• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pranë një ylli si Ana Golja ndjehesh një mama ëndërrimtare

December 5, 2017 by dgreca

1-ok-Marjana-Bulku

NGA MARJANA BULKU/

Ajo është një yll në ngjitje dhe për këtë flet kaq shumë prezenca, zëri, miqtë por mbi të gjitha karakteri i saj . Falë profesionit dij ta dalloj fort mirë njerëzoren e brishtë brenda famës e cila bashkë me madhështinë e talentit zhvillon edhe distancimin nga mjedisi që e krijon atë. Rasti Golja është krejt ndryshe, mjafton të flasësh me të dhe të ndjesh se zoti i bekuar ka ditur kë të bekojë. Një artiste që do ta donte gjithkush, një bijëz e mrekullueshme produkt i një familjeje po aq e mrekullueshme, një njeri që nuk i thotë kurrë jo veprimtarive komunitare vullnetare të shqiptarëve në Ontario edhe pse axhenda e saj është gjithmonë plot.Marrdhënia e saj me familjen është tipike e bukur shqiptare , nga ato brilantet ku thuhet: po,ia vlen sakrifica për një fëmijë që pranë çdo suksesi ka pranë prindërit që emigruan në Kanada për të ardhmen e sigurt të fëmijëve duke lënë pas ambicjet dhe karrierën personale.Teksa e ëma Ardiana e ndjek gjithkund Anën e bukur jo veç në pamje por në zë e në shpirt mendoj se nuk ka trashëgimni më të bukur sesa ajo e genit, vyrtyteve dhe vlerave të karakterit që Ana Golja përçon. Një imazh inspirues për të gjitha ne që rrisim fëmijë dhe ëndërrojmë për ta, duke mos harruar kurrë se nga vijmë. Një model edukues për gjithë gjeneratën e saj .Dhe kur Ana këndon Hymnin Shqiptar nuk ke se si të mos përlotesh, shqipja e saj është e gjallë edhe pse ajo ptr cdo ditë flet tjetër gjuhë. Por kur Ana këndon në anglisht, krenaria dhe adhurimi për të shumfishohet sepse ajo nuk resht së pohuari nëpër botën kanadeze se është shqiptare. Ajo është e adhurueshme jo prej famës por prej bukurisë së shpirtit që ia fali familja , rrethi shoqëror, zoti. Pranë Anës ndjehesh një mama ëndërrimtare . Po cila është Ana tjetër e Anës ajo kanadeze që bashkëmoshatarët e saj njohin më shumë , ndiqeni si vijon: 
1 Ana GoljaAna was born in Toronto on January 31st 1996. At the age of 5, Ana started to dance, and her love for performing grew stronger as she grew older. She began acting at the age of 9, and landed her first audition by playing Lucy in “1-800 Missing”. From there, Ana went on to play a variety of roles in a number of film and television productions for various networks such as: “Flashpoint” (CBS), “Vacation with Derek” (Family Channel), “Connor Undercover” (Family Channel), “How to be Indie” (YTV), “Life with Boys”(Nickelode- on), “Little Mosque on the Prairie” (CBC), her first lead as “Laney” in “What’s Up Warthogs!” (Family Channel and Disney XD), “Max and Shred”(Nickelodeon), and “An En Vogue Christ- mas”(Lifetime), just to name a few. She also had the honor of being a part of the Hub’s original mini-series “CLUE” where she portrayed the famous Miss Scarlet (aka “Liz”). unnamed-1Ana most recently starred in a feature film called “Full Out”, an inspirational sports drama, that aired on NBC, Family Channel and is now on Netflix (worldwide). Ana’s work in “Full Out” earned her a Canadian Screen Award nomination in 2016.

1 anna2Ana also stars as the fierce and trouble-causing diva, “Zoe Rivas” on the Emmy nominated drama, “Degrassi”, airing on MTV Canada and TeenNick. Ana has had the privilege of performing on stage as well as in front of the camera, having worked with Walter Bobbie in “White Christmas” and Sir Andrew Lloyd Webber in “The Sound Of Music” (original Mirvish Toronto cast) on some of the most prestigious stages. When Ana is not busy on set or performing on stage, she is working on writing and recording her own music. She most recently released her debut EP titled “Epilogue”. Even despite her busy schedule, Ana also sets aside time to give back to the community. She does a lot of volunteer work with various charities, including Free The Children, speaking at numerous We Days across North America. She, and the rest of the “Degrassi” cast, travelled to Nicaragua and Ecuador, where they helped build schools and water filtration systems.

Filed Under: Kulture Tagged With: Marjana Bulku, Ylli Ana Golja

Të trashëgosh me Ligj Kulturën Shqiptare …

November 25, 2017 by dgreca

1 Marjana BulkuNga Marjana BULKU/1 Ruki

Këtë faqe historike po e shkruan Dr Ruki Kondaj me Laura Albanezen në Ontario  të cilat përmes një solidariteti femëror , funksional arritën të bëjnë bashkë si kurrë ndonjëherë parlamentin e Ontarios me komunitetin shqiptar në Kanada përmes një pune profesioniste në grup të drejtuesit të medias Pasqyra Shqiptarë, padyshim ndër mediat më të mira në diasporë, Iliaz Lokut, Ramazan Këllezit dhe tërë Bashkësisë shqiptaro-kanadeze që në cdo hallkë të këtij zinxhiri të gjatë pune demostrojnë vlera. Të sjellësh komunitetin në Parlamentin e Ontarios nuk është një proces i lehtë, mbart me vete hapa dhe punë që vetëm një grua e rrallë si Dr.Ruki Kondaj mundet të realizojë, me vizionin dhe objektivat, me këmbëngulje dhe vullnet të hekurt , me debat dhe refleksion, por gjithmonë pa u ndalur ajo din t’ju dalë sipërmarrjeve të saj në krye. Dhe kush jeton në vende të mëdha e din se sa kosto ka kjo për një grua që është edhe amvisë njëkohësisht. Pa folur për lodhjen(një labe si ajo e sfidon tej lodhjen)por duke u përpjekur të bëjë rreth vetes miq e bashkëudhëtarë, mjeshtra dhe artistë dr .Ruki Kondaj ka arritur të ndërtojë një marrdhënie të rrallë me Parlamentin e Ontarios, kjo duket në vullnetin e tyre pozitiv në këtë partnership me komunitetin shqiptar. Si ndodhi ky femomen; së pari Dr. Kondaj ndërtoi një grup serioz ku televizioni, intelektualët dhe mërgatat e vjetra kishin rol esencial. Së dyti autorësinë e projektit po e sipërmerrte në partnership me një shoqatë ,SHBSHK me reputacion dhe histori gjurmëlënëse. Dhe së treti akumulimi i vlerave më të mira të komunitetit që jeton aty ;në art, në kulinari, në shkencë ,etj e sjell në pikën më të lartë projektin me shqiptarë që në këtë rast ka kryefjalë trashëgimninë. Dhe në fakt kur shikon Ana Goljen tek këndon dhe prezanton rrjedhshëm në mend më vjen Vaçe Zela, kur shikon dhe shijon produktet Adi e Bruna Brari ,në mend më vjen një falenderim special për këto miksazhe arti muzeale të ngrënëshme që prodhohen vetëm nga ATA,kur dëgjon Rudin Lengon të luajë mjeshtërisht në pianon e thjeshtë më vjen ndër mend Ibrahim Madhi që të madh e bëri arti por edhe trashëgimnia  e talentit artistik tek nipi. E pra duket se endesh nëpër një mozaik që rritet e rritet sa herë që Ruki Kondaj e Laura Albaneze çelin dyert e Parlamentit të Ontarios. Miq me shqiptarët e Ontarios tashmë janë edhe deputetët Brad Durguid, Yvan Beker, Shefik Qadri i cili me humor përsërit se po kërkon rrënjët e tij të lidhjeve me Kadarenë bazuar nga ngjashmëria e mbiemrit. Ata janë mrekulluar nga forca e jashtzakonshme persistuese e pathyeshme e Dr Ruki Kondaj për ta sjellë me ligj trashëgimninë kulturore shqiptare në botën e lirisë kanadeze. Dhe aktet po tregojnë se sa e thellë është gjuha jonë, kultura jonë, historia jonë kur rrojnë në liri. Kjo është pavarësi legjitime që i shkon përshtat çdo valëvitje flamuri e mërmëritje himni sepse thellë thellë ka kontribute e projekte që më së fundi kanë strehë “Shtëpinë e Shqiptarit ” për të cilën janë dhuruar aq shumë të holla bujarisht në trashëgim të Bujarisë.

Pasditja e 20 nëntorit 2017 i foli shqip Parlamentit të Ontarios me zërin edhe të shpirtit të sopranos Inva Mula.Interpretimet e saj janë me rrënjë të thella në kulturën shqiptare , traditën e saj ku Avni Mula e Nina Mula hodhën rrënjë me krijime , vepra të paharruara. Zëri i Invës nuk është vetëm zëri i saj, është një kor zërash që vjen nga e shkuara e saj, ndalon në fëmijëri, shtegëton në liri duke i dhëne emër Shqipërisë së vogël, të izoluar,është një zë që këndon në të gjitha gjuhët e botës, jeton nëpër shtatë nota dhe i flet çdo shpirti duke i përlotur.Zërit të Invës iu bashkua Laura Albaneze …e si të mos ?!…kur këndonte “Moj e bukura More” aty ku nis drama e ikjes, ajo dramë e trefishtë që përjetohet këtej dhe andej por që më

fort e vuan Atdheu i zbrazur… Zërit të Invës iu bashkuam edhe ne me “Lule Borë” këtë kompozim të Simon Gjonit që përmbyll festat , gëzimet, tryezat tona me larminë e ngjyrave e të lumturive që lulzojnë kur mblidhemi bashkë. Prezenca e Inva Mulës në Parlamentin e Ontarios ishte një tjetër akt historik ku një emër nga ku arti shqiptar lind dhe buron vazhdon ti dhurojë art e mirësi kauzave shqiptare kudo janë. Sa herë që shkruaj për ditët kuq e zi në Ontario mendoj Ambasadorin Ermal Muça , mikun e butë e të mençur se sa bukur por edhe e vështirë është të jesh në krah të një komuniteti kaq cilësor që nuk ndalon drejt cilësisë duke u bërë lider në mbrojtjen dhe trashëgimin e vlerave në  mbarëbotën shqiptare brenda dhe jasht Shqipërie.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: kulturën shqiptare, Marjana Bulku, Ruki Konda, Të trashëgosh me Ligj

Ëndrrat për DEMOKRACI

November 22, 2017 by dgreca

Ëndrrat e trashëguara për demokraci si trashëgimia jonë kulturore/

1 ok marjanaNGA MARJANA BULKU/

Pothuajse tetë vjet më parë u ndodha në një rrugëtim drejt Parlamentit Shqiptar. Me vete kisha ëndrrat e familjes time për demokracinë e munguar dhe modelin e familjes ku isha nuse se si demokracia nuk mundet të ndërtohet dhe funksionojë pa pjesën tjetër, atë që nuk mendon si ty, por të dëgjon, kundërshton, debaton , korrekton e nga ku natyrisht unë mësova shumë.Një rrugëtim që pati destinacion të çuditshëm, por më mirë që ndodhi ashtu pasi shumë gjëra të jetës time mbase do të kishin ngelur peng i atyre mundësive të limituara të cilat më shumë të pamundura shpesh herë i bën  mjedisi shoqëror, politik , partiak që nuk mundet kurrë të jetë jo partiak. Po të kishte patur destinacion ai rrugëtim nuk do të kisha mundur të jem sot këtu në tempullin e demokracisë , parlamentin e Ontarios ku kam rastin të jem e ftuar nga Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze e cila këtë muaj feston Trashëgimninë kulturore shqiptare tashmë edhe me një ligj të posatçëm për formulimin, advokimin, lobimin dhe miratimin e të cilit është punuar nga një grup pune i kryesuar nga Dr Ruki Kondaj , Laura Albaneze , Ilir Lena, Ramazan Këllezi, Iliaz Loku, një grup që i ka dhënë këtij ligji edhe më shumë jetë dhe histori shqiptare, figura që na nderojnë në çdo kohë, trashëgimni kulturore si vlerë që rron përjetë. Teksa ndjek me sy të gjallë  këtë mjedis ku historia,arkitektura, rregulli e disiplinon aq shumë politikën aq sa duket se të gjitha këto së bashku e kushtëzojnë politikën dhe jo politika ato siç ndodh rëndom tek ne.Në mars të vitit 2015 kisha asistuar në parlamentin e Ontarios me ftesë të zonjës Kondaj dhe kishim dëgjuar seancën e Leximit të Parë të Ligjit për Trashëgimninë shqiptare. Kisha parë e dëgjuar nga parlamentarët e Ontarios për rreth dy orë se si flitej për Skënderbeun, Nënë Terezën, valët e emigracionit shqiptar ,sjelljet e shqiptarëve në liri dhe jo liri çka përcaktojnë edhe thelbin e karakterit,ishte folur edhe për  regjimet e padrejta të cilat janë fatkeqsi me pasoja të thella mbi të cilat lulëzojnë edhe vlera si besa, mikpritja, nderi, që përbëjnë kode morale në shoqërinë shqiptare.Është e pamundur të mos meditosh nëpër këto holle që të çojnë në tryezat ku merren vendime e kryhen shërbime duke pyetur dhe dëgjuar, thirrur dhe komunikuar, ftuar dhe mirpritur ata që janë lënda e demokracive; njerëzia.Është e pashmangshme të mos i thërrasësh arsyes e ta pyesësh retorikisht pse vallë në vendin nga ne vijmë politika është gjithmonë e ndaluar dhe aq larg interesit publik, dikur e mbyllur në”Pallate ëndrrash” sot më keq se kaq?!Është hera e dytë që ndodhem këtu , tashmë me një siguri legjitime ku bashkë me ne festojnë edhe parlamentarët e Ontarios, të të gjitha krahëve të politikës . Demokracia është mirësjellje lirie, ku ti pasi ke thënë gjithçka bazuar në fakte dhe argumenta, akte dhe projekte i bën njerëzit bashkë edhe pse ata mund të jenë të ndryshëm. Është padyshim një ditë e veçantë kur kupton se aktet e civilizuara vijnë prej komunitetesh të civilizuara. Dhe të dëgjosh Inva Mulën në këto mjedise është win win siç thotë Zonja Ruki Kondaj me gjuhë kanadeze stil. Dhe nuk besoj se ka dikush si ajo gurgullimë me rrënjë të thella në kulturën shqiptare që me zërin e saj të na sjellë edhe artin klasik edhe atë burimor me një mjeshtëri prej Dive.Besoj se edhe parlamentarët kanadezë kanë mësuar mjaft prej komunitetit shqiptar që jeton këtu , për gjuhën, simbolet tona kombëtare dhe historike, artin e trashëguar dhe të kultivuar, famën e artistëve tanë nëpër botë dhe natyrisht kanë akoma edhe më shumë për të parë e mësuar rreth nesh. Një komunitet që identifikohet përmes kulturës ka rastin më të mirë për tu bërë gjithashtu i pavdekshëm nëpërmjet saj. Dhe ndërkohë një prej enigmave të mia më të mëdha se si një popull të cilin e kanosin herë pas here diktaturat dikur ajo e sitemit politik dhe tash ekonomik mundet që të lulëzojë vlera , duket se merr një farë përgjigje , u dashkam zemra dhe mendje të mëdha që vlerat tona shpirtrore dhe kulturore të mbijetojmë edhe kur terreni është mbytës.
Dy vjet më parë e përjetova aktin e parë të kësaj ngjarjeje falë asaj që unë me humor simbolik e quaj “Formula uno”Ruki Kondaj, jo veç për shpejtësinë në timon por se ajo mbërrin gjithmonë fituese në destinacion, sot shoh se këtu ka kaq shumë formula uno, Pasqyra shqiptare televizion, Bashkësia shqiptaro-kanadeze,Shqiponjat e vogla,Shtëpia  e shqiptarit dhe pa asnjë dyshim Ambasadori Ermal Muca dibrani dhe miku im i familjes! Zoti ju bekofte!

Filed Under: Featured Tagged With: Enderra per demokraci, Marjana Bulku, trashegimai Kulturore

Epizmi magjik në fotografitë e Ilir Rizajit

November 5, 2017 by dgreca

1 Ilir RIlir-Rizaj

NGA MARJANA BULKU/4 Ilir72

Thonë që fotografia është fiksimi i realitetit në dritë , por për mua është shumë më tepër sesa kaq sidomos kur hulumtoj setin e fotografive të mjeshtrit të fotos arkitektonike dhe etnografike Ilir Rizaj. Ky pasues i Gjon Milit dhe Fadil Berishës që jo vetëm kanë edukuar pasionin e tij për fotografinë por edhe e kanë frymëzuar atë, shkon përtej realitetit që percjell momenti i fotografisë duke na rrëfyer një jetë përmes epizmit që falë ngjyrave , hijeve dhe shkëlqimeve që i fal objektivi , Rizaj ka arritur ti japë  edhe një përmasë të re në fotografi ; kohën. 3 Ilir RAjo vjen magjikisht në foto , herë e mjergullt e herë e qartë , herë e lashtë e herë e freskët , herë me ngjyra dhe herë gri por gjithmonë duke na rrëfyer.

2 Ilir2Epizmi fotografik i Ilir Rizajit nuk ka kufinj: është objekt , është human, është subjekt që rrëfen kohën , rregullin , stilin , trendin,lëvizjen . E quaj magjik epizmin e tij fotografik sepse është magjepsës edhe pse objektet e stërlashta janë lënë në mëshirën e fatit, jashtë kujdesit njerëzor dhe institucional , drita e objektivit fotografik duket se sjell bashkë me vjetërsinë edhe freskinë e dashurisë dhe pasionit me të cilin është fotografuar.

20 VjetNjë pasion që panoramon me foto historinë tonë  diverse dhe të bukur , të lashtë dhe të re. Objektivi i Zotit Rizaj që është mësuar të ndjekë trendin amerikan të arredimit, madhështitë e jetës njujorkeze brenda dhe jasht godinave klasike falë punës së tij të përditëshme, përmasën e botës shqiptare din ta sjellë edhe më bukur dhe kjo falë origjinës , lidhjeve të tij me realitetin atje dhe formimit të tij të pamohueshëm  si i diplomuar për të drejtën në Universitetin e Prishtinës. Duket se aparati fotografit në duart e një intelektuali nuk ka vetëm efektin estetik ,memorizues, përshkrues të ngjarjes, por atë krijues, rrëfyes, përcjellës emocionesh dhe lëvizjesh që fjala nuk i transmeton dot , madje as tingulli muzikor.Ai depërton në thelbin e karakterit njerëzor kur fotografon humanët duke ngulitur gëzimin në portret,cudinë, befasinë, seriozitetin, bukurinë , e gjitha kjo me klas dhe finesë pa retushime e artificializma. Maturimi fotografik i gërshetuar me cilësitë e momentit që përcjell objektivi e bëjnë magjike kohën që në cdo kohë e risjell aktin që ka në qendër njeriun, ngjarjen ,objektin që artisti Rizaj din ta shndërrojë në monument.

Filed Under: Kulture Tagged With: e Ilir Rizajit, Epizmi magjik, Marjana Bulku, në fotografitë

MESAZHI I ARTISTEVE NE DITELINDJEN E 20-të TE TV KULTURA SHQIPTARE

October 31, 2017 by dgreca

Njerëzinë mirësinë dhe urtësinë i dua shumë/

Nga Marjana Bulku*/

1 ok dua me shumeTelevizioni Kultura Shqiptare ne Nju Jork kulmoi ne kete vit te 20-të  të tij me nje gala ku fjalen e kishin artistet te cilët dijnë që skenës ti dhurojnë më të mirën ,sejcili sipas mënyrës së vet duke na dhënë ne joartistëve një leksion shumë te madh : silluni me jetën si ne me skenën! Edhe pse vetëm katër vjec në historinë 20 vjecare të këtij televizioni m’u duk se përjetova historitë qindravjecare shqiptaro -amerikane që prane familjes kanë muzeale atdheun prej nga vijnë me gjithë hallet dhe problematikat që nuk ndalen, e gjitha kjo përmes punës tepër profesionale të Vera Belliut e cila ka shfrytëzuar arkivat plot të të atit producent dhe drejtues i kësaj media z. Adem Belliu duke ia dhuruar skenës. Dhe skena , kjo hapësirë ku puna e detajuar hollësisht nga një grup që natyrisht ka punuar shkëlqyer , i dha jetë atyre historive, personazheve duke u alternuar me fjalët , ku kryefjalë ishin artistët . Një natë ku nuk munguan cmimet dhe nderimet, natyrshëm në Amerikën e madhe edhe gabimet janë mësime të vogla nga të cilat mund të kuptosh e reflektosh shumë. Një natë të cilës nuk i mungoi humori herë i planifikuar e herë spontan , por gjithë lezet e realizëm  e duke tejkaluar këndshëm edhe të papriturat e interpretimit live. Një natë të cilës nuk i mungoi as shiu i rrebeshtë për tu mbajtur mend. Madhështia e takimit në skenë e historisë së një komuniteti dhe historisë së një televizioni ndodhi nën bekimin e artistëve ! E ku ka më bukur se kaq, janë pikërisht ata që kanë qenë në studion e albanian culture tv dhe i kanë berë të flasin me tinguj emisionet tona aty. Repertori i tyre i përzgjedhur me aq kujdes ku tematika dha mesazhet e dashurise për njeriun  ,familjen, atdheun,mirësinë ,urtësinë, demokracinë krijoi një natë ideale dhe luksi se si kultura duhet dhe mund ti shërbejë një kombi. Alternimi i brezave, kulturave, rrymave muzikore,teksteve te lexuara  bëri që asnjë minut në atë sallë të mos dukej i tepërt edhe pse orët e vona paralajmëronin mëngjesin e një jave të re pune. Personalisht enigmave të mia se a i duhet televizioni një komuniteti në emigrim ,,, i dha përgjigje kjo gala . Historitë shuhen nga mëritë , xhelozitë,urrejtjet pa shkak , komunitet tkurren pa median që paska fuqinë jo vetëm ti ndjekë dhe përjetësojë ato në ekran por edhe tu dhurojë emocione të tilla që unë ju vë titull fragmentin e tekstit të mësonjëtores “Njerëzinë, mirësinë dhe urtësinë i dua shumë”.

New York, 29 tteor 2017

*Fotografite i gjeni ne FB(dalip greca)

Filed Under: Featured Tagged With: 20 vjetori, i TV Kultura Shqiptare, Marjana Bulku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 24
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT