*Presidenti Nishani: “Vatra” farkëtoi aleancën me SHBA dhe ruajti atdhedashurinë/
*Mbrëmje madhështore e Vatrës dhe bashkësisë shqiptare në New York/
Në mbrëmje e së Martës të 24 shtatorit, në restorantin Maestro’s, Vatra me bashkësinë shqiptare shtroi një darkë për nder të presidentit Bujar Nishani. Darkën e ka hapur nënkryetari Asllan Bushati,i cili i uroi mirëseradhjen Presidentit Nishani dhe zonjës, dhe prezantoi drejtusen e darkës, sekretaren e Vatrës, Nazo Veliu.
Fillimisht janë ekzekutuar dy Hymnet Kombëtare, ai i Amerikës dhe i Shqipërisë. Në këtë mbrëmje i ishin bashkuar Vatrës edhe Lëvizja e Legalitetit, Shoqata Rugova, LDK-ja, Rrënjët Shqiptare, Bashkësitë fetare, kishte ardhë nga larg një përfaqësi e degës së Vatrës nga Jacksonville, Florida, etj.Presidenti shoqërohej nga ambasadori shqiptar në Washington z. Gilbert Galanxhi,Konsulli Dritan Mishto me zonjën dhe stafi i tij.Nderoi me pjesmarrjen e tij edhe ansambleisti i shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj.E pranishme media.
Zv/ Kryetari I Vatrës, Asllan Bushati, ka hapur darkën dhe i ka uruar mirëseardhjen presidentit me zonjën dhe stafin e tij. Më pas Bushati ka prezantuar drejtusen e darkës, sekretaren Nazo Veliu. Egzekutimi i Hymnit Kombëtar amerikan dhe shqiptar, është pasuar me një minut heshtje për të rënët e Kombit.
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj,i ka uruar mirëseardhjen presidentit dhe mbajtur një fjalim të shkurtër.
Anëtari i Asanmblesë së New Yorkut, Mark Gjonaj ka përshëndetur pjesmarërsit dhe ka shpallur aksionin për ndërtimin e Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në New York. Menjëherë i jaën përgjigjur nisëmës, Rrustem gecaj dhe Harry Bajraktari që dhuruan nga 10 mijë dollarë.
Kryetari i degës së Vatrës, Adriatik Spahiu dhe zv/kryetari i Vatrës Agim Rexhaj, kanë dorëzuar titullin”Qytetar Nderi i Gjirokastrës” për z. Agim Karagjozi, president nderi i Vatrës. Duke marrë titullin, i biri i zotit Agim Karagjozi, Zyhdi Karagjozi,ka falenderuar dhe ka shpalosur përkushitimin e atit të tij për gjysëm shekulli në shërbim të cështjes Kombëtare dhe 18 vjet si kryetar i Vatrës.
Kryetari i degës së Jacksonville Adriatik Spahiu,i dhuroi presidentit Nishani një dhuratë simbolike nag kjo degë.
Kemi dy besime- të krishterë e muslimanë, por një Zot; kemi dy shtete, por një Komb
Darkën, sipas traditës 101 vjecare të Vatrës e bekuan tre klerikë fetarë, Dom Pjetër, Popaj,famullitari i Kishës Katolike Shqiptare”Nënë Tereza”, Imami Edin Gjoni Nga Qendra Islame dhe prifti i Kishës Orthodokse Shqiptare”Shën Kolli” Pastor Fr. Nathan Preston. Në fjalën e tij, dom Pjetër Popaj ka përshëndetur i pari presidentin Nishani me zonjën në emër të bashkësisë katolike të famullisë të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, duke e vlerësuar si një darkë historike për komunitetin shqiptar në Neë York. Duke folur për Historinë tonë Kombëtare, dom Pjetër Popaj tha se: Zoti na ka ruajtur ndër shekuj, kur kemi kaluar në kriza të mëdha gjatë historisë tonë të përgjakur, por të lavdishme. Ka qenë dhe është, bashkimi dhe qëllimi i njëjtë , palëkundshmëria e besimit në një zot të vetëm, besëlidhja me njëri-tjetrin, që u kemi mbijetuar pushtimeve të armiqëve dhe regjimit ateist. Armiqtë janë munduar të na përcajnë, jo vetëm prej njëri-tjetrit, por edhe prej Zotit. Besa e shqiptarit është baza e përparimit tonë. Ne kemi mësuar prej të kaluarës; se po nuk qëndruam në këmbët tona, nuk mundemi të jemi të fortë dhe të zotërojmë veten tonë. Si shqiptar, tha më tej dom Pjetër Popaj, jemi të përbërë prej dy besimeve, të Krishterë dhe Myslimanë, por besojmë në një Zot të vetëm. Kemi dy dialekte, por kemi një gjuhë të përbashkët, kemi shqiponjën dykrenare, por një flamur.Kemi dy shtete, por një Komb.Kemi një hero Kombëtar Kastriotin dhe një të Lumturën Nëna Terezën.
Kastrioti ruajti dhe mbajti identitetin tonë kombëtar, lirinë e pavarësinë e mvetësinë e tij, Nënë Tereza ruajti cilësitë e shqiptarit, sikur besa, fisnikëria, dhe bujaria e dashur si kurrë në një popull tjetër. Ajo me punë të thjeshta ndër të varfër nxori në dukje vlerat e mëdha të popullit tonë.
Ne , sonte, tha më tej, dom Pjetër Popaj,duhet të falenderojmë Zotin për njëri-tjetrin.Të falenderojmë atë për presidentin tonë, Bujar Nishani.Të lutemi që të jetë me shëndet të mirë, me hir dhe bekim të Zotit, që ai dhe Qeveria shqiptare t’i ruaj e t’i kultivojë tiparet dhe porositë e etërve tanë.Ata luftuan për një Shqipëri të pavarur që sot ne e gëzojmë. Gjaku i tyre nuk është derdhur kot. Bashkimi dhe përparimi ynë është besimi në një Zot dhe harmonia ndërfetare. Liderët e vendit kanë një përgjegjësi të madhe për të ruajtur ekuilibrin ndërfetar dhe të drejtat humane, morale, ekonomike dhe politike.
Ne në diasporë, gjithmonë kemi terguar solidaritet ndaj vendit tonë duke qëndruar pranë njëri me tjetrin. Si fetarë të besimeve të ndryshme qëndrojmë një me Zotin dhe një me popullin.Theksojmë gjërat që na bashkojnë dhe jo gjërat që na ndajnë.
Sonte, lutemi Zotit që ta bekojë presidentin tonë dhe qeverinë e Shqipërisë, që ta udhëheqin popullin tonë me ato dhurata të dashura që të përparojë në Paqe, drejtësi, e harmoni të plotë.
Nuk ka përparim pa bashkim!
Dom Pjetër Popaj e mbylli lutjen e darkës me fjalët bekuse: Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën, gjithë popllin shqiptar, këtë tubim të nderuar si dhe ushqimin që po marrim prej Bujarisë së Tij.Amin!
Më pas Imam Edin Gjoni nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens i uroi mirëseardhjen presidentit Nishani.Ne të tre klerikët, tha Imam Edin Gjoni, edhe pse në shikim të parë, ju drejtohemi me tri përshëndetje, ngase përfaqësojmë tre komunitete fetare, në të vërtetë,një fjalë themi,një mesazh përcjellim dhe një bekim bëjmë.Dhe kjo është mëse e natyrshme sepse një Zoti të vetëm i lutemi, qoftë nga Itari i kishës apo mihrabi i xhamisë, por, në të njëjtën kohë, edhe famullitë, edhe xhemati, të cilëve neve i shërbejmë, është i një gjaku,i një gjuhe, i një buke. Prandaj, pjesë esenciale e misionit tonë, krahs shërbimit Zotit, është dhe shërbimi i Kombit, gjuhës sonë të lashtë, traditave tona fisnike, e vecanërisht një tradite imanente për ne shqiptarët e që është harmonia fetare. Këtë traditë të bukur që i tejkalon kufijtë e cdo trendi kulturor apo filozofik, e që është një nga trashëgimitë më të shtrenjta dhe më të cmueshme të kombit tonë, duhet t’i shërbejmë me ëndje dhe përkushtim, dhe duhet ta ruajmë me xhelozi.
Imam Edin Gjoni i uroi shëndet e mirësi dhe sukses në detyrën e lartë presidentit Nishani dhe shprehu kënaqësinë që ishte mes shqiptarëve në këtë mbërmje të mrekullueshme.Ai falenderoi Vatrën, e cila sic u shpreh ai:”Përherë na ka ngrohur dhe na ka ndritur”!
Më pas e ka marrë fjalën prifti i Kishës Orthodokse Shqiptare”Shën Kolli” në Queens, Pastor Fr. Nathan Preston,i cili falenderoi presidentin dhe i uroi atij mirëseardhjen. Fr. Preston luti Zotin për shëndetin e tij dhe i uroi mbarësi në punën e tij fisnike në detyrën e lartë të kreut të shtetit, dhe begati popullit shqiptar.
PJESE NGA FJALA E PRESIDENTIT
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, që e mori fjalën, kujtoi se takohej me vatranët pas një viti dhe ndjehej i gëzuar. Gjatë një viti tha ai, janë shënuar ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Festuam Ditën e Flamurit më të lirë, më të begatë, më të gëzuar e më të bashkuar se çdo vit tjetër. Më 23 qershor Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më të mira të historisë së saj pluraliste, të lira e të ndershme dhe sipas standardeve perëndimore. Këto vlerësime nuk i japim ne, por kështu i vlerësuan vëzhguesit dhe organizatat e specializuara ndërkombëtare. Në Shqipëri sapo ka filluar punën një qeveri e re, së cilës i duhet të punojë natë e ditë për ta çuar vendin tonë gjithnjë e më përpara duke vazhduar reformat e nevojshme për zhvillimin dhe begatinë e çdo qytetari shqiptar. Ne presim besimplotë të marrim statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, bazuar në meritë, falë përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Evropian”-u shpreh Presidenti Nishani.
Kreu i Shtetit evidentoi gjithashtu faktin se gjatë këtij viti Kosova dhe Serbia zhvilluan bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe arritën një marrëveshje historike, ndërkohë udhëheqësit e të dy vendeve janë takuar e kanë biseduar duke dëshmuar se rajoni ynë i ka lënë prapa njëherë e përgjithmonë mendësitë e së kaluarës së hidhur duke e hedhur vështrimin tërësisht drejt integrimit të merituar në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Në këtë kuadër, Presidenti Nishani nënvizoi se Kosova, e cila ka kaluar numrin 100 të njohjeve, është bërë pjesë e nismave të rëndësishme rajonale dhe më gjerë dhe po konsolidon bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, nëpërmjet përgatitjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe zbatimit të kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave.
Kreu i shtetit u shpreh se ky realitet është bërë i mundur edhe në saje të Federatës Mbarëshqiptare “VATRA” , e cila prej më shumë një shekulli ka luajtur dhe vazhdon të luajë edhe sot e kësaj dite një rol tejet të rëndësishëm për çështjen shqiptare.
“Për më tepër kontributi juaj i veçantë ka qenë ai i forcimit të lidhjeve të miqësisë dhe farkëtimit të aleancës sonë jetike e historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me kombin amerikan, duke na shndërruar sot në aleatë të pandarë në luftën dhe përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut anembanë botës. Dhe të gjitha këto i keni bërë duke ruajtur gjuhën e bukur shqipe, traditat e kulturën tonë të rrallë dhe atdhedashurinë e qashtër e painteres për kombin shqiptar” – deklaroi Presidenti Nishani.
Presidenti Nishani ju bashkangjit nismёs sё Kongresmenit shqiptaro-amerikan nё Asamblenё e Neë Yorkut Mark Gjonaj pёr krijimin e Qendrёs Kulturore Shqiptare nё Neë York, duke premtuar gjithashtu se, do tё jetё mbёshtetёs dhe pjesёmarrёs aktiv nё realizimin e kёtij projekti madhor pёr shqiptarёt e Amerikёs.(D Greca)