• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UKRAINË – NATO dërgon avionë radarë ”Awacs” në Poloni dhe Rumani

March 10, 2014 by dgreca

NATO-ja ka njoftuar sot dërgimin e avionëve radarë ”Awacs” për të zhvilluar misione vëshguese në hapësirën ajrore të Polonisë dhe Rumanisë, në kuadër të krizës në Ukrainë.

Këto fluturime “do të përforcojnë kapacitetet mbikëqyrëse të situatës” së NATO-s dhe dhe “do të zhvillohen specifikisht në këto dy rajone hapësinore të territoreve” të vendeve që cilat janë anëtare të Aleancës Atlantike, theksoi një zyrtar i NATO-s në Bruksel.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dergon aeroplane spiune, NATO, Ukraine

RASMUSSEN:NATO-ja është në krahun e Ukrainës

March 9, 2014 by dgreca

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, siguron se organizata që ai drejton është në krahun e Ukrainës dhe i kërkon Rusisë të përmbushë angazhimet e saj ndërkobëtare, gjatë një interviste të dhënë në Gjermani.

“Kur takova kryeministrin Jaceniuk të enjten, e përgëzova për angazhimin që ka marrë për një zgjidhje paqësore. Madje e sigurova se NATO-ja qëndron në krahë të Ukrainës”, pohoi Rasmussen për të përditshmen “Bild”.
“Ne presim që Rusia të përmbushë angazhimet e saj ndërkombëtare, të tërheqë trupat e saj dhe të mos ndërhyjë në rajone të tjera të Ukrainës. Në hartën e Evropës së shekullit të XXI, askush nuk duhet të përpiqet që të caktojë kufijë të rinj”, shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Madje Rasmussen kishte deklaruar të mërkurën se organizata kishte vendosur të përforconte bashkëpunimin me Ukrainën dhe të rishikonte ato me Rusinë

Filed Under: Rajon Tagged With: NATO, ne krahun e Ukraines, Rasmussen

Arvizu: SHBA-të, mbështetje politikës së dyerve të hapura të NATO-s

February 24, 2014 by dgreca

 Ambasadori amerikan në vendin tonë, Alexander Arvizu deklaroi të hënën se SHBA-të janë të palëkundura për të vijuar politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Në konferencën ”Forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar si garanci e suksesit të Kartës së Adriatikut-SHBA”, ambasadori Arvizu, tha se Karta e Adriatikut kontribuon për një Europë të lirë dhe në paqe.

“Si anëtarë të këtij komunitet ripohojmë përkushtimin tonë të përbashkët politik për të forcuar institucionet demokratike, shoqërinë civile, shtetin ligjor, ekonominë e tregut, për të luftuar korrupsionin dhe krimin dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë civile për të gjithë individët në rajo”, deklaroi ambasadori amerikan.
Karta e Adriatikut, sipas Arvizu, mbetet kaq e përshtatshme sot sa ç’ka qënë atëhere, ndërsa rajoni vazhdon në rrugën drejt integrimit më të thellë euroatlantik. “SHBA-të besojnë fortësisht se Karta kontribuon për vizionin tonë të përbashkët, për një Europë që është e plotë dhe në paqe”, tha ai.
Arvizu nënvizoi se anëtarët e kësaj Karte janë të përkushtuar për të forcuar përpjekjet e tyre individuale dhe bashkëpunuese për të intensifikuar reformat e brendshme që përmirësojnë sigurinë dhe stabilitetin e tërë rajonit.
Takimi i kartës të së Adriatikut ofron mundësitë për të theksuar atë që anëtarët kanë bërë drejt integrimit auroatlantik. SHBA-të, vijoi Arvizu, fuqimisht synojnë të ndihmojnë vendet në zbatimin e reformave të nevojshme.
Konferenca ”Forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar si garanci e suksesit të Kartës së Adriatikut-SHBA”, e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, nisi të hënën punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga vendet e rajonit: Bosnja, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shoqëria Civile(Sipas ATSH)

Filed Under: Featured Tagged With: Arvizu, Karta e Adriatikut, NATO

NATO mbështet zhvillimin e FSK-së

February 19, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.-Zyrtarët e NATO-s kanë thënë se nëse mandati dhe misioni i FSK-së ndryshon, kjo pritet të ndodhë pasi që Këshilli Veri-Atlantik ta shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s. Këtë e bën të ditur media kosovare, e cila përkujton se duke shpalosur elementin kryesor të dalë nga rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë, kryeministri Hashim Thaçi ka bërë publike se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), e cila sipas tij, do t’i ketë tërë tiparet e një ushtrie.

“Ne jemi në dijeni për deklaratën e z. Thaçi. Kjo është një çështje e brendshme e cila përfshin institucionet lokale. Siç e kemi përmendur edhe në përgjigjet e mëparshme, NATO aktualisht mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të misionit dhe mandatit të saj fillestar, përmes Zyrës Ndërlidhëse të sapo themeluar të NATO-s dhe Grupit Këshillues”, thuhet në përgjigjen e Departamentit për Marrëdhënie me Publikun të NATO-s për Radio Kosovën.
“Në lidhje me pyetjen tuaj rreth së ardhmes së statusit të FSK-së kjo është hipotetike dhe nuk është diskutuar në NATO. Nëse mandati dhe misioni i FSK-së do të ndryshoj, ne presim që Këshilli Veri-Atlantik ta shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s”, thuhet në këtë përgjigje të Departamentit për Marrëdhënie me Publikun të NATO-s, sipas RTK-s

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: FSK, NATO

New York Times: NATO duhet t’i ndihmojë Obamës në Siri

September 3, 2013 by dgreca

Presidenti Obama ka vendosur të kërkojë mbështetje nga Kongresi, në lidhje me Sirinë.
NATO duhet të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’iu përgjigjur krizës, duke nisur menjëherë me sulme ndëshkuese për përdorimin e armëve kimike nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad. Presidenti, sekretarët e shtetit dhe të mbrojtjes, si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm duhet t’iu drejtohen homologëve të tyre për të siguruar aksionin e NATO-s.
Kështu nis shkrimin për gazetën “New York Times” James Stavridis, admiral në pension i Marinës së Shteteve të Bashkuara.
Aksioni i tillë, sipas tij, mund të justifikohet me vetëmbrojtje, për shkak të kërcënimit që i kanoset Turqisë – anëtare e NATO-s, e cila mbështet thirrjen e Obamës për ndërhyrje, pastaj për shkak të kërcënimit nga armët e shkatërrimit në masë dhe për shkak të “përgjegjësië për të mbrojtur”. NATO-ja nuk ka lëvizur përpara deri më tash, për shkak të mungesës së një rezolute nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, e cila autorizon aksionin kundër Sirisë, por që nuk është e nevojshme sipas rregullave të Aleancës. NATO ka vepruar pa miratim të tillë në Kosovë, më 1999, kujton Stavridis.
Përkundër mbështetjes jo të madhe për një aksion të ngjashëm, sidomos pas votimit kundër në Parlamentin britanik, një mision i tillë është thelbi i rolit të NATO-s në shekullin 21. Përderisa Aleanca ka pasur rezolutë të Këshillit të Sigurimit për të ndërhyrë në Libi më 2011, në Kosovë ka vepruar pa të. Ky mund të jetë edhe rasti i Sirisë, me një shtytje të madhe nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Turqia, të cilat janë zotuar se do të mbështesin intervenimin në Siri. Sikurse edhe në Libi, jo çdo vend duhet të sigurojë forca.
Stavridis kujton se kryengritja që ka përmbysur kolonelin Muammar Qaddafi në Libi, ka dërguar migrantët përmes Mesdheut në Evropë, por thotë se kriza në Siri ka ndikim edhe më të madh tek anëtarët e NATO-s, pasi ka një kufi prej më shumë se 400 miljesh me Turqinë.
Gjatë muajve të fundit të mi si komandant suprem i operacioneve, para se të pensionohesha në maj, ne kemi vendosur bateritë Patriot në kufirin Turqi-Siri, për të siguruar mbrojtje nga raketat aksidentale ose të qëllimshme nga regjimi i Assadit, thotë Stavridis. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 450,000 refugjatë sirianë janë në Turqi, ndërsa të tjerët kalojnë detin për në Greqi dhe vende të tjera të NATO-s.
Aleanca ka vëzhguar nga afër situatën dhe ka qëndruar larg ndërhyrjes, në mungesë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, ndonëse sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë të hënën se është i bindur jo vetëm për sulmin kimik, por edhe për përgjegjësinë e regjimit sirian në lidhje me të.
Ndoshta ngjashmëria më e afërt me Sirinë nuk është Libia e vitit 2011, por Ballkani në vitet 1990. Në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, situata në terren ka qenë kaotike; mbi 100,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë dëbuar përtej kufijve. Ngjante shumë me Sirinë, edhe pse pa armë të shkatërrimit në masë.
Në Bosnjë ka pasur një forcë ndërkombëtare dhe një rezolutë të Këshillit të Sigurimit. Kjo do të ishte ideale. Në Kosovë, në anën tjetër, mbeten kundërthënie për rolin e NATO-s pa një rezolutë të tillë. Por, rezultati ka qenë përgjithësisht i mirë – rajoni pak a shumë në paqe dhe një Kosovë e pavarur, e njohur nga pothuajse 100 shtete, shkruan Stavridis.
Konsensusi për veprimin e NATO-s është i mundur pa Këshillin e Sigurimit, ku Rusia dhe Kina, të cilat kanë fuqinë e vetos, nuk pranojnë të mbështesin aksionet kundër Sirisë. Për momentin, Franca dhe Shtetet e Bashkuara favorizojnë intervenimin; Gjermania është kundër dhe Britania nuk do të ofrojë mbështetje ushtarake. Kjo i ngjan më shumë situatës me të cilën është përballur NATO-ja në rastin e Libisë, ku Britania dhe Franca kanë qenë në ballë të ndërhyrjes, Polonia dhe Gjermania janë tërhequr dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë diku në mes. Megjithatë, NATO-ja shpejt ka arritur konsensusin për ndërhyrje dhe ka lëvizur përpara.
Stavridis thotë se presidenti Obama duhet të bëjë përpjekje të fuqishme për përfshirjen e NATO-s. Argumentet janë të njëjta dhe ndikimi i Amerikës mbetet i fuqishëm në Bruksel, ku NATO ka selinë.
Qeveria amerikane ka konstatuar me “besim të lartë” se 1,429 sirianë, përfshirë së paku 426 fëmijë, janë vrarë nga kemikatet toksike. Cili është pragu për veprim? NATO-ja duhet të jetë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të dënuar ashpër regjimin e Assadit, i cili paraqet rrezik të qartë dhe të pranishëm për Aleancën. Shtetet e Bashkuara duhet ta shpiejnë NATO-n në veprim, shkruan James Stavridis për gazetën amerikane “New York Times”.Përgatiti: Valona Tela

 

Filed Under: Komente Tagged With: duhet ta ndihmoje Obamen, NATO, New York Times, per sirine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT