Dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studies – Budapest
Në botën e shkencës, kulturës dhe gjermanistikës, lajmi për gjetjen e nëntë vëllimeve të botuara të “Deutsches Wörterbuch” me shënime dhe plotësime autografe të vëllezërve Wilhelm (1786-1859) dhe Jakob (1785-1863) Grimm ishte sensacional dhe përbënte një ngjarje të jashtëzakonshme. Dorëshkrimet arriti t’i zbulojë studiuesi i gjermanishtes, Alan Kirkness nga Zelanda e Re, pas një pune kërkimore prej mëse 30 vjetësh.
Vëllimet me dorëshkrime u zbuluan në sektorin e dorëshkrimeve dhe të librit të rrallë, në Bibliotekën Jagiellone të Krakovit, në Poloni, bibliotekë kjo shumë e pasur, me mëse katër milionë libra dhe dorëshkrime të ndryshme në shumë gjuhë të ndryshme.
Të nëntë vëllimet e “Deutsches Wörterbuch” ishin botuar nga botuesi Salomon Hirzel, në dy kolona për një faqe, ku secila kolonë kishte numrin e saj, me margina të gjëra, të cilat ishin lënë qëllimisht autorëve /vëllëzërve Grim/ për të bërë korrigjime dhe plotësime, pasi këto ishin exemplarët e parë të kësaj kryevepre, për të cilën për vite ishte menduar se ishin të humbur. /Si ilustrim sjellim dy raste që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar, atë të tetë vëllimeve të “Illyricum Sacrum” të cilat po ashtu me shënime në margina me autografë të Jakob Koletit, ruhen në Bibliotekën Marciana të Venedikut dhe rasti tjetër, dy vëllimet e “Acta Albaniae…” me autografe të Millan Sufflay, ruhen në Arkivin Shtetëror Kroat të Zagrebit/.
Që nga viti 1898, vëllimet e “Deutsches Wörterbuch” ruheshin në Bibliotekën Shtetërore të Prusisë në Berlin. Nga frika e shkatërrimeve të luftës së dytë botërore, vëllimet e “Deutsches Wörterbuch” së bashku me dorëshkrime dhe libra të tjerë të rrallë, dërgohen për ruajtje në manastirin Grüssau, ndërsa pas vitit 1945, qeveria polake i shpall ato si pronë shtetërore, duke i bartur në Bibliotekën Jagiellone të Krakovit, ku ruhen edhe sot.
Nga shënimet në margina të cilat janë autografe të vëllëzëve Grim, priten mendimet e studiuesve, shkencëtarëve dhe gjermanistëve, veçanërisht të leksikografëve për vlerën dhe rëndësinë e këtyre shënimeve të bëra nga dy themeluesit e gjermanistikës moderne.
Nuk ishte i vetmi studiuesi Alan Kirkness në kërkim të vëllimeve të dorëshkrimeve të vëllezërve Grim. Gjermanistë, studiuesë e historianë të shumtë, kishin kërkuar për vite të tëra në biblioteka të Gjermanisë, sidomos në Bibliotekën Kombëtare të Berlinit, por edhe në biblioteka e arkiva të ndryshme, pa pasur rezultate konkrete. Megjithëse bashkëpunimi midis studiuesve që kërkonin dhe predispozitës për të ndihmuar nga bibliotekat dhe arkivat ishte maksimal. Në mënyrë krejt të papritur, në shtator të vitit 2005, një bashkëpunëtore e Bibliotekës Jagiellone të Krakovit bëri të ditur se vëllimet me dorëshkrimet aq të kërkuara mund të shfrytësoheshin nga gjermanistët, studiuesit dhe historianët, pasi ishte bërë restaurimi i tyre dhe se ato ruheshin në “Sektorin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Jagiellone.” Biblioteka Jagiellone lajmëroi zyrtarisht të gjitha institucionet e interesuara në Gjermani, si p.sh. Bibliotekën Kombëtare në Berlin, Qendrën Kulturore të Prusisë, Museun e Vëllezërve Grimm në Kassel etj. në lidhje me këtë gjetje kaq të rëndësishme të këtyre dorëshkrimeve.
Dihej tashmë që më parë që Wilhelmi dhe sidomos Jakob Grimi i kishin përdorur exemplarët e parë të vepërs së tyre “Deutsches Wörterbuch” si model pune, duke bërë në to shënime dhe ndryshime në marginat e faqeve. Nga këto shënime mund të zbulohet lehtë metoda e tyre e punës në leksikografi. Kështu të nëntë vëllimet mund të shërbejnë edhe si një përgatitje e dytë për botimin e “Deutsches Wörterbuch.” Ajo që është befasuese në këto shënime, është që bien poshtë disa hipoteza që ishin krijuar për shkrimin që përdornin vëllezërit Grim. Në përgjithësi Wilhelmi përdorte shkrimin latin /grafemat latine/, por krahas tij ai përdorte edhe shkrimin gjerman /grafemat gotike/ kur dëshironte të shënonte fjalët që do të dilnin në kursiv me rastin e botimit të fjalorit. Një surprizë tjetër është që krahas dorëshkrimit “autograf” të Wilhelmit, në dorëshkrim gjenden edhe dorëshkrime të disa duarve tjera, njëri prej të cilëve është ai i botuesit Salomon Hirzel. Nga prania e këtyre dorëshkrimeve të disa duarve të tjera /disa scribes-ve/, mendohet që në dorëshkrim duhet të kenë punuar disa persona.
Të nëntë vëllimet e “Deutsches Wörterbuch,” fillimisht kishin qenë në Bibliotekën Mbretërore të Berlinit, ku ishin dorëzuar në vitin 1898 nga djali i Wilhelm Grimit, Hermani, me informacionin që dy vëllimet më me shumë faqe, ishin dorëshkrimi “autograf” i Wilhelm Grimit, ndërsa shtatë vëllimet e tjera ishin dorëshkrim “autograf” i Jakob Grimit. Sistemini në vëllimet e Wilhelm Grimit është sipas katalogjeve të vjetër të Bibliotekës Kombëtare të Berlinit, nga A deri në C = vëllimi I, nga D deri në E = vëlllimi II. Vëllimet e Jakob Grimit janë gjithashtu sipas të dhënave të katalogjeve të vjetër: nga A deri në FROMM, dhe mungojnë vetëm disa pjesë të vogla të fundit që ai i ka përpiluar më vonë.
Për të shmangur konfuzionin për të identifikuar cilat janë vëllimet për të cilat bëhet fjalë si exemplarë dorëshkrimesh, më poshtë sjellim disa shënime identifikuese me numrat e faqeve – kolonave përkatëse ku janë bërë korrigjimet dhe shënimet nga ana e vëllëzërve Grim:
Exemplari dorëshkrim i Wilhelm Grimmit:
Vëll. I, A-C
kolona 33-36, 769-770, 769-770, 1-10, 41, 44-48, 57-64, 49-92, 94-95, 97-1552, 1557-1560, 1553-1556, 1561-1824, 1-612, 609-612, 613-640 + 1 fletë ms. para kolonës 7692).
signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 33.
Vëll. II, D-E
kolona: 641-780, 777-780, 781-784, 781-784, 777-968, 961-964, 961-968, 965-1000, 1101-1124, 1025-1712, 1-96, 89-1096, 1053-1060, 1105-1208 + 3 fletë ms.: në fillim, pas kol. 964 -1496).
signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 34.
Exemplari dorëshkrim i Jakob Grimmit:
Vëll. I, A- Biermolke [Leipzig 1854]
kolona: I-XCII, 1097-1100, 1-912 + 1 ilustrim. + 9 foto dorëshkrim në fillim pas kolonës:
LXXXIV, LXXXVIII, 4, 212, 376, 604, 724, 913-1824.
signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 35.
Vëll. II, Biermörder-Decher [Leipzig 1860]
kolona: I-XVIII, 1-880 + 3 fletë, dorëshkrimi pas kolonës 332, 696, 836, 881-1776.
signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 37.
Vëll. III, E-Forsche [Leipzig 1862]
kolona: I-VIII, 1-36, 1 fletë. 37-944 + 1 fletë, dorëshkrimi pas kolonës 116, 234, 266, 345, 1116-1640.
signatura: Libr. impr. c. not. ms. fol. 39.