• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A ESHTE NE DOBSIM E SIPER “MITI SERB PER KOSOVEN?

June 30, 2017 by dgreca

Nga Gordana Knezovic/
Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/

Serbija perkujtoi perseri festen ma te randsishme shtetnore Vodovdan(diten e Shen Vitusit) dhe Presidenti i posa zgjedhun, Aleksander Vucic kryesoi ceremonine e kesaj feste qe u zhvillue me 28 qershor, tuej vu per here te pare nji kunore lulesh prane shtatores perkujtimore, te atyne qe rane heroi ne betejen e Kosoves ne
qindvjeteshin 1400-te Ceremonia ne fjale u zhvillue ne qytetin Krushevac.
Ceremonia ne fjale ka te baje me betejen historike ndermjet forcave sulmuese ushtareke Otomane dhe atyne te Alleances se Krishtene qe u ba me 1389 dhe gjate te ciles u vrane Perandori  Serb Lazari dhe Sulltan Murati i Pare. Humbja e Forcave te Krishtena te kryesueme nga Lazari, hapi rrugen per pushtimin e pjeses ma te madhe te Ballkanit nga Otomanet ne qindvjeteshin e 15-te.
Ne kujtesen e pergjithshme te popullsise Serbe, disfata ne fjale simbolizoi nder te tjera, perpjekjet per liri kunder zotimeve nga te huejte, dashunine per vendlindjen, dhe heroizmin vetjak.
Si e tille u shendrrue ne nji mjet formimi kombetar ne qindvjeteshin e 19-te, kur Serbia fitoi pamvaresine.

FORCE BASHKUESE
Ne fillim te qindvjeteshit 20-te, simbolizimi me te cilin u karakterizue Lufta e Kosoves u perdor si nji mjet bashkues i Sllaveve te jugut (Serbet, Kroatete,  Sllovenet e te tjere), ne verpimtarine e krijimit te Mbretnise Jugosllave. Megjithe kete, ajo qe u njofte si Beteja e Kosoves, pati si rrjeshim edhe shume percamje e ane te tjera
negative.
Pikfillesa e anes negative ngjau gjate fjalimit famkeq te Sllobodan Milloshevicit qe ai mbajti me 28 qershor 1989 , me rastin e perkujtimit te 600 vjetorit te Betejes se Kosoves, gja qe nxiti ndjesit kombetare, dhe ma ne fund shperthyen luftat Ballkanike te 1990-tes.
Historia e perpjekjeve te nji kombi, vdekjeve te shkaktueme gjate ketij procesi , jane te mishnueme deri ne ate pike,
sa qe ende ne Serbi  gjate fjalimeve publike politikanet nuk mund te flasin haptazi per ceshtjen e Kosoves dhe vazhdojne te kene veshtirsi te pranojne se tashti Kosova asht nji shtet i pamvarune, i njoftun nga 114 vende antate te Organizates se Kombeve te Bashkueme.
Antropologjisti Ivan colovic me qender ne Beograd, i cili ka ba shume botime rreth “Mitit te Kosoves” e konsideron kete bashkim dogmatik si nji interpremtim te vetem dhe te padyshimte te historise.
Ai shton se “tregimet e referencat per te kaluemen,, nuk konsiderohen mite te bazueme ne permbajtjen e tyne, por , ne te vertete, nga kerkesat qe bajne njerzit ne kohen e tashme, per shembull statuti i tyne i pakundershtueshem, dhe te verteta te Shejta per te kaluemen.”
Miti per Kosoven konsiderohet ende nji gja e Shejte, e per vertetesin e te cilit nuk ka asnji dyshim. “Privatisht njeriu mund te mos e besoje kete interpretim te historise, por askush nuk guxon te mos e
pranoje kete gja.”
Ne librin e tij Colovic ven ne dukje se si Miti i Kosoves, ne menyre efektive u ba nji(besim) apo fe shtetnore me 1990-tat,u ba vegel per nxitje dhune ne Ballkan. Megjithe kete ai perfundon me mendimin se forca  e mitit ne fjale , mund te kete fillue me u dobsue. Ai shton se “ndoshta ngjarjet mund te provojne se une jam gabim, por besoi se tuej u bazue ne rrethanet e tashme te lidhuna me simbolet politike, fuqija e Mitit te Kosoves, nuk asht aq e madhe, se sa ishte me 1990-tat.”
Mbasi u zgjodh President, gjate intervistes se pare me gazetaret, Vucic la pershtypjen, se ai beson se cfar ka thane Colovici. Ai tha se do te filloje nji fushate publike rreth marredhanjeve te Serbise ne ta
ardhshmen me Kosoven dhe se nji nga qellimet kryesore per te do te jete, qe t’a cliroje Serbine nga propaganda politike qe bazohet ne mite.
Megjithe kete, kur  nji gazetar me qender ne Beograd e pyeti ate, nese ky qendrim i ri, don te thote, se qeveria Serbe mund te njoftoje nji ndryshim ne politiken lidhun me Kosoven,Vucici u pergjegj se referimi i tij rreth mitoligjimit te Kosoves, “ishte pjese e nji fjalije, ne te cilen, ai gjithashtu premtoi te siguroje, qe Serbija te mso hjeki dore nga gjanat qe i takojne asaj.”

DEKLARATA JO TE QARTA
Fjalet qe tha Vucici vejne ne dukje se ai asht i njoftun per deklarata enigmatike, e jo te qarta, perpara se te bahej President..Kjo gja len gjithashtu te kuptohet se , ndekohe qe nji qendrim ma pragmatik(realist), ne te vertet, te zevendsoj politiken, ne perdorimin e Mitit te Kosoves; prap se prap, perdorimi i ketij miti do te vazhdoje ne fjalimet politike,.per qellime kombetare.
Colovic thekson  se Vucici ka kufizime ne fjalet qe mund te thote ne dialogun per te cilin ai vete ka ba thirrje.”Colovic shton se, qe ne fillim Vucici vuni kushte se pjsemarresit ne ato diskutime, duhet pa tjeter te respektojne kushtetuten Serbe. Dhe sic e dijme te gjithe, ne kushtetute ende perfshihet parathanja famkeqe, se menjihere perjashtohen nga diskutimit ata qe i kundervihen kushtetutes,. Me fjale te tjera, ata qe besojne se ndonji bisedim i vertete do te hape
nji kapitull te ri, ne marredhanjet e Serbise me Kosoven, duhet pa tjeter te filloje me heqjen e parathanjes se nalt-permendun nga kushtetuta. Ekzistojne gjithashtu probleme me permbajtjen e fjalve qe perfshihen ne betimin qe posa bani Presidenti Vucic, ne te cilin i vihen atij kufizime, per cdo bisedim per Kosoven; sepse ne betim gjithashtu Kosova konsiderohet, gjaja me vleften ma te madhe dhe ma e Shejte,keshtu qe, patjeter Kosova te mbetet pjese e Serbise ”
Pradej asht e veshtire te parashifet se cfar mund te sjelli ne te ardheshmen ky dialog.mbi statutin e Kosoves, cfar permbajte do te kete dhe ku do te coje .Megjithse ne Serbi shume njerez perkrahin bisedime te reja, ende ka shume kundershtime per marrjen e ketij vendimi domethane njohjen zyrtare t pamvaresise se Kosoves.
Akademiku dhe dramaturgu Dushan Kovacevic jepe disa mendime qe ndihmojne per te perforcue kete mendim. ai thote seaty per aty vehen ne dukje.kundershtime se Kosova i takon shumices dermuese te Shqiptareve qe banojne ne ate vend. Nji person tha “une kurr nuk do te ulem ne tryeze me njerez te cilet thone se Kosova asht toke Shqiptare.
Asnjihere.”
Colovic, i cili ka ba studimet ma te shumta ne historine e perdirimit te “Mitit  te Kosoves” asht optimist, por i rezervuem. .Ai paralajmon se “Miti i Kosoves, mund te perdoret ne ndonji vend tjeter, dhe ne menyra te tjera, qe ka mundesi te kete rrjedhime shkatrruese.
Latinka Perivic, e cila asht nji historiane e permendun Serbe, asht dakord se forca e Mitit te Kosoves, duket se asht ne dobsim e siper ne Serbi. Ajo beson se brezi i ri i nacionalisteve Serb asht i pergaditun te luftoje pe qellimet e tij, tuej perdorun mjetet ligjore, por nuk asht i gatshem te shkoje ne lufte per ceshtjen  e Kosoves.
Por ajo gjitha paralajmon se ne shume gjana te tjera,  atmosfera politike ne Ballkan, asht shume e ngjashme me ate te vjeteve 1990-te.
Prandej shume mvaret ne fjalet dhe ndryshimin qe do te baje Presidenti i Serbise.Mbetet per t’u pa se cfar hapash praktik do te marri Vucici, per te zgjidhun nji problem, qe lidhe qellimet e tashme te Serbise per qetese rajonale, per nevojen per tiu pershtate rrethanave , lidhun me te kaluemen e afert, qe ishte shume e pergjkshme,  dhe indentitetin e saje kombetar, qe per aq shume kohe u bazue shpjegime mitike(pa baza historike, te nji beteje te Kohes se Mesme, perkujtimi i se ciles ende vazhdon te kete nji randsi te madhe.

Filed Under: Analiza Tagged With: A ESHTE NE DOBSIM, E SIPER, Gordan Knezovic, Miti serb, per Kosoven

Miti serb për Kosovën ishte dhe mbeti pasuria e saj përrallore

January 22, 2015 by dgreca

Trepça zinte vendin e dytë në Evropë me prodhimin e metaleve të ngjyrosura, ndërsa të tretin në botë.- Në thellësitë e minierave të Stantërgut ekzistojnë 20 milionë tonë rezerva të xeheve, ndërsa sipas hulumtimeve të rralla ka trupa xeheror jashtë Stantërgut në Mazhiq, Zijaq dhe gjurmë tjera, po ashtu rreth 20 milionë tonë të tjerë
Shkruan:XHAVIT ÇITAKU/
Shqiptarët vazhdimisht kanë dëshmuar para botës se Serbia në Kosovë nuk lufon për “ djepin e serbizimit”, as për kishat e manastiret që i ndërtoi mbi themelet e faltoreve autoktone ilire-shqiptare, as për “ Ditën e Vidovdanit”, as për mbrojtjen e një grushti serbësh në Kosovë, por “ miti” serb për Kosovën ishte dhe mbeti pasuria e saj përrallore mbi dhe nëntokësore, që vlerësohet të jetë mbi 500 miliardë dollarë, e sidomos “ Trepça”, njëra ndër begatit më të mëdha të Evropës dhe të botës. Po dëshmia e shqiptarëve deri vonë hasi në vesh të shurdhër dhe se argumenti më i fortë për këtë është gjendja e sotme në qytetin industrial, Mitrovicën dhe në vetë “ Trepçën”. Dihet mirëfilli nga janë kufijtë e Kosovës, prandaj dihet mirëfilli se “ Trepça” është brenda Kosovës dhe rrjedhimisht dihet se ajo është begati dhe pronë e Kosovës. Qyteti i Mitrovicës padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare dhe artificiale u nda dhe tash e një kohë të gjatë po bëhet problem. Edhe pasuria e “ Trepçës” u nda në dysh, thënë figurativisht drithi u mbeti shqiptarëve, kurse mulliri serbëve.
Të uritur mbi ari
“ Trepça” është njëri ndër gjigantët më të mëdhenj në botë. Trepça” zinte vendin e dytë ne Evropë me prodhimin e metaleve të ngjyrosura, ndërsa të tretin në botë. Në thellësitë e minierave të “ Stantërgut” ekzistojnë 20 milionë tonë rezerva të xeheve, ose punë për 40 vjetët e ardhshme. Ndërkaq, sipas hulumtimeve të rralla, si quhen ato, ka trupa xeherorë jashtë Stantërgut, në Mazhiq, Ziajq dhe gjurmë tjera, me rezerva, po ashtu, rreth 20 milionë tonë xehe. Është arritur deri në horizontin e 11 në Stantërg dhe nuk ka shenja se rezervat po shtërzojnë, na patën thënë bashkëbiseduesit tanë Aziz Abrashi, Nysret Magjera dhe Safet Merovci në nëntor të vitit 2000. Pasurisë së madhe jo rrallë popujt e vegjël ia kanë pa sherrin. Përfundimisht “ Trepçën” Serbia e ripushtoi me 1989, duke i nxjerr nga puna të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, ekspertë dhe punëtorë. Që nga ajo kohë e deri me sot, edhe pas çlirimit të vendit, popullata e këtij rajoni, që ekskluzivisht varet nga puna e “ Trepçës”, të mbesë në gjendje vëretë të rëndë dhe të mjerë ekonomike e sociale, apo siç tregohet ajo legjenda për të “ uriturit mbi dukat”.
Problemi i Mitrovicës është “ Trepça”
Menjëherë pas përfundimit të luftës, nisur nga rëndësia e madhe ekonomike dhe strategjike që ka miniera e “ Trepçës” unë dhe kolegu im Ymer Avdiu për gazetën Rilindja u munduam që sado pak të grumbullojmë të dhëna lidhur me këtë gjigant e sidomos rreth pretendimeve se kinse ka pasur investime nga firma të huaja. Gjatë vitit 1999 QPK kishte caktuar si udhëheqës të Korporatës Dr. Safet Merovcin i cili ndër të tjera na pati thënë se “ Trepça” nuk është problem i askujt dhe se çështjen e borxheve e konsiderojm të arsyeshëm vetëm deri në aplikimin e masave të dhunshme për të cilën gjë mund të bisedohet në kuadër të suksesionit të ish-Jugosllavisë. Thënë konkretisht, investimet greke e franceze ishin bërë në kohën e sanksioneve, pra kur “ Trepçën” e pushtuan arbitrarisht serbët, ndaj edhe investimi në tokë të huaj pa e pyetur të zotin është faktikisht uzurpim i padrejtë i një pasurie që nuk ka mbështetje ligjore, sepse “ Trepça” është e Kosovës dhe se vetëm kosovarët janë ata që do ta udhëheqin këtë gjigant, që do t’i gëzoj profitet dhe humbjet e saj. E kujt është “ Trepça” është një imagjinatë e atyre që pretendojnë të jetë e tyre. Ndoshta do të vjen koha që ne do t’i akuzojmë disa në gjyq që sot pretendojnë se kanë interesa në “ Trepçë”, pati thënë Merovci.
Ndërkaq, i ndjeri Aziz Abrashi, njëri ndër udhëheqësit më të suksesshëm të Trepçës” gjatë bisedës më të na pati thënë se edhe me Ligjin mbi ndërmarrjet të dalë nga Kushtetuta e vitit 1974 e Kosovës resurset ishin shpallur si pasuri të Kosovës dhe se tash mbetet loja e Milosheviqit që ka fut kapitalin e vetë përmes firmës së Rizanit dhe firmës greke, që tenton që me çdo kusht të mbaj “ Trepçën” Problemi i Mitrovicës nuk ekziston si problem, këtë e kuptojnë edhe fëmijët, por problemi është “ Trepça” dhe në momentin kur të zgjidhet ky problem dhe punëtorët t’ia nisin punës, Mitrovica më nuk do të jetë aktuale. Një pjesë të madhe të mjeteve që kanë dhënë kinse këto dy investitorë i kanë realizuar në formë të letrave pa vlerë, për të mbajtur qetësinë politike në Serbi, pa investime të brendshme, formalisht i kanë marrë paratë, kinse në Serbi kanë arritur pajimet e “ Trepçës”, që në të vërtetë kështu janë krijuar humbjet për ta shkatërruar atë. Edhe Nysret Magjera theksoi se Baza e kapitalit në fondet e Qipros, Greqisë dhe të Francës nëpërmjet të kompanive multinacionale të këtyre vendeve, edhe pse në nazë të Rezolutës së OKB-së Serbia ishte nën embargo, kapitali i “ Trepçës është bartur jashtë Kosovës. Këto kompani nuk kanë angazhuar kapital të vetin. Në mënyrë fiktive e prezantojnë kapitalin që Serbia e ka pasur në botën e jashtme, domethënë në mënyrë të kontrateve fiktive, llogarive fiktive, është paraqitur malli i shitur i “ Trepçës”, ndërsa paratë janë derdhur në kontot e jashtme që i ka pasur Serbia në emër të këtyre firmave dhe po ai kapital është dhënë në formë të kredive, apo formë investive në “ Trepçë”. Në këtë mënyrë “ Trepça” është obliguar të kthejë kapitalin e vet me interes të caktuar, pati thënë ai.
“ Trepça” punonte Beogradi ndërtohej
Miti serb mbi Kosovën, pra, ishte pasuria përrallore e saj. Ky konstatim dëshmohet më të dhëna konkrete që ashiqare i pa tërë bota. Pasi ish- Kryesia e RSFJ-së shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, udhëheqja serbe pa fije turpi të njëjtën metodë filloi ta aplikoj edhe në kolektiva punonjës në mënyrë që të përfitoj sa më shumë para për të mbajtur gjallë regjimin dhe qetësinë politke e shumë më tepër të derdhte mjete në fonde private, që ishin hapur, sidomos në Qipro. Cak i parë i këtij sulmi të vrazhdë në ekonominë kosovare ishte pikërisht “ Trepça”, e cila me kapacitet disponuese të vitit 1989 mbante primatin e prodhuesve më të mëdhenjë. Nuk diti udhëheqja serbe apo deshi që ti fsheh marifetlleqët e veta duke i dëbuar nga puna të gjithë shqiptarët, pa të cilët siç u pa më vonë nuk arriti të bëj asgjë , përkatësisht nuk mundi të eksploatoj minierat e pasura me xehe, pos disa shtyllave mbajtëse, që shërbenin për sigurinë e horizonteve dhe të vetë minierës së Stantërgut.
Deri në vitin 1989 Trepça ishte shtyllë më e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Kosovës, por edhe të pjesëve tjera të ish-Jugosllavisë, ngaqë ky gjigant me 21 mijë e 500 punëtorë arrinte të krijonte mjete të mëdha për vete dhe të tjerët. Dhe nuk duhet harruar protestat e studentëve shqiptar nga viti 1968 kur thonin shtruar se “ Trepça punon- Beogradi ndërton”. Pra, pos ndërtimit të Beogradit me mjetet e Trepçës u ndërtua edhe fabrika e industri të tëra në Serbi, Mal të Zi dhe Vovodinë. Po përmendim fakte për pronësinë e Trepçës jashtë Kosovës:miniera me flotacion “ Rudnik”, Bobo Lubonja, industria e baterive në Sombor, ndër më modernet në Evropë, që janë të aktivizuara në Serbi dhe Vojvodinë dhe dy miniera në Mal të Zi. Vlera e këtij kapitali të investuar kap një shumë të madhe dhe shi për këtë do të ishte më së e domosdoshme që ato mjete të kthehen, sikurse që kontesti gjyqësor ishte duke u zhvilluar rreth minierës së Bllagodatit, e cila ishte shkëputur nga gjiganti kosovar me insistimin dhe mbështetjen e ish- kryetarit vtë Serbisë Dragosllav Markoviqit. Për të gjitha mjetet e investuara ekziston dokumentacioni përkatës, na patën thënë në “ Trepçë” dhe për të gjitha investimet që ka bërë Trepça jashtë Kosovës do të hapen arkivat dhe të dëshmohet qartë se edhe Kosovës do të duhej t’i ktheheshin pasuritë që me djersën e punëtorëve i kishte investuar pa u pyetur në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë e më së shumti në Serbi. Pra, Kosova nuk i ka asgjë borxh Serbisë, përkundrazi ky shtet grabitqar duhet të kthej gjithë atë pasuri të madhe që e ka fal gjigantit kosovar “ Trepçës”.
*XHAVIT ÇITAKU, eshte bashkepunetor i Gazetes “Dielli”

Filed Under: Analiza Tagged With: Miti serb, pasuria e saj, për Kosovën ishte dhe mbeti, përrallore, Xhavit Citaku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT