• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën t’i garantojë Serbisë anëtarësim në BE

September 14, 2018 by dgreca

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se çdo marrëveshje me Kosovën, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve, duhet t’i garantojë vendit të tij anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Nëse ndonjëherë arrijmë marrëveshje me Kosovën, Serbia duhet ta ketë të sigurt se do të bëhet anëtëare e BE-së më 2025”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters më 13 shtator.

Bashkimi Evropian ka thënë disa herë se normalizimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, është element kyç për t’u bërë pjesë e bllokut evropian.

Presidenti serb ka thënë ndër të tjera se arritja e marrëveshjes mund të zgjasë deri në 10 vjet, për shkak të dallimeve mes palëve.

“Ndonjëherë qeshi kur dëgjoj njerëzit si i bëjnë gjërat të lehta dhe thonë se, unë do t’iu jap juve tri fshatra dhe unë do t’iu jap gjashtë të tjerë në këmbim”, është shprehur ai.

Me këtë deklaratë ai u është referuar diskutimeve të fundit për ndryshim kufijsh në mes të dy shteteve.

“Nëse ndonjëherë do të arrijmë marrëveshje, do të ishte një pakt që nuk do të përfshijë vetëm marrëdhëniet në mes neve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe rezolutën për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik”, ka thënë ai.

“Tani për tani, ne nuk e dimë ku i kemi kufijtë”, është shprehur Vuçiq.

“Askush në rajon nuk duhet të jetë i frikësuar nga arritja e ndonjë marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, rajoni do të jetë më më stabil, më i fuqishëm dhe më atraktiv”, është shprehur ai.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, synojnë arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese për të dyja palët.

Takimi i fundit në mes të dy presidentëve në Bruksel, atij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka dështuar të mbahet, pasi ky i fundit ka refuzuar të takojë delegacionin nga Kosova.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove, marrveshje, Serbia ne BE, Vucic

Kosova, përvoja amerikane në fushën e inovacioneve dhe ndërmarrësisë

February 6, 2018 by dgreca

-Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe “James Madison University”/2nenshkrim marr amerik

Uashington, 6  Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj vizite, ministri Beqaj do të ketë një varg takimesh dhe aktivitetesh të rëndësishme, si dhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Ministri Beqaj, gjatë ditës ka vizituar “James Madison University”, ku është pritur nga Presidenti i këtij universiteti, Jonathan R. Alger, në kampusin universitar Harrisonburg, njëri nga universitetet më të vlerësuara në SHBA, në veçanti për Qendrën për Ndërmarrësi, laboratorët dhe qasjen inovative në edukim.Pas vizitës në këtë institucion edukativ amerikan dhe pas takimeve me dekanët, drejtorët e qendrave dhe profesorët e këtij universitetit, ministri Beqaj dhe udhëheqësit e këtij institucioni nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e Qendrave për Inovacion dhe Ndërmarrësi, programe dhe konferenca të përbashkëta, për hulumtim dhe zhvillim, shkëmbim të ekspertizës, studentëve dhe vizitave të ndërsjella studimore.

“Vizita në ‘James Madison University’ dhe Memorandumi që nënshkruam me presidentin  Alger është hap i rëndësishëm për ndërtimin e Qendrave të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe për përfitimin nga  përvoja amerikane në fushën e inovacioneve dhe ndërmarrësisë”, tha me këtë rast ministri Beqaj.

Vizita e ministrit Beqaj në SHBA do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me takim të rëndësishme në Departamentin e Shtetit Amerikan, Bankën Botërore, Odën Ekonomike Amerikane. Ministri Beqaj gjatë vizitës në SHBA, ditën e enjte do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit që mbahen në Uashington./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: marrveshje, Ministrija e Inovacionit, Pervoja amerikane

Qeveria, vendime për Kosovën në Programet e BE-së

April 6, 2017 by dgreca

-Edhe 6 projekte ndihmojnë përafrimin me legjislacionin evropian/

PRISHTINË, 5 Prill 2017-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi kërkesën për dhënien e autorizimit Ministres së Integrimit Evropian nga Presidenti i Republikës për lidhjen e Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje financiare rregullon zbatimin e programit të IPA 2016 i cili përfshin 6 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin evropian.

U miratua edhe kërkesa për dhënien e autorizimit ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga Presidenti i Republikës së Kosovës për lidhjen e Marrëveshjes së bashkëpunimit me Agjencinë Austriake për Zhvillim-ADA për financimin dhe drejtimin e zbatimit të projektit “HERAS-Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat Aplikative-Kosovë”. Projekti ka për qëllim të kontribuoi në funksionimin sa më të mirë të arsimit të lartë dhe shkencës në Kosovë në përputhje me parimet e fushës evropiane të arsimit të lartë si dhe në përputhje me fushën evropiane të kërkimit me qëllim afatgjatë në përkrahjen e zhvillimit socio-ekonomik të vendit. Projekti do të implementohet në një periudhë trevjeçare 2017-2019 dhe do të financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim-ADA 90 për qind dhe i bashkë financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me 10 për qind.

Qeveria, poashtu, miratoi vendimin për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Programet e BE-së: Erasmus +, COSME, Evropa për Qytetarët dhe Evropa Kreative. Në nëntorin e vitit të kaluar është nënshkruar Marrëveshja kornizë për qasjen e  Kosovës në programet e BE-së. Qëllimi i këtyre programeve është promovimi i bashkëpunimit të vendeve dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor me ata të Bashkimit Evropian, në fushat e interesit të veçantë. Nga 17 programe që ka Bashkimi Evropian, Kosova pas një studimi dhe analize se nga cilat nga këto programe mund të përfitoj më shumë, dhe ka përzgjedhur këto 4 programe si më të përshtatshmet. Pas miratimit të sotëm, institucionet përgjegjëse do të fillojnë procedurat e nevojshme për anëtarësimet e lartcekura.

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, mbajti sot pasdite mbledhjen e rregullt, të 140-të me radhë, në të cilën miratoi rregullore, udhëzime dhe vendime nga fusha e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: IPA 2016, kosova, marrveshje

Kosovë-GSJP: Marrvesha për Asociacionin, ndesh me parime

August 31, 2015 by dgreca

-Opinion nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike per Asociacionin e Komunave Serbe/
PRISHTINË, 31 Gusht 2015/ Marrëveshja e 25 Gushtit 2015 në mes të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe bie ndesh me shumë parime kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe vizionit Evropian të shtet-ndërtimit të saj.
Ky është opinioni i Grupit për Studime Juridike dhe Politike, i cili vlerëson që Marrëveshja mbi Asociacionin prek në esencë çështje të rëndësisë strukturore të vet natyrës së shtetit të Kosovës dhe vlerave të saj multietnike.
Komunikata fillimisht thekson se, Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi parime të një demokracie kushtetuese, duke reflektuar kështu një model thellësisht Evropian të një shteti multietnik dhe një shteti ku legjitimiteti qeverisës buron nga qytetarët (e barabartë, pa-dallim). Marrëdhëniet ndërmjet etnive në një demokraci kushtetuese ndërtohen në dritën e parimeve ku institucionet qëndrojnë mbi ndasitë etnike, dhe ato nuk përfaqësojnë apo reflektojnë vlera etnikisht të veçuara.
Opinioni i Grupit për Studime Juridike dhe Politike, sqaron pikat në vijim: 1.Sa i takon shkatërrimit të karakterit themelor të shtetit të Kosovës, multietnicitetit; 2. Sa i takon kompetencave, përkatësisht gjerësisë së pushtetit publik, të Asociacionit; 3. Sa i takon nivelit të autonomisë së Asociacionit; 4. Sa i takon argumentit mbi njohjen e Kosovës nga Serbia përmes Marrëveshjes mbi Asociacionin, dhe 5. Sa i takon neutralitetit të skajshëm ndaj karakteristikave kushtetuese të Republikës./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: asociacion, GSJP, marrveshje, parime

Vetëvendosja: Marrëveshjet si kjo e targave e shkatërrojnë shtetin

August 14, 2015 by dgreca

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur konferencë për media për ta paraqitur kundërshtimin dhe kritikat në marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel. Fjala e nënkryetarit të parë, Driton Çaushi:
Marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, është edhe një dëshmi shtesë e faktit që kryeministri Isa Mustafa po e vazhdon me besnikëri rrugën e nisur nga qeveria e kaluar e Kosovës. Anipse kryeministri pati premtuar gjatë dhe pas fushatës se do ta ndërrojë thelbësisht formatin e negociatave me Serbinë, ai po vazhdon me mënyrën e ish-kryeministrit Thaçi, që nënkupton lëshim pe të vazhdueshëm ndaj kërkesave ekspansioniste të Serbisë.
Marrëveshja e ashtuquajtur për Lëvizje të Lirë, është marrëveshje e dëmshme dhe e turpshme për qytetarët e Kosovës. Ajo përveç që e thellon mungesën e reciprocitetit në mes të Kosovës dhe Serbisë, i dëmton drejtpërdrejtë qytetarët edhe financiarisht. Qeveria e Kosovës pranoi diçka që nuk do ta pranonte asnjë shtet normal. Qytetarët e Kosovës që e kalojnë kufirin me Serbinë duhet të paguajnë 40 euro sigurim dhe 5 euro në ditë për targat fyese “PROBA”, ndërsa qytetarëve që vijnë nga Serbia në Kosovë u njihen targat zyrtare të shtetit serb dhe nuk u kërkohet asnjë shumë për të paguar.
Kjo marrëveshje dëshmon se sa lehtë Qeveria e Kosovës është e gatshme të heq dorë nga subjektiviteti shtetëror, duke pranuar që Serbia të mos i njohë targat tona shtetërore si dhe duke pranuar që qytetarët tanë të zhvaten edhe më tutje si rezultat i politikave shoveniste të Serbisë ndaj Kosovës. Pranimi i një marrëveshjeje e cila ia legjitimon edhe më tutje Serbisë mosnjohjen e Kosovës si shtet është e papranueshme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Kjo marrëveshje nuk e meriton madje as shtesën “për lëvizjen e lirë” pasi që pamundësimi i kësaj lëvizjeje nga ana e Serbisë vërehet lehtë, mjafton që t’i shohim kolonat e gjata të pritjeve nëpër kufi. Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë po maltretohen vazhdimisht nga shteti i Serbisë kurse Qeveria e Kosovës në vend që ta problematizojë këtë gjë dhe ta kushtëzojë Serbinë në mbrojtje të interesit të qytetarëve, po lëshon pe duke i realizuar me përpikëri të gjitha kërkesat e Serbisë.
Çka mund të presim prej një Qeverie të tillë? Këta kanë premtuar që do t’i heqin targat e përkohshme, dhe ja ku jemi sot me një marrëveshje po aq të dëmshme sa e kaluara. Këta njësoj po premtojnë që nuk do të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, por po shihet qartë që do të lëshojnë pe edhe në këtë pjesë.
Me një qeveri të tillë, shteti i Kosovës po shkatërrohet. Kosova po shkon drejt Bosnjes thjesht për shkak se ka mbetur në duar të disa politikanëve të shantazhuar që hallin e kanë vetëm te interesi i tyre personal, për të cilin janë të gatshëm të shesin gjithçka publike. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përgatiten për kundërshtim të fuqishëm të kompromiseve që po bëhen në Bruksel, pasiqë nuk ka më dyshim që vetëm përmes organizimit qytetar do të arrijmë ta mbrojmë shtetin tonë nga defunksonalizimi dhe ndarja etnike. Sa për këtë Qeveri, Kosova pa kurrëfarë dyshimi do të mbetet shtet i gjymtuar dhe i paperspektivë.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
14 gusht 2015

Filed Under: Opinion, Politike Tagged With: marrveshje, shkaterrojne shtetin, si e taragve, vetevendosja

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT