• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nderim e mirënjohje në kujtim të shkencëtarit elitar Aristidh Kola!

November 1, 2020 by dgreca

Shkruan:Vilhelme Haxhiraj*-

  Aristidh Kola, 1944- 2000, Shqiptari i Madh, studiuesi më i ndritur,Elitë & Nder i Kombit, i cili,  edhe pse lindi e jetoi larg tokës mëmë, e tregoi me vepra se, ishte krenar për kombësinë shqiptare, i mbrujtur  me gjak pellazgo-iliro-arbër.

Aristidhi, shqiptari me shtetësi greke, një Elitar i kombit u bë shembull frymëzimi për historianët e shitur tek shovinizmi greko-serb. Ai kurrë nuk i harroi e mohoi gjenet e tij Pellazgo-iliro-shqiptare. Ishte krenar që në vena i rridhte gjak iliro-shqiptar, një gjak të pastëre të pandotur, ia helmuan egërsirat shoviniste.

.

“Gjuha Shqipe është gjuha që flisnin Perënditë…”, Aristidh Kola

“Gjuha shqipe është mëma e gjuhës greke”. A.Kola

  Aristidh Kola të shpallet Nderi i Kombit - About | Facebook      Aristidhi, lindi më, 8 korrik, 1944, në Kaskaveli të Thivës ( Tebës) në Greqinë Qëndrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas.

Aristidh Kola ishte jurist, historian, shkrimtar, publicist dhe studiues. Ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitëve.  Aristidhi  ishte me shtetësi greke dhe me kombësi shqiptare, që punoi për lashtësinë e Ilirëve, si dhe origjinën e grekëve. I udhëhequr nga ndjenjat amëtare të të parëve, i mbrujtur me dashurinë për kombin e tij, të cilit ia kushtoi jetën studimore dhe atë fizike.  Vdiq në Athinë më, 11 tetor, 2000. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme, një shtet i sajuar duke rrëmbyer dhe huajtur gjenezën dhe gjuhën e popullit që gjeti në gad. Ilirik( Pellazgëve hyjnor).  Sot ajo mburret me një histori të vjedhur që ka përvetësuar gjatë shekujve.

   Gjuha e perëndive: Aristidh Kola: 9789992792476: Amazon.com: Books  Aristidh Kola, studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase dhe tronditi sferat studimore të antikitetit grek , që kanë hiperbolizur dhe mashtruar historinë  e vërtetë të banorëve autoktonë në Ballkan, që ishin pellazgo-ilirët. Bota akademike i njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetër “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.

     Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola, u bë i njohur në Greqi, sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së, duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe, me të cilat u ndesh në rrugë gjyqësore.

     Aristidh Kola, ishte miku i madh i të gjithë shqiptarëve dhe besnik i së vërtetës historiko shkencore për origjinën e shqiptarëve dhe të grekëve. I qeshur dhe i dashur, Aristidhi  ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”, organizoheshin aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme arvanitase të Greqisë.

A. Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola, vdiq në vitin 2000, pas një sëmundjeje të rëndë (leucemi në gjak).

Veprat studimore të Kolës:

–Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983.

–Gjuha e Perëndive, 1989.

-Deklarata e Bashkimit Arvanitas. 

-Fjalori Korrigjues i Fjalëve arvanite

-Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe

-Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit

-Kënga e Mercenarëve, prejardhja e grekëve

-Mithi dhe e Vërteta

-Varrimi i Tretë i Marko Boçarit

*vo:Gaz:Dita-December 28, 2015 –Ariatidh Kola : “Shqiptarët që bënë Greqinë”:revista “Besa”, nisi botimin e saj si organ i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë, në vitin 1983 si revistë e përtremuajshme. Artikulli i Aristidh Kolës shfaqet në numrin 5 të “Besës” (qershor-korrik-gusht 1984), në kohën kur autori ishte edhe sekretar i Lidhjes ndërsa kryetar ishte Jorgo Jeru. Revista e cila vijon të dalë edhe sot, trajtonte çështje të historisë, folklorit, letërsisë dhe temave aktuale, ashtu si dhe revista tjetër, e përdymuajshmja “Arvanon”.

     Përveç artikujve të shumtë dhe kontakteve të përditshme  me diasporën arbëreshe kudo nëpër Mesdhe e botë, vepra e Aristidh Kolës, i lindur në vitin 1944, në fshatin arvanitas Kaskaveli të Tebës (Thivës) në Greqinë qëndrore, është përjetësuar në dy librat e tij të famshëm, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, 1983, dhe “Gjuha e perëndive”, 1989. Ai në këtë libër studimor tregon se gjuha shqipe është gjuhë e Perëndive. Sipas tij dhe shumë autorëve qysh nga antikiteti e në vazhdim thuhet se, Gjuha Shqipe është gjuha që flisnin Perënditë…

 *Arben Llalla: Muzika: Albasoul prezanton thesarin e këngëve Arbëreshe

Vo:Alba Soul( shpirti i Arbëreshit): Studiuesi A. Kola, ishte nismëtari për krijimin e disqeve me këngë të vjetra arvanite dhe një me këngë arbëreshe. Deri sa u arrit në botimin e librit me këngë arvanite  “Arvanitasit, këta krijues të Greqisë së Re”, përbëjnë popullin që mbajti barrën kryesore të luftës çlirimtare të 1821.  

     Të fuqishëm, të pamposhtur dhe liridashës, me gjakun e tyre lanë tokën greke dhe paguan me flijimet e tyre lirinë e Greqisë së Re. Një popull i tillë, me shpirtin luftarak, është e natyrshme të shprehej përmes këngës epiko-lirike dhe vajeve. Por këngë folklorike arvanitase në antologjinë greke të shekullit XIX nuk ka. Dy këngë suliote gjenden tek ’Bleta shqiptare’ e Thimo Mitkos që u botua më, 1878, në Aleksandri të Egjiptit. Më 1891, historiani dhe gjuhëtari Artur Mikloferi botoi veprën ‘Atika und seine Heutigeu’ ku, midis të tjerash thotë : “Mesa di unë, këngët popullore bashkëkohore greke i janë përshtatur këngëve të vjetra të dashurisë, lirisë dhe kaçake të arvanitasve.” Konkluzionin e jep Aristidh Kola, i cili thotë: “Kështu u bë greqizimi gjuhësor ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh më vonë si greke.” 

   Këto 15 vitet e fundit, falë kërkimeve të studiuesit arvanitas Aristidh Kola, muzikantit arvanitas Dhimitër Leka dhe këngëtarit të njohur arvanitas Thanas Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët e vjetra arvanitase me titull ’Këngët Arvanitase’ dhe ‘Trëndafilat e Shkëmbit’ që janë përmbledhje e disa këngëve të arvanitëve të Greqisë dhe të arbëreshëve të Italisë së Jugut. 
    Pas 17 vite studimesh nëpër Çamëri, në fund të vitit 2002, doli ne qarkullim “Antologjia e Këngëve Arvanite të Greqisë”, me autor, muzikologun e shquar arvanitas Thanas Moraiti.  Kërkimet për Antologjinë e këngës arvanite Thanas Moraiti, në bashkëpunim me studiuesin dhe historianin arvanitas Aristidh Kola, i filloi në vitin 1985, atëherë kur ai dha para publikut koncertin e tij të parë në teatrin ‘’Orfeas’’ me këngët arvanitase bashkë me kompozitorin arvanitas Dhimitër Leka. Në këtë Antologji, nëpërmjet këngëve arvanite, lexuesi do të mësojë ngjarjet e rëndësishme historike të luftrave, të dashurisë e vajeve të kombit Arbër që nuk mundi t’i shkruante me penë dhe bojë në ato vite të vështira lufte për ekzistencë kombëtare, por i trashëgoi me anën zërit të fuqishëm popullor.

   Aristidhi thotë: “… gjyshja jonë fliste arvanitika, këtë gjuhë që nuk është greqisht me ca fjalë të tjera, por është Shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV… këtë e vërtetojnë  emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesologji, të cilët na thonë; ’Ju flisni shqipen e vjetër’. Dhe kjo është shumë e llogjikshme, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, evoluoi në greqishten dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne, humbja e gjuhës arvanitase është si të kemi humbur atdheun…sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi, ngaqë ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e ‘gëlltitën’ të shkuarën e tyre, sepse me fanatizëm besonin se ishin grekë. Me ndihmën e mësuesëve arritën ta zhdukin gjuhën arvanitase, të cilën sot nuk e  flet  askush.”

“Vritmëni, po gjakun ma mblidhni… se do t’u duhet nipave e mbesave për të shkruar gjuhën shqipe”- kjo thënie e Petro Nini Luarasit, i përshtatet shumë vdekjes së Aristidh Kolës, i cili vdiq nga një ”sëmundje” e përgatitur në laborator, për të mos u dëgjuar zëri i së vërtetës së mbyllur me shekuj në thellësitë e harresës. Bota duhej të harronte se: “Ka pak njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” dhe duhej që të mos përmendej se “Greqia sot i ka 695 fshatra shqiptare ku jetohet shqip, frymohet shqip”, duhet për të mos përmendur kurrë që:”Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip”. Aristidh Kola dhe Luka Çiçipi, Profesor i Antropologjisë dhe i Gjuhësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut (Greqi)  , duhej që të vdisnin, sepse e kthjellonin ujin e turbullt të historisë, që bota të mos e njoh të vërtetën historike të Arbërisë. 

       Më, 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur uratë Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”, Aristidh Kola shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Më 11 tetor të vitit 2000, në spitalin Evangjelizmos në Athinë, vdiq arvanitasi i shquar Aristidh Kola, i cili rënkonte prej një muaj.

       Mos-heshtja ndaj së vërtetës i çoi drejt vdekjes dy dijetarët arvanitas në Greqi, Aristidhin dhe Lukën. 

    Aristidh Kola, gjatë viteve 1995-2000, ishte njëri nga zërat më të fuqishëm në Greqi që mbronte çështjen e Kosovës duke denoncuar masakrat serbe në shtypin grek. Për këtë ngjarje skandaloze në median greke, Aristidhi shkruante:

“Shumë miq më telefonuan për të shprehur indinjatën për baltën që hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli gjatë emisionit televiziv në “Skaj”, 5 maj 1999, dhe më pyetën përse e përballova me qetësi, kur duhej të kundërsulmoja… Miqtë e mi, mos u mërzisni e mos u hidhëroni për këtë, sepse “e drejta del, vjen kur t`i vijë ora …(Nga rrënjët tona janë në Arbëri).

Aristidh_Kola456

   Të dy studiuesit ecnin kundër rrymës, sepse nuk lejohej që; “Arvanitët të këndomi/ Gluhënë të mos harromi”. Këdo si ata i pret vdekja.

Vo: K.Traboini:“Pse ia sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë krenohen fqinjët, duke e quajtur pjesë të etnografisë së tyre kombëtare. Pasi na zvogëluan gjeografikisht të tjerët, pse për fajin tonë, vazhdojmë të zvogëlohemi shpirtërisht.” E kryepseja: “pse pra ne e kemi humbur shansin historik për t`u bërë qendra e mbarë botës arbërore-arvanite-shqiptare?” – pyetTraboini dhe vazhdon: ”Parë në këtë sy, mund të them se diku përtej gardhit tonë, në Greqi, patëm fatin të njohim Aristidh Kolën, personalitetin më të madh arvanitas të shekullit XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit tonë.”

Aristidh Kola me krenari, me guxim dhe me vetëdije të plotë thoshte:“Kam preferuar gjithmonë të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat. Nuk jam lëpirë e nuk kam puthur kurrë këmbët e përmjerra dhe për këtë e paguaj shtrenjtë dhe në mënyrë të përditshme me nderin, dinjitetin dhe lirinë time…”

Studiuesi arbëresh, Antonio Belushi, në një akademi, u shpreh: “I madhi Aristidh Kola është i pavdekshëm. Ai ndodhet shumë lart në pavdekësi.

*Vo:Fragment i shkëputur nga libri im “Elitat e mohuara, krenari Kombëtare”, f.77-82

Filed Under: ESSE Tagged With: nderim, Vilhelme Haxhiraj

Homazhe, nderim për Familjen JASHARAJ

March 6, 2020 by dgreca

Komuna e Skenderajt nën udhëheqjen e  Kryetarit,  Bekim Jashari, se bashku me zyrtar komunal, asambleist, drejtorë, deputet, gjeneral e  veteran të UÇK-së, kanë bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Skenderaj, me rastin e 22 vjetorit të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke vazhduar tutje, Kryetari Jashari se bashku me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në kujtim të kontributit të jashtëzakonshëm të familjes Jashari.

Pas homazheve i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari u shpreh krenar për kontributin e familjes se tij por edhe u zotua se do të ecin përpara në rrugën që ata e dëshiruan.

“Ndihemi krenar me veprat e tyre dhe marrim forcë e kurajo që së bashku të ecim përpara në rrugën e drejtë dhe të pastër në vendin tonë, ashtu siç dëshiruan ata”, është shprehur Kryetari Jashari.

Edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ngriti lartë kontributin e Familjes Jashari si dhe të gjithë luftëtarëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.

“Ne si dy komuna po mundohemi ta jetësojmë amanetin e heronjve, Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes se tij si dhe të gjithë luftëtarëve e dëshmorëve të tjerë”, ka thënë nder të tjera Kryetari Lladrovci.

Pas Prekazit, homazhe nga të dy komunat u bënë edhe tek shtatorët e Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në Drenas  si dhe tek varrezat e dëshmorëve në Marinë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Familja jasharaj, nderim

NDERIM VIKTIMAVE DHE TË INTERNUARËVE TË KAMPIT TË TEPELENËS

August 26, 2018 by dgreca

Presidenti Meta nderon kujtimin e të internuarve dhe viktimave të kampit famëkeq në Tepelenë: Të reflektojmë së bashku në këtë ditë përkujtimore e kujtese!

 Presidenti Meta nderon kujtimin e të internuarve dhe viktimave të kampit famëkeq në Tepelenë: Të reflektojmë së bashku në këtë ditë përkujtimore e kujtese!/

Tepelenë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë në veprimtaritë përkujtimore për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq në Tepelenë, që u zhvilluan në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e të Bashkisë Tepelenë, në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare.

Me këtë rast, Kreu i Shtetit vlerësoi, duke dekoruar me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” Drane Jakjën (pas vdekjes); zonjën Mrikë Gjikola; zonjën Gjelë Gjikola si dhe zotin Lekë Pervizi në shenjë nderimi e respekti, e me mirënjohje të veçantë për vuajtjet e sakrificat e tyre si dhe dokumentimin historik nëpërmjet pasqyrimit e vizatimit të kushteve çnjerëzore të mbijetesës nëpër kampet e internimit, situatava dhe portreteve të papërsëritshme njerëzore.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta u shpreh:

“Të nderuar dhe të dashur të mbijetuar të ish-kampit të Tepelenës dhe familjarë të tyre,
Të nderuar përfaqësues të shoqatave të përsekutuarve politikë,
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë z. Peçi,
E nderuara zonja Ministre Kumbaro,
E nderuara zonja Kryetare e Bashkisë së Shkodrës Ademi,
E nderuara Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit znj. Sulaj,
I nderuar zoti Brian,
Të nderuar deputetë dhe përfaqësues të institucioneve,

Jemi sot në një ditë shumë të rëndësishme kujtese, por mbi të gjitha reflektimi.

Dita Europiane e përkujtimit të viktimave të sistemeve totalitare sjell ndërmend miliona njerëz që u bënë viktima të këtyre sistemeve, dhe kryesisht të burgosurit e kampeve të përqëndrimit, kampeve të vdekjes, gulagëve, kampeve të punës, e burgjeve.

Gjatë gjithë historisë, regjimet totalitare kanë prodhuar dhe shkaktuar dhunim të të drejtat njerëzore e mohim të dinjitetit njerëzor.

Kujtimi i tmerreve të së kaluarës është detyrë e të gjithëve ne, si shenjë respekti dhe detyrimi për të gjitha viktimat që kanë vuajtur dhe kanë vdekur dhe si një mënyrë për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më për gjeneratat e ardhshme.

Ky kujtim gjithashtu mbështet dhe ushqen angazhimin tonë për të zhvilluar demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe për të luftuar shfaqjet e sotme të intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit.

Vlerat e demokracisë qëndrojnë në principet themelore të saj si barazia, gjithëpërfshirja, transparenca, dhe kjo e fundit është thelbësore për viktimat e sistemit totalitar.

Keqinterpretimi i historisë mund të nxisë urrejtje dhe racizëm, ndërkohë që pajtimi mund të arrihet vetëm përmes nxjerrjes në dritë të të vërtetës, nëpërmjet transparencës së fakteve dhe ngjarjeve të ndodhura në këto kampe vdekjeje.

Pajtimi me të kaluarën mund të arrihet vetëm duke ndarë dhe duke promovuar të gjithë së bashku, kujtimet e heronjve që sakrifikuan jetën dhe vitet e tyre më të bukura në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, të besnikërisë ndaj idealeve të tyre, të drejtësisë, të lirisë dhe të së vërtetës!

Sepse disa nga këta heronj, po perifrazoj titullin e librit të At Zef Pllumit ”Rrno vetëm për me tregue”, jetuan dhe jetojnë për të treguar tmerret e terrorit komunist dhe totalitarizmit. Tregojnë që ne të mos harrojmë! Sepse siç na ka mësuar përvoja njerëzore, tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë.

Pajtimi, gjithashtu, mund të arrihet duke kërkuar të falur, duke pranuar përgjegjësitë, duke shprehur respekt për të gjitha viktimat e regjimit totalitar dhe duke respektuar ata që luftuan kundër tiranisë dhe shtypjes.

Drejtësia për viktimat e regjimit komunist dhe totalitarist është thelbësore. Kërkimi i së vërtetës, hapja e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimi, integrimi dhe dëmshpërblimi i tyre janë disa nga mënyrat për t’u shprehur atyre dhe familjarëve të tyre mirëkuptimin, simpatinë dhe njohjen e vuajtjeve të tyre.

Dhe sot jemi së bashku në ish-kampin e Tepelenës pikërisht për të bërë këtë homazh, për të nderuar dhe vlerësuar sakrificën dhe qëndresën e të mbijetuarve të Kampit të Tepelenës, që i dhanë përmasë njerëzore përballjes me totalitarizmin, si personalitete frymëzuese për shoqërinë e sotme shqiptare.

Znj. Gjelë Gjikola, znj. Mrikë Gjikola, dhe z. Lek Pervizi që janë sot këtu, por dhe kujtimi i znj. Drane Jakja janë disa nga figurat më frymëzuese që vlerësohen edhe sot këtu në Tepelenë, në vendin ku u zhvillua drama e tyre jetësore dhe u kalit mbijetesa, në emër të sakrificës dhe humanizmit të njerëzve të thjeshtë.

Jeta e tyre ka qenë një kalvar i gjatë dhimbjesh dhe vuajtjesh, por humanizmi, sakrifica dhe heroizmi i tyre duhet të bëhen shembuj frymëzimi veçanërsiht për brezat e rinj.

Nuk ka dhimbje më të madhe për një nënë sesa humbja e jetës së fëmijës së saj. Por tre gratë, që nderojmë sot, u ngritën mbi dhimbjen dhe me sakritificë dhe vetmohim, pa marrë parasysh pasojat e rënda që mund t’u vinin kryen akte heroizmi e vetmohimi.

Dy prej tyre, znj. Gjelë Gjikola dhe znj. Mrikë Gjikola, varrosën vetë vajzat e tyre 3-vjeçare pranë kampit për t’i rigjetur, rizhvarrosur dhe për t’ju siguruar një vend prehjeje të identifikueshëm vetëm pas 55 vitesh.

Znj. Drane Jakja varrosi dhe më pas zhvarrosi djalin e saj 2-vjeçar, duke e mbajtur për shtatë javë trupin e tij pranë vetes, për ta rikthyer në vendlindje e për ta varrosur sipas zakoneve.

Ndërkohë që z. Lek Pervizi i ka bërë një shërbim të paçmueshëm historisë nëpërmjet dëshmive në formën e vizatimeve, të sjella deri në ditët e sotme. Duke përdorur thëngjill e laps, ai ka dokumentuar me saktësi figura, ndërtesa, situata, portrete dhe njerëz. Të dhënat që vijnë nga vizatimet e tij, të cilat i pamë në hyrje në kampit, shprehin gjendje, njerëz dhe situata të papërsëritshme me qartësinë dhe besnikërinë e një fotografie.

Këta janë vetëm 4 nga shumë heroina e heronj që kanë vuajtur në këtë kamp famëkeq, që sot nderohen në respekt të një bashkësie që kërkon paqësisht të përballet me të kaluarën dhe kërkon paqësisht të jetojë të ardhmen.

Për merita të veçanta civile, në kujtesën e kombit ata janë shembuj të vetëdijes qytetare, por dhe kombëtare për të ardhmen.

Nderim përjetë të gjithë disidentëve dhe ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë që dhanë jetën në emër të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor!”

Në përfundim Presidenti i Republikës pasi falenderoi organizatorët për këtë iniciativë u shpreh se:

“Është detyra jonë që të ndriçojmë historinë tonë, me qetësi dhe drejtësi, në emër të forcimit të paqes sociale e të realizimit të një pajtimi kombëtar të vërtetë. Kjo sakrificë e jashtëzakonshme duhet kujtuar në mënyrë të vazhdueshme, për të mos përsëritur drama dhe tragjedi të tilla për shoqërinë dhe për popullin tonë, për mos e ndarë më atë siç ka ndodhur në të kaluarën dhe për të patur gjithmonë parasysh atë që ka thënë Shën Nënë Terezës: ‘ne të gjithë i përkasim njëri-tjetrit’.

Faleminderit të gjithëve, për këtë iniciativë kaq kuptimplotë për të ndriçuar këtë vend dhe sidomos për këtë zgjidhje kaq të mençur, për të mbjellë filiza të rinj këtu në Tepelenë që na kujtojnë se këto sakrifica të jashtëzakonshme duhet t’i vëmë në shërbim të mbarë kombit për një të ardhme më të mirë dhe më të paqtë!”.

Filed Under: Featured Tagged With: - Kampi i internimit, . Tepelenë, nderim, Presidenti Meta, viktimave

Vatranet, ne nderim te atdhetarit Hajdar Tonuzi

July 17, 2017 by dgreca

1 DritaniPervec kryetarit te Vatres, Dritan Mishto, ne kete darke perkujtimore moren pjese edhe vatranet si dhe ish kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj, vatranet veterane Jonuz Ndreu dhe Zef Perndocaj, nenkryetari Agim Rexhaj, anetaret e kryesise Marjan Cubi dhe Zef Balaj, anetare e keshillit , Ibrahim Kolari dhe Lek Perlleshi, Presidenti i Fondit te studenteve Mithat Gashi, zv.kryetari i deges se Vatres ne Washington Eduard Bucaj dhe Editori i Gazetez Dielli, Dalip Greca./
5 ok Hajdar tonuzi1 Hajdari20106734_1727552120607055_1275718940307233310_n20032092_1727561077272826_3390967994157236361_n20106501_1727552283940372_985538360605667946_nMe 16 korrik 2017, te dielen ne mbremje, familja Tonuzi, organizoi darke perkujtimore ne Qendren Shqiptare Islame ne Staten Island, NY. Pas Lutjeve fetare, per shpirtin e te ndjerit u shtrua darka e perkujtimit. Per jeten dhe veprimtarine e te ndjerit foli Legalisti veteran, miku i Hajdar Tonuzit, Ndrece Gjergji, i cili shpalosi veprimtarine atdhetare te nacionalistit, Legalistit te perkushtuar, mikut te tij dhe i te gjithe legalisteve dhe vatraneve, Hajdar Tonuzi.. Nje pershendetje te vecante i ka drejtuar familjes dhe miqeve, Kryetari i Federates Vatra, z. Dritan Mishto. Kryetari i Vatres vleresoi atdhetarizmin dhe perkushtimin e ish nenkryetarit te Vatres dhe per disa dekada arketar i Vatres,Hajdar Tonuzi, i cili mbetet frymezim per brezin e tanishem te vatraneve.

20046511_1727552613940339_9112768671705071985_n20046590_1727552380607029_5377072240283726365_n

Ne kete darke perkujtimore moren pjese edhe vatranet si dhe ish kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj, vatranet veterane Jonuz Ndreu dhe Zef Perndocaj, nenkryetari Agim Rexhaj, anetaret e kryesise Marjan Cubi dhe Zef Balaj, anetare e keshillit , Ibrahim Kolari dhe Lek Perlleshi, Presidenti i Fondit te studenteve Mithat Gashi, zv.kryetari i deges se Vatres ne Washington Eduard Bucaj dhe Editori i Gazetez Dielli, Dalip Greca.

Filed Under: Vatra Tagged With: dritan Mishto, HAJDAR TONUZI, Legaliteti, nderim, Ndrec Gjergji, Vatra

SHQIPTARO-AMERIKANET E WASHINGTONIT NDERUAN NENEN TEREZE

September 5, 2016 by dgreca

 

2 medalioni N terezes                                                                                                                                             Kisha Katolike shpalli shenjtore Nene Terezen te dielen me 4 Shtator.

3 nena tereze
Gonxhja shqiptare qe rembeu vemendjen e botes por jo te Shqiperise per dekada  të tëra , ka ndryshuar boten. Nisur nga dashuria per Zotin ajo iu sherbeu te varferve te me te varferve, duke u kujdesur per këdo që kishte  afër. Urdheri qe ajo themeloi “Misionaret e Dashurise ” vazhdon te jete sot I forte dhe terheqes me rreth 4500 Motra kontemplative dhe aktive duke ju sherbyer me nevojtareve dhe duke sherbyer me buzëweshje, pa u ankuar e pa u lodhur!
Per te nderuar vepren e Nene Terezes dhe per të  festuar 5 Shtatorin,  Diten e festês së Shenjtores Shqiptare,  ky komunitet I misionareve te saj ne Uashington DC mbajti nje Meshe ne mengjesin e SE Shtuned me 3 Shtator dhe pastaj iu sherbye ushqim e iu be shoqeri te pastreheve dhe nevojtareve te tjere ne kete  zone. Shume
Shqiptaro Amerikane ne Uashington DC, brenda nje kohe te shkurter, u organizuan dhe  iu bashkangjiten ketyre aktiviteteve  per te nderuar motren e gjakut Shenjtoren Tereza te Kalkutes me rastin e shenjterimit.
Merrnin pjese gjithashtu  Ambasadorja e Kosoves be DC Vlora Çitaku, diplomatet shqiptare Mamica Toska, Daniela Nesho, Atasheu policor Artan Didi , Diplomatet Frymezim Isufaj  dhe Ron Kryeziu .
Shqiptaret bene dhurata financiare dhe materiale per qendren e murgeshave per to ndihmuar ato sadopak ne misionin e tyre qe eshte vazhdim I asaj qe filloi Nene Tereza.
Ishte bukur te shihje bashkeatfhetare te çdo Moshe dhe deshire mire per te ndihmuar.  Ngjyrat kuqezi dukeshin qarte dhe buzeqeshja ne fytyrat e çdo kujt ishte teper e dukshme. Nënë Tereza, shenjtorja shqiptare, lutu per ne!  Gezuar Festen ! U befte Festen kombetare Dita e Nene Terezes!
Korrespondenti i Diellit

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: nderim, Nene Tereza, Shqiptaret e Washingtonit

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT