• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË GRUA E VETMUAR

October 22, 2017 by dgreca

1-makensen

Tregim nga Makensen BUNGO/ Nju Jork*/

Personazhi kryesor i këtij tregimi është një grua e plakur para kohe nga  tmerret,që  kishte  kaluar   dhe  nga  vuajtjet,  që  kishte  pësuar.Ajo ishte  rrëgjuar  dhe  kërrusur, ecte  me  një  shkop  ngadalë e herë,herë  edhe  duke  rënk-uar. Ishte e  veshur  e tëra  me  të  zeza. Disa  nga  vuajtjet  që  kishte pësuare mëshironin  dhe  e thërrisnin nënë, ndërsa  të  tjerët  nga  urrejtja  për  ate  e  kishin luftuar dhe e quanin  shtrigë.Ne  do   ta  quajmë  nënë,  se  nënë  ishte dhe  sepse  ishte nënë,u persekutua  egërsisht nga  Diktatura.

Ajo  banonte  në  një  kasolle  afër  shkollës  së  fshatit  dhe  shpesh  në  ditët  me  diell  dilte  në  oborr, ulej  në  një  stol  dhe  shëllehej.  Pastaj   nxirrte  kutinë e duhanit,dridhte  një  cigare  të  trashë,  e  ndiste dhe , duke  thithur  tymin  e duhanit, kujtonte ngjarjet e  llahtarëshme të jetës  së  saj, që  kishe  kaluar. Herë  mbas  here shkonte në  varrezat e fshatit  dhe  te dera ndizte një qiri në heshtje. Dhe  rrinte  aty duke  psherëtitur e herë,herë edhe duke lotuar  mes  mallkimeve,  ngadalë  deri  sa shuhej  qiriu.

Ndërsa  në  dimër nuk  para  dilte nga  kasollja, vetëm se rrallë ,kur  bëntekohë e mirë dhe dielli  të  kënaqte. Në atë kasolle banonte vetëm me të nipin e vogël tetëvjecar,nxënës në  klasën e dytë të shkollës fillore. Herë  mbas  here i vinte  një  vajzë e rritur,që  i  sillte ushqime dhe atë ditë rrinte gjatë me ate.

Tjetër  njeri nuk hynte  në  atë  kasolle,vetëm se rrallë e tek ndonjë, mbasi,vështronte  se nuk  kishte njeri që ta shikonte se po shkonte te ajo.

Mësuesi i shkollës së atij fshati,që ishte transferuar atë vit nga  një rreth i  largët dhe seksioni i arësimit e kishte caktuar në shkollën e atij fshati ditën e parë që shkoi në  shkollë,kur e pa atë nënë  te  dera e  kasollës,nuk i bëri ndonjë përshtypje. Një plakë fshati, mendoi,e  përshëndeti ftohët dhe shkoi e hyri në  shkollë.Por më vonë ky mësues, duke filluar që nga dita e parë e shkollës,  u  afrua me ate dhe e njohu mirë .

Atë ditë  ajo  nënë    mori  të  nipin  për  dore  dhe  shkuan  të  dy  në  shkollë.Kur  iu  afrua mësuesit,ajo  iu  prezantua    .I  tha  emrin  e  saj  dhe  të  nipit  dhe  shtoi  :

– Jam  gjyshja e  këtij  djali, Ky  vetëm  mua  më  ka, prandaj  e  solla  unë.

Dhe  heshti . Mësuesi    priti    që   t’i  thoshte  edhe  ndonjë  fjalë  tjetër,  por  ajo  nuk  e  hapi  gojën , psherëtiti  gjatë,  përkëdheli    të  nipin   me  dashuri  dhe e  puthi. Pastaj  vështroi  mësuesin  me  vemendje  dhe  ngadalë  shtoi :-Ma  kij  pak kujdes  . E  kam   bitmen  e fundit  të  familjes  time.

E  përshëndeti  mësuesin   dhe  u  largua   ngadalë  ,  ngadalë   dhe  e  heshtur   u  drejtua  për  në    kasollen  e  saj   .

Mbasi  filluan  mësimet, ajo  shkoi  në  shkollë   edhe  herë  të  tjera  për të pyetur  për  të  nipin . Thoshte  po  ato  fjalë    që  tha    në  fillim : “ Jam gjyshja  e  këtij  djali “ . Dhe  thoshte  të  njejtën  porosi : “Ma  kij  pak kujdes   .  E  kam  bitmen  e  fundit  të  familjes  time  . “ Mësuesit  i  bënë  përshtypje  vizitat  e  shpeshta  të  asaj gruaje  ,   se  nënat  e  tjera    të  atij fshati  nuk  dukeshin  fare  në  shkollë.  Shkolla ishte   pak   larg  nga  shtëpijat  e    fshatit  dhe  të  gjitha   graë  e  fshatit      punonin  në  kooperativë  nga mëngezi  deri  në  darkë  ,  lodheshin  e   copëtoheshin   dhe   nuk  e  kishin  mendjen ,  të  pyetshin  ,  se  si  shkonin    fëmijët   e  tyre  në  shkolë  .

Vec  vizitave  ta  asaj  nëne      mësuesit  në  fillim    i  bënë  përshtyje  edhe  fjalët  ,  që  ajo  thoshte  për  të  nipin  : “Jam  gjyshja  e  këtij  djali  .  Ma  kij    pak  kujdes ! E   kam   bitmen  e  fundit  të  familjes . “  Por  si   u  mësua   me  ato  fjalë  ,  më vonë  nuk  i  bënë  më  përshtypje .

Mësuesi   dalë  nga  dalë   u  mërzit  me  vetminë  e  asaj  jete  në  atë  shkollë   larg     fshatit    dhe   pa   një   njeri   afër  ,  me  të  cilin  mund  të  këmbente    ndonjë fjalë     .  Për  të  thyer  monotoninë  e  jetës  në atë  fshat  , ai   dalë  nga  dalë  u  afrua  me  atë  nënë     në  pushimin  e  gjatë  mes  orëve  të   mësimeve      ,kur  ajo  dilte  në  oborr  .   Në  fillim  e   përshëndeste  nga  larg  me  dorë .  Edhe  ajo  ia  kthente  përshëndetjen  po  me  dorë  .   Më  vonë    ai  shkoi  te  ajo    dhe  e  pyeste  për  ndonjë  gjë  ,  sa  për  të  biseduar  me ate  .   Pastaj    ndodhi   që  një  ditë    shkoi  te  ajo    dhe  këmbyen    një  cigare . Dhe  kështu  dalë  nga  dalë  u  afrua   me  atë  nënë  .

Më  vonë  një  ditë  , duke  biseduar  në  këmbë   ,     ajo   plakë  i  tha  ngadalë  e   me  keqëardhje   ,  që  ,   meqenëse   ai    ishte  i  ri     dhe  nuk  njifte  njeri   në  atë  fshat  , që    po  të  kishte  ndonjë  nevojë    ,   mund   të  trokiste  në  derën  e  kasolles  së   saj  .  Si  tha  këto  fjalë  ,  e shikoi  mësuesin  ndër  sy  për  disa  caste  me  vemendje   dhe  shtoi :

_  Por  jo  ditën ,  por   vonë  ,  që  mos  të  të  shofi  njeri  !

Mësuesit  i  bënë  përshtypje  fjalët  e   fundit   të  saj  dhe  ,  kur  shkoi  në  shkollë , mendoi  për   ato  fjalë  ,  që  i  tha  ajo  nënë  plakë   dhe      së  fundi     dyshoi  ,  se    ajo   mund  të  kishte  ndonjë  cen  në  biografinë  e  saj ,  por  se  cfarë   nuk  e  vrau  mendjen . Prandaj     nuk  u  largua  nga  ajo  dhe     midis   atyre  të  dyve  vazhdoi  e  njejta  lidhje  dhe  bisedat  midis  tyre   dhe  këmbimet    e  cigareve  i  vazhduan  herë  mbas  here  .Por    për  të  trokitur  ndonjë  herë   te  dera  e  kasolles  të  asaj  plake  ,   ai  nuk  shkoi  . Edhe  ajo    nuk  iu  vardis  .

Një  ditë   mësuesi  mbasi  mbaroi   mësimin   dhe  nxënësit    u  larguan  ,  doli  në  oborr ,  pa  atë   nënë    te    dera    e  kasolles dhe  shkoi  te  ajo  si  përherë  për  të  vrarë  kohën . Ajo edhe  u  gëzua  ,  por  edhe   u  shqetësua .  Mbasi   vështroi  , se  rreth  e  qark  nuk kishte  njeri  ,  që  të  vështronte  mësuesin  te  ajo  ,  u  ngrit  dhe  ashtu   , me  shkop  në  dorë   e   duke  rënkuar    ,   shkoi  në  kasolle  dhe   nxorri  një   stol   .   Ai e  falënderoi  , u  ul  në  ate    dhe  pastaj  filluan   të  bisedojnë   .

Në  bisedë  e  sipër   mësuesi  e  pyeti  për  emrin .  Ajo    ia  tregoi  me  një  herë . Pastaj e  pyeti  , se  nga  cili  fshat  ishte  .Ajo  sgjati  dorën  me  gishtin    tregues  , e  drejtoi   te  një  mal  larg  dhe  i  tha :

_  E  shef  atë  mal  atje    ? Mali  i  Thatë    i  thonë   . Prej  andej  jam   unë  .

Dhe  i  qeshi  buza   dhe i  ndritën  sytë  .

Pastaj  i  tregoi  emrin  e  krahinës, ku  ishte  ai mal  .

Mësuesi   e  dinte     ,  që  ajo  krahinë  ishte  e  përmendur  në   betejat    kundër  turqëve   për  clirimin  e  Atdheut  . Madje  njerin     nga  ata  luftëtarë  të  asaj  krahine   populli  e  kishte  pavdeksuar     me  një  këngë  . Dhe  i  tha  emrin  e  atij  luftëetari  .  Ajo  duke  buzëqeshur  ,  i  tha  :

_  Është   babai    i  im .

Ai  u  gëzua  ,  se  iu  hoq  dyshimi   për  ndonjë  cen  politik    në    familjen  e   asaj  dhe  i tha :

_  Shumë  mirë   . Qenke  familje   atdhetare   .

Ajo  tundi  kokën   me  hidhërim   dhe   i  tha  ngadalë :

_ Ishin  kohë  të  tjera  atëherë  ,  more  mësues  !  Sot  jemi  ndryshe  .

Mësuesi     nuk  e  kuptoi  ,  se  c ‘  deshi  të  thotë  ajo   nënë   me  ato  fjalë  .    E  pyeti  për  njerzit  e  familjes :

_  Po   burri  të  ka  vdekur    ?  Se   nuk  kam  parë    një  burrë   të  hyjë   tek ti    ?

Ajo uli  kokën  dhe  psherëtiti  gjatë . Por   për   t ‘ u përgjigjur  nuk  iu  përgjigj  .

Ai  mendoi  se    kishte  vdekur  .  Nuk  e  sgjati  . E  pyeti   për  të  tjerët  :

_  Po  djem  ke  ? Se  as  djem  nuk   ‘ kam  parë ?!

Ajo  u  s verdh     .

Ai  vazhdoi  :

_  Ku  janë  ?

Ajo  e  shikoi  mësuesin  për   disa  caste   ,   mori  frymë   thellë   dhe  psherëtiti   gjatë  ,  por   prap    nuk  iu  përgjigj  .Heshti  .  Pastaj  ,  mbas   një    kohe  të  gjatë  , tundi   kokën  me  hidhërlm  dhe      i  tha  :

_  Ah  ,  more  mësues  , ta  lëmë   këtë  bisedë  !

Nga  këto  fjalë  , që  tha  ajo  nënë    ,  mësuesi   filloi  të  kuptojë  ,  se asaj   nëne    i  kishin  ndodhur     ngjarje   jo  të  mira   ,  por  ,  se cfarë  , nuk  po  kuptonte  .  Deshi  ta pyesi  prap.  Por    ajo  e  ndaloi  .Dëshpërueshëm    i  tha  :

_ Mos  ma   gërvish   këtë    plagë   , o mësues  !  Është  një   plagë  , që  rrjedh  gjak.

Dhe fytyra  iu  bë  me  blana  të  kuqe  .  Mësuesi  dyshoi  ,  se  njerëzve  të  saj  mund  t’u  kishte  ndodhur  ndonjë  fatkeqësi  dhe nuk  e  pyeti  më  .  Edhe  ajo  nuk  foli  . Nuk   e   sgjatën   më   bisedën  .  Heshtën   që  të  dy  .  Dhe  gjatë asaj heshtje  ajo    kujtoi  njerzit  e  saj   dhe  fundin  e  tyre  dhe  ai  mendoi  ,  se  c’fatkeqësi  mund  t’u  kishte ndodhur  atyre  njerëzve     dhe  ra në  mendime të  thella  për  njerzit e  saj  .  Mendoi   dhe  tha  me  vete  :

_  Të  kenë  vdekur  ?  Të  jenë  aksidentuar ? Të  jenë  arrestuar   ?  Të  jenë   burgosur ? Të  jenë  pushkatuar  ?  Të  jenë  vrarë  ?

Pastaj   shtoi  :

_  Se    cdo  gjë  mund të    ndodhi sot  .

Dhe  të  dy   vazhduan   të   jetojnë     në    një  heshtje  të  gjatë  me  ngjarjet   e     asaj  kohe ,  që  kishte   hapur    shumë   plagë    .

Mbas  kësaj  heshtje   nëna     nxorri  kutinë  e duhanit ,  por  nuk  e  la  mësuesi  .

_  Jo  ! _ i  tha  ai  dhe  nxorri  shpejt   paketën  .

Muarën  të  dy  nga  një  cigare ,  i  ndezën   dhe  filluan  ta  thithin  tymin   .  Afër   fundit  të     cigares  ,  ajo    ngadalë   i   tha    :

_  Kujtuam  ngjarje  të  largëta  sot   ne  të  dy     .

U  mbush   me   frymë  dhe    tundi  kokën  me   inat     dhe tha  :

_  Keq

Mësuesi  e   shikoi   atë  nënë  me  keqardhje    dhe  e  thithi  tymin  e  duhanit  fort  në  heshtje    duke  u  menduar   për  burrin  dhe  dy    djemtë  e  saj  ,  ndërsa   nëna     parafytyroi    fundin    e   tyre  .

Mbasi   qëndruan   dhe   ca  ,   ajo  i  tha  :

_  Ndejtëm  shumë   ,  o  mësues  !   Nuk  bën  të  të   shofin  ty  me  mua .  Ndahemi  .

Dhe  bëri  të  ngrihet  .  U  ngrit  edhe   mësuesi  ,  u  përshëndetën  dhe  u  ndanë  .

Ai  i  shkoi  në  dhomën  ,  ku    flinte  ,  që  ishte  ngjitur  me  klasën  ,  në  të  cilën   ai  mësonte  nxënësit     dhe  filloi  të  mendohet  për  gjendjen  e  asaj   nëne   në   atë    fshat  të  largët  .

Si  u  mendua  për  një  kohë  të  gjatë  , ai  tha  me vete  :

_  Si  duket  kjo  nënë    do të  ketë  ndonjë  plagë  në  zemër .

Dhe  i erdhi   keq  për  atë   nënë  .

Atë  natë  gjumi  e  zuri  shumë  vonë  . Mendonte  atë  nënë    , gjendjen  e  saj  , fjalët  e  fundit  që  ajo  i  tha  ,   gjendjen  e  Shqipërisë  .Dhe  tha  me  vete :

_  Si  kudo   në  Shqipëri  edhe   këtu  në  këtë  fshat  të  largët  .

Të  nesërmen  , me  gjithë  ato  ,  që  mendoi      gjithë  natën    , kur  nxorri  nxënësit  jasht  në  pushimin  e  gjatë  dhe  e pa  nënën    te  dera  e  kasolles  ,   vendosi     ,  që  të  shkojë    te  ajo   ,  jo  për  të  biseduar  me  ate     ,  por  sa   për  të  thyer  monotoninë  e  jetës    në  atë  fshat  të  largët   .  Vec kësaj  ai  mendoi  se  shtëpijat  e  fshatit  ishin    larg  e  nuk   mund   ta  shikonin     duke  biseduar  me  ate  .

I  vetëm  dhe  i  mërzitur  nga  vetmija  në  ate  fshat  ,  shkoi  te    ajo     ,    këmbyen  edhe  nga  një  cigare  dhe  biseduan  deri  sa  erdhi  koha    për  të  rifilluar  mësimin  . I  ra  ziles, nxënësit  u  rrjeshtuan  ,  ai  i   futi   në    klasë   dhe   mbas  tyre   hyri  edhe  ai  e rifilloi mësimin  ,

Dhe  kështu  vazhdoi  disa  ditë   mësuesi  i  asaj  shkolle    me  ate  nënë  të  vetmuar  .

Por  kjo  gjendje  nuk vazhbdoi   shumë  .

Një  ditë  sekretari  i  organizatës  së  partisë   së  fshatit  ,  shkoi  në shkollë ,  u takua  me  mësuesin  ,  u  përshëndetën       dhe  në  bisedë  e  sipër   , si  e  pyeti  në  se  venin  të  gjithë  nxënësit  në  shkollë  dhe   a   mësonin  ,   i  foli  per  atë  plakë  .

_ Më   kanë   thënë  ,  _  i  tha  _   që  ti  ke  shkuar  disa  herë  te  ajo  plaka  ,  që  banon  në  kasollen  këtu  ,   afër  shkolës .

Ai  u  shqëetësua  ,  se   e  kuptoi  ,  se  ku  donte  të  dilte  sekretari  i  partisë   dhe  i  tha  me  një  herë  :

-Po ,  por  jo  disa  herë .

Sekretari  i  partisë  u  gëzua  ,  se  fjalët,  që  i  kishin  thënë  ishin  të  vërteta  ,  u  krekos  dhe  vazhdoi :

-Njësoj   është,  si  një  herë  ,  si  disa  herë  .  Por  ti  mos  shko  më  te  ajo  ,se

ajo    është    një  shtrigë  ,  që  nuk  e  ka  shoqen jo  vetëm në  fshatin  tonë  ,  por  edhe  në  të  gjithë   krahinën    . Ti  nuk  e  njef  familjen  e  asaj. Familja  e  saj  është     një  familje  armike   .  Burri  i  saj  ka  qenë  me  Ballin,  ka   vrarë  e  ka  djegur  dynjanë    dhe   ne  i  dogjëm   shtëpitë  . Kjo  dhoma   këtu  ,  që  është  bërë  shkollë dhe  dhoma  ku  banon  ti   janë  pjesë  të  shtëpisë  së  tij  ,  që  nuk  u  dogjën  . Mbas  clirimit  në  këto  dy  dhoma  erdhi  dhe  u  vendos   pastaj    kjo   familje ,  se     gjatë  luftës    kishin   ikur  prej  këtu    e  banonin  në  Tiranë   .  Mbasi  pushkatuan  të shoqëin   këtë  shtrigë  e  pushuan  si  arësimtare  dhe  , kur  u  formua  kooperativa , ne   e  caktuam    të  punonte  në  sëktorin  më   të  largët   .  Kur  mbeti  vetëm  kjo    shtrigë    ,  ne    e  nxuarrëm  nga  shtëpia  dhe   e   vendosëm  në  kasollen  e  bagëtive  ,  ku  ajo   ka  për  të  vdekur  .

Tha  këto  fjalë  dhe  ,  duke  buzëqeshur   ,  shtoi :

_  Kështu  ia  kemi  pumnuar  ne  kësaj  shtrige  .

Pasfaj  vazhdoi  :

Ndërsa  sa  mbaroi  lufta   burrin  e  saj   ne    e  arrestuam   dhe  e  pushkatuam .   Djali  i madh  i   ka  vdekur në    hetuesi  ,  se  nuk  pranoi  të   tregonte    punët  armiqësore  ,  që  kishte   nisur  të  bënte        kundër  Pushtetit  Popullor . Pastaj  këtij   i  vdiq   e  shoqja     nga  marazi  . Por  jo  këtu  . Kishte  shkuar  te  prindërit  e saj    , në  një  fshat  shumë  larg   prej  këndej   . Dhe  atje  e   varrosën  .Mbas  vdekjes     djalin  e saj    e  mori  kjo shtrigë  dhe  rron  tani  bashkë  me  ate   .  E  ke  këtu  ate   djalë  ,  në   shkollë ,  në  klasën  e dytë  . Ndërsa   djali  tjetër  i  asaj  u  vra  në  kufi  ,  se  deshi  të  arratisej  . Kështu  mbeti  vetëm  ajo  shtrigë .

Mësuesi    deshi  të  justifikohej   , pse       kishte  shkuar  te  ajo  ,  por  e  ndaloi  sekretari  i  partisë .  Ai  me  krenari   vazhdoi  .

_  Ska  gjë   !  _ i  tha ._   Ti   mos  u  shqetëso ,  se  ke  shkuar   te  ajo   !   Por  tani  e  tutje  mos  shko  më  te   ajo    !  Ajo  familje     që  në  fillim    është  shpallur  familje    kulake  .

Mësuesi  u  drodh   dhe  u  sverdh  nga  ato  ,  që  i  tha  sekretari  .  Ai    e  kuptoi  ,  se  mësuesi     u  frikësua  dhe  e  sbuti  bisedën :

_  Nuk  ke  bërë  ndonjë  gabim   të   madh   .   !  Ti  nuk  e  njifje  ate  ,  prandaj  shkove  te  ajo  e  bisedove  me  ate . Mos  u  shqetëso  !  E  rregulloj  unë  këtë  punë  . Se  ne  kemi  mësuar  se  c’njeri  je  ti   . Ne  nuk të  njifnim  ty  ,  kur    erdhe  në   shkollën  tonë    si  mësues. Kur     na  thanë   , se  ti shkoje  te  ajo  , ne  kujtuam  ,  se  mos  ishje  njeri  me  biografi  të  keqe  dhe  mos  na  bëje  me  ate  ndonjë  sabotim    .   Pyetëm    në  rrethin  nga  je    për  familjen   tënde  dhe  për  ty  . Dhe  na  thanë  ,  se  babai  i  yt    paska qenë   një   nëpunës  i  thjeshtë  dhe  familja  e  juaj   nuk  kishte   qëndrim  politik  të  keq    . Dhe  për  ty  mirë  na  folën  .  Edhe  këtu  ti   punon  mirë  .  E  them me  siguri   këtë .    Se  unë  një  ditë    kam   ndejtur   në  një  anë  pranë  dritares  së  klasës  ,  ndërsa  ti  jepje  mësim   dhe   ndëgjoja  ,  si  e    zhvilloje   ti   mësimin .

I   tha  këto  me  mburrje   ,  ndërsa  mësuesi   habitej   nga  ato ,  që  ndëgjonte  . Pastaj   ai  ndejti   dhe   pak   dhe  ,  si  e  këshilloi  edhe  një  herë  ,  që  të  mos  shkonte  më  te  ajo  plakë  ,  krenar  për  ato  ,  që  tha  , u   ngrit   për  të  dalë .

Mësuesi  e  shoqëroi  deri  jasht   e  u  kthye  i  cuditur  dhe  i  hutuar  nga  ato  ,  që  ndëgjoi  nga  goja  e  sekretarit  të  partsië  të  fshatit  .  Hyri  në  dhomën  ,   ku  banontre  si  i  trulllosur    .  U  shtri  në  krevat  dhe  i     llahtarisur  ,  ra  në  mendime   për  persekutimin  e    asaj  familje   ,   për  vuajtjet  e  asaj   nëne   dhe  për    veprimet    sekretarit  të partisë . Dhe  tha  me  vete  :

_  Të   persekutohet  aqë  rëndë  e  gjithë    familja  !?    Të  zhduken    të   tre   burrat     e  një  familje    njëri  mbas  tjetrit  !? Të  mbesi  në  mes  të  katër  rrugëve  një  plakë  e vetme  me  nipin  e  vogël   !? Të  pyesin  për  babanë  tim !?  Të  përgjojnë  pranë    dritares , se si  e  spjegoj  unë  mësimin  ?!

U  mendua  sa  u  mendua  dhe  pyeti  me  cudi  :

_   C’ beëhet  kështu  !?

Heshti  ,  u  mendua  gjatë  dhe   pastaj  tha:

_   Shqipëria   po  zien  si  një  vullkan  nga  lufta  e klasave  .

Që  nga  ajo  ditë  mësuesi   në  pushim  nuk doli  më  në  oborr .  Nxënësit  dilnin  e  luanin  ,  qeshnin  e  gëzoheshin  ,   ndërsa  ai   rrinte  në   klasë    dhe  mendohej  për  ato  ,  që  i  tha  sekretari  i  partisë    . Dhe  kur  qëllonte  , që    dilte  në  oborr ,  nuk  shkoi  më  te  ajo    ,  por   e  vështronte     ate  dhe  e  përshëndeste   me  dorë   nga  larg  .

Edhe  ajo       nuk  i  foli   më .   Ajo  e  kuptoi  ,  se  cfaë  mund  të  kishte  ndodhur  , sepse  kështu  i  kishte   ngjarë    edhe  me  të  tjerë  . Kush  diktohej   ndonjë  ,se  kishte  shkuar    te  ajo  ,  e  thirrnin  në  Këshiliin  e  fshatit  ,  e  kritikonin  pse  kishte  shkuar  te  ajo  dhe  e  porosisnin    që  të mos  shkonte  më ,  ndryshe   do  ta pësonte  .

Nëna     psherëtiti    dhe  tha  me  vete  :

_  Më  mirë  kështu  .  Se  ate    edhe  mund   ta   arrestojnë  ,  po  të  vazhdonte  të  vinte  te  unë    . Sepse  sot  shkak   duan  .

I  tha  këto  fjalë    se  tani  dalë  nga  dalë  ajo  nënë    kishte  filluar  ta  njihte  atë  djalë    dhe  në  shkollë  shkonte  shkonte  më  shpesh  dhe  me  një  farë   gëzimi    ,  se  do  të   bisedonte    mësuesin   .   Dhe  porosinë  për  të  nipin “ Ma  kij  pak  kujdes  !  E  kam  bitmën  e  fundit  të  familjes  time   e  thoshte  lirshëm  ,  jo  si  më  parë .

Një  mbasditë  nga  mezi  i  vitit  shkollor  ,  mbas  mësimit   ,  kur  shkoi  në  shkollë   për  t’u  interesuar  për  të  nipin ,  ajo  ,  e  pyeti   mësuesin  ,  se  si  shkonte   ai     në  mësime   :

_    Po   në mësime   vazhdon  të  shkojë  mirë  ?

Mësuesi  ,   gëzueshëm  ,   iu   përgjigj  :

_  Ai  është  i   pari  i   klasës .

Asaj   nëne   i  ndritën  sytë  ,  buzëqeshi  lehtë    dhe  tha  ;

_   I   ngjanë    gjyshit  .  Kështu  më  kanë  thënë  ,  se ishte  edhe  ai  .

Psherëtiti   gjatë  ,  tundi  kokën  hidhërueshëm    dhe  tha  ngadalë  ,  sikur  po  fliste  me  veten  e  saj :

_  Në  shkollë  gjitëmonë  i  pari  si  në  Shqipëri  ashtu  edhe  në  Francë   .   Kur  u  kthhye  ,    punoi  për  Shqipërinë  .  I  vuri  gjoksin  punës  . Fliste  për  Kosovën  e  Camërinë  të  copëtuara   . Ka  botuar  në  gazeta  edhe  artikuj   për  ato  troje  shqiptare  të  robëruara  . Ndër  shokë  e  në  mbledhje  fjala  nuk  i  binte   përdhe  kurrë . Kur  formoi   cetën  ,  ka  luftuar  si  kundër  fashizmit  ashtu  edhe  kundër  nazizmit  .  Të  tjerët  nuk  i  quajti  kurrë  armiq  ,  por  kundërshtarë .   Dhe  as    vrau  dhe  as     dogji    ndonjë  shtëpi  , si  e   akuzuan  . Mori    pjesë  edhe  në  Mukje  .  Atje foli   shumë  edhe  për  Kosovën  .

Ndaloi  dhe  vështroi  mësuesin  .  Ai  po  e  ndëgjonte  me  kujdes , se  po  mësonte   për    jetën  e  asaj   nëne    Ajo  vazhdoi :

_  Në  fund   kur  mbaroi  lufta  dhe ata  e  humbën , nuk  u  largua  ,   se   ishte  i  pastër    . Kishte  luftuar  për  Shqipërinë  .

U  drodh  ,  u  sbe  në  fytyrë ,  sytë  iu  skuqën    dhe  foli  :

_  Dhe  pse  ishte  i  tillë ,  një  natë  erdhën  dhe  e  arrestuan  ,  e  nxuarrën  në  gjyq  .  e  akuzuan  padrejtësisht  ,  se  kishte  bëë  krime  ,  nxuarrën  disa  dëshmitarë  të  rremë  ,  e dënuan  me  vdekje dhe  e  pushkatuan   .

Heshti   për  një  kohë  të  gjatë . Mësuesi  vazhdoi  ta shikojë    me   dhimbje   për  ato  që  mësoi  dhe  priti,   që   ajo  të  fliste  prap  . Por  ajo vazhdoi  të    heshtë  .

Kur  ajo  nuk  po  fliste  , mësuesi    me  ngadalë  futi  dorën  në  xhep  , nxorri  paketën  dhe  i  afroi  një  cigare  . Mori  edhe  një  për  vete  dhe  i  ndezi.

Duke  thithur  tymin  e  duhanit  , ajo  tundi  kokën  ,  vështroi  mësuesin   dhe  foli  me  inat  :

_ Dhe  ai njeri  sot   nuk  ka  as  varr   .

Mori  frymë  dhe  vazhdoi  :

_ As  dy  djemtë  e  mij  .   Prandaj  unë  e  ndez  qirinë  per  ata  te  pragu  i  derës  së  varrezave  ,  se  nuk  e di  ,  se  ku  i   kanë   varrosur  .

Mësuesi    uli  kokën  dhe  parafytyroi   sekrerarin  e  partisë  të  fshatit  se  si  ngrifej  kur  i  foli  për  atë  familje  ,   kujtoi  fjalët  ,   që  i  tha  disa  ditë  më  parë  sekretari i  partisë  për  atë  familje dhe ra  mendime  në  një  heshtje  të  madhe  .  Pas  një  kohe  të  gjatë  tha  ,  ngadalë  sa  mezi  u  ndëgjua  :

_ Dy  botë  të  ndryshme  ,  kundërshtare   dhe   të  përgjakura   të  një  populli   të  shumëvuajtur   .

Ngriti  kokën  dhe  ,    si   i  hutuar  ,  pyeti  :

_  Por  përse  ?

Heshti .

Pas  pak  pyeti  përsëri :

_  Po  fajtori    !?

Nëna  e  ndëgjoi  këtë  pyetje  dhe   vështroi  mësuesin . Edhe  mësuesi  e  vështroi  atë.  Të  dy   vështruan  njëri  tjetrin  në  heshtje  ,  por    asnjëri  nuk  u  përgjigj  .

Ishte  një  pyetje  ,  që  nuk  kishte    nevojë  për  përgjigje  .Të  gjthë  e  dinin  përgjigjen  ,  por asnjë  nuk  e  thoshte  dot  . Tmerri  u  kishte  mbyllur  gojën  njerëzve  , ndërsa  diktatori    mburrej  me  përfundimet  krimeve  të   tij   .

Mbas  një  heshtje  të  gjatë   mësuesi  tha  :

–  Por  përkohësisht  .

Nëna     buzëqeshi  lehtë  ,   i    kapi  dorën  dhe i  tha  :

_  Mos  folë  më  !

_  Pse  ? _ pyeti  ai  .

_  Fajtori  vdes  fizikisht  ,  ndërsa    faji   është  i  pavdekshëm  ,  ai  nuk  njeh  kohë  .   .

Nëna  nuk  deshi  të  rrijë  më  aty  . Shoi  cigaren   ,  përshëndeti  mësuesin  dhe  bëri  të  largohet.  Por  mësuesi  e  ndalloi  ,  u  ngrit  ,  e  vështroi  me  vemendje  dhe  e  kapi  për  dore  . Ajo  u  cudit  dhe  i  tha  :

_     Jo  kështu   !     Nuk  duhet  të  na      shohi   njeri     bashkë  .

Dhe  deshi  ,  t’ia  largojë  dorën  ,  por  mësuesi    ia shtërngoi  më  shumë  .

Ajo  i  foli  :

_ Të  lutem  ,   më  ler  !  .

Ai    i  tha    vetëm  një  fjalë  :

_  Eja  !  .

E  ështroi  me  keqardhje    dhe     shtoi  :

_Ti  je  një  nënë  e  vuajtur   .

Ajo  ndjeu  një  gëzim  që  nuk  e  kishte  ndjerë   prej    kohësh dhe  i  tha  :

_  Ka  ditë  që  të  kam  johur       !

Pastaj   të  kapur  të dy  për  dore  dualën  jasht  dhe  ecën  drejtë  kasolles  . Rrugës  shikuan  disa   here  njëri  tjetrin  duke  ndjerë  një  gëzim  të  lehtë  .  Kur  iu  afruan kasolles   ,   nënë  ndaloi  .  Shikoi  mësuesin    dhe  e  pyeti :

_  Do   të  vijsh  me mua    të  shohësh  banesën   time  ?

Mësuesi  u  habit  ,  se  nuk  e  priste  këtë  propozim  .   Nëna  e kuptoi  dhe  shtoi  :

_  Unë  banoj  në   kasollen    ,  ku  ne  mbanim  bagëtinë  .

Tundi  kokën  me  hidhërim  ,  sgjati  dorën    drejt  të  kasolles  dhe  shtoi  :

_  Në  atë kasolle banoj  unë  . Në kasollen  e  bagëtive . Atje    më   ka  futur   Diktatura .

Mësuesi   ështroi  kasollen  dhe  uli  kokën . Ajo  psherëtiti . Qëndruan  të  dy  në  një heshtje  të  hidhur  . Ajo  heshtje  donte  të shprehte   një  urrejtje  të  heshtur  .

Nëna  vazhdoi  :

_ Mbasi  më  pushkatuan  burrin  ,  mbasi  më  vdiqën  djalin  e  madh     nga  torturat    dhe  mbasi  më  vra:në  djalin  tjetër  në  kufi  , më muarën  cdo  gjë  që  kishim vurë  ne     me punë   të  ndershme  dhe   pastaj   më  nxuarrën  edhe  mua  nga  dhoma ,  ku  banon ti  sot vetëm  me rrobat  ,  që  kisha  veshur  dhe  më  futën  të  banoj  në   kasollen  e     bagëtive  me vulën  e  armikes në  kurris

Mori  frymë   gjatë  dhe  shtoi  :

_  Dhe   mbas  gjithë  këtyre  mynxyrave  më  bënë  njeri  pa njeri ,   se  porositën  që  të   mos    hynte  njeri  në  kasolle  te  unë  .  Dhe  kështu  më    vodhën    gëzimin  ,  më  grabitën  lumturinë  ,  më  vranë  jetën .  Jetova   vite në  vetmi   vetëm  me  nipin e vogël  .   Jeta  në vetmi  ,  është     një  jetë  e    mërzitëshme  ,  e  lodhur ,   e  egër   , e  trishtueshme ,   një jetë  më  e  keqe  se  vdekja     Dhe  përse ?  C’ kisha    bërë  unë  ,  një  mësuese  fillorje? Unë  do  të  përmbysja   qeverrinë  ?

Mësuesi  e  vështroi  ate  me një  hidhërim  të  madh . Sytë  e  asaj  ishin  mbushur  me  lot  . Atij  i  erdhi  keq  për  atë  nënë  ,  i  vuri  dorën  te   shpatullat    dhe  i tha  :

_ Nënë  ,    mjaft  !  .

Iu  afrua  nënës  dhe  i  tha  :

_Kur shkoja  për  pushime  në  qytet  dhe më  flitnin  për  egërsinë  e Diktaturës

,  unë  nuk  i  besoja,  se   ishin  shumë   të  llahtarëshme  dhe  të  pamundëshme  . Por  tani   që  m’i  thua ti dhe  po  i  shikoj  edhe  me  sytë  e  mij  ,  po  i  besoj  .

_Vuajtjet  e  nënave  shqiptare  nga diktatura  janë  të  trishtueshme  ,  të  llahtarëshme    të  tmerrëshme . Diktatura  në  vendin  tonë    jetën  e  saj    po  e  sgjat  me  tortura  dhe  jeton  me  krime  ,_  shtoi  ajo

Mësuesi  tundi  kokën  dhe  tha  :

_  C ‘ do  nënë  shëqiptare  ka legjendën  e  saj .

_  Legjenda  të  përgjakura  ,  _ plotsoi  nëna . _  nga  gratë    e    burgosura  ,  nga  gratë    e  cmendura  dhe  të   vdekura   nga  troturat  në  hetuesi  ,   nga   gratë    e  vetëvrara  dhe  të  vetëvarura   ,  se   nuk  i  duronin  dot  ato  vuajtje,  nga  gratë    që  helmuan  veten  .

Mësuesi  u  sverdh  dhe  iu  lut  :

_  Mos  më  ,  nënë ,  mos !  S ‘ i  duroj  dot  kur  m’i  numuron  gjithë  këto  krime  të  Diktaturës  kundër  grave  të  Shqipërisë  !  Mos  !

Nëna  heshti  ,  u  mendua   pak  dhe  i  tha  :

_  Mirë  , por  eja  të  shikosh   kasollen  ku  unë  banoj .

Mësuesi   nuk  pranoi  .  U  drodh  dhe  me  një  zë  të  përvajshëm  iu  lut  :

_  Jo   !  Mjaftojnë  këto  ,   që  më  the   dhe  këto  ,  që  pashë  .

_ Cdo    zemër    dridhet  ,  kur  i  mëson  .  Po  t ‘ i  vuash   ,  si  i  kam  vuajtur  unë  ?

E  kapi  mësuesin  për  dore  ,  u  mendua  dhe  i  tha

_Mirë   ,  mos   eja  të  shikosh  se  ku    banoj   unë   ,  por  para  se  ne të ndahemi  do  të  të  lë  një  porosi.

_  Folë ! _  i  tha  mësuesi

Ajo   i  tha   porosinë  dhe  vështroi   mësuesin .  Ai   i   tundi  kokën  në  shenjë  mirartimi  .

Ajo  e  falënderoi ,  e  përshëndeti  dhe  u  largua  ngadalë   drejtë  kasolles të  bagëtive ,    ku   banonte  dhe   hyri  mbrenda  ,  por  derën  nuk  e  mbylli   .

Mësuesi  ,  mbasi  ajo  hyri  në  kasolle  , ndejti  aty  për  një  kohë  të  gjatë   .  Pastaj  me  ngadalë  dhe  mendueshëm    u  largua  për  në  shkollë  . Kur   hyri     në  klasë    ,   u  ul  në  një  bangë  ,  nxorri  paketën mori  një  cigare   dhe    e  ndezi  .   Dhe  ,  duke  thithur  tymin  e  duhanit  ,  filloi  të  parafytyroi  atë  nënë  ,  që  në  ditën  që  e  kishte  njohur   ,   kujtojë   bisedat  me atë, fjalët e  sekretarit  të  partisë  së  fshatit  ,  përmbysjen  e  familjes  së  saj  me  plumba  dhe  gjak    dhe    vuajtjet  e  asaj  nëpër ato  vite  e   ra  në  mendime  . . Dhe  duke  kujtuar  dhe  duke  u     menduar,   tha  disa  herë  porosinë ,  qëë  i  tha  ajo   nënë  e   vetmuar para  se   të  ndaheshin   : “ Mos  i  harroni  kurrë  vuajtjet  e  nënave  shqiptare nga  Diktatura  .”

 

*TREGIMI ESHTE PJESE E LIBRIT TE PABOTUAR E AUTORIT MAKENSEN  BUNGO “NËNAT  TONA“

Filed Under: LETERSI Tagged With: Makensen Bungo, NJË GRUA E VETMUAR, Tregim

ATË DHE BIR

April 22, 2017 by dgreca

Tregim nga Makensen BUNGO/Nju Jork/

Xha Sulua bashkë me të shoqen dhe të birin kishin  hyrë në Amerikë pa  ndonjë  shqetësim, mbasi ishte shkoqur Diktatura komuniste në vendn  tonë, sepse  babai i  atij  vite  më  parë  kishte  punuar atje për  një  kohë  të  gjatë  dhe  kishte  përfituar  nënshtetësinë  amerikane.

Xha Sulua në fillim nuk kishte dashur  të  largohej nga Shqipëria. Ai  kishte  menduar, që  tranzicioni  nuk  do të  sgjaste  shumë  dhe  gjendja  në Shqipëri do  të përmirësohej. Por  tranzicioni po vazhdonte dhe  ndonjë shpresë  përmirësimi nuk po dukej. Edhe i biri e nxiste  gjithëmonë për t’u larguar. Së fundi i ishte mbushur mendja  edhe atij.Kishte marrë  pashaportën  amerikane të  babait dhe ishte paraqitur në  Ambasadën  amerikane dhe  bazë këtyre fituan të  drejtën të hynin në Amerikë. Mbas disa ditësh i hypën aeroplanit  dhe mbërritën  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në  fillim  vuajtën  ca,  se  fillimi   gjithëmonë  është  i  vështirë, por shpejt i biri  filloi  të punojë në një  firmë  në  zanatin  e  tij  si  mekanik  dhe atyre  të  dyve, burrë e  grua,  si  të  moshuar, që  ishin, shteti  amerikan  u  lidhën një ndihmë shoqërore. Dhe shperjt filluan të  bëjnë një jetë të mirë.

I  biri mbas  një  kohe të shkurtër i vuri vetes detyrë, që të  ecte  përpara. Ai ishte i guximshëm  dhe  me  guxim  njeriu  mbërrinë aty, ku synon. Dhe filloi  të bëjë edhe dy punë në ditë. Lodhej, për t’u  lodhur, por edhe  fitonte mirë dhe mbas  një kohe u bë  pronar i një faktorije të vogël dhe atje puna i  shkoi mbarë.

Xha Sulua cdo ditë, herë vetëm , herë  me  të  shoqen,dilte rrugëve të qytetit dhe vështronte  madhështinë e  Amerikës : ndërtesat madhështore, rrugët e gjëra,makinat e shumta, supermarketet,  reklamat me ngjyra verbuese dhe njerëzit, që shpejtonin për të  kryer punët e tyre.

Herë, herë, kur  dilte me të  shoqen  dhe shikonin gjithë atë  madhështi  të  Amerikës, i thoshte të  shoqes, se ajo nuk  kishte  dashur  të  shkonte në  Amerikë:-E, moj  grua, e  shikon  Amerikën, që s’deshe të  vije!

Mbas disa ditësh që  kishin shkuar  në  Amerikë, Xha  Sulua  mësoi  se, aty  afër  shtëpisë  së  tytre  ishte një  klub i  hapur nga një shqiptar. Vajti  dhe e pa.Në atë klub kishte vetëm shqiptar.Pinin  kafe ose caj , bisedonin, luanin me  letra,  me  domino  dhe  tavull. I  pëlqeu dhe që nga ajo ditë u bë një  frekuentues i rregullt i atij  klubi.

Kur gjente ndonjë të moshuar, shkonte e ulej pranë atij, këmbenin ndonjë cigare dhe bisedonin për  ngjarjet në Shqipëri,për punët e djemve të tyre, për hallet e shtëpisë e për punët,që kishin bërë në   Atdhe.Kur nuk gjente  ndonjë  të moshuar, ulej në karrike , porosiste  kafenë,nxirrte paketën, merrte një  cigare , e  ndiste dhe e thithte tymin ngadalë dhe  në heshtje. Me që nuk kishte njeri me të cilin të  bisedonte , kujtonte ngjarje të ndryshme, që kishte jetuar vetë në Shqipëri dhe shpesh herë edhe fliste me vete.Kur  gjente  gazetën  në  gjuhën  shqipe,që  botohet atje, shkonte dhe e merrte, nxirrte syzet  dhe e lexonte. Se  Shqipërinë nuk e harroi kurrë dhe të afërmit  dhe shokët e tij i  kujtonte gjithënjë.

Një ditë si kishte kaluar një kohë në  Amerikë, në klub hyri një djalë  dhe vështroi rreth e rrotull. Ishte  gati  tridhjetë  vjec, me një trup të  gjatë, me flokë  të  zes, por me fytyrë të venitur. Ai sa e pa  xha  Sulon, u  gëzua, fytyra iu cel dhe sytë  i  ndritën.U drejtua nga nga ai,  iu afrua dhe e përshëndeti. Xha  Sulua nuk e njohu dhe e shikoi për disa caste me  vemendje. Djali e kupotoi se  ai  nuk e njohu dhe i tha  emrin e tij dhe të  babait.Atëherë  xha  Sulua  mësoi , se cili  ishte dhe i buzëqeshi.

Ai ishte djali i një miku të tij, me të  cilin  kishte  bërë  tok  ushtrinë në një repart pune dhe më vonë si  xha  Sulua ashtu edhe babai  i këtij  djali e  kishin forcuar miqësinë  midis tyre dhe i ishin gjetur njëri  tjetrit si në ditë  të  mira ashtu edhe  në të vështira. Xha  Sulua  u  gëzua, që takoi djalin e një miku, i zgjati dorën,u  përshëndetën dhe e ftoi  të  ulej. Pastaj  porositi  kemerierin , që të sillte  një kafe. Djali, si me  turp, tha, se nuk e pinte kafenë. Atëherë  xha  Sulua  porositi një caj.Pastaj  ata  të  dy  filluan  të  bisedojnë  me njëri  tjetrin. Së pari  xha  Sulua e  pyeti  për njerzit e   shtëpisë.

-Vetëm  babai dhe nëna kanë mbetur tani në fshat,- iu  përgigj djali . -Vëllai  i  madh, si e di, është në  Gjermani që nga koha,që u hapën ambasadat, vëllai tjetër ka shkuar në  Greqi  dhe motra bashkë me të  shoqin  jetojnë  në  Itali .

-Paskan  ikur të  gjithë,-tha  i  helmuar  xha Sulua.

-Kanë  ikur,  xha Sulo, kanë  ikur.  Kanë  ikur  të  gjithë. Rrallë  sheh ndonjë të ri në fshat. Edhe  burrat  kanë  ikur. Vetëm  pleqtë  kanë  mbetur  në  fshat. Vetëm ata duken tani nëpër fshatra, si të harruar  nga njerzit dhe nga vdekja.

Xha  Sulos  i  erdhi  shumë  keq dhe  tha ngadalë:-Muarën udhët e botës djemtë tanë!I muarën nga ky i shktretë tranzicion, që nuk po mbaron,por  po  e  shkatarron fare  atë  vend!

Xha  Sulua  psherëtiti. Psherëtiti  edhe djali i mikut të  tij  .Pastaj  për  një  kohë  të  gjatë  heshtën  të  dy, edhe  xha Sulua ,  edhe  djali  i mikut.Xha Sulua heshti mendueshëm, ndërsa djali  i  mikut  heshti  ,  se  shikoi  fytyrën e xha Sulos , që  kishte filluar  të  bëhej me blana të  errta.

Pas pak  xha  Sulua e  pyeti:-Po  ti,  si  erdhe këtu,  me  llotari  ?

-Jo,  xha  Sulo, bleva një pashaportë fallso .

-Sa,-e  bleve ?

Djali tundi kokën me hidhërim dhe iu përgjigj: -Shtrenjt, xha  Sulo,  shtrenjt, Vetëm që të ikja prej andej.

Xha  Sulos i erdhi  keq  për  fjalët, që i tha ai djalë dhe,  duke  tundur  kokën, i tha :-Mos i  thuaj këto  fjalë, djali  i xhaxhait !  Ai  është vendi  i  yt.

Djali  e  kuptoi  dëshpërimin e xha Sulos, por  me gjithë  ate vazhdoi :-Ashtu  është , xha  Sulo, ashtu është. Është  Atdheu ynë, është Shqipëria e  jonë, por c’të  bëjmë?  Nuk jetohet  më  atje.Vetëm  vrasje,  varfëri,    prostitucion dhe drogë ka  atje. U harrua nderi dhe burrëria. Rrëmbejnë  fëmijë  të  vegjël  në  rrugë dhe i shesin në shtete të ndryshëm për t’i  birësuar. Gënjejnë  vajza, se do të martohen me ato. i  nxjerrin  jasht  shtetit  dhe i detyrojnë të bëhen  prostituta.

Ndaloi, mori  frymë dhe vazhdoi:- Dhe  me pronat po bëhet e c’po  bëhet , o  xha Sulo!  Bjeri, t’i  biem!Kush mund të vjedhë më  shumë !Me  vendime pronësije të  gënjeshtra nga hipotekat dhe me vendime gjyqesh të paguara  janë bërë  pronarë  ata, që  nuk  kishin as një copë tokë  për varr. Dhe nuk ka ditë, që të  mos  vriten  për  pronat    sot  në  vendin tonë!

Dhe  vështroi  xha  Sulon. Ai ndëgjonte  djalin e mikut të tij me vemendje të madhe  dhe dukej si i  ngrirë, për ato që  po dëgjonte.Djali  vazhdoi:

-Unë  nuk  e di, se si do t’i vejë halli atij vendi.Por sot Shqipëria po bëhet cdo ditë e më keq. S’ka qenë  kurrë ndonjë herë si është sot ai vend. Zoti e ndihmoftë! Xha Sulua ra në mendime për gjendjen e vajtueshme Shqipërisë në atë tranzicion të egër.

E plagosën  shpirtërisht ato që i tha  djali  i  mikut  të  tij, kujtoi ato, që  kishte  parë  e  kishte    ndëgjuar  kur ishte vetë  në Shqipëri edhe solli ndër mend edhe ato, që  kishte  lexuar në  gazetën që  dilte në  gjuhën shqipe atje  dhe parafytyroi  ato që  shikonte pothuaj cdo  natë në një  stacion  televzivë  në  gjuhën shqipe, që e kishin ngritur dy djem aty dhe mendoi  se  Shqipëria e shkretë po rrokullisej  gjithënjë  e  më  shumë  drejtë një humnere të frikëshme.

Vështroi  djalin  e  mikut  të  tij  , mori  frymë  me  vështirësi  ,  tundi  kokën  , sgjati    dorën  ,  mori  një  cigare  nga  paketa   ,  e  ndezi  dhe  e  thithi  duhanin  disa  herë  në  heshtje duke  kujtuar  ,  menduar  dhe  parashikuar  për  të  ardhëmen e  Shqipërisë.

Në  këtë  kohë   ra  një  heshtje  e  trishtueshme dhe efrikëshme midis atyre të dyve, njëri i  moshuar i llahtarisur dhe tjetri i ri i gënjyer. Mbas  një  kohe  të  gjatë xha  Sulua  pa e  mbaruar  cigaren, e  shoi dhe,  për  të  ndërruar  bisedën, ngadalë e  pyeti  djalin e  mikut : -Ti  vuajte  shumë  për  të  ardhur  këtu  ?

-Shumë ,  xha  Sulo!  Me  frikë  në  zemër  dhe  me  gjak  të  ngrirë  nga  një  shtet   në  tjetrin  ,  se  mos  më  diktonin.

Xha  Sulos  i  erdhi  keq  për   ate   dhe, duke shtërnguar  të  dyja  duarët  tok   grusht tha , sa  u  ndëgjua  : – I   shkreti  djalë!

Ai  shtërngim  duarësh  në  ato  caste   para   atij  djali    shorrehte   një      urrejtje  ,  që  ai  më    parë nuk  e  kishte    ushqyer    kurrë   n ë  vetvete  . . .

Pastaj  mendueshëm ,  tundi  kokën, mori  frymë  me  vëshshtirësi , shikoi  djalin  e  mikut  dhe  e pyeti  i  inatosur:-Po  ata  politikanët  c’bëjnë  atje  në  Shqipëri?

Djali   tundi  kokën  dhe    me  ironi  fë  hollë  dhe  duke  psherëtitur  iu  përgjigj:-Xhaxha ,  kur  të   pllakos  e liga  ,  duhet  guxim  dhe  trimëri!

Xha  Sulua  nuk  e  priste  këtë  përgigje  nga  ai  djalë , u  mendua  dhe  tha  ngadalë:-Po, more bir, po. Ke të drejtë!

Pastaj, pas  një  kohe të  gjatë, e pyeti djalin,  në se  kishte  zënë ndonjë  punë. Djali u gëzua, se i erdhi fjala në  shteg  dhe, si  me tur ,iu përgjigj: -Për  këtë kam ardhur këtu sot, xha Sulo, që të  bisedoj me  ju.  U kollit  dhe  vazhdoi:- Më  porisiti  babai  në  telefon , që t’ju  them, nëse  mundet t’më marri  djali  i  juaj  në  punë  në  faktorinë  e tij. Para  dy  ditësh  vajta  vetë  tek  djali i juaj dhe i  thashë, që  t’më  merrte  në  punë, por ai  nuk pranoi.

Xha Sulua e  dëgjoi, por nuk  nuk  foli. Mbasi u mendua,me një zë të  ulët, sa  mezi  u  ndëgjua, e  pyeti: -Domethënë , ti  je  pa  punë ?

-Po ! -ia  ktheu  djali. Kam  shumë  ditë, që kam ardhur dhe po sorollatem e s’po gjej  dot ndonjë  punë.

Xha  Sulua   tundi  kokën ,  u  mendua  për  një  kohë  të  gjatë,përfytyroi  të  birin,  kujtoi porosinë e atij,  solli ndër mend  kohën, kur kishin kaluar me babanë e atij  djali në  repartin  e  punës  dhe  mireqënein  midis  atyre  dhe  i  tha:

-Për  punë  është  ca  e  vështirë.

–  E  di, -foli  ngadalë  djali  .

Xha  Sulua heshti  për  një  kohë fë  gjatë,  pastaj,  duke  mos e  shkuar ndër sy, i  tha   ngadalë  :

-Me  gjithë  ate   ti  duku  një  herë  nesër  këndej.

Djali  u  ngrof  nga  fjalët  e  xha  Sulos ,  e   falënderoi  ate  ,ndejti  dhe  pak,  u  përshëndet  me  ate dhe  u ngrit  e  iku.  Mbas  pak  u  ngrit  edhe  xha  Sulua,  pagoi  kamerierin  dhe  mendueshëm   doli  jasht dhe  mori  rrugën  për  në  shtëpi .

Gjatë  rrugës  mendoi  për  djalin  e  mikut  të  tij.

Në  darkë  e  priti  të  birin  me  një  hall  të  madh  . Do  të  bisedonte  me  ate    ,  që  të merrte  djalin  e  mikut   në  punë,  por   a   do  ta  merrte,  vallë?   Ata  të  dy,  atë  e  birë ,  kishin   maradhënje  të  mira  midis  tyre .I  biri  e  respektonte dhe e  nderonte  si  baba,  që  e  kishte,  bisedonte  shtruar  me  ate  për  cdo  problem  dhe  i  vlerësonte  mendimet e  tij. Vetëm  për  një  gjë  nuk  ishte  i  një  mendje  i  biri  me  babanë, i  biri  nuk  donte , që  babai  t’i  ndërhynte  në  punët  e  faktorisë.

Kur  erdhi  i  biri  në   shtëpi, u  përshëndet  me prindërit  e tij, u  sorollat  nëpër  shtëpi   për  ndonjë  gjë  dhe  shkoi  në  kuzhinë  dhe  u   ul    në  një  karrike  përballë  babait  dhe  ,si  zakonisht  ,biseduan  të  dy   për  ngjarjet  e  ditës .  Mbas një  kohe  xha  Sulua,  si  me  lezet   dhe  larg  e  larg,  i  tha  se ,  kishte  takuar   me  djalin  e  një  miku  të  tij ,  që  kishte   shkuar  ato  ditë  në  Amerikë  .

– Cilin  ? – e  pyeti  i  biri.

Xha  Sulua    i  tha  emrin.

– E  njoh,- i  tha i biri me ngadalë.

Xha  Sulua i  tregoi, se  ishte  takuar  me ate  në  klub.Pushoi pak  dhe shtoi  :

– Më  tha, se  është pa punë.

-Edhe  në  Amerikë,-i  tha  i  biri,-është  vështirësuar  ca   tani, që  të  gjeshë  punë lehtë .

Xha  Sulua e  kishte  para  syshë  porosinë  e  të  birit,  që  të  mois  i ndërhynte  në  punët e  faktorisë ,  por  me  gjithë  ate  mendoi,  se  duhej  të  ndërhynte. U mendua  dhe  i  tha:

-Është  punëtor  i  mirë ai.

-Unë  e  njof  ate,  baba  ! -u  shpreh  i  biri.

Babai  nuk  u tërhoq. Vazhdoi:

-Është  rrobaqepës.

-Po  e  di,  more  baba , e  di,- tha i  biri  dhe  nxorri nga  xhepi disa letra  të  punës dhe  filloi  t’i  lexojë    me  kujdes.

Në  kuzhinë  ngadalë  ra  një  heshtje  e  lehtë  dhe  në  mes  të  asaj  heshtje njëri  mendohej  për  punën  e  atij  djali ,  ndërsa  tjetri   lexonte  shkresat  e  punës  me  vemendje .

Dëgjohej   vetëm  fërfëritja  e  letrave ,  kur i  kthente  i  biri  mbasi  i  lexonte .

Pastaj xha  Sulua,  mbas  një  kohe  të  gjatë,  duke  u  menduar  për  gjendjen  e   djalit   të  mikut ,  i  tha  të  birit:

– Me  babanë e tij  kam  kryer  ushtrinë   në  një  repart  pune.

– Ma  ke  thënë  .  Dhe  keni  vuajtur  shumë  në  atë  repart  gjatë  kohës  së  diktaturës ,-tha   i  biri  pa  e  ngritur  kokën nga  letrat.

– Miku  i  burgut  dhe  i  ushtrisë  nuk  harrohet  kurrë  . Ata  i  lidh  një  dashuri    e  heshtur   por  e  madhe- i  tha    xha  Sulua- Kemi  qenë  gjithë  ato  vite  miq, si  vllezër e shkuar vëllezërve ,prandaj   duhet  ta  marrës  në  punë  atë  djalë.

I  biri    ngriti  kokën,  shikoi  të  atin  dhe i tha prerazi:-Nuk  kam mundësi, baba!

Këto  fjalë  ranë  si  bombë  dhe  babait  iu  duk  sikur  e plagosën.  Mbas  këtyre  fjalëve   nuk  foli  më  njeri, as  babai, as  i  biri . Me  këto  fjalë i  biri  kishte  thënë  cdo  gjë  dhe  babai  kishte  mësuar  gjithëcka.Në  kuzhinë  ra  prap  heshtja dhe në  këtë  heshtje  xha  Sulua  u  krodh në  mendime  të  thella  tani  jo  vetëm  për  djalin  e  mikut ,  por  edhe për  të  birin , se  nuk  po  poranonte  të   merrte  ne  punë   djalin   e  një  miku  të  tij  me  të  cilin  kishte  vuajtur në  kohën  e  diktaturës.Tundi  kokën  disa  herë  dhe   me  keqardhje, i  tha  të  birit:-Më  duket, se  nuk po  bisedoj me tim bir.

I  biri dëgjoi fjalët e babait,la letrat, ngriti kokën, e shikoi të atin me habi dhe tha:- Baba…! …

Deshi të  vazhdoj, por i ati nuk e la . Ai  i  tha :

-Erdhe  në  këtë  vend  të  begatë  pa  asnjë  pengesë, vure mall e  pasuri  dhe tani nuk po pyet për njerzit  tuaj. Ai  është birë  miku, djalë i  një miku me të cilin kemi  vuajtur tok.

I  biri  nuk  foli. Priti, se cfarë do të shtonte  i  ati.

Babai  vazhdoi :

-Por, a e di ti , se  sa  ka  vuajtur ai  djalë  për  të  ardhur  deri këtu me një  pashaportë fallso, të blerë në tregun e zi?    Me cfarë frike e me cfarë tmerri  ka udhëtar ai  më shumë natën  se  sa ditën?

-E  kam   mësuar  nga  të  tjerët, iu  përgjigj  i  biri  ngadalë  .

Babai  e  shikoi  të  birin  me  keqardhje  dhe  shtoi më  shumë   si  këshillë,  se  sa si  urdhër:- Po  mjerimin  e  madh,  që  e  ka  pllakosur  vendin  tënd, e  di  ti ?Po  varfërinë  e  madhe  në  të cilën  e  kanë  zhytur  atë  popull  të  shktretë,  e  ke  mësuar  ti ? Po  për shpërbërjen  e  padëgjuar, që  kanë pësuar atje të kanë  folur ? Të  të  vijë  keq  , more  bir,  për ata njerëz  atje në Shqipëri,që nuk  dinë  se  c’ të  bëjnë nga  ajo  gjendje  e  mjerueshme,  në  të  clilën  jetojnë, në atë  tranzicion  që  nuk   po  mbaron

Mbas  këtyre  fjalëve i  ati  heshti   dhe   në  heshtje  priti,  se  c’farë  do  të  thoshte i  biri. Por  edhe ai  heshti.  Atëherë, mbasi  djali i  tij nuk po fliste, me ngadalë i  tha  :

-Unë  po  pres, bir!

– Për  cfarë  ?-  pyeti  i  biri.

-Për  atë  djalin.

-Nuk  kam, si  ta  ndihmoi,-  iu  përgjigj i biri  .

Dhe  heshti  pak  dhe shtoi:-Se  nuk  kam  punë!

Xha  Sulos i erdhi  keq nga përgjigjia e të  birit  dhe  u nevrikos . U  kollit  dhe  duke  e  shkuar të  birin  me  inat, i  tha:- Nuk  ke  punë  ti, ë  ?!

Dhe  duke  marrë  frymë  me  vështirësi,përsëriti pyetjen :-Nuk  paske  punë   ti  për  atë  djalë  ?!

I  biri   tani  nga  toni , që  i  foli  i  ati,  e  kuptoi , që  ai  ishte  inatosur  dhe  nuk i foli.  Babai  u  mendua,  parafytyroi   gjendjen e mjeruar të  vendit  të  tij,  mendoi  djalin  e  mikut , kujtoi vuajtjet  e  tij  deri  sa  kishte  mbërritur  në  Amerikë   dhe  e  pyeti  të  birin :

-Po  bukë  ke  ?

Ai  nuk  iu  përgjigj  se  nuk  e  kuptoi,  se  cfarë  donte të  thoshte  i  ati  me  ato  fjalë. Babai   tani  i  nevrikosur   vazhdoi:-Jepi  bukë  atëherë  nga  buka  e jote ! Ndaje  bukën  tënde  për  gjyësm  me  atë!  Ndaje  ! Se ai mund të mos ketë bukë! Në s’ke punë,atëherë jepi  bukë !

I  biri  dëgjoi  fjalët, që tha i ati  dhe  i  habitur e  pyeti  babanë :-T ‘ i  jap  bukë  ?!

–  Po ! – përsëriti i ati, t‘i  japësh  bukë,!

Tundi kokën me inat  dhe  ripërsëriti:-Po  nuk pate punë,  jepi  bukë, se  bukë ti  ke, ndërsa  ai  mund të  mos  ketë  as  bukë  dhe  as  para  për  të  blerë  bukë !

I  biri  sa dëgjoi fjalët e babait,  e  vështroi  ate  me  vemendje  për  një  kohë  të  gjatë,  pastaj u ngrit dhe qëndroi përpara  babait  për  disa  caste,  pa  e ditur,se  cfarë  të  bënte.Pastaj u  kthye  nga  dritarja, që e  kishte  mbrapa dhe nëpërmjet asaj  pa kopshtin e shtëpisë, ku  rrinin me  qera, një  kopësht i vogël, si  ai, që  kishin  në  shtëpinë  e  tyre  në  atë  fshatin e largët të Shqipërisë  së shumëvuajtur. E vështroi  për  disa  caste  në  një  heshtje  të  madhe.Dhe duke vështruar atë  kopësht, iu kujtua Atdheu i  tij  në atë tranzicion të egër, kur  e  ëma  merrte  një  grusht  miell , e  përziente  me lakra  e  gatuante  një  bukë  të  vetme  për  të  gjithë  njerzit  e shtëpisë, një  bukë  të  zezë me më shumë  lakra  se sa miell.U  drodh  dhe  balli  iu  mbush  me  djersë  të  ftohta. U drithërua.Psherëtiti  thellë  dhe  gjatë.Pastaj  iu  afrua  më pranë dritares,  qëndroi  pranë  asaj dhe hodhi  vështrimin larg.

Nuk  shikoi  asgjë  tani  përmes  asaj dritarje. As  pemët e cveshura  në mes të kopshtit në atë dimër të egër, as  lulishten e shkretë  në  fund  të  kopshtit ,as  tavolinën me katër karrike në mes të  atij kopshti të  heshtur.As gjë.

U  zhyt  në  një  botë  tjetër, të  largët, shumë të largët, të mjerë, të varfër, të shkretë, të përgjakur. Dhe mes asaj bote iu kujtuan shokët e tij në  fshat, gëzimet e hidhërimet me ata. Midis atyre iu kujtua njëri nga  ata,që në kohën e Diktaturës , kishte tentuar  të  arratisej,  por  e  k ishin  vrarë  dhe  të   vdekur   e  kishin  lidhur  mbrapa  një   zetori   dhe    e  kishin  tërhekur    svarrë  nëpër  fshat  ,  që  të  tmerrohej  populli .  Iu  kujtuan  demostratat  dhe  greva  e  rinisë  për  të  përqafuar  lirinë  e  ëndërruar   gjatë    atyre  dekadave  të  përgjakura  , iu  kujtua  kur  kishte  hyrë  tok  me  shokët  e  tij  në  ambasadën  gjermane  ,  por  kishte  dalë    nga  ajo  ,  se  kishte  menduar ,  se  ku  po  i  linte  prindërit  e  tij  vetëm  atje  në  fshat   në  një  varfeëri  marramendëse  ,   iu  kujtua  rrëximi  i   trupores  së  diktatorit   . Iu  kujtua  përmbysja  e  diktaturës  dhe  gëzimi   i  popullit  ato  ditë  , Iu  kujtuan  se  si  grupe  të  rinjsh  pastaj  tentonin  të  kalonin  kufirin  nga  malet   ,  por  i  mbulonte  dëbora  dhe  vdisnin  nën  ate  ,  kujtoi  edhe    se   të    tjerë  u  kishin  hypur  gomoneve  dhe  ishin nisur  për  në  vende   përtej   detit, por   i  kishin  përpirë  dallgët  dhe  kishin  përfunduar  në fund  të   detit.

Kujtoi  shumë  skena  të  tilla  të  atyre  kohrave  dhe  nxorri  një  oh  të  gjatë  .  Ishte  një  dhimbje  e  madhe  për  atë  vend  dhe  një  urrejtje  e  heshtur për ata, që  i  kishin  kryer  ato  krime   monstruoze .

Dhe   pas    atyre  kujtimeve  i  doli  para  syshë  djali  i  mikut  të  babait   duke  blerë  pashaportën  fallco ,  rrugëtimin e tij  nëpër ato vende  të  largët  dhe  të panjohur ,vuajtjet,lodhjen ,frikën,  dëshpërimin ,  urinë  , ndjekjet  ,  poshtërimin  ,  që  kishte    pësuar  ai  djalë  deri  sa  kishte  mbërritur  në  Amerikë  . Pastaj  e  parafytyroi  ate   ,  kur  i  kishte  shkuar    në   faktori  për  ta  marrë  në  punë . Kujtoi  bisedën  ,  që  kishte  bërë  me  ate ,  psherëtimën  e gjatë   dhe  të  thellë  ,  që  kishte  nxjerrë  ai  , kur  i  kishte  thënë  ,  se  nuk  mund  ta  merrte  në  punë  dhe  si  ishte  larguar  pastaj  ai   nga  faktoria,  kokëulur  ,  me duar  në  xhepa   dhe  i  bërë  helm.

Ndejti  ashtu   pranë  dritares  mes  kujtimeve  për  një  kohë  të  gjatë  . Pastaj  i  ktheu  kurrizin  dritares  ,  u  khye   nga  i  ati  ,  eci   ngadalë  drejtë  atij , qëndroi  para  babait  dhe  u  ul  në  karriken , ku  kishte  qëndruar  më  parë,  i  heshtur ,  kokëulur  .

Xha  Sulua   priti, që  i  biri  t’i  thoshte  ndonjë fjalë,por  ai  heshti  . Atëherë  ai  si  një  baba  i  dhëmbshur  dhe  plak  i  vuajtur,  i  tha  ngadalë  :

-Zgjatja  krahun  dhe  jepja  dorën  atij  djali  ,  o  birë  ,  se  ai  është  shoku  i  yt  !

Pushoi, mori  frymë    dhe  vazhdoi  :  – Mbi  të  gjitha  ai  është  shqiptar,  ai  është  yt  vëlla.

Kur  ndëgjoi  fjalët  e  fundit  të  babait, i  biri   e   vështroi  ate  për  një  kohë  të  gjatë.  E  vështroi  edhe  i  ati.  Vështruan  njëri  tjetrin  në heshtje. Pak  mbas  kësaj  heshtje    babai e  pyeti  ngadalë  të  birin     :

-Pse  më   shikon  ?

I  biri  kokën  ulur, iu  përgjigj:  -Për  fjalët,  që  më  the!

Nuk  tha  më  asnjë  fjalë  tjetër,   Heshti. Pastaj, mbas asaj heshtje kuptimplote, ngriti  kokën , e shikoi  të  atin  ndër  sy, ia  kapi të  dyja  duarët, ia  shtërngoi  fort dhe i  tha:-Thuaji, të  vijë nesër në punë                                                                                                                                                    *Marrë   nga  vëllimi  ne doreshkrim“ DHIMBJE QË  S’ DUHEN  HARRUAR “

Filed Under: LETERSI Tagged With: ATË DHE BIR, Makensen Bungo, Tregim

BISEDË PËR MUSINE KOKALARIN

March 9, 2017 by dgreca

musine-kokalari-foto-origjinale

Me  rastin e 100-vjetorit të Lindjes/

1-makensen (2)

NGA MAKENSEN BUNGO*-NJU JORK/

Para  një  shekulli   në  familjen e  juristit   shqiptar  Reshat  Kokalari,  që  banonte  atëherë  në  qytetin  Adana  të  Turqisë, lindi  mbas  tre  djemve,mes  një  gëzimi  të  madh, një  vajzë ,  që  ia  vunë  emrin  Musine .

Katër  vite  më  vonë  atdhetari  Reshat  Kokalari u shpërngul  nga Turqia  dhe  familjarisht  u  drejtua  për    në  Atdhe  ,  në  qytetin e  Gjirokastrës. Në  qytetin  e  gurtë  kjo  vajzë  e  vogël    kaloi  fëmijërinë  dhe  përfundoi shkollën  fillore .  Më  vonë   kjo  familje  u  shpërngul për  në  kryeqytet, ku vajza Musine  filloi  dhe  mbaroi  shkollën  e  mesme “Nana Mbretneshë  “.

Kur  ishte  nxënëse    emri  i  kësaj    vajze  me  emrin  Musine u  përmend     si  shkrimtare, pastaj si politikane, si atdhetare, si themeluese e Partisë  Socialdemokrate, më vonë si antikomuniste,si e burgosur dhe, së fundi, si e  internuar.Gjatë diktaturës veprimtaria e saj u dënua dhe emrit të saj  iu hodh baltë. Mbas  shkërrmoqjes së  komunizmit veprimtaria e  saj u  hymnizua dhe  emri i  saj u  përmend me nderim dhe respekt.

Këtë vit, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së  saj  bota intelektuale shqiptare,  kudo që ndodhet, e kujtoi  me  respekt  dhe nderim të  madh  emrin e saj duke e  quajtur heroinë, se vetëm heroinat mendojnë, veprojnë, luftojnë,qëndrojnë, torturohen dhe vdesin si kjo vajzë me emrin Musine  Kokalari  .

***

P O R T R E T I

————————-

Musine  Kokalari  ka  një jetë  të shkurtër ,  por  me  një  veprimtari  të  madhe  atdhetare  ,  të  larmishme  dhe  të  guximshëme  .

Ajo  është një  lule  në  fushën  e   letrave  shqipe ,  një  flamur  i  përgjakur në  luftën  kundër  komunizmit  ,  një  lapidar  madhështor  i  demokracisë    .

Tek  kjo  vajzë  u  bashkua  talenti  dhe  guximi  .  Talentin  e  përdori  për  të  shkruar  veprat ,   që  na la, guximi i saj u duk në përleshjen  e egër  me  diktaturën.

Ajo  kishte  një etje të  madhe  për dije  dhe kulturë  .  U  rrit  me  libra të  ndryshëm ndër  duar  dhe  vdiq  me  ato  në  gjoks    Ato   qenë  shokët  e  saj    të   pandarë.

Shkroi  libra  për  popullin, se  e  deshi  ate  të  mësuar  dhe  pjesë  për   fëmijë ,  që  ata  të rriteshin  të   kulturuar  .

Ajo  mblodhi  shumë  këngë  të  popullit ,  por  vetë  nuk  këndoi  asnjë  herë   .Mblodhi  zakonet  e dasmës  , por  vetë  nuk  u  bë  kurrë     nuse  . Në  mendjet  dhe  zemrat  e  popullit  ajo  mbeti  nuse  e pa  nuseruar .

Hyri  në  botën  kulturore  të  vendit  me  dinjitet  ,  duke  u  respektuar  nga  personalitetet  e  kulturës  shqiptare  si   Koliqi  ,  Xhuvani  ,  Kolea  ,  Pogradeci  etj .

E  urrreu  fashizmin  e  nazizmin    dhe  komunizmin  .

Formoi   tok  me  shokët  e  saj Partinë  Socialdemokrate të  Shqipërisë  si alternativë    për  clirimin   e  Shqipërisë  .  Bëri    pjesë  në  grupimin  e  parë  opozitar    antikomunist  , që  u  themelua  për  t’i  prerë  rrugën  diktaturës  sllavokomuniste  ,  që  kishte  lëshuar  kthetrat  e  saj  gjakatare  drejt  truallit  arberor  .

Diktatura  e  luftoi  egërsisht  ,  i  pushkatoi  dy  vllezërit  e  saj  pa  gjyq ,  e  arrestoi  dy  herë   ,  e  torturoi  llahtarshëm   ,   e  mbajti   nëpër  burgje  për  afër  dy  dekada  ,  e  internoi  gjithë  jetën  ,  por  ajo  qëndroi  me stoicizëm  kundrejt  asaj  dhe  mbeti  lapidar  .

Musine  Kokalari  ishte  një femër  e  madhe  në  Shqipërinë  tonë  ,  Lëshoi  dritë   në  një  vend  pa  dije  .Punoi  për  bashkimin  e  popullit  ,  kur  ai  ishte i  përcarë  . Sakrifikoi  jetën  e  saj  në  luftë  kundër  komunizmit  për  lirinë  dhe  demkracinë  e  popullit  .

Diktatura  e   vdiq  dhe   u   mundua  ta    zhduki    .  Populli  e  fuajti    në  zemrën    e  tij  dhe  sot   ajo  na   msëson    nga  piedestali , ku  e  vendosi   kombi  shqiptar  ,  si  të     luftojmë  për  bashkimin  e  popullit  ,  për  mbarësinë  e   truallit  arbëror    dhe  për  demokracinë  tonë  .

***

KRONIKË   NGA   JETA   E  SAJ

———————————————

10  shkurt  1917 : lindi në  qytetin  Adana  të  Turqisë  .

1921 :  Familja  e  saj  kthehet  në  Shqipëri  dhe  vendoset  në   Gjirokastër  ,  ku  kreu  shkollën  fillore  .

1930  :  Familja  e  saj  vendoset  në  Tiranë  .

1937  :  Mbarion shkollën  e  mesme  “:  Nana  Mbretneshë “  në  Tiranë  .

1939  :Boton  librin e  saj   të  parë “Sic  më  thotë  nënua  plakë  “ .

1941  :  Përfundoi  shkëlqyeshëm  studimet  universitare  në  Romë  ,  në  Fakultetin  e  Letërsisë  dhe  të  Arteve  të  Bukura  dhe  u  laurua  “Doktoreshë  në  letërsi    me temën  “ Litteratura  albanese  ,  Naim  Frashëri  “

1943  :  Së  bashku  me  Skënder  Mucon  , Isuf  Luzajn  dhe  Abaz  Omarin    themeloi  Partinë

Socialdemokrate  të  Shqipërisë.

1944  :  Boton    gazetën  “  Zëri  i Lirisë  “ ,  organ i  Partisë  Socialdemokrate  .

1944 :  Boton  librtin  e  saj  të  dytë  “ Rreth  vatrës  “  .

12  / 1 / 1944  : U  puhkatuan  pa  gjyq  dy  vëllezërit  e  saj  ,  Mumtaz  e  Vesim  Kokalari  .

16 / 11 / :  Arrestohet  dhe  mbahet  në  burg  17  ditë   dhe  lirohet .

Janar  1945  : Boton   llbrin  e  saj  të  tretë  “  Sa  u  tund  jeta  “

23  janar  1946 : Arrestohet  për  së dyti  nga  forcat  e  Mbrojtjes  së  Popullit  .

2  kotrtrik  1946  : U  dënua  me  20  vjet  burg  ,  me punë  të  detyrueshme   dhe  me  konfiskimin  e  pasurisë  ..

1961 :  U  internua  në  Rrëshen  .

1973  :  Del  në  pension  me  gjysëm  page  .

1981  :  Sëmuret  nga  kanseri  ,  por  mjeku   komunist  ,  anëtar  i  një familje e  diktatrurës ,      që  e  kuronte  ,e  svarriti  qëëllimisht , mjekimin  e saj  .

1913  gusht  :  vdes  në  Rrëshen  .

28  \  4 \  1993 :  Presedenti  i  Republikës  së  Shqipërisë ( pas  vdekjes  )  e  dekoron   me  medaljen  “ Martir  i  Demokracisë  “

11 /.2 / 1997  u  mbajt  në  Tiranë   një  përkujtimore   nga  Shoqata   e  ish  të  Përndjekurve  Politikë  Demokratë  ,  ku  u   fol  mbi  veprimtarinë   poiliike dhe  ate  letrare   të  asaj   ,  u  botua    një  album    titulluar “ Mesazh “ dhe  shkolla   9vjecare  në  Kombinat   u  emërtua me emrin  e  saj  .

11 /  2 /  2017    100vjetori  i  lindjes  së  saj u  përkujtua  në  Shqipëri  ,  në  Kosovë  dhe  në  SH.B.A.

S H K R I M T A R J A

——————————-

Musine  Kokalari   së  pari  është     përmendur  si  shkrimtare ,

Ajo   ka  filluar  të  shkruaj  që  në  rininë  e  saj  . Ishin    vitet   1935  —  1937 ,  kur   në  shtypin  e saj kohe  filluan  të  duken  skicat  e  asaj  të nënshkruara   me  pseudonimin  Muza  ,  disa  nga të  cilat  janë të  vendosur  me  titullin  “Këngë  varfërije  “ me  nëntitujt  :” Rrugëve  “ , “Zjarri  “ ,  “Vallja  e  jetës “ , “Këpucët “ , dhe me titullin “ Vatra  e  shkatërruar ” me  nëntitujt  : “Largesa “,  “ Me  jetën  “  dhe  “Nënë  e bir  “

Përvec   skicave të   botuara  ,  na  ka   lënë  edhe  disa  të  pa  botuara  .

Ajo  vajzë  e  edukuar  në  një  familje   përparimtare    ,  me  baba  atdhetar  dhe  me  vëllezër  demokratë  , duke  u  rritur  ,  i  bëri  përshtypje  të  madhe  gjendja  e  mjeruar  e  popullit  tonë  atëherë    dhe     në  skicat  e  saj     e  përshkroi  atë  gjendje  me    përshkrime  tronditës    dhe  me  mendmin     që  duhej   ndryshuar  ajo  gjendje  e  popullit  tonë  .

Duhet  të  përmendim  se  në  atë  kohë  te  kjo  vajzë po  formoheshin  idetë  përparimtare  .

Atëherë    në  shtypin  shqiptar  po  shiheshin  edhe  firma  të  tjera vajzash   letrare ,  por  këto  dalë  nga  dalë më  vonë  u  shuan  dhe  në  fushën  e  letërsisë  shqiptare  mbeti  e  vazhdoi të  ndricojë    gjatë    gjithë  jetës    vetëm  emri i  kësaj  vajze .

Sikurse  jemi  shprehur  shkrimtarja  Musine  Kokalari  na  ka  lënë  të  botuara  tri  vepra  të  plota  ,  të  cilat  i  kemi  përmendur  më  lart  . Këto   vepra  bënë  bujë    jo  vetëm  se  ishin  shkruar  nga  një  vajzë  e  re  ,  por  për  vlerën  e tyre  letrare  .  Ato    janë  shkruar  me  një  stil  të  rrjedhshëm  ,  me  përshkrime  me  ndjenjë  ,  me  një  gjuhë  të  pastër  të  të  folmes  së  Gjirokastrës ,   me  figura  letrare  të  bukura   ,  duke  pasë  për  bazë  përshkrimin  e  zakoneve   të  qytetit  të  asaj   dhe  folklorin  e  atyre  anëve      .    Në  ato     përshkruhet  ajo   botë  shqiptare  që  kishte  filluar të  venitej    dhe    malli  i  autores  për  atë  botë  .  Vlen të   përmendim  se me  një  mall  të  madh  shkrimtarja  ka  përshkruar  edhe   qytetin  e   Gjirokastrës    , mbas  një  largimi  të  gjatë  .

Për  konkretizim  ,  për  të  vërtetuar  cfarë  shprehëm  më  lart , po  shënojmë  një  fragment  nga  vepra  :”  Sa  u  tund  jeta  “

“ Vendi  ku  ke  lerë    e  je  rritur  është  dashuria  e   parë  që  hedh   rrënjë  në

zemrat  tona  .  E  shkuara  ,  ëndërr   e  bukur  .  Qyteti  i  vogël  ,  botë  e  nadhe  që  s’ka  shoqe  për  të miturin  që  hedh  këmbët   e    para   në  jetë . Kujtime   të  paharruara  të  moshës  së  parë  që  kalojnë  përpara  syve  si  ujët   e  kulluar  të  lumit  që  rrjedh  gjithnjë  ,  rrjedh  e   s’kthehet  më  ” .

Ndërsa  për  Gjrtokastrën  e  saj  ,  ajo  është  shprehur  me një  mall   të    madh  : “Gjirokastra  ,  bota  e  madhe  ,  pa  fund  që  s’kish  shoqe  për  moshën  time  të  parë  . Gjirokastra  trime  ,  anë  e  mbanë  me  shëmbinj  e  udhët  plot  gurë  . Gjirokastra  e  të  përpjetëlave  dhe   e   tatëpjetëlave  .  Gjirokastra  plakë  e  regjur  në  mjerime  dhe  varfëri  . Gjirokastra   e  kujave  dhe  e  këngëve  .”

A  nuk  e  kemi  kujtuar  edhe  ne ,  mbas  një  kohe  që    jemi  larguar ,  vendin  ku  kemi  lerë  dhe  qytetin  ku  kemi  kaluar  rininë  ,  atë   pjesë    të  artë  të    jetës     ?

Shkrimtarja   Musine  Kokalari   në  artikullin  e   saj    “Letërsia  dhe  shkrimtari “  është  shprehur  se  “ Letërsia  është  mjeshtëria  e  të  shkruarit  në  mënyrë  artistike   ,  duke  pasqyruar  jetën  shoqërore  në  mënyrë  objektive  . Shkrimtari  është  ai  mjeshtër  ,  që  ushtron  letërsinë  në  dobi  të  njerëzimit  ,  në  shkallkë  kombëtare  dhe  ndërkombëtare  ,  me  anën  e  pendës  . Ai  bën    përgjithësime mbi  botën  , mbi  njerëzit  dhe  mbi  gjithshka  , që  është  lidhur  me  njerëzit dhe  gjithë  popujt  ,  për  zgjimin  e  tyre  ,  për  lumturinë  e  tyre  .Shkrimtari  riprodhon  jetën më  anën  e  përgjithësimeve  artistike  ,  që  quhen  figura  artistike  .“

Ato  që  thotë  shkrimtarja  Musine  Kokalari  në  këtë    artikull  ,  i  lexojmë  në  veprat  e  saj  .

Nga   këto  vepra     kjo  shkrimtare  është  quajtur  edhe  themeluese  e  letërsisë  për  fëmijë  , është  vendosur  denjësisht  në  sofrën  e  lavdishme  të   shkrimtarëve   tanë   ,   emri  i  saj  është  përmendur  edhe  në  një  enciklopedi  italiane  dhe  është  vlerësuar   nga  personalitete  të  kulturës  shqiptare  .

Po  rendisim  disa  nga  ato  vkerësime  :

Dr Sabile Kecmezi  :

________________

“ Kritikët  letrarë  vlerësojnë  se  ajo  ,  pa  dyshim  ,  është  shkrimtarja  femër  më e talentuar  shqiptare  “

Sotir   Kolea  :

_____________

“ Nuk  kam  parë  më  mirë  nga  c’pashë  në   “ Rreth  vatrës  “ , prandaj  dhe e  kam  dhënë  si  shembull   për  të  rinj  që  rreken  të  mësojnë  si  duhet  mbajtur   pena  . “

Sotir  Kolea :

________________________________________

“  Pjesa  që  më  cuat   nga  “ Sa  u  tund  jeta “  m’u  rrëmbye  duarsh  që  ditën  që  erdhi  dhe  mbeti  arrakate  nëpër  duar  të  botës   për  më  se  një  muaj  . M ‘ u  kthye tashti    vonë  ,  të  gjthë  e   prisnin  si    ujët  e  ftohtë  ; kush  e  këndoi  dy  herë  ,  kush  tri  a  katër  herë , duke  shtënë  shkak  se  ua    këndonte  miqve  e mikeshave  . “

Lasgush  Pogradeci  :

_____________________

Musine  Kokalari  hyn  në  thellësi  drejtpërdrejt  në  thelbin  psikologjik  .  Menjëherë  ajo  bashkëjeton  me  ato  që  na  rrëfen  . “

Ali  Dërvalla  :

___________________

“ Libri  i  parë  “  Sic  më  thotë  nënua  plakë  “  dhe  libri  i  ri “   Rreth  vatrës  “   janë  prova  të  një  talenti  të  shëndoshë  .  “

Ndërvalla  :

__________________

“  Musine  Kokalari  ka  një  talent  që  meriton  të  vihet  në  dukje  . Libri  “  Sic  më  thotë  nënua  plakë  “ është  dëshmia  e  prodhimit    letrar  ,  që  ka  me  të vërtetë  një  vlerë  folkloristike  .  Në  këtë  vepër  Musine   Kokalari  ka  edhe  nje  vlerë  artistike  të  një  shkrimtareje  që  fillon   të  prodhiojë  me  dashuri  e  pasion  dicka  të  mirë  ,  të  vleftëshme  për  letrat  tona  . “

Ziaudin   Kodra  :

___________________

Autorja   e    jonë  me  këtë  vepër   hap  e  para ,  në  mynyrë  origjinale  ,  rrugën  e  asaj  pjese  të  letërsisë    që  do  ta  quejshim  “  Letërsi  për  fëmijë  “ .”

Petraq  Risto  :

__________________

“  Shkrimtarja  e parë  shqiptare  ,  jargavan  i  freskët  uji  ,  nuse  me  vello  qelqi . Gjuha  jote  kullon mjaltë  e  flori  ,  ndenjat e  tua  burojnë  e  ne  pimë  e  s’ngopemi  . “

 

Angelo  Leotti  ( italian  )  :

________________________

“  Kam  lexuar  dhe  rilexuar  dhe  vazhdoj  të  lexoj dhe  të  rilexoj  librin  tuaj  të  mrekullueshëm  “  Sic  më  thotë  nënua  plakë  “.  Është   shkruar  me  të  vërtetë   mirë  dhe  ju  paraqes  përgëzimet  e  mija  të  gjalla  . “

Carlo  Taliavini  ( italian  ) :

____________________________

“ Mund  t ‘ju  them  , se  jeni    bërë  e  njohur prej   kohësh  si  një  zë   krejt  i  vecantë  në  letërsinë   shqipe  . “

Duhet  shtuar  se  Musineja  ,    si  na  del   nga  shënimet  e  disa  fragmenteve  ,  që  kemi  lexuar   ,  nga   bisedat    që   janë   realizuar    me  Musinenë  dhe  nga  disa  artikuj  të  botuar  në  shtypin  e  përditshëm  ,  se  peërvec  veprave    që  përnendëm  më  lart  ,  ka   shkruar  edhe  vepra  të  tjera  e    disa  artikuj  dhe  ka  mbledhur  një      material  folklorik  të  madh  gjatë  koihës  në  burg  dhe  sidomos  në  internim   ,  si  është  shprehur  zonja  Ildishane  Kalo  :  “Kryetari  i  këshillit  kishte  urdhëruar  që  të  mbyllej  dera  e   dhomës  së   të  vdekurës  me  celës  deri  sa  të  vinin  të  nesërmen  njerëzit  e  Degës  ,  të  kontrollonin  dhe  të  merrnin   c’kishte  mbetur  . Musineja  kishte  mbi  1000  faqe  pune  të  të  gjithë  atyre  viteve  nga  folklori  i  Mirditës  dhe  nga  ajo  c’kishte  mbledhur  burgjeve  . Kur  e  hapën  derën  të  nesërmen  që  erdhëm  ne  ,nuk u  gjend  asnjë  dorëshkrim  . Edhe  të  vdekur  e  kishin  grabitur    hienat  .”

Ku  përfundoi  ,  vallë  ,  gjithë  ai  material  shkencor  që  e  mblodhi  ajo  grua  e  madhe    në  kohën  e  errët  të  burgjeve  ,  ose  gjatë  kohës  të  lodhëshme  të  internimit   kur  ajo  punonte  si  punëtore  ndërtimi    ? U  gris  ?  U  doq  ? U  kthye  në  letër  ? U  vendos   në  ndonjë  arshivë  ? Ndodhet  në  dosjen  e  asaj  gruaje  ?  Apo  u  vodh  ? U  botua  në   ndonjë  revistë  ?  Apo  e  paraqiti  ndonje  njeri  dhe  mori  ndonjë  titull  shkencor  ?

Do të  ishte  mirë  që   me  nxitjen e  Ministres  së  Kulturës  ,  “ Instituti  i ish  të  Përndjekurve  Politikë “  dhe “ Shoqata  Musine Kokalari “ të    mblidhte  i  gjithë  materiali  i  kësaj  gruaje  të   madhde  ,  dorëshkrimet  ,      veprat  e  pa  botuara  ,  artikujt   e  botuar  prej  asaj    ,  materialin  folklorik  prej  1000  faqesh   ,  dorëshktrimet   e  ndryshëm  letrar  e folklorik  që  u  dorëzoi   të  afërmëve  të  saj    ,    shkrimet  e  botuara  nga  persona të ndryshëm mbi  këtë   heroinë  dhe tok  me  veprat  e  botuara  nga  ajo  vetë    dhe   të  botohen    në  një  vepër  të  plotë  .  Kjo  punë  do  të  ndihmonte  për  ta  paraqitur  sa  më mirë  e  sa  më  të  plotë   personalitetin  e  kësaj  heroine  .

UNIVERSITARJA

————————

Mbas  pëerfundfimit   të  shkollës  së  mesme  , ajo  ,  si  mbas  traditës  së  familjes  Kokalari  ,  si  mbas   shembulli   të    gjyshit  ,  të  babait  dhe  të vllezërve ,    shkoi  në  Itali  për  të  vazhduar  studimet  universitare  dhe  u  vends  në  Romë  .

U  regjistrua  në  Fakultetin  e  Letërsisë  dhe  të Arteve  të  Bukura  dhe  studjoi     vreprat  e   shkrimtarëve  të  botës  perëndihmorë  e  mësoi   jetën  e tyre dhe  përfundoi  stdimet  universitare  shkëlqyeshem .    Në  vitin    1941  u   laurua    “Doktorreshë  në   letërsi “  me  temën    “  Litterartura   albanese  _  Naim  Frashëri  “ . Me që  arriti  përfundime   të shkëiqyera  gjatë  gjiuthë  kohës  ,  mbas  mbarimit   të  studimeve  Universitare  , Musinesë  i  propozuan  ,  që  të  qëndronte  në  universitet  .  Por  ajo  nuk   pranoi  . Ajo  ishte  nga një  familje  shqiptare , vetë  ishte  edukuar  me  dashuri  për  Atdheun  dhe  mendoi  që  të  punonte  për  Shqipërinë  e t’i  shërbente  popullit  të    vendit  të  saj  .

Kështu  menduan  dhe  vepruan  të rinjtë  e  asaj  kohe  :  studjuan  gjatë  gjithë  kohës  me  kujdes  ,  përfunduan  shkëlqyeshëm  , u  propozuan  të  qëndronin  në  universitett   ku studjuan   ,  por  nuk  pranuan .  U   kthyen  në  Atdheun  e  tyre  për  t’i shërbyer  Shqëpërisë së  saporilindur .        Dhe  punuan  për  Shqipërinë  pa  ndonjë    pretendim .

POLITIKANIA

——————–

Kur   u   kthye  në  Atdhe    qëndroi  në  librarinë  “  Venus “ .  që  kishin  hapur  vëllezërit  e saj   dhe  për  pak  kohë  punoi  si  mësuese  në  shkollën  e  mesme  ,  ku  kishte  qenë  dikur  studente  .

Duke  parë  gjendjen  e  Shqipërisë  në  atë  kohë   lufte  ,    ajo  analizoi  dy  forcat  politike , që  vepronin  në  Shqipëri dhe  për  të  forcuar  luftën  kundër  pushtuesit  ,  vendosi    që , bashkë  me  shokët  e  saj  Skënder  Muco  ,  Abaz  Omari  dhe  Isuf  Luzaj   në   nëntor   të vitit  1943   ,  të  formonin  një    parti  ,     të  cilën  e  emërtuan  Partia  Socialdemokrate  e  Shqipërisë  .

Musine  Kokalari  është   e  vetmja  vajzë   shqiptare  që  themelon   bashkë  me  shokët  e  saj  një   parti  politike  dhe  të  punojë  me  vetmohim  në  krye  të  saj  për  të  mirën  e  Shqiupërisë  si  atdhetare  e  vendosur  .

Ja    programi  i kësaj  partije  :

1 ) Partija  Socialdemokrate  ka  për  qëllim  kryesor  të  sigurojë” drejtësi  shqërore “  dhe  “liri  politike” .

2) Partija  Socialdemokrate  është  evolucioniste   për  sa  i  përket  kolektivizmës  ekonimike  dhe  siguron  të  drejtat  e  njeriut  .

3) Partija  ka  pëer  qëllim  kryesor  t’i  sigurojë  bujkut tokën  e  mjaftueshme  për  të punuar  , të  zhduki  shfrytëzimin  ,  spekullimin  dhe  paratizmin  .  Gjith’   ashtu  do  t’i  sigurojë  proletarit   bukën  ,  besimin dhe  të  gjitha  ndihmat  e  tjera  për  t’ja  bërë  jetën  të  këndëshme  .Reforma  agrare   do  të  jetë  etapa  e  parë   e   ndarjes  së  tokës  . Partija  do  të  përpiqet  të vejë  në sbatim   një   sistem  sigurimi  shoqëror    për  mbrojtjen  e  të  gjitha  klasave  shoqërore  .

4) Lirija politike  konsiton  në sigurimin  e  të  drejtës  që  jep   cdo  shtetasi  të  ketë  lirinë  e  fjalës  , të  mendimit,  të shtypit  , të  inisiativës  private dhe të  votës ( opozita   parlamentare ).   Partija  do  të  mundohet  ,  që  të  krijoijë  premisa  të tilla  që  të  kontribujojë  në  edukimin e të  gjitha  klasave  të  poopullit  shqiptar  demokratisht  dhe  paragatitjen  e  tij   për  regjimin  e  ardhëshëm  ku  do  të  mbretërojë  drejtësija  shoqërore  dhe   lirija   politike  .

Lirija  politike  në  drejtësin  shoqërore    gjen  shkakun  e  parë  të  kufizimit  të  saj .

5)Për  sa  i  përket  maradhënjevet  me  kombet  e  huaja   , partija  do  të  frymëzohert

jo  prej    një  nacionalizme  të  ngushtë  egoistike ,  po  prej  një  patriotizme  të  thjeshtë ,  që  pajtohet  me  ndjenjat  e  respektit  e  të  simpatisë  për    atdhetarët  e  kombeve  të  huaj  dhe  do  të  përkrahë     zhvillimin    e  idesë   për  realizimin sa  më   parë  të  një   konfederate  ballkanike  .

6) Partija  ka  për  qëllim  të  luftojë  kundër  cdo  okupatori  për  indipendencën  e  një  Shqipërije  të  unjisuar brenda  kufinjëve  të  saj      etnikë  ,

Sikurse  kuptohet  programi i Partisë  social-demokrate  ishte  për  një  Shqipëri  demokratike  ,  ku  të  kishte      cdo  nënshtetas     drejtësi  shoqërore , liri  politike ,   barazi  shoqërore  dhe  jetë  pa  vuajtje ,  në  qendër  duke  qenë  bujku  dhe  proletari  .

Programi  i  kësaj   partije  i  hartuar  në  vitin  1943,  tre  cerek  shekulli  më  parë  , le mbrapa  programet  e shumë partive  politike  të  vendit  tonë  të  formuara    tani  ,  në  këtë tranzicion  të  tejzgjatur .

Në  një  letër  që  më   ka   dërguar  Isuf  Luzaj  në  vitin  1997 , Musineja  ishte catuar të  drejtonte  punën  e  partisë  në  Tiranë  ,  Vlorë  ,  Korcë  ,  Berat  dhe  Shkodër  .

Politikanja   Musine  Kokalari  pas  formimit    të  Partisë  ,  së  bashku  me  Skënder  Mucon  dhe  me  nacionalistin Osman  Kazazi  , i  cili       gjatë  gjithë  kohës     së  diktaturës ka  qenë  burgosur dhe  internuar  ,  nxorri  organin    e  Partisë  Demokrate   që    titullohej   “Zëri  i  Lirisë “. Numri  i  parë  doli  diën  e  shtunë  në  1  kallnuer  1944. Ghjithësej  kjo  gazetë  doli  gjashtë  numra  .  Në  bibliotekën  kombëtare  ruhet  vetëm  numri  i  parë  .

Mbas  themelimit  të  partisë    Musineja  mendoi  që  për   të  forcuar  luftën  kundër  pushtuesit  ,  të  hynte  në  Frontin  Nacional _ Clirimtar  ,  por   mbas  një  takimi  të  pa  dobishëm     me  ata   ,   ajo  u tërhoq  . .

Ja  se  si  shprehet  shkrimtari   Eden  Babani për  këtë  njoftim  : “  Njëherazi  u  përpoq  të  integronte   socialdemokracinë  e  porsaformuar  në  Frontin  Nacionalclirimtar  ,  por  pa  sukses  ,  për  shkak  të  qëndrimeve  të  udhëheqësve  komunistë  ,  të  cilët  pretendonin  drejtimin  e  kësaj   organizate  të  shpallur  pluraliste  , por  të  katandisur  në  vegël  të  P.K.Sh. tashmë  të  njohur  mirë  . Propozimit  për  të  marrë  pjesë  individualisht   në  Front  ,  iu  përgigj  negadivisht  ,  duke  mos    pranuar  të  jetë  në  udhëheqje  të  tij  . “

Më  vonë   ,  si   deklaroi  në  gjyq  ,  ajo  bëri  pjesë  ,   po  për  këtë  qëllim  me  Ballin  Kombëtar  :  “  Mbas  mbledhjes  së  Mukjes  kam  marrë  pjesë  në  Ballin  Kombëtar  si   socialdemokrate  . “,  _  është  shprehur  ajo.

Nga  fundi  i luftës  Musineja  mbeti    e  vetëme  në  udhëheqjen  e   Partisë Socialdemokrate   ,  sepse  Skënder  Mucon re  vranë  gjermanët    e    Abaz  Omarin  u  vranë   partizanët  dhe  Isuf  Luzaj  u  largua  nga  Shqipëria  ,  se  e  ndiqnin  forcat  partizane  për  ta eleminuar  fizikisht  si  antikomunist  .

Me  gjithë  ate  ajo  e   vazhdoi   punën  në  emër  të  Partisë   Socialdemokrate  edhe  pse  ishte  e  vetëme  në  drejtimin  e  asaj     partije .

FAMILJA  KOKALARI

———————————-

Familja  Kokalari ishte  një  familje  atdhetare  ,  e  kulturuar  dhe  bamirëse  .

Qysh nga    mbarimi  i  luftës  ajo  u  vu  në  shënjeshtër  të  udhëhekjes  së  Partisë  Komuniste   dhe  vecanërisht  të  udhëheqësit  të  saj  Enver  Hoxha  .

Kur  familja  Kokalari      shkoi  nga  Gjirokastra  në  Tiranë  ,  vëllezërit e  Musinesë  u   muarrën  me  tregti ,     hapën  një  librari  në  kryeqytet  ,  ku    qëndronte  Musineja  dhe    në  vitin  1942    krijuan  të  parën  shtëpi  botuese  ,  ku  shërbenin vëllezërit  e  saj  .

Librarija  quhej  “  Venus  “  dhe  shpejt  u  bë  vendi ,   ku  intelkektualë  të  ndryshëm  ,jo vetëm  që  njifeshin  me  botimet  e reja  në  gjuhën  shqipe    edhe  në  gjuhë  rë  huaja  dhe  blinin   nga  ato   vepra   , por  edhe  diskutonin  mes  tyre mbi  ato  botime  dhe  për  probleme  të  ndryshme  të  kohës  .

Në  vitin  1942  vellezërit   Kokalari    krijuan  të  parën    shteëpi  botuese   në  vendin  tonë       dhe   botuan  në  gjuhën  shqipe  kryeveprat  e  letërsisë  botërore . .

Duhet  përmendur  ,  se  në   atë  kohë  zoti  Hamit  Kokalari  ,  vëllai  i  Musinesë  , botoi      veprën  madhore  “  Kosova  ,  djepi  i  shqiptarizmit  “ , një  vepër  historike  më  e  mira  midis  veprave  të  tjera  të  asaj  natyre   ,  që u   botuan  në   atë  kohë  ,si  “ Raca  shqiptare  “  me  autor Dr  Jakov  Milaj  , “  Shqipnia  e  vërtetë  “  me    autor  Dr Besim  Qorri  dhe    “  Lidhja  e  Prizrenit  “  me  autor  Xhaferr   Belegun  . Kjo  vepër    nuk u  pëlqeu   sllavokomunistëve    që  donin  ta  mbanin    edhe  mbas    lufte    nën   robërinë    e  tyre  Kosovën  tonë  martire .

Rrjedhimisht    nga  kultura  dhe  talenti  i  Musinesë  dhe  si  njëra  nga  themeluesit  e  Partisë  Socialdemokrate    e  Shqipërisë ,  nga smira  dhe  urrejtja  ndaj  asaj  ,se  ajo  ishte mbi  ata    ,nga  botimi   i  librit  “  Kosova  , djepi  i  shqiptarizmit  “ i  vëllait  të  saj    , nga   veprimtaria  kulturore     e  librarisë  “  Venus  “dhe   nga  botimet  e  veprave  letrare  që   botonin    vllezërit  Kokalari    në   shtëpinë  e  tyre  botuese “ Mezaxheritë   Shqiptare “  ,  familja  Kokalari  u  bë  e  njohur  në  Tiranë  dhe  fitoi  respekt  .  Por   nga  ana    tjetër   njëkohësisht     edhe    udhëheqja   e  Partisë  Komuniste  e  Shqipërisë  e  shtoi  qëndrimin  e  saj  armiqësor   ndaj  asaj  familje .

Si    rrjedhim  i   këtij  qëndrimi  armiqësor      ,   gjatë    luftës  në  Tiranë  , natën  e  datës  12  nëntor    1944  ,  kur   forcat  partizane  bënë  disa  arrestime në  Kryeqytet  ,  shkuan  edhe në  shtëpinë  e  Kokalarëve  me  urdhër  ,  që  të  arrestonin    të  tre  vllezërit  e  Musinesë  :  Vesimin  ,  Mumtazin  dhe  Hamitin  . Por  njërin nga  ata  ,  Hamitin  ,  nuk  e  arrestuan    se ,   ishte  i  sëmurë  ,  rënë  në  shtrat  me  një  temperaturë të  lartë  .  Ishte  një  urdhër  i  llahtarshëm   ky  që  të      arrestonin    të  tre  vëllezërit  e    një  familje  . Po  atë  natë ata   i  cuan  në  bodrumin  e  hotelit  “  Bristol “  ,  dhe   tok  me  disa  të  tjerë   i  pushkatuan  pa  i  gjykuar  .

Mbas    katër  ditësh   arrestuan  edhe  motrën e atyre  ,  Musinenë  .

Në  familjen  e  Kokalarëve  ra  hija  e  vdekjes  .

Për  të  mbyllur  gojën  e  popullit  , Musinenë    mbas  16  ditëve  në  arrest  e  liruan  nga  burg.

PROCESI   GJYQËSOR

—————————————

Dalë  nga  dalë  diktatura  e  proletaritit  po  vendosej  në  të  gjithë Shqipërinë  e  varfër  me  një  terror  të  madh  . Qeverria  komuniste  po  largohej  gjithënjë  e  më  shumë  nga  bota  perëndimore  dhe  Shqipëria  po  afroihej    cdo  ditë  e  më  shumë  në   ate      sllavo _komuniste  .  Mareshalli  Tito  kishte  hedhur  kanxhat  për  ta  bërë  Shqiërinë  republikë  të  shtatë  të  Jugosllavisë   dhe    Enver  Hoxha  shprehej  se  “ Pa  Jugosllavinë  e  mareshsallit  Tito    Shqipëria   nuk  rron  dot  asnjë  ditë . “

Enver  Hoxha     filloi  të    përgatiste  sgjedhjet  për  të  legalizuar  fronin  e  tij   .

Njerzitt  habiteshin  ,  atdhetarët  mendoheshin  ,  ndërsa    idealistët  vendosën   për  të  luftuar   ,  –  si  është  shprehur  Musineja  në  gjyq   ,  _jo  për  qëllimin  e  përfitimit  të  disa  klasave  ,  por  për  demokratizimin  e  vendit  .”  Dhe  u  formua  një  koalicion  për  të  shpëtuar  Shqipërinë  nga  vendosja  e  një    diktature  .

Ishin  tri  forca   që  e   përbënin   këtë  koalicion  :  Partija  socialdemokrate   e  përaqësuar  nga  Musine  Kokalari  ,   “   Fronti  i  Rezistencës  “  i  përfaqësuar  nga Sami  Qeribashi   dhe “ Grupi  monarkist  “”   i  përfaqësuar  nga  Qenan  Dibra  . Ishte  një    veprim    demokratik dhe    ideal      ky  koalicion   ,  si  u  mësua   veprimtarija  e atij    grupimi  ,      edhe  pse  veproi  për  një  kohë  të  shkurtër  .

Ky    koalicion  nuk  kishte  për  qëllim  për  të  përmbys  me  forcë  pushtetin  . Ata  i   drejtuan  një  memrandum  aleatëve  ,  që  të  anulloheshin  sgjedhjet  e 2  dhjetorit  të  vitit  1945   si  antidemokratike  .  Për   këtë  problem  Musine  Kokalari  takoi   edhe  kolonelin  angles  Palmer  për  të   ndihmuar  koalicionin  .  Por  as  koloneli  Palmer  dhe  as  një   anëtar   tjetër   i   misionit  angles   ,  që  ishte  në  Tiranë  ,   nuk  bëri   ndonjë    ndërhyrje  ,  vetëm se  cdo    ditë  mbas  mbarimit  të  seancave  gjyqësore  ,   njoftonin  Londrën  mbi  zhvillimin  e  gjyqit  .Në  hartimin  dhe  dorëzimin  e  këtij  memorandumi  ka  punuar    shumë  Musineja  .

Diktatura  e  mësoi  formimin  e  këtij  koalicioni  dhe  qëndrimin    e  misionit  angles dhe  e    quajti  këtë  vëprim  si  tentativë  për  përmbsjen  e  pushtetit  me  forcë  dhe  filloi  arrestimet  .   Të   parët    u  arrestuan   kryetarët   e  kalicionit  dhe   pastaj   simpatizuesit  .

U  arrestua  edhe  Musineja  .  Ajo    u  arrestua  në  23  ianar  1946  .

U   përdorën  torturat  më të  llahtarëshme  që  mund  të  krijojë  mendja  e  një  krimneli  ,  jo  vetëm  ndaj  asaj  ,  por  ndaj të  gjithë  të  arrestuarëve .

Po  shënojmë    një  nga  torturat  që   i   përdorën  Musinesë  ,  për  të  kuptuar   tmerrin  e  atyre   torturave  .  Musinesë  i    veshën    një  palë  citjane  ,  i  fytën  mbrenda  një   mace    dhe  e  qëllonin  me  një  shkop  .Duke  u përpjekur    për  të  dalë    ,  macja  e   gërvishte   dhe  Musineja  ndjente     dhi mbje  të  tmerrëshme  .Që  torturuesit  i  kanë  bërë  Musinesë  këtë  torturë  të  tmerrshëme  ,  është  më se  sigurtë  ,  se  ia  ka  thënë  vetë  Musineja  një  kushurirës  së  saj     .

Mbas  afër  pesë  muajësh  torturash  në  2  qershor  të  vitit 1946  filloi  procesi  gjyqësor  kundër  atyre “ armqëve të   popullit “,  që  kishin  dashur  të  përmbysnin  Pushtetin  Popullor  me  forcë  .

Gjyqi  u  bë  në  kinema  .  Ajo    u  mbush  me    njerëz  të  sgjedhur  :  anëtarë   e   kandidatë  partije  ,  të  rinj  komunistë   ,  nëpunës  besnikë të  diktaturës   dhe  familjarë  të   këtyre    .  Trupi  gjykues    përbëhej    nga  persona  të  njohur  për  dënime  drastike   . Salla  e  gjyqit  plot     me   parulla  të  ndryshme  , ushtonte  nga  thirrjet  e  asistuesve    për  gjak  e  varje  në  litar  .  Jasht  kinemasë  kishin  vendsur  dy  altoparlantë  të  fuqishëm  që  të  mësonte  populli  jasht  “  krimet  e  armiqëve  të  pop[ullit  ,   që  kishin  tentuar  të  rrëzonin  me gjak  qeverrinë  .  “

Do  të  gjykoheshin  mbi  30  vetë  .  Të  gjithë  akuzoheshin  kush  më rëndë  se  tjetri  .

Musineja  akuzohej , midis  të  tjerave  ,  se : kishte  bashkëpunuar  me  krerët  e    Ballit  Kombëtar  e  të  Legalitetit  ,  kishte  sabotuar   Pushtetin  Popullor ,

kishte  marrë  pjesë  në  të  gjitha  mbledhjet  e  fshehta  ,  që  kishte  bërë  Grupi               Socialdemokrat  , Grupi  i Rezistencës  dhe  ai  Monarkist  , kishte  pasë  lidhje me  të  arratisurit  politikë  për  të  përmbysur  Pushtetin  Popullor   dhe  se  kishte  hartuar  nota  drejtuar  aleatëve  për  të  kërkuar  ndërhyrjen  e  tyre .

Musineja  në  gjyq  mbajti   një qëndrim  dinjitoz  .  Ajo  e  dinte   se do  të dënohej  ,  madje  edhe  shumë  rëndë    , por  me gjithë  ate  nuk  e uli kokën  ,  nuk  cfaqi  asnjë  shenjë  dëshpërimi  e  shqetësimi  .  Ajo  u  përplas  me  kryetarin  e  gjyqit   ,  e  kundërshtoi  ate  ,  tregoi  me  mburrje veprimtarinë  e  saj   si shkrimtare   dhe  si  politikane . Me  gjithëse  gjatë   debateve   me   kryetarin   e     gjyqit   ,  njerzit  që  ishin  në  sallë  ,  ulurinin  me  të  madhe    kundër  asaj  ,  ajo  nuk  u  shqetësua  fare  ,  por  i  përgjigjej   atij    me kurajo  .

Ajo  nuk  pranoi  asnjë  nga  akuzat   .  Por  edhe  nuk mohoi  asngjë  nga veprimtaria  e  saj  politike ,    për  të  ulur  dënimin   .  Kështu  ajo  deklaroi  se  kishte     bashkëpunuar  me  Ballin  Kombëtar  dhe  se  kishte    drejtuar  gazetën  “ Zëri  i  lirisë  “ që  ishte  organ  i  Partisë  sociualdemokrate  :  “ Mbas  mbedhjes  së  Mukjes ,  _  dekklaroi  ajo  ,  _ kam  marrë  pjesë  në   Ballin  Kombëtar  si  socialdemokrate   dhe     kam  qeë përgjegjëse  e  gazetës  “Zëri  i  Lirisë  “  ,  në  të  cilën  kam  botuar  artikuj  , ku  flitet  për  cështjen  e   Kosovës  në  bazë  të  Kartës  së Atllantikut  .” Të  flitej  atëherë  se  kishje  bashëpunuar  me  Ballin  Kombëtar  ose  të  përmendje  se  kishje  shkruar  artikuj  për  Kosovën   martire  ishte  një  vetvrasje .  Por  Musineja  i  tha  aio  pa  pikën  e  frikës  .

Vetëm nga  kjo  shprehje  ,  kuptohet  guximi  dhe  trimëria  e   asaj   vajze  në  atë  gjyq  të

të  llahtarshëm .

Kur   kryetari  i  gjyqit  e  akuzoi  se  ishte  fajtore , ajo    iu  përgjigj  : “ Unë  s’jam  fajtore . S’jam  komuniste dhe  kjo  s’mund   të  quhet  faj  . Unë  jam  nxënëse  e  Sami  Frashërit    Me  mua  ju  doni   të  dënoni  Rilindjen  . “

Me  një   mbrojtje  të  tillë  ajo  hodhi  poshtë  akuzat   , që  i bënin  asaj  .

Ajo  gjatë  procesit  gjyqësor   shprehu  edhe  atdhedashurinë  e  saj  : “Unë  e  dua    vendin   tim  edhe  pse  nuk  jam komuniste  .  Unë  e  dua përparimin    ,  edhe  pse  nuk  jam komuniste   . Unë  e  dua  përparimin  e  tij  . Ju  mburreni  ,  se  e keni  fituar  luftën  dhe  tani  ju    jeni  fituesi  , që  doni  të  shuani  ata  ,  që  ju  i  quani  kundërshtarë  politikë  .  Unë  mendoj  ndryshe  nga  ju  ,  por  unë  e dua   vendin  tim  . Ju  jeni  duke  më  ndëshkuar  mua  për  idealet  e  mia  .”

Me këto  fjalë  ajo  nga  e  akuzyar  kthehet  në  akuzuese    dhe  akuzon  sistemin  e atrëhershëm  që  e  kishte  arrestuar  dhe  nxjerrë  në  gjyq  për  ta  dënuar  .

Në  vazhdim  të  gjykimit  Musineja  kundërshton  : “…Unë  në  burg  s’duhet  të  jem .  Unë  s’jam  fashiste .  Unë  kam  kulturë  demokrate  .” Dhe  me  këtë  qëndrim    para  trupit   gjykues    ajo  me  krenari  i  tregoi  gjykatësve  të  kuq  formimin  e  saj kulturor  ,  për  të  cilën  formim  ata  edhe   po  e  gjykonin    e  do    ta  dënonin  .

Por  pika  më  kulminante  e  guximit  të  kasaj  vajze    gjatë  procesit  gjyqësor  ,  është  kur   ajo    me  kurajo  të  pa  imagjinueshme     i  tregoi  kryetarit  të  gjyqit   fundin  e   karrierës  së  tyre  si  shërbetor  i  diktaturës  ,  që  ai  po  mbronte me    aqë  zell :

Kur    një  jë  grua  , uluriti  me  urrejtje  nga  përgjigjet  e  Musinesë     “   Me  vdekje  !   Në  litar  !  “, kryetari  i  gjyëqit       iu  drejtua  Musinesë  me  mburrje  “  E  akuzuar  ,  e  dëgjon  ,  se  c’thotë  populli  ? “ .  Ajo  iu  përgjigj  qetë  ,   qetë  : “Nesër   këtë  do   ta   thonë   edhe  për  ju  .”

Ishte  një  parashikim  ,  që  më  vonë  do  të  bëhej  realitet ,  kur    do  të  pushkatoheshin    shokët  e   gjykatësit     po   nga  ajo  diktaturë  që  ai     po  dënonte   të  pandehurën  Musine  Kokalari  .

Kështu  iu  përgjigj   “ armikja  a  popullit  “  njeriut  që  po  e  gjykonte  për  të  vendosur  vdekjen  e   saj  .

Kush   i  akuzuar    i  është     përgjigjur    kështu   atëherë    një  gjykatësi  ?  ? Cili  i  akuzuar    pati  guximin  të  vepronte  kështu  ,si  veproi  Musineja   peërpara   gjykatësit  ,  që  do  të  vendoste  për  jetën  e  tij     ?

Musineja  nuk  pranoi  avokat  . ajo  e  mbrojti  vetë  veten  e  saj   si  një   politikane  e  aftë  ,  si  një     demokrate  e  sprovuar  e  si  antiko\muniste  e  vendosur  . Dhe  duhet  të  kujtojmë  ,  se    ajo  atëherë  ishte    29  vjecare  .

Kur  kryetari   i  gjykatës  ushtarake  deklaroi  dënimin  e  Musinesë  ,  u  shpreh  edhe  se  ,   “Kjo  grua    ka   zhvilluar    një  aktivitet  të  gjërë  kriminal  e  terrorist “

Kush  është  aktiviteti  i  gjërë  kriminel  dhe  terrorist   i  asaj  gruaje  ?  Se  kishte  shkruar  libra  ?  Se  kishte  studjuar  në  një  universitet  të  Italisë dhe  ishte  një  grua  e  kulturuar   ?  Se  kishte  formuar  Partinë  Socialdemokrate  ? Se  kishgte  botuar  një  gazetë  politike  ? Se  kishte  bërë  pjesë në   grupimin  e  parë  opozitar  antikomunist  “Bashmkimi  Demokrat  Shqiptar ?  Se   kishte  formuluar  memrandumin  kundër  sgjedhjeve  antidemokratike    ? Se  kishte  biseduar  me  kolonelin  engles  për  të  ndërhyrë  që  të   anulloheshin  sgjedhjet  ?  Se  kishte  zhvilluar  një  veprimtari  antikomuniste  për  ta  shpëtuar  popullin  shqiptar  nga  vendosja  e  një  diktature  të  egër  ?

Këto  i  quante  kryetari  i  gjykatës  ushtarake  aktivitet  të  gjërë  kriminel  e    terrortist  ?                                     Në  fund  të  procesit  gjyqësor   kryetari  i  Gjykatës  Ushtarake   njoftoi  dënimet

për  të  akuzuarit  :  tre  përfaqësuesit  politik  që  kishin  formuar  grupimin  opozitar  u  dënuan  me  vdekje   dhe  më vonë  u  pushkatuan  ,  ndërsa  Musineja  ,  përfaqësuese  e  socialdemokratres ,  u  dënua   me  20  vjet  burg  .

Pse  ky  ndryshim  ?

U  erdhi  keq  për  këtë  vajzë   që  ta  pushkatonin   ?!    Apo  që ajo   të  vuante  gjithë  ato  vite  duke  punuar  si punëtore  në  ndërtim  dhe  në  bujqësi  deri  sa  t’i  dilte  shpirti  ?               Diktaturat  nuk  e  njohin   mëshirën  .  Ato  e  skuqin  vendin  me  gjakun  e  kundërshtarëve   të  saj    për  të  sgjatur  jetën  e   diktatorëve   .

N Ë     B U R G

—————————

Për  Musinenë  filloi  jeta  e  burgut  , në  burgun  e  grave  .

Nga  një  jëtë  e lirë  ,  në  një  jetë   pa  liri  mes  grave  të   burgosura  ,  sepse  kishin  dashur  liri  .

Se  lirinë  ia  vodhën  njerzit  ,  që nuk  e  njifnin  lirinë  ,  ia   grabitën  ata  njerëz ,  që  nuk   e  dinin    c’ishte   lirija  ,    Ia   rrëmbyen  njerzit  ,  që  nuk  e  dinin  ,  se  c’ mund   të  bënte    lirija  .

Ata  lirinë    e  kishin  zëvendësuar    me  robërinë   .  Dhe  mburreshin  që  e  kishin  bërë  këtë  zëvendësim     . Se  ata   nuk  ishin  edukuar  me   dashurinë  .  Ata  ishin  edukuar  me  urrejtjen ,  vetëm  me  urrejtjen     .  Ata  nuk e   njifnin  fare  dashurinë  , këtë  ndjenjë  të  bukur  ,  që  e   sbukuron njeriun  .  Ata  njfnin  vetëm  urrejtjen ,  këtë  ndjenjë  të  egër  ,    dhe  ,  pse   ishin   trasnsformuar  në  njerëz   të  tillë  ata  njerëz   i  torturonin  ato  të  burgosura ,    i  mërzitnin  , i dëshpëronin    ,  i  bënin  që  të  vuanin  ,  i   ofendonin  ,  i  provokonin    dhe  mburreshin  me  urrejtjen  e  tyre  dhe  krenoheshin  me  torturat  e  tyrë  shtazarake  ,që  u  bënin  atyre  grave .

Në  atrë  vend  ku  ndodhnin  gjthë  ato  krime   me  emrin     burg  ,  e  futën  Musinenë  .

Ajo  pa   ndërtesën  e  madhe  të  burgut  me  roje   të  armatosura  lart  në  kabinat  , por     nuk  u  drodh  ,  se  e  dinte që  në  atë    ndërtesë    diktatura   masakronte    lirinë  .

E    futën  në   një     kaushë  të  qelbur ,  të  errët  e  të  frikshëm  ,  ku   iu   zu     fryma  ,  pa  atë  ambjent  të    tmerrshëm ,   që  të  llahtariste  ,  por     nuk  u  trondit      ,  se  e  dinte  se  cfarë  do  ta priste  .

Pa   gratë    e     burgosura  , të  venitura  , të  dobësuara  , të  heshtura  dhe  iu  dukën  si  fantaznma   e    i  erdhi   keq   për  vuajtjet  e   atyre   grave    ,  se  e   kishte   mësuar  nga  veprat  që  kishte  kexuar  ,  se  sa  e  egër  është  diktatura  .

Qëndroi  e  heshtur  në  mes   të  atij  kaushi   për  disa  caste  në  një  heshtje  të hidhur  .

Kur   ndëgjoi  që  roja  mbylli  derën  e  hekurt  të  kaushit  ,  Musineja  ktheu  kokën  me  neveri  nga  njeriu  i  diktaturës , që iu  mbylli     atyre  grave  derën  e  kaushit  të  atij  burgu  .

Ato  gra  të  burgosura  në atë  burg  pa  dritë  ,  pa  ajër  të  pastër  ,  pa  liri  .

Po  ,  përse  ,  vallë  i  kishin burgosur  ato  gra  ?

C’ kishin  bërë    ato   të shkreta    ,  që  i  kishin futur  në  atë  vend ,  ku     përleshej  jeta  me  vdekjen  mes  psherëtinemave   e  mallkimeve  të  heshtur  ?

Mbas    pak  Musinesë  i  buzëqeshi  njëra  nga  ato   gra  dhe e ftoi   me    dorë    t’i  afrohej  .      Musineja   e  shikoi  me  kujdes  dhe  e  njohu .   Kishin   qenë  tëe  dyja  në  një  klasë  në  shkollën  “ Nana  Mbretneshë  .”   Shkoi  te ajo   e  u ul  pranë asaj   .  Nuk  u  përqafuan  .  As   nuk  u    puthën  .  As  nuk  i folën  njëra  tjetrës .  Por  shikuan   njëra  tjetrën  në  heshtje  . Ishte  një  beshtje  që  bënte  shumë  pyetje .  Pastaj     filluan  të bisedojnë    tok , ngadalë  ,     por   lirshëm  .  Ajo  i  tregoi    se e  kishin  dënuar  si  agjente ,  sepse  kishte  biseduar  anglisht   një  ditë  në  Tiranë  me  një   punonjës  të  misionit  angles .   Edhe    Musineja i  foli  mbi  jetën  e  saj  .

Pastaj  heshtën  .  Folën  pak  ,  por  shprehën    shumë  .  Ishte  një    heshtje  që  zëvendësonte  fjalët  .  Një  heshtje  tmerresh  ,  vuajtjesh ,  mjerimesh  .Një  heshtje  e  frikëshme  .

Mbas  asaj  dite  Musineja  kaloi  plot  vite  njëri  mbas  tjetrit  nëpër  burgje  të  ndryshëm ,njëri  më  i   vështirë  se  tjetri  ,  i  dyti   më  i  llahtarshëm  se  i  pari   me  trajtim  antinjerzor dhe  me   vyuajtje  të  tmerrëshme  .

Por   Musineja    I  luftoi  vuajtjet  e  burgut  me  idealin  e saj  , I  përbuzi  rojet  e  diktaturës me  qëndrimin    heroik   , i  mëkoi   gratë  e  burgosura  me  krenarinë  e   vet  .   Duke    i  mëshiruar    në  heshtje    ato  gratë  e  burgosura  ,  të    rriturat  i  quajti  nëna  dhe  të  rejat ,   motra  . Dhe  u  shërbeu  të  githave  ,   kur  patën  nevojë  me  kujdesin  e  një  nëne dhe  me   dashurinë  e  një  motre  .

Ja  cfarë  thonë   dy   nga  shoqet  e  saj  për  jetën  e  Musinesë    nëpër    ato  burgje    varr :

DRITA  KOSTURRI  :

______________________

“  Xhelatët  tërboheshin  ,  nuk  e  duronin  qëndrimin  shpirtror  të  Musinesë  ;  e  thërrisnin  ,  e    merrnin  në  pyetje   ,  e  provokonin  ,  por  ajo   e   qetë   e  papërfillshëme  ,  krenare  e  me  kulturë  nuk  u jepte  shkas  për  asgjë  .”

NURCE   K0CULI  :

__________________

“  Musineja  kishte   një    shpirt  human .Kush  ishte sëmurë  ,  ajo  i  vinte  me  një  herë  në  ndihëm  .  Kush   ishte  e   dëshpëruar  ,   ajo  ia  hiqte  vuajtjet  dhe  i    ndihmonte  qëndresën .

Ajo  ishte  shembëlltyrë  e  virtytit  . “

Qëndroi  16  vjet  nëpër  burgje  dhe   bëri    jetën   e  egër  të  atyre  të  burgjeve  të  diktaturës   .  Por  hyri  Musine  e  doli  prej  andej  prap  Musine  ,  Musine  Kokalari   .

I N T E R N I M I

———————–

Nga  burgu u  lirua  në  8  tetor  1961.

Por vuajtjet nuk  iu  mbaruan  .   Sa   doli     nga  burgu  ,  te  dera  e  tij   e  priste  një  xhips  i Degës. E  futën  në   makinë  dhe  e  internuan  në  Rrëshen  .

Rrësheni  , qyteti  mes  maleve ,  me  shmë  dimër  e  me  pranverë  të  vonë  ,  me  borë  dhe     me  shi    ,  me  pak   gjelbërim  e   me  më  pak lule  .  Vend  burrash  me  kuvëende  pleqsh  . Me  shumë  pushkë  ,  se  sa  libra  . Cerdhe  bese  e  sofër  bujarije  .

Në  atë  qytet  e  dërguan    Musinenë ,  në  atë  qytet  malor   .  të  largët .

Ndër  këto  male   të  lartë   e  ndër     ato   fusha    mocalishte  i dërgonte   diktatura     kundërshtarët  e   saj      për  të  vuajtur  mbas  dënimeve  nëpër  burgje  . Dënime  pa burg,  dënime   pa pranga  .  Por  me  vuajtje    të  gjata  , më  të  lodhëshme  ,  më  therrëse  ,  më     cfilitëse   .

Urrejtja  e  diktaturës është  e  tmerrëshmë  ,  e egër  ,  vdekjeprurëse

Ky  ishte  dënimi  i  dytë   peër  kundërshtarët  e  dikaturëes  ,  që  mbaronte   me    një  vdekje   të  ngadalëshëme  ,  të  heshtur  .

Prandaj   Musinenë   nuk  e  dënuan  me pushkatim  ,  por  e   dënuan  me   njëzet  vjet  burg  ,  që  të  vuante  tmerrësisht   gjithë  ato  vite   deri  në  vdekje  .

E   strehuan   në  një  dhomë  haur  të  një  shtëpije    gjysëm  e  rrënuar  . Përballë  dhomës  së  saj  banonte një   psikopat   ,  që    vështronte    se   kush  hynte  e  kush dilte  nga  dhoma  e  Musinesë  dhe  shpejt    shkonte  e  raportonte  . Dhe  vec  këtij  njeriu  ,  i   vurë  edhe    dhjetë    të  tjerë   ,  që  të  kontrollonin  jetën  e  saj  në  cdo  vend  e  në  cdo  kohë  .

Jetoi  vetëm  ,  në  një  vetmi  të   madhe   në  atë  dhomë  ,   ku   në  murin    në  ballë    të   saj   më  vonë   ,  si  ka  shkruar  ,   vendosi   disa  fotografi  :

“ Në  odën  time  të  vogël  përballë  kam  vënë  fotografinë  e  iluministit  të  njohur    Samiut  ,  të  poetit  Naim  ,  të  patriotit  Sotir  Kolea  , të  punëtorit  të  gjuhës  shqipe  e  të  Lëvizjes  Kombëtare    Jani  Vreto  , të  arësimtarit  Koto  Hoxhi  ,  të   mendimtarit  Naum  Veqilharxhi  ,  të  të  nderuarit  De  Rada  dhe  të   të  urtit  Aleksandër  Xhuvani …

Në  vetminë  time   nuk  jam  vetëm  ,  jetoj  me  njerëz  të  nderuar  ,  të  ditur  e demokratë  ,  që  kanë  punuar  për  vendin  ,  për  mëmëdhenë  gjer  sa   mbyllën  sytë  …

Unë  jam nxsnësja  e  tyre  . …”

Nga   këto  fjalë  që  ka  shkruar  Musineja  ,  tregon  respektin  dhe  dashurinë  për  njerzit  që  kanë  punuar  për  mëmëdheun  dhe  duke  vështruar  fooigrafitë  e  tyre  ,  krenohej  për   veprimtarinë  e  tyre  ,  harronte    vetminë  e  përherëshëme  në  atë  odë  haur  dhe  mburrej  që  ajo  ishte  nxënësja  e  atyre  burrave  që  punuan  për   Shqipërinë    deri  sa  mbyllë

sytë .

Një  ish  i  përndjekur  politik  më ka  treguar  se  si  e  ka  njohur  Musinenë ditët  e para     në  internim  .

G J E R GJ    M A R K U    :

_________________________

“ Musine  Kokalarin  e  kam   njohur  kur  isha  nxënës  në gjimnazin  e  Rrëshenit  ,

Me  njeri  tetrin  pyesnim se  c’kishte  bërë  që  e  kishin  sjellë  në  Rrëshen  ,  nga  ishte  ,  ku  i  kishte  njerzit  .Kur  mësuam  se  cila  ishte ,   filluam të ndjenim  dashuri  e vespekt  për  ate .

Banonte  në  shtëpinë  më  të  keqe  të  Rrëshenit  . Jetonte  fare  vetëm  .Nuk  i  afohej  njeri  ,  por  edhe  ajo  nuk  u  afrohej  të  tjerëve  ,  që  të   mos  i  dëmtonte  .

Ishte  grua  me kulturë  .  Ishte  frekuentuese  e  rregullt  e  librarisë  dhe e  bibliotekës   .

Vishej  thjeshtë  ,  por  pastër  e  bukur  . Mbante  një  pelice  të  zezë  lëkure  dhe  një  cantë  në  sup  .

Cdo  ditë  mbas  punës    dilte  nga  shtëpia  e  shkonte  deri  te  Ura  e  Fanit  dhe  në  klubin  e  atjeshëm  pinte  një  kafe  .   .

Asnjëherë  nuk  e    shikuam  të  dëshpëruar  .  Ecte  ngadalë  ,  e  qetë  dhe  kurrë  nuk  e uli  koën  .  Që  në  paraqitje  dukej  fisnike  . Populli  fliste  mirë   për   ate  .”

Ndërsa  zonja    mirditore   Prena   Gjeci  ,  shoqe  e  saj  ,  më  ka  folur  shumë   për  ate  .

P R E N A     G J E C I

_________________________

Unë  jam  shoqja  e  saj më  e  vjetër   U  njofta  me  ate  që  ditën  e  paë  që  filloi  punën  në  Rrëshen    dhe  u  ndava  nga  ajo  dy  ditë  para  se  ajo  të   vdiste  .

Punuam  tok  në  llac , në  transportimin  e  tullave  e  të  gurëve  ,  në  ngritjen  e  mureve  .  Ishte  e  pa  mësuar  në  punë  .  Ditët  e para  duarët  dhe  këmbët  e  saj  u  përgjakën  . Me  gjithë  ate   ajo  kurrë   nuk  u  ankua .  Në  punë  ishte  shumë  korrekte   .  Ishte  guximtare  dhe  kurrë  nuk  përulej  . Kishte  shumë  vullnet  . Punonte  si  një  punëtore  e  mësuar  . Padrejtësitë  që  i bëheshin  në  punë  nuk i duronte  . Kundër   atyre  ankohej me  guxim  .

Kishte  një  dashuri  të  madhe  për  njerëzit . Edhe  ata  që qëllonte  ta  ngacmonin

duke  i  hedhur  ndonjë fjalë  ,  ajo  nuk  i  urrente . “  Nuk  janë   fajtorë  këta  ,  fajtorë

janë  ata  që  i  kanë  mësuar  , thoshte dhe  qeshte   .

Ndiente  një  dashuri  të  madhe  për  të  varfërit  . Me  aq  sa  kishte  mundësi ,  i  ndihmonte  . Vecanërisht  fëmijët  i  donte   shumë   U   fliste  ,  i  ledhatonte  ,  i  përqafonte dhe  shpesh  u  jepte  edhe  këshilla  . Vajzën  time   e    donte  shumë  .  Cdo  të  djelë  e  ftonte  për  drekë . Në  dhomën  e  saj  pranë  krevatit  mbante  një  kukëll  të  madhe . Rrobat  ia  ndërronte  herë  pas  here ,  E  donte  si  fëmijë  .

E  kisha  shoqe  shkuar  shoqes   U  bëmë  motra  nga  puna  plot  vuajtje ,  nga  jeta  plot  tmerre  ,  nga   fatkeqësitë  që  na  ranë   mbi  kokë    .  Flisnim  me  njëra    tjetrën  për  cdo gjë   ,  qanim  hallet  .  Ajo  na  jepte  zemër    për  cdo  gjë  .  Dhe  më  është  gjendur  pranë  gjthëmonë   ,  si   fisnike  që  ishte  , Më  erdhi  shumë  jeq  që  nuk  mora  pjesë  në  varrimin  e  saj . “

Këto   dy  biseda  për  Musinenë  na  tregojnë  shumë  mirë   qëndrimin  e  saj  gjatë  kohës  së  internimit   në  Rrëshsen  .

Kaloi    shumë    vite      Musineja  në  Rrëshen ,  shumë  vite  me  shumë    halle  dhe  plot  derte   ,  halle  dhe derte    mes  vuajtjeve  të  vazhdueshme .

Këto   halle  dhe  derte i  krijojnë  diktaturat   ndaj  kundërshtarëve  të  tyre    ,  që  të   gëzojnë  diktatorët  dhe  të  sgjhasin  jetën  e  tyre  të    përgjakur    .

Por   popujt  nuk  falin  .  Ata  janë  gjykatës  të   pa  anëshëm  dhe  të  pa  kundërshtueshëm  .  Ata    me  guxim   u  vërsulen  pastaj  diktatorëve ,  i  tërhekin  svarrë  ,  i  gjykojnë  e  i  zhysin  thellë  në   llumin  e  ndyrë  të  krimeve  të   tyre  të   përgjakur ,  ndërsa  heronjtë    i  ngrejnë  lart  madhërishëm  në  qiellin  e  pastër  të  pavdekësisë  .

Kështu  ndodhi  me  Musinenë  . Ajo  me  qëëndrimin  e  saj   mposhti  egërsinë  e  diktaturës dhe  nderoi  veten  si  antikomuniste  e  vendosur shqiptare  .

SË M U N D J A

————————

Mosndërhyrja   e  aleatëve    për  të  shpëtuar  Shqiërinë  nga  sgjedha  sllavokomuniste  , arrestimi  i  saj  nga  diktatura  ,  torturat  në  hetuesi  ,  streset  gjatë  kohës  së  procesit  gjyqësor  ,  mohimi  i liririsë  për  një  kohë  të  gjatë     nëpër  burgjet  e  diktaturës    ,  internimi   i  gjatë  në Rrëshen  ,  jeta  e  vetmuar   dhe    puna e  rëndë  gjatë  burgimit  dhe  internimit  ,  ndikuan  në  gjendjen  shëndetësore  të  saj   .

Filloi  të dobësohet  ,  të  ndjejë  dhimbje  ,  të  shqetësohet  dhe  një  ditë  mbas  analizave   iu  komunikua  se  ishte  prekur  nga  sëmundja  e  pashërueshme   e  kancerit  .

E  shtruar  në  spitalin  onkologjik  të  Tiranës  priti  të  operohej  që  të  luftonte  sëmundjen  e   saj  .  Por  nuk  po  interesohej  njeri  .  Mbas  kësaj heshtje  të  qëllimshëme       që  duhej  të  ndërhynin    ,  ajo  e  kuptoi  qëllimin  antinjerzor  të  mjekut  komunist  me  banim  në  Bllokun  e  Udhsëheqjes  Qeverritare     dhe  shkruan  “ Unë  kuptova  një  gjë  .  Për  mua  jo  vetëm  që   nuk  interesohen ,  por  kanë  qejf  të më  svarritin   .  Dhe  vetë  kontrollet  e  këtyre  muajve  s’janë  gjë  tjetër  vecse  fjalë  të  kota  .  Sipas  rregullave  unë   duhet  të  isha   operatuar  këtu  e  gjashtë  muaj  më  parë  .   Cfarë  do  të  ngjasë …”

Fjalët  e  kësaj  gruaje   demokrate  tregojnë  më  së  mirë  luftën  e  klasës  që  përdori mjeku   komunist  i  Bllokut  për  të  varrosur  këtë “ armike  të  popullit “  . Pse  kjo  ishte  detyra  humane  e  një  mjeku  ?  Të  shëronte  një të sëmurë ,  apo  ta vdiste ate  sa  më  shpejt ?!

U  kthue  në  Rrëshen  e  sëmurë  dhe  e  pa  mjekuar ,  e  dëshpëruar  dhe  shkroi  në  ditarin  e  saj  : “ C’fat  tragjik !  Më  doli  edhe  sëmundja  kundër  .Të  paktën  të  kisha  pasur  pak  qetësi  në  vitet  e  fundit  të  jetës  sime  .  “

Në   ato  caste  të  vështira  të  jetës  së  saj   ajo  pastaj  bëri  analizën e jetës  së  saj  :

“Nga  një  herë  them   me  vete  se  nuk  fitova  gjë   që  mbeta  gjallë . Ndoshta    do  të  ishte  më  mirë  të  kisha  mbyllur  sytë  një  herë  e  për  gjithëmonë  .  Kështu  merrnin  fund   edhe  vuajtjet  me  gjithë  gjendjen  tragjike  .  Kjo  do  të  ishte  një  sgjidhje  shumë  e  mirë  . “

Këto  mendoi     Musineja  e jonë   në  ato  caste  të  jetës  së  saj         tërë  vuajtje  ,  me  hidhërime  ,  me   tmerre  ,  me  tortura ,   me  persekutime  nga  një  diktaturë  e  tmerrëshme  ,  e  llahtarëshme  ,  vetëm  sepse  deshi  liri  pa  gjak  ,  paqë    për  të  gjithë    dhe   dashuri  midis  të  gjithëve  .

Dhe  e  lodhur  ,  e  mërzitur  ,  e  sëmurë  ,  ajo   pa  nd0një  shpresë  shpëtimi  na  la  të  shkruar  sintezën  e  jetës  së  saj  :

“  Njoha  kulturën  demokratike .Njoha  tragjedinë  e  përmbysjerve  të  mëdha  revolucionare  .  Njoha  një  gjyq  special  , njoha  16  vjet  burg  e përplasje  sa  andej  këndej  .  Njoha  punën  e  punëtorit  me  normë  individuale  , njoha  punën  e  krahut  me  normë  kolektive  si  bujqësinë  e   ndërtimin  .  Njoha  vetminë  e  vetëkërkuar  ,  shoqërinë  e  rastit  në  burg  dhe  gjithë  ndryshimet  që  pasojnë  nga  ky  tërmet  i  pandërprerë  për  të  konsoliduar  diktaturën  e  proletariatit  . “

A  ka  analizë  më  plotë  të  jetës  ,  se analiza   që  i  bën  kjo  grua  e  madhe  jetës  së  saj  !?

Pastaj    Musinejha     filloi  të  jetojë   me  vdekjen  .

La  punën  , doli    në    pension  me  gjysem  page,  jetoi  në  varfëri   me  200  lekë  të  vjetra  në  muaj ,  e  vetmuar  ,  pa  i  shkuar  njeri  që  ta shikonte  për  të  fundit  herë  ,   me   një   qetësi  që  të  vret    ,pa  njeri  pranë  qëë  t’i  japë  një  gotë  me  uj ,  duke  parafytyruar   jetën  e  saj  heroike       dhe  vuajtjet   e   tmerrëshme  që  kishte  kaluar  nga  diktatura  .Dhe  së  fundi  një  ditë   në  pragun  e  vdekjes  shkroi  në ditarin  e saj  : “ … në  valixhen  e  vogël  kam  disa  sende  me  vlerë  etnografike  për  Muzeun e  Gjirokastrës.  Ato  pak  kursime  dhe  gjithshka  tjetër  le  të  hyjnë  në  fondin  e  shtypit , që  duhet  të  krijohet  për  punëtorin  e  krahut  ,  i  cili  është  i  domosdoshëm  që  të  demokratizohet  puna  e krahut     dhe  të  kuiturohet  punëtori  i  thjeshtë   .  “

S’kishte  gjë  tjetër   kjo  Musine  e  Shqipërisë  . Vetëm  këto   kishte  në  atë  valixhen  e  vogël   .  Dhe  këto   i  la   për   vendin  e  saj ,  për  shtypin  ,  për   bujkun  e  për  punëtorin  ,  për  të  cilët  kishte  punuar  gjithë  jetën  dhe  ishte    persekutuar   nga  diktatura  e  proletariatit  .

Ajo    edhe  në  castet  e  fundit  të  jetës  mendoi    për  vendin  e  saj  ,  për  bujkun  dhe  punëtorin  ,  për  ato ,    që  kishte  menduar  dhe  punuar  gjatë  gjithë  jetën  e  saj  dhe  për  të    cilët  kishte  pësuar  gjithë  ato  vuyajtje  të  llahtarëshme   nga  diktatura  e  proletariatit  .

V D E KJ J A

——————–

Jetoi  sa  jetoi    dhe  një  ditë  vdiq .

Ishte  data     13  gusht  1983  .

S’pati  njeri  pranë  që  t’i  mbyllte  sytë  .  S’u  gjind  njeri  që  të  lutej  për  shpirtin  e  saj  .     Pranë   saj  ,  në  ato  caste  pati   pranë    vetëm  libra ,   shokët  e  saj   .

Libri  që  po   lexonte ato  caste   të  fundit  të  jetës  së  saj   i  ra   në  gjoks   l  hapur   dhe   ajo  mbaroi    .Vdiq  duke  lexuar  .

U  rrit  me  libra  ndër  duar  ,  jetoi  duke  shkruar  libra dhe  vdiq  në  shoqëri    me  librat .

E  varrosën të  nesërmen  në  mbrëmje  ,  se  nuk  pranonte     ndonjë  shofer    që  të  transportonte   arkivolin   me    kufomën  e  saj .

Diktatura  lufton  edhe  të  vdekurit  .

Zoti  Agim  Haruni  ,  një  ish  i  burgosur    politik ,  më  ka  treguar  :

____________________

“ Vdiq  në  vetmi  . Ne  jetonim  në  një  shtëpi  me   ate  . I  vajta  në  dhomë  dhe  e  gjeta   të  vdekur .Ishte  shtrirë  në  krevatin  e  saj  . Mbi  gjoks  i  gjeta  një  libër  të  hapur  .Kishte  vdekur  duke  lexuar  .

Për  varrimin  e  saj  nuk  u  interesua  njeri  .

E varrosëm  të  nesërmen  .”

Zonja    Ildishane    Kalo  ,  një  shoqe  e  saj  , ka  treguar  :

_____________________

_“ Musineja  ishte  e  pa  fat  edhe   ditën  e  vdekjes  . Ne  që  i  ndejtëm  pranë  gjithë  jetën  ,  nuk  i  ndodhëm  aty  .

Musineja  vdiq  në  13  gusht  1983  .

Më  mbeti  peng  që  nuk  e  arrita  të  gjallë  unë  e  Muzua  . Një  fqinjë   hyri  në  dhomë  pasi  e  lajmëroi  i  biri  dhe  i  mbylli  sytë  .Ata  shkuan  nënë  e  birë  dhe  lajmëruan  kryetarin  e  Këshillit  ,  pastaj  na  telefonuan   ne  .  Edhe  ne  i  bëmë  një  telegram  kushëririt    të  saj  në  Kavajë  ,  por  ai   nuk  erdhi  . Erdhi  vetëm  pas  dy  ,  tre  ditësh  .

Kurrë  nuk  do  ta  harroj   që  ajo  u  gdhi  vetëm  ,  krejt  vetëm  ,  natën  e   saj  të  fundit  mbi  tokë  e  mbyllur  në  kyc  .  Për  Musinenë  nuk  u  gjend  as   makinë  për  ta  shpënë  në  varreza  . Vetëm  një shofer  me  një  makinë  riportabël  që  kishte  ngarkuar  zhavor  gjithë  ditën  ,  pranoi  të  vijë  me  një  qind  të  lutura  .

Vumë  arkivolin  mbi  zhavor    E  shoqëruam  unë  ,  Muzua  , im  shoq  dhe  djali  i  fqinjës  ,  që  e  gjeti  të  vdekur  . Kjo  qe  ceremonlja  e  varrimit  ,  që  u  bë  në  Rrëshen  në  muzgun  e 14  gushtit  të  vitit  1983  . “

Marrë  nga  libri  “SONATA   E   HËNËS “  e  shkrimtares  Eglantina    Mandija   .

R I V A R R I M I

———————–

Gatë  diktaturës  emrin  e  saj  nuk  e   përmendi      njeri .

Mbas  13  vjetëve  ,  në  17  janar  1990  eshtrat  e  saj  u  zhvarrosën  dhe  u  vendosën    në  Tiranë  . Ajo  sot  prehet  në  kryeqëytet    pranë  prindërve   dhe  vëllëzërve  të  saj  .

Unë  rivarrimin  e  saj   e   kam  përshruar  në  tregimin   “ Martirja “ .

Ja    varrimi  i  saj   si  pas     atij  tregimi   :

“ Duke  ecur  me  arkivolin  ndër  duar  , iu  afrua  vendit  ku  ishte  varri  i  babës  dhe  i  nënës  së  saj  dhe  e  vendosi  arkivolin  pranë  atyre  ,  në  krye  të  varrit  të  porsahapur  . Midis  njerëzve  ,  që  kishin  ardhur  për  të   marrë  pjesë  në  atë  rivarrim  ,  u  ndie  një  mërmëritje  e     lehtë  . Shumë  nga  ata    psherëtinë  të  brengosur  . Ndonjë  nuk  e  mbajti  veten  dhe  i   rrëshqiti  nëpër  mollzat  e  faqeve  ndonjë  lot  pikëllimi  ngadalë  .

Njerëz të  ndryshëm  që  qëlluan  aty    pranë   atë     Natë  Kadri  ,  kur  panë  atë  arkivol  të  vogël  ,  pyetën  se  i  kujt  ishte  .  Kur  mësuan  emrin  e  saj  ,  disa  u  habitën   që  ajo  kishte  vdekur ,  të  tjerë  që e  dinin  të  vdekur  u  erdhi  mirë  që  ia kishin  sjellur  eshtrat  në  qytetin  e  saj  .Një  burr,  kur ndëgjoi emrin  e  saj  ,  u  tha  njerëzve aty  pranë  :

_ Kjo   grua  ka  shkruar  libra  të  bukur  .

Një  plak  me  sy  nga  arkivoli  u  tha  shokëve  me  krenari  :

_ Kjo  grua  luftoi  kundër  diktaturës  si  burr   e shkuar  burrave  ,

Shumë  vetë  vajtën  e  vunë  dorën  mbi  arkivolin  e  vogël  me  një  dhimbje   të  thellë  .

Një  grua  iu  afra  arkivolit  ,  u  ul  , vuri  duarëet  mbi  ate  dhe  e  puthi  .

_  Kemi   qenë  fqinj  ,  _ tha  dhe  tundi  kokën

Pastaj  shikoi  njerzit  për   rreth  dhe  shtoi  :

_ E  shkreta   vajzë  !  Vuajti  të  zitë  e  ullirit  .Toka  do  të   dridhet  dhe  do  të    helmohet

kur   të   fusë   në gjirin  e   saj  eshtrat  e  kësaj    martirje  .

U  ngrit  ngadalë  ,  si  plakë  që  ishte  dhe  u  largua  me  lot  ndër  sy  .

Në  të  gjithë    varret   kandilat  dhe  qrinjtë  vazhdonin  të  ndriconin  vendin  anë  e  kënd .  Sikur  kishin  sbritur   yjet  poshtë    atë  mbasdite  të  vonë  .

Ai  hodhi  sytë  nga  njerzit  dhe  ndjeu  një  gëzim  të  thelllë  .  Pastaj   mori  arkivolin  e  vogël   dhe  ngadalë  e  vendosi  mbrenda  në  varr .

Sapo  kishin  mbuluar  varrin  me  dhe,  një  grua  cau  me vështirësi  përmes  njerëzve  dhe  iu  afrua  varrit .  ishte  shumë    plakë  dhe  eci  duke  marrë  frymë  me  vështirësi  .  Në   dorë  mbante  një zambak  të bardhë  . Si iu  afrua  varrit  ,  qëndroi  pak  dhe  tha :

_ Unë  jam  njeri  pa  njeri  .  Burri  më  vdiq  në  Burgun  e  Burrelit   ,  djalin   e  vetëm  ma   vraë   në  kufi  .As  varret   nuk  ua  gjeta  .Erdha   këtu  për  të  vurë  këtë  zambak  të  bardhë  mbi  varrin  e  kësaj    martirje  . Është  vajza e  jonë   .

U  ul  ngadalë  dhe e vendosi  zambakun  e bardhë   mbi  varr . Pastaj  filloi  të  përkëdheli  varrin  me  duarët  që  i  dridheshin   .  Dhe  duke  përkëdhelur  varrin  e  asaj  martirje  ,  tha  :

_ Më  duket   se përkëdhel  varrin  e  tim  biri  .

Dhe  me lot  ndër  sy  e  puthi  varrin  e  asaj  martirje  disa  herë  .

R I N G J A L L J A

——————————

Që  nga  viti  1990  emri  i  kësaj  vajze  përmendet  me  nderim  dhe  respekt.Veprimtaria  artistike  dhe  sidomos  ajo  politike  vlerësohet    në   Shqipëri  dhe  në  vende  te  tjera  . Emri  i  saj  përmendet  në  një  enciklopedi  italiane  . Për  nderin  e   saj  janë  bërë  simpoziume  e    përkujtimore     Me  emrin  e  saj  janë  emërtuar  rrugë  ,   qendra kulturore  ,  blblioteka   e    shkolla    .  Janë  botuar  edhe    vepra   mbi  veprimtarinë  e  saj     .  Figurën  e  Musine  Kokalarit    e  kanë  vlerësuar  maksimalisht  personalitete  të  shtetit  dhe  të  kulturës  shqiptare .  Po   përmendim  :

S A LI      B E R I  S H A   , Presdent  i  Republikës  së Shqipërisë  :

______________________________________________________

“ E   dalluar  për  bindje  të  thella  patriotike  e  demokratike  dhe  e  pa   përkulur   deri në  fund  të   jetës   së    saj  .”

DR    S A B I L E    K E C M E Z I  _ B A S H A   :

_____________________________

“ Musineja  ishte  vërtet  një  martire  e  kauzës   së  demokracisë  dhe  e  pluralizmit  politik “

U R A  N     B U T K A    ,  historian  dhe  shkrimtar :

__________________________________

“ …:  në  radhë  të  parë   Njeri  .     Ajo  ishte  e  ciltër  ,  e  dashur  ,  e  ditur ,  jashtzakonisht  e  zgjuar  ,  e  talentuar   ,  por  edhe  krenare  ,  dinjitoze  e  me  karakter  të fortë  ,  të   pa   thyeshëm ,  mishërim  i  aftësisë  dhe   ndershmërisë njerëzore  . “

EG L A N T I N A     M A N D I J A  ,  shkrimtare  , autore  e  veprës  së  parë  mbi  Musinenë  :

_____________________________

“Nnjeriu  mund   të  jetë  i  lirë  ,  edhe  pse  i  burgosur .  Njeriu  mund  të  jetë i  burgosur  ,  edhe  pse  është  i  lirë  .  Ky  është  mësimi  që  kam  nxjerrë  nga  jeta  e  jote  ,  fli  e  shenjtë  e  qiellit  shqiptar ! “

E U G J E N     M E R L I K A  ,   analist  :

______________________

“  Musine  Kokalari  ,  një  nga  femrat  më të  sgjuara  në  elitën  intelektuale  të  Shqipërsë  të  asaj  kohe  ,  që  simbolizonte  më  së  miri  të    ardhëmen  evropiane  të  Adheut   të

saj .”

R A M A D A N     S O K O L I :

__________________________

“ Sa   hije  i  kishte  asaj  aurola   e   martires .”

K Ë Z E    K O Z E T A      Z Y L O , gazetare  ,  shkrimtare:

____________________________

“  Kjo  grua  e  hekurt  shqiptare   nuk  u  mposht  ,   dhimbja  e   saj  është  dëshmi  ,  sprovë  .qëndrimi  i  saj  cliron  energji  diellore  ,  ripërtëritëse  dhe  njëkohësisht   kuron   njerzit

që   vuajtën  nga  sistemet  totalitare  .”

M E R IT A     S H K U P I  :

__________________________

“ . . . një  nga  luftëtaret  më të   shquara   për  liri  ,  demokraci  dhe  emancipim  shoëqëror  ,  publicistja  ,  shkrimtarja  ,studjuesja  ,  politikanja  dhe  veprimtarja  e  radhëve   të  para  kundër  tiranisë  së  cdo  lloji  e  ngjyre  .  “

“ R I L I N D JA  “  :______________

“ Musine   Kokalari  ,  femra  më  e  persekutuar  dhe  më e   ndjekur  .  “

I L I R   L E V O N J A  :___________________

“ Në  fakt  Musineja  është  jo  cështje  shtetërore  ,  por  kombëtare  . “

A  M A N E T I    I      M U S I N E S Ë

————————————————

Diktatura   Musinenë  e  burgosi  ,  e  internoi  . e  masakroi   egërsisht  dhe  së   fundi  e  vdiq  .

Por   nuk  e  shoi  dot  .

Ajo   nga  heroizmi  i  saj    ,  me  talentin  e  vet  ,  me  dashurinë   për  atdheun  ,  nga   sakrificat  që  bëri  për  popullin  gjatë  gjthë  jetës  së  saj ,  mbeti   si  një  flakadan  i  përjetshëm  i  demkracisë    dhe  nga  piedestali  ku  e  vendosi  kombi  shqiptar    na   mëson :

“  Besa  ,  shpresa  ,   dashuria

Ato   pra   na  lartësojnë

Përcarja   dhe   marrëzija

Na   poshtërojnë   e   na    mjerojnë  . “

Musineja   na  mëson    forcën  e  atdhedashurisë  dhe  na  tregon    shembullin  e  heroizmit   ,  por  na la  edhe    një   porosi ,  porosinë    e  saj   , amanetin   e   vet   .     Në  këtë  amanet   ajo  na  mëson   se  si   duhet  punuar    për  Shqipërinë   .      Dhe   politikanë  e  qeverritarë   të  cdo  ngjyre     e    të  gjithë   ne  ,   shqiptarët  . ku  do  që  jemi  ,  në  Shqipëri  dhe  në  mbarë  rruzullin   ku  jemi  shpërndarë  ,  duhet   të   punojmë  si  pas  porosisë  të heroines      Musine  Kokakari  . Atëherë  Shqipëria do  të  bëhet     lule  ,  ashtu  si  e  deshi  Musineja     Shqipërinë   ,  lule  përmbi   lule  .

P A V D E K Ë S I

————————————

Bashkija  e  Gjrokastrës  ,  qyteti   ku Musine  Kokalari  kaloi  fëmijërinë  e  saj  ,  po  e  riparon    shtëpinë  e  Kokalarëve  dhe  do  ta  ktehjë  në   “ Shtëpi  muze  ,  Musine  Kokalari  “

Është  një  vendim  i  drejtë  ,  qyteti  nderon   të  bijën.

Po Këshilli  Bashkijak  i  Tiranës   a  duhet  ta  sbukurojë    kryeqytetin  tonë  me  një  shtatore  të  heroinës   Musine  Kokalari  ?

Rinija  e  jonë  ,  kur  të  shikojë  shtatoren  e  kësaj  heroine ,  do  të  krenohet  nga  heroizmi  i  saj    dhe  do  të  frymëzohet  për  veprimtari    të  lavdishme    për  Atdheun     ,   ndërsa  turistët     do  të  tmerrohen  nga   egërsia    e    diktaturës  së  proletariatit      në  vendin  tonë  .

Le  të  shresojmë  .

*M A K E N S E N     B U N G O

Marrë  nga  vëllimi  i  pa  botuar “ Y J E    T Ë     P Ë R G J  A K U R “/

Materiale  :

Musine  Kokalari  : …sa  u  tunt  jeta  “

Eglantina  Mandua  , “  Sonata  e  Hëës  “

Uran  Butka :  “ Ringjallje  “

Eugjen  Merlika  : “  Përsiaitje “

Dhe  artikuj   për   Musine  Kokalarin të  botuara  në    gazetat  “  Balli  i  Kombit  “ , ” Rilindja  “  ,    “ Liria A “ ,  “  Dielli  “ . “  Panorama “.  e  tj  .

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: BISEDË PËR, Makensen Bungo, Musine Kokalarin

T Ë B U R G O S U R I T

September 16, 2016 by dgreca

NGA MAKENSEN BUNGO*/Nju Jork/

Atë  ditë   Edmondi,  kur  u  kthye  nga  puna, rrugës  për  në  shtëpi,   u  takua  me  Nafizin. U  përshëndetën  dhe  vazhduan    rrugën   bashkë. Duke  ecur në rrugën  afeër   burgut,  ndëgjuan    thirrje  dhe  brohoritje “ Poshtë  armiqtë!  Me  vdekje !…

…Në  litar! “ dhe  këngë  revolucionare  të  koihës.  Ndaluan. Thirrjet dhe  brohoritjet nuk  pushonin.

– Nxjerrin  të    burgosurit   në  ballkon,-tha   Nafizi  dhe  u  zvedh.

Herë  mbas  here   Komiteti i  Rinisë  antifashiste  i  atij  qyteti   organizonte    para  Burgut  të  Madh demostrata  me   të  rinj   dhe  me  kandidatë  për  anëtarë  partije     për të  nxitur  urrejtjen  kundër  të  burgosurve  polikë  .

Edmondi e  pa  Nafizin  që u  sverdh   dhe  bëri  të  largohet , por   ai    e  ndaloi  dhe  i  tha  :

– Jo  ! Shkojmë  andej  !

Edmondi  e  kuptoi  ,  se  Nafizi  mendoi  ,  se  mund  të  shikonte  atje  babanë  e  tij    .  Ate  e  kishin  dënuar për  axhitasion   e  propogandë     me  shtatë  vjet  burg  e  punë  të  detyrueshme  dhe  ato  ditë   nga  hetuesia   e  kishin   dërguar  në  burg  .

U  nisën  të  dy  në    heshtje  . . .

Sheshi  para  burgut  ishte  mbushur  plot  .   Ata  thirrnin  me  të  madhe  ,  këndonin  pa  pushim  këngë  të  luftës  ,  valëvitnin  flamuj  shqiptar  me  yllin  e  kuq  mbi  kokën  e  shqiponjës    ,   flamuj  të  Jugosllavisë  e  të  Bashkimit  Sovjetik   ,  ngrinin  sa  më  lart  portretet  e  Enver  Hoxhës  e të  Koci  Xoxes  ,  të  Titos  e  të  Stalinit  dhe  tundinin  pankarta   të mëdhoja  me  parulla   të  ndryshme.

Ngjitur  me  burgun  ishte  drejtoria  e  burgut  ,  një  ndërtesë  dykatëshe  me  një  ballkon  në  mes  përballë  sheshit  .

Ata  të  dy   shkuan  te    sheshi  para  burgut ,  ndëgjuan  këngët  dhe  thirrjet  ,  panë  flamujt  ,  portretet  e  parullat  e  shumta   ,  por  nuk  u  cuditën ,  se  c’po  ndodhte  . Ata  kishin  mësuar  , se  të tilla  demostrata  ishin  zhvulluar  edhe  më  parë  përpara  burgut  dhe  prej  andej    pastaj  manifestuesit   duke    manifestuar  kishin   shkuar  edhe      para  Gjykatës  Ushtarake  .    Ata  të  dy  nuk    u  cuditën     edhe  ,  kur  në  mes  të  demostruesve  panë  nëndrejtoreshën  e  shkollës  Normale  të  atij  qyteti  e    kujdestarin  e  konviktit  ,  që   nxitnin   konviktorët   ,     të    bërtitnin  sa  më  shumë  e  të  ngrinin sa  më  lart    portretet  dhe   pankartat    me  parulla  .

Nafizi  i  shikoi  ata  të  dy  dhe i   tha    Edmondit  :

_  Eee ,  i  vështron  ?

Edmondi  ,  pa  u  shqetësuar  fare  ,  iu  përgjigj  :

_  Këto  kuadro  i  drejtojnë  sot  shkollat   tona  .

Mbas  pak    filluan  të  nxjerrin  në  ballkon  të  burgosurit   .

Nxuarrën   të  dënuar  e  të  pa  dënuar  ,   një  nga  një    me  duar  të  lidhura  me  pranga  ,  që  të  mos  hidheshin  nga  ballkoni  dhe  me  dy policë  anash  ,  që  të  mos  arratiseshin  .    Sa  nxuarrën  të  burgosurin  e  parë , sheshi  para  burgut  ushëtoi  me  të  madhe  :

_ Hakmarrje  !  Hakmarrje  !  Në  plumb    !  Në  litar  !   Poshtë   tradhëtarët  !

Dhe  valëvitën     flamujt   sa   më   shumë  e  i   ngritën    portrtetet  e   parrullat  sa  më  lart  dhe    sheshi  gjëmoi  nga  kënga  “ Hakmarrje  ,  rini  / dëshmori   thërret  ,/ që   ra   për   liri  /  dhe  truallin   e  vet ! “

Të  burgosurit   rrinin  pa  lëvizur  ,  e  në  heshtje  ,  se   i  kishin  porositur ,   që  të  mos  thonin  asnjë  fjalë .  Ata      ndëgjonin  këngët  e  shikonin  flamujtë  ,  portretet  e  parullat  dhe  i  vështronin  demostruesit    me  mëshirë  .  Me  atë  qëndrim    ata  të  burgosur   të  prangosur    ,   midis   policëve  të  diktaturës  ,  lart   në  atë  ballkon  , dukeshin  si  buste  që  sfidonin  diktaturën    .

Ishin  djem  të  rinj  ,  ishin  burra  të  pjekur  ,  ishin  pleq  të  thinjur ,  nga  qyteti  ,intelektualë  ,  tregtarë ,  ushtarakë e  pasunarë    dhe    fshatarë  nga  krahina  të  ndryshme  , që  kishin  marrë  pushkët  e  kishin  luftuar  kundër  fashizmit  e  nazizmit  dhe  ishin   prangosur  ,  se  nuk  kishin  pranuar  që  në  Shqipëri  të  vendosej  një  diktaturë  .

Demostruesit  ulurinin  , të  burgosurit  heshtnin  .  Demostruesit  poshtë  thirrnin  për  gjak  ,  të  burgosurit  lart  në  ballkon  me  qëndrimin  e  tyre  të heshtur  hymnizonin  paqën  .

Nafizi    i  shikonte  ata   dhe  priste me  padurim   dhe   ankth   ,  që  të  nxirrnin  edhe  babanë  e  tij  .

Mbas  disa  të  burgosurve  e  nxuarrën  edhe   ate   .

Nafizi  sa   e  pa  të  atin  të  prangosur  ,  u  tmerrua , nuk  e  përmbajti  veten  dhe  thirri  me  sa  fuqi  që  pati  :

_  Baba  !

Edmondi  e  kapi  për  krahu  dhe  e  porositi , që  të  pushonte  .

Ai  duke  psherëtitur  ,  i  tha  :

_  Babai  !

Kur  e  vështroi  mirë  dhe  e  pa  me   flokë  të  qethur  e   të    pa  u  rruar  prej  shumë  ditësh  ,  të    dobësuar  ,   e    të   sverdhur  ,   të  rraskapitur  dhe  të  plakur  , tha  :

_  Sa  paska  ndryshuar !

Dhe  filloi  të  shtërngojë  grudshta

Demostruesit  bërtitnin  e  ulurinin  ,  tundnin  flamurët  e  portretet  dhe    thirrnin  me  këngë  vdekjen  .  Babanë  e  tij  ishte  hera  e  parë  , që  e  nxirrnin  në  ballkon  dhe    i    ndëgjonte  dhe  i   shikonte   demostruesit    i habitur ,  se  si  ishin   ndërkryer    ata  njerëz  .

Mbas  pak  policët  e  muarën  dhe  e  futën  në burg  .  Nafizi  duke  psherëtitur  ,  tha  :

_   Sa  do  të  ketë  vuajtur  !

Dhe  shtoi  :

_  Ne  e  kuptonim  ,  që  në  hetuesi    e   torturonin    ,  nga    që     teshat  e   tij  ,  që  i  merrnim  të  gjakosura  , por   jo   kaqë   shumë    .

Mbas   pak nxuarrën  në  ballkon  një  të  burgosur  tjetër  .  Ishte  i  moshuar  ,  i  kërrusur  nga  vitet  dhe  i  prangosur  si  të  gjithë  të burgosurit   e  tjerë  . Ishte  dënuar  me  shumë  vite  .

Ai  kishte  studjuar  në  Stamboll  për     avokat   .Ishte   një  ndër  atdhetarët  më  të     përmendur    të  atij  qyteti  . Ishte  i  njohur sidomos   për  hapjen  e  shkollave  shqipe  gjatë  sundimit  turk  .  Ishte    përpjekur  edhe    për  hapjen  e  shkollës  Normale  në  atë  qytet  dhe  më  vonë   kishte  qenë   për  një  kohë   edhe   profesoir  në  atë  shkollë       Për  këtë  veprimtari  qeverria  turke  e  kishte  burgosur  në  burgun  e  atij  qyteti  .  Kishte  marrë  pjesë   në  mbledhjen   e   Vlorës  në  vitin   1912     dhe  kishte  nënshkruar  Shpalljen  e  Pavarësisë    .Kishte  kundërshtuar  pushtimin  fashist  dhe  italianët  e  kishin  internuar  në  një  ishull   të  largët   tok  me  disa  atdhetarë  të  tjerë  . Në  parlamentin  shqiptar  kishte  qenë  deputet  i  atij  qyteti në  dy   legjislatura  .  Gjatë  luftës  ,   në  vitin  1943 ,  kur   ishte  bashkuar  Kosova  me  Shqipërinë  ,  ai  kishte  shërbyer  atje  si  prefekt  dhe  kishte  punuar  me  mish  e  me  shpirt  për  hapjen  e  shkollave  shqëipe  atje     . Për  veprimtarinë  e  tij  në  Kosovë  Qeverria  shqiptare  që  në  ditët  e  para  mbas  lufte   e  kishte  arrestuar    , e  kishte        burgosur  po në  atë  burg  ,  ku  e  kishin  burgosur  turqit   dhe   e  kishte  dënuar  . Tok  me  atë  i   kishin  burgosur  edhe  të  birin  ,  dy  dhëndurrët  e  tij  dhe  njërën  nga  vajzat  .

Kur  e   nxuarrën  ate   në  ballkon   ,  sheshi  para  burgut  gjëmoi   fort  nga  thirrjet  ,  flamujt e  Jugosllavisë  dhe  të  Bashkimit  Sovjetik  tok  me  flamurin  shqiptar  me  yllin  e   kuq   te  koka  e  shqiponjës  u  valëvitën  me  forcë   ,  katër   portretet   e  udhëheqësve  komunistë     dhe  pankartat me parullat  e  ndryshme   u  ngritën    sa  më  lart  e këngët  ushtuan  më  shumë . Ai  në   mes  dy  policëve  të  diktaturës  i  prangosur  si  një  kriminel  , ndëgjoi  thirrjet   e  demostruesve  për  vdekjen  e  tij  ,  shikoi    flamujt,  vështroi  portretet  , lexoi   parrullat  te  pankartat    ,    ndëgjoi  dhe    këngët  ,  që  nxisnin  gjakdedhjen  midis  shqiptarëve   dhe  psherëtiti  .  Pastaj    kujtoi  përpjekjet  e  tij  për  Shqipërinë  ,  si  kishte  menduar  ai  të  ishte  Shqipëria  dhe  si  ishte  katandisur  ajo   .   Shikoi edhe    prangat  në  duarët  e  tij  ,  shikoi  edhe  dy  policët  ,  që  ruanin  ate   e   u    mendua   tristueshëm  . Psherëtiti  thellë  .  Pastaj        i  ngriti   duarët  lart  ,  i  tundi  fiort   dhe  thirri  me  sa  fuqi  që  pati  :

_  Rroftë  Shqipëria   !

Sheshi  ,  sa  ndëgjoi  thirrjen  e   tij  ,  ushtoi  nga  ulurimat  e  demostruesve  :

_ Vrajeni ! Në  litar !  Vrajeni  tradhëttarin  !  Kuislingun ! Të  poshtërin  ! Armikun   Kriminelin  !

Ai   i  shikoi  ata  me  keqardhje  dhe  tundi  kokën  me  hidhërim  .   .

Policët  sa  ndëgjuan  thirrjen  e  tij  ,  e  qëlluan   me  grushta   dhe  i  ranë  me  shqelma      e  ai  i   gjakosur  u  përplas  në  tokë  .

Nafizi  mbylli  sytë  ,  që   të  mos  e  shikonte        atë   krim   të  shëmtuar    ,  ndërsa  Edmondi  bërtiti  :

_  Mosni  !  Mosni  !

Pastaj  policët  e  tërhoqën  rrëshqanthi  duke  e  shqelmuar  dhe  e  cuan    në  burg  gjysëm   të  vdekur  .

Ata  të  dy  shikuan njëri  tjetrin  në  heshtje  . Të  dy  ishin  svedhur  .  Asnjëri  nga  ata  të  dy  nuk  tha   një  fjalë  .  Nuk  qëndruan  më  aty  . Ulën  kokën  dhe  u  larguan  ngadalë  .  Si ecën  ca  ,  Edmondi  tha :

_  Vaj  medet  ,  moj  Shqipëri !

*( Fragment   nga  romani  i  pabotuar  “ LEGJENDA   E    NJË    DASHURIJE )

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Makensen Bungo, Te burgosurit, Tregim

APOSTOL GEGA U PUSHKATUA NE MENGJESIN E 11 NENTORIT 1946

November 11, 2015 by dgreca

*Apostol Gegën dënuan me vdekje dhe e pushkatuan në moshën 24 vjecare në orën tetë të mëngjesit të datës 11 nëntor të vitit 1946/
* ISHTE AUTORI I TRAKTIT TË PARË ANTIKOMUNIST/
*Botohet me rastin e 69 vjetorit të pushkatimit të Apostol Gegës/
NGA MAKENSEN BUNGO-New York/
Apostol Gega ishte një djalë i zakonshëm, një nëpunës i thjeshtë,një mësues atdhetar, një antikomunist i vendosur. Në trevën e Elbasanit dhe në mbarë Shqipërinë për mendimet, që ai shprehu, për veprimet,që ai kreu dhe për qëndrimin e tij kundër diktaturës,ai është unikal në gjirin e rinisë shqiptare.
Ai e deshi Shqipërinë si atdhetar dhe i erdhi keq për popullin shqitpar,që do të vuante nën diktaturën komuniste.
Për tradhëtinë ndaj atdheut dhe për vuajtjet,që po kalonte populli shqiptar, ai mori anën e desidencës shqiptare që në ditët, kur filloi të vendosej diktatura komuniste në vendin tonë. Dhe u tregua shumë aktiv, tepër dinamik dhe i gjithëanshëm, duke qenë i ndërgjegjshëm për ato, që bëri dhe për ato, që pësoi
Veprimtaria e tij qe befasuese e dinamike dhe Diktatura u alarmua dhe u mobilizua së tepërmi e mundi ta zbulojë veprimtarinë e tij dhe e arrestuan. Gjatë kohës që e pyetën në hetuesi mes torturave të llahtarëshme,u arratis, si rrallë ka ndodhur atëherë, por e arrestuan prap në fshatin Mlizë dhe u gjykua nga një gjykatë ushtarake me një gjykim të jashzakonshëm në kinemanë e qytetit për të tmerruar popullin, sidomos rininë e Elbasanit. E dënuan me vdekje dhe e pushkatuan në moshën 24 vjecare në orën tetë të mëngjezit të datës 11 nëntor të vitit 1946
Veprimtarinë e tij të shumëllojëshme me fjalë e me vepra, ai e zhvilloi në qytetin e Elbasanit, në Peqin dhe në fshatin Grabovë A të Gramshit, me shokët e tij moshatarë , me nxënësit, me popullin e lirë edhe me të arratisurit politikë. Ai edhe para skuadrës së pushkatimit, atje në Krastë, pranë varrit të hapur, para skuadrës së pushkatimit e cfaqi idealin e tij për të cilin kishte axhituar kur, në fjalën e fundit, ia përplasi prokurorit ushtarak me shprehjen përmbyllëse të veprimtarisë së tij atdhetare se “ Veprimtarinë time e konsideroj ideale dhe duhet të kemi lirinë e mendimit. Vetëm kjo shprehje mjafton, që të kuptojmë idealizmin e këtij djalodshi 24 vjecar .
***
Kulmi i veprimtarisë atdhetare antikomuniste i Apostol Gegës është hartimi i traktit që ai hartoi dhe shpërndau në qytetin e Elbasanit në muajin gusht të vitit 1946.
Kur u largua nga fshati Grabovë A i Gramshit,ku kishte shërbyer si mësues, se e pushuan nga puna si njeri i pandjejë për edukimin e nxënësve dhe u kthye në qytetin e Elbasanit,ai vuri re ndryshime të medhaja , si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ato politike .
Në atë kohë Shqipëria po zhytej gjithënjë e më shumë në vorbullën e Diktaturës .
Populli po gëdhihej cdo ditë gjithënjë e më shumë në një varfëri të tejskanjëshme dhe dhe vendi po ngrysej më shumë në mvarësinë e politikës jugosllave .
Dhe nga kjo gjendje e rëndë Apostol Gega për të shpëtuar Atdheun dhe për të mbrojtur popullin . mori një vendim : vendosi të përballet me Diktaturën
Mori një makinë të vjetër shjrimi dhe shkroi traktin e tij , ku shprehu mendimet e tij idealin e tij , shpresën e tij ,
Ai e dinte djaloshi Apostol Gega , se c’mund të pësonte nga ai trakt ? Sigurisht që e dinte.
Por ishte dashuria e një të riu për Atdheun e tij , lshte dëshira e një të riu njëzet e katër vjecar për ta shpëtuar popullin e vet nga një gjendje e mjeruar , ishte qëndrimi i një djaloshi për të realizuar idealin e tij pamvarësisht nga sakrificat dhe vuajtjet , që mind të pësonte , ishte shpirti revolucionar i një revolucionari të ri , që hidhet në xjarr për të arritur fitoren e revolucionit të vet .
Duke u fshehur në errësirën e asaj nate të gushtit të vitit 1946 , me kopjet e traktit në gji , kaloi nëpër rrugët e Elbasanit duke futur në shtëpijat traktet që kishte shkruar . Kopjen e fundit të traktit , ai e ngjiti në derën e ndërtesës së Komitetit Ekzekutiv të Rrethit .
Ja trakti që shkroi dhe shpërndau Apostol Gega :

K U M B O N A E K U S H T R I M I T

T Ë S H P Ë T O J M Ë A T D H E U N N G A D I K T A T U R A KO M U N I S T E

Djalëria shqiptare duhet të ketë kuptuar gabimin dhe rrugën e mbrapshtë , që ka pas ndjekun dhe që ende disa të tjerë fatkeqësisht ndjekin dhe duhet të kenëv kuptuue veprën mashtruese të drejtuesve të kështu quejtëses Republikë Popullore t’Shqipnis , aktiviteti i të cilëve deri më sot nuk ka qenë tjetër vecse në damin e Atdheut dhe në mjerimin e popullit shqiptar Dhe me parimin e tij djaloshar it is nifertate ( kurrë nuk asht vonë ) dhe me hovin e tij guximtar duhet t’i prijë kësaj përpjekje vigane , qëllimi i së cilës asht shpëtimi i kombit dhe i popullit shqiptar nga pesha dhe sgjedha e randë dhe e padurueshme e Diktatorisë komuniste . Në këto ditë kaq të vështira Atdheu i drejtohet Rinisë shqiptare dhe kërkon prej kësaj nji bashkim dhe bashkëpunim total të të gjitha fircave kombëtare rreth flamurit Kuq e Zi njashtu si më 1912 dhe në 1920 në Vlonën Kreshnike , që vetëm trupzimi dhe vllaznimi i të gjithë Shqiptarëve shpëton Atdheu nga nji coptim i sigurt dhe total .
Rini Shqiptare !
Ju që jeni aveniri i vendit , ju që jeni Pranvera e Shqipnisë e që keni barrën e randë të fateve t’ Atdheut , duhet , që ju t’i jepni vendit impresionin e nji force t’organizueme e të disiplinueme , tue pasë për program vetëm shpëtimin e Atdheut dhe naltsimin e Kombit . Duhet që vendi dhe populli Shqiptar të kuptojë që tashma ju do të ndërhyni në një mënyre vendimtare sa herë që fati i Shqipnisë do të jetë në rrezik .
Populli Shqiptar i lodhun dhe i rraskapitun prej gjendjes së mjerueshme që asht krijue nga nji pakicë politikaxhijsh të gabuem , shërbetorë besnikë dhe vegla qorre të Stalinit dhe të Titos , kërkon prej jush të mendoni këtë të vërtetë historike . Ora e juej po afrohet , nesër do të tingëllojë . Ne po mbërrijmë në nji nga ato momente , ku simbas fjalës së poetit të vjetër ‘fati ka me i ndrrue vetë kuajt “ . Duhet që ju të jeni gati me shenjën e parë të rastit , t’i hypni kalit dhe në qoftë se do të evokoni me shpirtin e njerëzve të pavleftë do të ndeshni me brutalitetin shtazarak të aventurierve .
Sbritni në fushën e betejës të pajisun me nji shpirt për përpjekje të forta me idealin e Atdheut me në krye “ Organizatën e Veprimit Shqipnia ‘ dhe hyni në luftë si kur flota Athinase , që shkonte në luftë gjithë e mbulueme me lule dhe plot tingëllim prej kangësh , por që flaka e fortë e nji vullneti të pa thyeshëm të shndrisë në fytyrën tuej . Pse inteligjencë që ma tepër se të tjerë keni pasun rast të kultivoni . Shkenca që ju kanë mësue mësuesit e juej janë pasunim që nuk mund të lihen inproduktive . Janë depozita që shoqnija ju ka besue për të cilat secili prej jush detyrohet me dhanë hesap . Bahuni gati me marrun barrën e ardhëshme , asht për ju që këto pemë po piqen por mos harroni se nuk imponohet nji popull me zjarr e me hekur por me shërbimet që i bahen . Duhet të dinin se me terror dhe me vrasje nuk mund të sundohet vendi dhe me brutalitet nuk mund të pushojë Zani i Kundërshtimit t’Atdheut dhe Opozitës Shqiptare . Ky asht nji ligj fizik dhe i pakundërshtueshëm .
Rini Shqiptare !
Përgjigju Zanit mallëngjyes t ‘ Atdheut dhe !të Popullit Shqiptar dhe shpëtoje nga zgjedha e pa durueshme e Diktaturës komuniste
Rroftë Rinija dhe populli Shqiptar !
K U S H T R I M
NGA ORGANIZATA E VEPRIMIT SHQIPNIJA
Këndoje dhe shpërndaje

Ky është trakti që shkroi dhe shpërndau dëshmori Apostol Gega .
Me këtë trakt ky djalë demaskon veprimtarinë e udhëhëqesve komunistë ,veptimtaria e të cilëve “ nuk ka qenë tjetër vecse në damin e Atdheut dhe ne mjerimin e popullit shqiptar “ dhe ata vetë i quan “ vegla qorre fë Stalinit dhe të Titos . “
Për të shpëtuar popullin nga kjo gjendje ai i drejtohet rinisë shqiptare , që e quan avenirin e vendit e pranvera e Shqipërisë , që si ‘’ një forcë e organizueme dhe e disiplinueme tue pasë për program vetëm shpëtimin e Atdheut dhe naltës9in e Kombit ‘’ , ‘’ t’i prijë një përpjekje vigane , qëllimi i të cilës do të ishte shpëtimi i popullit shqiptar nga sgjedha e egër dhe e padurueshme e diktaturës komuniste “ .
Duke parë gjendjen e popullit shqiptar , ai kërkon ‘’ nji bashkim dhe një bashkëpunim total të të gjitha forcave kombëtare rreth flamurit Kuq e Zi njashtu si më 1912 dhe në 1920 në Vlorën Kreshnike ‘’ , për ‘’ të shpëtuar Atdheun nga një copëtim i
sigurtë dhe total ‘’
Në përfundim ai shprehet , se është i sigurtë për përmbysjen e asaj diktature , ‘’ se me terror dhe me vrasje nuk mund të sundohet vendi . ‘’
***

Mbas leximit të këtij trakti , mund të mendohet , se si arriti ai djalë të vendosi të shkruaj e të shpërndajë një trakt me atë përmbajtje në atë diktaturë të egër ?
A nuk e dinte ai djalë egërsinë e asaj diktature ? A nuk e dinte ai djalë , e po ta diktonin , atë e priste vdekja ? A nuk e dinte ai se si kishin përfunduar më parë kundërshtarët politikë të diktaturës , që ishin ngritur kundër asaj ?
Ai djalë 24vjecar me emrin Apostol , i dinte të gjitha këto . Po pse iu kundërvu atëherë diktaturës ? Pse e shkroi atëherë atë trakt ? Pse nuk heshti , si heshtën shumë të tjerë ?
Apostol Gega ishte një atdhetar , ai ishte një idealist dhe atdhetarit i vjen keq për atdheun e tij dhe idealisti sakrijfikon edhe jetën për shpëtimin e atdheut . Se atdhetari e idealisti jetojnë , mendojnë dhe punojnë për të mirën e popullit të vet , se atdhetari dhe idealisti mbi të gjtha venë interesin e të gjithëve , i venë edhe mbi jetën e tyre . . .
Pse e shkroi Apostol Gega atë trakt e tregoi edhe në lëtrën që i gjeti e ëma , në shtresat e atij , që i muarën dy vëllezërit e tij nga burgu :
“ Nënë , më fal ! Më fal , se fjalën tënde nuk e dëgjova , kur më porosite “” Kujdes , bir ! Por nukështë faji i im . Idealet më kishin mbërthyer rëndë . Nënë , m’i bën hallall të gjitha sakrificat , netët pa gjumë , gjirun , që më ke dhënë . Nënë e baba , më falni , që ju shkaktova plagë të rënda , por jo unë , Diktatura komunste , që më ndoqi këmba këmbës për dy fjalë , që thashë , ‘“ Poshtë komunizmi ! “”

***
Ky është Apostol Gega , një dëshmor i rinisë shqiptare . që duhet kujtuar , një dëshmor i harruar , që duhet nderuar .
Ai nuk rrëmbeu pushkën që të luftojë , por ai përdori fjalën në luftën e tij . Fjala e tij ishte më e përflakur se pushka , ajo të vriste më shumë se cdo armë .
Ai e tha fjalën e tij me gixim dhe trimëri si kur ishte i lirë , ashtu edhe kur ishë në burg i prangosur me pranga hekuri .
Ai e sfidoi vdekjen për lirinë . Për ate më mirë ishte vdekja për liri , se jeta në robëri .
Ai ra për Atdheun , për krenarinë e tij .
Ai ra për popullin e vet , për mbarësinë e të gjithëve .
Ai ra për ty , për mua , për ne , për ju , për të gjithë popullin .
Ai ra për lirinë tonë , për lirinë e Shqipërisë së shumëvuajtur , për Shqipërinë e Skënderbeut , të Ismail Qemalit , të Hasan Prishtinës , të Mujo Ulqinakut .
Ai ra për Kosovën e tradhëtuar dhe për Camërinë e përcëlluar .
Dhe ra me fjalën e artë liri në gojë , për të mos vdekur kurrë !
Diktatura e pushkatoi , por ai me veprimtarinë e tij , me guximin e tij , me sakrificën e tij na mëson neve dhe brezave që do të vijnë , se si duhet menduar , si duhet punuar dhe si duhet sakrifikuar për këtë Shqipërinë tonë shpirtbrengosur dhe e gjithëgjakosur .
Për të gjitha këto , që bëri ky djalosh 24 vjecar duhej të ishte kujtuar dhe nderuar me kohë . Shkolla fillore në fshatin Grabovë A të Granshit , ku ai qe mësues , duhej të ishte pagëzuar me emrin e tij . Intelektualët e Elbasanit duhet të ishin kujtuar për ndonjë veprimtari përkujtimore për këtë dëshmor të harruar . Bashkija e Elbasanit duhej ta kishte sbukuruar qytetitn tonë me një bust të Apostolit . Deputetët e Elbasanit duhej ta kishin kujtuar Presidentin e Shqipërisë , që ta kishte nderuar me ndonjë vlerësim . Me gjithë ate nuk është vonë . Një fjalë e urtë e popullit tonë , thotë : “ Më mirë vonë , se s kurrë . “
Ata , që na kanë nderuar , kemi detyrë t’i nderojmë .
Marrë me shkurtime nga vëllimi i pabotuar i z. Makensen BUNGO“ YJE TË PËRGJAKUR“

Filed Under: LETERSI Tagged With: 24 vjec, Apostol Gega, Makensen Bungo, u pushkatua

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT