Basha: Vepra dhe puna e Hysen Koçisë gjithmonë te paharruara/
Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i PD, Lulzim Basha, ka bërë te Dielen , 30 Mars, homazhe në nderim të baritonit të TKOB dhe këngëtarit të muzikës popullore, Hysen Koçia (Artist i Merituar).
“Një nga artistët themelues të Teatrit të Operës dhe Baletit u nda mbrëmë nga jeta. Hysen Koçia (Artist i Merituar) e kaloi të gjithë jetën e tij duke i dhuruar vendit, shoqërisë, artdashësve, veprën, artin e tij, ndaj mendoj se sot është detyrim i gjithsecilit prej nesh ta nderojmë e ta respektojmë atë, kujtimin dhe veprën e tij. Duke i shprehur ngushëllimet më të ndiera familjes, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe artdashësve të tij e të veprës së tij, shpreh bindjen se vepra, puna e tij do të mbetet gjithmonë e paharruar dhe e nderuar nga shoqëria, nga shqiptarët, nga artdashësit”, u shpreh z. Basha.