• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si do të duket Viti Shkollor 2020-2021 për Shkollat e NYC-it

June 17, 2020 by dgreca

Nga Manjola Barçi— Kozi -New York/ Dielli/

Më pak se dy javëkanë mbetur nga viti akademik 2019-2010,dhe mësuesit po punojnë për të nxjerrë notat përfundimtare, ndërrsa shkollat ​​tashmë janë duke punuar për një plan veprimi për vitin e ardhshëm. Askush nuk e di me siguri se si do të duket viti i ardhshëm akademik dhe askush nuk është i sigurt – madje as kancelari i NYC Richard Carranza. “Ne besojmë se të gjitha mundësitë do të duhet të marrin parasysh distancimin shoqëror”, tha ai në një letër drejtuar prindërve në fillim të kësaj jave. Duke thënë se “Ne e dimë se për shumë studentë, asgjë nuk mund të krahasohet me mësimdhënien nga afër dhe mësimdhënien me kohë të plotë në ndërtesën e shkollës.” Ka të ngjarë që me këtë deklaratë ait tëketë njoftuar edhe pse indirekt se shkollat do të hapen vitin e ardhshëm. Por më pas ai vazhdon duke thënë se “Ne jemi duke punuar me partnerët tanë të agjencisë të qytetit të New York-ut për udhëzime jo vetëm për DOE, por në të gjithë qytetin, dhe do t’ju njoftojë sa më shpejt që të kemi më shumë informacion.” Pra, asgjë nuk është e sigurt akoma. Autoritetet presin që kështu edhe të gjithë ne.
Carranza gjithashtu iu drejtua arsimtarëve këtë javë me një letër gjithashtu duke thënë se “ne nuk mund të parashikojmë se si do të duket shtatori” por “ne mund – dhe duhet të jemi të përgatitur për një sëri mundësish”. Se cilat janë këto mundësi përsëri asgjë nuk është e qartë, por shkollat ​​dhe drejtuesit e shkollës do t’ju duhet të mendojnë dhe të kenë një mendje të hapur për c’ka të jetë më e mira per nxënësit dhe punonjësit e tyre.

Carranza u zotua sigoqoftë që do të japë pa hezitim, mbështetjen e tij, dhe udhëheqjen gjatë “këtyre kohërave të vështira dhe të paparashikueshme”.
Shumë prindër dhe punonjës shkollash tashmë janë tënervozuar për t’u rikthyer në shkollë personalisht në vjeshtë. Frika qëstudentët dhe arsimtarët mundtë infektohen nga virusi është ka qënëdhe vazhdon të mbetet në mendjen e të gjithëve, dhe askush nuk e di me siguri se çfarë mund të ndodhë. Do të ketë shumë ulje buxhetesh për programe dhe aktivitete mbas shkolle dhe shumë mësues gjithashtu do të jenë në rrethin e mësuesve të tepërt. Si rezulta, shkollat do kenë mangësi mësuesësh dhe punonjësish të tjerë. Carranza megjithatëu tha prindërve në letrën e tij qëmësimi “i ndërthurur” që “nënkupton ndërthurjen e mësimdhënies brenda shkollës dhe nga largësia” për të krijuar një përvojë të fuqishme arsimore, ku secila mënyrë e të mësuarit mbështet tjetrën do të jetë nëfuqi.” Kjo mund të ndodhë në vjeshtë, por askush përsë nuk e di me siguri se si do kjo do të duket. Sa fëmijë do të jenë në një klasë për të përmbushur kërkesat e distancës sociale? Sa mësues do të na duhen pasi tani shumë prej tyre janë kanë dalë “tepër”? Si do t’i plotësohen nevojat dhe kërkesat e studentëve me nevoja speciale(special education) dhe anglishtes si një gjuhë e re (ENL)? Asgjë nuk u tha në letrat e Carranzes për secilin grup. Kjo situatë i ka kapur të gjithë të papërgatitur, e qartë, por Carranza të paktën foli për një strukturë të zhvilluar të përbërë nga 8 komponentë kryesore:

  1. Masa të përmirësuara shëndetësore: Kjo është përparësia # 1, sipas Carranzës për një arsye të qartë: ne duhet të sigurojmë që shkollat ​​dhe ndërtesat e tjera janë të pajisura mirë për të përballuar kërkesat shëndetësore, që janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga  COVID-19. Kjo përfshin EdukiminFizik dhe pajisjete tjera, furnizime, protokollet e distancës sociale, dhe monitorimin e treguesve shëndetësor që kërkohen për të mbrojtur fëmijët, mësuesit dhe stafin tonë. Ndërsa jemi dukeshqyrtuar udhëzimet që përcaktojnë protokollet specifike që do të zbatohen, ne jemi të bindur se do të kemi nevojë për masa të përmirësuara të sigurisë, ndërsa kthehemi në ndërtesat e shkollave, dhe po vazhdojmë të punojmë me Departamentin e Shëndetësisë se c’fare forme do të këto masa sigurie.
  • Faza e tranzicionit të kthimit ne ndërtesat e shkollës duhet të jetëe bazuar ne informacioninmbi traumën që shkaktoi gjendja e COVID-19.  Kthimi në shkollë: Fillimi i vitit shkollor 2020-2021 do të jetë ndryshe nga çdo tjetër që  kemi përjetuar. Ne e dimë se studentët dhe stafi po përjetojnë mungesë të mbylljes fizikisht të ndërtesave shkollore që nga marsi i vitit shkollor. E kuptojmë shumë mirë se  ky duhet të jetënjë proces i menduar mirënë mënyre që fëmijët, prindërit dhe punonjësit të ndihen të qetëshpirtërisht and mendërisht, për t’u rikthyer në ndërtesat e shkollës. Kjo do të thotë që ne duhet të përqendrohemi në nevojat sociale-emocionale të komuniteteve shkollore duke zbatuar gjatë kësaj kohe edhe mësimdhënien së bazuar në informacionin mbi gjëndjen e shkaktuar nga virusi.
  • Mesimdhënia e ndërthurur: Shkollat ​​kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për t’ju përshtatur mësimit në distancë gjatë tre muajve të fundit, dhe ne jemi tepër krenarë dhe mirënjohës për punën heroike të studentëve, familjeve dhe arsimtarëve tanë për të vazhduar mësimin në mes të këtyre kushteve të papara. Edhe kur tëkthehemi në mënyrën tradicionale të shkollës, ne mund të përgatitemi për një rifillim të mësimdhënie në ndërtesat e shkollë si edhe mësimdhënie nga larg— asaj që unë i referohem si mësimi “i ndërthurur”– për të mbështeturtranzicionin nga mësimdhënia në distancë dhe të maksimizojmë të dyja mësimdhënien ball për ballë si dhe atë nga interneti.
  • Data e fillimit të shkollës: Ne po punojmë me gjithë zemër për të vendosur një datënë fillim të shtatorit, ndërsa po bashkëpunojmë ngushtë me DOHMH (Departamenti i Shendetit dhe i Higjenës Mendore), për të monitoruar treguesit e shëndetit, në mënyrë që të sigurohemi që është e sigurt të ktheheni në ndërtesat e shkollave.
  • Zbatimi Fillimit të shkollës me faza: Tradicionalisht, i gjithë personeli dhe studentët fillojnë shkollën në të njëjtën kohë. Mesa po shohim deri tani, shtetet e tjera po modifikojnë oraret, duke bërë qëgrupe të ndryshme studentështë paraqiten personalisht në shkollë në periudha të ndryshme. Këtë vit për ne, koha e kthimit në ndërtesa, si dhe në çfarë rrethanash ndodhen ndërtesat do të vendosi nësendërtesat do mbyllen ose të kenë hyrje të kufizuar. Dhe kjo do të vendoset në bashkpunim të ngushtë me depatamenting e shendetit, dhe bazuar në treguesit e shëndetit dhe sigurisë.
  • Distanca shoqëroredhe zbatimi i orareve : Bazuar në protokollet shëndetësore, ne duhet të vlerësojmë sesi duhet të zbatohejmë distancën sociale. Kapaciteti i ndërtesës do të duhet të rregullohet për të pasqyruar atë që Shteti dhe Qyteti i NY përcaktojnë si mënyrën më mirët për shëndetin dhe sigurinë. Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhe me tëvërtetë në shtator, por deri tani ne po parashikojmë që distancimi social të mbetet në fuqi. Kjo do të thotë se mund të na duhet të kufizojmë numrin e studentëve dhe personelit në ndërtesat tona dhe do të duhet të mendojmë në mënyrë krijuese për oraret.
  • Funksionimiindërtesave: Funksionimii ndërtesat duhet gjithashtu të funksionojnë në një mënyrë optimalenë mënyrë që shkollat ​​dhe mjediset e tjera të jenë vende tësigurta dhe të shëndetshme për studentët dhe personelin. Procedurat në ndërtesat e shkollave do të duhet të lejojnë kufizime në lëvizjen e studentëve dhe personelit jashtë dhe brenda ndërtesës, dhe protokolle të përmirësuara të pastrimit dhe dezinfektimit duhet të ekzistojnë.
  • Shërbimet e Ndihmëva nëpërshkolla: Autobusët e shkollave dhe operacionet e ushqimit në shkollë gjithashtu do të duhet të jenë në funksionim të plotë për të sigurinë e shëndetit të të gjithëve që janë të përfshirë. Kjo çeshtje e ndërlikuar do të analizohet dhe shqyrtohet me kujdes në ditët dhe javët në vijim.

Carranza gjithashtu shkruajti ne letrën e dërguara prindërve se the Departamenti i Edukimit të NY ka “krijuar një sondazh të shkurtër si për familjet ashtu edhe për studentët. “Ju lutemi zhpenzoni një moment që ta plotësoni atë dhe të jepni mendimet tuaja deri të hënën, 22 qershor.”—lutet ai.

Sondazhi është anonim dhe duhet të zgjasë rreth 7 minuta për të përfunduar. Ky sondazh është në dispozicion në 9 gjuhë, dhe nëse nuk e kenimundësinë për ta përfunduar në internet mund ta bëni duke thirrur numrin 311.

Nëse dëshironi që zëri juaj të dëgjohet ju lutemi plotësojeni këtësondazh që do të jetë ne faqen e NYCDOE(New York City Department of Education) . Le të shpresojmë që me çdo përpjekje të marrë dhe me shumë fatsëshpejti do të kthehemi në normalitet.

Filed Under: Histori Tagged With: 2020-2021, Manjola Barçi-Kozi, Si do te duket, viti shkollor

BOTA NUK KËRCËNOHET VETËM NGA KORONAVIRUSI

May 31, 2020 by dgreca

-Disa nga ngjarjet që po ndodhin nëpër botë, kohët e fundit përveç pandemisë së Covid-19 …

– Murtaja e Karkalecave Kërcënon Kontinentin Afrikan…

– Rritja e popullsisë amerikane është në rënie… mund të kërcënohet më tej nga pandemia e Covid-19.

Nga Manjola Barçi-Kozi/ New York-DIELLI

Ndërsa beteja me pandeminë e virusit Covid-19 vazhdon, edhe pse rastet po zvogëlohen, ka shumë të reja të tjera që kanë ndodhur nëpër botë së fundmi. Disa lajme janë të mira dhe disa jo dhe aq. Bota çdo ditë përballet me qindra të reja që e trondisin apo e lumturojnë atë. Më poshtë janë disa nga ç’ka ndodhur në botë kohët e fundit.


• Qindra miliarda karkaleca gumëzhojnë në Afrikën Lindore 


Murtaja e karkalecave, më e keqja në Afrikë për dekada, që ka kërcënuar kontinentin me muaj, tani është përhapur edhe në Iran, Jemen dhe shumë pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.
Briri i Afrikës-një gadishull në Afrikën Lindore që futet në kanalin Guardafui, shtrirë përgjatë anës Jugore të Gjirit të Adenit dhe Detit të Kuq në jugperëndim– konkretisht Kenia, Etiopia dhe Somalia – po përjetojnë një përhapje dhe shtim të tufave me karkalecë, të cilat mund të lënë miliona njerëz pa ushqim ose jetesë, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara-KB.
Kjo murtajë ka bërë që Somalia të shpallë një gjëndje emergjencë kombëtare në shkurt, dhe tashmë ka rezultuar në humbjen e qindra mijëra hektarë drithrash.(thenewhumanitarian.com)
Karkalecat e shkretëtirës janë krijesa të egra, të njohura për zhvillimin e tyre të shpejtë dhe oreksin e madh, duke bërë që KB të kërkojë ndihmë dhe të marrin masa, për të përballuar këtë krizë.
• Popullsia në Sh.B.A është në rënie
Të dhënat e publikuara nga Byroja e Regjistrimit të Sh.B.A-Census Bureau, tregojnë se rritja e popullsisë amerikane është në rënie, dhe mund të kërcënohet më tej nga pandemia e Covid-19.
Javën e kaluar, Byroja e Regjistrimit të SHBA-Census lëshoi ​​të dhëna që tregonin se popullsia amerikane po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1919. Të dhënat janë mbledhur për 12 muaj dhe kanë filluar në korrik 2019, shumë më përpara se të shpërthente përhapja e koronavirusit.
Sipas një punonjësi të Census—nëse pandemia shkakton aq vdekje sa është parashikuar, atëherë mund të shohim më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë në historinë e SHBA.
Shkalla e lindjeve dhe imigracioni, janë forcat që nxisin rritjen e një vendi dhe të dyja kanë rënë, si rezultat i nivelit të vdekjeve që kanë ndodhur kohët e fundit.
Nëse shpërthimi i koronavirusit vazhdon me këtë normë alarmante, SHBA mund të shohë një rënie drastike të popullsisë.
• Personi i dytë i kurohet nga HIV në Angli


Personi i dytë i shëruar nga HIV është ende pa shenjat e këtij virusi pas më shumë se dy vitesh. Pacienti në Londër, Adam Castillejo, mbaroi terapinë antiretrovirale të HIV-it mbi dy vjet e gjysmë më parë pasi iu nënshtrua një operacioni të ndryshëm nga të tjerët, që e bëri atë rezistent ndaj virusit.
Castillejo iu nënshtrua një transplanti të qelizave burimore për të trajtuar limfomën dhe dhuruesi i tij ishte mbartës i CCR5-delta 32— një mutacion gjenetik i njohur që është përgjegjës për të dy llojet e rezistencës ndaj HIV që ekzistojnë. Kjo gjë bëri që ky pacient të bëhej rezistent ndaj HIV-it. Meqenëse ai është vetëm pacienti i dytë që i nënshtrohet këtij lloji të trajtimit eksperimental, autorët e studimit të botuar nga revista mjekësore “The Lancet HIV” shpjegojnë se Castillejo do të monitorohen vazhdimisht në rast se virusi rishfaqjet.
“Eshtë e rëndësishme të theksohet se ky trajtim kurativ është me rrezik të lartë, dhe përdoret vetëm si mjeti i fundit për pacientët me HIV të cilët gjithashtu kanë edhe rreziqe hematologjike vdekjeprurëse,” shpjegon Ravindra Gupta, autori kryesor i studimit. “Prandaj, ky nuk është një trajtim që do të ofrohet gjerësisht për pacientët me HIV që janë duke u trajtuar  suksesshëm me tabletën tantiretroviral.” Le të shpresojmë se një nga viruseve më të pashërueshme deri tani do ti vijë fundi së shpejti. 
• Fluturimi i një asteroidi në prill…
Një asteroid që ka pasur përmasa midis 1.1 dhe 2.5 milje (1.7 deri ne 4 km) i gjerë ka fluturuar afër tokës në fund të prillit – por ashtu siç ishte parashikuar, nuk është përplasur. Nëse do të ndodhte, pra nëse do ishte përplasur, do të kishte “gjasa të mëdha për të shkaktuar efekte globale”, sipas NASA.
Asteroidi u zbulua për herë të parë në 1998 dhe kalojë brenda 3,908,791 milje (6,290,589 km) mbi tokë, duke lëvizur me një shpejtësi prej 19,461 miljesh (31,319 km) në orë.
Ky ka qënë asteroidi më i madh që ka të fluturuar afër tokës gjatë muajve të fundit, por jo më i madhi i të gjitha kohërave. Asteroidi u klasifikua si një objekt potencialisht i rrezikshëm për shkak të rrugës së tij afër orbitës së Tokës – por ashtu siç NASA kishte parashikuar nuk ka pasur impakt me tokën.


• Shkencëtarët po luftojnë kundër rezistencës ndaj antibiotikëve


Antibiotikët janë shumë të rëndësishëm në trajtimin e shumë bakterieve dhe mikrobeve vdekjeprurëse. Kohët e fundit një rezistence e fortë kundra antibiotikëve është konstaktuar si rezultat i mbipërdorimit të tyre. Kombet e Bashkuara kanë shpallur rezistencën e antibiotikëve një ‘kërcënim thelbësor’ për shëndetin global, për të çilin disa shkençëtarë parashikojnë se mund të vrisnin 10 milion njerëz në vit deri në vitin 2050. Por siç duket beteja ende nuk është humbur. 
Në fillim të këtij viti, shkencëtarët njoftuan zhvillimin e një molekule që kthen mbrapsh rezistencën e antibiotikëve, duke e testuar në një shumëllojshmëri bakteriesh, dhe duke e bërë këtë një nga përparimet më premtuese të pasura deri më tani, në luftën kundër bakterieve dhe mikrobeve rezistente.
Studentja australiane e doktoratës, Shu Lam, ka shkaktuar një habitje të madhe me hulumtimin e saj, i cili është një mënyrë për të vrarë bakteriet pa ndihmën e atibiotikëve… Ajo ka zhvilluar një polimer në formë ylli që mund të vrasë gjashtë shtresa të ndryshme mikrobi rezistent pa antibiotikë, thjesht duke i shkatërruar dhe shpërbëre muret e tyre qelizore. (Sciencealert.com) 
• Kolorado u bë shteti i 22-të në SHBA që shfuqizoi dënimin me vdekje 

Më 23 Mars, Kolorado u bë shteti i 22-të në SH.B.A. që shfuqizoi dënimin me vdekje. Dënimi me vdekje është administruar vetëm një herë që kur u rikthye në fuqi në vitet 1970, në një rast përdhunimi dhe vrasjeje në 1997.
Guvernatori demokrat Jared Polis nënshkroi vendimin në ligj, i cili shënon tendencën në rritje që shtetet e tjera të Amerikës të eleminojnë përdorimin e ndëshkimit me vdekje. Sipas një sondazhi të vitit 2019, 60% e amerikanëve thanë se do të preferonin burgun e përjetshëm mbi ekzekutimin me vdekje, si formën më të rëndë e dënimit në SH.B.A.
Të gjithë të burgosurit me dënime me vdekje paraprake në Kolorado janë zhvendosur në burg të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

Filed Under: Opinion Tagged With: Bota, Manjola Barçi-Kozi, nuk kercenohet, vetem nga Korona

Në kërkim të identitetit

May 23, 2020 by dgreca

Nga Manjola Barçi Kozi/New York

-Shiko, shiko mami, unë dukem si Shota- më kujtohet thirrja e saj fëminore.
Ngrita sytë. Ishte rreth shtatë vjeç në atë kohë. Flokët e saj te ndërthurura keqaz në dy gersheta i vareshin para kraharorit. Sytë më shndritën dhe me nje vrull të madh vrapova për ta përqafuar. Po krahasohej me Shotën... E mbante mend Shotën...Kur ishte pa filluar shkollë gjthmonë i lexoja libra për shqip për femijë, që mamaja ime i blente sa herë udhëtonte në Shqipëri.
Shpesh i thosha kur flisja me të: Ti je shqiptare bijë dhe duhet të flasesh shqip. Duhet të mësosh edhe historinë e popullit tënd.

-E di mami, më përgjigjej-kemi edhe Skënderbeun, Ismailin, Çerçizin, Azemin… 

Lumturohesha kur e degjoja të fliste-kam një femije te mrekullueshem, mendoja. Eshtë e dëgjueshme, është e etur për dije, dhe mbi të gjitha është krenare për prejardhjen e saj.
Derisa mbushi 12 vjeç. Dhe atëherë e kuptova që nuk ishte aq e thjeshtë…
-Mami-më pyeti një ditë-Pse shqiptarët martohen kaq të rinj? 

Nuk dija si të përgjigjesha ose më mirë nuk doja të përgjigjesha, pasi e dija se çfarë do të vinte më pas. Ajo tani nuk ishte më fëmijë e vogël.Nuk mund të mendoja unë më për të, ashtu siç kisha bërë dikur. Ajo tani mendonte vetë… 

Më në fund u përgjigja! I ktheva atë përgjigje që e dija se do të pendohesha më pas… 

-Ka qenë traditë—fola shpejt me shpresë se do mbaronte me kaq….por pastaj vazhdova…Kohët kanë ndryshuar…ti je e lirë të vendosësh vet kur të rritesh….
-Tradita, tradita…kështu mendova edhe unë…Edhe ajo u përgjigj shpejt. Nuk më pëlqen aspak kjo traditë… 

Pastaj, ajo u bë adoleshente… 

-Dua të dal me miqtë e mi- erdhi atëherë ultimatumi. Kam nevojë të rri jashtë deri në mesnatë! Pse nuk mund të fle në shtëpinë e shoqes sime? Nuk ka rëndësi që ju nuk i njihni prindërit e saj, sepse in njoh unë!  Pse duhet të mendoni si shqiptarët e vjetër? O Zot, sa të prapambetur jeni. Oh, sa e urrej këtë traditë dhe ju urrej juve kur flisni kështu! Nëse kjo do të thotë traditë, unë nuk dua të jem shqiptare!!! Në fakt, unë nuk jam shqiptare prandaj mos më trajtoni si të tillë! 

Më pas ndaloi së veshuri shallin e saj të preferuar me flamurin shqiptar. E hoqi edhe varesen me shqiponjë. 

Pastaj një ditë vura re se nuk po pinte më  as nga filxhanët e kuq që mamaja ime i zëvendësonte sa herë që 

shkonim në Shqipëri.

             Sigurisht kuptoja më shumë se sa të debatoja me një fëmijë, por në ato momente, nga inati, zemra më rrihte me furi sa doja të shpërtheja: “Nëse unë nuk do të kisha vendosur të vija këtu, ti do të kishe lindur në Shqipëri, dhe prapë do të ishe në Shqiperi, që kështu je shqiptare.” Zieja nga inati dhe e quaja shpesh mosmirënjohëse. Sa herë që ndodhte kjo, mamaja ime më shikonte në sy dhe më thoshte: “Mos u shqetëso bijë se do vijë një ditë dhe ajo do kthejë.” Shpesh mendoj se si mamaja ime anjërë nuk më tha: “ Eshtë koha për të paguar” gjë që unë e prisja që ajo ta thoshte në ç’do kohë. 
-Ajo duhet të jetë krenare për atë që është ­–thoja pa mundur ta fshihja inatin…

Shkoi deri aty sa nuk pranoi të flasë më shqip. Unë i flisja shqip dhe ajo më përgjigjej në Anglisht. Nuk arrija ta 

kuptoja nëse këto ishin teka të adoleshencës apo nëse ajo ishte në kërkim të vetes.
Veproi në këtë mënyrë edhe për disa vite të tjera. U mësova me ç’ka ishte…Derisa e njëjtë ajo nuk ishte më… 

Kishin kaluar vetëm disa ditë pas ditëlindjes së saj të 20-të. Më dërgoi një tekst duke më pyetur nëse e kishte nënshtetësinë shqiptare.
-Për fatin tënd të mirë, jo! – u përgjigja duke menduar se kjo pyetje prapë kishte të bënte me të gjitha debatet 

    që kishin pasur në të kaluarën.  

-Pse jo?—Mesazhi u kthue bashkë me një emoji—surprizë.
-Mendova se nuk e doja – u përgjigja thatë. 
Ishte atëherë kur ajo më telefonoi. 

-A është tepër vonë të aplikosh për të? Pyetjen e formuloi në shqip.
-Jo nuk është vonë—u pergjigja me vetullat e ngritura lart.
-A mund të aplikojmë herën tjetër që do të shkojmë në Shqipëri?
-Po! Fola shpejt dhe e mbylla telefonin. 

Heshta për një moment të shkurtër duke u perpjekur të mbaj lotët brenda. 

I tregova mamasë time. Ajo vetëm më pa me një buzeqeshje. Mendova që do të thoshte: ” A s’të kisha thënë që një ditë edhe ajo do të kthejë?”  Por jo! Ajo vetëm buzëqeshi dhe vazhdoi punën e saj në heshtje.  Buzëqeshja e saj më erdhi si një flad pranvere pas një dimri të gjatë dhe të ftohtë. Ajo buzëqeshje sikur më thoshte: “Kot shqetësohesh. Ajo ishte në kërkim të identitetit të saj dhe më në fund duket se e gjeti…”

Filed Under: ESSE Tagged With: Manjola Barçi-Kozi

Falenderoni një mësues sot më shumë se kurrë-Eshtë java e mësuesve

May 9, 2020 by dgreca

SHKRUAN: MANJOLA BARÇI-KOZI/

“Ndikimi i një mësuesi të mirë nuk mund të fshihet kurrë”/

Kjo javë ishte java e mësuesve. Personalisht nuk besoj në një ditë ose një javë kur duhet të vlerësojmë diçka apo dikë. Unë besoj në shfaqjen e mirënjohjes dhe  vlerësimit të mësuesve për atë që ata bëjnë çdo ditë, por duke menduar për situatën që Amerika dhe gjithë bota po kalon së fundmi, unë mendoj se mësuesit me gjithçka që po bëjnë duhet të vlerësohen, dhe duartrokiten më shumë se kurrë. Këtu nuk po flas për para, (megjithëse do të ishte nje ide e mirë pasi të gjithë e dimë se mësuesit janë të nën-paguar – kjo ishte një shaka), unë po flas për të reflektuar në faktin se pse mësuesit janë kaq të rëndësishëm për shoqërinë e tashme dhe te ardhme. Mendoni për një mësues që ka pasur një ndikim të vërtetë në jetën tuaj, dhe ju hapi rrugën për tu bërë ai person qe jeni sot.

Kur shkollat ​​u mbyllën në New York, imazhet me humor pushtuan internetin nga mësuesit dhe dashamirësit e mësuesve. Njëra prej tyre që unë mendova se ishte shumë për të qeshur thoshte: “Nëse mendonit se mund të bënit një punë më të mirë në edukimin e fëmijëve tuaj sesa mësuesi i tyre, ju erdhi shansi që të shkëlqeni.” 

Kurrë nuk e kam fshehur faktin se për mua është më e lehtë të mësoj fëmijët e të tjerëve sesa të mitë (mbase jam një nënë e keqe dikush do të thoshte!) Fakti që ne nuk mund t’i mësojmë fëmijët tanë nuk na bën prindër të këqij. Kjo është arsyeja pse mësuesët ekzistojnë dhe paguhen apo jo? Kjo megjitatë, duhet te jetë një nga arsyet e shumta pse ne duhet t’i vlerësojmë ata më shumë se kurrë. 

Po dëgjoja një program ne radio sot, dhe u ndjeva mirë kur transmetuesi tha se mësuesit sot vlerësohen njësoj si punonjësit e shëndetësisë. Ndoshta kjo ka të bëjë me situatën, ndoshta me pjekurinë. Ndoshta jo, por unë, sot më shumë se kurrë i vlerësoj mësuesit e mi. Disa prej tyre më shumë se të tjerët. Dhe meqenëse mu paraqit rasti në mënyrë të përkryer, dua të falënderoj mësuesen time të klasës së parë Merjeme Rrasa, një nga mësuesit e shkollës 8-vjeçare Eftimija Selmanaj, mësuesit e shkollës së mesme, Shpend Sallaku, Noe,  Margarita Kola, si dhe shumë të tjerë, mbiemrat e të cilëve i kam harruar;  si mësues Sabriu, mësuese Arta e shumë e shumë të tjerë. Mbiemrat e harruar apo jo, disa nga ata do të jenë gjithmonë në zemrën dhe kujtesën time, për gjithçka qe kanë bërë për mua.

Tani më shumë se kurrë, edhe pse ndoshta nuk e keni bërë ndonjëherë, është koha për të treguar vlerësim dhe mirënjohje ndaj mësuesve tanë. 

Arsyeja # 1    

Mësuesit kurrë nuk heqin dorë nga ne, dhe ata besojnë tek ne dhe aftësite tona, më shumë sesa ne besojmë në vetvete. 

A keni pasur ndonjëherë një mësues që kishte besim tek ju më shumë sesa besonit në veten tuaj? Mendoni pak kur keni qenë në shkollë nëse ndonjëherë jeni dekurajuar dhe keni dashur të hiqni dorë nga një problem matematike, ose një hartim në gjuhë? Pastaj mendoni per atë mësues që ju thoshte: Unë e di që mund ta bësh. E di sepse ti je një student i zgjuar, i zellshëm dhe këmbëngulës.  Dhe në atë moment edhe pse keni qënë duke menduar se nuk do ja dilnit mbanë, e keni besuar mësuesin dhe nuk keni hequr dorë.

 Arsyeja #  2   

Mësuesit shpenzojnë shumë orë të panumërta dhe pa pagesë, për t’u përgatitur për studentët e tyre. 

A keni menduar ndonjëherë se si është e mundur që një mësues për vetëm 45-minuta në ditë që i lejohet që të planifikojë, është në gjëndje të përgatisë plane dhe materiale për pesë orë mësimi që ka në orarin ditor? Ja që nuk është e mundur. Kjo është arsyeja pse mësuesit shpenzojnë orë të panumërta pas punës, për t’u përgatitur për nxënësit e tyre. Kohë që ata e sakrifikojnë nga koha për familjet e tyre, fëmijët të tyre, dhe vetvetes. Dhe pastaj, a keni menduar ndonjëherë që lapsi apo fletorja që mësuesi jua dha juve dje dhe fëmijës suaj sot, ishte paguar me paratë e saj/tij? Për më tepër, a keni menduar ndonjëherë për letrat e hundëve gjatë gjithë dimrit, që ju erdhën në ndihmë kur nuk kishit shami, për të fshirë hundët që po ju pikonin, dhe ju ndihmuan të mos turpëroheshit para  gjithë klasës?

Arsyeja # 3 

Mësuesit na zgjerojne horizontin për të vëzhguar mundësi të reja, dhe na ndihmojnë të gjejmë pasionin tonë. 

Disa nga ne gjithmonë e kanë ditur se ç’fare i pasiononte si dhe ç’farë rruge do të merrnin në jetë. Megjithatë, disa të tjerë i detyrohen një mësuesi apo mësuese që i ka ndihmuar të ekplorojnë mundësi të reja, dhe i ka bërë të gjejnë pasionin e tyre të vërtetë. Sa studentë ndjehen të humbur dhe nuk e dinë se çfarë karriere të ndjekim, dhe me çfarë të merren në jetë? Ndoshta jeni bërë doktor apo arkitekt sot, por atëherë as vetë nuk e dinit që ishit kaq i mire në matematikë. Mendohu pak: Ndoshta ishte sepse një mësues besoi në aftësitë e tua. 

Prandaj falënderoni një mësues sot për atë që ka bërë për ju dikur, ose për fëmijën tuaj sot, për të zbuluar atë pasion që as ju vet nuk e dinit që ekzistonte!   

Arsyeja # 4     

Mësuesit janë gjithmonë të gatshëm jo vetëm të mësojnë, por edhe të këshillojnë. 

Mësuesët janë gjithmonë gati të japin këshilla të panumërta dhe t’ju ndihmojnë të ndjeheni mirë. Mendoni pak për ato ditë kur ndiheshit kaq të depresuar dhe nuk dinit ç’të bënit? Me prindërit nuk mund te flisnit dot sepse nuk donit që ata t’ju merrnin vesh sekretin (ndoshta ishte çështje dashurie!), por e dinit qe ai mësues apo mësuese që e pëlqenit, ishte gati t’ju dëgjonte. Me siguri edhe tani si prindër keni ndjerë nganjëherë se fëmija juaj dukej dhe sillej në një mënyrë të çuditshme, dhe ju nuk dinit ç’të bënit. Me siguri shumë herë nuk e keni ditur se fëmija ka qënë ndoshta duke biseduar me një mësues/e që e ka këshilluar gjatë orës  së tij/saj të pushimit, duke e ndihmuar fëmijën tuaj të dilte nga situata- ç’faredo që të ketë qënë. Mësuesit janë heronj të përditshëm pasi vërtet shpëtojnë  jetë, edhe pse nganjëherë nuk vihet re.

A keni menduar ndonjëherë për faktin se profesioni i një mësuesi hap rrugën për çdo profesion tjetër? Në rast se nuk keni bërë diçka të bukur për një mësues sot keni akoma kohë ta beni. I telefononi, I dërgoni një tekst dhe i tregoni se sa shumë i vlerësoni. Dërgojini një tufë me lule. E shkruajta këtë artikull për nder të gjithë mësuesve kudo që janë. 

Tani është radha juaj për të komentuar. A keni një arsye për të vlerësuar dhe falenderuar një mësues? Na tregoni historinë tuaj.

Filed Under: Analiza Tagged With: Manjola Barçi-Kozi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT