga Shoqata e grave ne Arizona.Ky eshte viti i nente,kur Shoqata e grave ne shtetin e Arizones,ka hapur dyert e saj per mesimin e gjuhes shqipe per femijet e Komunitetit shqiptar,u shpreh aktivistja dhe humanistja e dalluar e kesaj Shoqate,dr.Elonia Lasku,e cila se bashku me bashkeshortin e saj,prof.dr.Arben Lasku,Jane sponsor te dhomes se mbajtjes se mesimit dhe mjeteve,si dhe paisjeve te tjera mesimore,per zhvillimin e mesimit ne gjuhen shqipe per femijet e bashkeatdhetareve tane.Kronologjikisht shkolla shqipe ne shtetin e Arizones,ka funksionuar ne etapa te ndryshme qe kishte batica dhe zbatica ne rrugetimin e saj.Keshtu per here te pare shkolla shqipe ne shtetin e Arizones filloi ne vitin 2008,ku ne fillim mesimet i vijuan vetem kater nxenes me mesuesen,Marinela Konomi.Ndersa, pas 6 muajsh kjo shkolle funksionoi ne Aviano community center,PhX,Arizona me vetem 8 nxenes me mesueset e dalluara Marinela Konomi dhe Fiqerete Zela,Kjo shkolla vazhdoi deri ne vitin 2013.Poashtu vlene te permendet se gjate ketij viti nje grup nxenesish te grupmoshave te ndryshme i vijonin mesimin e gjuhes shqipe ne lokalet e Televizionit Iliria,ku nga stafi i ketij Televizioni te gjithe nxenesve qe vijuan mesimet,i’u dhuruan abetaret gratis.Nje pune te palodhshme kane bere edhe mesueset,Pranvera Cabej e Zejnepe Shehu.
Me pas shkolla shqipe ne shtetin e Arizones ka rifilluar ne gusht, te vitit 2016, ne
Qendren,Horizon park community center,Scottsdale,Arizona e cila vazhdon edhe sot,ku mesimet i vijojne nje numer simbolik i nxenesve me mesuesen e dalluar dhe te palodhshme,Fiqerete Zela.Nderkaq sponsor i dhomes dhe mjeteve materiale jane,bashkeatdhetaret tane: Dr.Elonia Lasku dhe prof.dr.Arben Lasku.
Ne kete vater arsimore mesimi zhvillohet dy here ne muaj,ku ne fillim te cdo ore mesimore kendohet himni i Flamurit tone kombetar,pastaj fillon mesimi i Abetares dhe mbahen lendet e historise dhe gjeografise se trojeve shqiptare.
Mbas mesimit,nxenesit mbajne edhe nje ore artistike dhe praktike te quajtura Pune dore artistike te udhehequra nga Doriana Pellumbi ( dy here per nje semester).Poashtu pas lojrave te ndryshme sportive,femijet ushqehen ne picerite
e aferta,ku sponsore jane ne te shumten e rasteve aktivistet,dr.Arben dhe dr.Elonia
Lasku.Keshtu perpjekjet qe permes shkolles shqipe dhe mesimit shqip te ruhen traditat dhe gjuha jone e bukur,jane ne mision te ruajtjes se identitetit kombetar.
SHQIPTARET E ARIZONES SHENUAN 9 VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVËS
KOMUNITET-ARIZONA/
NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Aktivitete per shenimin e Dites se Pavaresise se Kosovës ne qytetin e Feniksit ne shtetin e Arizones ,kane filluar me Piknikun tradicional kushtuar Pervjetorit te Pavaresise se Kosovës te mbajtur ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne Cactus Park 39 th Ave ne qytetin e Phoenix-it.Me kete rast u organizua edhe Turniri tradicional i futbollit dhe i lojrave te tjera sportive.Ne kete eveniment
merrnin pjese shqiptare nga te gjitha trevat tona etnike dhe qe jetojne ne shtetin
e larget te Arizones.Nderkaq ne perkujtim te kesaj feste te rendesishme per Kosoven ne mbremje u mbajten edhe dy koncerte festive kushtuar kesaj date te
rendesishme nga historia e popullit tone.Keshtu me organizimin e Albos Party’s
Arizona dhe perfaqesuesit te saj,Safet Pasjaqa ne sallen e njohur American Roayl Palace ne 19 Ave ne Thunderbird u mbajt nje koncert festiv ne te cilin merrnin pjese shqiptare,Joe vetem nga shteti i Arizones por edhe nga shtetet per rreth
Sic Ishin nga: Kalifornia,Nevada,Nju Meksiko,Kolorado madje edhe nga qyteti metropolitan i Nju Jorkut.Salla ne te cilen eshte mbajtur ky manifestim ishte stolisur me nje dekorim festiv,ku dominonin flamujt e Kosovës dhe te Shqiperise.
Kete manifestim e shpalli te hapur moderatori i mbremjes,Lulzim Mulliqi,i cili pasi
i ka pershendetur te gjithe pjesemarresit e kesaj mbremje ka folur me pietet per
pervjetorin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves..Ai theksoi se nente vjet me pare,
me 17 shkurt,2008 ne Prishtine,Parlamenti i Kosovës mbajti nje seance solemne,
me e rendesishmja per popullin e saj,ku te zgjedhurit e popullit ne menyre demokratike shpallen shtetin sovran dhe te pavarur te Kosovës.Ai theksoi se ne kete dite,ne kujtojme edhe flijimet e panumerta te deshmoreve tane pergjate
shekujve e dekadave,per te realizuar idealin e lirise dhe pavaresise se Kosoves.
NE kete dite,ne falenderojme me respektin me te madh SHBA,qe u rreshtuan per
te mbrojtur popullin tone nga forcat barbare Serbe.Ai gjithashtu falenderoi edhe
te gjitha ata veprimtare te Komunitetit shqiptaro -amerikan qe kane kontribuar
per ceshtjen shqiptare.Me pas ai ftoi ne skene kengetarin e mirenjohur te estrades muzikore shqiptare,Mehdin Pergjeqaj- Meda.Fillimisht ai i pershendeti
bashkeatdhetaret tane dhe i’u uroi diten e Pavaresise se Shtetit te ri te Kosovës.
Meda me zerin e tij te embel,melodic dhe karakteristik fitoi duartrokitje te zjarrta nga te pranishmit.,ku me se shumti dominuan kenget epike kushtuar trimave dhe heronjeve te kombit tone.Me pas Meda ftoi ne skene kengetaren e mirenjohur
Valbona Peraj e cila me nje ze te mrekullueshem beri per vete publikun shqiptaro -amerikan.Me kete rast dominuan kenget me titull “Gezuar Kosove Pavaresine,pastaj kenge kushtuar trimave dhe heronjeve te kombit tone.
Me pas performoi ne skene kengetarja e mirenjohur-Valbon Peraj ku dominuan kenget si : Shote Galica,fol shqip se je shqiptar,per ty Kosove etj.Te te gjitha kenget ishin te percjellur me mjafte mjeshtri nga orkestra muzikore ” Dukagjini”
Gjithashtu keto aktivitete i ka fiksuar ne aparatin e tij fotografik,fotografi I mirenjohur i Komunitetit tone,Eno Kola.Nderkaq sipas nje njoftimi ne rrejtin social-fejsbuk,edhe Shoqata kulturore shqiptaro – amerikane ” Shqipe e Arizones”
ka mbajtur nje koncert festiv kushtuar 9 vjetorit te Pavaresise se Kosoves me kengetaret, Silva Gunbardhi,Genta Ismaili dhe Lirije Dedvukaj.
NE ARIZONA,NISIN PERGATITJET PER PAVARESINE E KOSOVES
NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Shpallja e Pavaresise se Kosovës me 17 shkurt 2008,ishte kurorezim i nje rrugetimi te gjate per realizimin e aspairatave te popullit shqiptar te Kosoves per liri dhe pavaresi.Ndaj, kjo date konsiderohet njera nder ngjarjet me te rendesishme ne historine e kombit tone.Eshte kuptimplote fakti qe veprimtarite e Komunitetit shqiptaro- amerikan fillojne me heret me organizimin e aktiviteteve te shumta kulturore,kombetare dhe sportive qe i dedikohen kesaj feste madheshtore.Si cdo vit edhe kete here me
aktivitete dhe manifestime te ndryshme kulturore,do te kremtohet ne menyre dinjitoze nga ana e komunitetit shiqiptar te Arizones.Jehona e pergatitjeve te kesaj feste shteterore ka filluar te ndjehet kudo ne mesin e bashkeatdhetareve tane me banim ne shtetin e larget te Arizones.Disa nga mergimtaret u shprehen se Jane te lumtur qe ne Ballkan ekzistojne dy shtete shqiptare,por ata jane optimist se nje dite Bashkimi kombetar do te ndodhe,pavaresisht zhvillimeve te reja politike qe po ndodhin ne rajonin tone.Vetem ne kete menyre do te mund te korrigjohen padrejtesite historike ndaj shqiptareve qe i’u bene gjate shekujve te kaluar.Edhe kesaj radhe si ne vitin pararendes,komuniteti shqiptar i Arizones,ka paralajmeruar se do t’i organizoj dy koncerte festive me rastin e 9 vjetorit te Pavaresise se Kosovës.Eventi me i rendesishem pritet te jete ai i organizuar nga instrumentisti i mirenjohur i Komunitetit shqiptaro-amerikan,Murat Rama ne bashkepunim me perfaqesuesin Albos Party’s Arizona,Safet Pasjaqa.Sipas organizatoreve ne kete pervjetor te Pavaresise se Kosovës,ata kesaj radhe do te performojne kengetaret e mirenjohur te estrades muzikore,Muhedin Pergjegjaj-Meda dhe kengetarja e talentuar,Alberije Hadergjonaj.Ata,Poashtu theksuan se ne kete koncert pritet te marrin pjese edhe nje numer i konsiderueshem i bashkeatdhetareve tane edhe nga shtetet tjera amerikane,si nga Kalifornia,Nevada,Nju Meksiko,Kolorado etj.Ne kete koncert festiv kushtuar pervjetorit te nente te Pavaresise se Kosovës,kengetaret e mirenjohur,Meda dhe Alberije Hadergjonaj,do te interpretojne kenget e tyre me te reja nga repertori i tyre i muzikes popullore shqiptare.Ata do t’i percjell orkestra profesionale muzikore” Dukagjini” nderkaq moderator i mbremjes do te jete gazetari,Lulzim Mulliqi.Sipas perfaqesuesit te Albos Party’s Arizona ne kete eveniment do te jete i pranishem edhe fotografi i mirenjohur,Eno Kola si dhe do te sjellim per here te pare ne forme te nje mini-panairi,produkte si dhe simbole kombetare shqiptare.Kosova si shteti me i ri,sovran dhe i pavarur ne Europe,sot perballet me disa sfida sic Jane: liberalizimi dhe heqja e vizave,pastaj anetaresimi ne NATO dhe integrimi ne BE.
Zyrtarisht Kosoven si shtet sovran,te pavarur dhe subjekti te se drejtes Nderkombetare,deri me sot e kane njohur 113 shtete.
VELLIMI POETIK ” QYTETI I ENGJEJVE “, SI POEZI E MALLIT PER ATDHEUN
Ne kujtim te poetes, artistes se ndjere Xhesika Mulliqi/
NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/Ndonese ende nuk i ka mbushur tre vjet nga ndarja e jetes se saj,poetesha dhe aktorja e Komunitetit shqiptaro- amerikan,Xhesika Mulliqi,e njohur me nofken” Jessica” ka lene pas vetes nje krijimtari te pasur letrare dhe artistike ne fushen e poezise,publicistikes,si dhe nje karriere solide aktoreske.Ajo tashme pas jetes ka lene te botuara ne gjuhen shqipe permbledhjen poetike” Qyteti i Engjejve” si dhe romenet ne gjuhen angleze ” Two for Two” dhe ” The Last Kiss in Paris”.Vellimi poetik ” Qyteti i Engjejve ” i botuar vite me pare ne Prishtine eshte nje mesazh poetik i ndertuar ne kater cikle letrare dhe mbart ne vete nje mesazh karakteristik dhe refleksiv per jeten e mergimtareve.Vetem nje shpirt poetik do te mund te percjelli aq fuqishem nepermes vargjeve poetike tek lexuesit jeten e mergimtareve shqiptare ne Ameriken e larget dhe veshtiresite e tyre ne token e huaj.Poezia e poeteshes se ndjere,Xhesika Mulliqit eshte refleks i peripetive jetesore te saj,e cila i kaloi per shume vite ne mergim ne SHBA,por njekohesisht ajo ishte e lidhur perjetesisht me fatin e popullit te saj ne Kosove.Sikurse nje plejade e tere te shkrimtareve tane qe i kishin shkruar per vite me radhe mergimit
dhe jetes mergimtare edhe te autorja, Xhesika Mulliqi,verehet subjekti lirik ku ne krijimtarine e saj nje vend te spikatur e zene padyshim poezite me motive kurbeti.
Ne kete permbledhje poetike autorja,Xhesika Mulliqi ka arritur si rralle kush ne mergaten shqiptare te Amerikes te portretizoje figuren e mergimtarit,ku nepermes figurave te goditura artistike,ajo njekohesisht paraqet shpirtin e tij te trazuar,vetmine,millefin dhe vuajtjen e pakufishme per ardheun.Ne kete vellim poetik te emertuar ” Qyteti i Engjejve” autorja Xhesika Mulliqi ka perdorur dhe deshmuar nje stil te vecante e krejt individual, nje figuracion te zgjedhur e origjinal,nje simbolike te pasur,nje risi vargezimi dhe tingellimi,qe e bene me karakteristik nga autoret e tjere te mergates shqiptare te Amerikes.Ne ciklin kushtuar jetes se saj ne mergim,ajo paraqet mallin per vendlindjen e saj,
Drenicen dhe gjithe Kosoven martire qe kishte treguar nje lufte heroike kunder pushtuesve serbe.Marre nga aspekti social largimi nga vendlindja dhe ardhja ne nje toke te re kishte krijuar nje absurd te ri.Ky absurd i krijuar mes nje bote te huaj
nuk arrin t’ia marre shpirtin dhe enderren per vendlindjen e saj,te gjendur diku larg tek nje cep bote largore.Megjithate,ajo jeton se toku me enderren e saj per atdheun,duke u lidhur me ndiesite imagjinative te kohes.Edhe ne ciklin tjeter poetik kushtuar deshmoreve te lirise,Ajo ka mesazhin e simbolikes,mesazhin e egzistencializmit te popullit shqiptar ne trojet e veta etnike,mbase edhe poezite
pararendese jane nje perkushtim per popullin shqiptar,i cili gjithmone u beri balle furtunave te kohes dhe sulmeve armike ne mbrojtje te lirise dhe Pavaresise se atdheut.Ajo ne menyre madheshtore paraqet qendresen heroike te komandanteve legjendare te UCK-se,si te Adem Jasharit,Fehmi Lladrovcit,Xheve Lladrovcit etj, cilet luftuan heroikisht deri ne fund te jetes se tyre per lirine dhe Pavaresine e shtetit te ri te Kosovës.Ne ciklin e fundit poetik ” Vetmia” autorja ,Xhesika Mulliqi,i referohet vargjeve qe kane te bejne me jeten e mergimtareve,te cilet ne cdo kohe e ndiejne mungesen e njerezve te tyre te afert,sepse ata ndodhen larg vendlindjes se tyre,larg vatrave stergjyshore.Ajo permes vargjeve poetike deshiron te pershendetet me njerezit e vendlindjes se saj.Ajo
deshiron ta pershendes,popullin e saj te pervuajtur,deshiron ta pershendes atdheun e saj te dashur qe i kishte munguar per shume vite ne mergim.
Ne fund ky vellim poetik perfundon me ngjyrime emocionale dhe kombetare,duke dhene mesazhin e nje malli,nostalgjie,ofshame te pashuar,si
dhe vuajtjen e pakufishme per atdheun! Ne vijim nje poezi kushtuar mergimit.
Nenelokja me shoqeroi
Deri tek pragu i shtepise
Dy fjale m’i tha:
” Mos e harro kurre
Vendin e femijerise”
Me valixhe ne duar
Ktheva koken mbrapa
Tek Ti moj nene pashe mall
Shpresova se do te gjeja gjalle
Tash ne kurbeti Une tretem
Kujtimet per Ty nene….
Ne mendje me mbeten.
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- …
- 11
- Next Page »