• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORA-Mësimi në gjuhën shqipe në Austri

April 2, 2017 by dgreca

Nga Anton Marku*/ Vjenë/

1 Anton MarkuHyrje/

Në njëzet vitet e fundit komuniteti shqiptar në Austri ka shënuar progres të dukshëm në procesin e integrimit të tij. Kjo vërehet sidomos në aspektin e pjesëmarrjes në jetën shoqërore dhe ekonomike. Për fat të keq, ende është prezent një stagnim në sferën e përfaqësimit politik. Por edhe këtu, sado që modeste, përpjekjet dhe rezultatet nuk kanë munguar.

Në anën tjetër, duket se komuniteti ynë ende ballafaqohet me sfida nga më të ndryshme, pos atyre që kanë të bëjnë me faktorë të jashtëm, edhe me aspektin e organizimit brenda për brenda vet bashkësisë. Kjo dhe në mbështetjen e strukturave tashmë ekzistuese. Njëra prej tyre, ndër më të rëndësishmet, e themeluar fillimisht në vitin 1994 për t’u riaktivizuar në vitin 2010 (me emrin VALE) është edhe Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Naim Frashëri’’. Për vite të tëra, në mungesë të një strategjie, qoftë ajo dhe afatshkurtër, mësimdhënëset dhe mësimdhënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Austri janë lënë në mëshirën e vetorganizimit dhe dëshirës, pothuajse individuale, për këtë (mos)organizim. Në këtë mënyrë janë arritur efekte të kundërta nga ato që do të jenë pritur: vetëm disa vite pas funksionalizimit të tij si ofertë shtesë për mësimnxënie në gjuhën amtare, numri i vijuesve (nxënësve) të këtij lloji të edukimit ka pësuar dhe po pëson rënie të vazhdueshme. Me këtë edhe numri i mësimdhënësve po bie.Që paradoksi të jetë më i madh, dëshmon edhe fakti se shumica e prindërve shqiptarë, sidomos nga Kosova, si grupi më i madh i bashkëkombasve që jetojnë në Austri, i takon gjeneratës së viteve 1980-ta dhe të cilët në vitet e 1990-ta ishin vet nxënës apo studentë, e të cilëve, nga ana e pushtetit represiv serb, ju ishte mohuar e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Tani, fatkeqësisht, janë pothuajse po këta prindër që, në rrethana krejtësisht tjera, u mohojnë këtë të drejtë themelore fëmijëve të tyre. Pas asnjë presion, as nga eksponentët e jashtëm, e as nga ata të brendshëm.

I-Të gjithë pajtohen se arsimi është komponenta më e rëndësishme e integrimit. Nga ana tjetër, për fat të keq, nga vetë të huajt, e edhe nga migrantët shqiptarë, shpesh mund të dëgjohet paragjykimi i padrejtë se në këtë vend ‘‘nuk jemi të mirë se ardhur’’, se nuk po i ‘‘na lejojnë ’’ që të integrohemi, se jemi vetëm ‘‘numra që nuk kemi zë zë’’, se ‘‘po dukemi por nuk po dëgjohemi’’, etj.

Në mërgim zakonisht janë elitat ato që asimilohen të parat. Pastaj kjo u ndodh masave. Tek ne po ndodh e kundërta. Duke mos aritur që të gjejnë veten në shkallë të mjaftueshme, gjenerata jonë e re gjithnjë e më shpesh po i drejton vetes pyetjen e të gjitha pyetjeve: Kush jam unë? Në këtë ballafaqim identitetesh, në vend se ato (identitetet, Vër. ime) të plotësojnë njëra-tjetrën (shqiptar, austriak, evropian, besimtar-islam, i krishterë, ateist, nxënës/student/punëtor, etj), duket se ato po i bëjnë pengesë njëra-tjetrës, e herë pas here edhe konkurencë deri në oponencë. Si reflektim, ne nuk duhet fshehur dështimet tona. Por në të njëjtën kohë nuk duhet lejuar që ato të dominojnë të ardhmen tonë. Me pak më tepër përkushtim, është e mundur që në të njëjtën kohë të mbesim shqiptarë të devotshëm, të respektojmë ligjet dhe rregullat si qytetarë lojal të shtetit austriak dhe të dëshmohemi si evropianë të mirë.

II

Ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe në diasporë duhet të jetë interes strategjik kombëtar dhe shtetëror e jo vetëm i mërgatës dhe mësidhënësve. Kjo dhe për faktin se ajo është elementi më unifikues i kombit tonë të ndarë në disa besime fetare.Për të shtyrë përpara kultivimin e gjuhës shqipe në mërgatë, mision ky që të tjerët e lanë në duart tona, duhen bërë bashkë dëshirat dhe interesat e mërgatës sonë me vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit mikpritës, në këtë rast atij austriak.

Për të arritur deri tek zgjidhja duhet të nisemi jo nga përceptimet, por nga realiteti. E për të parë ndryshime pozitive duket se momentalisht në zinxhirin e zgjidhjes mungojnë disa hallka. Gabimet e së djeshmes mund të shndërrohen në përparësi të së sotmes, që si rezultat do të sillin ndryshme pozitive për të nesërmen.

Kjo do të mund të arrihet jo duke i ndarë ata që mund të kenë më së shumti ndikim në këtë proces-prindërit në ‘‘kombëtar’’ dhe ‘‘më pak kombëtar’’ por duke u angazhuar për t’i bindur ata, duke punuar paralelisht në dy drejtime: me ata që tashmë kanë informacione të mjaftueshme por që mund të mos jenë plotësisht të kënaqur me programet dhe metodologjinë mësimore dhe me ata të cilët ende nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të shfrytëzuar këtë mundësi për fëmijët e tyre.

III

Lidhur me cilësinë e mësimit dhe performancën e mësuesve ka pasur dhe ka vërejte. Debati nuk është i ri. Ata që e bëjnë këtë nuk janë të shumtë në numër, por herë pas here janë më të zëshëm se pjesa tjetër e komunitetit. Ndonjë herë mbase dhe me të drejtë. Dobësitë dhe të metat aktuale do të mund të zvogëloheshin duke angazhuar studentë dhe/apo ekspertë të profileve të ndryshme, sidomos atyre të fushave të didaktikës, shkencave gjuhësore, artit, sociologjisë, psikologjisë, filozofisë, etj. Ata do të bënin monitorimin dhe vlerësimin e procesit mësimor në gjuhën shqipe, duke bërë edhe asistimin në orët mësimore, plotësimin e pyetësorëve dhe zhvillimin e anketave, intervista me prindër, nxënës dhe mësues dhe interpretimin e rezultateve të tyre, analizimin e tekteve mësimore dhe metodologjisë së punës, mbledhjen e të dhënave dhe statistikave (mosha, gjinia,  statusi social i nxënësve/prindërve, etj) duke bërë publike, një herë në vit, të gjeturat, konkluzionet dhe sugjerimet për ndërmarrjen e hapave drejt ndyshimeve eventuale.

Konkludim

Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Naim Frashëri’’ ka potencial dhe kapacitet që të jetë bartëse e arsimit shqip në Austri. Duke reflektuar në raport me lëshimet eventuale të deritanishme dhe duke zgjeruar gamën e aktiviteteve si dhe numrin dhe shumëllojshmërinë e partnerëve, qoftë institucionalë apo nga shoqëria civile, kjo Lidhje do të jetë në gjendje që t’u përgjigjet sfidave të kohës. Për të përmbushur këtë mision nevojitet një transformim i tërësishëm, si në qasje ashtu dhe në përmbajtje dhe formë. Në këtë udhëtim, mësimdhënëset dhe mësimdhënësit nuk do duhej të jenë vetëm, por të përkrahur nga të gjitha entitetet dhe individët shqiptarë në Austri, në mënyrë që ata t’ja dalin që me suksese të ballafaqohen me sfidat që kanë dhe mund të kenë para vetes për të mbajtur gjallë dashurinë për gjuhën amtare edhe larg atdheut.

*Autori është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’…

*Vjenë, 2 prill 2017

Filed Under: Emigracion Tagged With: Anton Marku, Mësimi, në Austri, ne gjuhen shqipe

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT