• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MARRËDHËNIET NDËRETNIKE SHQIPTARO- SERBE

July 23, 2021 by s p

Nikë Gashaj, Politolog/

Shikuar historikisht, shqiptarët në bashkësinë shtetërore me Serbinë kanë kaluar periudha shumë të vështira në luftën e tyre për liri e drejtësi, për të drejtat njerëzore dhe kombëtare – kundër regjimeve borgjeze, diktaturave monarkiste, politikave nacionaliste, shoviniste dhe fashiste të Aleksadër Rankoviqit dhe Sllobodan Millosheviqit.

Pra, historia e shqiptarëve nuk është e varfër në ngjarje, por është e mbushur me luftë për mbijetesë, vuajtje të padëgjuara, ngjarje dramatike dhe tragjike. Prandaj, kur flitet për marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-Serbe në Jugosllavi, respektivisht në Serbin e Madhe, duhet të kihet parasysh tërë dramën, tërë udhtimin e shqiptarëve në bashkësinë me Serbinë.

Serbia si shtet okupues dhe agresor, ka kryer tre gjenocide mbi shqiptarët. Gjenocidi i parë u krye me 1878 në Kurshumli, Leskovac, Prokuple, Topllicë, Vranje dhe Nish. Gjenocidi i dytë u krye gjatë luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913 dhe gjenocidi  i tret,  gjatë agresionit ushtarako-policor serb mbi popullin  shqiptar të pa mbrojtur, duar thatë, në vitet   1998/99, në Kosovë.

Ekziston një literaturë voluminoze dhe një material historik-politik për jetën e vështirë dhe të padurueshme, si dhe për pozicionin  e nënshtrimit e të shtypjes  së shqiptarëve nën sovranitetin dhe jurisprudencën serbe. Por me këtë rast do të citoj disa vlerësime dhe qendrime të një socialdemokrati, publicisti dhe humanisti të mirënjohur serb, Dimitrije Tucoviq, i cili thotë: ”Sot është berë shumë e rrezikshme të predikosh nevojën për të punuar së bashku me Arbanasit. Mendime të pavërteta dhe tendencioze, si dhe politka pushtuese e Serbisë me metodat e saj barbare duhej të mbushte Arbanasit me urrejtje të thedhë ndaj nesh…”

Gjithashtu, është i njohur rasti kur deputeti Kosta Novakoviq ngriti çështjen e terrorit dhe presionit fizik ndaj popullatës së pafajshme shqiptare nga regjimi serb në Mbretërinë e Jugosllavisë, por u sulmua fizikisht dhe u rrah nga deputetët pozicionar serbë në vetë Parlamentin.

Pikërisht për shkak të pozicionit skllav, një pjesë e madhe e shqiptarëve e mirëpriti ardhjen  e trupave Italiane, me 1941, në Jugosllavi të cilët i konsideruan  si çlirimtare. Njerëzit atëherë thoshin”Le të vijë edhe djalli i Zi, thjesht le të ndryshoj kjo qeveri, sepse nuk mund të jetë më e keqe për ne”. Dhe sigurisht, ata kishin të drejtë.

Shqiptarët nën regjimin italian në Jugosllavi gëzonin të drejta të konsiderueshme civile dhe kombëare, të cilat ishin të paimagjinueshme nën sundimin serb. Për shembull, shqiptarët ishin të lirë të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre si gjuhë zyrtare, së bashku me italishten; lëjohej përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar; ishte e lëjuar përdorimi Himnit shqiptar; janë hapur një numër i madh i shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe; u krijuan mundësi që shqiptarët të punësohen në administratën shtetërore;  një numri të shqiptarëve iu kthye toka e uzurpuar nga pushteti serb, etj.

Për më tepër vendosjen e regjimit politik italian, shqiptarët e përjetuan atë si çlirim nga persekutimi, arrestimi, vrasja dhe dëbimi në botën e jashtme. Me një fjalë, si çlirim nga pozicioni kolonial, nga presioni, terrori dhe gjenocidi. Kjo është vetëm si sintezë e shkurt e historisë tragjike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, apo Serbi,  por gjithashtu më duket se është mjaftë bindëse në paraqitjen e marrëdhënieve ndëretnike shqiptaro-serbe.

Filed Under: Analiza Tagged With: marrdheniet nderetnike, Nike Grishaj, Shqiptaro-Serbe

Presidenti Nishani me zyrtaren amerikane: Rrezik prishja e marrëdhënieve ndëretnike

May 18, 2015 by dgreca

Zhvillimet e fundit në rajon kanë qenë pjesë e bisedës së presidentit Nishani me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Dr. Sarah Sewall.
Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se gjatë takimit Presidenti i Republikës tërhoqi vëmendjen për rreziqet që vijnë nga prishja e marrëdhënieve ndëretnike. Duke ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të politikës së jashtme të Shqipërisë në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kreu i Shtetit u shpreh se: “roli dhe prezenca e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbeten jetësore dhe të pazëvendësueshme”.
Po ashtu Presidenti i Republikës e informoi gjithashtu Nënsekretaren Seëall për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe adresimin e çështjes së të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj të shtetit islamik ISIS/ISIL”, duke u ndalur në: koordinimin mes agjencive të specializuara ligj-zbatuese në Shqipëri; masat e marra për përmirësimin e legjislacionit përkatës; identifikimin dhe adresimin e faktorëve lokalë e socialë në parandalimin e rekrutimit dhe radikalizimit; si dhe në bashkëpunimin me vendet e tjera partnere të rajonit apo edhe më gjerë.
Duke vlerësuar rolin lider të Shteteve të Bashkuara në koalicionin e luftës kundër terrorizmit si dhe partneritetin mes dy vendeve për adresimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në nivel lokal dhe global, Kreu i Shtetit shprehu besimin se, bazuar në traditën më të mirë të harmonisë fetare, Samiti i Parë Rajonal që do të zhvillohet në Tiranë, në dy ditët e ardhshme, për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm do të përcaktojë qartë piketat e ardhshme të bashkëpunimit mes aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë si dhe do të përpunojë strategjitë e nevojshme për adresimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Zyrtarja amerikane, nga ana e saj, shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vullnetin e demonstruar nga Shqipëria në organizimin e Samitit të Parë Rajonal për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm si dhe theksoi nevojën e zhvillimit të një plani veprimi kombëtar për adresimin e këtyre sfidave.

Filed Under: Kronike Tagged With: marrdheniet nderetnike, presidenti Nishani, zyrtarja amerikane

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT