• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RIBOTOHEN PËR HERË TË PARË KOMPLET INICIALET E VEPËRS ANTIKUAR TË MARIN BARLETIT HISTORIA DE VITA ET GESTIS SCANDERBEGI EPIROTARUM PRINCIPIS

September 19, 2022 by s p

Për herë të parë për studiuesit, historianët dhe lexueist shqiptarë, sjellim në një vend të gjitha inicilat (nistoret) nga libri antikuar i Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis. Vlerat e këtyre nistoreve, roli dhe përbajtja e tyre në vepër. Kur u botua vepra e Marin Barletit dhe kush është botuesi i saj me origjinë shqiptare, Bernardinus de Vitalibus?

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies – Budapest

Hapja e debateve të reja shkencore, ose rizgjimi i atyre që konsiderohen si të mbyllura përgjithmonë ka qenë dhe mbetet një ndër misionet më të vjetra të shkencëtarit me qëllimin që këto debate të nxisin kontribute të reja në shkencë dhe të hapin dyer të reja për hulumtime. Shkencëtari për nga natyra është ai që shikon rrugë e mënyra të reja të trajtimit të një çështje dhe të hapjes së një problemi aty ku syri i një njeriu normal shikon një të vërtetë absolute që nuk ka nevojë dhe mundësi të vihet në pikëpyetje nga asnjë këndvështrim. 

I kësaj natyre është edhe datimi i veprës më të njohur deri më sot për Skënderbeun, dhe pikërisht i asaj të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis. Pavarësisht se asnjë nga ksomblat më të hershme të këtij botimi nuk kanë pasur asnjëherë deri më sot vit botimi, (nëse me këtë rast përjashtojmë ksomblën – inkunabulë nga Bilbioteka ELTE e Budapestit e cila në kolofon dhe në portretin e Gj. K. Skënderbeut ka të shënuar vitin 1493, me gjasmë duhet të jetë vepër falsifikat) është rënë dakord shumica e studiuesve dhe historianëve se botimi më i hershëm i kësaj vepre duhet të jetë bërë diku midis viteve 1508-1510. Debati për këtë datim është konsideruar i mbyllur me këtë aksiomë të pranuar pothuajse nga të gjithë, dhe çdo përpjekje për rihapjen e këtij debati ka dështuar deri më sot për mungesë “provash!”

Duke qenë se viti i botimit të njërit prej librave më të rëndësishëm të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, ka qenë një prej elementeve munguese në të gjitha ksomblat e njohura deri më sot të këtij libri, kjo gjë i ka çuar të gjithë studiuesit dhe historianët ta marrin me hamendësim këtë të dhënë duke e nxjerrë atë në mënyrë të tërthortë nga përmbajtja apo nga elemente të tjera të botimit të tij. Sigurisht që hamendësimet e ndryshme kanë çuar në rezultate të ndryshme disa më kryesoret e të cilave do t’i përmendim në vijim. 

Hamendësimet dhe mendimet kryesore që kanë mbizotëruar për vitin e botimit të veprës së Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis pluskojnë në periudhën kohore prej vitit 1502 [E. Çabej, Kastritotët. Në: Studime gjuhësore. (Botimi i dytë). Prishtinë, 1988, vëll. V, f. 328] deri në vitin 1521-1522 [Aurel Plasari, Arbëria e Skënderbeut dhe Burgundi i Filipit të Mirë. Në: Skënderbeu dhe Europa. Tiranë, 2006, f. 128, ref. 8]. Megjithatë, si vite më të përafërta, për të mos thënë të sakta, kudo janë konsideruar vitet 1508-1510. Kështu shkruhet viti i botimit i kësaj vepre edhe në pothuajse të gjitha katalogjet e bibliotekave evropiane që e kanë këtë vepër në fondet e tyre, megjithëse ka edhe nga ato biblioteka që shënojnë si vit të mundshëm botimi vitet 1506, 1508, 1510, 1520… etj.

Pavarësisht nga sa u tha më sipër, duhet të pohojmë edhe faktin që ka pasur edhe studiues të cilët vitin e botimit të këtij libri e japin jashtë kornizës së sipërpërmendur duke thënë se ky libër mund të jetë botuar edhe në vitin 1493. Këtë informacion, e aktualizon historiani rumun, Francisc Pall, në studimin e tij: Marino Barlezio: uno storico umanista. Në: Melanges d’Histoire Generale. Cluj, 1938, v. II, f. 135-315. 

F. Pall, shkruan se Jovan Popović (Život i viteža kneza Epirskoga Đorđa Kastriota Skenderbega. Opisana Ioannome S. Popovićeme.  Budim, 1828, f. V), dhe Vilmos Fraknói, (A Hunyadiak es a Jagellok kora (1440-1526). Budapest, 1896, f. 667) shënojnë si vit botimi të këtij libri vitin 1493, por duke qenë se ata nuk sjellin ndonjë burim të caktuar për të mbështetur këtë datë, F. Pall e konsideron si gabim vitin 1493. Ky veprim i F. Pallit, deri diku mund të duket i arsyeshëm, sepse përveç këtyre dy autorëve të lartëcekur, të cilët veprat e tyre i kishin botuar në Hungari, të gjithë të tjerët kanë konsideruar si të më të përarfërta vitet 1506-1510. Natyrisht, ka edhe disa hamendësime të ndonjë autori, veçanërisht bibliografi, të pa mbështetura në ndonjë burim të saktë, se viti i botimit mund të lëvizë në mes viteve 1508-1522.

Në historiografinë shqiptare, studiuesi Aurel Plasari është i pari që është marrë seriozisht me analizimin e hamendësimeve për vitin e botimit të veprës të Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, duke e vendosur datën e botimit rreth viteve 1515-1522. Pra, A. Plasari kishte shumë të drejtë për një ndërlikim të kufijve kohorë të botimit të librit të M. Barletit. Në fakt, nuk ishte i pari Norton (F. J., Norton, Italian printers, 1501-1520. An Annotated list, With an introduction by F. J. Norton, under-Librarian, University Library Cambridge. London: Bowes and Bowes, 1958) ai që shënoi në f. 104, të studimit të tij, vitin 1522, sepse një gjë tillë e kishte bërë shumë më herët, përkatësisht në vitin 1909, Prince d’Essling (Les Livres a figures Vénitiens de la fin du XVe Siècleet du Commencement du XVIe. (Études su l’Art de la Gravure sur bois a Venise). Seconde Partie. Ouvrages impromés de 1501 à 1525. FLORENCE: Libraire Leo S. Olschki 4, Lungarno Acciaioli; PARIS: Libraire Henri Leclerc 219, Rue Saint-Honoré, 1909), i cili në blenin e dytë të vëllimit të dytë të veprës së tij (vëll. II/2) f. 527, shënon si vite të mundshme botime periudhën kohore 1508-1522.

Inicilat (nistoret) në veprën antikuar të Marin Barletit: Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis

Iniciali (nga latinishtja initialis – nistore) paraqet grafemën e parë në fjalë. Në artin grafik, iniciali është grafemë që dallohet për nga madhësia, forma, stili, dekorimi dhe përmbajtja e cila zakonisht vendoset në fillim të kapitullit, të një kryerrreshti apo pjese kryesore të tekstit ose dorëshkrimit. Në tekst, është shenjë dalluese për nga madhësia sepse të paktën shtrihet në dy e më shumë rreshta, ndërsa për nga forma është krejtësisht tjetër nga grafemat e tekstit normal, sepse ka stil të veçantë dhe dekorime të ndryshme qofshin ato floreale, simboleve të caktuara, të njerzve, kafshëve, shpezëve etj të cilat domosdoshmërisht janë të lidhura me fjalën, fjalinë apo përmbajtjen e tekstit qoftë faqes apo kapitullit përkatës ku vendoset iniciali. Si dekorim stilistik dhe përmbajtësor është pjesë e pandashme e tekstit, ku së bashku me miniaturën, marginat dhe interpunktimin përbëjnë librat e iluminuar.

Deri me sot, iniciali (nistorja), më i lashtë i njohur (me elementet dhe përmbajten e tij sipas rregullave të njohura ndërkombëtarisht) është ai nga gjysma e parë e shekullit VIII nga një dorëshkrim që ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Rusi. Zhvillimi i inicialit është i ndryshëm varësisht nga kushtet dhe rrethanat përkatëse ku është krijuar qoftë dorëshkrimi apo libri i shtypur, i ndikuar edhe nga shkollat të cilat e kanë praktikuar atë në punën krijuese të veprimtarisë së tyre.

Inicilai është i njohur edhe në dorëshkrimet që u krijuan në territorin arbëror-shqiptar i cili ruan karakteristika të veçanta të kohës dhe shkollës e cila e krijo dhe praktoi atë. Poashtu, edhe te dorëshkrimet që u shkruan nga scribes të ndryshëm shqiptarë e jo shqiptarë jashtë Shqipërisë, në mesjetë,  iniciali është praktikuar dhe është pjesë e pandarë e tyre. Shembulli ilustrues më i bukur me këtë rast është dorëshkrimi i “Statuteve të  Drishtit” nga viti 1468, ku në fillim të dorëshkrimit në inicilain (nistoren) “P” është vënë portreti më i vjetër i njohur deri me sot i një figure të shquar shqiptare, ai i Pal Engjëllit.

Natyrisht edhe te librat më të hershëm të botuar, inkunabulat, që kanë për autorë shqiptarët Marin Bechicemi-n dhe Michael Marullus Tarchaniot-in etj, e deri te libri i Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, inicialt (nistoret) janë përdorur nga botuesit e tyre në funksion qoftë dekorativ, qoftë përmbajtësor apo stilistik ngjashëm me të gjitha veprat e kohës. 

Në vepërn e Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, botuesi-shtypëshkruesi ka përdorur gjithsej 15 iniciale dekorative. Nga këto 15 inicilae 3 na përsëriten në grafemat: “Q, P dhe D,” nga dy herë dhe janë krejtësisht identike, ndërsa inicilaet në grafemat “Q” dhe “P” gjenden edhe në një rast tjetër, por të ndryshme nga dy herët e para. 

Ndryshimi në dimensionet e inicialeve në ksomblat e librit antikaur të Marin Barletit, Histori e Skenderbeut, që kemi konsultuar deri me sot (gjithsej 34 të tilla) varion prej 0.5 cm deri në 1cm, gjë që  sipas mendimit të botuesve të sotëm, le të kuptohet, se kemi të bëjmë të paktën me tre botime të ndryshme të kësaj vepre. 

Nga 15 inicalet te vepra e M. Barletit, vetë iniciali i parë është origjinal, përkatësisht i botuar për herë të parë, kurse 14 inicialet e tjera janë të botuara në veprat e mëhershme të botuara nga shtypëshkruesi Vitalibus.

Dimensionet e inicialeve (nistoreve) të cilat i gjemë më së shpeshti te libri antikuar i M. Barletit, në 23 raste, janë:

  1. f. 1r: 5.3 x 5.4 cm
  2. f. 2r: 4.1 x 4.6 cm 
  3. f. 14r: 2.8 x 2.8 cm
  4. f. 28v: 3.2 x 3.2 cm
  5. f. 41r: 3.2 x 3.2 cm
  6. f. 52v: 3.4 x 3.4 cm
  7. f. 65v: 3.2 x 3.3 cm
  8. f. 74v: 2.7 x 2.8 cm
  9. f. 75r: 3.8 x 3.2 cm
  10. f. 98r: 3.2 x 3.3 cm
  11. f. 109r: 3.3 x 3.3 cm
  12. f. 122r: 3.3 x 3.2 cm
  13. f. 132r: 3.3 x 3.2 cm
  14. f. 151r: 3.3 x 3.2 cm
  15. f. 156r: 3.4 x 3.3 cm

Përmbajta e inicaleve në në librin antikuar të Marin Barletit: Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis

Në inicialin e parë (f. 1r /I./ është paraqitur i ashtuquajturi “Portret i Marin Barletit” me disa dekorime të varfëra floreale, por në sfond me një kështjellë. Në inicialet e dytë, f. 2r /II/ është paraqitur një moment biblik, përkatëisht një drague dhe tre figura engjush, njëri brenda grafesëm së “P”. Ndërsa në inicialin e tretë, f. 14r /XIIII/, që njëherësh është edhe iniciali me dimensionet më më të vogla në këktë vepër është paraqitur një engjëll brenda rrethit të grafemës “Q” ku e shoqërojnë kokat e katër engjujve tjerë. Dy inicialet në vijim ato të f. f. 28v /XXVIII/ dhe 41r /XLI/ kanë dekorime të thjeshta floreale. Iniciali në f. 52v /LII/, paraqet figurat e dy personave dhe është më përmbajtësori në vepër si për nga stili, porosia dhe dekorimet. Në të gjitha inicilat tjera në vijim, pos në ato të f. f. 109r /CIX/ dhe f. 156r /CLVI/ ku kemi pos dekorimeve floreale edhe paraqitjen e dy zogjve, ka vetëm dekorime floreale mjaft të varfëra. 

Kush ështëBotuesi i veprave të Barletit, Bernardinus de Vitalibus dhe kur e fillon aktivitetin botues 

Botuesi i veprës së Barletit ishte Bernardinus de Vitalibus, njëri nga vëllezërit de Vitalibus që ndryshe njiheshin edhe si Albanesoti. Hulumtimet shkencore për veprimtarinë e këtij botuesi na çuan në rishikimin e gjithë aktivitetit botues të vëllezërve de Vitalibus, (Bernardins dhe Matheus) dhe në gjetjen e fakteve të reja në lidhje me aktivitetitin botues të tyre në kapërcyellit të shek. XV dhe të fillimshekullit të XVI. 

Në të gjitha bibliografitë dhe katalogjet e specializuara të autorëve me eminentë botërorë thuhet se vëllëzërit de Vitalibus e kanë filluar aktivitetin e tyre botues jo më herët se në vitin 1494. Në shumë prej këtyre bibliografive dhe katalogjeve thuhet madje që ata e kanë filluar këtë aktivitet rreth vitit 1501. Me sigurinë më të madhe, ne mund ta korrigjojmë datën e deritanishme të fillimit të veprimtarisë botuese të Bernardinus de Vitalibus, nga viti 1494, si vit i fillimit të shtypshkrimit të librave nga ky botues në vitin 1480. 

Në vitin 1480, Bernardinus de Vitalibus botoi inkunabulën e autorit: Arnaldus de Villanova: Regimen sanitatis Salernitanum. Venetiis: Bernardinus de Vitalibus 1480, e cila ruhet në fondet e bibliotekës së Vienës “Bibliothek des Instituts für Geschichte der Medizin an der Universität Wien“ me signaturë JB 6402. Kjo është njëra nga 16 inkunabulat që ruhet në fondet e “Bibliothek des Instituts für Geschichte der Medizin an der Universität Wien“ dhe njëra nga gjashtë inkunabulat e kësaj biblioteke që janë shtypur në Venedik. Informacionin e parë për ekzistencën e kësaj inkunabule e kemi shënuar nga: Georgii Vvolfgangi Panzer, Annales typographici… Norimbergae, Bibliopolae, 1745, vëll. III, f. 158, nr. 464, për ta përforcuar me vonë edhe me linkun: http://www.b2i.de/fabian?Geschichte_Der_Medizin_(Wien) 

I përshkruam jo pa qëllim deri në hollësi informacionet për këtë inkunabulë, edhe pse në dukje duken jo shumë e rëndësishme për ne! Rëndësia e veçantë e këtij konstatimi dhe konfirmimi është se botuesi i veprës së Marin Barletit, Historia de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis, ishte tashmë një botues me shumë përvojë kur botoi veprën e Barletit. Ai e kishte filluar aktivitetin e tij botues që në vitin 1480, dhe para vitit 1494 kur mendohet nga historiografia e deritanishme të ketë filluar këtë akvititet ai kishte botuar edhe dy inkunabula të tjera. Inkunabula e dytë është ajo e John Estwood, Summa astrologlae judiclalis. Venice: Bernardinus de Vitalibus, 1489, (për më shumë informacion shih: Stillwell, R. 72.), ndërsa inkunabula e tretë është me autor: Fran Lucijan Gundulić, Baptistinus. Venetiis: Bernardinus de Vitalibus, 1490, dhe ruhet në Biblioteken Kombëtare dhe Universitare të Zagrebit, sektori i inkunabulave, dorëshkrimeve dhe librit të rrallë. 

Gjatë veprimtarisë së tij si shtypëshkrues-botues (tipograf), për 56 vite me radhë, B. Vitalibus botoi 152 tituj të njohur deri me sot. Për ta disponojmë të dhëna të sakta, si për vendndodhjen, bibliotekën, arkivin ose koleksionin privat të tyre, poashtu /signaturën/ dhe të dhëna të tjera, si titullin, kopertinat, frontespicet, kolofonët, ilustrimet, inicialet, gravurat, portretet… etj. Prej këtyre 152 titujsh, 74 janë inkunabula të botuara deri më 31 dhjetor të vitit 1500, dhe sipas vitit venedikas deri më 31 mars të vitit 1501. Të gjitha këto inkunabula si dhe pjesa tjetër prej 78 titujsh të librave antikuarë-rarae nga viti 1500 deri më 1536 (kur Vitalibus botoi edhe librin e fundit) janë të ruajtura në biblioteka e arkiva të ndryshme. 

Siç vërehet Bernardinus de Vitalibus ka botuar një numër të jashtëzakonshëm inkunabulash, 73 tituj, dhe diçka më shumë libra antikuarë, ku 4 nga këto nuk kanë vit botimi, por kanë vendin e botimit. Nëse shohim numrin e veprave të botuara sipas viteve, qofshin ato inkunabula apo libra të rrallë-antikuarë do të kishim këtë pasqyrë: trembëdhjetë herë boton nga një titull në vit, përkatësisht në vitet: 1480, 1489, 1490, 1493, 1513, 1514, 1517, 1518, 1523, 1524, 1526, 1532, 1534; ndërsa shtatë herë boton dy tituj në vit: 1495, 1506, 1509, 1522, 1529, 1533 dhe 1536; kurse tre tituj në vit ka botuar pesë herë dhe përkatësisht në vitet 1504, 1519, 1521, 1531 dhe 1535; ndërsa katër herë në vit botoi katër tituj: në vitet 1503, 1505, 1507 dhe 1525; po ashtu shtatë tituj ka botuar katër herë në vitet 1494, 1499, 1502 dhe 1508; ndërsa tetë tituj ka botuar vetëm një herë, në vitin 1501. Vitet më të frytshme të veprimtarisë botuese-shtypëshkruese të B. Vitalibusit kanë qenë viti 1500 kur boton njëzetë e gjashtë inkunabula dhe kulmin e arriti në vitin 1498 kur botoi njëzetë e tetë inkunabula, ndërsa për katër tituj siç cekëm më lart, nuk dihet viti i botimit. 

Megjithatë ka pasur vite kur Bernardinus de Vitalibus nuk ka botuar asnjë titull. Të marra së bashku këto vite shtrihen në periudhën nga viti 1480 deri në vitin 1536 dhe janë gjithsej njëzet e dy vite, të cilat janë si vijon: 1491, 1492, 1496, 1497, 1510, 1511, 1512, 1515, 1516, 1520, 1527, 1528 dhe 1530. Nuk kemi ndonjë informacion për arsyet e mungesës së aktivitetit botues në këto vite, por mund të supozojmë se njëra ndër pengesat për këtë kanë qenë lëvizjet e shpeshta nëpër qytete të ndryshme italiane ose shtërngesat financiare, edhe pse Bernardinus de Vitalibus, botonte vepra të autorëve shumë të njohur të kohës së tij, apo vepra të autorëve klasikë.

Në të gjithë titujt e inkunabulave dhe librave të rrallë-antikuarë që kemi konsultuar ne, por edhe nga literatura e shumtë e shfrytëzuar, kemi saktësuar mënyrën se si firmoste B. Vitalibus në librat që shtypte vetë. Këto forma janë: B. de Vitalibus; B. V.; Bernardin di Venezia; Bernardin Vinitian; Bernardini de Vitalibus; Bernardino da Veneto; Bernardino da Venezia; Bernardino de Vidali; Bernardino di Vitale; Bernardino di Vitalli; Bernardino Veneto de Vitalibus; Bernardino Veneto; Bernardinus Venetus; Bernardino Veneziano; Bernardinus de Vitalibus; Bernardino Vitale; Bernardino Vitale; Bernardinus Albenesotus; Bernardinus de Vitalibus; Bernardinus Venetus de Vitalibus; Bernardinus Venetus; Bernardinus Vitalis dhe në vitin 1498 firmoset: Bernardinvm et Mathevm Venetos. Qvi vvulgo dicvntvr li Albanesoti... Përveç firmosjes me grafema, ne shume raste, B. Vitalibus, firmoste edhe ane te simboleve-figurave të veçanta. Deri tani na janë të njohura 6 mënyra të tilla të firmosjes, tre në inkunabula dhe tre të tjera në libra të rralle-antikuare.

Ecejaket e B. Vitalibusit nga Venediku në Romë e anasjelltas dhe në qytete të tjera italiane janë të dokumentuara saktësisht. Siç e cekëm edhe më lart, veprimtaria botuese Bernardinus de Vitalibus, filloi në vitin 1480 në Venedik, ku mesa duket shtypi të gjitha inkunabulat e tij. Në vitin 1493 ka mundësi të ketë qenë në Romë për pak kohë, por në nëntor të po atij viti kthehet përsëri në Venedik ku qëndroi deri në korrik të vitit 1507; në shtator të vitit 1507 e gjejmë përsëri në Romë, ndërsa në nëntor po të vitit 1507 kthehet përsëri në Venedik ku qëndroi deri në qershor të vitit 1508; në fund të qershorit të viti 1508, kthehet në Romë ku qëndron deri në fund të nëntorit, për të shkuar në dhjetor po të vitit 1508 në Napoli; në shkurt të vitit 1509, kthehet prapë në Venedik për të qëndruar aty deri në dhejtor të vitit 1515. Në Romë e gjejmë po ashtu gjatë vitit 1516, përkatësisht nga janari deri në dhjetor. Ndërsa në fillim të vitit 1517 e gjejmë në Venedik, ku qëndroi deri prill të vitit 1521. Në Rimini e gjemë në dhjetor të vitit 1521, ndërkohë që në Romë qëndroi gjatë tërë vitit 1522, përkatësisht nga fillimi i janarit e deri në fund të dhjetorit. Përfundimisht kthehet në Venedik në janar të vitit 1523 ku qëndroi derisa vdiq në vitin 1539. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Musa Ahmeti

ZBULOHEN DORËSHKRIMET AUTOGRAFE TË VËLLËZËRVE GRIM

September 12, 2022 by s p

Dr. Musa Ahmeti 

Center for Albanian Studies – Budapest

Në botën e shkencës, kulturës dhe gjermanistikës, lajmi për gjetjen e nëntë vëllimeve të botuara të “Deutsches Wörterbuch” me shënime dhe plotësime autografe të vëllezërve Wilhelm (1786-1859) dhe Jakob (1785-1863) Grimm ishte sensacional dhe përbënte një ngjarje të jashtëzakonshme. Dorëshkrimet arriti t’i zbulojë studiuesi i gjermanishtes, Alan Kirkness nga Zelanda e Re, pas një pune kërkimore prej mëse 30 vjetësh.

Vëllimet me dorëshkrime u zbuluan në sektorin e dorëshkrimeve dhe të librit të rrallë, në Bibliotekën Jagiellone të Krakovit, në Poloni, bibliotekë kjo shumë e pasur, me mëse katër milionë libra dhe dorëshkrime të ndryshme në shumë gjuhë të ndryshme.

Të nëntë vëllimet e “Deutsches Wörterbuch” ishin botuar nga botuesi Salomon Hirzel, në dy kolona për një faqe, ku secila kolonë kishte numrin e saj, me margina të gjëra, të cilat ishin lënë qëllimisht autorëve /vëllëzërve Grim/ për të bërë korrigjime dhe plotësime, pasi këto ishin exemplarët e parë të kësaj kryevepre, për të cilën për vite ishte menduar se ishin të humbur. /Si ilustrim sjellim dy raste që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar, atë të tetë vëllimeve të “Illyricum Sacrum” të cilat po ashtu me shënime në margina me autografë të Jakob Koletit, ruhen në Bibliotekën Marciana të Venedikut dhe rasti tjetër, dy vëllimet e  “Acta Albaniae…” me autografe të Millan Sufflay, ruhen në Arkivin Shtetëror Kroat të Zagrebit/.

Që nga viti 1898, vëllimet e “Deutsches Wörterbuch” ruheshin në Bibliotekën Shtetërore të Prusisë në Berlin. Nga frika e shkatërrimeve të luftës së dytë botërore, vëllimet e “Deutsches Wörterbuch” së bashku me dorëshkrime dhe libra të tjerë të rrallë, dërgohen për ruajtje në manastirin Grüssau, ndërsa pas vitit 1945, qeveria polake i shpall ato si pronë shtetërore, duke i bartur në Bibliotekën Jagiellone të Krakovit, ku ruhen edhe sot.

Nga shënimet në margina të cilat janë autografe të vëllëzëve Grim, priten mendimet e studiuesve, shkencëtarëve dhe gjermanistëve, veçanërisht të leksikografëve për vlerën dhe rëndësinë e këtyre shënimeve të bëra nga dy themeluesit e gjermanistikës moderne.

Nuk ishte i vetmi studiuesi Alan Kirkness në kërkim të vëllimeve të dorëshkrimeve të vëllezërve Grim. Gjermanistë, studiuesë e historianë të shumtë, kishin kërkuar për vite të tëra në biblioteka të Gjermanisë, sidomos në Bibliotekën Kombëtare të Berlinit, por edhe në biblioteka e arkiva të ndryshme, pa pasur rezultate konkrete. Megjithëse bashkëpunimi midis studiuesve që kërkonin dhe predispozitës për të ndihmuar nga bibliotekat dhe arkivat ishte maksimal. Në mënyrë krejt të papritur, në shtator të vitit 2005, një bashkëpunëtore e Bibliotekës Jagiellone të Krakovit bëri të ditur se vëllimet me dorëshkrimet aq të kërkuara mund të shfrytësoheshin nga gjermanistët, studiuesit dhe historianët, pasi ishte bërë restaurimi i tyre dhe se ato ruheshin në “Sektorin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Jagiellone.” Biblioteka Jagiellone lajmëroi zyrtarisht të gjitha institucionet e interesuara në Gjermani, si p.sh. Bibliotekën Kombëtare në Berlin, Qendrën Kulturore të Prusisë, Museun e Vëllezërve Grimm në Kassel etj. në lidhje me këtë gjetje kaq të rëndësishme të këtyre dorëshkrimeve.

Dihej tashmë që më parë që Wilhelmi dhe sidomos Jakob Grimi i kishin përdorur exemplarët e parë të vepërs së tyre “Deutsches Wörterbuch” si model pune, duke bërë në to shënime dhe ndryshime në marginat e faqeve. Nga këto shënime mund të zbulohet lehtë metoda e tyre e punës në leksikografi. Kështu të nëntë vëllimet mund të shërbejnë edhe si një përgatitje e dytë për botimin e “Deutsches Wörterbuch.” Ajo që është befasuese në këto shënime, është që bien poshtë disa hipoteza që ishin krijuar për shkrimin që përdornin vëllezërit Grim. Në përgjithësi Wilhelmi përdorte shkrimin latin /grafemat latine/, por krahas tij ai përdorte edhe shkrimin gjerman /grafemat gotike/ kur dëshironte të shënonte fjalët që do të dilnin në kursiv me rastin e  botimit të fjalorit. Një surprizë tjetër është që krahas dorëshkrimit “autograf” të Wilhelmit, në dorëshkrim gjenden edhe dorëshkrime të disa duarve tjera, njëri prej të cilëve është ai i botuesit Salomon Hirzel. Nga prania e këtyre dorëshkrimeve të disa duarve të tjera /disa scribes-ve/, mendohet që në dorëshkrim duhet të kenë punuar disa persona.

Të nëntë vëllimet e “Deutsches Wörterbuch,” fillimisht kishin qenë në Bibliotekën Mbretërore të Berlinit, ku ishin dorëzuar në vitin 1898 nga djali i Wilhelm Grimit, Hermani, me informacionin që dy vëllimet më me shumë faqe, ishin dorëshkrimi “autograf” i Wilhelm Grimit, ndërsa shtatë vëllimet e tjera ishin dorëshkrim “autograf” i Jakob Grimit. Sistemini në vëllimet e Wilhelm Grimit është sipas katalogjeve të vjetër të Bibliotekës Kombëtare të Berlinit, nga A deri në C = vëllimi I, nga D deri në E = vëlllimi II. Vëllimet e Jakob Grimit janë gjithashtu sipas të dhënave të katalogjeve të vjetër: nga A deri në FROMM, dhe mungojnë vetëm disa pjesë të vogla të fundit që ai i ka përpiluar më vonë.

Për të shmangur konfuzionin për të identifikuar cilat janë vëllimet për të cilat bëhet fjalë si exemplarë dorëshkrimesh, më poshtë sjellim disa shënime identifikuese me numrat e faqeve – kolonave përkatëse ku janë bërë korrigjimet dhe shënimet nga ana e vëllëzërve Grim:

Exemplari dorëshkrim i Wilhelm Grimmit: 

Vëll. I, A-C 

kolona 33-36, 769-770, 769-770, 1-10, 41, 44-48, 57-64, 49-92, 94-95, 97-1552, 1557-1560, 1553-1556, 1561-1824, 1-612, 609-612, 613-640 + 1 fletë ms. para kolonës 7692).

signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 33. 

Vëll. II, D-E

 kolona: 641-780, 777-780, 781-784, 781-784, 777-968, 961-964, 961-968, 965-1000, 1101-1124, 1025-1712, 1-96, 89-1096, 1053-1060, 1105-1208 + 3 fletë ms.: në fillim, pas kol. 964 -1496).
signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 34.

 
Exemplari dorëshkrim i Jakob Grimmit: 

Vëll. I, A- Biermolke [Leipzig 1854]

kolona: I-XCII, 1097-1100, 1-912 + 1 ilustrim. + 9 foto dorëshkrim në fillim pas kolonës: 

LXXXIV, LXXXVIII, 4, 212, 376, 604, 724, 913-1824. 

signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 35. 

Vëll. II, Biermörder-Decher [Leipzig 1860]

kolona: I-XVIII, 1-880 + 3 fletë, dorëshkrimi pas kolonës 332, 696, 836, 881-1776. 

signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 37.

Vëll. III, E-Forsche [Leipzig 1862]

kolona: I-VIII, 1-36, 1 fletë. 37-944 + 1 fletë, dorëshkrimi pas kolonës 116, 234, 266, 345, 1116-1640.

signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 39.

Filed Under: ESSE Tagged With: Musa Ahmeti

ZBULOHET NJË GRAFIKË E PANJOHUR DERI MË SOT E GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT

September 5, 2022 by s p

ab-1001

“Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjesimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë se në fillim, ai është ngritur në qiell prej admiruesve të tij; pastaj është dërrmuar në mënyrë të pamëshirshme prej kritikuesve të tij; dhe, më në fund, është nxjerrë përsëri në shesh, nga varri, me durim, me mundim dhe me mëshirë është vënë në vendin që i takonte prej historianëve të arsyeshëm, që s’kanë qenë verbuar as prej fanatizmit të admiruesve të heroit, as prej tërbimit të kritikuesve të tij“.

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanians Studies – Budapest

Studimet dhe hulumtimet shkencore për epokën e Skenderbeut, çdo ditë e më shumë po japin rezultate të reja në fusha dhe lëme të ndryshme, për të cilat më parë nuk kishte fare njohuri. Është deri diku e çuditshme që nëpër arkiva e biblioteka shtetërore e private, muze e koleksione të ndryshme të ruhen thesare kaq të çmuara, të panjohura dhe të pabotuara deri më sot. 

Është vështirë të gjenden personalitete të tilla të shquara nga e kaluara, për të cilët të jetë shkruar aq shumë dhe në vazhdimësi, qoftë në fushën e historisë, të krijimtarisë letrare e artistike, në fushën e studimit të artit luftarak, diplomacisë, etj. si për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun! 

Shkrimet e para për të datojnë që nga mesjeta, dmth. menjëherë pas vdekjes së tij, ku autorë të ndryshëm, i thurnin himne lavdërimi trimërisë dhe veprës së tij madhështore, ngase ai nuk u përkul asnjëherë, as para ushtrisë së panumërt osmane, dhe as para asaj venedikase, të cilave me forcën e shpatës dhe mjeshtërinë e artit luftarak, u tregoi se lufta për liri dhe mbrojtje kombëtare është e shenjtë dhe nuk njeh sakrifica të tepërta. Vepra e tij luftarake u bë shembull për shumë popuj të tjerë, të cilët luftuan gjatë shekujve për liri dhe çlirim kombëtar. “Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjesimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë se në fillim, ai është ngritur në qiell prej admiruesve të tij; pastaj është dërrmuar në mënyrë të pamëshirshme prej kritikuesve të tij; dhe, më në fund, është nxjerrë përsëri në shesh, nga varri, me durim, me mundim dhe me mëshirë është vënë në vendin që i takonte prej historianëve të arsyeshëm, që s’kanë qenë verbuar as prej fanatizmit të admiruesve të heroit, as prej tërbimit të kritikuesve të tij“. (Fan Noli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, f. 35)

Sipas disa historianëve, studiuesve dhe shkencëtarëve të fushave të ndryshme, studimet për epokën dhe personalitetin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut kanë arritur kulmin, dmth. fjalën e fundit! Një mendim i tillë, në shikim të parë, duket sikur ka mbështetje, nëse shikojmë publikimet e ndryshme, të shumta, të bëra në gjuhë të ndryshme; monografi të specializuara, duke filluar nga fundi i shekullit të XV-të e deri në ditët e sotme; botime të dokumentave, edhe pse të pjesëshme, bibliografi pothujase shteruese si dhe dalja në dritë e të dhënave nga më të ndryshmet, qofshin ato private, për jetën e Skenderbeut ose ato të epokës së tij: portrete, medaljone, vula, shpata të ndryshme, përkrenare, monedha floriri, dorëshkrime, dokumente origjinale, piktura, skulptura, grafika… etj.

Megjithatë, përkundër gjithë këtyre momenteve të përmendura, mendojmë se, mendimet e lartëcekura, as për së afërmi nuk qëndrojnë. Për të nxjerrë një përfundim të tillë, na mundëson puna sistematike hulumtuese shumë vjeçare, nëpër arkiva e biblioteka anëkënd Evropës, ku ruhen gjëra me vlera të jashtëzakonshme për historinë e Shqipërisë dhe personaliteve të ndryshme shqiptare, ndër to edhe për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Edhe pse shumë i njohur dhe tepër i trajtuar në historiografi, në fushën e krijimtarisë letrare dhe gjini të tjera, personaliteti i Skenderbut, ende është enigmatik dhe jo i ndriçuar sa duhet.

Për një argumentim të tillë, mund të sjellim si ilustrim, grafikën e Gjergj Kastritotit Skenderbeut që ruhet në fondin e grafikave të Arkivit Shtetëror Kroat në Zagreb, në signaturën HDA, Grafička zbirka, nr. 732, e punuar me bojë të zezë, në letër kartoni të bardhë, gjysmë të fortë me dimensione brenda kuadratit: vertikalisht: 27.5 cm horizontalisht: 19.4 cm ndërsa dimensionet e vetë portretit janë: vertikalisht: 19.6 cm horizontalisht: 19.4 cm, të cilën e konsultuam në mesin e muajt prill të këtij viti.

Në grafikë Skenderbeu, paraqitet paksa në profil i kthyer në të majtë dhe është vetem pjesa e kokës pa trup. Kokën e ka tullace, mban një mjeker të gjatë, të valëzuar, sy të mbyllur. Hunda ka formën e “hundë shqiponjës”. Portreti është i futur në një kornizë katrore, me vija të dyfishta, të theksuara. Poshtë kornizës, ka të shënuar me laps plumbi: 1580. Scanderbeg. Sb. XX. 358234. Në kurriz të portetit [verso] lartë në të majtë, ka këto shënime me laps plumbi: Türken Portr. Mappe 53301. Në mes të faqes, po në verso, është vula e Arkivit Shtetëror Kroat. [Hrvatski Državni Arhiv. Grafička zbirka. Inv. Br. 732].

Poshtë portretit është ky tekst:

WARE CONTRAFACTVR, DES SCANDER BEEG IN DER PROFINZ. BOSSEGA WELCHEN HERR GEORG GRAF ZV SERIN ALS AVFF SOLCHERRAIS OBRISTER DEN XXX SEPTEMBRIS. IM M.D.LXXX IAR SAMBT ANNDERN MER FVRNEMEN TVRCKEN. DERN IN ALLEM VBER IIIIM.GEWESEN AVS DEN SELBEN ABE BIS VBER. CCC. ERLEGT VND GEFFANGEN.

Përkthimi në gjuhën shqipe do të ishte:

Kontrafaktur e vërtetë e Skenderbeut në provincën e Pozhegës, të cilën [e kishte me vete] zoti kont Gjergj Zrinski, oficer i lartë kur udhëtoi si i tillë më 30 shtator. Në vitin 1580 ishte bashkë me shumë turq të tjerë të shquar. Ata ishin mbi 4.000, nga të cilët ai vrau dhe zuri rob mbi 400.

Theksojmë se teksti në gjuhën gjermane është i shekullit të XVI, kështu që është mjaft i vështirë dhe nuk është i lehtë për përkthim. Në disa raste kemi qenë të detyruar të vëmë fjalë të reja për të pasur një kuptim logjik teksti. Këto fjalë i kemi vënë në kllapa katrore dhe shkrim kursiv.

Përkundër kërkimeve të shumta, ne nuk kemi arritur të sigurojmë asnjë të dhënë për autorin e mundshëm të grafikës. Siç e thamë kjo grafikë ruhet në Arkvin Shtetëror Kroat që nga mesi i shekullit XVII, por nuk ka shënime se si ka arritur aty. 

Gjergj Kastrioti Skenderbeu si njëri prej prijësave më të njohur të shekullit të XV-të që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është radhitur në mesin e heronjve më të nderuar të rilindasve kroatë. Ai do të konsiderohet si heroi më popullor i popujve të Ballkanit, i cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe të Evropës. Pjesa më e madhe e rilindasve kroatë, do ta e ngrinin lart figurën e Skënderbeut dhe luftën e tij, në veprat e tyre letrare, por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të shumtë gazetash, etj. Në të, ata shohin rrebelimin, qendresën, luftën e drejtë dhe të pakompromis kundër zgjerimit Osman në Ballkan dhe mënyrën e vetme të kundërvëniës, sepse në atë kohë, ende ishte aktuale Perandoria Osmane dhe bashkimi kombëtar e ndërkombëtar, për një qëllim të përbashkët, lirinë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar! Mund të pohojmë, se figura e Skënderbeut ka luajtur një rol shumë pozitiv, në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijes dhe të ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat. Vetë fakti se konti Gjergj Zrinski e kishte me vete grafikën e Skenderbeut tregon se Skenderbeu është konsideruar si idhull në luftë kundër turqëve, dhe reliketet e grafikat e tija janë mbajtur si objekte fatësjellëse në luftë. Konti Gjergj Zrinski ishte një ndër figurat më të rëndësishme të asaj periudhe në luftërat e kroatëve kundër osmanëve, deri në vitin 1603 ishte edhe ban i Kroacisë, Dalmacisë dhe Sllavonisë nën perandorinë Austrohungareze. 

Pra, në Kroaci, pos kësaj grafike, ruhen edhe objekte të tjera me vlera shumë të veçanta për Gjergj Kastriotin Skënderbeun si medaljoni i Skenderbeut nga viti 1449, letra të dala nga kancelaria e Skënderbeut si dhe katër vula origjnale, një shtetërore ajo e madhja dhe tre të vogla, përkatësisht ajo private e tij; dorëshkrime ku trajtohet jeta dhe vepra e tij, p.sh. ai i Shibenikut, Sinjit, Zagrebit, etj, krijime letrare, drama e Sakcinskit, etj., etj. 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Musa Ahmeti

ARBËRESHI PAPAS GAETANO PETROTTA PËR GJËNDIE E STUDIMEVE MBI LITERATURËN ITALO-ARBRESHE

August 27, 2022 by s p

Portret i Papap Gaetano Petrottes
Ilustrim, nje nga veprat e prof. Petrottes
Vepra e fundit e prof. Petrottes

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies – Budapest

Në diasporën e vjetër dhe atë të re shqiptare kanë jetuar e jetojnë personalitete të jashtëzakonshme krijuese e studiuese të fushave të ndryshme të shkencës dhe dijes. Kontributi i tyre jo gjithmonë vlerësohet dhe renditet në vende meritore. Rast specifik janë Arbëreshët e Italisë, nga ku kanë dalë figura dhe personalitete të nderuara shkencore, politike, ekonomike, mjekësore dhe studiues të patejkaluar edhe në ditët e sotme të historisë e në veçanti të albanologjisë. Po t’i shënonim të gjithë, do krijohej një rend i gjatë dhe do rrezikonim të harronim pa dashje ndonjërin. Kësaj radhe po sjellim një studim të Prof. Papas Gaetano PETROTTËS të cilin e kemi nxjerrë nga: “Mâ i Pari Kuvend i Studimeve Shqiptare /Il Primo Convegno di Studi Albanesi/. Tiranë, 9-13 Prill 1940-XVIII, f. 23-32.” Nuk kemi bërë ndërhyrje në shkrimin origjinal autorial të Prof. Papas Gaetano Petrottës, duke ruajtur me besnikëri grafinë, formën e të shprehurit e tij, karakteristikë e kohës në të cilën jetoi.

KUSH ISHTE PAPAS GAETANO PETROTTA?

Papas Gaetano Petrotta lindi në Piana degli Albanesi (Hora e Arbërshëve) më 18 qershor 1882. Ishte fëmija i tretë i një familje të madhe arbëreshe. I ati ishte Salvatore, ndërsa e e ëma Marianna Bennici. Kishte një motër, Katerinën dhe pesë vëllëzër: Rosolinon, Viton, Giovannin, Antonion dhe Filippon. Mësimet i bëri në Seminarin italo-shqiptar të Palermos. Si student i teologjisë kishte fituar Medaljen e artë për letërsi italiane, greke dhe latine. Shugurohet meshtar të Shtunën e Shenjtë në vitin 1907 nga arbëreshi imzot Pal Skiori, në Katedralën e Horës së Arbëreshëve. Më 1913 u diplomua për letërsi me rezultate të shkëlqyeshme në Universitetin e Palermos me tezën Fonetika krahasuese e gjuhës shqipe. /Fonetika comparata della lingua albanese/, një studim ky me vlera të mëdha dhe prurje të reja në fushën e albanologjisë. Në 1912 bashkëpunoi me Rivista dei Balcani ku botoi esenë kritike: Catechismo albanese  del  sec.  XVII  e Cenno  storicodelle  Colonie  albanesi  di  Sicilia  e  lorocondizioni, që ishte botimi i parë në fushën e albanologjisë. Nga viti 1912 deri në maj të vitit 1915 ishte bashkëpunëtori kryesor i ipeshkvit /peshkopit/ arbëresh Imzot Paolo Schirò në të përjavshmen shqipe Fiala e t’in’Zoti me përkthime shumë cilësore dhe të vlerësuara lart, ku dallohet sidomos përkthimi i Dhiatës së Vjetër. Në vitin 1913 botoi: L’Albania e gli Albanesi nella crisi Balcanica. Bashkëpunoi me revistat e Grottaferratës: Roma e l’Oriente dhe Bollettino della Badia Greca di Grottaferrata. Shkrimet e tij i botoi edhe në: Saggio di Fonetica comparata della lingua albanese. Në vitin 1926 filloi të shkruajë te: Cronache ilalo-albanesi, ndërsa nga viti 1923 deri më 1927 bashkëpunoi me Rassegna Italo-Albanse. Në vitin 1920 e gjejmë si bashkëpunëtor te: Rassegna Italiana di Lingue e Letterature Clasiche, kurse në vitin 1924 me: Saggio di Fonetica comparata della lingua albanese. Në vitin 1926 bashkëpunoi me: Cronache italo-albanesi. Nga viti 1923 deri më 1937 ishte pjesë e grupit: Tradizione nga ku më pas (pas enciklikës Rerum Orientalium të Papa Piut XI) lindi lëvizja Pro Oriente Cristiano e Palermos. Vazhdoi me: Il Cattolicesimo nei Balcani – L’Albaniae, ku mbajti marrëdhënie të mira bashkëpunimi me Settimane pro-Oriente Cristiano deri në vitin 1940. Në vitin 1930 boton shkrimet e tij në La  Sicilia  e  l’Oriente  Cristiano. Ndërsa në vitin 1931 botoi veprën: Popolo, Lingua  e  Letteratura  albanese, duke e ribotuar në vitin 1932. Në vitin 1932 së bashku me Pal Skiroin filloi botimin e Messale albanese del Buzuku (1555) në: Rivista Indo-Greco-Italica. Ndërkohë Petrotta filloi punën si mësimdhënës në shkollën e mesme në Partinico e më pas në Palermo, në Liceun e Kryeipeshkvisë dhe në Seminarin Italo-Shqiptar. Në vitin 1934 u emërua profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos. Ishte njëri ndër iniciatorët dhe promovuesit kryesorë të Kongresit Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare, me rastin e 500-vjetorit të shpërnguljes së shqiptarëve në Sicili, që u mbajt në tetor të vitit 1948 në Palermo. Po ashtu ishte njëri nga themeluesit e Qendrës Ndërkombëtare për Studime Shqiptare të Palermos. Vepra e tij e fundit është Svoglimento storico della cultura albanese, /Zhvillimi historik i kulturës shqiptare, botuar në vitin 1950. Pas një sëmundje të rëndë, vdiq më 30 dhjetor të vitit 1952 në Piana degli Albanesi (Hora e Arbrëshëve). Papas Gaetano Petrotta ka lënë shumë dorëshkrime dhe studime të pabotuara, ku ndër më të rëndësishmet janë: Fjalori dhe Gramatika e dialektit të Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve), trashëgimia gojore dhe ajo liturgjike e kolonive shqiptare në Sicili etj. Disa nga veprat kryesore të prof, Papas Gaetano Petrotës janë:

  1. L’Albania e gli Albanesi. Ant. Trimarchi Editore, Palermo, 1913.
  2. Saggio di Bibliografia Albanese 1500 – 1930. Seminario Italo-Albanese, Palermo, 1931.
  3. Popolo, Lingua e Letteratura albanese. Saggio Monografico, tip. Pontificia, Palermo, 1931.
  4. La questione etnico linguistica greco-albanese. Palermo, 1950.
  5. Poeti siculo-albanesi, Palermo, 1950.
  6. Enciclopedia dell’Albania Letteraria.
  7. Svolgimento Storico della Letteratura Albanese, Scuola tip. Boccone del Povero, Palermo, 1950.
  8. Valori religiosi e culturali delle Colonie Siculo-Albanesi in: “Estratto-Bollettino di Grottaferrata.” Grottaferrata, 1949, vol. III, fasc. I., etj.

***********

Prof. Papas Gaetano PETROTTA – Palermo

GJËNDIE E STUDIMEVET MBI LITERATURËN ITALO-ARBRESHE

Idheja Kombëtare shqiptare kâ zënë rrenjë kâ pasur giellë në Italî përcè këtu ù kâ ruajtur njêr sot gluha arbreshe è këtù kâ lulzuar një prodhim literâr è poetik çë kùr Shqipëria ndodhej në gjëndien më të poshtërme morale, civile, ekonomike.

Andai mirë shkruaj te i çëmuashmi libër L’Albania (1869) arbreshi i Siqelîs Pietro Chiara, bashkëqitetâr e mik i Françesk Crispit, se “jò politika, jò fuqia e armëvet kish ringjallëjën në opinion publik rëndësîn e popullit shqiptâr: po dî fuqî të veçanta të njëi rendi më të lart, çë janë sinteza e karakterit è të fisionomîs kombëtare, kanë klënë të nglakuame nga logjika e paluftuashme e popujvet è e kokëravet sâ të rivendosiçn embrin e moçëm è të famëshëm të të bijvet të Pirrit è të Gjerq Kastriotit, sâ të plotësojën aspiratat kombëtare, è të dëftojën sâ të drejtë janë dishrimet e tirreve përpara gjithë jetës. Andai të këtij harrimi të padrejt kanë marrë shpagim: Literatura è gluhësia”.

Tue përmendur pran veprat literare è gluhësore çë tek ai qërò shkruheshin në Italî nga Arbreshët, P. Chiara shton se isht dëtirë t’i jipet “një deshmim publîk mirënjohjie è dashurie atireve të ndritëshëmë Arbreshe të Italîs të çilët, të lehtëduarë nga njohia naturale e gluhës amëtare, kanë dhënë një kontribùt të math zhvillimit të ksâj llojê literaturie è shkencie”.

È këtù më duhet të falnderoj Shkëlqesîn Koliqin çë më kâ grizur të flas mbi gjëndien e studimevet mbi literaturën italo-arbreshe te kîi pari Kuvènt i studimeve shqiptarë, çë me kaq ngê è bujarî mbahet te këtò ditë këtù te krieqitet i Shqipërîs të përtrieme è çë më jep nanî një rast shumë të lum sâ u përpara ksâj mbledhje bujare burrash të diturë të dëftonj mirenjohien é dashurîn e jinivet të reja për atè të madhe radhë italo-arbreshësh të çilët të gjithë qëronjet kanë smolur è kanë mbajtur të gjallë atè livizie politike kulturore litereare e çila prîn, përgadit è parathòt risgjimin kombëtâr shqiptâr.

Në historî të rilindies politke të kombit të Skënderbeut è në historî të literaturës shqiptare dot jên shkruarë me germa të pashuashme embret e shumë Arbreshëve: At Gjerq Guzzeta /1682-1756/, At Pâl Mërî Parrino /1710-1765/, Kolë Cheta /1742-1803/, Imzot Josif Crispi /1781-1859/ Jeronim de Rada /1814-1903/, Françesk Crispi /1818-1901/, Dimitër Camarada /1821-1882/, Vincenc Dorsa /1823-1901/, Anselm Lorecchio /1843-1924/, Josif Schirò /1865-1927/ è disa të tierëve të çilët me veprimin e ‘tierve è me të shkruamet literare, politike, historike, glukësore dhanë gjithë botës njohien e njëi kombi të fortë è të fuqishëm, kûr kî rroj i errët è i harruam përpòsh thundrit otomàn è nën drês të ish shkulur è gorromisur nga rrëpira çë shkuli edhè rrenjët e Perandorîs turke nga Europa.

***

Literatura popullore isht një pjesë e madhe e prodhimit literar italo-arbrèsh: janë kënka çë dëftojën i thot Koliqi, “zakonë më të buta è më çivie, dëftojën grât të nderuame me një njerëzî bujare, në kuptimin provencal të fialës, janë plotë me kuptimin e qetësîs e të pasurîs çë Shqipëria trashëgoi thomse vetëm kur ish një them bizantin /shek IX-XIV/”; janë kënka eroike çë kujtojën epokën e pushtimit otomàn è të dalit nga vendi të të mjerëvet Arbreshë të çilët erdhën në Italî; janë kënka fetare, kënka morale, balata të bukura, kënka darsmore çë kujtojën ndjenjat fetaretë Shqipërîs paraislamike, çë madhërojnë idhealin e families ètë kombit të shpëndarëm po jo të shuam; janë novele, legjende, pugare, proverbe o se fialë të moçme, të çilat bashk me pasurîn gojdhenore fetare è bashk me zakonët të moçme trashëgimore, edhè sot veçojën italo-arbreshët nga popullsît kufitare.

Mbledhja më e moçme kënkash popullore italo-arbreshe, çë njihet, gjënde te dorëshkrimi i Kriepriftit Nicolò Figlia /1737/ nga Mezzoiuso. Michele Marchianò botoi këtò kënka te viti 1908: Canti popolari albanesi delle Colonie d’Italia; këtirreve i glasiën shumë kënkat çë mbjodhi Imzot G. Crispi, edhè kî arbrèsh i Siqelîs, è i botoi te libri: Lionardo Vigo, Canti popolari siciliani /Catania 1857/.

Pakë vlerë kanë atò kënka è atò copa kënkash çë botoi V. Dorsa te libri Su gli Albanesi ricerche e pensieri /1847/, è B. Biondelli: Studi linguistici /1856/, vetëm në kthimin italisht.

Disâ kënka popullore të Siqelîs è të Kalabrîs, tekst, këthim, shenime, përmbjodhi D. Camarda në Appendice al saggio di Grammotologica Comparata sulla lingua Albanese /1866/.

Rëndësî të madhe, në çë do pikëpamje, ka mbjedhia e kënkavet popullore çë G. De Rada botói me ndihmën è nën mprojties të të madhit shkrimtar, poèt e patriòt italiàn N. Tommaseo: Rapsodie d’un poema albanese, raccolte nelle Colonie del Napoletano, tradotte da Girolamo De Rada, e per cura di lui e di Nicolò Jeno de’ Coronei, ordinate e messe in luce, Rirenze, /1866/; klenë ribotuarë në Bibliotekën e Fiamurit Arbërit /1883-1887/ nga De Rada, è pameta, vetëm italisht, nga Goffredo Ruggero /1876/, nga Demetrio De Grazia /1889/, nga Alberto Straticò /1896/ è nga të tierë më pakë piesa të shtuame o të ndërruame.

Tekst è këthim, i botoi me ndo shtim pak të rëndëshëm përsëri Antonio Scura: Gli Albanesi in Italia e i loro canti tradizionali /1912/.

Folkloristi i famëshëm palermitàn Giuseppe Pitrè /1842-1916/ tèvepra e tij madhështore: Biblioteca delle tradizioni popolari siciliane, përmbjodhi, me ndihmën e disâ miqëve sikulo-arbreshë, novele, pugare, legjende, proverbe: veçanërisht i dha ndihmë G. Schirò. Ianë këtò copa shkruarë si flitet gluha arbreshe te kolonît e Siqelîs, andai vlera gluhësore isht e madhe; si e madheisht vlera e njëi novelie të Dekameronit përkëthierë në dimbëdhjetë dialekte arbreshë të kolonivet të Italîs e botuarë me kujdesin e D. Camaradës, në vëllimin: Giovanni Papanti, I parlari italiani a Certaldo, alla festa del V centenario di Messer Giovanni Boccaccio, Livorno 1872.

Poesî  e prozë popullore gjënden të shpërndarëme te të përkohëshmet è te fletoret shqipe të botuara në Italî, në Shqipërî è jashta çë kur zuri fîh livizia politikal kulturore njêr më sot.

Po më e reja è mê e pasura mbledhie kënkash è prozash popullore italo-arbreshe, tekst è këthim, isht ajò e botuame Napull në vitin 1923 nga Prof. G. Schirò: Canti tradizionali ed altri saggi delle Colonie albanesi di Sicilia con Cenni sulla origine e fondazione delle stesse. Kî vëllim i math përmbjèth: kënka gojedhënore, kënka didaskalike, elegjî è proverbe, kënka fetare, vjershe të botuamë o se të rrallë è ndo kënkë popullore, pesëmbëdhjetë pugare è poesît origjinale të Poetit për kujtim të të birit, çë vdiq në 23 të korrikut 1920.

Këtè veprë Poeti ja kushton të birit tue thënë se këjò mbjedhie përbèn “një monument të shkluam për formimin e të çilit kanë dhënë kontributin kjtimet eroikë è përshpirtëria fetare, mendimet, ndjenjat è dëshiret è fantasia e shkëlqieshme të pesëmbëdhjetë brezeve Arbreshësh të Siqelîs”.

Përkrahu literaturës së thjeshtë popullore u kâ zhvilluar një prodhim literâr, jò krièsë e popllit, po veprë poetësh è shkrimtarësh të çilët tue imituar è tue ripunuar motivet të veçantë popullore, kan shkruar novele, pugaren, liriken e tireve è kanë bêr kënkën epike eroike tue përdorur gluhën, shprehiet, konstruktet, metrikën popullore.

Kî prodhim në gluhë italishte kâ klenë nomotisur: popolareggiante  ose popolaresco.

Tue marrë lënden nga tradhitat e moçme è tue përdorur motivet è gluhën è metrikën e poesîs popullore, si G. De Rada shkruajti poemet Milosaat /1836/ è Canti storici albanesi di Serafia Thopia /1839/ è të tiera kriesa poetike, ashtù G. Dara përpunoi poemthin e tij Il Canto ultimo di Bala /Kënka e sprasme e Balës/ botuar nga një nip në vitin 1906, è G. Schirò veprën e parë Rapsodie Albanesi /1887/ è idillin e hjieshëm Mili e Haidhia /1891/, te ku përtrihet jeta kombetare è fetare të të parëvet Arbreshë çë jerdhën nga Shqipëria në Siqei.

Edhè literatura fetare popullore è ajò thritur popolaregginate merr një vent të rëndëshëm në historîn e literaturës Italo-arbreshe.

Tradhita e Arbreshëvet të Italîs, si dihet mirë, isht thellësisht patriotike è fetare: andai bashk me prodhimin literâr eroik historik kombetâr u kâ shvilluarë një llojê literaturie fetare popullore. È të gjitha prozat è poesît fetare, të botuara è pâ të botuara, të përhapura te Kolonît arbreshe të Italîs, shumë herë edhè me embrin e auktorit, kanë karaktêr popullòr. Në vitin 1592 një prift nga Piana dei Greci, Luca Matranga, shtipi Romë Katekismin /Dottrina Cristiana/ këthier arbrisht nga italishtia për mësimin e fëmijës: isht kî një dokumènt gluhësôr ka mê të vjetrit çë njihen. Nicolò Figlia te dorëshkrimi siprë përmendur kâ lënë një katekism arbrisht çë Michele Marchianò botoi me këthimin italiàn è me shenime /1911/.

Një prift kalabro-arbrèsh, Giulio Variboba, botoi Romë /1762/ poemthin: Gjella e Shën Mëris Virgjërë /La vita di Santa Maria Vergine/ bashk me të tiera kënka popullore fetare; përdôr dialektin e Katundit San Giorgio albanese /Cosenza ku ai kish lêr/. At Antonio Santori nga Santa Caterina /Cosenza/ botoi në vitin 1856 një libër lutjesh è punësh fetare: Chrështeu i Shëjtëruorë /Il Cristiano albanese/, për përdorim të bestarëvet italo-arbreshë. Ki libër fetârk popullôr përmbân: lutje, himne, kënka, një shkurtim të katekismit Katolik è një Ligjëratë marrë nga vepra e madhe e Bogdanit.

Vepra fetare mëndë thuhen këthimet e Vengjejit të Shën Mateut në dialektin kalabro-arbrèsh bêr nga V. Dorsa /1869/ nga Frasicneto /Cosenza/ è në dialektin sikulo-arbrèsh bêr nga Giuseppe Camarada /1866/ nga Piana dei Greci /Palermo/.

D. Camarada në Appendice, etc., botoi disâ kënka fetare të Kolonivet të Siqelîs. Mê e madhe isht mbjedhia çë botoi Prof. G. Schirò: Canti sacri delle Colonie albanesi di Sicilia /Kënka të përshpyrtëshme të Shqyptarëvet të Siqelîs, 1907/. Disâ janë auktorët e ktire kënkave, disâ janë pâ embër të auktorit, shumë janë te Schiroit, ndo një, si këmka e Ngjallies së Lazarit, isht e moçme popullore.

Gjithë këtò kënka i ribotoi me shumë të tiera të pbaotuara tek e treta piesë të vëllimit: Canti tradizionali, etc. /1923/.

Lënde vetëm fetare përmbân Fiala e t’in’Zoti, e përjavëshmia çë botonej në Piana dei Graci /1912-1914/, shkruarë me dialektin të veçant të këîj qiteti: këthime nga Vangjeji, nga Apostolli, nga Punët e Apostojëvet, historia e Dhitës së Vietrë, Komente Katekismi, e disâ këthime nga libret liturgjike è të tierë shkrime.

Nga poesia popullore ndahet è veçohet edhè kur frimëzonet nga ajò, poesia epike è poesia lirike historike patriotike.

Girolamo De Rada auktor i poemit të math: Scabderbeku i pa-faan /1873-1884/ è Giuseppe Schirò auktôr i di poemëvet epikë historikë: Te dheu i huaj, i botuar në vitin 1940, me kuidesin e vllaut Dott. Giovanni è me ndihmën Qeverisë Shqiptare, è Kthimi, njêr nani i pabotuar, janë pa dishim poetët epikë më të mbëdhenj italo-arbreshë.

At A. Santori botoi: Il Canzoniere albanese /1839/; At L. De Martino: L’Arpa d’un italo-albanese /1881/; Giuseppe Serembe /1841-1891/ lâ shumë vepra të pa-botuara; klenë botuarë tridhietë è nëndë lirike me kuidesin e nipit, Cosmo Serembe: Vjershe /1926/; B. Bilotta botoi si një dizet sonete nën titullit: Versi lugubri; dott. Agostino Ribecco në vitin 1917 një mbjedhje: Vjersha Mali /Canti d’amore/ è tiera lirike: Shpirt è Zemër /Anima e cuore/.

Po mbi gjithë këtà è të tierët poetë lirike dot vuhet Giuseppe Schirò të çilit kujtojëm Kënkat e luftës /I Canti di Battaglia, 1897/, poesit për vdekien e të birit Mino, Kenkat e Litorit /I Canti del Littorio/.

Shumë poezî lirike të ndrishëme për lënden è për auktorët, nga mê të famëshit, si De Rada è Schirò, njêr te poetët pak të njohurë è të panjohurë, kanë klenë botuarë te antologjît, te Kalendarët, te të përkohëshëmet è te fletoret shqiptare è  italo-arbreshe.

Ndër të parët drame të shkruarë me gluhën shqipe kujtojëm atà të italo-arbreshëvet G. De Rada, A. Santori è L. De Martino, të çilëvet disâ copa janë të botuame te Fiamuri Arbërit è te Antologia Albanese /1896/ të De Radës.

Në Shqipëri, pa folë për dokumentet literarë të moçme shkruarë në prozë, te qëroi i livizies më të gjallë politike kombetare shqiptare, proza literarei zhvillonet ndër të forta vështërsira ortografike, morfologjike, leksikale; për kundrazi në Itali Arbreshët shkruajën mbi argumente fetarë, historikë, politikë, literarë me një prozë e çila nga fialët, nga frazat, nga shprehiet thieshtë dialektale, sigurisht shumë interesante nga pikëpamia gluhësore, vete dal’e dalë tue marrë formë è karaktêr literarë.

De Rada shkruan vërtetani një prozë shumë herë të përdhedhurë è të zorëshme, D. Camarada më kthimin shqip të shkrimit të Dorës D’Istria: La nationalitè albanaise d’après les chants populaires, kâ lënë një shèmbërë prozie të përpunuame: Fyletia e Arbenore prej kanëkatë të Laoshima /1867/; G. Schirò nga të parat prozë të Dielmërîs s’tîj /Arbri i Rii, 1887/, bën përmirësime è përparime te mbëdhenj sâ arrën të shkruanjë një prozë politike, polemike, kritike, kallximtare, fetare të pasurë, të psatrë, të hjieshme, klasike çë të k’ënda t’e sglethësh.

Në një prozë literare dialektale shumë interesante isht shkruarë Fiala e t’in’Zoti, edhè disâ këthime veçanërisht fetarë è liturgjikë è copa Dhiatës s’Vietrë è së Rê të botuara ose të pabotuara.

Piesë e vlerëshme e literaturës italo-arbreshe dot jêt mbajtur shtipi i përkohëshëm shkruar arbrisht ndo herë ose italisht è arbrisht më një herë; edhè atò fletore çë zakonisht shkruheshin në gluhë italiane përmbajën shpeshherë prozë è poesî në gluhë arbreshe.

Tue kujtuar se gazetarismi politik è litrâr shqiptâr zu fîh në Italî me fletoren e De Radës: L’Albanese D’Italia /1848/, te kî vent numëronj vetëm fletoret è të përkohëshme italo-arbreshe çë dhanë mê shumë ndihmë livizies politike kulturore literare shqiptare, ndër të shumtat çë u shtipën në Italî: Fiamuri Arbërit /1883/, G. De Rada; Arbri i Rii /1887/, G. Schirò; La Nazione albanese /1897/, A. Lorecchio;  La Nuova Albania /1898/, G. Lusi; Flamuri i Shqipëris /La bandiera albanese, 1904/, G. Schirò; La Rivista dei Balcani /1912/, T. Tocci; Fiala e t’in’Zoti /1912/, Imzot P. Schirò; La Rassegna italo-albanese /1919/, Rosolino Petrotta.

***

Cila isht gjëndia e sotme të studimevet për mbi literaturën italo-arbreshe?

Sâ të përgjegjemi ksâj piejtie m’u kâ dukur i nevojëshëm kî shkurtim i vogëlë çë kam parashtrua të historîs të literaturës italo-arbreshe, e çila mëndë thuhet me të drejtë piesë integrante të literaturës shqiptare të përgjithëshme: jo vetëm se isht shkruarë në gluhë shqipe, po edhè, e më shumë, përçè ishit e frimëzuame nga tradhitat të veçanta è nga ngjariet historike të Arbreshëvet, të çilët kanë ruajtur me kuidès të math gluhën, zakonët è besën e Atëravet tue shpresuar ringjallien e Shqipëris (…).

Mosnjerî mëndë ket dishim se poemet e de Radës è atà të Schiroit këndojën epopên e kombit të Skënderbeut; lëvdît, mjerimet, ngjariet, shpërndarien, shpresat, ringjallien e popullit Shqiptâr (…).

Disâ artikuj interesantë è disâ shkrime të shkuturë mbi literaturën popullore gjënden në të përkohëshmet è në fletoret, po kronje të buroshëmë lajmesh mbi prodhimin popullêr italo-arbrèsh janë parathëniet è ligjiratat paraqitësë çë kanë shkruarë thuaj se të gjihtë mbjedhësit kënkash, pugaresh, legjendash, proverbesh: si bëri Imzot G. Crispi për Kënkat Sikuko-arbreshe, è D. Camarada me një ligjiratë plotë diturî: Discorso preliminare all’Appendice, etc.; siq bën edhè M. Marchianò, D. De Grazia, A. Scura me parathëniet të glata te boimet të përmendurë të çilat, me gjithë se përmbajën mendime të kaluamë mbi rrjedhien e gluhës è mbi përkasien e popullit shqiptâr, kanë rëndësî sâ të ndëlgonen mirë kënkat e tradhitat italo-arbreshe.

Këtë vlerë të vetme kanë mendimet të përgithëshmë të kapitullit mbi kënkat popullore çë shkruan A. Starticò, i çili shton shenime è vrejtie paragrafëvet të kapitullit: kënka malli, kënka darsmore, kënka ndjenjash familiare, kënka lipi, kënka eroike, njerime è mergim, të librit të ‘tij: Letteratura albanese /Manuale Hoepli, 1896/.

Mbi këtè argumènt mëndë shohësh vrejtiet e mençme çë bën V. Dorsa, studimet e de Radës, disâ mendimet interesantë të Dorës d’Istria, kërkimet e humëtë è të hollë të Pitrut è të Schiroit è mednimet e rî origjinalë të E. koliqit te studimi: Epica popolare albanese, 1937. 

Po për karakterin të veçant të informatif të veprës s’ime nge janë bêr kërkime të humbëtë mbi problemet më të rrahurë të kësâj lëndie literare popullore.

Vlera e parë, o thomse e vetmia, e veprës s’ime isht shumica e njohtimevet è të shenimevet të përmbjedhurë nga libre, botime, fletore, të përkohëshme bashk me mendimet më të rëndëshëmë të dijetarevet mbi origjinën, mbi zhvillimin, mbi vlerën estetike historike gluhësore të prodhimit literâr popullôr italo-arbrèsh.

Pakë è me pakë rëndësî janë studimet mbi literaturën artistike arbreshe è mi shkrimtarët è poetët italo-arbreshë.

Disâ botime janë shumë të moçme è të shkurturë, si kapitulli mbi literaturën të V. Dorsës te vepra e përmendurë, è artikulli i Dorës D’Istria, këthier italisht nga elenisti i famëshëm N. Camarada: Scritori albanesi dell’Italia Meridionale, /1887/; pakë njohtime mbi shkrimtarët e trehës përmbân libri i P. Chiarës Albania /1869/, è artikulli çë G. Meger botoi te Nuova Antologia /1885/: Della lingua e della letteratura albanese.

Më të plotë è mê të rëndëshëmë, po nanit të moçmë edhè atà, janë artikujit çë M. Marchianò botoi te Rivista d’Italia, /1913/: le Colonie albanesi d’Italia e la loro letteratura, è Shkëlqesa P. S. Pavolini te fletoreja La Voce, /1913/: Lingua e letteratura albanese.

Vepra e kuituame: A. Starticò, Ltteratura albanese ngë kâ vlerë të madhe, përçè, edhè për qëroin kur kle shkruarë, isht e vapëkë, e munguashme è shumë herë jep lajme të gabuarshme, veç se përmbân edhè ajò teorî të vjetruame è të kaluame mbi origjinën e gluhës è të popullit shqiptarë.

Te kapitulli: Scrittori albanesi, pas mendimevet të përgjithëshmë, flet vetëm mê glat për pesë shkrimtarë arbreshë G. Variboba, A. Santori, G. De Rada, G. Serembe è Vincenc Startigò poèt socialist; prân jep pakë njohtime mbi disâ të tierë shkrimtarë jò të gjith të famëshmë.

Prof. Michele Marchianò bëri studime të veçantë mbi veprën literare të De Radës è bototi disâ shkrime ndër të çilët mê të rëndëshmë janë di vëllime: L’Albania e l’opera di G. De Rada, /1902/, è: Poemi albanesi di G. De Rada scelti tradotti e annotati con prefazione e appendice cronistorico, /1903/; te ku isht shqirtuar è peshuar me kuidès me vëmendje të madhe prodhimi i tërë poetik literâr të të madhit poèt kalabro-arbrèsh. Plotesim i mirë i studimevet të Prof. Marchianòt isht vepra e punuame me mê të madre hollësi kritike è me vrejtie historike è estetike të humpta, çë botoi në vitin 1930, Prof. V. G. Gualtieri, përkëthiesi i Milosaut è të disâ copave të Scanderbeccut në vjeshe italiane: Girolamo De Rada Poeta albanese – L’Uomo, il clima storico letterario, l’opera e caratterre romantico dell’opera.

Pakë njohtime mbi mêtë famëshit shkrimtârë arbreshë ka dhënë At J. Rrota te Letratyre Shqype. 

Mê i kuidesëshëm isht shkurtimi i shenimevet biografike è bibliografike çë ka bër Eqrem Çabei te libri i ‘tij: Elemente të gjuhësisë è literaturës shqipe, /1936/, kûr flet për shkrimtarët è poetët mê të njohurë italo-arbreshë.

Shumë rëndësî kâ në pikëpamien e historî të literaturës arbreshe të veçantë të Siqelîs, Parathënia çë shkruajti G. Schirò për kënkat të përshpyrtëshme të Shkjyptarëvet të Sikjiliè, /1907/; isht një burim njohtimesh è shenimesh mbi shrimtarët è poetët sikulo-arbreshë.

Mêe buroshme è mê e pasurë isht lënda bigrafike literare çë përmbân shkurtimi historik i origjinës è i themelimit të Kolonivet arbreshe të Siqelis, vunë si parathënie të vëllmit shumë herë të kujtuar i Schiroit: Canti tradizionali, etc.

Një shkurtim i plotësuam i literaturës të pergjithëshme talo-arbreshe isht ligjirata çë ai mbajti në rast të fillimit të vitit akademik 1917 të Institutit Orientàl të Napulit: Delle lingua albanese e della sua letteratura anche in rapporto alle Colonie albanesi d’Italia.

Mmbëkkinj fialimin t’im të vrapëshëm mbi studimet e literaturës italo-arbreshe tue kujtuar se shumë arkuj, shkrime, shenime biografikë è bibliografikë literarë rreth prodhimit artistik è rreth vepravet të shkrimtarëvet è të poetëvet arbreshë, janë shprishure te shtipi i përkohëshëm, shqiptâr è italo-arbrèsh o se italiàn è të tierëve kombe të huaj.

Lip ndëjesë nansi se kam të bënj fialë pameta për librin t’im: Popolo, lingua e letteratura albanese /1931/, i çili me gjithë mungimet è me gjithë gabimet, naturisht të pâ dashurë, çë kushdò mëndë i gjejne, isht njêr më sot, mê i pasuri burim i historîs të literaturës shqiptare è italo-arbreshe çë përfshîn një piesë të madhe të lëndes historike biografike è bibliografike shqiptare të përmbjedhurl me durim e me kërkime të imëtë è të hollë çë nga diemëria jime njêr në vitin 1930.

Kam pasur për shkak, tue botuar librin t’im, të parashtroja studiosëvet pasurîn e literaturës shqiptare è të jipia edhè u, pas fuqivet të mia, një kontribùt të vogëlë zhvillimit të studimeve literarë e gluhësorë shqipëtarë, è të dëftoja se edhè Shqipëria kâ një literaturë çë duhet njohurë me kuidès è me interès të veçantë, è të nxiria në shesh rëndësin e prodhimit literâr italo-arbresh (…)

Kam shpresë se me ndihmën e Institutit të studimevet kat mbaronet puna jime me një botim të mbath sa të përfshinjë historîn e përgjithëshme të literaturës, historîn e livizies kulturore, historîn e studimevet è të kërkimevet gluhësorë è të gazetarismit shqiptâr.

Kam shpresë edhè se te kî qërò i ringjallies të studimevet shqiptarë kat vinjë në dritë një historî e plotë è e mabruame e literaturës italo-arbreshe bashk me ribotimin e vepravet të shkrimtarëvet è poetëvet arbreshë è me botimin e vepravet njêr më nani të pabotuame.

Duhen botuarë ose ribotuarë veprat kriesore poetike të di poetëvet mê të mbëdhenj. Girolamo De Rada e Giuseppe Schirò, të çilët bashk me mê të dijshmit burra arbreshë të Italîs kanë smolur è kanë shprishur atë influks të math mirëprurës mendimesh è ndjenjash çë kâ ushqier è kâ rritur rriedhjet naturale simpatie ndër vllezërë të përbashkuarë në vijën e fatevet çë projzimi è dora e t’in’Zoti i kâ parashtruarë në historîn e popujvet è të kombevet.

Prof. Papas Gaetano PETROTTA – Palermo, filolog, letrar.

Tiranë, 12 prill 1940.

Marrë nga:

MÂ I PARI KUVEND I STUDIMEVE SHQIPTARE

/IL PRIMO CONVEGNO DI STUDI ALBANESI/

Tirana

9-13 aprile 1940-XVIII. 

F. 23-32.

/INSTITUTI I STUDIMEVE SHQIPTARE I TEMELATËS “SKENDERBEG”;

INSTITUTO DI STUDI ALBANSEI DELLA FONDAZIONE “SKENDERBEG”/

Përgatiti për botim, prof. dr. Musa Ahmeti

Filed Under: Kulture Tagged With: Musa Ahmeti

“ACTA ALBANIAE IURIDICA”  VEPËR THEMELTARE PËR HISTORINË E SË DREJTËS NË SHQIPËRI

August 22, 2022 by s p

At Zef Valentini
Leter autograf e At Zef Valentinit

“Acta Albania Iuridica” është vepër themeltare burimologjike për historinë e së drejtës në Shqipëri dhe përkthimi i tyre i tërsishëm në gjuhën shqipe, pajisja me shënimet përkatëse kritike, aparaturën shkencore, saktësimet e lëshimeve të editimit, haritmit të një “regesti” të plotë tematik e kronologjik si dhe paraqitjes përmbajtësore të çdo dokumenti me disa rreshta në gjuhën angleze e shqipe në fillim të çdo burimi, janë një domosdoshmëri e kahmotshme, e pa realizuar deri sot, e cila do të shërbente në shumë fusha dhe do të ishte e kapshme për të gjithë ata që merren me studimin e historisë së të drejtës në Shqipëri, por edhe të historisë e albanologjisë nga mesjeta deri me sot.

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies – Budapest

Serioziteti dhe thellësia e një vepre studimore në botën intelektuale shkencore vlerësohet kryesisht në bazë të burimeve të shfrytëzuara arkivore, dorëshkrimeve, dokumenteve origjinale dhe literaturës përcjellëse, por sigurisht edhe qasjes që u bëhet këtyre burimeve. Nuk janë të shumta rastet, kur studiues, albanologë e historianë përdorin në veprat e tyre shkencore për historinë e popullit shqiptar material studimor autorial si edhe referenca dhe citime të burimeve origjinale. Ishin albanologët e huaj ata që prinë në këtë drejtim që nga fundi i shekullit XIX deri në mesin e shekullit XX, dhe pastaj edhe studiuesit shqiptarë arritën nivele të kënaqshme serioziteti shkencor në studimet e tyre.

Njëri ndër ata që shquhet për kërkime dhe studime arkivore, sidomos për botime të mijëra e mijërave dokumenteve si në origjinal, por edhe pjesërisht të përkthyera në shqip ishte jezuiti italian që e quante veten “shqiptar“, át Zef Valentini. Ai njihet gjithashtu edhe për analiza, mendime dhe vlerësime të jetës intelektuale shqiptare, që edhe sot e kësaj dite janë të pakapërcyera.

Botimet e burimeve arkivore, dorëshkrimeve apo dokumenteve janë me një rëndësi të veçantë, sidomos kur ato realizohen sipas kritereve shkencore të kohës. Hulumtimi dhe nxjerrja e tyre nga pluhuri i arkivave dhe bibliotekave ishte dhe mbetet një sfidë e jashtëzakonshme, një punë tepër e vështirë që kërkon vullnet dhe dëshirë për punë, por edhe përgatitje të lartë profesionale dhe shkencore, përkatësisht njohje të thellë dhe të imtësishme të fushës për të cilën botohen burimet e caktuara. Nëse këto burime nxirren nga arkiva të një pushteti, që ka qenë fuqi dominuese e kohës, siç është Venediku që kishte interesa të shumta në Shqipëri, pothuajse në të gjitha sferat e jetës, atëherë vlefshmëria dhe rëndësia e botimeve rriten dhe fiton një peshë të pazëvendësueshme, sepse janë pikërisht këto burime ato që ndriçojnë, zbulojnë dhe ofrojnë jetën e shqiptarëve në Mesjetë, përkatësisht në shekujt XIV dhe XV.

Në këtë shkrim nuk po flasim për kolanën e njohur, të pazëvendësueshme dhe të paarritshme as sot e kësaj dite nga albanologjia dhe historiografia shqiptare “Acta Albaniae Veneta“, në 25 vëllimet e së cilës u botuan 7567 dokumente origjinale, por, do të ndalemi te një kolanë tjetër në dy vëllime, që për nga rëndësia dhe vlera nuk mbetet pas së parës: bëhet fjalë për “Acta Albaniae Iuridica” të botuar në dy vëllime. Ideja ishte që ajo të vazhdonte të botohej në dhjetë vëllime, por vdekja e editorit át Zef Valentinit e la këtë vepër të papërfunduar.

I njohur për skrupulozitetin dhe gjenialitetin e punës shkencore në kolanën, “Acta Albania Iuridica“, át Zef Valentini e shtriu interesimin e tij studimor në rrafshin kohor që nga shekulli V deri më 5 nëntor të vitit 1423! Nëse kjo shtrirje për ndonjë specialist që nuk ka punuar dhe studiuar veprat e át Zef Valentinit duket shumë e “gjatë”, mund të themi se ai, për shkak të specifikës tematike është i detyruar të “përpunojë” plot 8 shekuj lëndë burimore.

Vetë titulli i kolanës “Acta Albaniae Iuridica” të lë të kuptosh se lënda burimore e edituar në këto dy vëllime në 586 zëra dokumentarë ka të bëjë me drejtësinë dhe të gjitha disiplinat e saj përkatëse. Të studiosh burime të tilla për një periudhë të shtrirë në rreth tetë shekuj, do të thotë të njohësh dhe të jesh ambientuar me gjuhët e kohës siç ishin greqishtja e latinishtja, sllavishtja e vjetër, italishtja me dialektet e saj dhe gjuhët e tjera, e në të njëjtën kohë të njohësh me themel autorët dhe veprat antike nga të cilat nxirren fragmente domethënëse për tematikën e trajtuar, si Herodotin, Plutarkun, Porfyrogenetin, Farlatin, Skylicin, Cekaumenusin, Theofylaktin, Ana Komnenën, Vilhelm Tyrensin, Leunkalvin, Komaqtianin etj. e gjithashtu kronikat anonime të kohës dhe fondet e shumta të arkivat e Raguzës, Vatikanit, Venedikut, Vjenës, Barcelonës, Parisit etj.

Përgatitja e këtyre dy vëllimeve me akte nga fusha e drejtësisë ka një histori të veçantë dhe mjaft të gjatë. Duke përgatitur vepra të tjera studimore nga fusha e albanologjisë, duke qëmtuar burime e dokumente arkivore, Át Zef Valentini kishte filluar të shënonte dhe ndante mënjanë dokumentet e kësaj natyre. Këtë punë át Valentini e sqaron në hyrjen e vëllimit të parë kur shkruan: “gjatë punës sonë për përgatitjen e burimeve dokumentare për historinë e Shqipërisë, gjatë hulumtimeve tona, kur gjenim ndonjë burim, të dhënë apo dokument për historinë e së drejtës, mbanim shënime të veçanta dhe kështu më vonë, në vitin 1944, arritëm të botojmë vëllimin e parë me burime e dokumente të tilla“, por, ai nuk ishte i kënaqur me këtë botim dhe nuk ndalet këtu, sepse gjatë tërë kohës studimore kërkimore-hulumtuese ai redakton dhe përgatit për botim edhe burime të tjera të Mesjetës së hershme dhe dokumente qofshin ato të botuara apo të pabotuara. Pas një pune disavjeçare, u krijua një material i bollshëm dhe mjaft me interes nga fusha e së drejtës shqiptare, që autori pas një studimi të thellë, serioz dhe analitik të së drejtës zakonore shqiptare në përgjithësi dhe në veçanti të Kanunit të Lekë Dukagjinit, Kanunit të Skënderbeut dhe Kanunit të Maleve arriti të nxirrte përfundime mjaft interesante dhe shumë të vlefshme nga fusha e së drejtës, historia e saj, zhvillimi dhe bashkëveprimi i të drejtës zakonore shqiptare me aktet e tjera të nxjerra gjatë shekujve nëpër kancelari, gjykata e vende të tjera administrative në Shqipëri dhe jashtë saj, por që kishin të bëjnë drejtpërdrejt me të, pastaj nga përditshmëria e veprimit të së drejtës zakonore, veçanërisht në veri të vendit etj. Duke qenë njohës i shkëlqyer i zakoneve shqiptare të trashëguara brez pas brezi, por jo të shkruara dhe të edituara pothuajse asnjëherë deri në atë kohë, át Valentini i dërgoi burimet dhe dokumentet e redaktuara të korpuseve me dokumente që kishte në duar për botim, respektivisht vëllimin e parë, në vitin 1968 në Mynih dhe vëllimin e dytë më 1973 po në Mynih, duke lënë në dorëshkrim edhe një sasi të konsiderueshme burimesh e dokumentesh të cilat mendonte t?i botonte më vonë e që nuk u botuan kurrë, as sot e kësaj dite.

Si editor tashmë më përvojë, át Valentini e pajisi, për lehtësi përdorimi, secilin dokument të edituar në dy vëllimet e “Acta Albaniae Iuridica” me të gjitha indikacionet e domosdoshme, duke shënuar fillimisht datën e krijimit (kur kjo gjë ishte e mundur) pastaj, vendin e krijimit, autorin ose kancelarinë përkatëse që lëshon dokumentin, pastaj vendndodhjen e saktë të sotme të dokumentit (signaturën), arkivin ose bibliotekën përkatëse ndërsa me saktësi shënon titujt, kapitujt, faqet dhe editorët për botimet e teksteve të Mesjetës nga ku kishte nxjerrë fragmentet përkatëse duke shënuar se “ne nuk kemi ndërhyrë në botimet e editorëve të njohur, në tekstet që ata kanë botuar, por vetëm kemi përkthyer ose sjellë fragmentet e botuara nga ata“, gjë që në njëfarë mënyre e bën át Valentinin të heqë përgjegjësinë për gabimet dhe pasaktësitë e mundshme editoriale të botuesve të njohur të korpuseve të mëdha, të cilat mund të vërehen në disa raste në burimet e botuara.

Editimi dhe përzgjedhja ishte një punë shumë e vështirë. Kërkohej një metodologji e saktë e përzgjedhjes së pjesëve që duhej edituar, por njëkohësisht edhe lënda që studiohej ndodhej e shpërndarë në vende dhe botime të ndryshme. Përveç kësaj, e tërë lënda burimologjike ishte në gjuhë të ndryshme. Për këtë problematikë át Valentini shkruan: “Burimet në gjuhët greke, sllave e shqipe i kemi përkthyer në gjuhën latine; ndërsa burimet latine, italiane e frënge, nuk i kemi përkthyer, duke i sjellë siç ndodhen në origjinal, por, ato pak burime që janë në anglisht, gjermanisht e ndonjë gjuhë tjetër (bëhet fjalë për dokumente të dy shekujve të fundit) i kemi përkthyer në italisht“. Ky pohim i át Valentinit tregon se me çfarë përkushtimi dhe serioziteti i qasej redaktimit dhe editimit të këtyre burimeve duke qenë i vetëdijshëm se ishte themelues i një tradite të re, e cila më vonë do të vazhdohej me disa ndryshime të vogla nga studiues të tjerë, jo vetëm të huaj, por edhe shqiptarë.

“Acta Albaniae Iuridica” është vepra themelore burimologjike për historinë e së drejtës në Shqipëri dhe përkthimi i tyre i tërësishëm në gjuhën shqipe, pajisja me shënimet përkatëse kritike, me aparaturën shkencore, saktësimet e lëshimeve të editimit, hartimit të një “regesti” të plotë tematik e kronologjik, si dhe paraqitjes përmbajtësore të çdo dokumenti me disa rreshta në gjuhën angleze e shqipe në fillim të çdo burimi, janë një domosdoshmëri e kahmotshme, e parealizuar deri sot, e cila do të shërbente në shumë fusha dhe do të ishte e kapshme për të gjithë ata që merren me studimin e historisë së të drejtës në Shqipëri, por edhe të historisë e albanologjisë nga Mesjeta deri më sot. Përkthimi që është në fazën përfundimtare, pas një redaktimi profesional terminologjik nga ana e juristëve eminentë të fushave përkatëse do të shoqërohet edhe me një studim krahasues të burimeve të ngjashme të botuara në Shqipëri, si “Statuti i Drishtit”, “Statuti i Shkodrës” apo përmbledhjet e kodifikuara të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, të “Kanunit të Skënderbeut”, të “Kanunit të Labërisë” e ndonjë kanuni tjetër krahinor, nga ku mund të përcillen zhvillimet, ndryshimet apo ngjashmëritë e së drejtës zakonore shqiptare me burimet e shkruara.

Filed Under: Opinion Tagged With: Musa Ahmeti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT