• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PILOTI SHQIPTAR I ULQINIT, VIKTIMË E PUSHTETIT KOMUNIST

November 26, 2020 by dgreca

-DOSJA E KRIMEVE TE KOMUNIZMIT-

(Raif-Rafo  Gorana 1916-1944)

Organizimi i takimeve përkujtimore kushtuar personave apo ngjarjëve të ndryshme paraqet moment nderimi  dhe vlerësimi si kudo në botën e qytetëruar. Përkujtimi për Raif-Rafo Goranën pas 76 viteve e vlerësojmë organizim i qelluar ndonëse i vonuar, duke dëshmuar se ai ishte në vetdijën jo vetëm të familjarëve dhe të afërmëve të tij, duke iu rikthyer  Ulqinit, vendlindjës së tij të dashur! Andaj, me këtë rast  nisma  për të paraqitur  të dhëna qofshin ato edhe modeste për jetën dhe veprimtarinë e tij, si dhe përfundimin tragjik, përkatësisht eliminimin  e tij pa gjyq nga pushteti komunist i kohës, është në favor të shpalosjes së vërtetës së munguar dekada më radhë në sajë të  rrethanave shoqërore e politike në Ulqin.

Dr.Nail  Draga

Në sajë të dhënave të cilat disponojmë del qartë së Rafo Gorana ishte  personalitet me dinjitet kombëtar i veçantë për kohën  e tij në Ulqin, si për ka profesioni por edhe qendrimi i tij shoqëror dhe kombëtar. Ishin pikërisht vlerat e tija personale e familjare që e bëjnë të dallohej nga të tjerët, andaj si i tillë nuk ishte i pranueshëm dhe i përshtatshëm për pushtetin e komunistëve, të cilët e morën pushtetin në Ulqin, nga nëntori i vitit 1944. Ishte pikërisht pushtetit i ri ideologjik, që nuk zgjodhi mjete për të eliminuar personat dhe familjet me autoritët në Ulqin. Kemi të bëjmë me  kohën e manipulimit ideologjik, sepse sipas  demagogjisë së tyre çdo gjë fillonte me ta, duke eliminuar traditën shoqërore në Ulqin dhe më gjerë. 

Piloti i parë shqiptar

Raif Gorana, lindin në Ulqin në vitin 1916. Rrjedh nga një familje qytetare me tradita tregtare. Babai i tij, Latif Gorana, kishte raporte pune tregtare si në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Bosnjë.

Raifi shkollën e mesme e ka përfunduar në Rajllovac afër Sarajevës. Ishte kjo shkollë profesionale e njohur në përgatitje të pilotëve. Aty ai u pajis më njohuritë profesionale teknike dhe të pilotimit, duke qenë i pari si i tillë në qytetin e Ulqinit. 

Me të filluar Lufta e Dytë Botërore ai  i është bashkangjitur lëvizjës kundër okupatorit. Në njësitet partizane ka pasur autoritet të jashtëzakonshëm. Madje në këto formacione ka qenë edhe në nivelin e komandantit.

Person me autoritet në Ulqin

Ai dallohej nga bashkëmoshatarët e tij në Ulqin, edhe për nga pamja antropologjike, por edhe nga veshja e uniformës së pilotit, duke qenë pasioni dhe  imazhi i tij profesional.

Por, si i tillë nuk ishte i përshtatshëm për pushtetin e ri komunist i cili u vendos,  në Ulqin, me 26 nëntor 1944. Për vrasjen e tij ekzistojnë varianta të ndryshme. Në lidhje me këtë çështje edhe pse ka pasur dëshmitar ne Ulqin është heshtur vite më radhë, duke mos dhënë informacione. Ishte koha e heshtjes dhe e frikës  dhe pasojave nga pushteti i kohës. Ai në shtëpi  herët në mëngjes  është marrë nga disa persona gjoja për një takim në Cetinë, për të festuar fitorën ndaj okupatorëve. Sipas të dhënës së bashkëshortës së tij në momentin  që do të largohej nga shtëpia, tre herë e përqafon djalin e vogël Agimin i cili ishte dyjavësh, duke mos e parë më. Ishte ky momenti i fundit i ndarjës nga familja, sepse kriminelet në vend që niseshin në drejtim të Cetinës shkuan në drejtim të Limanit në Ulqin.  

Ai u pushkatu në mengjesin e datës 27 nëntor 1944,   mbi Lima tek Çinari  duke shkuar për Valdanos. Aty është vra vetë i katërti: Hodo beg Bushati dhe i biri i tij  Ahmeti  i cili ishte notër i Gjykatës së Ulqinit dhe Radovan Aleksiqi. Ata u pushkatuan, dhe nuk i njoftuan fare familjet e tyre, për ti marrur e varrosur, e sot e asaj dite nuk dihet gjë për varrin, apo varret e tyre, duke mbetur enigmë deri në ditët tona(!.?).

Në lidhje me këtë çështje nga dita e nesërme bashkëshortja e Rafos, zonja  Halimja, ka shkuar në policinë e Ulqinit për të kërkuar bashkëshortin e saj, për të marrë ndonjë informacion gjatë tri javëve, por jo që nuk mori informacion, por ata i janë kërcnuar “së nëse paraqitesh përsëri këtu  do të vrasim ty dhe djalin e saj”. Nga një situatë e tillë tragjike, ajo nuk kishte pse të qendronte me tutje në Ulqin, por mori djalin e vogël Agimin dhe shkoj në Shkodër të gjinia e saj. 

Ishte kjo një ndarje tragjike familjare, e imponuar  nga pushteti i ri  i vendosur në Ulqin, i cili për 24 orë i ka pasur duart e lira për të arrestuar dhe pushkatuar kënd kanë llogaritur  si  armiq, apo pengesë kundër pushtetit të tyre. Duhët thënë me ketë rast se me vendosjen e pushtetit të ri në Ulqin, pushteti faktik ishte  në duar të OZN-ës/UDB-ës, ndërsa partia LKJ ishte fasadë formale, andaj edhe pasojat janë të njohura.

Pse u eliminua Rafo Gorana nga komunistët?

Por, me të drejt bëhët pyetja, cili ishte shkaku  që të eliminohet Rafo Gorana, nga komunistët, i cili ishte pjesëtar i njësive partizane, pra shok, dhe bashkëpunëtor i tyre në luftë kundër okupatorëve. Në lidhje me këtë çështje ka dilema të ndryshme që  si të tilla mbesin ende pa përgjigje definitive, sepse  nuk ekziston një  raport gjyqësor. 

Por, në sajë të një informacioni që disponoj, pakënaqësia e Rafos, u dëshmu më rastin e hyrjës së njësitëve partizane në Ulqin, në mengjesin  e 26 nëntorit të vitit  1944, dhe organizimit të ceremonisë së pritjës së tyre në Ulqin.

Kërkoj të vendosëj edhe Flamuri Shqiptar

Në Mëhallë të Re ku është mullini i vojit apo më mirë të themi të Mullini i Met Muharremit është organizuar një pritje nga qytetarët për brigadën partizane. Rafoja pasi kishte autoritet në popull, është pritur me brohoritje. Në atë takim ka folur edhe  Rafoja dhe janë shpalosur flamuri jugosllav, partiak dhe ai malazez. Por, nga një pamje e tillë i pakënaqur Rafoja ka thanë së duhet të jetë edhe flamuri  shqiptar. Pasi në pjesëtarët e partizanëve kanë qenë të pranishëm edhe nga Shqipëria, sepse kishin pikëpamje të njëjta ideologjike, pikërisht një ushtar i cili ishte nga Bregu i Matit,  e ka pasur më vehte flamurin shqiptar dhe e ka nxjerr nga çanta dhe ia ka dhënë Rafos, ku pasi i është vendosur shtiza edhe ai është vendosur për krah flamujve të tjerë. 

Dhe nuk ka dilemë së ky ishte shkaku  për eliminimin e tij fizik, por nuk  duhet përjashtuar autoritetin e tij në popull, qendrimin në njësitin partizan duke qenë edhe komandant, si dhe  parimet e tija shoqërore për barazi praktike nacionale të shqiptarëve në rrethana të reja politike. Më një fjalë ishte  personaliteti dhe karakteri i tij që ishte pengesë për pushtetarët e rinj,  për të realizuar qellimet e tyre  djallëzore kundër shqiptarëve në Ulqin dhe më gjerë.

Ishte i veçantë në kohën e tij 

Sipas dëshmive Rafoja, ka qenë trup madh, i pashëm dhe i veshur gjithmonë pedant. Ai mbante vazhdimisht me gjelozi uniformën e pilotit(çizmet  e lëkurës, një pallto të madhe të lekurës dhe helmetën e lëkurës në kokë. Po ashtu ka pasur edhe një orë dore me emrin “Bullova”, që e kanë pasur vetëm pilotët. Kur e kanë vra ia kanë marrë xhaketën dhe mantilin e lëkurës e po ashtu edhe orën e dorës.

Rafoja ka qenë i martuar me Halimën nga Shkodra. Kur e kanë vra Rafon, ka lanë vetëm një djalë Agimin, më moshë afër dy javësh. Më pas ajo është vendosur në Shkodër të familja e saj së bashku me djalin Agimin dhe është martuar me një person tjetër. Agim Gorana(1944-2010) ka qenë prof. i fizikës, ka jetuar dhe punuar në Shkodër, ndërsa pas vitit 1996, është vendosur në Tiranë. 

Me këtë rast dua të ceki se në Shkodër ka jetuar edhe një vëlla i Rafos,  Hyseni i njohur si Ceni. Ai ka vdekur në Shkodër në vitin 1947 ndërsa e kanë varrosur në Ulqin. Vdekja e tij atëher ka qenë e dyshimtë( pra jo e natyrshme).Ky ka qenë i martuar  me një shkodrane. Ka lanë dy djem dhe një vajzë.
C:\Users\Labi\Desktop\Foto R.Gorana.jpg

Rafo Gorana me bashkëshortën  Halimën

Arrestimet  në Ulqin

Me të vendosur të pushtetit komunist në Ulqin filloj  ndjekja  e figurave  kombëtare si Cafo Begu-Alibegaj dhe bashkëmendimtarët e tij. Kështu disa ditë më pas arrestohën persona të tjerë si: hafiz Hasan Llunji, Memin Resulbegu, Zydi Fici dhe Mustafë Canka, duke i trajtuar si armiq të pushtetit popullor, edhe pse ata ishin persona me dinjitet familjar dhe kombëtar. Por, pushteti ndaj tyre përgatiti një skenar tjetër, sepse pasi i kanë arrestuar ata  planifikojnë për ti çuar  gjoja për gjykim në Tivar, por të katërtit me duar të lidhura  i pushkatojnë pa gjyq të kthesa e Braticës që shkon për Valdanos, me 15.12.1944. Të gjithë i varrosën në një varr, ku janë edhe sot, por pa ndonjë shënjë  apo varr të ndertuar.

Veprimet e tilla të komunistëve dëshmuan se  ata kishin hartuar  më kohë lista për të eliminuar figurat e njohura me autoritet në Ulqin që i trajtonin si armiq të pushtetit përkatësisht si pengesë në realizimin e vendosjës së pushtetit sipas strategjisë së tyre politike. Ishte ky veprim patologjik  kundër shqiptarëve,  që u dëshmu me veprimet kriminale ku  për 18 ditë i pushkatuan 8 qytetarë të Ulqinit pa procedur gjyqësore.

Duhet thënë me këtë rast se tentimi nga familjarët  për zbardhjën e krimeve të pushtetit  ndaj pjesëtarëve të familjes në kohën e monizmit(1944-1990) ishte i ndaluar dhe  me pasoja, një qendrim i tillë pas rënies së sistemit socialist nga viti 1990 e më pas nuk mund të arsyetohet më asgjë(!?).

Sigurimi i Shqipërisë bashkëpunon me jugosllavët

Së burgosjet në Ulqin, kanë vazhduar dëshmon e dhëna së ndonëse ishte në Shqipëri, Hodo Alibegu, atje arrestohet nga Sigurimi i Shqipërisë dhe iu dorëzohet pushtetit jugosllav në Ulqin. Ati më vonë iu organizu një proces gjyqësor ku u dënu me 20 vite burg. Po aq u dënu edhe Selë Lamoja.Por, më pas gjykata e rishqyrtoj vendimin e tillë, ku Hodo Alibegun e denon me pushkatim, i cili u realizu me 17 mars 1948. Një e dhënë e tillë dëshmon se pushteti komunist në Shqipëri ishte i vërbuar nga ideologjia komuniste  dhe ka bashkëpunuar me pushtetin e Jugosllavisë, kundër interesave kombëtare që ishte me pasoja për shqiptarët për rreth pesë dekada. 

Ballafaqimi më të shkuarën obligim qytetar

Në rrethana të reja shoqërore pas dështimit të ideologjisë komuniste, nga viti 1990, është pritur me të drejtë që të punohët në ndriçimin e ngjarjeve dhe personalitetëve e individëve të ndryshëm të cilët u eliminuan nga pushteti i ri, pas Luftës së Dytë Botërore. Por, ndonëse kanë kaluar tridhjetë vite, ngjarjet nga viti 1944-45 kur është instaluar pushteti komunist në Ulqin, ende nuk janë hulumtuar me kompetencë profesionale  nga studiues të fushave të ndryshme. Nëse në kohën e sistemit monist trajtimi i temave të tilla ishte me pasoja, pas rënies së sistemit monist,  qendrimi  indiferent ndaj kësaj kohe nuk mund të arsyetohet më asgjë. 

Në lidhje me këtë përiudhë kohore, në mjediset e ndryshme në vendet e ish kampit socialist, janë hapur temat e tilla, duke prezantuar krimet e komunistëve me dokumente të dëshmuara. Por, në këtë aspekt përjashtim bën Mali i Zi, sepse këtu ende hezitojnë të ballafaqohen më të kaluarën, që është në kundërshtim më drejtat qytetare e nacionale të qytetarëve  që janë obligime  sipas standardëve demokratike europiane. 

Dy rezoluta nga Këshilli i Evropës

Edhe pse në Këshillin e Evropës janë miratuar dy rezoluta kundër krimeve të komunizmit, e para ajo  më  nr.1096 nga viti 1996,  “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”, dhe e dyta  nr.1481,  nga viti 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, asnjëra prej tyre nuk është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi. Një veprim i tillë refuzues dëshmon mos gadishmërinë e pushtetit aktual për tu ballafaquar më të shkuarën komuniste sikur kanë vepruar vendet tjera në Europën Juglindore.  

Nuk ka dilemë se një qendrim i tillë politik  dëshmon  në mënyrë transparente se këtu ka mbetur e ngulitur në psikologjinë e tyre sistemi monist, i cili për qellimet ideologjike dhe për pushtet  ka eliminuar individë të ndryshëm, ku as shqiptarët në Ulqin dhe më gjerë në Mal të Zi nuk ishin përjashtim.

Rishkrimi i historisë obligim qytetar 

Andaj është obligim moral e profesional  nga përfaqësuesit tanë politik, si përfaqësues në institucionët qeveritare në Mal të Zi, të riaktualizojnë  çështjen e zbardhjës së vertetës së eliminimit të qytetarëve tanë pa gjyqe nga pushteti komunist i kohës. Një veprim i tillë do të eliminonte  dilemat dhe spekulimet për temat tabu të cilat kanë qenë të pranishme për rreth pesë dekada. 

Ndërsa qendrimi refuzues pas dëshimit të komunizmit, dëshmon dobësi personale e familjare por edhe si qytetarë  që  nuk arsyetohet më asgjë. Në këtë aspekt, ne duhet të marrim shëmbuj nga vendet e tjera në regjion të cilët individët me dosje kriminale  i kanë shpallur heroj, ndërsa ne vazhdojmë të hështim për viktimat e pafajshme të komunizmit, të cilët ende nuk kanë  varre apo ndonjë pllakë përkujtimore.

Edhe pse të vonuar  siç është ky takim përkujtimor  për Rafo Goranën është koha për tu thënë e vërteta ndaj viktimave, familjarëve dhe brezave të tashëm dhe të ardhshëm,  andaj duhet angazhim politikë, intelektual  dhe guxim qytetar  sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët. 

Duke marrë parasysh së këtë takim përkujtimor e vlerësoj si homazh për të gjithë viktimat, uroj dhe shpresoj  me misionin e ndriçimit të personalitetëve dhe ngjarjeve nga Lufta e Dytë Botërore e më pas pa paragjykime ideologjike duke shpalosur të vërtetën, përkatësisht rishkrimit të historisë si obligim profesional,  qytetar e kombëtar si  kudo në botën demokratike. (Fjala e mbajtur në Ulqin, më 6 mars 2020, me rastin e organizimit të takimit përkujtimor)      

Filed Under: Histori Tagged With: Nail Draga, Raif-Rafo-Gorana, viktimi e Komunizmit

Depolitizimi i pushtetit-mision i demokracisë pluraliste

November 19, 2020 by dgreca

Duke marrë parasysh pushtetin autoritar për tre dekada edhe në pluralizëm në Mal të Zi, idea e depolitizimit të pushtetit  do të jetë  sfidë për qeverinë e re në procesin e reformimit dhe të demontimit të strukturave ekzistuese në nivel qendror dhe ate lokal, duke vlerësuar si kriter profesionalizmin  e jo përkatësinë partiake, që do të jetë dëshmi praktike e ndryshimëve në qeverisje si kudo në botën demokratike 

Shkruan: Nail Draga

Por, më të drejt bëhet pyetja se çka mund të bëjë në këtë drejtim Qeveria e re e cila ka obligime dhe përgjegjësi në udhëheqjen e Malit të Zi në mandatin e saj, në këtë kohë të krizës së përgjithshme ekonomike, shoqërore e shëndetësore, për të realizuar në praktikë premtimet e dhëna elektoratit votues gjatë fushatës parazgjedhore. Nuk ka dilemë se përgjegjësia kryesore bie mbi kryetarin e qeverisë, por as ministrat nuk mund të jenë pa përgjegjësi, sepse ata do të japing lloragi për veprimet në resorët përkatës. Madje opinioni pret me padurim fillimin e punës së kësaj qeverie, për të parë ndryshimin apo vazhdimësinë e qeverisë së mëparshme. 

Duke marrë parasysh se koalicioni i shumicës parlamenatre është përcaktuar për qeverinë e ekspertëve, do të thot se janë mënjanuar figurat politike që është risi në skenën politike, mbetët të shihet se sa do të kenë ata mundësi praktike për ta realizuar këtë mision.

Angazhimi i personave të ndryshëm në qeveri në cilësinë e ministrave pa përkatësi partiake,  është përgjegjësi kryesisht e kryeministrit sepse ai ka zgjedhur ekipin me të cilën do të punojë, duke marrë parasysh referencat e tyre profesionale. Një veprim I tillë jep për të kuptuar se ata nuk do të jenë në presionet partiake, dukuri e cila iu mundëson autonomi personale dhe profesionale për të vendosur për të zgjedhur kuadrat e ndryshme në resorin përkatës. Dhe si të tillë ata do të jenë baza e fillimit të depolitizimit të pushtetit duke filluar nga lart që do të jetë risi në qeverisjën shtetërore në Mal të Zi. 

Por,duke marrë parasysh përbërjen heterogjene të shumicës parlamentare, interesat personale si dhe animozitetin e dëshmuar, nuk ka dilemë së do të ketë divergjenca brenda tyre,  andaj mbetët të shihet se a do të jenë pengesë ne realizimin e angazhimeve konkrete  në këtë drejtim. 


Sovraniteti i qytetarit

Në sajë të fitorës së opozitës në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, për të parën herë qytetari votues është sovran, ku vendosi me ndërgjegje me votën e vet ndryshimin e pushtetit. Si të tillë janë ata relaksuar duke dëshmuar  guximin e munguar vite më radhë, sepse pushteti i mëhershëm kishte monopolizuar edhe votën e qytetarëve. Ndërsa ndarjët politike dhe ata fetare në bashkësinë ortodokse  në Mal të Zi arritën nivelin më të lartë, në këtë vit zgjedhor, që u manifestu me shëtitjet fetare, ku si shkak ishte ligji për lirinë e bashkësive fetare, që definitivisht përcaktoj edhe rezultatin e tyre zgjedhjeve në favor të opozitës. 


Ekipi i ekspertëve si „fushë e minuar“

Sistemi ekzistues me përvojën tridhjetëvjeçare pothuaj është „betonuar“, përmes kuadrave partiake,  andaj  qeveria e re  duhet të angazhohet ne demontimin e tij, por nuk ka dilemë  se  ekipi i ekspertëve  nuk do ta ketë të lehtë, sepse duhet të eci ne “fushën e minuar“, andaj edhe sukseset do të jenë të diskutueshme. Pikërisht në ketë aspekt duhet të dëshmohet qendrimi dhe angazhimi konkret në fushën e depolitizimit të strukturave dhe të institucionve qeveritare.

Çdo angazhim në këtë aspekt qoftë edhe minimal, duhet  mbeshtetur, sepse edhe rruga ma e gjatë fillon me hapin e parë. Andaj mbetet obligim i shumicës  së re parlamentare që të angazhohet në këtë drejtim, për të ndryshuar  status quon ekzistuese që është „prodhim“ shumëvjeçar  nga qeverisja e mëparshme.


Neoliberalizmi dhe dështimi i privatizimit


Ndërsa  nga fusha e ekonomisë, qeverisja e re duhet të merret jo vetëm me strukturën e saj por duke eliminuar konceptin e neoliberalizmit, duke ofruar qasje tjetër dhe zgjidhje në këtë drejtim. Po ashtu duhet të rishqyrtohen marrëveshjet dhe kontratat në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, të cilat në sajë të procesit të tillë janë plaçkitur  në forma të ndryshme, duke lënë pa punë një numër të konsideruar të punësuarish. Në këtë aspekt, deri më tash askush nuk ka dhënë përgjegjësi, edhe pse ka raste  të shumta të dështimit,  ku kryporja  e Ulqinit  paraqet rast të veçantë të hulumtimit, sepse ishte e vetmja fabrikë e tillë në vend, por gjoja u privatizu  dhe u plaçkit në formën ma të vrazhdë të mundur.

Partitokracia pengesë e depolitizimit

Andaj, duhet bërë përpjekje  për të filluar me procesin e depolitizimit sepse kemi të bëjmë me një të drejtë të mohuar të qytetarëve, sepse deri më tash ka dominuar autokratizmi në udhëheqje dhe sistemi i partitokratisë në qeverisje. Kemi të bëjmë pikërisht me partitë e ndryshme politike të cilat nuk zgjedhin mjete për të fituar ndonjë mandat qoftë të këshilltarit apo të deputetit, duke u bërë pjesë e qeverisjës, për përfitime të ndryshme. Dhe të tillët nuk marrin parasysh vlerat dhe parimet por interesin personal apo të klanëve të ndryshme.

Është koha e fundit për të  vlerësuar profesionalizmin  e jo përkatësinë partiake  si kriter bazë  i punësimit që do të jetë hapi vendimtar në procesin e depolitizimit të  pushtetit, përfundimisht edhe në pluralizëm, si në nivelin lokal dhe ate qendror, si kudo në vendet demokratike.

(Nëntor 2020)

Filed Under: Analiza Tagged With: i pushtetit, Nail Draga

Vrasja e At Zef-Leonard Tagaj, vepër kriminale e pushtetit jugosllav

October 30, 2020 by dgreca

Dosja: Krimet e komunizmit-

Vrasja e At Zef-Leonard Tagaj, vepër kriminale e pushtetit jugosllav

(Me rastin e 75-vjetorit 1945-2020)-

Vetëm personat me dinjitet dhe karakter sikurse ishte At Zef-Leonard Tagaj, u fliju me vetdije në emër të misonit të tij françeskan për të shpëtuar popullsinë e Malësisë, ndaj planëve djallëzorre të pushtetit komunist i instaluar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me pasoja të mëdha shoqërore e kombëtare  që janë të pranishme deri në ditët tona.

Shkruan: Nail Draga/

Ndër personalitetet e nderuara të krahinës së Krajës së Shkodrës bën pjesë edhe At Zef –Leonard Tagaj, teolog, poliglot dhe humanist i dalluar në kohën e tij,  i cili u eliminu nga pushteti i komunistëve kur ishte në detyrën e meshtarit në famullinë e Trabonit në Malësi më 19.2.1945. Ai ka lindur në Ljare në vitin 1910, në një familje fisnike e njohur më virtyte tradicionale të populllit tonë pas shkollimit fillor, ka vijuar shkollimin në kolegjion françeskan në Napoli të Italisë(1926-1928). Ishte pikërisht viti 1928, kur ka veshur zhgunin për të parën herë e do ta mbajë deri në vitin 1945, kur vritet nga pushteti i komunistëve. Në vitin 1929, ka studiuar filozofinë në Nocera, ndërsa në vitin 1936 shugurohet meshtar. Përveç diplomës së filozofisë e teologjisë, ai mori diplomë edhe në infermieri  dhe kirurgji misionare. Me këto aftësi kthehet në vendlindje, ku pasi caktohet më detyrë fillon punën si famullitar në famullinë e Traboinit me 25 gusht 1937. Në këtë famulli u vendos me nënën e tij dhe dy mbesat nga vëllau(Maria e Roza), ku u pritën me dashamirësi nga popullsia vendore. Ardhja e tij në këtë famulli ishte ngjarje e veçantë sepse dinte gjuhën, historinë, traditat dhe kulturën e tyre, sepse para tij këtu kanë qenë famullitar dy kroatë.Harmonia e krijuar me popullsinë e Traboinit, bëri që ai këtu të ndihej si në shtëpinë e vet, që është dëshmuar nga shumë dëshmitar të kohës.

Në mjedisin   e ri ku jetoj e veproj pater Zefi,  kemi të bëjmë me një zonë kufitare ku nuk ishte lehtë të përballoheshin rrethanat shoqërore. Sepse kemi të bëjmë me një kohë lufte qe ai ka ditur ti menaxhojë në sajë të zgjuarsisë dhe parimeve si misionar i devotshëm. Kemi të bëjmë me kohën e Luftës së Dytë Botërore, e cila edhe në këtë mjedis ka pasur keqperdorime e manipulime politike, por ai ishte i denjë një qendrimin e guximin e  tij me mision në mbrojtjën dhe ruajtjën e popullit, ku pati sukses të plotë.Ishte në favor të ruajtjës së paqës dhe marrëdhënieve të mira mes njerëzve dhe krahinave për rreth. Por, veprimtaria e tillë dhe autoriteti popullor ishte pengesë e qarqeve antishqiptare, që u dëshmu me rastin e ardhjës në pushtet të komunistëve nga fundi i vitit 1944. Ishte koha e ideologjisë komuniste dhe e bashkëpunimit jugosllavo-shqiptar që ishte fatale për popullin shqiptar, që u dëshmu në praktikë, ndaj të gjithë atyre që trajtoheshin si armiq apo kundërshtar të sistemit të ri. 

U fliju për të shpëtu popullin 

Më datën 19 shkurt 1945, shtëpia ku banonte At Zefi rrethohet, nga pjesëtarët e ushtrisë jugosllave, që udhëhiqej nga Bajo Stankoviqi. Në këtë moment ndihmësi i fratit Frano Mirashi, deshti të përdorë armën dhe të vrasë dy epror përgjegjës, për mos me e dorëzu fratin gjallë. Por, ishte  frati largpamës  që nuk e lejoj një veprim të tillë, sepse e dinte se ky do të ishte shkas, që ata të hakmerrën duke vra e masakru popullsinë e Hotit. Ndonëse frati ishte paralajmëru më herët se mund ta vrasin komunistat ai ishte i bindur se nuk  do të ndodhë diçka e tillë, sepse nuk iu  kishte bërë asgja kërkuj. Por, ishte e kotë se ata e kishin planifikuar ta likuidojnë, ku më pas e marrin fratin   dhe e drejtojnë jo nga Tuzi, por drejtim tjetër, të vendi i quajtur Lugje të Thella, ku e pushkatojnë së bashku me Vasel Marashin Camaj. Përveç se u pushkatu, sipas dëshmitarëve okular ai u plaçkit, ku vrasësit ia morën rrobat e trupit,  duke u lënë aty në ambient të hapur dy ditë.

Pushteti jugosllav masakron shqiptarët në Malësi

Duke njohur dhe përjetuar rrethanat shoqërore të kohës, frati e kishte të qartë se komunistat do të bëjnë çmos për të treguar pushtetin e tyre e ri, e sidomos kundër popullsisë shqiptare në Malësi. Dhe ishin pikërisht personat të veçantë që ishin në shënjestër të tyre ku përveç fratit kishte edhe të tjerë, që këtë pushtet e vlerësonin si të imponuar e jo i zgjedhur nga populli. 

Por, kur nuk gjetën arsye për të masakrue popullsinë në Hot, atëherë vazhduan në Grudë  vranë Gjekë Çunin dhe maltretuan disa të tjerë.Por, këtu nuk u ndalën më kaq, sepse këtu vranë Zef Miliqin Lulgjuraj, kumarën e tij Losh Gjokun e Hotit dhe tre bijtë e Prekë Tomë Lulgjuraj: Lucën, Dodën dhe Gjergjin, si dhe Kolë Gjelin nga Trieshi.Po atë ditë që u vra At Zefi, nga ushtria jugosllve u pushkatua edhe Pjetër Zeka Camaj nga fshati Spi.

Ishin këto  vrasje nga ana e  pushtetit që po instalohej, kundër shqiptarëve e Malësië, duke dëshmuar moralin e tyre kriminal me urrjetje patologjike kundër  popullin shqiptar që vazhdoj me burgosje e vrasje edhe në vitët në vijim.

Nuk ka dielemë se po të kishte pasur rezistencë të armatosur nga ana e popullit kundër ushtrisë jugosllave,në atë kohë pa dyshim se popullsia vendore do të ishte masakru në përmasa të mëdha, sikurse frati dhe këto burra të tjerë. Sepse qellimi i pushtetit  të ri komunist, ishte vendosja e dhunës, më qellim për të eliminuar të gjithë ata të cilët nuk janë mbeshtetës të tyre, apo kanë autoritet në mjedisin përkatës dhe ndikim në popull. 

Për malësorët në Malësi të Madhe, krimet e sllavëve nuk janë të panjohura, sepse ata ndonëse tash nën rrobat e pushtetit komunist, vazhduan  masakrat e mëhershme që janë bërë nga paraardhësit e tyre sikurse ishte ajo e 24.12.1919, kur u likuidunan  74 persona  në Drume, pasi i kishin marrë peng nga kisha e Traboinit në Hot.

Pse e vranë At Zefin?

Një nder dilemat që ende edhe sot ka mbetur e pa shpjeguar ka të bëjë me ate se cila ishte shkaku të eliminohet At Zef-Leonard Tagaj. Por, në rrethana të tilla në ndryshim të pushtetëve, jo rrallë herë janë eliminuar të pafajshmit, të cilët kanë qenë pengesë imagjinare për pushtetin e kohës. Deri më tash nuk ka asnjë të dhënë zyrtare në këtë aspekt, sepse vrasësit nuk kanë dashur të lëjnë gjurmë të dokumentura, andaj ekzistojnë vetëm të dhëna të besueshme nga qytetarët e Hotit e tërë Malësisë për meshtarin e famullisë së Traboinit. 

Ka ekzistuar vlerësimi unanim si At Zef-Leonard Tagaj ka qenë meshtar i nderuar, më autoritet popullor, me qendrim e parime kombëtare, njëri i rrallë i kompletuar me virtyte njërëzore dhe së është vra tërësisht i pafajshëm. Ishin pikërisht këto vlera njerëzore që ishin pengesë për pushtetin e ri komunist, andaj vendosën për ta eliminuar pa proces gjyqësor, për të përhapur frigë e pasiguri  të populli i Malësisë. 

Humbën gjurmët në bibiotekën e famullisë

At Zef-Leonard Tagaj ishte zotërues i gjuhëve klasike e moderne si dhe i retorikës. Ai ishte në rrjedhat intelektuale të kohës, shkonte shpesh në Shkodër, ku kishte kontakte me personalitete të nderuara, dhe atje merrte botimet e reja nga lëmia e teologjisë por edhe të asaj  kulturore. Bëhet më dije se duke qenë studiues i teologjisë e filozofisë është marrë edhe me shkrime. Por, mjerisht, armiqt e tij nuk kanë lënë asgjë prej shkrimeve të tij, duke zhdukur gjurmet në bibliotekën e famullisë së Hotit(1937-1945). Dhe një veprim i tillë të përkujton kohën e fashizmit, kur digjeshin librat dhe vriteshin autorët e tyre, si të rrezikshëm për pushtetin e kohës.

Nderohet jeta e veprimtaria

Më rastin e 70-vjetorit të vrasjës së At Zef-Leonard Tagaj,më 19.2.2015,në organizim të Misionit françeskan në Malësi dhe famullia e Traboinit, udhëhequr nga At Fran Dushaj, realizuan shtegtimin për të vendi i vrasjes së tij. Ishte ky fillimi i angazhimeve për të shënuar në mënyrë dinjitoze personalitetin e ndëruar fratin e Traboinit në këtë vit jubilar të vrasjës së tij.  Më pas u inicu nisma për të bërë zhvarrimin e mbetjeve mortore nga varri ekzistues pranë kishës, duke i vendosur në hapësirën brenda kishës së Traboinit, me 21 gusht 2015. Ndërsa më rastin e këtij përvjetori  me 30 gusht 2015,  Misioni françeskan në Malësi, Famullia e Trabonit dhe Arqipeshkvia e Tivarit  organizuan  veprimtari përkujtimore ku  para qytetarëve të pranishëm  u bë zbulimi i shtatorës së At Zef-Leonard Tagaj punuar nga skulptori shkodran Pjerin Kolnikaj si dhe u bë  bekimi i varrit të tij në lterin e kishës së Trabonit.

Po ashtu At Fran Dushaj, famullitar i Traboinit, ka botuar tre vëllime kushtuar jetës dhe veprimtarisë së të ndjerit At Zef-Leonard Tagaj, duke i ofruar opinionit  botime me vlerë profesionale, për shqiptarët jo vetëm në Malësi por në tërë hapësirën etno-gjeografike shqiptare.Me këto veprime nderimi ndaj figurës dhe veprimtarisë teologjike e shoqërore të At Zefit, dëshmohet  se ai nuk është harruar dhe do të nderohet vazhdimisht të populli shqiptar me pietet ashtu siç ishte ai me veprimtarinë e tij.

Përfundim

Ndonëse janë bërë përpjekje qe në lidhje me ngjarjet e ndodhura pas përfundimit të LDB në hapësirën etno-gjeografike shqiptare në përgjithësi e në ato shqiptare në Mal të Zi ende deri sot nuk janë hulumtuar me seriozitetin shoqëror e atë shkencor. Nëse në monizëm një përpjekje e tillë ishte e rrezikshme dhe me pasoja, në pluralizëm ekzistojnë mundësi praktikë në këtë drejtim.

Shqiptarët në Malësi të Madhe janë ekzemplar i veçantë në këtë aspekt, sepse ata u ndjekën, burgosën, internun e vrarë nga pushteti i ri komunist, për qëllime të tyre ideologjike. 

Por me këtë rast duhet thënë se popullsia shqiptare e Malësisë në kuadër të Malit të Zi ishte në mes dy zjarreve (Mali i Zi dhe Shqipëria) sepse pushteti i instaluar komunist nga viti 1944 e më pas, në shënjestër kishte personat me autoritetet dhe familjet me ndikim shoqëror. Kemi të bëjmë me plane djallëzore të komunistëve për eliminuar kundërshtarët apo siç kanë cilësuar ata të armiqve të pushtetit popullor.

Në këtë kategori të personave bënte pjesë edhe djali i Shestanit e frati i Hotit, At Zef-Leonard Tagaj. Me qëndrimin dhe parimet e tia teologjike e shoqërore ai ishte i papërshtatshëm për pushtetin e ri. Si i tillë ai ishte pengesë në realizimin e objektivave të tyre kundër shqiptarëve në Malësi, përkatësisht në Mal të Zi. Ai u pushkatua pa gjyqë nga kriminelët e kohës nga njësitë ndëshkuese të ish Armatës Jugosllave. Dhe ky nuk ishte i vetmi sepse  kriminelët vranë edhe malësorë të tjerë, duke dëshmuar se e ardhmja e shqiptarëve në Malësi do të jetë e pa perspektivë dhe luftë për mbijetesë në trojet e tyre autoktone. 

Lë të jetë ky përvjetor një nxitje për të hulumtuar e shpalosur para opinionit të gjërë martirizimin e shumë shqiptarëve në Mal të Zi të cilët u eliminuan  në forma të ndryshme nga pushteti monist nga viti 1944-1990, sepse kemi të bëjmë me dosjen e krimeve të komunizmit kundër popullsisë shqiptare.

Dhe në fund e them se është obligim moral, profesional e kombëtar i yni që të punohet sa më parë në këtë drejtim, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët!.

(Tetor 2020)

C:\Users\Labi\Desktop\ZEF TAGAJ\img4134.jpg

                 At Zef-Leonard Tagaj 1910-1945

Filed Under: Histori Tagged With: At Zef-Leonard, Nail Draga

PJESËMARRJA NË QEVERI JO PËR INTERESA PERSONALE

October 16, 2020 by dgreca

Në pritje të bisedimeve për pjesëmarrje në Qeveri, për shqiptarët parësore duhet të jenë jo interesat personale por  pozita dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, sepse ka ardhur koha të ndryshoj qasja e pushtetit, që të përfitojnë shqiptarët e jo individet si deri më tash, e ate kryesisht në fushën e punësimit që paraqet treguesin kryesor  të barazisë qytetare  e nacionale në këtë mjedis. Me pjesëmarrjën e pakicave kombëtare në Qeveri si parnter e jo dekor  do dëshmohej në praktikë se qeverisja nuk është pronë e shumicës parlamentare por edhe të tjerëve që janë pjesë e mozaikut politik  në këtë mjedis.

Shkruan: Nail   Draga–

Duke analizuar periudhën e pjesëmarrjës në Qeveri nga viti 1997 e më pas, del qartë së shqiptarët nuk mund të jenë të kënaqur me përfaqësimin e tyre përkatësisht të punësimit sipas pjesëmarrjës në popullsinë e përgjithshme. Dhe një trend i tillë dëshmon pabarazinë praktike, sepse çështja e punësimit nuk zgjidhet nëse vendoset si ministër ndonjë individ shqiptar, apo drejtor në ndonjë ministri. Çështja e tillë është me peshë të veçantë sepse struktura e të punësuarve është dëshmi e barazisë nacionale në çdo mjedis. Dhe të ndodhur në një situatë të tillë të pavolitshme, ku në sajë të privatizimit u plaçkiten të gjitha ndërmarrjet ekonomike, papunësia u rrit dukshëm andaj për të mbijetuar  zgjidhje e imponuar ishte emigrimi  në botën e jashtme. Dhe nga një dukuri e tillë çdo i treti shqiptar nga Mali i Zi është në botën e jashtme, me trend të vazhdimit që do të jetë me pasoja për shqiptarët në këtë mjedis.

Të refuzohet ministria  e pakicave 

Deri më tash  për pjesëmarrje në Qeveri për shqiptarët  ka qenë e rezervuar Ministria e Popujve Pakicë dhe të Drejtave të Njeriut. Por, duke marrë parasysh se shqiptarët kanë kuadra edhe për fusha të tjera, mendoj se do të ishte e udhës që nëse arrihet marrëveshja për pjesëmarrje në Qeveri, një ofertë  e tillë duhet të refuzohet. Sepse një ministri e tillë me tepër ka qenë në favor të imazhit të Qeverisë, se sa të vet shqiptarëve,  sepse nga ajo ministri elektorati shqiptar nuk ka pasur përfitim, përveç benifiteve personale. 

Në këtë aspekt shqiptarët  duhet të orientohen nga disa ministri tjera, siç janë ministria e ekonomisë, turizmit, bujqësisë etj. Ndërsa në fushën e arsimit dhe të kulturës duhet të ekzistojë një qasje tjetër, e jo si deri më tash, pa peshën e duhur në ruajtjen e identitetit arsimor e kulturor. Sepse shqiptarët janë të vetmit popullsi josllave me gjuhë, kulturë e tradita të veçanta nga të tjerët, andaj duhet gjetur forma dhe mundësi në mbrojtje dhe ruajtje të identitetit kombëtar nga aspiratat asimiluese. Nuk ka dilemë se për ndryshime pozitive në këtë drejtim përveç kuadrave me integritet personal e profesional duhet patjetër të ekzistojë vullneti politik i pushtetit i cili deri më tash ka munguar(!).

Mungon platforma politike

Duke marrë parasysh se deri më tash nuk ekziston ndonjë platformë politike e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë spektrin politik të shqiptarët në Mal të Zi, është e udhës të punohet për dy platforma: platforma për veprim politik dhe platforma e përgjithshme politike.

Në këtë aspekt përkujtoj së në vitin 2015 është formuar një komision për shkruarjën e platformës, me pjesëmarrje nga përfaqësues të partive politike shqiptare, ku ishte edhe autori i këtij artikulli. Por, pas disa takimeve dhe shqyrtimit të materialit përkatës, për çudi komisioni ndërpreu punën, ku si shkas ishte jostabiliteti politik në pushtetin lokal të Ulqinit. Dhe nga ajo kohë e deri më tash nuk ka pasur nisma që të punohet në këtë drejtim, që nuk mund të arsyetohet nga partitë politike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Nga bisedime në marrëveshje

Fillimisht duhet të zhvillohen bisedime nga përfaqësuesit e Listës shqiptare me shumicën e re parlamentare. Ndërsa lista e dytë parlamentare Koalicioni shqiptar, ka refuzuar për të qenë pjesë e pushtetit, duke theksuar se pjesëmarrja në Qeveri ku është edhe DF, për ata është i pa pranueshëm. Në sajë të  bisedave duhet të parashtrohen kërkesat që duhet të jenë jo me peshë personale për për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në këtë mjedis. 

Në lidhje me këtë çështje përkujtojmë se me 27.11.2016 është arritur një marrëveshje në lidhje me bashkëpunimin  paszgjedhor  në mes DPS-it dhe Koalicionit “Shqiptarët e vendosur”. Është çështje tjetër  se çka është shkruar dhe realizuar në praktikë  nga kërkesat në këtë marrëveshje, por ky është dokumenti i parë i kësaj natyre, duke krijuar raporte të partneritetit me pushtetin(DPS), për periudhën katërvjeçare(2016-2020). Dhe diçka të tillë presim të realizohet tash me shumicën e re parlamentare, por me një përmbajtje më të kompletuar.

Nëse shqiptarët kësaj here do të jenë pjesë e pushtetit, duhet të zgjedhin me përparësi kërkesat e tyre  dhe me afate të realizimit të tyre. Sepse çdo kërkesë e shqiptarëve që është në favor të tyre dhe nuk është kundër popujve të tjerë në Mal të Zi, duhet të pranohet nga ana e pushtetit demokratik, që është në favor të barazisë qytetare e nacionale si kudo në botën e qytetëruar. 

Pakicat,  partner e jo dekor të Qeverisë

Në vendet demokratike çështja e përfaqësimit të pakicave është përcaktuar me kushtetutë si aktin me të lartë juridik e jo sipas disponimit të pushtetit. Andaj në këtë aspekt duhet të punohet edhe në Mal të Zi, sepse vetëm në këtë formë të veprimit do të eliminoheshn dilemat e përfaqësimit të tyre në qeverisje qendrore. Nga miratimi i pluralizmit kjo çështje asnjëherë nuk është trajtuar në mënyrë serioze, sepse ndaj pakicave kombëtare vazhdimisht ka ekzistuar qasja e animozitetit, sidomos kur janë në pyetje shqiptarët, që dëshmohet me mos  pjesëmarrje të tyre në Qeveri. Nëse kjo çështje ka ndryshuar nga viti 1997, më ndryshimet politike me formimin e Ministrinë e Pakicave dhe të Drejtave të Njëriut, që në një farë mënyre ishte e rezervuar për shqiptarët, të tjerat ministri kanë qenë të panjohura. 

Pjesëmarrja e pakicave në Qeveri është në favor të prezantimit dhe përfaqësimit të tyre në pushtetin ekzekutiv, sepse çështjet preokupuese të pakicave  askush nuk mund ti paraqesë në mënyrë me të qartë se  sa vet ata. Dhe janë pikërisht  përfaqësuesit autentik të tyre, që ofrojnë  mundësi praktike të partneritetit me pushtetin  në këtë mjedis. Vetëm në këtë formë të veprimit pakicat eliminojnë përceptimin e tyre si dekor i qeverisë, që është koncept i demoduar për mjediset  me qasje autokratike. 

Asnjë ministër shqiptar nga radha e DPS-it

Ndonëse në skenën politike në Mal të Zi  një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve votojnë DPS-in, ky subjekt politik  deri më tash   asnjëherë nuk kanë emëruar asnjë shqiptar  si minister  në Qeveri. Një konstatim i tillë, dëshmon se këtij subjekti politik shqiptarët i janë nevojitur për t’iu siguruar kontigjent të votave, e jo të emërojnë ndonjë shqiptar në pozitë të tillë. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë  dëshmon  mos konsideratën ndaj kuadrave shqiptare nga ky   subjekt politik si në të kaluarën dhe në ditët tona. 

Ndërsa e kundërta ka ndodhë me pjesëtarët e popullit boshnjak, të cilët vazhdimisht kanë pasur ministra, nga ana e subjektit të tyre politik(PB), por edhe në parti të tjera (DPS, PSD, SD), duke qenë të përfaqësuar në qeveri me shumë ministra, që ka ndikuar në punësimin e pjesëtarëve te popullit në tyre në institucionet dhe subjektët e ndryshme qeveritare.

Në pritje të realizimit të drejtave të mohura 

Shqiptarët nuk duhet të mbesin peng të individëve apo interesave të ndryshme, por duhet të përpiqen për të realizuar në praktikë kërkesat e tyre që janë  optimale në avancim të pozitës dhe të statusit të tyre, sipas standardëve ndërkombëtare. Pjesëmarrja në Qeveri duhet të trajtohet si kompromis i dyanshëm, e jo sa për imazhin e tyre demokratik, por mundësi reale për të dëshmuar në praktikë se  kanë kapacitet demokratik  e jo si  Qeveria e deritashme, e cila në aspektin e punësimit të shqiptarëve ka pasur dështim të plotë. 

Pikërisht duke pasur parasysh këto rrethana pushteti i ri duhet të ofrojë mundësi për realizimin praktikë të drejtave të mohura, të cilat pushteti aktual i ka injoruar vite më radhë. Dhe një veprim i tillë ofron mundësi te bashkëpunimit në nivel të partneritetit, ku përfaqësuesit autentik të shqiptarëve këtë moment duhet shfrytëzuar jo për interesa personale siç ka qenë deri më tash por për  të avancuar pozitën dhe statusin e tyre në këtë mjedis.

Filed Under: Analiza Tagged With: Interesat Personale, Jo per interesa personale, Nail Draga

INTELEKTUALËT, DIMENSIONI I MUNGUAR I SUBJEKTËVE POLITIKE

September 24, 2020 by dgreca

Diskursi politik–

INTELEKTUALËT,  DIMENSIONI I MUNGUAR I SUBJEKTËVE  POLITIKE–

Në shoqëritë e ndryshme vazhdimisht kanë ekzistuar persona me dinjitët të cilët janë dalluar nga të tjerët përmes ndershmërisë, guximit qytetar dhe profesionalizmit të dëshmuar. Në një kategori të tillë personash  bëjnë pjesë intelektualët, të cilët kanë krijuar autoritetin e tyre  duke mbrojtur parimet shoqërore e jo duke qenë konformist për interesa personale. Ndonëse një kategori e tillë për nga numri është e vogël, vazhdimisht gëzojnë respektin  shoqëror, duke qenë model  për të tjert, ndërsa përjashtim bëjnë mjediset më mentalitet autokratik apo demokraci të pakonsoliduar. 

Shkruan: Nail  Draga

Me qellim për të mbeshtetur ndryshimin shoqëror të pluralizmit  në vendet e ish kampit socialist në fillim subjektët politike janë  mbeshtetur edhe nga intelektualët, duke mos qenë statist, por e kundërta  duke qenë pjesëmarrës  aktiv, sipas kapacitetit dhe mbeshtetjës në forumet politike.  Por,  më kalimin e kohës prania e tyre ka filluar të zbehët, sepse në subjektët politike në sajë të mos funksionimit të demokracisë së brendshme, autoritarizmit e bajraktarizmit u formuan grupime të ndryshme, të njohura si frakcione, që më vonë pasoj në ndarje duke themeluar parti të reja. Kemi të bëjmë me dukurinë e dekompozimit në  skenën politike e cila është bërë dukuri e kohës kudo në hapësirën etnogjeografike shqiptare, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.

Sindromi i politikës ndaj intelektualëve

Në sajë të qendrimit  të tyre parimor, dhe në mungesë të respektit të tyre,  intelektual të ndryshëm në heshtje në sajë të edukatës dhe etikës janë tërhequr sepse nuk kanë mundur të pranojnë situatat konfuze dhe grupet e interesave në subjektët politike. Në situatë të tillë nuk ka dilemë së  injorohën  vlerat profesionale, intelektuale dhe autoriteti shoqëror. Madje përvoja e deritashme dëshmon se të tillët subjektëve politike, përkatësisht udhëheqësve të tyre iu janë nevojitur për një kohë të caktuar, deri sa kanë arritur qellimet e tyre. 

Një e dhënë e tillë dëshmon se kemi të bëjmë me një qendrim utilitar, nga ana e subjektëve politike  përkatësisht  mungesën e respektit, se ka ekzistuar  friga si më parë edhe tash nga autoriteti i tyre profesional dhe shoqëror, sepse të tillët   i kanë trajtuar si konkurent të mundshëm  për stafin udhëheqës së partive  politike. Pra kemi të bëjmë me sindromin ndaj intelektualëve, përkatësisht qendrimin  dhe autoritetin e tyre ndaj rrethanave shoqërore, që bie ndesh me interesat e subjektëve politike në veçanti dhe  pushtetit në përgjithësi.

Zhgënjimi i intelektualëve 

Çdo subjekt politik që ka një strategji të veprimit do të përpiqej që në mesin e tyre  për të pasur përfaqësim intelektual, personalitete më vlera dhe kontribute, që vetëm intelektualët mund ti ofronin. Nga një veprim i tillë do të   përfitonte  subjekti politik  duke pasur vizione dhe alternativa  me të qarta. Por, përvoja e deritashme dëshmon së një numër i konsideruar i intelektualëve janë zhgënjyer, sepse më të arritur objektivat e tyre, subjektët politike në mënyrë përfide  i kanë  mënjanuar ata, nga del se ndaj tyre ekziston një animozitet sepse ata janë parimor dhe të vendosur në qendrimet e parimet e tyre. 

Kemi të bëjmë pikërisht me çështjen e parimeve, që nuk janë të pranueshëm për struktura të ndryshme politike të cilët i kanë devijuar ato, në sajë të  interesave personale apo të klanëve të ndryshme. Një përvojë e tillë është dëshmuar në praktikë pothuaj kudo në kohën e tranzicionit që nuk është në favor të demokracisë dhe vlerave të pluralizmit politik.

Qasje e dyfishtë e subjektëve politike

Por, në sajë të  rrjedhave shoqërore, në pluralizëm jemi dëshmitarë  se subjektët politike kanë qasje të dyfishtë, sepse ndryshe veprojnë sa janë në opozitë e ndryshe kur vijnë në pushtet. Raste të tilla ka mjaft kudo, andaj nuk thuhet kot së pushteti dëshmon  karakterin e personave  në qeverisje. 

Kemi të bëjmë me një situatë të re, sepse me kalimin e kohës   subjektet politike kanë humbur dimensionin intelektual, sepse ka munguar respekti  dhe mbeshtetja e tyre nga subjekti politik në aspektin kadrovik, apo përfaqësues,  për të realizuar objektivat në qeverisje, sepse kanë ardhë në shprehje  interesat personale e klanore e jo ato profesionale  në nivel lokal apo shtetëror. 

Nuk ka si të jetë ndryshe se të tillët  shumë herë janë anashkaluar  për të qenë përfaqësues  madje edhe në këshillat apo komisionet e ndryshme profesionale në nivel lokal apo shtetëror, sepse atyre vendet iu zëjnë të tjerët, të cilët janë afër udhëheqjes partiake, që janë më të pranueshëm, përkatësisht  të degjueshëm. Një veprim i tillë të kujton  kohën e monizmit, madje  duke i tejkaluar në shumë  aspekte, çështje që meriton një qasje të veçantë. 

Veprimet e tilla thënë më së buti  janë aksidentale, sepse intelektualët iu duhën më shumë subjektëve politike, se sa ata atyre, sepse në sajë të kapacitetit të tyre ata  ofrojnë zgjidhje, ide dhe alternativa, që avancojnë çështjet preokupuese në mjedisin përkatës.

Populizmi, militantët dhe matrapazët

Duke marrë parasysh së në shumë subjekte politike aderojnë kategori të ndryshme qytetarësh, duhet theksuar së në fillimet e pluralizmit kemi pasur  të bëjmë me populizmin, dukuri kjo e njohur për vendet më demokraci të pa konsoliduar, ndërsa më vonë kemi pasur një evoluim, që kemi të bëjmë më  kategori të veçantë e ato janë  militantët. Madje këto  vazhdojnë të  jenë ende në modë sepse janë  të zëshëm,  të përshtatshëm dhe praktik andaj  si të tillë janë në pararojë të veprimit politik së bashku më matrapazët, sidomos gjatë fushatave zgjedhore. 

Në një situatë të tillë nuk ka dilemë së zbehën vlerat intelektuale, profesionale e meritokracia shoqërore sepse në rend të parë janë interesat personale e ato klanore të subjektëve politike. Madje një pjesë e mirë e militantëve janë avancuar sepse  me kalimin e kohës janë pajisur edhe me diploma të fakultetëve të ndryshme, kryesisht ata private, pavarësisht së kanë mungesë të njohurive elementare, por  në sajë të angazhimit dhe “meritave”politike ata punësohen dhe zënë pozita duke dëshmuar së angazhimi politik jep rezultate. 

Politizimi  dukuri me pasoja

Përfundimisht kemi të bëjmë me tranzicionin e tejzgjatur   që veçohet më  krizë politike e morale, ku kuadrat e dëshmuara  me përgatitje shkollore mbesin jashtë procesit të punësimit, përkatësisht të pushtetit, sepse nuk kanë mbeshtetje politike. Raste të tilla ka mjaft kudo në vendet e ish kampit socialist, sepse përkatësia partiake ka më shumë  vlerë së sa diploma universitare, qofshin ata edhe prestigjioze.

Në gamën e gjerë shoqërore, nuk ka dilemë së intelektualët janë në pozitë të pavolitshme, sepse ata më qellim  margjinalizohën, duke mos pasur respektin e duhur, ndërsa e kundërta është me  të vetquajturit intelektual  të cilët me qendrimin tyre  konformist janë të përshtatshëm  për të gjitha pushtetet dhe si të tillë  përmes  subjektëve  politike arrijnë qellimet e tyre personale. Në rrethana të tilla shoqërore, nuk ka dilemë së kemi të bëjmë me politizimin e shoqërisë në tërësi, dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese duke eliminuar vlerat e dëshmuara, që është fatkeqësi për të tashmën dhe të ardhmën.

( shtator 2020)

Filed Under: Analiza Tagged With: Dimension i munguar, intelektualet, Nail Draga

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 16
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT