• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

David L.Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale

June 11, 2021 by dgreca

Drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqes në Universitetin “Columbia” të Nju Jorkut, David Philips, ka deklaruar sot se presin që këtë vit të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, për të cilën tha se vetëm SHBA ka kapacitetin për ta shtyrë përpara.

RTK- Philips, në një tryezë të organizuar nga LDK me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, shprehu bindjen e tij se marrëveshja përfundimtare do të rezultojë me njohje reciproke.

Ai foli edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel, për çka tha se nuk janë zbatuar plotësisht.

Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të obliguar marrëveshjen finale me Serbinë

“Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje, për të zbatuar një marrëveshje, dhe përmes diplomacisë dhe ndërmjetësimit të saj për t’u bashkuar në bashkëpunimin transatlantik e për t’i dërguar një mesazh shumë të qartë Beogradit, boll më, ky proces duhet të përfundojë, duhet të përfundojë me drejtësi për popullin e Kosovës. Në qoftë se nuk arrijmë në atë pikë, Serbia vetë nuk mund të zhvillohet si shoqëri dhe të gjithë duam që kjo pjesë e botës të ecë përpara, në mënyrë që të ketë progres dhe bashkëpunim. Dhe kështu, SHBA mund të forcojë aleancat e saj, në radhë të parë më së shumti me Republikën e Kosovës, por gjithashtu edhe me të gjitha vendet në rajon”, tha Philips.

Ai potencoi se BE është ndërmjetësuesi kryesor, porse theksoi se SHBA duhet të përmirësojë pjesëmarrjen e saj.

Philips hodhi dyshime nëse BE mund të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën, pasi që përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak është sllovak dhe Sllovakia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, në këto takime nuk duhet të marrë pjesë një ndihmës-sekretar ose zëvendës ndihmës-sekretari, porse do të ishte e dobishme që presidenti Joe Biden të caktojë një të dërguar të posaçëm presidencial, në mënyrë që të rritet presioni në këto diskutime dhe të arrihen rezultate.

Philips: Lajçaku është sllovak, a mund të presim që BE të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën

“Kam gjithashtu disa pyetje në lidhje me besueshmërinë e BE-së si ndërmjetësues. Nëse BE dëshiron të demonstrojë një dëshirë të sinqertë për të ndihmuar Kosovën, atëherë çfarë ka ndodhur me liberalizimin e vizave nga BE? Pse po vazhdon ky diskutim prej vitesh pa rezultat? Z. Lajcak është një njeri i mirë, ai është një diplomat kompetent, ai është gjithashtu një sllovak, dhe ne e dimë që Sllovakia është një nga pesë shtetet që nuk e kane njohur Kosovën. Pra, a mund të presim me të vërtetë që BE të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën dhe për ta çuar përpara këtë proces”, tha Philips.

Ai u shpreh se SHBA-të dëshirojnë një marrëveshje me njohje reciproke, në mënyrë që të dy shtetet, Kosova dhe Serbia, të ecin përpara.

Philips: Qëllimet tona janë pavarësia, sovraniteti dhe njohja reciproke

“Qëllimet tona janë pavarësia, sovraniteti dhe njohja reciproke. Detajet e çështjeve bilaterale mund të adresohen, por nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë që ajo e humbi Kosovën për shkak të krimeve të Millosheviqit, ne nuk do të jemi në gjendje të ecim përpara. Dhe ne do të zbulojmë se ka ende keqkuptim dhe konflikt të mundshëm në këtë rajon. SHBA dëshiron që ju të keni sukses, dëshiron një marrëveshje reciproke, në mënyrë që të dyja, Kosova dhe Serbia mund të ecin përpara, kështu që të ketë paqe dhe prosperitet për popujt e të dyja vendeve”, tha ai.

Philips përmendi edhe marrëveshjet e arritura mes dy shteteve, por që tha se moszbatimi i të njëjtave qëndron tërësisht nga ana e serbëve.

Philips: Moszbatimi i tyre qëndronte pothuajse tërësisht në anën serbe

“Është folur shumë në Bruksel, ka pasur 33 marrëveshje që janë arritur gjatë viteve. Kam kryer një studim në Universitetin e Columbia-s dhe kam bërë një hulumtim mbi dialogun Kosovë-Serbi. Dhe, ajo që gjeta ishte se ato marrëveshje nuk ishin zbatuar plotësisht dhe moszbatimi i tyre qëndronte pothuajse tërësisht në anën serbe. Në vend që të adresojë çështjet thelbësore të njohjes së pavarësisë së Kosovës, si përgatitjen e terrenit për njohjen reciproke, për mendimin tim, Serbia ka hyrë në këtë dialog jo për të gjetur zgjidhje, por si një taktikë vonese, si një mënyrë që të shtyjë diçka që është e pashmangshme, e që është njohja e plotë e Republikës së Kosovës”, deklaroi Philips.

Ndërsa Teuta Sahatqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se pas marrëveshjes së Uashingtonit vitin e kaluar është rritur interesi i partnerëve ndërkombëtarë, derisa tha se tash janë në një kohë kur dialogu duhet të finalizohet.

Sahatqija: Ne jemi në një kohë kur dialogu duhet të finalizohet

“Në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë, ne kishim shumë njohje, por vitet e fundit numri i njohjeve ra shumë dhe madje filloi me disa çështje të çnjohjeve edhe pse kjo nuk ekziston si nocion në diplomaci. Interesat e partnerëve tanë ishin me intensitet të ulët, dhe pas marrëveshjes së Uashingtonit vitin e kaluar, pamë një rritje të nivelit të interesit, dhe ne jemi në një kohë kur dialogu duhet të finalizohet”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi se LDK në vazhdimësi do të organizojë debate të tilla, me qëllim që të jenë më gjithëpërfshirës. 

*Shenim: Editorja e Anglishtes e Diellit ka derguar kerkese tek folesi dhe organizatoret per te folur ne lidhje me diskutimin e mbajtur sot ne Prishtine.

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Phillips, Marreveshja finale, SHBA, SHBA- KOSOVE:

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT