Vendet aleate të NATO-s kanë planifikuar të dërgojnë avionë patrullues dhe raketa antiajrore për të forcuar sistemin mbrojtës ajror të Ankarasë, mbi të gjitha në kufirin e saj me Sirinë. Reagimi i fundit vjen pas rrëzimit të avionit rus nga Turqia, ndërsa është konfirmuar nga zyrtarë gjatë kësaj të marte. Vendimi i marrë nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara për të hequr bateritë e raketave “Patriot” nga Turqia ka bërë që ky boshllëk të mbulohet nga vendet e tjera aleate të NATO-s, teksa aleanca atlantiko-veriore synon të sigurojë Ankaranë mes tensioneve me Rusinë për shkak të inkursionit në hapësirën ajrore të Turqisë. Hapat e marrë nga Gjermania e SHBA-të u shpallën javë më parë, por ndërhyrja surprizë e Rusisë në luftën civile siriane gjatë muajit shtator ka nxitur vendet e tjera për t’iu ofruar ndihmë shtesë forcave ajrore turke. Spanja është i vetmi komb i NATO-s, që ka aktualisht raketa “Patriot” në Turqi. “Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet tona për t’u bërë ballë kërcënimeve ndaj kufirit jugor të NATO-s”, tha ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius, teksa ndodhej në Bruksel në takim me homologët e tjerë të aleancës, ndërkohë që nuk kanë munguar ofertat nga aleatët për furnizime me anije dhe avionë. “Duhet të mbështesim aleatin tonë, Turqinë”, shtoi më tej ai. Diplomatët e aleancës thanë se këto masa pritet të përfshijnë më shumë anije nga vendet anëtare të NATO-s në Mesdheun lindor, më shumë avionë të tyre në bazën ajrore turke të Incirlikut, si dhe më shumë bateri të mbrojtjes antiraketore, shtuar atyre që ekzistojnë nga Spanja. Ministrat e Jashtëm, përmes një deklarate të përbashkët, thanë se situata në kufirin e Turqisë me Sirinë dhe Irakun është “mëse e paqëndrueshme” dhe u angazhuan për të fuqizuar mbrojtjen ajrore turke, gjë të cilën ata e përshkruan si “masa sigurie”. “Ne mbetemi të vendosur të vazhdojmë të zhvillojmë masa të reja sigurie në NATO, ndaj dhe aleatët po punojnë për të siguruar të tjera kontribute të mundshme”, thanë ministrat. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se priste një vendim mbi një paketë masash “brenda pak javësh”, por u ndal të theksonte se këto përforcime nuk kanë lidhje me inkursionin ajror të Rusisë, si dhe bëri thirrje që Moska dhe Ankaraja të gjejnë një zgjidhje për tensionet e fundit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dënon sulmet terroriste në Paris
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ashpër ka dënuar sulmin terrorist në Paris, në të cilin sipas informacioneve të fundit jetën e kanë humbur 123 persona, ndërsa janë plagosur 180 të tjerë/
Nga Beqir SINA – New York/
BRUKSEL BE : Flamuri i NATO-s dhe aleateve të saj – janë ulur në gjysmë shtizë, në selinë qendrore ku ndodhet Shtabi i NATO-s, të shtunën më 14 nëntor 2015, për të nderuar kujtimin e viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe shprehur me këtë rast një solidaritet me popullin e Francës, thuhet në një deklerat zyrtare të Natos, shpërndar sot për shtypin anembanë botës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i siguroi Francës mbështetjen e aleancës ushtarake atlantiko-veriore. “NATO, qëndron krah Francës në luftë kundër terrorizmit” tha Stoltenberg – “Terrorizmi nuk do të mund të fitojë mbi demokracinë”, shtoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, theksoi se zemra e tij në këto momente të vështira është me familjet e të vrarëve në sulmin terrorist, si dhe me tërë popullin francez
“Unë jam i tronditur thellë nga sulmet e tmerrshme terroriste anembanë Parisit. Ngushëllimet e mia janë me familjet e viktimave, me të gjithë ata të prekur nga ky sulm terrorist, dhe me popullin e Francës. Ne qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar në luftën kundër terrorizmit. Terrorizmi nuk do ta mposhtë demokracinë” thotë në dekleratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas ngjarjeve tragjike në Paris mbrëm, ku humbën jetën 123 vetë dhe 180 të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, edhe presidenti amerikan Barack Obama i ka dënuar sulmet e Parisit si një “përpjekje të përbuzshme” për të terrorizuar civilë të pafajshëm. Këto nuk janë vetëm sulme ndaj Parisit dhe popullit francez, por kundër të gjithë njerëzimit, tha Obama në Uashington. Ende është herët për të thënë saktë se kush qëndron pas këtyre sulmeve. Në një fjalim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Obama ofroi ndihmën e vendit të tij “për t’i nxjerrë terroristët para gjyqit”. Franca është aleati më i vjetër i Shteteve të Bashkuara. Populli francez ka qëndruar gjithmonë krah për krah popullit amerikan, tha Obama.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon i dënoi sulmet e Parisit me ton të ashpër. Ai beson se autoritetet franceze do të bëjnë gjithçka është në dorën e tyre për të kapur fjatorët “e këtyre akteve të tmerrshme” e nxjerrë ata para gjyqit, deklaroi Ban në Nju Jork. Ai u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u shpreh për një shërim të shpejtë të të lënduarve. Ban Ki Moon u shpreh se qëndron në krah të popullit franez në këtë moment.
MAQEDONI, TEATRI POLITIK I ANETARESIMIT NE NATO DHE SHQIPTARET
TEATRI POLITIK PËR ANËTARËSIMIN NË NATO VAZHDON DERI NË PAFUNDËSI DUKE INJORUAR PROBLEMET JETËSORE TË SHQIPTARËVE/
Nga Arben LlALlA/
Frika e madhe e BDI se mos del në opozitë po tregon se kjo parti nuk është themeluar me themele të forta betoni, por me themele rëre integriste kalimtare vetëm sa për të qetësuar shpirtrat të dala pas luftës së 2001.
Pyetjet që mund të parashtrohen sot janë se në rast të një pozicioni afat gjatë të BDI në opozitë çdo të bëhet me disa drejtues të lartë të kësaj partie? A do ta braktisin BDI këta liderë apo do të humbin në mjegullën e zezë që sjellë politika shpeshherë? Prandaj kjo parti bëri lëvizjen e fundit rreth formimit të qeverisë midis VMDRO-DPMNE dhe BDI, të bazohet vetëm me kërkesën që në Shtator Maqedonia të anëtarësohet në NATO. Këtë kërkesë e ka si kusht vetëm BDI për tu bërë pjesë e qeverisë duke injoruar 153.000 votat që fitoj duke bërtitur se nuk do e njohë Ivanovin si kryetar shteti dhe se do kërkoj kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë. Por burrëria e Ali Ahmetit dhe e grupit të tij të ngushtë nuk kishte qenë e fort përballë boksierit të Follorinës. Kaq e patën burrat e BDI duke kërcyer vallen me muzikë rome ballkanase. Por e vërteta është se çështja e emrit që ekziston midis Greqisë dhe Maqedonisë nuk do të zgjidhet as këtë vit dhe ka shumë mundësi që Maqedonia mos të anëtarësohet në NATO me emrin Kushtetues, por mundet të përdori referencën FYROM-IJRM në Samitin e Shtatorit.
Megjithatë unë mendoj se treni i Maqedonisë drejtë NATO dhe BE nuk mund të shkojë deri më 2018, sepse grupet e interesave Globale të Kospiracionit nuk ju intereson që disa vende të vogla të Ballkanit të jetë të forta ekonomikisht dhe ushtarakisht, shkurt të jeni vende stabile.
Me hyrjen e BDI në qeveri pa asnjë kusht kombëtar dhe ekonomik për shqiptarët tregon qartë se këta politikanë nuk e kanë mendjen dhe sytë nga shpirti i vuajtur i shqiptarëve, por tek rehabilitimi dhe mbushja e buxhetit të tyre familjar.
Gëzimi i madh që i ka kapur militantën dhe anëtarët e BDI për rihyrjen në qeveri është shumë i fortë, kjo pjesë e shqiptarëve nuk shikon se si rrihen, dhunohen dhe injorohen shqiptarët rrugëve të Shkupit e deri në Kumanovë. Ende se kuptoj se kush është kundërshtari politik i BDI, por mendoj se kundërshtar duhet të ketë partitë sllavo-maqedonase dhe jo partitë shqiptar sepse tek e fundit çdo parti shqiptare i mbron sado pak interesat kombëtare.
Nëse BDI bëhet pjesë e qeverisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe pas Shtatorit vendi nuk anëtarësohet çfarë do bëj BDI?
Në përfundim duhet të themi se mjegulla dhe nervozizmi që po tregohet këto ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 27 Prillit nga politikanët e BDI po nxjerrë në dukje problemet që ka midis klasës politike dhe intelektuale të pavarur shqiptar.
Partia e BDI-s që u themelua në emër të vlerave të luftës duhet të jetë me e kujdesshme në politikën e saj sepse ajo i ka marrë votat e shqiptarëve në emër të vlerave të luftës dhe të gjakut të dëshmorëve. Prandaj politikanët e kësaj partie më nuk duhet ta kenë guximin e tyre të përfaqësojnë vlerat e saj lufte që po i humbasin në paqe.
Meqenëse historia shkruhet dhe regjistrohet në mendjen e popullit çdo tentativë dashakeqëse që bëhet në emër të shqiptarizmës do ti humbi shpejtë vlerat e saja.
Faji për gjendjen e rëndë ekonomike dhe kombëtare bie vetëm mbi një grusht njerëzish me një gjysmë diplome në xhep, që u qëndrojnë të tjerëve me kobure prapa veshit dhe që koburja do t’ua hajë kokën njëri pas tjetrit një ditë.
Thaçi: Kosova do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në NATO
Kosova do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në NATO, shprehet optimist kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, pas votimit dje për status të vëzhguesit.ka shkruar pak më parë kryeministri Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
.thekson kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.
Edi Rama: Kosova vëzhguese në Asamblenë e NATO-s, perspektivë e shkëlqyer për shqiptarët/
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Asamblesë së NATO-s për t’i dhënë Kosovës mundësinë për të qenë vëzhguese e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.Kreu i Ekzekutivit në faqen e tij zyrtare në Twitter thekson se kjo mundësi që i jepet Kosovës, është një hap i shkëlqyer.“Kosova vëzhguese në Asamblenë e NATO-s, një tjetër perspektivë e re dhe e shkëlqyer për shqiptarët në rajon.”, shkruan Rama në Twitter .
BERISHA PERSHENDET KOSOVEN PER NATON
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare në NATO për të pranuar Kosovën me statusin e vëzhguesit të saj.Në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook, Berisha vlerëson se kjo është një arritje e madhe e Kosovës së pavarur në rrugën e saj të anëtarësimit të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.“Te dashur miq, Asambleja Parlamentare e Aleancës se Atlantikut te Veriut e mbledhur ne Riga vendosi te pranoje Kosovën me statusin e vëzhguesit te saj. Kjo është një arritje e madhe e Kosovës se pavarur ne rrugën e saj te anëtarësimit te plote në Aleancën e Atlantikut te Veriut. Urimet me te përzemërta për Kosovën, qytetaret, institucionet, shtetarët, forcat e saj politike për këtë arritje te rëndësishme në rrugën e integrimit euroatlantik-’shkruan Berisha.Kreu i delegacionit të Lituanisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Ojars Eriks Kalnins, ka bërë të ditur se, gjatë takimit në Riga, Parlamentit të Kosovës i është dhënë statusi i vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.Ndërkohë, Rusia është përjashtuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, në të cilën përfaqësohej me një marrëveshje të veçantë me Aleancën atlantiko-veriore.
Kryeministri Thaçi falënderon në 15 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s
Prishtinë, 24 Mars / Kryeministri Hashim Thaçi përkujton se sot u bënë 15 vite nga intervenimi i NATO-s në Kosovë. “Kurrë nuk do ta harrojmë rëndësinë e ndihmës jetike që e pranuam si popull. Dëshiroj të shpreh falënderimet e thella për SHBA, NATO dhe të gjithë Aleatët tjerë nga mbarë bota”, shkruan kreu i Qeverisë së Kosovës në Facebook.
Media kosovare duke përkujtuar ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s thekson se fillimi i fushatës së bombardimeve që zgjatën 78 ditë vlerësohet si një datë e rëndësisë vendimtare për historinë e Kosovës, si një ditë e kthesës së madhe për të ardhmen e saj
- « Previous Page
- 1
- …
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- Next Page »