Nga Gëzim Llojdia*/
1.
Shkallina e parë.Silueta e manastirit në ishullin e vogël dhe të bukur me emrin Zvërnec është shfaqur për një kohë rreth shekullit 13-14,nëse s’është i kësaj kohe, mjegulla e kohës i fshinë kufinjtë,le të përcaktohet kjo vepër në qëndrimin tonë stoik ka ardhë më shpejt në jetë në shekullin e 10.
Shkallina e dytë.
Shfaqet ishull i Zvërnecit.Një pyll dhe disa ndërtesa në të verdhë.Përpara kemi një urë druri.Imazhi i saj dhe godina e manastirit enden në botimet turistike,ato kishat dhe manastiret bizantine.Ura mund të jetë mbi 1000m e gjatë, e ngushtë.Drurët e saj vende-vende kanë filluar të kalben.Ura prej druri një atraksion i bukur dhe më i veçanti, pra udha lidhëse që të shpie në ishull është bërë një vit më e vjetruar.Nën këmbët tona kërcisnin e rënkonin nga pesha,dërrasat.Kishin zëvendësuar dërrasa,mirëpo tanimë ajo urë nuk mund të mbajë më. Koha e saj dhe orët e saj kanë firuar,jetëgjatësia s’ka më limit.Të duket se nga çasti në çast,mund të thyhen,ato vetëm rënkojnë, koha,llohërat,zhegu,disa faktorë gjithsesi nëse nuk rindërtohet do të rrëzohet,d.m.th kjo kohë e urës tash e tutje quhet :“koha e fundit. Rrathët e urës prej këtij casi bëhen më të zymta.Ata shtërngonin duart,dhëmbët pas parmakëve,fëmijtë rrugëtonin në manastir.Komuna Qendër dhe institucioni religjioz fetar,që administron manastirin dhe godinat duhet të hedhin sytë tek një urë tjetër. Kjo urë ekzistuese nuk mund të shërbejë më,ngase në motet me erë,shi,kalimi për në ishull mbetet i rrezikuar.A do ta zerë dimri tjetër urën?
Në ishull ndodhet Manastiri:”Fjetja e Shën Mërisë” apo Hyjlindeses një ndërtim tipik bizantin.Ky monument është i stilit të veçantë.Kujtojmë se dikur kamë shkruar: Murgu i fundit nga ky manastir është larguar në vitet ‘67. Pas këtij viti u dogj edhe biblioteka e pasur e manastirit.Ngrehina në këtë ishull e ndërtuar nga dora e mjeshtrave,bekuar në gurët e themelisë,që kishte parë murgjë të lodhur nga lutjet dhe punët e manastirit,pra atë dimër kur u shkrua:”Feja opium për popullin”u pa se c’mund të bëhej me ngrehinën përtej ujërave,ngrehina mbijetoi,por mbeti stallë me banorë:” kuajtë e lodhur” të kooperativës.Pra sic shkuan punët,ngrehina i shpëtoi rrëzimit.D.m.th:” gjumi i vdekjes” gjendej larg.Nuk do të kishte rrëzim,por ’kohë të llangosur,që do të vuante tërësisht këto pasoja të shpërbërjes në një katastrofë të pritshme.
2.
Manastiri tregon një ndërtesë,ose kompleks ndërtesash , i cili përfshin lagjet e brendshme dhe të vendit të punës (s) e monastics,nëse murgj apo murgesha , dhe nëse jetojnë në komunitete apo vetëm ( eremitët ).Manastiri në përgjithësi përfshin një vend të rezervuar për lutje, që mund të jetë një kishëz , kishë apo tempull , dhe mund të shërbejë si një oratori .
Shkallina e tretë:Etimologjia e fjalës : Manastiri vjen nga fjala greke μοναστήριον , neut . i μοναστήριος – monasterios nga μονάζειν – monazein ” për të jetuar e vetme ” [ nga μόνος rrënjë – monos ” i vetëm “( murgjit e krishterë fillimisht të gjithë ishin eremitët ) ; prapashtesë ” – terion ” nënkupton një ” vend për të bërë diçka ” .
Shkallina e katërtë:Nëse themeluesi i jetës manastiriale thuhet në një broshurë Pakomi i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve, që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende, nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, kopjimit të traktateve, veprimtarive të tjera, etj.Duke e njohur si praktike qëllimin se çfarë ishin manastiret në literaturë citohet kështu Manastiri është një institucion i veçantë që vepron brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Mirëpo cili ishte objekti dhe përse shërbente ai? Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha, e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishëz më e vogël, banesat e murgjve, mensa (trapezeria), punishtja, depot, stallat, etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara, dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara.
3.
Shkallina e pestë:Ishte llohe dimri,gjithsesi kur u bënë përpjekjet e para nuk mbetet shumë përcaktuese stinë-ardhja .Çfarë po e bren objektin?Qysh në hyrje të tij do të ndeshësh gjurmët e një restaurimi që është kryer në vitin 2003.Sakaq në mëndje,gjurma ka lënë qartazi mënyrën se ky lloj restaurimi.Pllaka guri me një shtresë llaci.Pllakat me ngjyrë,tej orgjinalietit.Ku është ngjyra gri? Një shtresë pllakash majolike,me ngjyrë të kuqe ishte filluar të shtrihej në dyshemenë e pjesës së jashtme të tij, por që ishte braktisur. Ka pasur një ndërhyrje nga DRMK dhe është bërë mirë sepse shtresa e pllakave bashkëkohore do të mbulonte gjurmët e historisë shumë shekullore, që ruan manastiri. Madje ato pllaka mund të hiqen për efekt sepse kanë krijuar një shëmti dhe shenjë të një pune që tregon mungesën e restautorëve. Manastiri ruan bukurin e tij në formën origjinale ashtu sikurse ai u rezistoi kohëve me mjegull dhe shekujve të jetës së tij.
4 kolona kryesore janë të degraduar deri në shkallën e fundit. Duke njohur përbërjen e tyre rreziku që shtohet bëhet edhe më prezent .Ngase ditët kalojnë ,por restaurim i objektit s’duket fare në horizont .Madje kjo bëhet kryesore duke njohur edhe faktin që këto kolona kërkojnë ndëryrhje të menjëhershme sidomos nga specialistët e monumenteve për t’i rikthyer ato në pozicionin e tyre fillestar. Gjurmët e restaurimit të ndërhyrjes rreth 11 vjet më parë shfaqen qartazi si punime të kryera jo me cilësi dhe jashtë parametrave.
Ndërhyrjet që janë kryer nga personeli që aktualisht zotëron pronësinë dhe kryen rituale fetare janë të dhimbshme. Kabllo, që përshkojnë që dalin e hyjnë kudo. Në këtë thesar që ende ruhet i tillë duhet të ndërhyhet me projekt restaurimi.Si pronësi është e kishës por duke qenë një monument kulture ai kërkon një ndërhyrje te specializuar në një kohë të shpejt marrë si shenjë edhe nga vizitueshmëria e madhe e frekuentimit në rituale fetare por më shumë nga vizitat turistike të qindra të huajve që e kanë të regjistruar nëpër guida turistike. Ky monument kërkon ndërhyrjen e shtetit për të nxjerre një fond të nevojshëm për punime restaurues dhe mirëmbajtje objekti. Gjendja e saj tejet e trishtueshme, po shpie drejt rrënimit një ndër monumentet historike fetare me peshë në rajonin e Vlorës.I cilësuar si një ndër perlat religjioze që ende qëndron në këmbë, Manastiri i Zvërnecit, po shket vajtueshëm nën peshën e dhimbjes erozionit mos vënies dorë dhe shpresës që tek shqiptarët vdes e fundit.Nuk ka dhimbje më të madhe për njerëzit që merren me trashëgiminë kulturore kur shikojnë gjendjen në të cilën është katandisur ky objekt monumental.
5.
M. Karrocieri ing,pedagog në “Pavarësia” ka realizuar një projekt për restaurimin e
këtij objekti religjioz në funksionim prej 10 shekujsh. Në problematikën urgjente ai ka konstatuar dobësimin e 4 kolonave të portikut,dobësimi i xhuntimi të llacit lidhës,në 4 zona të tjera,në nëdë rhyrjet, që këshillon ing Karrocieri janë :përforcimi i kolonave të portikut materiali prerë prej shkëmbinj sedimentar,ambient agresiv cikle lagje – tharje kanë cuar në gë rryerje sipërfaqë sore.Dobësimi struktural vetë m i portikut kolapsi i kolonave do të conte në rrëzimin e një pjese të harqeve si dhe i catisë së portikut .Përforcimi i kolonave të portikut – ndërhyrja e dallueshme e rikthyeshme strukturalisht e pranueshme.
6.
1 km nga qyteti i hershë m i Treportit,në ishullin e Zvë rnecit,gjendet monument që ka rëndësi dhe peshë në objektet e kultit dhe të historisë së ndërtimit arkitekturor në rajonin e Vlorës.Gjiri i Nartës në perëndim të qytetit ka një ndër ishujt magjepsës me një bukuri të jashtëzakonshme.
4.
Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses”.Shqyrtimi i studiuesit prof.dr. Aleksandër Meksit.Kisha e Shën-Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është e tipit “kryq i lirë” me kupolë,shkruan Meksi. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku krahët lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbëhet nga absida, një protezës gjysmërrethore dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet nga ekzonarteksi (Portiku) dhe këmbanorja. Ekzonarteksi është ndërtuar me të njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura në gjashtë kolona, të cilat janë ndikim i arkitekture romake në atë bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet këmbanorja, e cila mund të jetë e të njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin.
5.
Në të djathtë të manastirit, ku gjenden varrezat.Aty gjendet Marigoja prej vitit të më rgimit 1932. Ka edhe një gojëdhënë që letra e një të afërmi ka nxitur autoritete e kohës të gjejnë varrin e Marigosë, i cili gjendej brenda manastirit në të djathtë të tij poshtme kishte një kryq hekuri te ngulur ne toke. Ndërkaq duhet që pastrimi i vegjetacionit përreth këtij objekti të bëhet ndoshta edhe 4 herë në vit ,duke njohur faktin e zhvillimit të madh të vegjetacionit në këtë zonë bregdetare. MTKRS duhet të nxjerre fonde për këtë vepër dhe në bashkëpunim me institucionin religjioz që e ka në përdorim do të mund të bëjnë restaurimin në kohë për ti ruajtur thesarët e kësaj trashëgimie kulturore. Manastiri i Zvërnecit aktualisht ka dy funksione të rëndësishme.
Në të këtë objekt kryhen ritual fetaret ndër më të përmendurat është 15 gushti ditëlindjen e Shën Mërisë e cila festohet qysh nga mbrëmja dhe fjetja në territorin e ishullit pas ritualeve të shumta të kishës dhe shoqërimi në mëngjes me degën e dafinës. Funksioni tjetër është turizmi kulturor që tërheq mjaftë vizitorë. Mirëpo ka nevojë për restaurim edhe ura mund të jetë 1km ndërtuar prej druri e cila lidh dy brigjet përmes lagunës në ishull për te manastiri. Duhet përmendur edhe një fakt që shumë organizime shoqatash kanë realizuar projekte për këtë lagunë e pasuri të listuara në trashëgimin kulturore,mirëpo gjurmët që ato kanë lënë edhe këtu në ishull janë vetëm ndonjë epitafë dhe më shumë prej tyre, asgjë.Pas teje ishulli magjik,dafinë e qiparisë.
Ndërtesat religjioze i cek muzgu. Lëmë një lutje:
”Prift -po rrëzohet manastiri!Erdhëm u ngopëm me ajër, madhështin e tij e ishullit pa kufij, po ikim ,a të kthehemi vitin tjetër, lamtumirë …..
*Ms.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
MANASTIRI QENDËR E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE DHE REFORMAT E MYRSTAGUT
Nga Prof. Dr. Vebi XHAMAILI*/
Me shpalljen e reformave në krahinën e Maqedonisë nga viti 1903, kishte filluar të rritej tensioni, pikërisht në trevat e Shqipërisë Lindore. Ndërsa diplomacia e huaj do të shënojë se: ”Aksioni i shteteve të Mëdha për dhënien e reformave ka pasur për qëllim që t’i pengojë lëvizjet revolucionare të popujve të nënshtruar dhe ta ruajnë status quonë në Ballkan”.[1] Në gusht të atij viti shpërtheu ajo që quhej Kryengritja e Ilindenit, e cila u shtyp ashtu si e kishin parashikuar bejlerët shqiptarë, shumë shpejt dhe në mënyrë të ashpër. Pra, ashtu si kishte deklaruar paria shqiptare, në takimin e tyre me përfaqësuesit austro-hungarez. Me këtë rast, Fuqitë e Mëdha intensifikuan trysninë e tyre për vrasjen e dy konsujve të tyre. Rusia dërgoi disa anije lufte, kurse pak më vonë austriakët dhe italianët do të bënin edhe ata një demonstrim detar përballë Selanikut. Mbi të gjitha do të kulminojë takimi i dytë midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë, mbajtur në Myrstagë më 22 tetor 1903, në këtë takim të dy fuqitë u morën vesh më në fund për të vendosur një status quo, ku hartuan një program reformash për krahinën e Maqedonisë, që do të thotë jo për të gjithë, por për një pjesë të tre vilajeteve të Kosovës, Manastirit dhe Selanikut.[2] Ky program solli rritjen e pranisë së huaj në terren, meqenëse në vitin 1904 u dërguan në Maqedoni oficerë të xhandarmërisë ruse, austriake, franceze, italiane, gjermane dhe angleze. Pra nga 6 oficerë të Fuqive të Mëdha.[3] Politika turke kërkonte me këmbëngulje që të ndëshkuarit të dënoheshin shumë rëndë, ose të internoheshin. Për këto veprime, një nacionalist shqiptar dënohej me mbi tre vjet burg, ndërsa një bullgar për vendosjen e një bombe dënohej vetëm me disa muaj heqje lirie.
Në këtë kohë, vilajeti i Manastirit u bë një ndër qendrat më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar. Shumë veprimtarë të shqiptarizmit e kishin origjinën nga Vilajeti i Manastirit. Në këtë kohë më aktivë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Manastir ishin: Halit Bërzeshta dhe Fehim Zavalani.[4] Ky vilajet në fillim të shekullit XX, sipas statistikave osmane, kishte popullsi shqiptare myslimane e ortodokse që kapte numrin prej mbi 460 mijë, kundrejt 240 mijë sllavo-maqedonasve, 40 mijë grekëve e vllahëve dhe 8 mijë pomakëve.[5] Në këtë kohë nga organet qeveritare turke u akuzua edhe drejtoria e shkollës, në krye me Nuçi Naçin, i cili u arrestua, me pretekstin se drejtoria e vajzave të shkollës së Korçës kishte kërkuar nga konsulli August Kral që të siguronte për shkollën hartën Shqipërisë të përpiluar nga Faik Konica. Në këto rrethana tejet të tendosura politike ndërhyri edhe diplomacia austro-hungareze në Manastir. Në këtë kohë me të madhe ndihmonte lëvizjen shqiptare konsulli Kral, i cili në tetor 1903 ndërhyri te autoritetet turke, kur ata e mbyllën shkollën shqipe të vajzave në Korçë.[6] Në këtë shkollë kanë ligjëruar edhe motrat nga Manastiri Sevatia dhe Parshqev Qiriazi.[7]
Udhëheqësit shqiptarë e dinin tanimë “se kjo lojë shahu nuk është në favor të tyre”, prandaj kurrë nuk i pranuan këto reforma të shpallura prej Fuqive të Mëdha “si humane”. V.Xh).
Në Stamboll përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha kishin diskutuar edhe rreth viseve të banuara me shqiptarë. Lidhur me këtë, përfaqësuesi diplomatik i Serbisë i shkruan Ministrisë së jashtme, se atasheu ushtarak i Rusisë i ka treguar se Komisioni i Fuqive të Mëdha duke trajtuar çështjen e reformave ka propozuar të formohet një sanxhak i veçantë në “Serbi të Vjetër”, që do të përfshinte Prizrenin, Novi Pazarin, Plevlën e vende të tjera. Si shkas për formimin e këtij sanxhaku qenka marrë përbërja etnike e popullsisë.[8] Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë Lindore i bënë rezistencë të gjitha këtyre pazarllëqeve rreth tokave të tyre. Por Turqia për të zbatuar këto reforma të dedikuara nga Fuqitë e Mëdha, filloi ndjekjen dhe eliminimin e udhëheqësve të lëvizjes shqiptare.[9]
Rrethanat e reja politike në Ballkan bëheshin dita më ditë më të nxehta, kjo vinte nga reformat e dedikuara me forcë kundra Turqisë që ushtronin Fuqitë e Mëdha e në veçanti involvimi direkt i Rusisë dhe Austro-Hungarisë, me theks të veçantë zbatimin e tyre në pjesën e Turqisë evropiane. Këto tensione politike kundrejt Turqisë dhe sulltanit e aktivizuan pamasë diplomacinë serbe në krye me Nikolla Pashiqin. Nisur nga këto fakte, Pashiqi e porositi Milenko Vesniqin në Paris të kontaktojë me Dervish Himën që të shohë disponimin e qarqeve të jashtme shqiptare, pasi Dervishi në këtë kohë në Evropë njihej si figura më e vendosur me kërkesat e tij për autonominë e Shqipërisë. Lidhur me bisedimet që zhvilloi me Vesniqin, Dervish Hima i paraqiti këtij një memorandum.[10] Në këtë memorandum, pos të tjerash, ai shkruan: Çështja shqiptare është shumë e rëndësishme për të gjitha qeveritë që e rrethojnë e që kanë nevojë të kenë lidhje me këtë popull të denjë për bashkëpunim, popull punëtor, i zgjuar e trim, mbi të cilin mjerisht disa qëllimkëqij, pa marrë parasysh rëndësinë dhe rolin e tij patriotik, përhapin lajme plotësisht shpifëse, të zmadhuara dhe pa kurrfarë mbështetjeje”.[11] Por ka pasur edhe mendimtarë sllavë, si Drashkoviqi, që popullin shqiptar e kanë pranuar si më të ngritur se popujt tjerë midis Ballkanit.[12]
Dervish Hima, duke folur për interesimin e shteteve fqinje që t’i tërheqin shqiptarët në sferën e politikës së tyre, thotë: ”Askush nuk ka marrë, as nuk do të marrë asgjë nga ky popull, mbasi mjetet e veprimit janë të njollosura me propozime korruptuese, në kurthin e të cilave nuk pranojnë të bien shqiptarët, tentativa këto që nuk kanë dhënë frute as për Greqinë, as për Bullgarinë, as për Italinë e sidomos për Serbinë’’.[13]
Me këto fjalë, Dervish Hima i lente të kuptojë Nikolla Pashiqit se mënyra siç janë duke vepruar shtetet fqinje ballkanike ndaj shqiptarëve nuk është e sinqertë, se ka prapavijën e saj politike dhe se nuk ia dëshirojnë të mirën popullit shqiptar. Megjithatë, ai i jep mundësi që Serbia, nëse dëshiron sinqerisht të bashkëpunojë me shqiptarët, të tregojë veten: ”Në qoftë se Qeveria serbe dëshiron të sigurojë mirënjohjen e këtij populli, duhet të ndërmarrë një iniciativë serioze, kështu që të merret vesh mbi çështjen e arsimit publik që të mund të luftojë në mënyrë radikale influencën bullgare”.[14]
Me këtë Dervishi dëshironte ta vërë në sprovë gatishmërinë e Qeverisë serbe, se sa realisht është e interesuar për çështjen shqiptare, prandaj në vazhdim shkruan: “Po qe se Sh. J. beson se Qeveria e tij është e gatshme të merret seriozisht me këtë çështje, do t’ ju dërgoj një raport plotësues dhe mund të bëjmë një takim në të cilin do të merrnim masat e ngutshme që i kërkon çështja dhe situate e acaruar”.[15] Po ashtu, në vazhdim bënë fjalë për aktivitetin e Komisionit evropian, që u takua për ta vënë në jetë nenin 23 të Traktatit të Berlinit në verë të vitit 1880 dhe flet se vetëm përfaqësuesi i Britanisë së Madhe lordi Ficmoris pati propozim objektiv, “duke i cekur si shembull krahinat shqiptare, doket dhe nevojat e të cilëve kërkonin një administrim krejtësisht tjetër nga ajo e provincave të tjera, ngriti çështjen shqiptare, e cila u bë subjekt kryesor i diskutimeve të Komisionit”.[16]
Dervishi vazhdoi të flasë edhe për qëndrimin e delegatit rus, të atij austro-hungarez dhe francez, duke theksuar se të gjithë ata deklaruan haptas dhe e kundërshtuan themelimin e autonomisë së Shqipërisë. Në këtë mënyrë Dervishi ia bëri me dije Pashiqit se shqiptarët e njohin mirë historikun e lëvizjes së tyre dhe se ata po luftojnë për liri e pavarësi, e që këto përpjekje të fundit janë vetëm vazhdim i përpjekjeve të shqiptarëve që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ai theksoi se qëllimi primar i shqiptarëve është bashkimi i tokave shqiptare dhe çlirimi i tyre nga zgjedha e huaj, por ata në këtë luftë dëshironin të bashkëpunonin sinqerisht me fqinjët e tyre, por vetëm në baza të sinqerta dhe të barabarta.[17]
Në këtë kohë dy shtete fqinje: Mali i Zi dhe Serbia, që në vitin 1902 ishin marrë vesh për ndarjen e Shqipërisë. “Serbia kërkonte që t’i takojë Vilajeti i Kosovës, ndërsa Malit të Zi kërkonte që t’i takojë Shkodra me rrethinë. Serbia kishte rënë dakord me Bullgarinë për ndarjen e krahinës së Maqedonisë. Ndërsa me Greqinë ishin marrë vesh që asaj t’i takojë jugu i Shqipërisë.[18]
Që nga vitet 1902-1904, Dervish Hima dhe Ibrahim Temo, disa herë u ishin drejtuar Fuqive të Mëdha, pra edhe Austro-Hungarisë me anë të konsullit të saj në Manastir lidhur me aksionin e reformave në Maqedoni, duke ia përkujtuar që mos t’i harronin edhe interesat e popullit shqiptar. “Kjo çështje maqedonase që do të kallë atdheun tonë, mund të jetë vetë Evropa e cila mbjell aq shumë urrejtje ndërmjet popujve dhe e cila, jo vetëm që duhej ta shkurtojë dorën tiranike të qeverisë osmane, por duhej njëkohësisht t’i presë edhe gishtërinjtë e pansllavizmit. Në qoftë se ndërpritej njëri, mbetej tjetri, i cili bëhej më i fortë se i pari dhe nuk mbeti kështu, një çast qetësie në Evropë.”
Dinjiteti i Evropës mbi të gjitha, është shtypi francez, i cili e ka për borxh të merret me të vërtetën, do me thënë me çështjen e Turqisë evropiane dhe jo me çështjen maqedonase (të imagjinuar- sipas rezultateve të fjalimit të Zt. Pressense), Maqedonia nuk ekziston, nuk është e vërtetë fakti se revolucionarët bullgarë gjenden në terr e tirani, përkundrazi, nëqoftëse qenësorja është t’i shërbej njerëzores, nuk duhet dëgjuar francezët që punojnë për zbutjen e një Maqedonie të ashtuquajtur Maqedoni, duke i lënë Shqiptarët të banojnë njërën nga pjesët më të bukura të Evropës dhe fishkëllejnë ç’prej moti rrugën e turqve mbi një urë pushtuese të Evropës nga ana e Italisë.[19]
Kjo dëshmon edhe një herë se Ibrahim Temo dhe Dervish Hima edhe në momentet më të vështira të jetës së tyre, e mbronin me argumente çështjen shqiptare dhe gjithmonë ushqenin ndjenja atdhedashurie dhe patriotizmi ndaj popullit të vet dhe ndaj trojeve në të cilët jetonin shqiptarët, e që në këtë kohë ishin bërë mjet pazarllëqesh midis Fuqive të Mëdha dhe shteteve ballkanike.[20]
Nga raportet e diplomacisë austro-hungareze mund të konstatojmë se në vjeshtë të vitit 1904, Dervish Hima i kishte bërë një vizitë shokëve dhe miqve të tij në Rumani, dhe pastaj përsëri ishte kthyer në Paris, i vendosur që edhe më tej ta botojë revistën Albania në Paris dhe Gjenevë, edhe pse ndjente mungesë të madhe të mjeteve financiare. Mu për këtë, diplomacia e Vjenës e përcillte me kujdes, që në ato momente të vështira ta fusë rrjetin e propagandës së saj.[21].
Gjatë vitit 1907, në Hagë do të mbahej Konferenca e njohur e Hagës, prandaj shoqëria shqiptare e Kostancës ku kujtonte dhe vepronte Dr. Ibrahim Temo, vendosi që si përfaqësues të vetin ta dërgonte atdhetarinë e palodhur Dervish Himën, i cili do të mund ta përfaqësonte në mënyrë të denjë. Qeveria osmane bëri çmos që kërkesat shqiptare të mos dalin para këtij tubimi ndërkombëtar, por Dervish Hima arriti ta informojë botën e qytetëruar se Kombi Shqiptar kërkon jetë të lirë qytetare dhe njohjen e kombit dhe të kishës kombëtare. Pra ai kërkoi që edhe shqiptarëve t’u njihen të gjitha ato të drejta që u janë njohur edhe kombeve të tjera, të cilat jetonin në Perandorinë Osmane, si dhe arsimimin në gjuhën amtare.[22]
Deri në kohën e ngadhënjimit të Revolucionit xhonturk vazhdoi të veprojë në Evropë. Pas ngadhënjimit të Revolucionit, xhonturqit shpallën amnistinë për ata që ishin të ndjekur nga pushteti absolut i sulltanit dhe që ishin detyruar ta braktisin atdheun e tyre. Shumë të tillë u kthyen pas shpalljes së amnistisë, e në mesin e tyre ishte edhe Dervish Hima, i cili nga Evropa erdhi për herë të parë në Shkodër.[23] Lidhur me arrestimin e Dervish Himës ka mjaft shënime si në gazetat e kohës, ashtu edhe në raportet diplomatike, e gjithë kjo kontribuoi që emri i tij të njihet edhe më tepër.
Lidhur me arrestimin e Dervish Himës, gazeta “Kombi” që botohej në Boston shkruante: “Dervish Hima është i njohur tek shqiptarët nga veprimet e tij patriotike. Ky u hodh në fushën e luftës për të drejtat e kombit të vet me një kurajë të fortë e të rrallë. Qëndrimi i fundit ishte në Bruksel të Belgjikës, ku nxirrte të përkohshmen Shqipëria (l’Albania) në gjuhën frëngjishte.[24] Dervish Hima ishte i pari që pati kurajën të quhet shqiptar me ndjenja kombëtare”.[25]
Vilajeti i Kosovës përbënte rreth 60% shqiptarë prej popullsisë së përgjithshme që kishte prej 1.060.000 banorësh.[26] Vilajeti i Kosovës kishte popullsi shqiptare e katolike rreth 600 mijë frymë, kundrejt 161 mijë serbëve dhe 220 mijë sllavo-maqedonasve, 79 mijë turqve e tjerë. Në atë kohë vilajeti i Kosovës përfshinte edhe territore të Shqipërisë Lindore (Maqedonisë së sotme) me qytetet: Tetovë, Gostivar, Shkup, Veles, Shtip, Kratovë deri në Qystendil.
Ibrahim Temo ishte një ndër misionarët e parë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, i cili publikisht kërkoi arsimim për shqiptarët në gjuhën shqipe. Ky mbronte idenë që arsimi fillor të kryhej në gjuhën amtare. Prandaj ky hartoi edhe një memorandum ku paraqiste kërkesat gjuhësore dhe kulturore.
Ky si vizionar trumbetonte pandërprerë rrezikun që u paraqitej shqiptarëve nga copëtimi pansllavist. Ky në një letër që dërgonte Ishak Skutit, i deklaronte: “Nëse Turqia donte të vdiste, shqiptarët në shumicë myslimanë donin t’i shpëtonin kësaj fatkeqësie. Në një letër dërguar mikut të vet në vitin 1900, thuhej: Pasi Turqia nuk është në gjendje të na mbrojë, me qëllim që të pengojë dëbimin tonë që këndej së bashku me turqit, ne do të luftojmë me të gjitha forcat tona pavarësinë e Shqipërisë”.[27]
Ibrahim Temo ka bashkëpunuar me Nexhip Dragën, Shahin Kolonjën, pasi i kishte “cimerë” në shkollën e administratës në Stamboll, bashkë me Jashar Erebarën. Temo pasi mori rrugën e ekzilit për në Rumani, u lidh edhe me Nikolla Naçon nga Korça. Temo së bashku me Dervish Himën dhe Nikolla Naçon, Shahin Kolonjën, si “cimerë” në shkollën e administratës në Stamboll ku bashkë me ta ishte edhe Jashar Erebara. Temo së bashku me Dervish Himën dhe Nikolla Naçon mori pjesë në një lëvizje antigreke dhe antibullgare.
Ky bindi Naçon, kryetarin e Shoqatës Shqiptare “Drita”, se duhej të fillonte të organizonte klubet shqiptare me prirje xhonturke për të kërkuar të drejtat e tyre. Në anën tjetër, Dervish Hima ishte shumë i afërt me Ibrahim Temon, pikërisht për arsye se ishin me origjinë nga e njëjta krahinë që bënte pjesë në Shqipërinë Lindore, shqiptarizmi dhe xhonturkizmi i ndërthurën në një mënyrë edhe më të qartë.[28] Në janar dhe shkurt të vitit 1899, shqiptarët e Kosovës në Pejë bënë përpjekje për ringjalljen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Atje u mbajt Kuvendi i “Besa-Besës”. Vendimet e aprovuara në atë kuvend, më vonë do të përsëriten në shkurt të atij viti në Kuvendin e Dibrës, duke kërkuar nga Porta e Lartë njohjen e autonomisë së Shqipërisë. Në maj 1899, në Bukuresht u botua në gjuhën turke një traktat që kishte përmbajte programore me titull: “ Ujanallëm”(Të zgjohemi). Autorë i këtij traktati ishte Dervish Hima.[29]
Dervish Hima si intelektual i ri që kishte filluar studimet në shkollën e mjekësisë ushtarake në Stamboll, pastaj në Bukuresht, ku shkoi në ekzil, u bë një nga publicistët më aktivë të diasporës, duke vazhduar udhëtimet në Rumani, Itali, Zvicër, Francë dhe Belgjikë, ku kishte denoncuar regjimin hamidian dhe kishte kërkuar një autonomi për Shqipërinë në bashkëpunim me qarqet e shqiptarizmit, ashtu edhe me ato xhonturke. Pasi kishte mbështetur kërkesa ekstreme në organin e tij të parë të titulluar “Pavarësia shqiptare”, (Bukuresht 1898-1899), Dervish Hima bëri angazhim kundër absolutizmit të Sulltanit, për hapjen e shkollave shqipe dhe eventualisht për krijimin e një vilajeti shqiptar autonom.
Tani më edhe dy Fuqitë e Mëdha më të interesuara për Ballkanin, Austo-Hungari dhe Italia, tani më ishin bindur se kishin dështuar në politikën e jashtme, në veçanti ishin tej mase të dëshpëruar me reformat e shpallura të Myrstagut në vilajetin Manastirit dhe Kosovës, pasi me këto reforma me të madhe u shtua influenca ruse në Manastir, një ndër qendrat më të mëdha në Ballkan. Kjo ishte një ndër arsyet pse diplomacia austro-italiane e kishte shtuar interesimin e saj drejt autonomisë dhe hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri, kjo u pa edhe në bisedimet që u zhvilluan midis Gollubosvskit dhe ministrit italian Titoni në Vendik, në prill të viti 1905, ku ranë dakord për avancimin e çështjes shqiptare drejt autonomisë së Shqipërisë.[30]
Përgjithësisht veprimtarët e shqiptarizmit quheshin patriotë ose atdhetarë, ose thjesht shqiptarë. Shqiptari ose “shqiptari i vërtetë” ishte një veprimtar i shqiptarizmit, një shqiptar që punonte për kombin e tij. Në Perandorinë Osmane disa personazhe morën madje nofkën “shqiptari”, për shkak të aktiviteteve të tyre në favor të gjuhës shqipe. Si rrjedhim u krijua termi shqiptarizëm, që donte të thoshte “patriotizëm” ose “nacionalizëm”.[31] Në veçimin e kombit shqiptar rol të veçantë ka luajtur Islami, që në të vërtetë kishte një rol vendimtar në dallimin shqiptar-grek ose shqiptar-sllav. Mbi të gjitha, islami mendohej se kishte favorizuar shtrirjen e hapësirës shqiptare. Ndërsa në epokën e Skënderbeut, sllavizmi ishte i pranishëm në zemër të Shqipërisë, siç e tregonte edhe toponimia në këtë fillim të shekullit XX, fronti tashmë gjendej në Manastir, Shkup, Mitrovicë, ose më tej deri në Novi Pazar. Kombi shqiptar, në fillim të shekullit XX filloi të kombëtarizohet dhe vështirë ishte të ç’kombëtarizohet. Tanimë krahina të tëra, si ajo e Ulqinit, Shpuzës, Podgoricës, Mitrovicës, Vrajës, Kurshumlisë dhe të krahinës së Maqedonisë, bënin pjesë në Shqipërinë Etnike. Shqipëria ishte mbrojtëse e një propagande të përbashkët dhe të një qëllimi të njëjtë. Shqiptarët dhe maqedonasit, arumunët e Maqedonisë, ishin ilirët e vjetër, ushtarët e Piros, të Aleksandërit dhe të Skënderbeut. Së bashku kërkonin autonominë e një shteti Shqipëri-Maqedoni nën pushtetin e Sulltanit, me qëllim që të zmbrapseshin armiqtë e Turqisë. Ideja e krijimit të një shteti shqiptaro-maqedonas, të dëshiruar në mënyrë të zjarrtë nga të gjithë shqiptarët, maqedonasit-rumunë dhe maqedonasit e sllavizuar.[32] Por, më vonë, politika bullgare arriti ta shkëpusë nga ndikimi shqiptar një pjesë të Maqedonisë ilire-shqiptare. Mossuksesi i propagandës sllave, ishte kontribut i atdhetarëve myslimanë shqiptarë, që me të madhe kishin penguar invadimin sllav në trojet etnike shqiptare V.Xh), si dhe nga greqizmi helen në jug të Shqipërisë, ku u pa qartë se “Lidhja Kombëtare ishte më e fortë se lidhja fetare”.[33]
Në vitin 1908, Komiteti i “Bashkimit dhe Progresit” po përgatiste “revolucionin” më 1908, duke nisur nga Selaniku dhe Manastiri. Krahas këtyre zhvillimeve, edhe nacionalizmi shqiptar do të merrte kahje të reja. Në Manastir u krijua një komitet i fshehtë shqiptar, ndërkohë që u shfaqën edhe çetat e para nacionaliste. Shqiptarizmi i viteve 1896-1908 u transferua dhe u kanalizua në mënyrë të konsiderueshme. Përveç evoluimit të gjendjes së jashtme dhe të brendshme politike, bëri që vatra e nacionalizmit shqiptar të zhvendosej nga Vilajeti i Janinës në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit. Rrënjët e këtyre transformimeve gjenden në ndryshimet që pëson shoqëria osmane dhe në mënyrë të veçantë shoqëria shqiptare dhe udhëheqësit e saj myslimanë, e ardhmja e së cilës në Shqipëri po bëhej problematike. Zhvillimi i arsimit, rritja e burokracisë në të cilën po integroheshin gjithnjë e më shumë njerëz, formimi i një “klase të mesme” të arsimuar që rivalizonte me bejlerët dhe agallarët pronarë tokash, autoritarizmi i sulltanit dhe shfaqja e lëvizjes opozitare, rritja e theksuar e fenomenit të emigracionit, të gjitha këta faktorë ushtruan peshën e tyre mbi zhvillimin e nacionalizmit në mesin e brezave të rinj shqiptarë. Kjo periudhë e re kohore u karakterizua me paraqitjen e të rinjve të arsimuar në fushën e shqiptarizmit, midis të cilëve edhe shumë myslimanë. Kësisoj do të kemi formulime të reja të shqiptarizmit, siç shihet në përmbajtjen e botimeve me frymë patriotike për myslimanët shqiptarë. Fjala ishte që këta veprimtarë të këmbëngulin për të kërkuar një identitet evropian, një identitet mysliman evropian. I ndryshëm nga ai i myslimanëve turq, duke synuar kështu të legjitimonin në trevat e tyre, kur Perandoria Osmane do të detyrohej të tërhiqej nga Ballkani. Rrjetet e veprimtarëve të shqiptarizmit u bënë më të larmishme, sidomos në funksion të grupeve fetare dhe rajonale. Më në fund shqiptarët hynë në një fazë kompetente për të udhëhequr kombin e tyre drejtë pavarësisë. V.Xh).
Ne Foto: Eshte nje fotografi e rralle me nje grup anetaresh te klubit shqiptar te Stambollit, midis te cileve Dervish Hima, Dr.Ibrahim Temo, Mihal Shan Tepelena, Toli Arapi etj.
[1] Arkivi i Serbisë. Fondi i Gjoka Simiqit, 1903-1906. V. Çoroviç, Diplomatska prepiska, f. 545; “Albanija”, Beograd 1903.
[2] Nathaliye Clayer, vep. e cit. 305.
[3] Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, vep. e cit. f. 189.
[4] Kristaq Prift, Lidhja Shqiptare e Pejës, Tiranë 2002, f. 177.
[5] Historia e popullit shqiptar II, vep. e cit. f. 258.,
[6] HHStA, PA XIV/20, LIASS XII; Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Tiranë 2003, f. 170.
[7] Qerasim Qiriazi, “Kristomaci”, Lublanë 1991, f. 352.
[8] DASIP; Raporti i përfaqësuesit diplomatic të Serbisë nga Stambolli, 30. I (13.II), 1904.
[9] V. Stojançeviç, Drushtveno-politiçke prilike megju Albancima o Kosovskom vilajetu na poçetoku XX veka i Albanski otpor protiv turski reforma 1902-1903, “Istoriski çasopis” Kn/XI , Bograd 1961, f. 206.
[10] Këtë memorandum në tërësi e ka botuar Gjorgje Mikiq, në ‘’Gjurmime albanologjike’’ Seria historike III, Prishtinë 1973.
[11] Gjorgje Mikiq, Memorandumi i Dervish Himës mbi çështjen shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX, “Gjurmime albanologjike” Seria; III-1973, Prishtinë 1975. f..207.
[12] “Bashkimi i Kombit” (Nacionalno Edinstvo), Shkup , (pa vit), f. 32.
[13] Po aty.207.
[14] Gjorgje Mikiq, punim i cit. 208.
[15] Po aty; Dervish Hima në vazhdim të memorandumit e paraqiti historikun e zhvillimit të çështjes shqiptare që nga luftërat serbo-turke 1876 dhe ruse-turke 1877, duke folur për qëndrimin e Rusisë ndaj çështjes shqiptare, e cila e formoi Bullgarinë e Shën Stefanit në dëm të tokave shqiptare, si dhe për vendimet e Kongresit të Berlinit, duke e theksuar se me nenin 23 të Traktatit të Berlinit është paraparë që provincave të Turqisë Evropiane t’iu sigurohen institucione administrative që do t’u garantonin të drejta të plota politike pa dallim besimi dhe race.
[16] Gjorgje Mikiç, punim i cit. f. 210.
[17]Gjorgje Mikiç, vep e cir. f. 211-212; Interesim të madh për Dervish Himën kishte shprehur edhe diplomacia austro-hungareze. Ajo me shumë kujdes e vëmendje i përcjell sjelljet e tija si dhe shkrimet që i publikonte në revista dhe gazeta të ndryshme. Pikërisht për këtë, në arkivat e Vjenës gjenden burime diplomatike që flasin për këtë patriot të dalluar shqiptar.
[18] Branko Horvat, Kosovsko pitanje, Lubjanë 1989, f. 35.
[19] Ibrahim Themo Më 15 shkurt të vitit 1903 merr pjesë në Paris, si i deleguar shqiptar në Konferencën e dedikuar “Çështjes së Maqedonisë”. Kjo konferencë u mbajt në Teatrin Chateau d’ Esu (Shato Doy) në Paris. Pasi folën shumë pjesëmarrës e merr pjesë edhe një francez me emrin Pressense (Presenëse). Ky orator dëshironte ta shpjegojë çështjen e Maqedonisë ashtu si dëshironin të tjerët, pa e njohur mirë as Turqinë Evropiane e as nacionalitetet që jetonin në territorin e Maqedonisë, por duke u mbështetur vetëm në statistika arbitrare.
[20] HHSHA, Albanien,XXI,Raport nga Vjena pa datë.
[21] HHSH, Albanien, XIX, Raport nga Vjena, 28 nëntor 1904. Mirëpo, Dervishi nuk hyri në këtë grackë dhe vazhdoi aktivitetin e tij në Paris dhe Gjenevë, e prej vitit 1905-1907 në Bruksel të Belgjikës, vazhdoi të botojë revistën e tij “L’Albania” në frëngjisht.
[22] Shukri Rahimi, Lufta e shqiptarëve për autonomi 1897-1912. Prishtinë 1978, f 133; H. Kaleshi, Dr. Ibrahim Temo osnivac “Mladoturskog Komiteta, ‘’Kombi’’ nr. 47 më 1 gusht, Boston 1907.
[23] Archives du Ministere des Affaires efrangeres Paris, Raport i konsullit francez nga Shkodra nr. 39, më 31 gusht 1908. Ky shënon se disa mysliman kanë dyshuar se ai ka bërë lidhje midis katolikëve dhe myslimanëve dhe për atë arsye është arrestuar.
[24] ‘’Kombi’’ nr. 101, 11 shtator 1908. ‘’Rrufeja’’ Kajro, nr. 1 kallnor 1909.
[25] Po aty. “Kombi”.
[26] Historia e popullit Shqiptar II…, f. 258.
[27] Kristaq Prifti, “Ibrahim Temo”, Tiranë 1996, f. 14 dhe 139: Ibrahim Temo i lindur në Strugë në vitin 1865, i kreu studimet e larta në Stamboll.
[28] Emri i vërtetë i Dervish Himës, ishte Ibrahim Naxhi Spahiu, i lindur 1872 në Ohër.
[29] Ismet Dërmaku, Rilindja kombëtare shqiptare, f. 217; Historia e popullit shqiptar, II, f. 283.
[30] Lumo Skendi, Mendimi politik dhe veprimtaria kryengritëse shqiptare…, f.12.
[31] Hysni Myziri, Historia e shqipërisë dhe e shqiptarëve Prizren 2001, f. 166-167.
[32] Natalie Clayer, vep. e cit, f. 459.
[33] “Drita” nr. 57, 11.02.1905.