175-vjetori i lindjes së Naim Frashërit (1846-1900)- Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.Ai botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj..Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900.(Kortezi:Instituti Lumo Skendo)
“Reflekse të poetikës sufiste tek “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit
Me rastin e 117 vjetorit të vdekjes të Naim Frashërit/
Nga Rafael Floqi/
Rumiu “Që të jesh një qiri nuk është e lehte. Pasi qe te japësh dritë më parë duhet te digjesh”/
Fjalët e Qiririt/
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s’e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s’dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t’u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall’ e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M’është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k’ënda t’u bënj mirë,
Të mos mbeti n’errësirë.
Jakëni rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini,
Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn’ e kretë
Për atë zotn’ e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësin’ e urtësinë.
Në bëhi shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjetërin në doni,
Të paudhë mos punoni.
O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t’i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë.
Gjithë tuajt’ i kam parë,
Mëm’ e at’ e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vënt.
Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam nderruar
E jam përzjer’ e ndryshuar,
Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj’ e balt’ e erë.
Jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brënda në det qëndronj,
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë.
Bënem qëngj e kec i pirë,
Lul’ e bar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t’u them,
Po trëmbem mos i bënj ujem.
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët’ e gjuhësë zjarrtë.
Poezia e Naim Frashërit, “Fjalët e Qiririt” aq e njohur nga lexuesi shqiptar, ngërthen në vetvete, edhe pse në pamje mjaft e thjeshtë, nivele të ndryshme analize intertekstuale dhe leximi që mund të zbërthehen më thellë edhe si ndikim të rregullave të poezisë sufiste, e veçanërisht të poetit persian sufist Rumiut, i njohur mirë nga Naimi ynë i madh. Këto ndikime në figuracion dhe tema nuk janë thjesht refleksione apo imitime të Naimit, por pjesë e një rrymë e frymë poetike, fetare, filozofike e lidhur pazgjidhshmërisht me bektashizmin e Naimit. Dhe analiza dhe digresionet që ne bëjmë në studimin e mëposhtëm synojnë të nxjerrin në pah, pikërisht karakterin sa vetjak e të veçantë, por edhe kozmopolit të poetit tonë kombëtar.
Poezia gjithnjë dëgjon dhe rilexon vetveten.
Librat dhe kryeveprat letrare duhet të lexohen dhe rilexohen, dhe aq më shumë poezia, pasi ata janë si jeta me larminë e saj të gjithanshme. Më shumë në poezi, vlerësimi i të lexuarit duhet parë në lidhje të ngushtë me atë të rilexuarit, mbasi ndërthurja mes tyre është sa e ngushtë, aq edhe e gjerë, sa e çastit, aq edhe si rezultat i faktorit subjektiv i lexuesit të veprës dhe procesit të lexuarit, gjatë gjithë jetës.
Me që çdo vepër e shkruar ka lindur në një moment specifik, në një kohë mund të shihet edhe si një fragment apo një artefakt i asaj kohe të caktuar, kur autori e ka krijuar apo të përvojës poetike e ndikimeve që ai ka pasur. “Tekstet, janë te tillë, pasi ata përfshijnë një trupëzim. Ata në fakt janë një informacion i pastër” – Norman Bryson: Intertextaulity and Visual Poeticts, tek: Style 22.2 (Verë 1988).f.192 .
Ndaj dhe zbulimi i informacionit nga një kënd vështrim tjetër, veçse i zbulon tekstit anë, detaje dhe kuptime të shumëfishta në një këndvështrimi të ri që zbërthejnë poetikën e botëkuptimin e një autori.
Së pari, në trojet shqipfolëse i njëjti tekst poetik, “Fjalët e qiririt”, p.sh i është dhënë lexuesit shqiptar në kohë të ndryshme, dhe së dyti “Fjalët e qiririt” u është dhënë për lexim e rilexim, brenda një harku relativisht të shkurtër kohor, nxënësit të tetëvjeçares, atij të shkollës së mesme, studentit e më tej lexuesit pa kufizim moshe. Kjo si historik i leximit të poezisë. Por këtu, ne po flasim me një lexim krahasimtar me një kënd të ndryshëm leximi, për të zbuluar lidhjet që poezia e Naimit ka pasur, nga bektashizmi si botëkuptim fetar, tek panteizmit si kuptim fetar apo poetik, por edhe nga misticizmi më shumë si konceptim poetik sesa filozofik, pra në përgjithësi, në krahasim me poetikën e sufizmit dhe poetëve mistikë sufi, ku me i madhi prej tyre është poeti persian, , Jalal ad-Din Rumi ( 1207-1273 ).
Poetika e sufizmit dhe Naimi
“Sqarimi i përmbajtjes të poezisë së Naimit është i lidhur me raportin e bektashizmit me botëkuptimin filozofik të Poetit, sepse bektashizmi, ashtu siç paraqitet jo në tekstet sakrale, por në shkrimet e Naimit, përfaqëson një lloj teosofie, të kryqëzuar me një lloj panteizmi, që herë është quajtur perëndimor(poetik R.F) e herë oriental(filozofik, sufist apo dhe Zarathustrian R.F). Edhe në të tilla përcaktime ne shohim orvatjet që janë bërë e që vazhdojnë për të hetuar jo vetëm vlerat estetike të poezisë meditativo-filozofike të Naimit, por edhe ravijëzimin e kontureve të pikëpamjeve të tij filozofike si sistem. Problemi është i një rëndësie të madhe nga që është vënë në dukje lidhja e ngushtë e poezisë dhe e filozofisë në veprën letrare të Naimit, aq sa na duket e drejtë të pohojmë se si, si poet, ishte filozof dhe si filozof, ishte poet.“, kështu e përcakton me të drejtë akademiku i ndjerë, Alfred Uçi filozofinë e Naimit në Simpoziumin .”Naim Frashëri: Bektashizmi dhe Kombëtarizmi “, mbajtur për nder të 100 vjetorin të vdekjes së poetit tonë të madh kombëtar, më 20 tetor 2000, në Tetovë. Cit . http://fluturime.blogspot.com/2013/04/naim-frasheri-bektashizmi-dhe.html
Në pikësynimin për të konturuar fizionominë e botëkuptimit filozofik të Naimit, janë arritur mjaft rezultate interesante edhe duke e krahasuar me sistemet e drejtimet kryesore të filozofisë botërore-idealizmin materializimin, dualizmin, teizmin, ateizmin, sensualizmin, racionalizmin, natyralizmin, spiritualizmin, panteizmin, misticizmin etj. Por duke i krahasuar lindin disa vështirësi të pakapërcyeshme porsa përpiqemi ta inkuadrojmë atë brenda kornizës së ndonjërit prej këtyre drejtimeve kryesore të mendimit filozofik botëror. Prandaj ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër, e kemi parë këtë jo si një ndikim i drejtpërdrejt filozofike, por si nuanca rrymash poetike, ta lidhura më shumë me misticizmin oriental, i lidhur aq afër edhe me bektashizmit, që do ta saktësoja, më shumë si ndikim poetik i figuracionit dhe poetikës të poezisë së sufistëve, veçanërisht të Rumiut, sesa siç kanë aluduar nga studiuesit iranianë, që e karakterizojnë Naimin si dishepull i shek. Të XIX të poetit pers, duke e analizuar, jo ndonjë poezi tjetër, por vetëm tekstin e poezisë së mirënjohur, sa iluministe dhe prometeiane, si “Fjalët e qiririt“.
“Misioni i poetit, bota e brendshme e tij, funksioni i mjeteve letrare të përdorura me finesë, roli ndriçues i veprës dhe jehona e pafund që përfton, bëjnë që rileximi i porosisë së madhe të fjalëve të qiririt të funksionojë si një “perpetum mobile”. “Fjalët e qiririt”, në kontekstin e opusit naimian, si “vepër e hapur” me horizont të gjatë pritjeje, apo e rilexon “sipas këndvështrimit”. Ashtu si qiriri që vendoset në mes dhomës, për t’i ndriçuar të katër anët njëlloj, edhe Naimi e zgjedh vendin në mes të njerëzve, për t’i ndriçuar së jashtmi e së brendshmi, në mënyrë të barabartë”, sipas prof. as. dr. Alfred Çapaliku, “Rileximi i një teksti Poetik, “Fjalët E Qiririt” të Naim Frashërit, .”Naim Frashëri: Bektashizmi Dhe Kombëtarizmi”, cit po aty .
Këtu është rasti të përmendim nevojën për të hequr dorë nga një mendim (me prejardhje qysh nga kohë e iluminizmit) se vetëm një filozofi “materialiste”, “safi shkencore” mund të ishte estetikisht produktive në art, në poezi. Ky mendim pranohej si aksiomë, që skish nevojë të argumentohej; si paragjykim dogmatik, i estetikës marksiste, që pat penguar edhe vlerësimin e drejtë të pikëpamjeve filozofike të Naimit në poezinë e tij. Por po ta shikosh esëll, pa paragjykime, historinë e kulturës artistike, nuk mund të mos vëmë re artefakte të shumtë, që bien ndesh me këtë pikëpamje dhe që provojnë se edhe një filozofi idealiste, madje mistike mund të jetë shkas për frymëzime të larta poetike, si në rastin edhe të poezisë së Naimit “Fjalët e Qiririt”.
Është e qartë se këtë forcë mbi historike dhe këtë bukuri të pashoqe, mjaft poezi të Naimit do ta humbitnin, sikur të kishin qenë të zhveshura nga ndikimet filozofike e idealiste, panteiste, që e ushqenin kërshërinë e tij për të depërtuar në thellësitë e shpirtit njerëzor e të përjetimeve të tij estetike, ashtu siç i ndriçonin rrugët talentit të tij poetik edhe idetë e iluminizmit e të racionalizmit, se gjithsesi poeti e ndjen intuitivisht, në qoftë se nuk e kupton, se mund të përfitojë nga çdo filozofi e mençur, e urtë, mjafton që ajo të mos mbetet në krijimet poetikë mish i huaj.
Demiurgu i Shqipërisë pa terr e kryen me modesti misionin “…që t’ju jap pakëz dritë”. Përvëlimi i qiririt sjell sosjen. Përvëlimi i Naimit arrin mbijetesën. Aty nga fundi i vjershës simboli shkrihet për t’u ndezur metaforat e epitetet, përmes të cilave Naimi vjen drejtpërdrejt “…në dritë të vërtetë”. Rileximi në një mënyrë afërsisht të tillë, bën që të kapen vlera hipertekstuale dhe intertekstuale, si guximi promoteian dhe vuajtja asketike e krijuesit në lindjen e artit të madh. Kësaj, here më tepër për paralelizëm do te analizojmë në mënyrë krahasimtare këtë poezi, nga pikëpamja e estetikes sufiste, duke e krahasuar atë me poezinë e Rumit. Duke bërë veprime krahasuese mjaft të holla me “Fjalët e qiririt” ne do të shohim, se si kjo vjershë e thjeshtë e madhështorë, nga shkollë poetike kthehet në shkollë formimi qytetar.
Musine Kokalari, Naimi dhe Rumiu
Ajo që vuri re ngjashmëri mes Naimit dhe Rumiut, ishte Musine Kokalari. Në fakt unë nuk synoj të analizoj tezën e Musine Kokalarit që në studimin e saj të shkollës, madje e aludonte për plagjiaturë tek disa nga poezitë e Naimit. “Në vitin 1938, Musine Kokalari në tezën e saj të mbrojtur në Itali, për poetin tonë kombëtar të Rilindjes, Naim Frashëri, ka bërë një nga zbulimet më të çuditshme në letërsi: se shumë vargje të Naimit rezultojnë identike me ato të poetit persian, Rumiu. Ajo e ka quajtur “kopjim”, pa bërë ndonjë koment, por duke e arsyetuar si gjendje dhe situata të njëjta ndjeshmërie. Dy kompozimet karakteristike sipas janë: “Fyelli” (Lulet e verës) dhe “Turtullesha” (Parajsa), duke i vënë përballë me ato përgjegjëse të Rumiut (Kobla shpirtërore), (Tekst këngë), saktësisht: i pari në “Pjesë e hyrjes” dhe i dyti tek “Tregtari dhe papagalli” apo “Nevoja për t’u çliruar nga burgu i jetës”.
“Musine Kokalari këtë fakt nuk e hiperbolizon si një zbulim plagjiature, por me elegancë dhe finesë prej studiueseje, na thotë se Naimi “ka gjetur sigurisht përputhje, jo vetëm me idealet dhe ndjeshmërinë e vet, por sidomos në të dytën, një ndërthurje me jetën e vet prej mërgimtari, prej të burgosuri – i larguar me forcë nga toka e vet e nga gjërat e tij të dashura”. Shih: Violeta Murati” Musineja zbulon; Naim Frashëri, ka kopjuar poetin pers, Rumiu, Gazeta Standard, Tiranë, 31,10,2009.
Por në fakt, ajo që Musineja mund të mos kishte kuptuar ishte poetika dhe didaktika e shkollës së poetëve sufi së cilës i qe nënshtruar dhe Naimi, në moshë të re. Arti sufi është vlerësuar gjithmonë sipas një kriteri të vetëm: Mbi bazë të vlerësimit që sufistët i japin vetes. “Kjo është arsyeja pse kriteret e zakonshme, historike, letrare apo të tjera nuk mund të aplikohen për të vendosur se çfarë të përfshijnë ose të përjashtojë në poezinë e tyre.” Tek qarqet e shkollës sufiste janë të zakonshme që studentët të zhyten në tregimet e sugjeruara për studim nga mësuesit, duke përdorur të njëjtat metafore por duke i çuar në dimensionet e mëtejshme të cilat mund t’u zbulohen atyre për t’i mësuar gjet kur mësuesi e kupton sesi kandidati është i gatshëm t’i zbatojë në krijimet e veta këto parabola kanë arritur të nxënë”, Mulla_Nasruddin, ”Parabole sufi “ , http://www.sufi.it/sufismo/Mulla_Nasruddin/index.htm
Shpesh është ngritur nga studiues pyetja si shpjegohet që Rumiu u vonua kaq shumë për të ardhur te lexuesit shqiptarë, kur dihet se letërsia perse ka qenë me fat, duke pasur përkthyes të tillë si F. Noli, Hafiz Ali Korça, Vehxhi Buharaja dhe së fundi nga Dhori Qiriazi.
Në fakt, është thënë se i pari që u afrua me Jalal ad-Din Rumi në letërsinë shqipe ka qenë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, i cili përktheu (jo të plotë) poezinë e famshme të Rumiut “Kënga e fyellit”. Naimi ka përshtatur për fëmijë edhe poezinë tjetër të Rumiut, “Këshillat e një zogu”, që në shqip mban titullin “Zogu dhe djali”. Pas Naimit ka pasur një heshtje për këtë poet, i cili është renditur me Atarin, Firdesin, Khajamin, Hafizin, Nizamin, Saadiun etj. Rumiu është cilësuar prej përkthyesit dhe poetit Dhori Qiriazi si “Shekspiri i Lindjes”, i përkthyer në 25 gjuhë të botës. Ndërsa në një kumtesë që prof. Jorgo Bulo ka mbajtur në Teheran në 800-vjetorin e lindjes së Rumiut, “Naimi dhe Rumiu” – nuk e ka parë këtë afërsi identike mes poetëve, por e ka trajtuar si ngjashmëri ndjeshmërish. Arsyeja pse prof. Bulo nuk i ka dhënë një analizë të gjallë kësaj teze ndoshta ka të bëjë me pasjen në dorë, të poezisë në shqip të Rumiut, pikërisht poezitë për të cilat nga flet Musine Kokalari – për të cilat u mbështet tek një përkthim i profesorit të saj në Itali.
“Rumiu ka pasur një ndikim gjurmëlënës në zhvillimet shpirtërore shqiptare prej Rilindjes Kombëtare e këndej, duke ndikuar edhe te poeti ynë kombëtar Naim Frashëri”, – kjo është fjalia më e përgjithshme që është thënë për dy poetët, pa rënë asnjëherë në gjurmë të ndonjë teze konkrete, siç e ka analizuar studentja e Romës, në vitin 1938. “ Violeta Murati” Musineja zbulon; Naim Frashëri ka kopjuar poetin pers, Rumiu, Gazeta Standard 31,10,2009.
Ndikimi i Rumiut në letërsinë botërore
“Rumiu është ky figurë mbresëlënëse në të gjitha kulturat”, thotë Brad Gooch, i cili po shkruan një biografi të Rumiut duke ndjekur në mënyrë kritike librat e tij më të çmuar botuar nga Frank O’Hara dhe Flannery O’Connor. “Harta e jetës së Rumit mbulon 2,500 milje”, thotë Gooch, i cili ka udhëtuar nga vendlindja e Rumit në Vakhsh, një fshat i vogël në Taxhikistan, në Samarkanda në Uzbekistan, në Iran dhe në Siri, ku Rumi studioi në Damask dhe Aleppo në të njëzetave. Ndalesa e tij e fundit e tij ishte Konia, në Turqi, ku Rumiu kaloi 50 vitet e fundit të jetës së tij. Sot varri i Rumit tërheq qindra pelegrinë nderues çdo vit, kur zhvillohet edhe ceremonia dervishëve rrotullues çdo 17 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së tij.
Momenti transformues në jetën e Rumit erdhi në vitin 1244, kur takoi një mistik endacak të njohur si Sham i e Tabrizit. “Rumi ishte 37 vjeç, një predikues dhe dijetar tradicional mysliman, siç kishte qenë babai dhe gjyshi i tij”, thotë Gooch. “Dy prej tyre kanë këtë miqësi elektrike për tre vjet – dashnor dhe i dashur [ose] dishepull dhe sheik, nuk është kurrë e qartë.” Por Rumi u bë mistik. Pas tre vjetësh Shams u zhduk – “ndoshta i vrarë nga një biri xheloz i Rumiut, ndoshta duke i mësuar Rumi një mësim të rëndësishëm në ndarjen”. Rumi u përball me shkrim të poezisë. “Pjesa më e madhe e poezisë që kemi nga mosha 37 deri në 67 vjeç. Ai shkroi 3,000 [këngë dashurie] Shamëve, profetit Muhammed dhe Zotit.
Poetika dhe filozofia sufiste
Në fakt me vargje të rimuara, ritmike dhe melodike, preket intimiteti më i thellë. Poeti Sufi nuk është aq i interesuar për një literaturë të mirëfilltë në vetvete, ai kërkon të vërtetën (Al-Haqq) se kështu ai shpreh përmbushjen e tij të plotë. Mjeti për të komunikuar të pa komunikueshmen është poezia. Poezia e Naimit kuptohet me mire duke kuptuar poezinë e atij qe ai e mori për shembull poetit te madh persian e sufist Rumiut. Naimi e njihte mirë persishten madje para se të bënte shkollimin e mesëm në shkollën e njohur mirë të Zosimesë në Janinë, ku Naimi e njohu mirë dhe letërsinë klasike greke e frënge, greqishten e frëngjishten si dhe drejtimet filozofike evropiane të kohës që mësoheshin. Por ndikimet e kulturës së orientit – e letërsisë, filozofisë, fesë, gjuhës etj. tek Naimi janë të dukshme qysh në fillimet e të thururit e vargjeve të para në kohën e fëminisë në moshën dhjetëvjeçare, ku krijoi vargje poetike në persisht, si “Synbyli zade-i ahmak”, që dmth. “I plakur njeri-u i molisur”, pastaj vepra e parë e krijimtarisë së tij e shkruar dhe e botuar, siç ishte “Tehajjulat”, ishte gjithashtu në persishte. Ndaj natyrisht ai s’kishte si të mos kishte ndikim nga poeti më i madh sufist, Jalal ad-Din Muhammad Rumi, një poet persian dhe mjeshtër sufi i lindur 810 e ca vjet më parë në vitin 1207, poezitë e së cilit kanë shitur miliona kopje edhe në vitet e fundit, duke e bërë atë poetin më të njohur në SHBA.
Filozofitë e mistikëve sufistë dhe heterodoksë të krishterë kanë qëndrime themelore me Tao dhe Zen. Mësimdhënia e mistikëve (si Jezusi i Galilesë) shpesh u vlerësua me fuqi të mrekullueshme mes muslimanëve, të krishterëve dhe ‘paganëve’ të të gjitha llojeve. Haji Bektash Veliu , themelues i bektashizmit ishte një mësues i tillë dhe, mbi të gjitha, qëndroi kundër hipokrizisë, intolerancës dhe obsesionit me tekste dhe rregulla të lashta.
“Sufizmi nuk është një sekt, por një tendencë. Sufitë mund të jenë sunitë ose shia. Sufizmi është një rrugë individuale dhe udhe individuale për t’u drejtuar përvojës së Zotit (ose ‘Realiteti i Ultë’, sepse sufizmi është larguar larg nga islami patriarkal ortodoks) nëpërmjet dashurisë dhe integritetit dhe jo përmes ritualeve automatike të të devotshmëve (të cilët janë kaq shpesh të paditur). Kjo rrugë jo ose anti-egoiste zakonisht përfshin disasociimin ose shkëputjen nga ‘normaliteti’, nga pasuritë dhe shpenzimet, karriera dhe familja. Shenjtia Sufi (ose Dervishi) është shumë e ngjashme me figurat e Diogjent të Sinope, Jezusin e Galilesë ose Hindu Sadhusin. “ The Bektashi Order of Dervishes”, Anthony Weir.
Qiriri, drita hyjnore
Por le të ndalemi tek poezia e jone “Fjalët e qiririt” Sufistët i referohen qiriut simbolikisht, si “drita hyjnore” dhe “drita e udhëzimit hyjnor”, ndërsa Kurani nganjëherë quhet “qiriri hyjnor” ose “qiri / drita e Zotit” (krh. 61: 8, “Drita e Zotit” dhe Jalal al-Din Din Rumi tek Maxhnawi VI, f. 391 v. 2082, “qiri i Perëndisë”, shih gjithashtu Sajjadin, f. 290-91, Gowharīn, VI, f. 80, Melikian-Chirvani, fq. 117f Krahaso edhe motive të tilla si “shpirti si drita e qiririt” (E742.1) apo dhe “vdekja është si një qiri i shuar” (E765.1.1) cit. sipas Folk and high literature (Penzer, VIII, p. 107, n. 6).sipas Enciclopedia Iranica http://www.iranicaonline.org/articles/candle-pers
‘Që të jesh një qiri nuk është e lehte. Pasi qe te japësh dritë më parë duhet te digjesh” shkruante Rumiu.
Substanca e sufizmit është e vërteta dhe kuptimi i sufizmit është përjetimi i vetëmohues dhe aktualizimi i së vërtetës. Praktika e sufizmit është qëllimi për të shkuar drejt së vërtetës, me anë të dashurisë dhe devotshmërisë. Kjo quhet tarikat, rruga shpirtërore ose rruga drejt Zotit. Sufi është ai që është një dashnor i së vërtetës, i cili me anë të dashurisë dhe devotshmërisë dhe me poezinë lëviz drejt të vërtetës, drejt përsosmërisë që të gjithë kërkojnë me të vërtetë. Sipas, teologut Tasawwuf: “Në fetë e ndryshme ka mësime të ndryshme rreth shpirtit, por në përgjithësi termi i referohet unit real, personalitetit të qëndrueshëm. Në sufizëm termi është ruh i cili gjithashtu, nënkupton aktivitetin
“e dritës së pafundme”. Akibat, Life after Death. Kështu mund të shpjegohen këto vargje të Naimit, tek “Fjalët e qiririt”.
“Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall’ e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë”.
Por ne do të ndalemi tek qiriu, simboli i dritës por edhe mishërimi i poetit për të mirën për të përhapur ditën për njerinë.
“Dua ta djek trupn’ e kretë
Për atë zotn’ e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë”
Kur Naimi shkruan kështu ai nënkupton se kjo është sakrifica sublime e konceptit të “vetshkrirjes”, të vetasgjësimit për të eliminuar errësirën, kjo është sakrifica sublime në emër të dritës. Të njëjtin motiv e gjejmë dhe tek poezia e Rumit “Një qiri i sapodjegur”. Për Rumiun” ‘Një qiri nuk humbet asgjë nga vetja duke ndriçuar dikë tjetër’. Pra trupi i poetit qe digjet krejt, është vetë përkushtimi i dishepullit për mjeshtrin e tij, kurse tek Naimi ne poezinë ”Fjalët e qiririt” shihet më shumë si mishërim i poetit që i për kushtohet ndriçimit të mendjeve të bashkatdhetarëve të tij, një iluminizëm sa poetik aq dhe praktik. Tek poezia : “Një qiri i sapodjegur” i Rumiut është më shumë një vlerësim filozofik mbi kuptimin e jetës, e të dualitetit mes se mirës dhe se keqes, mes Jin dhe Jang, mes virtytit dhe vesit.
Një qiri i sapodjegur
“Qiriu është bërë për të ndriçuar ,
Pasi veç duke u vet venitur
Zhduken, hijet ..,
Ai s’është veç një gjuhëz flake
që shndrit një strehëz.
Shihe këtë qiri të sapo tretur
Është si dikush që së fundi u çlirua,
prej virtytit edhe vesit,
Si dhe prej krenarisë e turpit
Që na vjen syresh.
(A Just-Finishing Candle by Jalaluddin Rumi, përkthyer në anglisht Coleman Barks, përkthyer shqip .RF)
Nëse Rumiu është një poet i gëzimit dhe i dashurisë”, thotë studiuesi i tij Gooch. Në fakt ai është një poet dhe figurë shumë misterioze dhe provokative për kohën tonë, ndërsa luftojmë me të kuptuarit e traditës sufiste dhe të kuptuarit e natyrës së ekstazës dhe devotshmërisë dhe fuqisë së poezisë”, shton gjithashtu poetja Anne Waldman, bashkë-themeluese tok me poetin Allen Ginsberg të Shkollës Jack Kerouac të Poetikës në Universitetin Naropa, ku ajo është profesoreshë e poetikës. “Ajo është gjithashtu një traditë homoerotike, që ka nisur qysh nga Safo deri tek Walt Whitman.”. Por në ndryshim nga koncepti i Rumiut, tek Naimi e mira, dashuria është Perëndia, është njerëzia, kjo e bën poetin tonë sa hyjnor aq dhe tokësor sa rilindas aq dhe iluminist.
“ Dua ta djek trupn’ e shkretë
Për atë zotn’ e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë.( Fjalët e Qiririt)
Flutura dhe flaka
Në literaturën sufi një nga metaforat më të dashura është flutura e natës, (mola)dhe flaka. Zhdukja e pendës në flakë është parë përsëri dhe përsëri si një analogji për kërkuesin e rrugës sufiste që kërkon asgjësimin në Thelbin Hyjnor. Termi sufist për asgjësimin ose braktisjen në Hyjnore është Fana. Gjeniu i Bahauddin Valad (babai i Rumit dhe ai poet ) përdori molën në një metaforë të habitshme e të bukur. Këtu analogjia thekson shkëlqimin e dritës së brendshme që e bën diellin të duket si një molë, me sa mund të duket një insekt i vogël. Kjo metaforë tipike sufiste, tek poezia “Fjalët e qiririt”, “Si flutur bëhet zemra , “Zemra është flaktë dhe zemra ka shpresë” është pikërisht reflektimi i kësaj metafore
“O zëmëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mase krahët t’i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shënjtëron”.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qënë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë. (Fjalët e qiririt)
“Për sufistët krijimi është mister përtej gjuhës. Në vitin 1976, poeti Robert Bly i dorëzoi Barks një kopje të përkthimit të Rumiut nga Cambrixhi don AJ Arberry, ku ai përshkruante poezinë e Rumi’ut si “misteri I zemrës së hapur,” një gjë që s’mund ta thuash me fjalë.” Rozina Ali, The Erasure of Islam from the Poetry of Rumi , New Yorker. January 5, 2017, ndaj edhe Naimi për këtë pamundësi, transcendente shkruante “ E ku shkruhen në kartë fjalët e gjuhës së zjarrtë.
Djegia më bën më të ndritur
Është pikërisht ky mister por më i kthjellët në poetikën e Naimit që gjen poetikisht përkimet e veta anësore metaforike, pasi në thelb vepra e Naimit në radhë të parë i kushtohet Atdheut dhe popullit të vet, por sidoqoftë ajo ndonjëherë i kalon kornizat kombëtare dhe i takon njerëzimit mbarë. Naimi është para së gjithash humanist, që për të mirën e popullit flijon dhe digjet si qiriri për t’i bërë dritë tjetrit. Edhe bindja fetare e Naimit është në shërbim të njeriut dhe njerëzimit. Por sidoqoftë metaforikisht ai përkon me Rumiun si në një poezi dashurie transcendente për Shamin, ku Rumiu shprehet.
“Qysh tani dhe pastaj, djegien do ta bëj qëllim,
Sepse si qiri, veç kur të digjem ndriçoj më shumë”. Rumi ….
Si njeri që ka fituar dije bashkëkohore nën ndikimin e shkrimtarëve dhe filozofëve të racionalizmit dhe iluminizmit në njërën anë, dhe atyre të Lindjes me besim islam të sektit bektashiane. Naimi ka qëndrimin e vet edhe ndaj fesë, sidomos kur ajo mund të ndikojë në përçarjen midis njerëzve. Te Naimi qëndron edhe vetëdija për vëllazërinë e njerëzinë pa dallim feje, prandaj edhe thotë: « Çdo njeri vëlla e kemi, gjithë nga një baltë jemi ».
Pas bejtexhinjve, Naimi qe poeti i parë mysliman që e ngriti zërin aq ashpër ndaj sunduesve osmanë. Një vjershë e Naimit i tronditi dhe i magjepsi zemrat e shumë shkrimtarëve shqiptarë të krishterë që atë kohë gjendeshin në Bukuresht. Për Naimin çështja kombëtare ishte mbi të gjitha. Ndasia fetare për të ishte e papranueshme, prandaj për të më fatlum ishte besimi panteist që do të ndikonte në unitetin e shqiptarëve që ishin me tre besime. Ne “Fletore e Bektashinjet ” ai shkruante “Bektashinjtë janë vëllezër dhe kanë një shpirt…Ata i duan myslimanet e tjerë dhe të krishterët si shpirtin e tyre, por mbi të tera ata duan mëmëdheun dhe bashkatdhetarët e tyre dhe kjo është më e mira nga të tëra gjërat. Është interesante koncepti sufist i unitetit nder fetar. Për sufistët dashuria është perëndia, p.sh rek poezia e Rumiut « Unë jam fëmija i dashurisë shpalosen konceptet e vërteta fetare të sufistëve.” Sufitë e shohin Perëndinë jo si një patriark të largët dhe i vetmuar, por si një dashuri hyjnore. Dashuria në të gjitha format e saj është në qendër dhe dashuria shprehet ose në poezi mistike (siç është Rumi), ose supra-verbalisht – me muzikë dhe vallëzim.
“Unë deklaroj fenë e dashurisë,
Dashuria është feja ime dhe besimi im.
Nëna ime është dashuria
Babai im është dashuria
Profeti im është dashuria
Perëndia ime është dashuria
Unë jam një fëmijë i dashurisë.
Kam ardhur vetëm të flas për dashurinë”.
Rumi jo vetëm që respektonte mësimet e krishtera, por gjithashtu e admiroi shumë jetën dhe vlerat që ndan Jezusi. Në thelb, për Rumin, të gjitha fetë ishin pak a shumë po aq të bukura, sepse të gjithë kërkonin të vërtetën hyjnore ndaj ai shkruante:
“Unë nuk jam as i krishterë, as hebre, as mysliman
Unë nuk jam nga Lindja, as nga Perëndimi …
Unë kam hequr dualitetin, kam parë dy botët si një;
Një e kërkoj, Një e di, Një e shoh, Një e quaj
(Divan-I Shams-I Tabriz, II)
Rumi nuk i gjykoi njerëzit me një interpretim të ngushtë të Perëndisë. Përkundrazi, ai theksoi atë që ne sot do të quajmë pluralizëm, ose besimin se nuk ka një grup të qëndrueshëm të së vërtetave fetare rreth botës dhe se të gjitha fetë mund të punojnë në harmoni në një shoqëri të vetme. Në mënyrë të ngjashme, Rumi theksoi se ka shumë mënyra nëpërmjet të cilave njerëzit mund të vijnë në kontakt me Perëndinë dhe se Islami nuk është rruga e vetme për botën tjetër.
Vlerësimi i Rumit dhe përkushtimi ndaj dialogut ndërfetar dhe njerëzve me prejardhje jomyslimane u shfaqën gjithashtu në funeralin e tij në Konya, Turqi në vitin 1273. Me pjesëmarrjen e njerëzve nga të gjitha sferat e jetës, thuhet se një burrë mysliman qau një njeri të krishterë , “Pse bërtet në funeralin e një poeti mysliman?” I krishteri u përgjigj: “E vlerësuam atë si Moisiun, Davidin, Jezusin e epokës. Ne jemi të gjithë pasuesit e tij dhe dishepujt e tij. ” Siç analizuam është ky koncept i humanizmit, në konceptin e sotëm të dashurisë për njeriun( Një misticizëm që e gjëmë edhe tek Nënë Tereza), që shpaloset edhe në këto vargje të Naimit.
“Në shpirt kam dashurinë,
Pa digjem për njerëzinë,
Lermëni të përvëlohem,
nuk dua më të ftohem” (Fjalët e qiririt)
Por edhe mbas gjithë këtyre rileximeve, Naimi mbetet sërish i panjohur në një sens misticizmi i tij që shkrihet tok me njerëzit e tij me shqiptarët e kohës. “Unë jam në shpirtin tuaj”. Me anën e këtij vargu profetik, Naimi kthehet nga i lexuar prej shqiptarëve, në lexues të mendjes dhe zemrës së tyre. Qysh nga 12 gushti i 1884-tës, kur poezia “Fjalët e qiririt” u botua për herë të parë, gjer në ditët e sotme ky qëndrim serioz ndaj ekzistencës njerëzore, pavarësisht ngjyrimeve poetike Naimi nxirrte vetëdijen e përgjegjësisë iluministe që ka individi ndaj vetvetes e ndaj shoqërisë. Kjo ndjenjë përgjegjësie, sipas Naimit, shprehet si angazhim aktiv për zgjidhjen e problemeve që shtron koha dhe që qëndronin para kombit e çdo shqiptari. Dhe qe filozofia e besimit të jeniçerëve, i shërbente Naimit për të përhapur atë dije që e kishte mishëruar në këto vargje babai i bektashinjve, Haji Bektash Veliu.:“Për njerëzit me vetëdije,/një rreze dije nuk mjafton,/ Për turmën injorante/ Dija është thjesht e kotë”.
Kështu vetëm me këtë angazhim me qiriun e tretur njeriu mund të mposhtë edhe një vetëdije fatkeqe e tragjike për jetën dhe të vepronte me besim në fitoren e progresit. Në këtë mesazh fisnik, urtësie me përgjërimin ndaj njeriut e lirisë, mendimi filozofik i Naim Frashërit ka kaluar nëpër shumë breza të kombit tonë dhe na vjen në përkujtim e vjetorit të vdekjes së tij i gjallë, i freskët e frymëzues Ndaj dhe Naimi edhe sot pas 117 vitesh shqipton “fjalët e gjuhës së zjarrtë” në të cilat mund të rrëmosh dhe të gjesh thesaret e pa fund të përvëlimit të tij, për të cilën ne modestisht u përpoqëm.
“ Që t’u ap pakëzë dritë/ Natënë t’ua bëj ditë”
Në Florida Federata Vatra, kujtojë ditëlindjen e Naim Frashërit
Naim Frashëri rilindasi ynë i shquar, vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres./
Nga Jacksonville- Florida – Beqir SINA/
JACKSONVILLE – FLORIDA – 167 vjetori i lindjes së poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, rilindasit tonë të madh u kujtua të shtunën në mbrëmje në qytetin Jacksonville të Floridës, me një veprimtari artistiko – kulturore, organizuar nga Dega e Fedeatës Vatra në Florida.
Në veprimtarinë e Degës së Federatës VATRA në Jacksonville- Florida, morën pjesë dhjetëra vetë, familjet vatrane dhe simpatizantë të shoqatës Vatra. Në veprimtarinë “Shqipëri o nëna ime”- Show artistiko-muzikor më rastin e Ditës Kombëtare te shkrimtarit të shquar të Rilindjes Shqiptare Naim Frashërit, mori pjesë edhe Dervish Pashaj nga Teqeja e Detroitit, kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj dhe zoti Sejdi Husenaj.
Dy hymnet kombëtare ; Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë çelën këtë veprimtari të bukur, dhe të veçantë të komunitetit shqiptarë në SHBA
“Qëllimi i kësaj veprimtarie të veçantë është kujtimi i ditëlindjes të poetit tonë të madh kombëtar, të rilindjes, sonë kombëtare Naim Frashërit,” u shpreh kryetari i degës së Vatrës në Florida, zoti Adriatik Spahiu .”Vepra e Naimit, tha ai është e pavdekshme, ajo është krenaria e jonë kombëtare, andaj dhe për Naimin do të ketë gjithmonë vetëm ditëlindje,” theksoi më tej Spahiu, duke drejtuar edhe një falemnderim të veçantë për mysafirët nga Nju Jorku, Baban e Teqes së Detrotit, dhe të gjithë pjesëmarrësit.
Fjalën kryesore të kësaj veprimtarie e mbajti zoti Ali Lushnjari një anëtarë i degës së shoqatës Vatra në Florida. “Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, Naimi ishte një ndër figurat kryesore që ndikoi në zgjimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve. Vepra e tij poetike u bë frymëzuesja dhe shpirti i lëvizjes kombëtare.” tha ai.
Më tej ai tha se Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”. Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjetër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.
Duke folur për veprimtarinë e Nami Frashërit, Lushnjari, tha se gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare.
Së fundi u shpreh zoti Lushnjari, mosha dhe një sëmundje ia ligështuan shëndetetin derisa zemëra e tij pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54 vjeçare. Ai vdiq i zhobitur nga malli për Atdheun dhe dashurinë për Shqipërinë e lirë. Naimi vdiq theksoi ai por vepra e tij mbeti gjallë duke ngritur peshë zemërat e shqiptarëve dhe duke patur një ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona, kudo që janë edhe sot mbas afro dy shekujsh; me një respekt dhe dashuri e mirënjohje për këtë relindas të madh shqiptarë.
Folësi kryesorë i kësaj veprimtarie, përfundoi duke permendur edhe SHBA miqësinë tonë dhe rolin e kontributin duke shprehur edhe një falemdnerim:” Me këtë rast dëshirojë të faleminderojë nga zemëra Amerikën, tha zoti Ali Lushnjari, që ndër shekuj ka qenë dhe është mbështetësia e fuqishme e shqiptarëve . Kujtojë gjithashtu, tha ai të gjitha ata kolosë të kombit tonë që kontribuan nga ky vend me në krye Shoqërinë Vatra, e cila ka qënë frymëzuese dhe zjarri që mbajti gjallë fryëmën tonë komëbtare për liri e pavarësi.”
Më pasë foli Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, i cili në mes emocioneve të shumta e përshëndeti këtë ngjarje dhe aktivitet të degës së Vatrës në Jacksonville të Floridës. Qysh në fillim të fjalës së tij – ai iu drejtua të pranishëmve duke thënë se është me të vërtet kënaqësi që në emër të VATRËS, të ju përshëndes për këtë aktivitet kaq të bukur, që ju keni organizuar në nderim të kësaj figure kaq të madhe të kombit tonë, rilindasit dhe iluministit Naim Frashëri.
“Naim Frashëri, është njjë figurë e madhe kombëtare, tha Dr. Buçaj, e cila ashtu si dhe rilindasit e tjerë, që luftuan dhe u sakrifikuan me pushkë dhe me pendë për Mëmedheun, tonë të dashur për Shqipërinë, na bëjnë që ne shqiptarët të ndihemi krenarë, kudo që jemi për të gjitha ato sfida që historia e vjetër dhe e re na detyroi të përballojmë në formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptarë, duke garantuar identitetin tonë kombëtar në familjen evropiane. Padrejtësitë historike ndaj shtetit dhe kombit shqiptar, tha ai u përballuan me sukses sepse gjithnjë u bazuam në parimet e shenjta të lirisë, paqes dhe bashkëjetesës, ose si shprehej në vargjet e tija poeti ynë i madh se : “Dielli lind andej nga perëndon”. Pra, prej edhe nga e shikonte dritën e lirisë Naim Frashëri për ne shqiptarët, andej nga i ka sot sy e gjithë bota nga Perendimi nga ai vend ku jemi të gjithë ne sot” tha Dr. Buçaj.
Naim Frashërin, kryetari i Vatrës, e cilësoi si një njeri “mistik”, i ri gjithmonë dhe i mbushur përplot nga ndenja dhe frymëzimi i tij, me një dashuri të pakufishme dhe të zjarrtë për lirinë, kombin dhe mirësinë e Perendisë. Naimi, i njësojë i këndojë edhe dashuirisë njerëzore, bukurisë natyrore të Shqipërisë dhe shqiptarëve, tha kreu i Vatranëve gjatë fjalës sëtij përshëndestëse.
Dr Gjon Buçaj, më tej vlerësoi lart largëpamësin e këtij rilindasi të madh, i cili qysh atëhere sipas tij e shihte kombin tonë kah Perendimi dhe civilizimi botëror, pa harruar asnjëherë dashurinë për vendin dhe origjinën tonë. Prandaj shqiptarët, tha Buçaj, edhe sot kudo ku jetojnë, janë të angazhuar për të përmbushur pikërisht këtë aspirate europianizuese dhe historike për përshpejtim të progresit demokratik dhe integrimit në familjen tonë të natyrshme evropiane.Një rrugë e vështirë kjo dhe me plot sfida e cila na motivon për një angazhim të ri në realizimin e aspiratave historike të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në rrugën e progresit dhe integrimit evropian, që na e lanë amanet rilindasit tanë.”
Veprimtaria përkujtimore në nderim të poetit tonë kombëtar vazhdoi me recitime të poezive të tij, nga të pranishmit ndërkohë që Sandër Ruçi, artisti i njohur shkodran interpretoi me një nostalgji të pa përshkruar, dhe me një humor fantastik, karakteristik shkodran këtë veprimtari kushtuar ditëlindjes së Naim Frashërit.
Kurse, këngëtari i mirënjohur në të gjithë hapsirën shqiptare – Bylbyli i Tropojës Gëzim Nika krijojë një atmosfer impozante me këngët e tij të famëshme me vargjet e poetit tonë të madh Naim Frashërit. Gëzim Nika me këngët e njohura dhe mjaft popullore “Shqipëri o Nëna ime” dhe kënga “O sa mirë që jamë Shqiptarë”, e “ndezi” atmosferën duke e kthyer këtë veprimtari në një festë të madhe që frymëzon dhe lidh brezatedhe këtu në mërgim.
Ndërsa në stendat e sallës ishin vendosur portretet e veprimtarisë kushtuar gjeniut të letërsisë së rilindjes kombëtare.
Naim Frashëri ka lindur në 25 Maj 1846 dhe vdiq në 20 tetor 1900. Veprat e tij më të njohura janë “Bagëti e Bujqësi”, “Historia e Skënderbeut”, “Qerbelaja”, “Lulet e verës” etj. Naimi ka shkruar edhe në revistat e kohës “Drita”e “Dituria” si dhe ka përkthyer vepra të mëdha të letërsisë botrore, si “Iliada” e Homerit.
SOFRA E DIELLIT- Ç’JEMI SHQIPËTARË/JEMI NJE FIS E NJE FARE
NGA NAIM FRASHËRI
Gjithë ç’jemi shqipëtarë,/
Jemi një fis e një farë, /
Kemi të tërë një shpresë,/
Një gjak, një gjuhë, një besë,/
Besë kemi perëndinë/
Dhe ligje vëllazërinë,/
Jemi gjithë shqipëtarë,/
S’jemi të çar’ e të ndarë,/
Jemi shtëpi e fëmijë,/
At’ e mëm’ e bir e bijë./
Mëmë kemi Shqipërinë/
Edhe motër urtësinë,/
Kemi ndihmës trimërinë,/
Mëm’ e atë perëndinë,/
Se asaj i prumë besë,/
Të gjith’ atje kemi pjesë./
S’jemi as turq as kaurë,
Mos e thoni këtë kurrë,
S’jemi grekër as bullgarë,
Jemi vetëm shqipëtarë
Ky emërë na ep nderë,
Pa s’na duhenë të tjerë,
Kemi gjuhëzënë tëne,
Zot’i math na e ka dhënë,
Dhe komp e mëmëdhe kemi,
Të humbur në jetë s’jemi.
Ajy që s’do mëmëdhenë
Dhe kombin e vetëhenë,
Dhe gjuhënë që flet vetë,
S’është njeri i vërtetë.
Ata quhen tradhëtorë,
Janë të mjer’ e të gjorë,
Faqezes e gënjeshtarë
Dhe të paqen’ e të marrë,
E lenë mënjanë nderë
E lipin dere me dere
Ata jane posi berri
Edhe te ndyre si derri.
Nder e vjefte s’munt te kete
Njeriu i tille ne jete.
Gjithe ç’jemi shqipetare,
Jemi nje s’jemi te ndare,
Ket’ emere mjaft e kemi
Dhe na ep nder kur e themi,
Eshte emr’i Skenderbeut,
Emr’i gjithe memedheut,
Me ket’ emre te bekuar
Tanete jane levduar.
Selenik e tatepjete
Ka qene dhe do te jete
Vend’i ter’ i Shqiperise
Me ndihmet te perendise.
O ju fqinjte e pabese!
Mos bini me ate shprese,
Shqiperia s’copetohet,
Shqipetari nuke ndrohet.
Ju e njihni shqipetare,
E kini pare me pare,
Po mos delni nga kufite
Edhe lini marrezite.
Qe te kemi miqesine
Te gjithe dhe dashurine,
S’ka njeri te marre pjese,
Per te zone do te mbese
I zoti ‘shte shqipetari,
Ajy qe ka qen’ i pari,
S’ka njeri tjatere pjese,
Pa nuke ka besa-bese.
Shqiperia ka te zone,
Q’e ka pasur gjithemone,
Me qene gjall shqipetari,
Ç’kerkon greku dhe bullgari?
Dhe Mal’i Zi e Serbia
Ç’kerkojne nga Shqiperia!
Hiquni, o te pabese!
Se e zeza do t’u prese!
Djemt’ e Skenderbeut perjete
Jane burra te vertete,
Ç’e pandehte shqipetare?
Te vdekur, q’i beni varre?
S’e dini ç’u ka punuar?
S’me ngjan t’i kini haruar.
Kush ia ka me te pabese
Shqiperise, do te vdese,
Do te vdes’ e te humbase,
Nga nakari te pelcase,
Shqiperia do te rronje,
Pasketaj te mbreteronje.
“ISTORI E SKËNDERBEUT” DISA VARGJE NGA KËNGËT HEROIKE QË NXORI PENA E NAIMIT ,PËR KRYEHEROIN SHQIPTAR
-
NGA GËZIM LLOJDIA/
Ekstrat/
“Istori e Skënderbeut” është historia shqiptare në shekullin e XV.Do të shqyrtojmë përveçse disa vargje nga këngët heroike që nxori pena e Naimit ,për kryeheroin shqiptar,situata dhe kthjellime historike apo ndijime shpirtërore, që përjeton nën dalldinë e zërit ëmbëltor të Naimit.
SHQYRTIME
Kënga naimjane nga “Istori e Skënderbeut” :Këndo engjëll urtësinë………………………………….
1.Një fillesë e çuditshme. Kënga naimjane është si valëz deti.Ngritjet dhe uljet e saj.Janë dallgë të atij deti,që godisnin brigjet dëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën syprinën e ujit. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut lëviz fjala e ëmbël: këndo engjëll urtësinë……Cili është ndërkohë instrumenti matës i valës shpirtërore?Shpirti naimjan.Ai ka derdhur me një kosto jo të vogël qindra vargje,mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë.
2.Historia e “Istorisë…
Shfaq këta personazhe interesante. Skënderbeu.Gjon Kastrioti, Moisiu, Hamzai,Vrana,Lekë Dukagjini,Huniadi, Filipi, Alfonsi, Vlladisllavi,Ferdinanti,Paleologu,sulltanët Murati, Mehmeti, Papa Piu II etj, etj,etj .
Këngët janë kapitujt. Gjithsjet 22 kapituj.22 këngë naimjane.
Radhitja e këngëve :
Kënga 1 -Ardhja e turqve ,paqja që afron Sulltan Murati,kërkimi i djemve peng.
Kënga 2 –Shqyrtimi i këshillit për dërgimin e djemve të Kastëriotëve peng në Adrianopojë.
Kënga 3-Skënderbeu në kryeqendrën Adrianopojë.
Kënga 4-Vdekja që rrëzoi prindërit. Helmimi i tre vëllezërve
Kënga 5-Ardhja e engjëllit që përfaqëson shpirtin e të atit. Qartësimi,dritësimi mbi të ardhmen e tij.
Kënga 6-Kthimi i Skënderbeut në Krujë. Një nga perlat naimjane më të vlerësuara.
Kënga 7-Fjala e Skënderbeut dhe luftërat që i prisnin me osmanët.
Kënga 8 -Udhëtimet e Skënderbeut.Ndihma për mbretin Vadisllav dhe mbretin Gjon.Luftimet e Ohrit.
Kënga 9 -Luftrat kundër venedikasve dhe turqve
Kënga 10 -Luftimet në Sfetigrad.
Kënga 11 -Rrethimi i Krujës,humbja e Sulltan Muratit.
Kënga 12 -Ngjitja në qiell. Martesa.
Kënga 13-Luftimet kundër turqve të Ahmet dhe Hamza Pashës.
Kënga 14-Luftime. Tradhtia e Moisiut.
Kënga 15-Luftimet e Skënderbeut në ndihmë të Ferdinandit. Itali.
Kënga 16 -Luftime kundër turqve. Personazhet ushtarake Sinan Pasha,Asim Pasha,Karaxha Pasha.
Kënga 17 -Luftimet kundër Ballaban Pashës.
Kënga 18-Luftimet me turqit. Ndihma e Skënderbeut për të zmbrapsur turqit. Vrasja e Ballaban Pashës.
Kënga 19 -Rrethimi dytë i Krujës nga sulltan Mehmeti.
Kënga 20-Armëpushimi me Turqinë.Fjala para vdekjes.
Kënga 21-Largimi i të birit në Itali dhe familjarëve.
Kënga 22-Ëndrra për Shqipërinë.
KOHA E “ISTORISË…”
Vijon po ai kapitull
Koha e “Istorisë…Viti 1898.Pas dy vitesh,trupi i poetit do të fironte.
Poeti kombëtar N.F,diku aty nga shekulli XIX,i ngre këngë, kryeheroit tonë kombëtar të shekullit të XV.
3.Engjëll.
–Këndo engjëll urtësinë… rrëfen Naimi .Për çudi,nuk përdorë një shprehje të folklorit ,që zë fill me vargun :këndo o muzë…
Më duket një varg tepër i pasur,i shkurtër por i thellë.
Mirëpo kam një pyetje të brendshme:Përse Naimi përdor këtë fjalë në këtë poemë kilometrike me 22 këngë heroike për kryeheroin e Shqipërisë. Pra :këndo engjëll urtësinë. Si do të duhet ta këndoj engjëlli i patregueshëm këngën e urtësisë?
Në të vërtet,pa bërë hasha do ta themi,atë që dihet mirë .Naimi është një poet bektashi. Ai e dinte fare mirë se kënga e një engjëlli është qiellore .Dhe kjo këngë,pra kënga e një engjëlli do të dëgjohet,përtej hapësirave të kalitura nga mjegullat. Ndërkaq Naimi e ka të qartë se shpirti rron.Edhe shpirti i kryeheroit,mbrëmjen kur shtegtoi përtej shkrepave. Ndërkaq shpirti me engjëllin,udhëtuar ka. Prandaj i thotë engjëllit :këndo engjëllurtësinë…Ngase është tepër i sigurt se kënga e engjëllit dëgjohet atje ku është hapësirë dhe rrojnë shpirtrat .Atje ku është dielli i paperëndishëm. Do të këndohet kënga dhe do ta dëgjojnë shpirtrat,përtej hapësirës tonë. Pra këndo një këngë shpirti,që ta dëgjojnë edhe të vdekurit e pavdekshëm. Në shtatë qiej larg nesh. Përndryshe nëse poeti N.F do të thoshte :këndo o lahutar një këngë trimërie…,ajo do të dëgjohej ose ndihej vetëm brenda hapësirës tonë.Pra përkushtimi në këtë rast do tu përkiste vetëm të vdekurve të vdekshëm,pjesës tokësore,që mbetet e vdekshme për çdo rast.
Ndërkaq duke qënë një poet bektashi N.F nuk ka se si të mos përdorë në penën e tij, fjalët për këngën e ëngjëjve. Kënga e engjëjve është më e lartësuar. Është njëfarsoji këngë engjëjsh.
Por çfarë janë ëngjëjtë?Të shumëndërruarit.
Janë krijesa prej dritë,flasin librat e shenjtë.Ata nuk shfaqen ngase duan të mbeten përjetësisht të padukshëm.Ëngjejtë janë “vizitorë të ëndrrave tona”.Engjëjtë janë lajmëtarët e fateve të pathënë.
Madje ka gojë që thonë se me engjëjt udhëtojnë shpirtërat.Ke dëgjuar or mik kur thonë :jepe shpirtin or burrë se erdhi engjëlli për ta marrë!Dhe emri i këtij engjëlli që udhëton me shpirtërat nëpër hapësirë është Azraili.
Duke cituar engjëjt tek poemat e Naimit mbrijnë në një pikë të përbashktë. Poeti N.F,disponon njohuri të habitshme rreth kësaj pjese të panjohur.
Dy poemat-Poeti N.F. në dy poema heroike.d.m.th ‘Istori… dhe “Qerbelaja’,ai vargjet ka dëshirë ti formëzoj me fillesë fjalën engjëll,pra tek “Istoria… shprehet : këndo engjëll urtësinë…tek ‘Qerbelaja” :engjëll që mu qasepranë…
Tek ‘Istoria… engjëllit i thuhet të këndoj.
Tek “Qerbelaja” ,ëngjëlli nuk këndon por vajton fatin tronditës, por të parathënë, për shuarje të shenjtorëve. Ai nga padukshmëria mbrin tek përjetësia,në botën tonë.”…Engjëll, që mu qase pranë…,d.m.th në këtë kohë, që shpirti më rënkon thellë për shënjtorët e rrëzuar tragjikisht në Qerbela, mu gjende pranë. Ishte e pashmangshme ardhja e engjëllit dhe vajtimi i tij.
Të gjithë kanë orë shpirti,por ora e Naimit e ndjen ardhjen e engjëllit,ose e dëgjon këngën e ëngjëllit. Ora e Naimit është ora e kuptimit të gjuhës së fjalëve të pathëna,nga engjëjt qiellor.
4.Urtësia.
Naimi në këtë varg ka përdorë fjalën urtësi. Pra ëngjëllit i thuhet të këndoj në gjuhën e tij të padeshifrueshme ,por ajo të jetë një këngë për urtësinë. Pra ëngjëlli si ai rapsodi i moçëm shqiptar duhet të këndoj trimëritë,sepse trimëritë lëvdohen. Madje ka gojë që thonë se ka një vend të lartë në hapësirën qiellore ku shkruhen veprat e mira.Dhe këto i ruajnë ëngjëjtë e lartë.Kështu edhe thelbi i vetë këngës të ketë një bazë dhe ajo të jetë urtësia.
Etimologjia e fjalës filozofi,jepet greqisht me dashuri për urtësinë.Është një art i të jetuarit,një moral që konsiston në të sjellurit në mënyrë të arsyeshme,për të evituar çdo sjellje ta pamatur,për të pritur çdo ngjarje me qetësi. Njerëzit e mëdhenjë i përshkon urtësia.
5.Drita.Një shkallinë tjetër.
…Skënderben e trimërisë/që i dha Shqipërisë dritë……………..
Drita.Kahu i saj,agimi i paperëndueshëm.Trimërit e kryeheroit në thelb,ruajnë dritëzën.D.m.th zmbrapsja e errësirës,rrëzimi i saj për të ndritur dielli i Kastriotëve.Larg çdo përfytyrimi,poeti shprehet, që i dha Shqipërisë dritë.Dritëza,qëndra e saj nuk janë gjuhët e zjarrta të diellit,që ka shekuj që vëlon,por s’perëndon,në sytë e Naimit dritëza është Skënderbeu.Ky ishte ndriçimi më i madh në errësira të largëta.
Nga “Istori e Skënderbeut “
22-Prej 22 këngëve të ngritura nga Naimi,për një histori,më ka tërhequr gjithmonë një këngë,që prek thellësit e kohës.Është kënga.Fati i Shqipërisë,në këtë cikël këngësh.Pse pikërisht kjo ? Rrobat-Duket sikur fati i shqiptarëve ka qënë një lëmsh i ngatëruar.Duke qënë një popull i vogël,shkruan një shkrimtar kosovar,(këtu e gjej përgjigjen ),gjithmonë na i kanë prerë rrobat popujt e mëdhenjë.
Koshienca-Mirëpo le të bëhemi pak koshient.Dikur ka ekzistuar një shekull në historinë tonë të ndritur.Diku aty ,nga shekulli i XV.Atëherë rrobat e të tjerëve pas krahëve tanë,ishin në duart tona.C’masë do të merrnim ne,do të vishnin ata.D.m.th “sizmografi”,që përcaktonte lëvizjet e kohës ishte shqiptar.Ndërkaq ,shumë nga kancelarit e europiane,sot e kanë haruar këtë. Shqipërisë i lënë vend përtej kësaj porte.
SHQYRTIME
-U ngritë fati i Shqipërisë…
Vargu-Ky është varg naimjan.Sepse Naimi nxjerr diamante nga brendia e shpirtit.Një copëz e tij është :Ungrit fati i Shqipërisë… Tmerri-Pllakosur errësirë përmbi katundet shqiptare. Xëc. Gradacion nate.Tmerr pa fund.Kaq vite qefinë tharrë,vdekur tek shtëpia e vet.Po fati ynë ,gjegjësitsht ku rrinte i kyçur ? Ngryseshin ditët.Kush na xarriste. Fatlidhur,fatzesë.
Ringritja-Por koha përjetësisht s’e priti kohën.U ngrit fati i Shqipërisë….D.m.th i zhytur,i strukur,i rrëzuar qënkish, që kur kjo ëndërr e ëndërruar.Pra u ngrit nga e kishin gremisur.
Vdekje-Një copëz tjetër vargu po kap:Si vdekuri nga varri….Sy të verdhë vdekje.Nxinte.Kobëzestë dhe mellanbërësit e kishin kallur,atëherë shtatë pashë ndë dhe.Do mos bëhej më,ëndërronin të liqtë.Thirrje tinzarësh,nga njerëz magjilidhës.
Vargu pasues :Morri udhën e Azisë…
Udha e Azisë-C’është kjo udhë e Azisë?Nga bie udha e Azisë or mik?Besojë është udha e qëmoçme e mëndafshit!Udha e mëndafshit vëlla, ka vdekur,qëkur!
Udhë shpirti.Kjo nuk i përket territoreve të Azisë.Por nëpërmjet kësaj udhe ëngjejtë morrën drejtimin e Azisë,kur kërkohej adresa e saktë e Skënderbeut,që gjëndej në ato vise aziatike mes trupave jeniçere.
Duke rrugëtuar përtej horizonteve tona
Është udhë përtej horizonteve tona.Sidoqoftë kjo udhë shpirti ka dalje autostrade.Gjerësia e saj është thellësi.Ndërkohë që,thellësia është pafundësi.Është ngjizje me dehje qielllore.
NGRE DY PYETJE-Ngre dy pyetje, por që në thelb kanë të njëjtën përmbajtje.
1-Kjo udhë nga kush u përshkua ?
2-Përse ëngjëjtë,që mbanin në dorë fatin e Shqipërisë nxënë rrugën e Azisë?
Shpjegimi 1–Nëpër këtë udhë shpirti,engjëjtë vërshuan me fatin e Shqipërisë në dorë.
2-Përse engjëjtë morrën drejtimin e Azisë?Ose më saktë.C’farë kërkonin në kryeqëndrën e perandorisë osmane?Mos vallë perandoria,që kishte vënë nën thundrën e saj fatin tonë,kishte ndërmend të tërhiqej ?Kurrsesi jo.
Ndërkaq mësohet se drejtimi i engjëjve nuk ishte drejt rezidencës së sulltanëve.Kanë lëvizur diku afër tyre,por destinacioni i saktësuar,ka qënë korpusi special i jeniçerëve të perëndorisë osmane.Kërkimi ishte i kristalizuar.Një shqiptar,që gjëndej me shërbim në trupat speciale të perandorisë.Ishte ,ai i zgjedhuri,për të marrë në dorë fatin e Shqipërisë.Shqiptari quhej :Skënderbe.Ishte rrëmbyer nga një qëndër shkëmbore e Arbërisë.,që thirrej :Krujë.
PËRSE SKËNDERBEN ?
Kjo pyetje si luzmë,ka vite ,që më rëndon në shpirt.Vazhdimisht cepat e saj zgjaten.Është një lloj treguesi për shkumbëzimin e valëve.Kodi i paperëndishëm , ku ruhen besnikërisht fatet tona ka dhënë fatin e Skënderbeut ,kur është kërkuar “udhëkalimi” për çështjen e fatit të një kombi.
Përse Skënderbeu?Ka një ngurosje faktesh.Ndonëse jo nga rastësia,por nga disa kritere të vendosura nga vetë ata,historishkruesit .Ata sjellin gjithshka,në të gjitha formatet. Nxjerrin edhe hollësira,mistere të fshehura.Por asnjëherë nuk shprehen kështu:Përse Skënderben?Ai ishte një prej këtyre shqiptarëve të mërguar,të rrëmbyer në viset arbërore,që bënte karierë në trupat speciale perandorake.
PYETJET QË RRËMBEJNË FATIN
Kolona e pyetjeve.Për ta pasuruar më tej kërkimin shpirtëror,kërkojmë ndihmën e këtyre enigmave.Gjithsejt bëhen tre pyetje.
1-Si bë Skënderbeu ,protagondist,i ndryshimit të fatit të Shqipërisë ?
2-Për se u zgjodh Skënderbeu,një komandant në trupat speciale të perandorisë osmane ?
3-Kush e përzgjodhi Skënderben ?
3-PËRGJIGJET E PYETJEVE
Mjegullinat që zbresin nga kohërat e mëparshme nuk sjellin dot asgjë.Vetëm,dielli i praruar i shpirtit,mundet të ndriçoj ndonjë fakt.Si?Me provën,që gjithmonë është gjendur përmbi kohën tonë.
Nga “Istori e Skënderbeut “
22-Prej 22 këngëve të ngritura nga Naimi,për një histori,më ka tërhequr gjithmonë një këngë,që prek thellësit e kohës.Është kënga.Fati i Shqipërisë,në këtë cikël këngësh.Pse pikërisht kjo ? Rrobat-Duket sikur fati i shqiptarëve ka qënë një lëmsh i ngatëruar.Duke qënë një popull i vogël,shkruan një shkrimtar kosovar,(këtu e gjej përgjigjen ),gjithmonë na i kanë prerë rrobat popujt e mëdhenjë.
Koshienca–Mirëpo le të bëhemi pak koshient.Dikur ka ekzistuar një shekull në historinë tonë të ndritur.Diku aty ,nga shekulli i XV.Atëherë rrobat e të tjerëve pas krahëve tanë,ishin në duart tona.C’masë do të merrnim ne,do të vishnin ata.D.m.th “sizmografi”,që përcaktonte lëvizjet e kohës ishte shqiptar.Ndërkaq ,shumë nga kancelarit e europiane,sot e kanë haruar këtë. Shqipërisë i lënë vend përtej kësaj porte.
SHQYRTIME
-U ngritë fati i Shqipërisë…
Vargu-Ky është varg naimjan.Sepse Naimi nxjerr diamante nga brendia e shpirtit.Një copëz e tij është :Ungrit fati i Shqipërisë… Tmerri-Pllakosur errësirë përmbi katundet shqiptare. Xëc. Gradacion nate.Tmerr pa fund.Kaq vite qefinë tharrë,vdekur tek shtëpia e vet.Po fati ynë ,gjegjësitsht ku rrinte i kyçur ? Ngryseshin ditët.Kush na xarriste. Fatlidhur,fatzesë.
Ringritja-Por koha përjetësisht s’e priti kohën.U ngrit fati i Shqipërisë….D.m.th i zhytur,i strukur,i rrëzuar qënkish, që kur kjo ëndërr e ëndërruar.Pra u ngrit nga e kishin gremisur.
Vdekje-Një copëz tjetër vargu po kap:Si vdekuri nga varri….Sy të verdhë vdekje.Nxinte.Kobëzestë dhe mellanbërësit e kishin kallur,atëherë shtatë pashë ndë dhe.Do mos bëhej më,ëndërronin të liqtë.Thirrje tinzarësh,nga njerëz magjilidhës.
Vargu pasues :Morri udhën e Azisë…
Udha e Azisë-C’është kjo udhë e Azisë?Nga bie udha e Azisë or mik?Besojë është udha e qëmoçme e mëndafshit!Udha e mëndafshit vëlla, ka vdekur,qëkur!
Udhë shpirti.Kjo nuk i përket territoreve të Azisë.Por nëpërmjet kësaj udhe ëngjejtë morrën drejtimin e Azisë,kur kërkohej adresa e saktë e Skënderbeut,që gjëndej në ato vise aziatike mes trupave jeniçere.Duke rrugëtuar përtej horizonteve tona
Është udhë përtej horizonteve tona.Sidoqoftë kjo udhë shpirti ka dalje autostrade.Gjerësia e saj është thellësi.Ndërkohë që,thellësia është pafundësi.Është ngjizje me dehje qielllore.
Ngre dy pyetje, por që në thelb kanë të njëjtën përmbajtje.
1-Kjo udhë nga kush u përshkua ?
2-Përse ëngjëjtë,që mbanin në dorë fatin e Shqipërisë nxënë rrugën e Azisë?
Shpjegimi–1-Nëpër këtë udhë shpirti,engjëjtë vërshuan me fatin e Shqipërisë në dorë.
2-Përse engjëjtë morrën drejtimin e Azisë?Ose më saktë.C’farë kërkonin në kryeqëndrën e perandorisë osmane?Mos vallë perandoria,që kishte vënë nën thundrën e saj fatin tonë,kishte ndërmend të tërhiqej ?Kurrsesi jo.
Ndërkaq mësohet se drejtimi i engjëjve nuk ishte drejt rezidencës së sulltanëve.Kanë lëvizur diku afër tyre,por destinacioni i saktësuar,ka qënë korpusi special i jeniçerëve të perëndorisë osmane.Kërkimi ishte i kristalizuar.Një shqiptar,që gjëndej me shërbim në trupat speciale të perandorisë.Ishte ,ai i zgjedhuri,për të marrë në dorë fatin e Shqipërisë.Shqiptari quhej :Skënderbe.Ishte rrëmbyer nga një qëndër shkëmbore e Arbërisë.,që thirrej :Krujë.
PËRSE SKËNDERBEN ?
Kjo pyetje si luzmë,ka vite ,që më rëndon në shpirt.Vazhdimisht cepat e saj zgjaten.Është një lloj treguesi për shkumbëzimin e valëve.Kodi i paperëndishëm , ku ruhen besnikërisht fatet tona ka dhënë fatin e Skënderbeut ,kur është kërkuar “udhëkalimi” për çështjen e fatit të një kombi.
Përse Skënderbeu?Ka një ngurosje faktesh.Ndonëse jo nga rastësia,por nga disa kritere të vendosura nga vetë ata,historishkruesit .Ata sjellin gjithshka,në të gjitha formatet. Nxjerrin edhe hollësira,mistere të fshehura.Por asnjëherë nuk shprehen kështu:Përse Skënderben?Ai ishte një prej këtyre shqiptarëve të mërguar,të rrëmbyer në viset arbërore,që bënte karierë në trupat speciale perandorake.
PYETJET QË RRËMBEJNË FATIN
Kolona e pyetjeve.Për ta pasuruar më tej kërkimin shpirtëror,kërkojmë ndihmën e këtyre enigmave.Gjithsejt bëhen tre pyetje.
1-Si bë Skënderbeu ,protagondist,i ndryshimit të fatit të Shqipërisë ?
2-Për se u zgjodh Skënderbeu,një komandant në trupat speciale të perandorisë osmane ?
3-Kush e përzgjodhi Skënderben ?
3-PËRGJIGJET E PYETJEVE
Mjegullinat që zbresin nga kohërat e mëparshme nuk sjellin dot asgjë.Vetëm,dielli i praruar i shpirtit,mundet të ndriçoj ndonjë fakt.Si?Me provën,që gjithmonë është gjendur përmbi kohën tonë.
1-SI U BË SKËNDERBEU PROTAGONDIST ?
Koha :Dihet fakti,që shumëzimi i viteve nën sundimin osman nuk e zvogëlonte dot shtypjen.
Pushtimi ruante këto parametra:i gjatë i rëndë,i egër,i errët.
Rezistenca e brendshme regjistronte një vdekje të hershme. Ndonjë përpjekje shuhej gati shpejt.Cdo ngritje krye krijonte pasoja tepër të rënda.Kështu gjykohej :Cili do të ishte ai burrë nga Arbëria,që do të merte në këtë situatë,fatin e SAJ ë dhe ta zgjidhte siç e zgjidhi strategu i madh Skënderbe?
Mund të ndodhte sikur atje sipër të bëheshin kalkulime të gabuara ,(gjë që s’ka bërë ndonjë herë vaki),askush s’do të guxonte,të merret mbi shpatulla një peshë të rëndë,sepse pesha e atyre, që dikur u ndihej zëri kishin këtë fat : shuar,hequr, sakatosur, vrarë, larguar,shpronsuar, kërcënuar, kokëkriposur, syrgjynosur.
Koha matej:me vite .Largësia shënonte :shtatë male kaptuar.
Represioni-Dhuna nën pushtime të egra bëhej dyfish më e egër,e rëndë ,sflitëse,torturonjëse,maskaradë.
2-PËRSE U ZGJODH SKËNDERBEU?
Kuptimi :zgjidhje e njeriut brenda këtyre viseve rezultonte aspak produktiv.
Përfundimi:zgjidhja u kërkua përtej këtyre hapësirave.
Pra ,që kur u ngrit fati, që ishte varrosur diku,(d.m.th kur perandoria aty vuri këmbën e saj, fati ynë humbi),u kërkua edhe zgjidhja.
Arsyeja :Ngase brenda të gjitha urat, që do të mbanin peshën e atyre burrave llogariteshin ose nuk ekzistonin ,ose ishin të gremisura përfundimisht.
Kërkimi :Midis këtij trazimi të jashtëzakonshëm ,syri vështroi larg.
Hapësira ku rronin shqiptarët e rrëmbyer.Tek shqiptarët ,që bënin karierë në skutat e perandorisë.D.m.th.fati i Shqipërisë u ringrit,nga vendi ku e kishin plluskuar.Për të marrë këtë fat,që ishte një përgjegjësi,kuptohej kërkoheshin shpatulla burri,një barrë me mend,cilësi,trimëri,njohuri ushtarake,dhe njohuri shpirti etj.
Mirëpo cilit i ra në hise ky fat ? Skënderbeut.
Përse Skënderbeu?Ky ishte personi,që mund ti plotësonte të gjitha kërkesat,për të ngritur në këmbë një komb të rrëzuar nën thundrën e perandorisë osmane.Me këto cilësira,ai ishte shfaqur i pazakont.
Dualitet :A mund të ishte Hamzai i zgjedhuri.?Po ku fshihej dinakëria e tij?Brenda shpirtit nxinin mjegulla.Ndonëse ishte myhib.Një ngritje e vogël regjistronte “sizmografi” në shpirtin e tij.Kariera ishte oficerë në trupat speciale.
Ndërkaq Skënderbeu ishte një shpirt i kthjelluar.
Arsye më shumë :Ai zbriste nga familja princërore e Krujës.
Kariera :Ishte një ushtarak i aftë,i mençur, trim. Brenda këtij personi,ishin vrejtur se buronin potenciale të mëdha.
Tradita që respektohej :Ndërkohë dihej se në Arbëri princërit kishin autoritet dhe ngrinin në këmbë njerëzinë.Nga ato të pakta rebelime,ishin udhëhequr nga princër apo të tjerë që kishin pozitë apo prona.
Gjunjëzimi-Por një arsye tjetër ishte menduar. Perandorinë,do ta gjunjëzonte, një ish komandant i trupave të zgjedhur të perandorisë.Një faktor ishte se ai e njihte me kaq imtësisht mekanizmin e luftës së perandorisë.Brenda këtyre cilësive ,askush tjetër,për kohën nuk i gëzonte.
Zgjedhja :Gjithmonë ndoshta nuk thuhet,por është e lehtë të nënkuptohet pra,zgjedhje të atilla,kaq perfekte,i bënë vetëm Zoti.Dora,që ishte zgjedhur nuk gaboi.Ai bë një udhëheqës i madh.Tronditi seriozisht nga themelet perandorinë,për një kohë, që regjistrohet një e katërta e shekullit.Ndali vërshimin e saj,deri atherë të parrëzueshëm.Këto cilësira,çuditërisht flasin se i disponojnë vetën njerëzit e zgjedhur nga Zoti.