Marrëveshjen e Ohrit mund ta implementojë vetëm PPD-ja/
Në një intervistë kryetarja e komisionit për organizimin e Kongresit të PPD-së,Teuta Kamberi-Llalla, flet për Programin e PPD-së, numrin e delegatëve që do të marrin pjesë në Kongres, datën e kongresit, e shumë çështje të tjera/
PYETJE: Kur do të mbahet Kongresi, a kanë përfunduar përgatitjet, a është gjithçka gati?
Kamberi-Llalla: Në kuadër të Grupit të punës për përgatitjen e Kongresit të 6-të vepron edhe Komisioni për kuadro i cili me vëmendje të posaçme i analizon edhe potencialet kadrovike që partia i ka në momentin e dhënë. Komisioni përveç kësaj ka kontaktuar edhe kuadro për të cilat konsiderohet se mund ta udhëheqin partinë me sukses në periudhën që vjen. Synimi kryesor i nomenklaturës së deritashme politike është që të lansojmë në orbitën politike shqiptare kapacitete të reja politike që në heshtje ekzistojnë, por për një shkak ose një tjetër rijnë nën hije dhe nuk e marrin përgjegjësinë e shtyrjes së proceseve politike përpara. Këto kuadro me koncepcione evropiane, të rritur dhe edukuar në kohën e internetit, të facebook, twitter dhe instagram do ta marrin përsipër përgjegjësinë të ndërtojnë një shoqëri të drejtë multietnike, në të cilën do të respektohen dhe favorizohen realisht harmonia ndëretnike dhe parimet e barazisë e të drejtësisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e tyre, duke u angazhuar për zbatim të politikave efikase dhe konkrete për barazi ndëretnike e për pjesëmarrje aktive të të gjithëve në prosperitetin e vendit.
Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të përgjithshëm kemi caktuar një datë paraprake 14 dhjetorin, por do jetë mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm që do mbahet më 30 nëntor që në bazë të punës organizative që do të paraqes Komisioni për organizim të Kongresit. Do vendosi 14 dhjetorin apo disa ditë pak më tutje, të shohim, por ne punojmë për datën 14 dhjetor.
Komisionet vazhdojnë punët për përgatitje, do jetë një Kongres modest, larg lukseve dhe imazhit fallso. Çdo gjë do jetë demokratike ashtu siç ka qenë dhe është ndërtuar funksionimi i PPD.
PYETJE: Sa delegatë do të marrin pjesë në Kongres?
Kamberi-Llalla: Kemi paraparë që numri i delegatëve do të jetë 210 të cilët do votojnë për kryetarin e Partisë, kryesinë e ngushtë dhe drejtuesit e tjerë. Në Kongres do votohet për ndryshimet në Statut dhe Programin 4 vjeçar, politikën etj.
PYETJE: Kush janë kandidatët për kryetar partie?
Kamberi-Llalla: PPD ka qenë dhe mbetet ambient demokratik që nuk duron diktatura. Ne do të ndërtojmë ambientin tonë tradicional ku kryetari i partisë do të bashkëveprojë me organet e saja për ndërtimin e platformave politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore. Do të zbatojë platformat dhe nuk do të vihet në pozitën e të të gjithëditurit dhe komandantit suprem. Anëtarët e organeve udhëheqëse të PPD-së do të punojnë për realizimin e vizionit të përbashkët politik ashtu siç kanë vepruar rilindësit tanë në të kaluarën e jo ashtu siç veprojnë politikanët ballkanas: paraja mbi të gjitha.
Nisur nga këto parime Komisioni konsideron se ende është herët të lansohen emra për kryetar, sepse kjo nuk është më e rëndësishmja se sa rëndësia e përcaktimit të parimeve me të cilat do të ecet përpara. Fundja, të gjithë e dinë se PPD nuk duron diktaturë brenda-partiake dhe është e vetmja parti demokratike në Maqedoni dhe Evropë që për 24 vite veprimi është udhëhequr prej gjashtë kryetarëve.
PYETJE: A ka gjasa që PPD të kthehet dhe të bëhet partia më e madhe shqiptare që ishte dikur?
Kamberi-Llalla: Dy skuadra futbolli kur hyjnë në fushë për të luajtur për fitore, por vetëm një ekip do fitoj ndeshjen. PPD ka qenë një parti e madhe, parti e popullit dhe i përket vetëm atij. Shpresojmë që votuesi shqiptar të bëj vlerësimet se kush parti shqiptare u ka ofruar gjatë qeverisjes, siguri, shpresë, krenari dhe punësime pa ryshfet. Do jetë vota e popullit në zgjedhjet e ardhshme nëse ka dëshirë të rikthehet fuqishëm PPD apo të mbetet një parti në histori. Duhet të dimë se është mëkat që PPD të mbetet jashtë Kuvendit të Maqedonisë, sepse ajo ka qenë dhe është partia e vlerave të larta, partia që bëri historinë e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoni.
PYETJE: A do të miratohet platformë e re e partisë dhe cilat risi do ti përmbajë ajo?
Kamberi-Llalla: PPD ka qenë dhe mbetet burim i pashtershëm i platformave politike. Koncepti ynë fillestar ka qenë dhe ende më tej mbetet ai i shtetit dykombësh. Nëse për një arsye ose tjetër forca politike të caktuara nuk janë në gjendje ta pranojnë këtë filozofi politike atëherë alternativa jonë do të ishte ajo e qytetarëve të barabartë dhe jo ajo e një kategorie qytetarësh të pagëzuar me emër e mbiemër dhe e qytetarëve numra me përqindje. Thënë shkurt, PPD parimet e veprimit të saj politik i ka paraqitur qysh në Deklaratën e Grupit parlamentar për barazinë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë në vitin 1992 dhe ato janë parime bazë të veprimit tonë politik dhe janë: krijimi i një sistemi politik konsociativ mbi parimet e të cilit mund të ndërtohet baraspesha e përfaqësimit dhe e garantimit me dinjitet të pabarabartë institucional të interesave të shqiptarëve në tërësinë shtetërore të Maqedonisë, krijimin e një strukture shtetërore dhe institucionale që reflekton realitetin multietnik të Maqedonisë, përfaqësim të drejtë politik në institucionin qendror legjislativ (Kuvendin e Maqedonisë) proporcionalisht me peshën demografike të shqiptarëve në këtë republikë, përfaqësim të drejtë, respektivisht proporcional në pushtetin ekzekutiv, në strukturat dhe organizmat e saj, përfaqësim proporcional në organet dhe në të gjitha instancat e pushtetit gjyqësor, etj, etj.
Shihni, edhe pas 23 vitesh zhvillim demokratik platforma e PPD-së ende nuk është realizuar plotësisht, ende duhet kohë realizimi. Nuk është ndonjë thënie e mençur po qe se themi se aktiviteti ynë politik do të mbështetet kryekëput në Marrëveshjen e Ohrit. Fundja ajo marrëveshje bazë politike ka pasur platformën e PPD-së, madje edhe e hartuar nga ekspertë të PPD-së, e hartuar për kohë të caktuar dhe rrethana të caktuara. Në këtë Kongres ne do të dalim me një deklaratë politike se si PPD i sheh zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, arsimore aktuale dhe paralelisht do të punojmë edhe për rifreskimin e platformës tonë të përgjithshme politike në të ardhmen.
Ka shumë tema për të cilat, jo vetëm PPD, por edhe partitë tjera, duhet ti meditojnë. Për shembull ajo e koalicioneve parazgjedhore me partitë e etnikumeve tjera. Si të sqarohet fakti kur në sytë e shqiptarëve partitë në fushatën parazgjedhore i shajnë partitë maqedonase dhe fshehtazi në regjione të caktuara e ndihmojnë njëra- tjetrën. Dilema është a duhet dhe a ka ardhur koha veprimet prapa skenës politikes partitë politike shqiptare e maqedonase ti legalizojnë apo të vazhdojnë edhe më tej të punojnë prapa shpinës së elektoratit në emër të një patriotizmi të rrejshëm? Fundja çka u duhet platforma politike partive politike shqiptare kur fitimin e votës nuk e bazojnë në vullnetin e lirë të zgjedhësit por në vjedhjen masive të votave, në blerjen e tyre pasi ta varfërojnë paskajshmërisht zgjedhësin, me frikësime policore të elektoratit, madje edhe me vrasje? Për PPD këto koncepte asnjëherë nuk kanë qenë të pranueshme dhe gjithnjë do të refuzohen.
PYETJE: A do të ketë risi në bashkëpunimet ndërpartiake?
Kamberi-Llalla: PPD, gjithnjë ka qenë partia që ka vërtetuar se për çështjet e mëdha kombëtare dhe shoqërore, ka afruar zgjidhje dhe bashkëpunim. Është PPD, ajo që i mundësoi formacionit ushtarak të papranuar nga komuniteti ndërkombëtar që të paraqitet me subjekt politik, por kjo parti e nëpërkëmbi sinqeritetin e PPD-së dhe anëtarëve të saj dhe u angazhua për zhdukjen e saj nga skena politike. Të mos harrojmë se PPD është partia mëme e këtyre dy partive dhe është mëkat të sulmohet dhe shpifet pa fakte për të. Për ne paraqitja e çdo subjekti të ri politik është zbukurim i mëtejmë i një kopshti me lule plotë dhe ngjyra të ndryshme. Zaten në programin tonë politik kemi theksuar se PPD-ja është e hapur për bashkëpunim me të gjitha formacionet politike identike me principet dhe vlerat e saja në vend dhe jashtë se PPD-ja afirmon vendosjen e partneritetit dinamik me tërësinë e organizmave dhe asociacioneve të shoqërisë civile.(Intervista u dha per “Lajm” ne Maqedoni)
MARRËVESHJA RUKA – ARSENIS E ‘98 DHE GJUHA SHQIPE NË GREQI
Nga Abdurahim Ashiku/ Gazetar, Athinë/
Shënime…/
Si njohës i marrëveshjes nëpërmjet publikimit disa vite më parë në shtyp dhe në një libër, bashkangjitur këtyre shënimeve, them se ajo:
…Nuk flet fare për shkollimin shqip të fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë në Greqi.
…Nuk flet as për zhvillim mësimi “pranë shkollave” (greke A. A.).
…Nuk flet as për “mjedise mësimore” dhe të tjera që lidhen me mësimin e gjuhës shqipe ashtu si zhvillohet në vendet evropiane (Suedi, Gjermani, Svicër, Austri…)
Në thelb kjo marrëveshje, si në formë po ashtu edhe në përmbajtje, ishte e njëanshme dhe diskriminuese për gjuhën shqipe. Ajo ishte një kontratë për përhapjen dhe ligjërimin e gjuhës greke në Shqipëri, shtrirjen e saj jo vetëm në zonën klasike minoritare por në të gjithë hapësirën gjeografike shqiptare nga jugu në veri.
Le tu referohemi për argumentim neneve dhe paragrafëve të marrëveshjes:
Në nenin 1 shkruhet:
Palët Kontraktuese do të marrin masat e nevojshme për të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe të shkencës.
Për këtë Palët Kontraktuese:
a) Do të nxisin dhe forcojnë bashkëpunimin direkt nëpërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave shkencore dhe kërkimore të dy vendeve.
b) Do të shkëmbejnë anëtarë të stafit të mësimdhënies të universiteteve dhe të instituteve teknologjike, si dhe studentë, ekspertë dhe kërkues.
c) Do të japin të drejta studimi për studimet universitare dhe pasuniversitare dhe studime kërkimore brenda qëllimeve të tyre.
Palët Kontraktuese do të nxisin dhe ngrenë në një nivel më të lartë studimet e gjuhës greke në Universitetin e Tiranës dhe të Gjirokastrës dhe të gjuhës shqipe në Universitetin e Janinës.
Ato do të studiojnë mundësinë që Universiteti i Athinës të ofrojë studime të gjuhës shqipe. (?!)
…
f) Do të krijojë kondita të nevojshme për mësimin e gjuhës amtare dhe qytetërimit të njerëzve që i përkasin minoritetit grek.
Pala greke do të shqyrtojë mundësinë e mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët shqiptarë që ndodhen në Greqi me prindërit e tyre për arsye ekonomike. (!?)
Pala shqiptare do të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së gjuhës greke ndër gjuhët e tjera të huaja fakultative në shkollat e mesme.
….
Neni 12: Kjo marrëveshje do të qëndrojë në fuqi për një periudhë 5 (pesë) vjeçare…
….
“Marrëveshja midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës” është e vetmja marrëveshje me shkrim, firmosur nga dy ministra të dy shteteve.
Deklaratat e bëra gjatë vizitave të ministrave përkatës të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Besimeve të Republikës së Greqisë, deklaratat Pollo-Evripidhu dhe PolloJanaku, kanë qenë thjesht deklarata mediatike para kamerave televizive dhe diktofonëve të gazetarëve.
Me gjithë këmbënguljen time dhe kërkesën me shkrim të ambasadorit të Shqipërisë deri sot nuk është gjetur asgjë e shkruar dhe e firmosur nga ministrat përkatës.
Nuk mund të anashkaloj një deklaratë të ish kryetares së bashkisë së Athinës, zonjës Dora Bakojanis. Citoj:
“Askush nuk ju ndalon të hapni shkolla shqiptare në Greqi. Duhet që vetë shteti juaj të ketë interes në këtë drejtim. Ne ju ndihmojmë me ambientet, ndërsa ju duhet të siguroni librat dhe mësuesit”
“Marrëveshja midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës” nuk ishte gjë tjetër veçse një lloj “kontrate” (lexo: Palët Kontraktuese…) si të ishte fjala për kontraktime tregtare portokallesh e limonësh. Ajo hyri dhe doli nga fuqia pa asnjë nismë për shkollimin shqip të fëmijëve në Greqi. Ajo ishte marrëveshje me adresë minoritetin grek në Shqipëri.
Për…
– studimet e gjuhës greke në Universitetin e Tiranës dhe të Gjirokastrës…
– kondita të nevojshme për mësimin e gjuhës amtare dhe qytetërimit të njerëzve që i përkasin minoritetit grek.
– mundësinë e përfshirjes së gjuhës greke ndër gjuhët e tjera të huaja fakultative në shkollat e mesme.
Kontrata e lidhur midis dy ministrave të dy ministrive të arsimit; Greqisë dhe Shqipërisë, më 4 nëntor 1998 i hapi rrugë vetëm mësimit të gjuhës greke në “shkolla private” dhe në Universitetet shqiptare.
Paragrafi i pikës f :
“- Pala greke do të shqyrtojë mundësinë e mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët shqiptarë që ndodhen në Greqi me prindërit e tyre për arsye ekonomike”, nuk ishte veçse një hi syve që u errësoi pamjen si qeveritarëve të majtë shqiptarë asokohe (edhe për shtatë vjet të tjerë në pushtet) po ashtu edhe mërgatës shqiptare në Greqi, hi që edhe sot nuk është hequr nga fytyra e saj.
Mendoj se vetëm në sajë të 7 marsit 2001 të orës së parë të mësimit të gjuhës shqipe në Selanik dhe “7 mars-ëve” të tjerë në Volos, “Shkolla Shqiptare e Athinës”, “Porta”, Korinth, Patra, ishujt e Tinosit, Salaminësetj.,etj. shkollimi shqip i fëmijëve në Greqi u bë lajm i kohës, edhe pse shteti, i majtë apo i djathtë, asnjëherë nuk e vuri në rend dite Këshilli Ministrash apo Byroje Parlamentare. Ishin mësuesit shqiptarë si dikur Rilindësit ata që kanë dhënë dhe po japin shpirtin e tyre për ti mbledhur e u mësuar fëmijëve të shkruajnë e lexojnë shqip: pa libra, pa programe, pa pagesë, pa njohje zyrtare nga shteti.
Marrëveshjes së firmosur nga “Palët Kontraktuese” më 4 nëntor 1998 nuk duhet ti referohet askush. Ajo nuk arriti të jetojë asnjë ditë në favor të mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve të mërgatës shqiptare në Greqi, e jo më të “zgjatet automatikisht për një periudhë tjetër pesë (pesë) vjeçare”, siç thuhet në Nenin 12 të Palëve Kontraktuese
Për mendimin tim, “Marrëveshja midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për gjuhën shqipe në shkollat greke” duhet ta hartojnë dhe përcjellin për nënshkrim mësuesit shqiptarë në Greqi, të vetmit që e jetojnë tërë trysninë mbi fizikun dhe shpirtin e tyre.
Për mendimin tim Kuvendi i Shqipërisë në ditën e 7 marsit 2014 duhet të miratojë me vota unanime një ligj të veçantë për shkollën shqipe në emigracion ku të përcaktohen edhe detyrimet materiale dhe financiare në zëra të veçantë.
Që të realizohet kjo, trysnia nga poshtë, zëri i mësuesve dhe i komunitetit duhet të ngrihet në notat e larta të pentagramit demonstrues në rrugët e Athinës, Selanikut…por edhe përpara organeve ekzekutive dhe legjislative të Republikës së Shqipërisë.
Tubimeve të sojit “Konferencë-konsultë” zëri u meket vetëm në salla të myllura.(Fotografia eshet ilustruse, marre nga arkivi i Diellit)
“Marrëveshja e Himarës, rehabilitimi arkitekturor i fshatrave të Bregdetit të Jugut”
Nga Harilla Koçi/
Himarë, 23 maj/Në qytetin e Himarës, 75 km në jug të Vlorës, u zhvillua Konferenca “Marrëveshja e Himarës, rehabilitimi arkitekturor i fshatrave të Bregdetit të Jugut”, me pjesëmarrjen e banorëve të zonës, drejtuesve të qeverisjes vendore e institucioneve qendrore, deputetëve etj.
Përmes kësaj konference, organizatorët synojnë për t’i thënê “ndal” ndërtimeve pa leje dhe për të hapur një epokë të re për bregun, përmes rehabilitimit arkitekturor të banesave të kësaj zone.
Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, u ndal mes të tjerash tek ndërtimet kaotike dhe abuzimet në këtë drejtim, me traditën e zonës. “Këto ndërtime kanë bllokuar rrugët dhe çdo gjë, san a është dashur të bejmë fotografime nga ajri, për të vërtetuar këtë masakrën që është bërë”, theksoi ai.
Ndërkohë, drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame është shprehur mes të tjerash se, “Bregdeti i Jugut është ruajtur pa u prishur nga fukarallëku dhe nga mungesa e rrugës, por, gjithsesi dallon nga zonat e tjera të cilat janë masakruar në këto vite. Sipas tij, së pari duhet të hiqet dorë dhe të parandalohen ndërtimet pa leje. Sipas tij, në këto muaj janë bërë hapa të mëdhenj për frenimin e ndrtimeve pa leje. “Bregdeti i Jonit është i vetmi në rajonin e Mesdheut që është ende siç e ka krijuar natyra”, theksoi ai.
Zyhdi Dajti drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, INUK, garantoi se nuk do të ketë më ndërtime pa leje në këtë zonë. “Çdo objekt në bregdet që është pa leje do të prishet dhe ai që ka leje do të qëndrojë. Nuk do të këtë më asnjë paralajmërim për ndërtimet pa leje, por vetëm ndërhyrje për prishje. INUK do të veprojë pa asnjë lloj dallimi që nga Jugu në Veri”, theksoi Dajti.
MARREVESHJA E MUKJES, PORTA E MBYLLUR E HISTORISE SE KOMBIT
Në kuadër të 70 – vjetorit të Marrëveshjes së Mukjes (1 – 3 gusht 1943 – gusht 2013)/
Shkruan: ZYBA HYSAN HYSA/
Çdo marrëveshje që shkruhet e firmoset jashtë Shqipërisë, për shqiptarët, nuk është marrëveshje, por përqeshje… e fundit marrëveshje në dobi të Kombit, por që për fatin e keq, u prish nga tradhëtarët e interesave kombëtare, ka qenë ajo e Mukjes, marrëveshje midish shqiptarësh. Kush thotë që punoj për kombin, duhet të shkojë të trokasë në portën e historisë së kësaj Marrëveshjeje dhe të dëgjojë zërin e popullit me brohorima të forta sa u drodhën malet, më pas të shkojë portë më portë shqiptare dhe të shtërngojnë dorën njëri – tjetrit për t’u bërë bashkë dhe të ftojnë në bisedime shtetet që na coptuan dhe të këmbëngulin për zgjidhjen një herë e mirë të cështjes shqiptare, jo të hipin ballonës dhe të shkojnë nëpër botë sa për të dalë në foto, apo ne televizion duke qeshur me fatkeqësinë tonë.
Asnjëherë nuk u kuptuan marrëveshjet që janë firmosur nga “shqiptarë” për problemet e shqiptarëve kudo që janë bërë, por në këtë shkrim nuk do të zgjaten në këtë, por kerkoj nga lexuesit të nderojnë ata bij shqiptare që morën pjesë në këtë Marrëveshje dhe të mos flasim më me gjuhen e armikut: “Ti komunist”, “Ti ballist”, “Ti nacionalist”, “Ti demokrat”, “Ti…”, por ta shohim njëri – tjetrin në sy si shqiptarë, si bij të një nëne, si zotër të vatanit, kush vazhdon rrugën e diskriminimit dhe urrejtjes mes njëri – tjetrit, dashje pa dashje punon kundër vetvetes, kundër zhvillimit dhe bashkiomit tonë kombëtar.
Lavdi firmëtarëve martirë të kësaj Marrëveshje!
Marrëveshja e Mukjes
Burime dokumentare, flasin për një përgatitje serioze të Mukjes. Çdo ngjarje, nuk ndodh spontanisht, ajo është fryt i një punë paraprake dhe lind si domosdoshmëri për të sistemuar arritjet dhe për të vendosur piketat e së ardhmes. Kështu për të shkuar në Marrëveshjen e Mukjes, ishte bërë një përgatitje serioze nga patriotët e kohës, qoftë ata që ishin me Ballin Kombëtar, qoftë me Partinë Komuniste. Këtë gjë e vërtetojnë dokumente të ndryshme që na i sjellin të gjallë edhe sot përpjekjet për të shkuar në një marrëveshje e të gjithë shqiptarëve për të organizuar luftën kundër pushtuesve. “Më 21 korrik 1943, zhvillohet një takim i përbashkët midis Mid’hat Frashërit dhe Hasan Dostit në njërën anë dhe Abaz Kupit e Mustafa Gjinishit nga krahu tjetër. Në këtë takim u vendos mbi kohën dhe vendin ku do të mbahej kuvendi, cila do të ishte platforma e përgjithshme që duhet të arrihej, njëherazi cilat mund të ishin parimet që i ndanin dhe i bashkonin të dy rrymat: po në këtë takim, Mid’hat Frashëri u kumtoi Gjinishit dhe Kupit, se ishte dakord me emrat e propozuara prej Shtabit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar në përbërjen e përfaqësuesve nacionalistë. Për më tej, ai i njohu këta atdhetarë, me traktin që rinia e Ballit Kombëtar kish shpërndarë ato ditë, ku pos të tjerave thuhej: “Nuk na besohet: Bashkim, Bashkim, Bashkim! O Zot i madh, po ne atë themi, atë kërkojmë, atë lusim, atë shpresojmë dhe atë po përpiqemi ta bëjmë, ai do të jetë fati më i lumtur i Atdheut. Dhe jemi ne, nacionalistët që po u themi komunistëve, të cilët, po e përsërisim, janë vëllezërit tanë, sepse janë bijë të njajtës nënë; Shqipërisë! Siç u shtrimë neve dorën e djathtë, ashtu shtrimani edhe juve dorën e djathtë, që t’jua shtrëngojmë me gjithë zemër” (Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë, Fondi 14, dosja “Trakte të Ballit Kombëtar ).
“Më pas takimi tjetër u zhvillua më 26 korrik 1943,në fshatin Tapizë, pak kilometra në veri të Tiranës, në shtëpinë e atdhetarit Ihsan Libohova. Në krye të delegacionit nacionalçlirimtar, në Tapizë ishin; Abaz Kupi, Myslim Peza, Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica. Ndërsa delegacioni i nacionalistëve përbëhej nga; Mid’hat Frashëri, Hasan Dosti dhe Faik Quku. Kryetar i këtij takimi, unanimisht u zgjodh Mid’hat Frashëri, i cili gëzonte reputacion në të dy krahët e pothuaj në gjithë Shqipërinë, ndërsa sekretar Mustafa Gjinishi. Gjithashtu me pëlqimin e të dy palëve, në këtë takim u lejuan si konsulentë për vendimet që do diskutoheshin: Ihsan Toptani, Kamber Qafëmolla, Gogo Nushi, Sali Vata, Et’hem Haxhiademi etj. Në rolin e kryetarit të këtij takimi, Mid’hat Frashëri u përpoq të çonte mesazhin e madh të bashkimit të shqiptarëve, si i vetmi imperativ i ditës. Dhe kur prestarët e këtij takimi, murrën sihariqin e madh të rënies së Musolinit, atëherë ideatori dhe krijuesi i Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri, ftoi burrat e tjerë shqiptarë të krahut tjetër, të kërkonin menjëherë, përpara organizatave ndërkombëtare dhe sidomos përpara Fuqive Aleate, vetëvendosjen e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare, si dhe bashkimin e tyre me shtetin amë. ”Pamvarsisht se lufta ka mbaruar (u shpreh Mid’hati) ne duhet të jemi të bashkuar qysh tani në këtë kërkesë publike, që nesër ajo të jetë e vështirë për t’u manipuluar”(Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë, Fondi 14, dosja “Trakte të Ballit Kombëtar”), (Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë, Fondi 14, dosja “Trakte të Ballit Kombëtar“). Kështu nga këto takime dhe bisedime me krerët e ballit kombëtar dhe të Partisë Komuniste (Jo E. H se ai ishte përherë i shoqëruar me jugosllavët duke studiuar strategjinë antikombëtare), bënë të mundur që të realizohej me sukses organizimi dhe realizimi i Marrëveshjes së Mukjes, si kuvendi i fundit mbarëkombëtar, ku do e merrte në dorë pushtetin më vonë klika antishqiptare e Enver Hoxhës e më pas e pasuesve të tij pushtetarë, që nuk kanë marrë më një ndërmarrje tjetër me rëndësi të tillë Kombëtare. Për takimin, zhvillimin dhe vendimet e saj historike, ka shumë dokumente që flasin, kështu: “Më 3 gusht 1943, në lëndinat e fshatit Mukje, në veri të Tiranës, përqafoheshin të gjithë së bashku, nën emocionet e paharruara të asaj çfarë ishte arritur. Për të parën herë qysh prej vitit 1912, shqiptarët po merreshin vesh me njeri – tjetrin, madje nacionalistë e komunistë formuan dhe shpallën Komitetin Provizor për Shpëtimin e Shqipërisë, i cili do të çonte shumë shpejt në krijimin e një qeverie provizore” (Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë. Fondi 270, dosja 11, fleta 18 ).
“Pas tre – katër ditëve, me 2 gusht 1943, na komunikuan mbledhjen e Mukjes, ku kishin marre pjese Balli Kombëtar dhe Partia Komuniste. Nga ana e Ballit Kombëtar ishte Mit’hat Frashri, Isuf Luzi, Thoma Orollogai, nga komunistet: Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi” (P. Velo, “Një dritare burgu”).
“Tani le të shkojmë drejtpërdrejt në Konferenca e Mukjes (1 – 3 gusht 1943), në prag të kapitullimit të Italisë fashiste. Kjo është më e njohur nga lexuesi ynë i zakonshëm. Por ajo që meriton të theksohet është se Thoma Orollogai, me vota unanime (të nacionalistëve dhe të nacionalçlirimtarëve), u zgjodh për të drejtuar punimet e Kuvendit. Në një dokument kam lexuar se fillimisht u zgjodhën më shumë delegatë të nacionalistëve, për shkak të epërsisë së lëvizjes Nacionaliste në shkallë vendi dhe në sajë të shtrirjes së saj, në krahasim me lëvizjen Nacionalçlirimtare, deri në atë kohë. Atëherë dilte objektivisht nga n. çl. – ët kjo e vërtetë: se kolaboracionistët ishin tepër të rrallë. Kjo u tha edhe në Konferencën e Mukjes. Dokumentet konfirmuese janë të shumta, por nuk mungojnë edhe ditarët: ai i Haki Stërmillit, për shembull (por jo ai i manipuluari!). Këshilli i Përgj. N. çlirimtar e propozoi vetë Thoma Orolloganë si bashkëbisedues në Mukje dhe si kryesues të Kuvendit. Mustafa Gjinishi ishte ndër personalitetet më të shquara në Mukje” (“Historiografisë së përdhosur po i vjen koha të spastrohet” (“Infoarkiv”, më 21 Mars 2013).
Kushdo që ka shkruar për problemin e vëllavrasjes shqiptare, nuk ka lënë pa u referuar Konferencës së Mukjes, që për fatin e mirë dhe të keq të kombit tonë, ishte ngjarja më e rëndësishme që vuri themelet e një bashkëpunimi të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, krahine e bindje politike, në luftë kundër pushtuesve dhe çuarja e vendit drejt zgjedhjeve të lira dhe demokratike pas lufte, por ishte dhe fati tragjik i shqiptarëve i prishjes së kësaj marrëveshjeje dhe fillimi i vëllavrasjes që për fat të keq, vazhdon edhe në ditët tona. Për këtë ngjarje kaq të folur e përfolur nga shumë studiues, historianë… dua të jap të plotë mendimin që ka shprehur Prof. Dr. Isuf Luzaj në intervistën dhënë Vehbi Bajramit, ku ndër të tjera thekson: “Konferenca e Mukjes, në vitin 1943, është ngjarja pa të cilën është vështirë të flitet për historinë e asaj kohe. Ata që morën pjesë në të, me të vërtetë ishin përfaqësues të popullit. Në të merrnin pjesë edhe kosovarët, edhe çamët, edhe komandantët e forcave të armatosura. 12 përfaqësues kishte Balli, e po aq kishte edhe Partia Komuniste. Idenë për mbajtjen e Konferencës e dha Mit’hat Frashëri me Ali Këlcyrën. Mit’hati më pat thënë se idenë e kishte diskutuar edhe me Lef Nosin e Fuat Bej Dibrën. Ky i dyti dikur kishte 5 restorante në Paris. I kishte dhënë Ismail Qemalit 30 mijë napolona floriri që të shëtiste botën dhe i paguante gazetat që të botonte artikuj në dobi të çështjes tonë kombëtare. Erdhi koha që kur u kthye në Shqipëri nuk kishte ku të flinte. Mori me qira një shtëpi në Tiranën e vjetër. Në Konferencën e Mukjes, përveç këtyre të dyve, mbaj mend këta persona nga ana e Ballit: Mit’hat Frashërin, kryetar, Ali Këlcyrën, nënkryetar, Hasan Dostin, sekretar, Hysni Lepenicën dhe Hysni Muçën. Nga ana e Partisë Komuniste ishin: dr. Ymer Dishnica, Abaz Kupi, i cili më vonë braktisi PK për shkak të çështjes së Kosovës, Mustafa Gjinushi dhe Mustafa Kaçaçi. Të tjerët nuk i njihja se kush ishin. Merrnin pjesë mijëra veta që rrinin nën ullinj, se aty nuk kishte shtëpi. Kishte vetëm një mulli atje afër ku flinte Mit’hat Beu i sëmurë nga kolla. Në shesh ishin vendosur 24 veta, ndërsa të tjerët rrinin anash. U bisedua tërë ditën çështja e Kosovës dhe më në fund komunistët dërguan kasnecin që merrte urdhra nga Enver Hoxha: u pranua Marrëveshja. Kur u mor vendimi i përbashkët nga përfaqësuesit e Ballit dhe PK, që Kosova të jetë pjesë e Shqipërisë etnike, jehuan kodrat e fushat nga duartrokitjet e turmës, së cilës nuk i shihej fundi. Gëzim më të madh në jetë nuk kam pasur. Më vonë, siç e dini, nga presioni i komunistëve jugosllavë, komunistët shqiptarë na e kthyen shpinën”.
“Të dy këto formacione luftarake, që deri asaj kohe kishin qenë protagonistë të luftës antifashiste kundër okupatorit italian, në Mukje u përfaqsuan nga këto burra:
Balli Kombëtar nga: Av. Hasan Dosti, z. Mid’hat Frashëri, Av. Thoma Orollogai, komandant Hysni Lepenica, profesor Isuf Luzaj, komandant Kadri Cakrani, major Rauf Fratari, prof Nexhat Peshkëpia, av.Halil Mëniku, komandant Ismail Petrela, prof. Vasil Andoni.
Dhe po sipas procesverbaleve të “Lidhjes së Mukajt”, delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, përbëhej nga: Major Abaz Kupi, nënkolonel Iahja Caçi, komandant Myslim Peza, dr. Ymer Dishnica, z. Mustafa Gjinishi, dr. Omer Nishani, dr. Sulo Bogdo, z. Stefan Plumbi, z. Shefqet Beja, z. Mehdar Shtylla, z. Haki Stërmilli dhe Gogo Nushi.
Kryetar i delegacionit të Ballit Kombëtar ishte Mid’hat Frashëri, ndërsa ai i nacionalçlirimtarëve, Ymer Dishnica. Ndërkaq, nga të dy grupimet politike, pati edhe përfaqsues me votë konsulltative, të cilët ishin; Ihsan Toptani, Zef Pali, Ramazan Jarani, Faik Quku, Et’hem Haxhiademi, Xhemal Herri, Neshat Kolonja, Osman Kazazi, Mid’hat Araniti, Spiro Koleka, Nonda Bulka, Patër Lek Luli etj.
Pasi u bë prezantimi i delegacionit, me votë unanime u vendos që z. Thoma Orollogai, ish kryetar i komisionit të përgatitjes së legjislacionit modern të shtetit shqiptar, të drejtonte Lidhjen e Mukjes, ndërsa sekretar u zgjodh Mustafa Gjinishi. Takimin e çeli Hasan Dosti, i cili, duke qenë ndër nismëtarët e Taipzës, ekspozoi projekt marrëveshjen e arritur atje, që ma parë, e më tej, ftoi të pranishmit, të diskutonin nen për nen, çdo gjë që lidhet me bashkimin e forcave politike si dhe vetë ardhmërinë e kombit tonë. Këtu duhet të them se, në shumë nene të projekt marrëveshjes së Tapizës, kuvendi madhor i Mukjes, i bashkoi përfaqësuesit e Ballit Kombëtar ma atë të lëvizjes nacionalçlirimtare. Në këtë rrafsh dy palët, për hir të fateve të Shqipërisë, pranuan të bashkëpunojnë pa kushte, duke u përpjekur të luajnë misionin e madh në vorbullën e luftës botërore. E vetmja pikë e akt – marrëveshjes, e konstatuar prej përfaqësuesve të lëvizjes nacionalçlirimtare, ishte padyshim çështja e Kosovës. Qëndrimi i nacionalistëve në këtë rrafsh, ishte sa i prerë aq edhe largpamës. Ata kërkuan që të vendosej për të luftuar më tej, për të shporrur okupatorin dhe për të zbatuar parimin e njohur të vetëvendosjes së kombeve, sipas Kartës së Atlantikut, dhe për të rifituar Shqipërinë Etnike. Sapo komunistët e nisën debatin lidhur me këtë pikë, e mori fjalën Mid’hat Frashëri, i cili shpjegoi marrëdhëniet e acaruara shqiptaro – serbe, si dhe faktorët e përhershëm që mbajnë të ndezur këtë armiqësi. Ai u kujtoi të pranishmëve përpjekjet e mëdha të shqiptarëve,në vitet 1919 – 1939, për t’i treguar Evropës se kufijtë e vitit 1913, do ishin plagë kurdoherë e hapur. Mendimit të gabuar të nacionalçlirimtarëve se “Nuk e kërkojmë Kosovën, pasi atë e ka kërkuar edhe Mustafa Kruja që ishte i lidhur me okupatorin”, Mid’hati i kundërvuri arsyen e fortë sipas së cilës, ajo është një e drejtë e ligjshme, ku emra të caktuar nuk mund të shpërfillin kërkesa të tilla madhore. Në “ndihmë” të Mid’hat Frashërit u hodhën në këtë polemikë edhe Hasan Dosti, Thoma Orollogai e Hysni Lepenica, fjala e të cilëve u dëgjua me vëmendje dhe u vlerësua. Por në krah të Mid’hatit, u radhitën edhe Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi. Ndërsa Gogo Nushi, një i “sëmurë proletar” i ndikuar nga miqësia “e përjetshme” me serbosllavët, këmbëngulte që “Ne do të përpiqemi që Kosova të vetëvendosë e të bashkohet me Shqipërinë” (Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë. Fondi 270, dosja 11, fleta 18).
“Ditën e dytë m’u dha fjala mua (tregonte babai) si pjesë e delegacionit të Ballit Kombëtar. Fola për një Shqipëri Etnike, as të vogël as të madhe dhe mënyrën e votimit që do bëhej më vonë. Në mes të fjalës sime u ngrit Mustafa Gjinishi i Nacionales dhe më ka puthur në ballë. Ju e dini dhe duhet ta fiksoni se Mukja u sakrifikua vetëm që Enveri të rrinte në krye të Partisë Komuniste. Ai s’kishte alternativë tjetër, ose të sakrifikonte Mukjen ose postin që i premtohej” (Kozeta Zylo). “Bisedë me poetin nga Vlora z. Dalan Luzaj”, gazeta “Dielli”, January 2012).
Prof. Dr. Isuf Luzaj kujton: “Kur u bë pajtimi mes ballistëve dhe komunistëve në Konferencën e Mukjes hartuam traktet; i hodhëm në Tiranë e gjetkë dhe së bashku me Mit’hat Frashërin, Fiqri Dinen, Fuat Beun dhe Lef Nosin vajtëm në Dibër. Më emëruan përfaqësues të çetave të Ballit Kombëtar. Unë duhej t’u jepja urdhër çetave sesi duhej të vepronin dhe t’i raportoja Komitetit. Hysni Lepenica u emërua komandant i çetave të Ballit në Jug të vendit, ndërsa Skënder Muço ndërlidhës i çetave të Ballit me Komitetin Qendror. Në atë kohë italianët dogjën pallatin e Fiqri Dines. Ai pallat i bukur, me katër kate, bëri dy javë derisa u dogj. Filluam luftën kundër italianëve. Me ne ishte edhe Cen Elezi, i biri i Isuf Elezit. U mblodhëm 180 bajraktarë dhe formuam “Besën dibrane”. Mbajti një fjalim Mit’hat Beu. Fola edhe unë. Dëshpërimin më të madh në jetë e kam pasur atje, kur e kuptova se ata që udhëhiqnin Ballin ishin bejlerë. Fatkeqësia më e madhe ishte se disa prej tyre kishin bashkëpunuar me qeverinë italiane, siç ishin Gjon Marka Gjoni, Pjetër Llaci, Mustafa Kruja… Dhe ata ishin këshilltarët e Ballit Kombëtar. Në Dibër gjetëm edhe një prefekt nga Kurveleshi që, po ashtu, kishte bashkëpunuar me italianët. Kështu, “Besa dibrane” u shua, ndërsa italianët vranë Qazim Koculin në Vlorë. Vdekja e tij ishte edhe vdekje e Ballit, sepse ai ishte si Perëndia i Labërisë. Kur i thosha popullit që të shkojmë në luftë, më pyesnin: “Ç’thotë Qazimi?”. Po të mos vritej ai, mendoj se nuk do të fitonte as Partia Komuniste”.
Prishja e Marrëveshjes së Mukjes:
Fill pas Marrëveshjes së Mukjes, me një ngazëllim të pa shoq në zemër, patriotët e vërtetë filluan të marrin kontakte për të koordinuar luftën e përbashkët kundër pushtuesve. Kështu (meqë Shtabi i Përgjithshëm i Nacionalçlirimtares ishte në Librazhd (Orenjë), u la që të bëhej një takim gjithëpërfshirës, ku do merrte pjesë, ndër të tjerë edhe Isuf Luzaj.
“Në datën 8 gusht 1943, u la një tjetër takim midis komunistëve dhe delegacionit të Ballit Kombëtar, lidhur me vendimin e “Lidhjes së Mukjes” për të caktuar në mënyrë definitive, detyrat e Komitetit të Shpëtimit. Në 7 gusht, komunistët u kërkuan prijësve të Ballit Kombëtar që ky afat të shtyhet për gjashtë ditë. Vendi i takimit, u caktua fshati Orenjë i Çermenikës (Librazhd), afër të cilit ndodhej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. E vërteta është se përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, Vasil Andoni, Isuf luzaj, Abaz Omari, Et’hem Haxhiademi dhe Halil Mëniku, që më 14 gusht shkuan në Orenjë. Ata pritën aty katër ditë me radhë të vetmuar, duke shpresuar më kot, kuvendimin e mundshëm. Për turp të komunistëve, ”Lidhja e Mukjes” ishte tradhtuar. Ç’farë kishte ndodhur në të vërtetë? Dy prej pjesëmarrësve në kampin komunist të asaj kohe, N. Kerenzhi dhe Ymer Dishnica, kanë hedhur dritë mbi ngjarjen. Ata tregojnë se si është turbulluar dhe çorrur Mugosha në sy të komunistëve shqiptarë, ashtu si kundër ka sharë poshtë e lartë Popoviçi. Të dy emisarët jugosllavë, duke pasur si vegël të bindur në duart e tyre, E. Hoxhën, mblodhën në fshatin Vithkuq të Korçës, në mënyrë urgjente klikën komuniste të Tiranës. Në këtë takim konspirativ dhe urgjent, Mugosha, i pari e dënoi marrëveshjen e arritur në Mukje, madje kërkoi të merren masa ekstreme për përfaqësuesit e delegacionit nacionalçlirimtar. Ndërsa serbi tjetër, Popoviçi duke folur mbi rrezikun që kishin teza të tilla si ajo e Shqipërisë Etnike, shkoi më tutje. Ai u propozoi komunistëve shqiptarë, luftë të hapur dhe të armatosur, ndërsa përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, prisnin në Orenjë, të diskutonin me komunistët, këta, prej Vithkuqi, më 8 gusht 1943, porositën veç të tjerave, komitetin qarkor të Vlorës, ku patën filluar luftëra të përbashkëta kundër italianëve: “Lajmërohemi se ju është dërguar nga Tirana një trakt për t’u shpërndarë, i firmosur prej Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, ku flitet për bashkimin e plotë të arritur në mes të KNÇL dhe Ballit Kombëtar. Ky trakt është në kundërshtim me vijën nacionalçlirimtare dhe nuk aprovohet nga K. Q. i Partisë. Prandaj në rast se nuk e kini shpërndarë, griseni dhe të mos flitet më, për të”. (Arkivi Qendror i Shtetit – Tiranë. Fondi 14 , dosja 11, fleta 4 ).
“Ndërsa nga ana e tyre, emisarët jugosllavë, i dërguan një mesazh K. Q. të PKJ – së ku mes tjerash thuhet: “Kemi ndikuar fuqimisht tek udhëheqja e Partisë Komuniste Shqiptare dhe në përgjithësi tek Lëvizja Nacionalçlirimtare, që të prishin marrëveshjen e Mukjes” (R. Rajovi, ”Autonomia Kosovo” Beograd 1985 ).
“Sipas modeleve të shumta bolshevike dhe të udhëzuara në çdo moment nga Beogradi, klika komuniste shqiptare, nuk vonoi të nxjerrë “tradhtarët” nga radhët e saj, të cilët, në vend që t’i fusnin Ballit Kombëtar dy këmbët në një këpucë, ranë në ndikimin e tyre për Shqipërinë Etnike. Kështu Mustafa Gjinishi, i cili, kundërshtoi deri në fund, për kinse tradhtinë e Mukjes, u pushkatua një vit më pas, ndërsa Ymer Dishnica u kalb burgjeve, pa folur për Abaz Kupin që një vit më vonë u dënua me vdekje. Në fakt merret vesh lehtë nëse studion dokumentet e Mukjes, se këta assesi nuk mund të jenë “tradhtarët” e Mukjes, të tjerë ishin ata, të kryesuar nga kolaboratori i sllavëve Enver Hoxha dhe radha e atyre komunistëve, që filluan luftën vëllavrasëse, vetëm e vetëm për të siguruar pushtetin bolshevik në duart e tyre. Historia vërtetoi më së miri tradhtinë e “nacional – çlirimtarëve” shqiptar. Ata u puthën e përqafuan me sllavokomunizmin bolshevik, duke i ngulur thikën pas shpine nacionalizmit shqiptar, ndërsa Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare për më se pesë decenie me radhë kulluan dhe kullojnë gjak të pastër shqiptari. Por ndërsa Kosova e pa ditën e bardhë më vitin 1999, atëherë kur gjaku vaditi lirinë, ndërsa viset tjera etnike po përpiqen ta zënë atë, me trishtimin e historisë. Sidoqoftë mbetet vendosmëria, atdhetaria dhe patriotizmi i individëve për të dëshmuar se kufijtë e atdhetarizmit janë të padukshëm. Mukja ngel dhe më tej një mësim për gjeneratat e ardhshme se si luftohet e si fitohet por edhe se si dhe kujt duhet ti besohet (Shqipni e lirë, Gusht 1943), (Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë. Fondi 270, dosja 5, fleta 2 – 4 ).
E pse gjatë kohës së diktaturës nuk është përmendua asnjëherë ky bashkëpunim në luftë kundër Italisë fashiste, dokumentet vërtetojnë se luftimet vazhduan kështu derisa dolën hapur kundra Ballit Kombëtar, strategji kjo e serbëve që në Luftën Ballkanike, ku thirrja nuk ishte “Vrisni turq, por shfarosni shqiptaret!”, po kjo ishte thirrja e Partisë Komuniste përmes mësimeve të Dushan Mugoshës dhe Miladin Popovicit: “Vrisni sa më shumë ballistët!”
Kjo tregon qartë rolin tepër armiqësor të ndërkombëtarëve, ku përgjegjës kryesorë janë shtetet e mëdha evropiane që e përligjën taktikën e tyre skllavëruese ndaj kombit tonë që në vitin 1913, me copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Sot më shumë se kurrë, pas 100 e ca vjet nën copëtim, këto shtete duhet ta tregojnë veten që janë demokratizuar dhe matës për to është dhënia e të drejtës për vetëvendosje të kombeve në bazë të Kartës së Atllantikur të Veriut, se ajo është e drejtë për të gjithë, jo vetëm për serbët e veriut të Kosovës që po” tunden” mediet për “bisedimet” frutdhënëse të Kosovës me Jugosllavinë. Ne hyjmë në bisedime, jo për të fituar, por për të humbur, apo për të fituar kohë për strategji të reja antishqiptare. Çështja shqiptare paraqitet përherë e vështirë, por ajo është çështje e zgjidhur, kufijtë dihen, vetëm duhet një takim botëror për të nënshkruar mëvetësinë dhe atëherë Ballkani do provojë për herë të parë paqe dhe mirëkuptim midis komeve dhe kombësive si njerëz të qytetëruar dhe Evropa do marrë një portret demokratik tashme të shpalosur e të vërtetë.
Prishja e Marrëveshjes së Mukjes, nuk mund të pengonte përkohësisht bashkëpunimin luftarak midis forcave të Ballit Kombëtar dhe Nacionalçlirimtares, se do të ishte me pasoja të rënda për komunistët, ndaj ata pezulluan marrëveshjen, por luftimet vazhduan të bëheshin së bashku. Ngazëllimi i Marrëveshjes i ngriti zemrat peshë patriotëve, të cilët ishin rreshtuar, si në Ballin Kombëtar, ashtu edhe në Nacionalçlirimtare, ku shumica e tyre, as që e kishin idenë se ç’është komunizmi, por të prirur për të vazhduar luftën për liri, gjë që komunistët ishin në një pikëpamje me nacionalistët në atë kohë, apo më mirë të themi, kjo u përdor si mashtrim për popullin, për t’u radhitur pas partisë Komuniste. Kështu ky bashkim i shumëpritur dha rezultatet e luftërave të organizuara duke i sjellë humbje të njëpasnjëshme fashistëve italianë.
Po të shfletojmë historinë në bazë të dokumenteve, vërejmë se luftërat e përbashkëta kundër pushtuesve vazhduan edhe pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes e pse kurrë në historinë e diktaturës nuk u përmendën. Mendoj se kjo luftë përsëri u shfrytëzua nga krerët e Partisë Komuniste dhe misionarëve jugosllave për dy qëllime:
I trembeshin humbjes ndaj pushtuesve pa nacionalistët që kishin edhe forca, edhe mjete financiare, por edhe besim në popull.
Ishte shpejt për të dalë hapur me popullin, ishte në kuadër të diskriminimit të kokave të partive akoma, pra të bëhej diskriminimi i udhëheqësve të nacionalizmit, më pas, të bëhej thirrja që të bashkoheshin me Partinë Komuniste.
Në librin “Sharrajt në Jetën e Kombit” faqe 103, në rrëfimet e Istref Mustafaraj ndër të tjera ai tregon vrasjen e Hazis Sharrës, vrasje që shënon vëllavrasjen, apo fillimin e luftës civile në Shqipëri. “Sipas vendimit të Qarkorit dhe të njësitit gueril, urdhrin me shkrim për vrasjen e Haziz Sharrës të nënshkruar nga Mihal Prifti (Prof. në Tregtaren e Vlorës) dhe P. RR, ma dorëzoi mua në dorë shoku ynë Miço Emini në mëngjesin e 6 tetorit 1943. Pas njohjes me urdhrin për vrasjen e Haziz Sharrës të cilin e njihja që nga prilli i 1939 kur së bashku me Mitaq Sallatën, Azbi Tepelenën, Nuri Arapin etj kishim shkuar për të kërkuar armë për të luftuar në Bestrovë, ne nisëm të mendonim vetëm për kryerjen e tij, sepse për ta diskutuar atë urdhër as që bëhej fjalë. Atë kohë në praktikën e njësitit gueril kur të ngarkohej ndonjë atentat apo aksion tjetër, kurrsesi nuk duhet të kërkoje shpjegime, por vetëm duhet ta zbatoje atë që të ngarkohej. Kështu pas marrjes së urdhrit për kryerjen e atentatit, në mëngjesin e shtatë tetorit 1943, unë së bashku me dy shokët e mi Elham Doçi dhe Jonuz Peja, të mbështetur dhe nga tre katër pjesëtarë të njësitit i zumë pritë Haziz Sharrës i cili pasi doli nga shtëpia e tij aty pranë Sheshit të Flamurit, u nis për në drejtim të Rrugës Muradie (sot Rruga Muze). Duke e ditur se Hazizi ishte një djalë trim e shumë i fuqishëm ku të gjithë mundoheshin t’i evitonin përplasjet me të, edhe ne kishim menduar që të mos përballeshim dhe pasi ta linim të kalonte, do ta qëllonim nga pas”, kjo qe edhe ndarja përfundimtare e luftimeve të përbashkëta të forcave nacionaliste me nacionalçlirimtaren. Kjo vrasje do ishte shigjeta e helmatisur nga jugosllavët dhe e hedhur me dorën e komunistëve shqiptarë, kështu u prishën përfundimisht ekuilibrat e patriotizmit shqiptar, këtu do ndërpritej aspirata e luftës së popullit tonë për pavarësi kombëtare, këtu nuk u lejua më të përdorej termi “Shqipëri Etnike”.
Për nga rëndësia e Marrëveshjes së Mukjes, nuk do rrinte pa shprehur opinion edhe vetë pjesëtari i kësaj marrëveshje, Isuf Luzaj: “Konferenca e Mukjes, më 1943, është ngjarja pa të cilën është vështirë të flitet për historinë e asaj kohe. Ata që morën pjesë në të, me të vërtete ishin përfaqësues të popullit. Në të merrnin pjesë edhe kosovarët e çamët dhe komandantët e forcave të armatosura. 12 përfaqësues kishte Balli e po aq kishte edhe PK – ja. Idenë për mbajtjen e Konferencës e dha Mit’hat Frashëri me Ali Këlcyrën. Mit’hati më pat thënë se idenë e kishte diskutuar edhe me Lef Nosin e Fuat Bej Dibrën. Ky i dyti dikur kishte 5 restorante në Paris. I kishte dhënë Ismail Qemalit 30 mijë napoleonë florinj që të shëtiste botën dhe i paguante gazetat që të botonte artikuj në dobi të çështjes sonë kombëtare. Erdhi koha që kur u kthye në Shqipëri, nuk kishte ku të flinte. Mori me qira një shtëpi në Tiranën e vjetër. Në Konferencën e Mukjes, përveç këtyre të dyve, mbaj mend këta persona nga ana e Ballit: Mit’hat Frashërin, kryetar, Ali Këlcyrën, nënkryetar, Hasan Dostin, sekretar, Hysni Lepenicën dhe Hysni Muçën. Nga ana e PK – së ishin: Dr. Ymer Dishnica, Abas Kupi, i cili me vone braktisi PK – në për shkak të çështjes së Kosovës, Mustafa Gjinushin dhe Mustafa Kacaci. Të tjerët nuk i njihja se kush ishin. Merrnin pjesë mijëra vetë që rrinin nën ullinj, se aty nuk kishte shtëpi. Kishte vetëm një mulli atje afër, ku flinte Mit’hat Beu i sëmurë nga kolla. Në shesh ishin vendosur 24 veta, ndërsa të tjerët rrinin anash. U bisedua tërë ditën çështja e Kosovës dhe më në fund komunistët dërguan kasnecin që merrte urdhra nga Enver Hoxha: u pranua marrëveshja. Kur u mor vendimi i përbashkët, nga përfaqësuesit e Ballit dhe PK – së, që Kosova të jetë pjesë e Shqipërisë etnike, jehuan kodrat e fushat nga duartrokitjet e turmës, të cilës nuk i shihej fundi. Gëzim më të madh në jetë nuk kam pasur. Më vonë, siç e dini, nga presioni i komunistëve jugosllavë, komunistët shqiptarë na e kthyen shpinën”.
Ne, shqiptarët, duhet të kuptojmë mirë besën, kujt ia japim dhe si ta ruajmë këtë besë. Për fat të keq, edhe sot më shumë dëgjohen dhe besohen të huajt se sa besojmë dhe dëgjojmë njëri – tjetrin. Nëse nuk do arrijmë të kuptojmë shenjtërinë e këtij virtyti të trashëguar ndër breza, ne kurrë nuk do ecim përpara, ne do mbetemi skllav i të huajve dhe armiq të njëri – tjetrit.
Thaçi e Daçiq zotohen para OKB-se për zbatimin e marrëveshjes
Në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u zhvillua të premten me 14 prill në Nju Jork, është vlerësuar lart marrëveshja e 19 prillit, e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.
Ajo është cilësuar si historike nga të dy kryeministrat, derisa sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, por edhe ambasadorët e vendeve anëtare të KS-së, kanë bërë thirrje për zbatimin sa më të shpejtë të saj.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja konfirmon dhe ruan sistemin unik dhe legal të Kosovës, si autoritet të vetëm legal në vend.
Ai, gjithashtu, ka potencuar se marrëveshja mbron të gjitha komunitetet, duke iu ofruar atyre siguri fizike dhe humane.
Ndërkaq, kryeministri serb, Ivica Daçiq, në këtë seancë ka thënë se Serbia është e vendosur që t’i vërë pikë së kaluarës, e cila siç është shprehur ai, nuk mund të ndryshohet.
Daçiq ka theksuar se marrëveshja e prillit, është e para e këtij lloji e arritur ndërmjet dy palëve dhe se në të ardhmen, sipas tij, do të bisedohet për kthimin e personave të zhvendosur dhe pronës.
Kryeministri serb është shprehur se të gjitha raundet e negociatave janë zhvilluar pa paragjykim ndaj çështjes së statusit të Kosovës, duke shtuar se Serbia ka treguar gatishmërinë e saj për të shkuar përtej gjendjes së tanishme.
Ndërkohë, pasi e ka vlerësuar si sukses historik marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ban Ki-Moon ka ftuar të dy palët që të hapin kanalet e komunikimit dhe të bëjnë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes.
“Ajo është arritje historike. Si rezultat i saj, perspektivat për të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit të kaluar dhe për të arritur pajtim, stabilitet dhe prosperitet janë më të mëdha se kurrë”, ka deklaruar Ban Ki Moon.
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç e hapi fjalimin duke thënë se gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës është sipas tij mjaft e brishtë. Ai foli për incidente të shpeshta, për të cilat tha se janë shtuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Duke folur për dialogun me Kosovën, zoti Daçiç tha se vendi i tij ka investuar përpjekje të konsiderueshme dhe ka treguar elasticitet të madh. Ai tha se Serbia do të vazhdojë të udhëhiqet nga besimi i fortë se negociatat mund të sjellin një zgjidhje pranueshme për të gjithë.
Kryeministri Daçiç tha se Serbia ka shpresa të mëdha nga takimet e ardhshme të ekipeve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel. Serbia, tha ai, e shikon shumë të rëndësishme që, ajo që është arritur, të vihet në praktikë duke pasqyruar vullnetin dhe synimet e negociatorëve. Statusi i serbëve në Kosovë, tha zoti Daçiç, duhet të përcaktohet qartë.
Kryeministri i Serbisë tha se procesi i kthimit të personave të zhvendosur në Kosovë ka qenë shumë i ngadaltë dhe i vështirë. Të kthyerit po mbështeten më shumë me fjalë sesa me vepra, tha ai.
Procesi i kthimeve, tha zoti Daçiç, është bërë më i vështirë nga fakti se sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë ka mangësi serioze dhe nuk ka qenë në gjendje të sigurojë mbrojtjen e duhur në veçanti të pakicave.
Zoti Daçiç bëri thirrje që mandati i UNMIK-ut në Kosovë të mbetet i pandryshuar. Roli i UNMIK-ut në stabilizimin e situatës në rajon është i pazëvendësueshëm, tha zoti Daçiç.
Kryeministri serb u ankua se zyrtarëve dhe figurave të njohura publike të Republikës së Serbisë vazhdohet t’u mohohet hyrja dhe qëndrimi në Kosovë.
Zoti Daçiç tha në mbyllje se megjithë këto probleme, nuk ka dyshim se në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës është arritur përparim historik. Serbia, tha ai, është e vendosur t’ia lërë të kaluarën së kaluarës. Ajo që mund të bëjmë ne, theksoi Kryeministri Daçiç, është t’i japim formë të tashmes dhe të ardhmes.
Në fjalimin e tij, Kryeministri Hashim Thaçi i bëri një paraqitje të hollësishme marrëveshjes së 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, të cilën ai e quajti një moment vendimtar dhe historik.
Ai tha se vendi i tij vazhdimisht ka treguar mbështetje për dialogun politik me Serbinë. Edhe qytetarët, tha kryeministri Thaçi, kanë shprehur shpresën se marrëveshja do t’i shërbejë paqes dhe qëndrueshmërisë.
Zoti Thaçi përgëzoi edhe homologun e tij, kryeministrin serb, Daçiç për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.
Kryeministri Thaçi tha se marrëveshja Kosovë-Serbi ka një rëndësi përtej Ballkanit Perëndimor. Kyç për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, tha ai, është zbatimi në praktikë i marrëveshjes.Kryeministri i Kosovës tha se qeveria e tij do të jetë e angazhuar për zbatimin por kërkoi nga Serbia që të jetë gjithashtu e angazhuar dhe të bindë serbët në veriun e Kosovës ta pranojnë marrëveshjen. Ai tha se zbatimi është thelbësor sidomos për serbët në veri të Kosovës. Zoti Thaçi tha se zbatimi në kohë i marrëveshjes ka rëndësi të madhe për të eliminuar aktivitetin kriminal në veri.Duke folur për çështjet e sigurisë, zoti Thaçi tha se policia e Kosovës ka bërë përpjekjet për të shtuar sigurinë për kishat serbe dhe objektet e tjera fetare dhe kulturore.Kryeministri Thaçi tha se integrimi në Bashkimin Evropian është përparësi shtetërore e vendit të tij. Ai tha se Kosova është në rrugën e duhur për të hapur negiociatat e marrëveshjes së asocim – stabilizimit me BE-në këtë vit dhe për të nënshkruar marrëveshjen e liberalizimit të vizave.Në fund, kryeministri Thaçi theksoi se marrëveshja e arritur në Bruksel duhet ta shtyjë Këshillin e Sigurimit të shqyrtojë miratimin e një rezolute të re për t’i dhënë fund misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) në Kosovë.
Në emër të Shteteve të Bashkuara, Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice i inkurajoi të dyja palët që të zbatojnë marrëveshjen e arritur dhe që t’ua shpjegojnë qytetarëve të të dyja vendeve.
Zonja Rice tha se me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia po japin një shembull bashkëpunimi në rajon. Ajo vlerësoi përparimin e Kosovës në vendosjen e shtetit ligjor.(Kortezi RFL & VOA)