NOLIADA/
Ese nga Namik Selmani/
6 Janari është ditë e shenjtë për të krishterët. Për shqiptarët një ditë kujtimore se na ka dhënë në jetë një njeri të rrallë një Nol të veçantë ndër më të veçantët e kombit.
Ndoshta ka patur plotësisht të drejtë i madhi Noli kur ka thënë autobiogafinë e tij se lindja e tij më 6 janar e kishte shenjtëruar jetën e veprën e tij të kaluar e të mëvonshme. Nëse do të ishte e vërtetë kjo thënie, të gjithë shqiptarët amerikanë do ia ndërronin emrin e tij dhe do i thonin me atë ndajshtim që i vihet para emrit “Shën Noli”. Po, 83 vitet e jetës së tij që nuk janë më pak e as më shumë për të dhënë portetin e një jetë guximtare, talentin, pasionin, dobinë për vete e për kombin që i përket, pse jo dhe disfatat e betejave të 83 viteve. Kërkoi pa fund shpresat e tij Të duket se në udhëkryqet që kalonte kombi ynë (O, sa shumë udhëkryqe ka patur dhe ka kombi ynë në historinë e tij shekullore!) në vitet ku Noli u bë faktor kombëtar, ai kurrë nuk i humbi shpresat e tij dhe në ato kohë kur E keqja i shfaqej shumë herë me një mijë ngjyra natëndjellëse. Mbase për të na dhënë dhe neve bashkëkombasve të tij të 50 viteve më vonë modelin e një luftëtari pa armë me plumba por na dha dhe moralin më të vyer njerëzor. Mbase ai do të ketë lakuar në një zë të përbashkët me të madhin Branko Merxhanin e kohëve moderne thënien mjaft të saktë e të bukur se “Nëse kombi im i humb shpresat, atëherë do t’i jap të miat”. Arti i rrallë poetik i Nolit e rreshtoi atë në aradhën e parë të historisë së letërsisë sonë, me një poezi tribunale, por jo nga ato poezi që harrohen në minutë, por me poezi që mbeten flamuj në kohëra për mesazhin që përcjellin, për forcën shprehëse, për frazeologjinë që përdor.për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë. Është lirika politike që rrallë e kemi parë në autorë të tjerë dhe që bashkë me labin e meçur Ali Asllanin bënë epokën e saj. Nuk e di të vë në peshorën e Kombit tonë Atë kontribut që ka bërë secili prek dritën e gjerdanuar të shekujve për këtë komb, veç dua të them të shkruaj se Fan Noli nuk mund të mbahej mend vetëm për këmbanat e kishës së Shën Gjergjit në Boston ku ai kaloi një pjesë të madhe jetës së tij. Po kur linte pas gjëmimin e butë të këmbanave dhe shkonte në atë hyrje të thjeshtë ku banonte ai niste punë të tjetra të vyera për mbrothësinë e kombit të tij.
…..Kur erdha për herë të parë në Boston në ditët e para të qëndrimit tim, në atë qytet të bukur dhe me kurorë universitetesh që ia jep tradita e madhe sidomos ajo e Harvardit bëra vizitën e parë në Kishën e Shën Gjergjit. Në mënyrë simbolike bëra dhe një fotografi në altarin ku ai ka bërë meshën e tij Në ato ditët një mik imi, Pavlo Lako që sot nuk jeton më, më dha një dhuratë të bukur të rrallë. Ishte një disk ku ishte fjalimi i rrallë i Nolit. E dëgjova disa herë. Një fjalim që vë në mendime secilin politikan apo dhe njeri të thjeshtë që quhet shqiptar. Thjeshtësia e jashtëzakonshme e tij në veshje, në sjellje, në marrëdhëniet me shqiptarët e amerikanët kishte përballë pasurinë e madhe të mendjes së tij, kishte gjuhëshumësinë që ai kishte në çdo hap jete dhe që do të na linte me të thesarët më të mëdhenj të njerëzimit. Nuk e di se kush do ta konkurronte në anglishten e tij të saktë poetike Nolin në përkthimet e tij brilante të veprave të Shekspirit. Brenda studimit të historisë së politikës shqiptare dhe asaj botërore, ai do të hynte në majat gati të paarritshme me studimin për Beethovenin. Për Beethovenin që do të mbahet mend edhe për sfidën që ai i bëri artit të tingujve me mungesën e dëgjimit të tij me shurdhërinë e thënë pak më shqiptarçe. Kur mbaroi studimin për të ai la pas një thënie të mençur që i shërben të gjithë kohërave të jetuara dhe të pajetuara “Pa karakter të fortë të madh, nuk ka as artistë të mëdhenj” Mos vallë edhe Noli do të ishte me këtë punë të jashtëzakonshme pa asnjë motiv fitimi si bëhen sot në shumë raste në Shqipëri e në Botë një lloj siamezi me atë forcë të me atë ambicje njerëzore që ai kishte në çdo hap të jetës në çdo ditë të saj?? Mos vallë po profetizonte edhe ai pasjetën e tij të mençur, të paharruar që të trazon bukurisht shpirtin dhe imagjinatën, të nxit ambicjen dhe dëshirën për t’i shërbyer kombit të tij? Në jetën e pasjetën e tij ai merr dhe sot sa e sa vlerësime për atë që ka bërë për atë që ka shkruar për atë që ka menduar ai për kombin e tij
…Ai preku dete dhe brigje që rrallëkush nga ata që kanë qenë prijatarë të mendimit të kulturës, të politikës së kombit tone, mund ta kenë bërë . Preku brigjet e Mesdheut, të Afrikës, oqeane, dete. I provoi të gjithë kostumet e profesioneve dhe të pasioneve të rralla që ai kishte për të bërë që më vonë ose dhe në gjallje të tij ai të na krijonte një hulli të re që mund ta quajmë pa mëdyshje NOLIADË. Saga e Noliadës ishte dhe mbeti bash si Sagat e Evropës dhe Amerikës që kudo të nxjerrë hiret e saj të muzeve të skulpturave, të tingujve të vetrinave, të mbushura të rrugëve, të tryezave, të universiteteve. Provoi, edhe pse për pak kohë, kostumin e një kryministri që e pa popullin e tij nga ajo që ai donte të bënte për të dhe që nuk mundi ta bënte kaq gjatë, kaq mirë . Ishte koha që edhe Evropa kishte hallet e saj të shumta. Provoi kostumin e diplomatit dhe fjalët e tij në Paris e në Lidhjen e Kombeve në shërbim me kaq hire mençurie në shërbim të shqiptarizmit e aq më shumë edhe të anglishtfolësve e anglishtshkruesve që e panë dhe e shohin edhe sot e kësaj dite si modelin të një ligjërimi mrekullor që panë se Noli ishte përkthyesi më i mirë në botë për përkthimin e veprave të Shekspirit në gjuhët e huaja. Provoi e veshi edhe këpucët e baltosura të fshatarit dhe me simbolin e “opingës” do të bënte sa e sa shkrime dhe do të jepte zgjidhjet e tij politike. për këtë shtresë sociale të popullit tonë. Me këtë psikolgji ai e deshi po kaq shumë dhe farën e bimës, flladin e pranverës dhe do i përulej me nderim brazdës së tokës dimrave, pranverave. Atje në tavolinën e tij të punës ai vuri pranë njëri-tjetrit Shekspirin dhe Ibanjezin. Vuri Don Kishotin dhe Hamletin. Vuri mjaltimin e poezisë së Khajamit dhe filozofinë e të gjithë kohërave. Se për të gjitha kishte dhe ka nevojë kombi ynë dhe cdo komb që do mbrothësinë. Ani pse në kohën që ai ngjiste maja përkthimi shqiptarët ishin shumica analfabetë. Ani pse Aleksandër Moisiu i madh do të rizgjonte Hamletin në skenat zvicerane, ruse gjermane, amerikane..e nuk do t’i jepte magjisë së skenës shqiptare. Madje në kohët e tij ai donte të mësonte hebraishten. Për këtë dikur ai shkruan: “Katër vitet e fundit po mësoj hebraishten me qëllim që të përkthej Dhjatën e Vjetër nga origjinali dhe për këtë po punoj tani..” Dhe të mos harrojmë se ishte viti 1964 vetëm një vit para vdekjes. Për këtë i madhi Dritëro Agolli shkruan më vonë: “Fan Noli e bëri Don Kishotin të ëndërrojë shqip. E bëri Otellon të zemërohet shqip. Hamletin të pikëllohet shqip. Ai e bëri Omer Khajamin të tallet e të qeshë shqip. Me këtë ai tregoi se gjuha shqipe është nga gjuhët që mund të japë gjithë nuancat e fjalëve e tingujve e gjithë shkallët e mendimit njerëzor.”
Duke takaur e lexuar bashkohësit e tij mësojmë se ai kishte në jetë dy kostume. Me atë më të mirin u varros. O thjeshtësi që sot nuk do ta besonin kurrë politikanët tanë të sotëm!
Në të gjithë vitet e jetës së tij ai do të kishte brenda vetes statusin e emigrantit politik e ekonomik. Në të gjithë botën me shumë gjuhë e me shumë kufinj gjeografikë, emigrantët kanë një status të përbashkët me të gjithë sfidat që ata kalojnë. Dhe e provoi bukur mirë bukën e mërgimit në Athinë, në Egjipt, në Evropë në Amerikë e kudo ai ishte dhe mbeti “gur i shkulur”. Jetoi me hallet e problemet që ka çdo emigrant në botë. Kjo i dha një “pasaportë” humanizmi kur fliste për shqiptarët e Amerikës që ishin emigrantë që punonin aq shumë që e donin aq shumë atdheun e tyre. I erdhi shumë mirë edhe kostumi i klerikut të fesë ortodokse shqiptare në Amerikë. Ai kostum që e bënte atë më shqiptar se shqiptarët. E sërish duke ndjekur këto vite nga vetë imzot At Artur Liolin mësuam se ai jetonte në kushte shumë të thjeshta dhe ishte shembull edhe për të tjerët. Dukej se buzëqeshja e tij e ngrohtë rrezatonte në të gjithë cepat e kishës së Shën Gjergjit. E vetëm pak vite ai jetoi fizikisht në Shqipëri e kjo nuk e pengoi atë që të njihte mentalitetin shqiptar zakonet, traditat, gjuhën, kulturën, fenë. Të mos harrojmë se pikërisht në vitin 1924 në Beratin e bukur që mund të quhet edhe “Qyteti i Tolerancës Fetare” do të ishte prijatar i Kishës Autoqefale shqiptare gjë që do ta mbante të ndezur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hyri në Betejën e Shkronjës së Përkthimit si luftëtari më i fortë dhe si fitimtari më i devotshëm. Në një betejë nga më të bukrat e më afatgjata që ka patur e do të ketë njerëzimi dhe që kërkon. Ngado që shkoi e në çdo prag që hapi e në çdo tribunë ku hipi ai kujtonte Ibrik Tepen e tij që kishte kaq pak shtëpi, por dhe kaq shumë shqiptarizëm. Më vonë në brigjet e Atlantikut në Boston e pikërisht në lokalin me famë shqiptarie të mikut të tij Antoni Athanas ai meditonte për një jetë të re, për jetën që kishte kaluar. E në atë restorant që e kishin vizituar president e gjeneralë, milionerë e njerëz të kulturës së mbarë Amerikës që quhej “ Pier Fori” kishte përherë në çdo ditë të vitit një tavolinë të rezervuar për mikun e nderit Fan Noli ku ai pinte kafenë dhe takonte bashëatdhetarët e tij nga e gjithë Amerika. Aso kohe e ishte thënë prej kohësh atë dyvargësh mençuror që bashkonte shpirtërisht dy kombet tona
Mbahu nëno, mos ki frikë.
Se ke djemtë në Amerikë
Ishte përfundimi më i madh që do të bënte me kaq thjeshtë si dhe largpamësi një intelektual të së parë për marrdhëniet shqiptaro-amerikane të asaj kohe e të kohëve që do të vinin.
Noli na la pas një NOLIADË. Një frymë më të ngrohtë që nuk ta japin as zjarret më të fuqishëm të globit, na dha mesazhin e emancipimit social të përkthimit
Noli na la pas një Maratonomak të ri. Shumë më të fortë se ai i lashtësisë Jo një maratonomak si ai i një piste vrapimi që ka një cak ku e nis dhe ku e mbaron udhëtimin e tij vrapues, po një maratonomak që ka kudo pista të hapura me ambicje të madhe me synime të qarta se ku do nisesh dhe se ku do të arrish. Sa bukur të kishim sa më shumë maratonomakë si Noli që na mungojnë e na mësojnë se jeta është sfidë është luftë është përpjekje aq më shumë jeta e një kombi si yni që e ka patur sakfificën pjesë të jetës së tij, të historisë së tij .. gjer sa të vdes Në vitin 1908 ai i dërgonte një letër mikut të tij Thanas Tashkos një letër ku i shkruante për një dëshirë, për një amanet të çuditshëm që rrallë mund ta dëgjosh diku
Dhe do të luftoj.. gjer sa të vdes
Shpërblimi më i mjaftë do të jetë
Një këngë prej labësh dhe
labëreshash kur të vdes”
Përtej këtij amaneti që ai e kishte bërë më 1908 do ta dëgjonim dhe lexonim një mesazh po kaq të fortë mençuror “të rrojmë me dobi e të vdesim me dobi:” Varri i tij atje në varrezat e Fores Hillit është varri më i thjeshtë nga të gjithë politikanët e kohërave të kombit tonë . Edhe para se të mbyllte sytë e, pikërisht në lutjet e vitit 1960 ai do të shkruante të tjera fjalë monumetale për miqësinë dhe për kontributin e Amerikës në demokracinë e Shqipërisë ‘ Amerika është nëna jonë kombëtare . Ajo na ka dhënë mënyrën amerikane të jetesës, demokracinë dhe barazinë . Zoti e bekoftë Amerikën!”: Është pak të thuash se jemi krenarë me të dhe për të. Për të nuk ka nevojë që të vrapojmë për ta kujtuar, për t’u frymëzuar. çdo ditë e jetës sonë ka nevojë për t’u parë në pasqyrën e Noliadës. Për atë që kemi dhe për atë që duhet të bëjmë. Nuk është nevoja që të shkojmë shpesh në vende të ndryshme të largëta e të afërta për të marrë modele. E kur të gjithë këto modele krijojnë një hulli të re që rrezaton në kohëra atëherë të gjithë duhet të skuqemi në fytyrën e mbushur me dritë ëndrre se nuk ecim në gjurmët e tyre.
Fan Nolin na la pas vetes një VATËR. Një vatër ku në vite e shekuj do të mblidhen shqiptarët e Amerikës, të të gjithë krahinave të kombit shqiptar dhe në gjurmët më të lavdishme të të parëve do ruajnë dinjitetin e kombit.
E përtej tërë kësaj sage moderne dhe aq të vyer na duhet që të mbyllim këtë rrëfenjë eseistike me një rrëfim, monolog, quajeni si të doni, që duket se rrjedh edhe më të vrullshme, me fjalë më të mencura, tronditë se, e më farfuritëse se vetë Nili, në brigjet e të cilit ai shkruante këto radhë. Ne që jemi mësuar ta shohim atë në tribuna mentarie, politike, poetike, kishtare, diplomatike, duket se shohim në të romantikun e përjetshëm. Do të kalonin dhe 62 vjet jetë pas këtij rrëfimi. Do të kalonin 115 vjet deri në ditët tona, po ai të godet me mesazhin dhe dridhjen e zemrës noliane. Shohim një NOL-NIL të përjteshëm “ Gjithë këto mendime në trurin tim dhe asnjë në letër. Flë, po flë shpirti im i plogët si Nili, që u mbyll brenda në shkretëtirë .. Ti, o Perëndi shkolite Nilin tim nga shkretëtira dhe hidhe brënda në oqean, lëshoji të gjithë erërat. Bëje, o Perëndi shpirtin tim të këndojë e të kridhet në melodinë e detit të egërsuar. Të mbytem në shtrëngatë dashurie..”
Dhe vetë Noliada është një Kryedashuri më vete.
Bilal Xhaferri-Jetëtragjiku i shkronjës shqipe
Më 14 tetor 2017 mbushen 31 vjet nga ndarja e shkrimtarit me origjinë çame Bilal Xhaferri/
Nga Namik Selmani/Boston/
Kemi lindur të dy në Ninat të Konispolit dhe shtëpitë tona murerrëzuar tashmë ishin vetëm një gardh nga njëra-tjetra. Të afërta, miqësore, të buta. Nga ato shtëpi, ku fqinjët e dinë mirë edhe se çfarë ka gatuar fqinji dhe që e ndërronin ëmbëlsirën menjëherë të ngrohtë…
Një nga pengjet e jetës sime ishte pikërisht ajo që nuk e takova së gjalli, por sa herë shkoj në Sarandë përulem me nderim në varrin e tij. Dikush e quajti Meteor. Dikush e quajti ”Jetëtragjik”. Dikush e quajti ”rebel”…… Mbase asnjë prej tyre nuk ishte i saktë në atë portret të tij. Ose ishin të gjitha. Ato ishin në atë personalitet që po të formohej. Ai bëri vetëm pak vite jetë dhe krijimtari në Shqipëri. Atë dinjitet të madh shkrimtarit që ai do ta përcillte në brezin kur jetoi dhe në atë brez që jo të gjithë e njohin. Që do ta njohin nesër nëse ata që merren me letrat e shqipes do ta kujtojnë e nuk do ia fshijnë emrin e padiskutueshëm në një letërsi sa kombëtare aq dhe estetitikisht e parealizueshme për kohën që ai jetoi.Vështroni pak fotografitë e tij! Ato të pakta që bëri në vite. Këtu dhe në Amerikë ku u degdis për 18 vjet! Të gjitha të trishtuar e asnjë e gëzuar. Do ta thoshte këtë më vonë i madhi tregimtar Vath Koreshi Jetoi vetëm 51 vjet. Pak. Në një kohë që Tolstoi Dostojevski apo dhe gjigandë të tjerë e korrën lavdinë edhe më vonë Por ja, kamxhiku i fatit, i dikaturës e godiste fort. Mbase ky “kamxhik” ishte orakulli i (pa) gabuar i jetës që do të jetonte. Të gjithë i bëri në këtë gijotinë. Gijotinë jete, gijotinë politike. Gijotinë sëmundjeje, vetmie, varfërie. Gijotinë kurbeti të padëshiruar. Gijotona e mosshkollimit. Gijotina e padukshme e një familjeje të tijën që ai nuk e arriti kurrë. E bashkuar me dhimbjen e madhe çame, mes së cilës ishte personazhi më tragjik, në qendër të uraganit të asaj ulurime Mesdheu, të ullinjve që do të jetonte për një kryepoezi të mbarë letërsisë shqipe “Lamtumirë, Çamëri!” ose ”Baladë çame”. Ai nuk ishte aso kohë pjesa fizike e Marshimit të Gjakut që sajoi egërsia greke, por ishte ai që shihte me sytë e tij këtë dramë. Jo me duart e tij. Me tërë qënien e tij njerëzore dhe ngjizte që në atë kohë damarin e poetit, të atdhetarit, të njeriut që koha do t’i jepte Medalionin e Dhimbjes. Atë që të japin në jetë Pasaportën e Talentit. Në moshën 8 vjeç i vdes e ëma. Aso kohë në Çamërinë e përtejkufirit përgatiteshin flakët e zjarrit të Çamërisë. Në moshën 10 vjeç i pushkatohet babai që kishte ”mëkatin e nacionalistit”. Aso kohë në rrugët e Ninatit kalonte vargu i dytë i çamëve të dëbuar nga zervistët duke bërë një tragjedi të madhe të pjesës së kombit. Që atë kohë do të jenë ngjizur vargjet monumentale që bënin simfoni të paharruara. Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë. Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore. Dhe kudo toka çame, mbuluar nga retë, rënkon e mbytur në gjak e lot, e mbetur shkretë, pa zot.
E ç’të bënte më në Ninat jetimi jetëtragjik që nuk do ta mbyllte këtu derën e ferrit të jetës, por që do të mbetej një mes ullinjve një njeri i dashuruar me malin Mëllëz me livadhet, me krojet e fshatit? Ah, veç kujtimeve të një fëmijërie tragjike, ai mori nga Ninati një dëftesë për katër klasat që i mori në vetëm dy vjet falë asaj aftësie të jashtëzakonshme që kishte për shkollim.
Kurrizi ende i njomë i shkrimtarit të ardhshëm çam që do të trazonte politikën e një shteti, do të lodhej e do të nxihej me thasë te qymyrit që shkarkonte ditën e natën nga anijet (tragete të kohës) që hynin e dilnin në atë port të vogël të Sarandës në atë gji-vetull që do ta mrekullonin edhe me lindjet e muzgjet detarë. Ndoshta dhe përshkrimet e shumta të natyrës e merrnin frymëzimin në ato vite. Në moshën 13 vjeç i duhet të punonte. Edhe Gorkit kështu do i ndodhte larg në vendin e tij. E vogël Saranda për të. Kishte shumë fluturim brenda vetes Bilal Xhaferri. Kishte butësi të plagosur nga jeta. Nga regjimi komunist. Nëse do ia lexonte sistemi, mbase një ditë pas vdekjes së babait të tij, do të vriste dhe atë vetë.
Rruga e jetës do i jepte sprovë të re. Të egër që nuk dihej se kur do të mbaronte forca e saj kamxhikore. 19 vjeç me një valixhe dërrase do shkonte në Durrës. Nuk mjaftonte mësimi i shkronjëshqipes në fshat. Dhe me kë do të thoni ju. U fut në hambarin e një benzinate me ullinj për të bërë rrugën më të gjatë që kishte bërë deti në atë kohë Sarandë-Durrës. Dhe do ta bënte këtë gjë në Sukth të Durrësit. Atje ku rrinte me Motrën Antika dhe që të dy shkonin në shkollë. Dhe jo pak po në moshën 19 vjeç do të niste shkollën shtatëvjeçare. Askush nuk mund të besonte se ligjëruesi i jashtëzakoshëm që do të kishte një origjinalitet nga më të spikaturit do të vazhdonte kaq vonë shkollën shtatëvjeçare. Dhe natën. Pa kërkuar lëmoshë. Në copat e letrave e në pllakat e gurit shkruante poezitë dhe shkrimet e para. (ah, të kishim sot disa të tilla për një Muze të letërsisë shqipe!). Ato që do i jepnin lavdinë dhe tragjiken e jetës së pajetuar.
E përjashtojnë nga Shkodra ku kishte nisur një shkollë për biografinë të atit.
Punon në Krujë, në Ulëz e mbresat e tij do i hidhte në veprat e tij. Nisi të botonte në revistat “Ylli”, ”Nëntori” në gazetën ”Drita”. Libri me tregime ”Njerëz të rinj, tokë e lashtë”, librin me poezi “Lirishta e kuqe”, shkruan romanin ”Ra Berati” (Krasta Kraus)
6 vjet krijimtari e madhe në numër e në cilësi arti. 6 vjet nisje dhe kulm poetik. Një rrugë që mund të lakmohet edhe sot. Një model se si mund të bëje një letërsi të mirëfilltë përballë realizmit socialist që frynte realitetin. Që i bën nder atij dhe mbarë kombit.
Dhe vjen goditja e dytë, Tirana. Një kritikë për romanin e Kadaresë “Dasma“ që edhe ai vetë në një takim që bëri disa vite më vonë në Berat, e pranonte se nuk e kishte bërë në nivelin e veprave të tjera.Po, ishte radha e goditjes. Një rrokullimë e madhe jete. Tragjike. Që nuk do ta lejonte që të kishte dhe gazin e një familjeje. Një sagë xhaferiane që do ta bënte atë një nga të goditurit e diktaturës si Trebeshina dikur, si Vilson Blloshmin, si Avzi Nelaj e sa të tjerë.
Po binte çomanga e turpit mbi një trup engjëllor. Pse jo dhe e vrasjes. Asgjë nuk ishte e jashtëzakonshme për të. 15 vjet më vonë, do të vinte në Ninat. I malluar i shqetësuar. Edhe unë atëherë nuk banoja më atje që të kisha mundësinë ta takoja nga afër. Tash po shihte kufirin një vendi ku nuk donte të shkonte kurrë, por….duhej. Në familje time vinin të copëzuara fjalët për të. Akoma nuk ishte shfaqur poeti. Po vëllimi me tregime që shteti do e hidhte në karton, lexohej nga dora në dorë. Kësaj radhe ishte lexuesi i thjeshtë që i bënte sfidën shtetit komunist. O zot, kur nisi të shkruante e të botonte ishin me mijëra që e pëlqenin atë talent që kishte vetëm dy klasë të mesme. U arratis në vitin 1968 e për muaj të tërë do të rropatej në kampet e refugjatëve në Greqi me shpresën e madhe që të shkonte në SHBA Pas Greqisë në Amerikë. Në Boston e në Çikago. Tashmë nuk ishte vetëm çam. As vetëm durrsak. Po ishte një filiz shqiptarie. Boton revistën “Krahu i Shqiponjës”. Ecën në traditën e Konicës, të Nolit. Të një emigracioni intelektual të Amerikës. Boton tregime, reportazhe, pamflete, skeçe, skenare, vizatime.
18 vjet në Amerikë një biografi e tërë letrare po jo qetësi. Nis sëmundje e beftë e trupit. A thua se një arsye tjetër?? Shumë studiues çamë e joçamë japin mendimin e një vdekjeje të sajuar nga Sigurimi i Shtetit që edhe atje nuk e la të qetë jetëtragjikun e letrave shqipe Bilal Xhaferrin.
Dhe atë ditë vjeshte tetori të katërmëdhjetës, ai vdes. në spital.Po citojmë disa copëza kujtese dhe vlerësimesh të kritikëve dhe miqve të tij.
Adriatik Kallulli: ”Një herë e gjeta Bilalin në një hotel beqarësh këtu në Tiranë. Ishte muaj krijimtarie. U futa në dhomë dhe dritarja e tij binte nga sahati. Kishte hedhur një batanije krahëve dhe me një gjysmë lapsi po shkruante në fletore mbi një komodinë. Pranë fletores ishte një kothere buke, panine e mbetur përgjysmë dhe e tharë me siguri. Ai vetëm shkruante…”|
Vath Koreshi: “Ai njeri aq i ëmbël dhe i e butë, më dukej sikur nuk dinte të qeshte. Vetëm se i ndriste një hije nëpër fytyrë si qielli kur hapet dhe atje kish më shumë keqardhje sesa gëzim. (Shtator, 2002, Tiranë).
Vetë shkrimtari Ismail Kadare do të thoshte në maj 1996 në një vepër të botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri: “…Unë, Bilal Xhaferrin e kam njohur shumë mirë. Kam qenë një nga ata që e kam ndihmuar deri në fund. Jam interesuar që jo vetëm të botojë, por edhe për jetën e tij materiale. Bilali ka qenë një shkrimtar i talentuar. Bilal Xhaferri është shkrimtar që doli i lirë dhe i pari. Ishte shkrimtar i aftë. Tani ju keni një shkrimtar të shquar, më të shquarin shkrimtar çam. (Maj, 1996, shtëpia botuese “Onufri”)
Më 3 maj 1995 Presidenti i Republikës i jep medaljen ”Martiri i Demokracisë” dhe më 6 maj të atij viti eshtrat e tij sillen në Atdhe, në Sarandë. Në të përcjellje dha ndihmesën e vet Shoqata “Bilal Xhaferri’e drejtuar nga shkrimtari çam Shefki Hysa. Biblioteka e Sarandës mbaj emrin e tij. I sjellim këto kujtime edhe me ish shokun e tij Tasim Besho. Në vitin 2016 ai mori medaljen “Nderi i Kombit”. Dhe në këtë ditë ndarjeje ai rivjen. Në të gjithë ditët ai është i mirëseardhur. Është pjesa e shpirit të papërkulur çam. Është balada dhe elegjia e saj me atë kurorë vargjesh. “Na e tregojnë drejtimin plumbat, na e ndriçojnë rrugën flakë, që gjithë tokën kanë përpirë. Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive. Dhe rrugët zgjaten e zgjaten në veri. Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi… Lamtumirë, Çamëri!”
A mos do të ketë dhe Çamëria fatin e tij tragjik???
Boston, tetor 2017
NOLIADA…SHEN NOLI
Ndoshta ka patur plotësisht të drejtë i madhi Noli kur ka thënë autobiogafinë e tij se lindja e tij më 6 janar e kishte shenjtëruar jetën e veprën e tij të kaluar e të mëvonshme. Nëse do të ishte e vërtetë kjo thënie, të gjithë shqiptarët amerikanë do ia ndërronin emrin e tij dhe do i thonin me atë ndajshtim që i vihet para emrit “Shën Noli”. Po, 83 vitet e jetës së tij që nuk janë më pak e as më shumë për të dhënë portetin e një jetë guximtare, talentin, pasionin, dobinë për vete e për kombin që i përket, pse jo dhe disfatat e betejave të 83 viteve. Kërkoi pa fund shpresat e tij Të duket se në udhëkryqet që kalonte kombi ynë (O, sa shumë udhëkryqe ka patur dhe ka kombi ynë në historinë e tij shekullore!) në vitet ku Noli u bë faktor kombëtar, ai kurrë nuk i humbi shpresat e tij dhe në ato kohë kur E keqja i shfaqej shumë herë me një mijë ngjyra natëndjellëse. Mbase për të na dhënë dhe neve bashkëkombasve të tij të 50 viteve më vonë modelin e një luftëtari pa armë me plumba por na dha dhe moralin më të vyer njerëzor. Mbase ai do të ketë lakuar në një zë të përbashkët me të madhin Branko Merxhanin e kohëve moderne thënien mjaft të saktë e të bukur se “Nëse kombi im i humb shpresat, atëherë do t’i jap të miat”. Arti i rrallë poetik i Nolit e rreshtoi atë në aradhën e parë të historisë së letërsisë sonë, me një poezi tribunale, por jo nga ato poezi që harrohen në minutë, por me poezi që mbeten flamuj në kohëra për mesazhin që përcjellin, për forcën shprehëse, për frazeologjinë që përdor.për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë. Është lirika politike që rrallë e kemi parë në autorë të tjerë dhe që bashkë me labin e meçur Ali Asllanin bënë epokën e saj. Nuk e di të vë në peshorën e Kombit tonë Atë kontribut që ka bërë secili prek dritën e gjerdanuar të shekujve për këtë komb, veç dua të them të shkruaj se Fan Noli nuk mund të mbahej mend vetëm për këmbanat e kishës së Shën Gjergjit në Boston ku ai kaloi një pjesë të madhe jetës së tij. Po kur linte pas gjëmimin e butë të këmbanave dhe shkonte në atë hyrje të thjeshtë ku banonte ai niste punë të tjetra të vyera për mbrothësinë e kombit të tij.
…..Kur erdha për herë të parë në Boston në ditët e para të qëndrimit tim, në atë qytet të bukur dhe me kurorë universitetesh që ia jep tradita e madhe sidomos ajo e Harvardit bëra vizitën e parë në Kishën e Shën Gjergjit. Në mënyrë simbolike bëra dhe një fotografi në altarin ku ai ka bërë meshën e tij Në ato ditët një mik imi, Paolo Lako që sot nuk jeton më, më dha një dhuratë të bukur të rrallë. Ishte një disk ku ishte fjalimi i rrallë i Nolit. E dëgjova disa herë. Një fjalim që vë në mendime secilin politikan apo dhe njeri të thjeshtë që quhet shqiptar. Thjeshtësia e jashtëzakonshme e tij në veshje, në sjellje, në marrëdhëniet me shqiptarët e amerikanët kishte përballë pasurinë e madhe të mendjes së tij, kishte gjuhëshumësinë që ai kishte në çdo hap jete dhe që do të na linte me të thesarët më të mëdhenj të njerëzimit. Nuk e di se kush do ta konkurronte në anglishten e tij të saktë poetike Nolin në përkthimet e tij brilante të veprave të Shekspirit. Brenda studimit të historisë së politikës shqiptare dhe asaj botërore ai do të hynte në majat gati të paarritshme me studimin për Beethovenin. Për Beethovenin që do të mbahet mend edhe për sfidën që ai i bëri artit të tingujve me mungesën e dëgjimit të tij me shurdhërinë e thënë pak më shqiptarçe. Kur mbaroi studimin për të ai la pas një thënie të mençur që i shërben të gjithë kohërave të jetuara dhe të pajetuara “Pa karakter të fortë të madh, nuk ka as artistë të mëdhenj” Mos vallë edhe Noli do të ishte me këtë punë të jashtëzakonshme pa asnjë motiv fitimi si bëhen sot në shumë raste në Shqipëri e në Botë një lloj siamezi me atë forcë të me atë ambicje njerëzore që ai kishte në çdo hap të jetës në çdo ditë të saj?? Mos vallë po profetizonte edhe ai pasjetën e tij të mençur, të paharruar që të trazon bukurisht shpirtin dhe imagjinatën, të nxit ambicjen dhe dëshirën për t’i shërbyer kombit tëtij. Në jetën e pasjetën e tij ai merr dhe sot sa e sa vlerësime për atë që ka bërë për atë që ka shkruar për atë që ka menduar ai për kombin e tij
…Ai preku dete dhe brigje që rrallëkush nga ata që kanë qenë prijatarë të mendimit të kulturë s, të politikës së kombit tonë mund ta kenë bërë . Preku brigjet e Mesdheut, të Afrikës, oqeane, dete. I provoi të gjithë kostumet e profesioneve dhe të pasioneve të rralla që ai kishte për të bërë që më vonë ose dhe në gjallje të tij ai të na krijonte një hulli të re që mund ta quajmë pa mëdyshje NOLIADË. Saga e Noliadës ishte dhe mbeti bash si Sagat e Evropës dhe Amerikës që kudo të nxjerrë hiret e saj të muzeve të skulpturave, të tingujve të vetrinave, të mbushura të rrugëve, të tryezave, të universiteteve. Provoi, edhe pse për pak kohë kostumin e një kryministri që e pa popullin e tij nga ajo që ai donte të bënte për të dhe që nuk mundi ta bënte kaq gjatë, kaq mirë . Ishte koha që edhe Evropa kishte hallet e saj të shumta. Provoi kostumin e diplomatit dhe fjalët e tij në Paris e në Lidhjen e Kombeve në shërbim me kaq hire mençurie në shërbim të shqiptarizmit e aq më shumë edhe të anglishtfolësve e anglishtshkruesve që e panë dhe e shohin edhe sot e kësaj dite si modelin të një ligjërimi mrekullor që panë se Noli ishte përkthyesi më i mirë në botë për përkthimin e veprave të Shekspirit në gjuhët e huaja. Provoi e veshi edhe këpucët e baltosura të fshatarit dhe me simbolin e “opingës” do të bënte sa e sa shkrime dhe do të jepte zgjidhjet e tij politike. për këtë shtresë sociale të popullit tonë. Me këtë psikolgji ai e deshi po kaq shumë dhe farën e bimës, flladin e pranverës dhe do i përulej me nderim brazdës së tokës dimrave, pranverave. Atje në tavolinën e tij të punës ai vuri pranë njëri-tjetrit Shekspirin dhe Ibanjezin. Vuri Don Kishotin dhe Hamletin. Vuri mjaltimin e poezisë së Khajamit dhe filozofinë e të gjithë kohërave. Se për të gjitha kishte dhe ka nevojë kombi ynë dhe cdo komb që do mbrothësinë . Ani pse në kohën që ai ngjiste maja përkthimi shqiptarët ishin shumica analfabetë .Ani pse Aleksandër Moisiu i madh do të rizgjonte Hamletin në skenat zvicerane, ruse gjermane, amerikane..e nuk do t;ia jepte magjisë së skenës shqiptare. Madje në kohët e tij ai donte të mësonte hebraishten. Për këtë dikur ai shkruan: “Katër vitet e fundit po mësoj hebraishten me qëllim që të përkthej Dhjatën e Vjetër nga origjinali dhe për këtë po punoj tani..” Dhe të mos harrojmë se ishte viti 1964 vetëm një vit para vdekjes. Për këtë i madhi Dritëro Agolli shkruan më vonë: “Fan Noli e bëri Don Kishotin të ëndërrojë shqip. E bëri Otellon të zemërohet shqip. Hamletin të pikëllohet shqip. Ai e bëri Omer Khajamin të tallet e të qeshë shqip. Me këtë ai tregoi se gjuha shqipe është nga gjuhët që mund të japë gjithë nuancat e fjalëve e tingujve e gjithë shkallët e mendimit njerëzor.”
Në të gjithë vitet e jetës së tij ai do të kishte brenda vetes statusin e emigrantit politik e ekonomik. Në të gjithë botën me shumë gjuhë e me shumë kufinj gjeografikë, emigrantët kanë një status të përbashkët me të gjithë sfidat që ata kalojnë Dhe e provoi bukur mirë bukën e mërgimit në Athinë, në Egjipt, në Evropë në Amerikë e kudo ai ishte dhe mbeti “gur i shkulur”. Jetoi me hallet e problemet që ka çdo emigrant në botë. Kjo i dha një “pasaportë” humanizmi kur fliste për shqiptarët e Amerikës që ishin emigrantë që punonin aq shumë që e donin aq shumë atdheun e tyre. I erdhi shumë mirë edhe kostumi i klerikut të fesë ortodokse shqiptare në Amerikë. Ai kostum që e bënte atë më shqiptar se shqiptarët. E sërish duke ndjekur këto vite nga vetë imzot At Artur Lilon mësuam se ai jetonte në kushte shumë të thjeshta dhe ishte shembull edhe për të tjerët. Dukej se buzëqeshja e tij e ngrohtë rrezatonte në të gjithë cepat e kishës së Shën Gjergjit. E vetëm pak vite ai jetoi fizikisht në Shqipëri e kjo nuk e pengoi atë që të njihte mentalitetin shqiptar zakonet, traditat , gjuhën, kulturën, fenë. Të mos harrojmë se pikërisht në vitin 1924 në Beratin e bukur që mund të quhet edhe “Qyteti i Tolerancës Fetare” do të ishte prijatar i Kishës Autoqefale shqiptare gjë që do ta mbante të ndezur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hyri në Betejën e Shkronjës së Përkthimit si luftëtari më i fortë dhe si fitimtari më i devotshëm. Në një betejë nga më të bukrat e më afatgjata që ka patur e do të ketë njerëzimi dhe që kërkon. Ngado që shkoi e në çdo prag që hapi e në çdo tribunë ku hipi ai kujtonte Ibrik Tepen e tij që kishte kaq pak shtëpi, por dhe kaq shumë shqiptarizëm. Më vonë në brigjet e Atlantikut në Boston e pikërisht në lokalin me famë shqiptarie të mikut të tij Antoni Athanas ai meditonte për një jetë të re, për jetën që kishte kaluar. E në atë restorant që e kishin vizituar presidentë e gjeneralë, milionerë e njerëz të kulturës së mbarë Amerikës që quhej “ Pier Fori” kishte përherë në çdo ditë të vitit një tavolinë të rezervuar për mikun e nderit Fan Noli ku ai pinte kafenë dhe takonte bashëatdhetarët e tij nga e gjithë Amerika. Aso kohe e ishte thënë prej kohësh atë dyvargësh mençuror që bashkonte shpirtërisht dy kombet tona
Mbahu nëno, mos ki frikë.
Se ke djemtë në Amerikë
Ishte përfundimi më i madh që do të bënte me kaq thjeshtë si dhe largpamësi një intelektual të së parë për marrdhëniet shqiptaro-amerikane të asaj kohe e të kohëve që do të vinin.
Noli na la pas një NOLIADË. Një frymë më të ngrohtë që nuk ta japin as zjarret më të fuqishëm të globit, na dha mesazhin e emancipimit social të përkthimit
Noli na la pas një Maratonomak të ri. Shumë më të fortë se ai i lashtësisë Jo një maratonomak si ai i një piste vrapimi që ka një cak ku e nis dhe ku e mbaron udhëtimin e tij vrapues, po një maratonomak që ka kudo pista të hapura me ambicje të madhe me synime të qarta se ku do nisesh dhe se ku do të arrish. Sa bukur të kishim sa më shumë maratonomakë si Noli që na mungojnë e na mësojnë se jeta është sfidë është luftë është përpjekje aq më shumë jeta e një kombi si yni që e ka patur sakfificën pjesë të jetës së tij, të historisë së tij .. gjer sa të vdes Në vitin 1908 ai i dërgonte një letër mikut të tij Thanas Tashkos një letër ku i shkruante për një dëshirë, për një amanet të çuditshëm që rrallë mund ta dëgjosh diku
Dhe do të luftoj.. gjer sa të vdes
Shpërblimi më i mjaftë do të jetë
Një këngë prej labësh dhe
labëreshash kur të vdes”
Përtej këtij amaneti që ai e kishte
bërë më 1908 do ta dëgjonim dhe lexonim një mesazh po kaq të fortë mençuror “të rrojmë me dobi e të vdesim me dobi:” Varri i tij atje në varrezat e Fores Hillit është varri më i thjeshtë nga të gjithë politikanët e kohërave të kombit tonë . Edhe para se të mbyllte sytë e, pikërisht në lutjet e vitit 1960 ai do të shkruante të tjera fjalë monumetale për miqësinë dhe për kontributin e Amerikës në demokracinë e Shqipërisë ‘ Amerika është nëna jonë kombëtare . Ajo na ka dhënë mënyrën amerikane të jetesës, demokracinë dhe barazinë . Zoti e bekoftë Amerikën!”: Është pak të thuash se jemi krenarë me të dhe për të. Për të nuk ka nevojë që të vrapojmë për ta kujtuar, për t’u frymëzuar. çdo ditë e jetës sonë ka nevojë për t’u parë në pasqyrën e Noliadës. Për atë që kemi dhe për atë që duhet të bëjmë. Nuk është nevoja që të shkojmë shpesh në vende të ndryshme të largëta e të afërta për të marrë modele. E kur të gjithë këto modele krijojnë një hulli të re që rrezaton në kohëra atëherë të gjithë duhet të skuqemi në fytyrën e mbushur me dritë ëndrre se nuk ecim në gjurmët e tyre.
E përtej tërë kësaj sage moderne dhe aq të vyer na duhet që të mbyllim këtë rrëfenjë eseistike me një rrëfim, monolog, quajeni si të doni, që duket se rrjedh edhe më të vrullshme, të mencura, tronditë se, e më farfuritëse se vetë Nili, në brigjet e të cilit ai shkruante këto radhë. Ne që jemi mësuar ta shohim atë në tribuna mentarie, politike, poetike, kishtare, diplomatike, duket se shohim në të romantikun e përjetshëm. Do të kalonin dhe 62 vjet jetë pas këtij rrëfimi. Do të kalonin 115 vjet deri në ditët tona, po ai të godet me mesazhin dhe dridhjen e zemrës noliane. Shohim një NOL-NIL të përjteshëm “ Gjithë këto mendime në trurin tim dhe asnjë në letër. Flë, po flë shpirti im i plogët si Nili, që u mbyll brenda në shkretëtirë .. Ti, o Perëndi shkolite Nilin tim nga shkretëtira dhe hidhe brënda në oqean lëshoji të gjithë erërat. Bë je, o Perëndi shpirtin tim të këndojë e të kridhet në melodinë e detit të egërsuar. Të mbytem në shtrëngatë dashurie..” Dhe vetë Noliada është një Kryedashuri më vete.
Tetor, 2017
Kur tingujt e një fizarmonike kthehen në tinguj kujtese
Mbi filmin e Fuat Memellit “Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës” kushtuar muzikantit Hakifejzi Tarrelli/Nga Namik Selmani/
Në këtë kohë ku të gjithë kemi rënë në grackën e trishtuar të poezimanisë dhe kur poezia po ndjen dhe rënien e cilësisë artistike, një lajm i bukur na vjen nga Devolli. Këtë radhë kineasti mjaft i njohur, poeti, skenaristi, artisti i gjithanshëm Fuat Memelli, na jep një vepër të bukur filmike.
Një gjetje artistike nga ato që ai i lë të zgjuara përherë interesin e shikuesve dhe jetëgjatësinë artistike, duke i shërbyer më shumë së ardhmes. Ende dhe sot filmi që ai ka bërë para disa vitesh për Devollin, është një ndër më të mirët filma dokumentarë për këtë krahinë për shumë vite të tjera që do të vijnë. “Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës” është nga dokumentarët më të fundit kushtuar një prej figurave të njohura të muzikës te kesaj treve e me gjere, muzikantit të verbër, Hakifejzi Tarelli.
Ai sjell dashurinë, pasionin dhe përkushtimin e një prej artistëve të muzikës devollite. Tarelli një muzikant autodidakt, ndonëse i verbër ka lënë gjurmë të pashlyera në festivalet folklorike e aktivitete të tjera, në Devoll e më gjerë. Për kontributin që ai dha në lëmin e muzikës, është vlerësuar me urdhërin “Naim Frashëri” pas vdekjes, nga Presidenti i Republikës. Dokumentari është një krijim i gazetarëve të apasionuar Fuat Memelli dhe Kosta Naka. Fuat Memelli një gazetar i njohur i RTSH, aktualisht në pension, është kujdesur edhe për kameran dhe regjinë. Dokumentari u shfaq dy herë në Devoll, në fshatin Braçanj që është vendlindja e muzikantit Hakifejzi Tarrelli si dhe në qytetin e Bilishtit. Pjesëmarrësit që e morën fjalën në promovim, vlerësuan punën e realizuesve, të cilët me pasion e përkushtim, brenda një kohe të shkurtër sollën të gjallë Hakifejziun, muzikantin me të shquar të Devollit.
>>> Filmi ka një historik të veçantë. Që 16 vjet më parë, Fuati pergatit një kronikë për një fizarmoniçist të verbër. Një artist të tastierës që shoqëronte aktivitete të ndryshme, në mbrëmje të ndryshme rinore e sidomos kur në Devoll vinte kryepoeti i Devollit dhe i Shqipërisë, Dritëro Agolli. E pra një ngjizje e tillë e linte si i thonë fjalës, të pagjumë Fuat Memellin. Poetin dhe regjisorin e dhjetra filmave, fituesin e disa çmimeve, shqiptarin e mirë që jeton mes Bostonit, Devollit dhe Tiranës .
>>> Duket se ishte risia më e bukur që kishte atë dite Bilishti, qendra e Devollit kur u promovua premiera e dokumentarit.
>>> Një film që vuri në provë edhe fjalën e mençur të Kosta Nakes që është bashkëskenarist i filmit.
>>> E më tej çdo gjë flet për Fuatin. Ai është regjisori, ai është operatori, ai është ideatori. Nuk e quante të kryer detyrën Fuat Memelli pa e mbaruar këtë film dhe pa e promovuar atje mes bashkëfshatarëve dhe miqve të vetë artistit të fizarmonikës.
>>> Filmi ndjek linjën tradicionale të rrëfimit artistik. Vijnë njëri pas tjetrit para mikrofonit njerëz të thjeshtë, artistë, familjarë të artistit të verbër të fizarmonikës, motra, vëllai. Të tillë janë Nexhmi Tarrelli, Oliver Topçiu, Pellumb Agolli, Miço Palloi, Febi Kanina, Endri Fifo, Zhaneta Tarrelli, Nafiz Babi, Kujtime Babi, Destan Dangellia, etj. Është një Devoll i tërë që flet për të. Vetë Fuati ka shfrytëzuar edhe arkivin e tij filmik me disa xhirime të këtij artisti kur ai jetonte , te cilat i ka vënë në filmin e paraqitur.
>>> Është shumë me vend dhe e harmonizuar muzika e filmit. Vetë filmi ka dhe disa pjesë të ekzekutuara nga artisti i verbër.
>>> Zëri i ngrohtë dhe i mrekullueshëm i folesit Xhelil Aliu, pa dyshim që ia ka ngritur shumë vlerat. Po kështu edhe montazhi i Esmerlada Sulës është shumë funksional në varësi të idesë dhe të skenarit . Në qendër të filmit janë intervistat që shumë miq kanë dhënë për jetën aktivitetin e këtij artisti. Edhe pse filmi është me një kohë relative të shkurtër, ai ka dhënë shumë detaje artistike si udhëtimi në rrugë që përkon me kujtesën që ka krahina për te. Është bari që e rreh era e Devollit dhe që të jep përshtypjen e një dallgëzimi tingujsh. Janë çatitë e kuqe të Devollit. Me shumë art është vënë dhe jë valle e fëmijëve devollinj që interpretohet me virtuozitet.
>>> Jo vetëm kujtesa artistike për këtë muzikant por edhe përpjekjet për të realizuar një film te bukur dokumentar, janë masa më e madhe e vlerësimit për kineastin Fuat Memelli.
Përtej syve…
Ese nga Namik SELMANI/Asnjëherë, në asnjë vend të botës, në të gjithë moshat e gjinitë, tek të gjithë ata që të vënë përpara dekorata dhe të thonë pafajësisht, fytyrëskuqur se janë analfabetë, në të gjithë librat e filmat që merren me psikologjinë e terapinë e karakterit njerëzor, si një univers shumë më pak i zbuluar se vetë universi astronomik, asnjë organ nuk i ka të gjitha labirintet e mistershme sa SYRI. Ooo, dikush do më vërë para zemrën! Po jo bre, se zemra nuk duket se si është brenda!!! Nuk shihet para dritës së tij shkëlqimtare, të trishtuar, të gëzuar, të lumturuar, të mallëngjyer të syve të njeriut, edhe pse ushqimi i gjakut dhe ai shpirtëror është vetë motori i trupit.
Brenda tyre kemi parë në të njëjtën kohë dashurinë e parë, dhimbjen që çan dhe gurin. Kemi parë në to urrejtjen, kemi parë dinakërinë sa në njëmijë fjalë të pathëna. Kemi parë inteligjencën, poezinë e pashkruar. Dhembshurinë e madhe. Kemi parë saktësinë- “e mati me sy”, Një mjek ta sheh që në sy sëmundjen. Një mësues sheh në të qindën e sekondës mençurinë e atij që ka para. Një rrobaqepës nuk ka nevojë shumë për kartona modeli para syve të tij të saktë. Kemi parë indiferentizmin “mbylli një sy”. Kemi parë miqësinë – “Më ka mbetur në sy”. Kemi parë drojen-“Nuk i del dot në sy”. Kemi parë punën e keqe-“Sa për sy e faqe”. Kemi parë lakminë. Kemi parë fatalizmin-“E ka ngrënë syri i lig”. Kemi parë atë të pabesin “I hodhi hi në sy”. Kemi parë kulmin e bukurisë së një femre “ ishte sy e veshë”. Kemi bërë vargun më të bukur të një kënge dasme, dashurie syfilxhan, sydritë”.
Mos i mbaj sitë përdhe
Faqe portokalle je…Thotë kënga…
Ashtu si dhe në këngët e vajit, prapë me sy e kemi nisur e me to e kemi mbyllur “Bir,o bir, kush t’i mbylli sytë?” Kemi parë ftohtësinë e gjykimit- “Me sytë e mendjes” neverinë- “Nuk i hedh as sytë”, tërbimin- “i ra gjaku në sy”, ëndërrimtarin rebel-“Sheh ëndrra me sytë e hapur”, gëzimin e madh -“sy e veshë ishte bërë”, forcën e madhe “të ha dhe syrin”, shpirtin e aventurës -“Mori detin në sy”, udhëtarin e mençur të botës ”ka parë botë me sy”, një njeri pa ideale, pa shpirt. -“copë mishi me dy sy”, portretin e një thashethemexhiu ndaj kohës që jeton- “më mirë të dalë syri se sa nami”. Kemi parë hutaqin- “nuk sheh syri, por mendja”. Kemi parë një urim të bukur –“Ta hëngsha syrin!” Kemi parë forcën e rrezatimit të tyre “e ka syrin si plumb”. Kemi parë nishantarin e pushkës dhe atë që di të bëjë gjëra të mira në jetë- “e mban syrin në shqekëz”. Kemi ndjerë mëshirën kur kemi parë një të verbër duke thënë me zë të ulët e të lartë: “Oh, mjerë ky i verbër!” Kemi psherëtirë nga larg kur na kanë treguar se një shkrimtar, një kompozitor ka qenë i verbër.
Me orë të tëra kanë qëndruar femrat e çdo moshe para pasqyrës për ta ujdisur edhe më shumë atë dhuratë që i ka dhënë zoti me të gjitha ato vegla bukurie.
Kemi vrapuar të themi se forca e Homerit në poezinë e tij të pavdekshme, nuk do të ishte i tillë pa verbërinë e tij. Kjo verbëri do ta bënte atë dhe më mitik se është në të vërtetë përtej 2500 viteve hiostri, prapaskena luftrash të tjera që kanë përfshirë globin e madh shumëgjuhësh dhe me kaq shumë përplasje gladiatorësh të vjetër e modernë.
Me ta jemi betuar besueshëm: “Pasha sytë e ballit! Mos paça këto dy sy! U qorrofsha!”
Kemi parë fundin e të dashurit të familjes me atë thënie kaq emocionuese “Perëndoi sytë”. E kam parë këtë forcë-mister përtej syve të një mësuesi dikur në shkollën
e mesme “ Kristo Isak” kur në një “Ditë të Dyerve të Hapura” kishte ardhur një klasë e një shkolle 9-vjeçare e një fshati të largët për të parë shkollën e mesme. Vendosa të bëja një autotest sysh. Një test që edhe mund të mos e kaloja. Edhe mund të mos e kaloja. Mes atyre 20 nxënësve të ardhur i thashë mësuesit të klasës që e kisha patur dikur shok në një shkolë të mesme ku shërbenim bashkë që të gjeja vetë se kush ishte nxënësi ose nxënësja më e mirë e klasës. Një sfidë së pari me veten. Një qetësi gati dramatike u vendos në klasë. Një trill pedagogjik!?? Kalova dy herë sytë e nxënësve që rrinin gati si të hutuar edhe para nesh, edhe para vetes, edhe para nxënësve të një klase të nëntë që i kishim ftuar si shkollë. Besova dhe .. e gjeta. Ajo nisi të qante. Ishte një vajzë që dukej se ishte inteligjente në sy. Edhe mund të gaboja . U ndamë miqësisht me ata miq të ftuar që ishin vetëm 14-vjeçarë.
Dikur para 14 viteve e hapa siparin e meditimit për sytë dhe portën e këtij libri me një simbolikë të veçantë me një poezi të titulluar “Ah, ju sy!”
Nga kjo poezi po rijap të paktën 6 vargje
Ah, ju sy kaq lakmitarë
Det ku zemra ime tretet…
…
Ah, ju sy kaq lakmitarë
Derë ku zemra nxjerr të fshehtat
…Ah, ju sy, kaq durimtarë
Hapni dyer e shponi mure
Jepni zemrës ditë të bardha
Mbase endem për mes tyre.
Edhe kur njerëzit i kanë patur të dy sytë, prapë mençuria botërore ka parë njëlloj verbimi me paditurinë që kanë patur njerëzit. Shembulli më i mirë është fjala e mençur e Saadiut që ka thënë 800 vjet më parë se “I dituri mes të paditurve është si e bukura mes të verbërve.” Sytë hapen. Sytë shohin. Sytë njohin. Sytë qeshin..Sytë flasin. Sytë ëndërrojnë…Sytë kërkojnë. Sytë të magjepsin. Sytë të drithërojnë çdo qelizë të trupit. Sytë dashurojnë. Sytë gëzohen. Sytë dyshojnë. Sytë gënjejnë…Sytë fshehin. Sytë tremben. Sytë të trembin. Sytë lotojnë. Sytë thahen. Sytë mbyllen për të mos u hapur më.
Përballë forcës së tyre magjike të mistershme shpeshherë kemi qenë të pafuqishëm dhe kemi kërkuar (oh, mos e dhëntë zoti!) mos me pasë syrin përballë së keqes që na shohin sytë . Dhe sheh edhe duart i kemi vënë para tyre me atë fjalë piskamë, vikamë: “Oh, ç’ka po shoh, më plaçin sytë.“
Brenda kësaj hapësire kaq të vogël kur kemi dashur që të shohim sadopak sinqeritet te ai që flasim, me të cilin dialogojmë, ia kemi thënë, troç ose edhe na e kanë thënë po kaq troç: “Më shiko në sy!” Sytë shprehin gjithnjë atë që ne nuk mundemi ose nuk duam të shprehim me gojën tone, ndonjëherë nga turpi dhe ndonjëherë, sepse nuk arrijmë të gjejmë fjalët e duhura për të thënë!
Aq e keqe është ajo që shohim sa ndonjëherë më mirë kur je qorr se nuk ke çfarë të shohësh nga mënxyra që shohin ata me sy dhe me një sy. Kujtoni një çast Rozafën në në errësirën e përjetshme të gurtë të saj ku do ta dërgonte besa dhe antibesa të parën gjë veç gjirit mëmësor, kërkoi dhe të paktën një sy për ta parë foshnjën e saj.
E nuk ka nevojë që të jesh psikolog para syve. Ato të japin atë që ti nuk e lexon dot në dhjetra libra. Shikoni pikturat e kryemjeshtërve të botës se si kanë punuar me sytë e tyre magjikë!. Shikoni vjedhësit apo edhe ata hajdutë modernë me celularë e makina luksoze se ç’bëjnë me skulpturat e botës kur duan që t’i rrëmbejnë. Kanë vrapuar që të shihnin vetëm ato, sytë. Në një vrapim vjedhësish kanë marrë një thikë, një daltë guri dhe kanë marrë në sup në karrocë në një karvan kuajsh vetëm kokën ku janë ato sytë që ka bërë skulptori.
Po poeti? Shihni së pari sytë e poetit? Ai është tek të gjitha ato që thamë e që nuk I thamë dot. Aty janë gjithë qiejt e botës. Se aty retë mjegullore ikin larg pqër të parë kaltërsinë e shpirtit të madh që ka poeti. Aty ortekët bëhen kone të zbutura në këmbët e secilit. Aty ikin cunamet. Aty vijnë pranverat dhe në mes të dimrit si livadhe që livadhojnë edhe kur ka mes tyre dëborë të akulluar.
Para disa javësh kam parë një film të mikut tim regjsor skenarist Fuat Memelli për një fizarmoniçist nga Devolli që gjithë jetën e kaloi i verbër. Dhe asnjë nuk e deshi për mëshirën që mund të kishin për të, por për mirësinë dhe magjinë që sillte arti i tij në mbrëmje, në dasma në aktivitetet masive.
Përballë verbërisë së njerëzve në nevojë kemi thirrur shpeshherë edhe për indeferentizmin dhe paaftësinë e të pasurve, të shtetarëve dhe në atë çast kemi thirrur: “O verbëri e të mëdhenjve!”
Mision të madh merr fjala që të shkojë përtej syve. Jo për t’u bërë enciklopedist apo shkencëtar me teleskopë modernë i qiejve që kërkojnë të tjerë planete në kupën qiellore. Që kërkon të tjera anije të mbytura veç Titanikut apo anijeve të mbytura të luftës greko-persiane.
Shikoni sytë dhe poezinë e tyre!
Përtej syve!!!??? Mund të mos shkosh deri në fund të Kashtës së Kumtrit, po gjithsesi është udhëtimi më i bukur, më fisnik që mund të bëjë një lexues në kohët moderne, ku, edhe pse nganjëherë nuk është ajo duarzgjatje masive për një monedhë metalike (vetëm monedha metalike duan lypsat. Nuk duan më bukë lypsat, po vetëm para!!!) në emër të zotit është misioni i një lufte për të bukurën përtej moralit që shpesh edhe poezinë e ka kapur fort si një grip i gjatë në kohë që nuk ikën as me çaj as me antibiotikët më të fuqishëm që prodhojnë farmakologët e botës me motivin faustian në tavolinat e tyre të punës.
Korrik, 2017