• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NE KUJTIM TE ÇAMES FISNIKE, KADRIJE PRONJO

September 15, 2013 by dgreca

Në përkujtim për të ndjerën Kadrije Pronjo, e lindur në Çameri, e cila ndërroi jetë, më 14 shtator, 2013, po risjellë një intervistë që i kam marrë para pak vitesh në shtëpinë e saj, në Staten Island.  Ajo që më ka bërë përshtypje gjatë intervistës apo takimeve ka qenë kthjelltësia e mendimeve të saj edhe pse në moshë të madhe, ruajtja e gluhës së bukur çame dhe mbi të gjitha besimi se një ditë çështja ÇAME do të fitojë.  TV Alba Life ka qenë i pranishëm dhe ka transmetuar intervistën me të ndjerën Pronjo.  I japim ngushëllimet tona familjes së saj të shtrenjtë Bules dhe Saliut si dhe dy mbesave të saj Betullës dhe Albës që i donte aq shumë.  Iu prehtë shpirti në Paqe!

Nga Këze Kozeta Zylo /

Bisedë me Znj. Kadrije Pronjo/

Çamja fisnike në moshën 86 vjeçare Znj.Kadrije Pronjo rrëfen me lot në  sy tmerret që pa nga genocidi grek.

Nga ai mallkim nuk mbeti pa u ndëshkuar as plaku, as i riu, as gruaja, as fëmija.

 Ju keni lindur ne Çamëri, sot në vitet e pleqërisë, c’mund të kujtoni nga jeta për atë kohë në qytetin tuaj të lindjes dhe në gjithë Çamërinë?

  Po e filloj me qytetin tim të lindjes që quhet Paramithi  që në shekujt e mëparshëm quhej Ajdonat.  Është një Qytet i vendosur në shpatin e Malit Kurilla, mbrapa të cilit shtrihet edhe pjesa tjetër shqiptare, ajo e Sulit. E vlen të kujtoj se bejlerët Çamë veçanërisht Pronjatë ku isha martuar, mbanin gjithmonë miqësi me Suliotët.

Që në kohën e Ali Pashait ata ishin bërë vllamë me Suliotët dhe i kanë ndihmuar vazhdimisht ata.

Kjo është dhe arsyeja, që mbesa e Ali Pashait, u martua në Pronjatët, e cila ishte një zonjë e vërtetë, ndaj dhe njerëzit e respektonin dhe e donin për dashurinë dhe mëncurinë që ajo shfaqte në komunikim me ta.

Në majë të malit janë ende rrënojat e  Kështjellës së Ajdonatit prej nga duket qartë madhështia dhe bukuria e qytetit. Shtëpitë e bardha me dy ose tre kate, të  ndërtuara me gure dhe me oxhaqe të larta  tregojnë fisnikerine e banoreve te saj.

Në shumë nga ato shtepi kishte pjesë që quheshin sellamllëqe. Aty strehoheshin fshatarët që vinin për të bërë pazarin.

Ata gjenin aty mikpritje e ngrohtëesi, bile kishte raste që i zoti i konakut as nuk i njihte se kush hynte e dilte në ato selamllëqe. Oborret e shtëpive ishin të shtruara me pllaka guri anash dhe të lyera me qëlqere të cilat ishin mbushur me vazo lulesh me aromë që edhe sot nuk më hiqet nga mendja. Shpesh në to mbilleshin lule tipike të krahinës sonë si Manxurana dhe Vasilikoja. Rrugët e shtruara me kalldrëme nuk mbanin as shi as borë dhe gjithmonë shkëlqenin nga pastërtia

Ato rrugë dhe ato shtëpi  llamburisnin si brenda dhe jashtë nga nikoqiret çame, unë kështu e mbaj mend atë qytet si 25 vjecare kur jam dëbuar me dhunë nga Genocidi Grek!

Kur u larguat nga Çamëria dhe cila ishte arsyeja?

Ah, si erdhi ajo kohë e mallkuar e vitit 1944 që rrënoi ëndrrat  dhe shpresat e një krahine të tërë shqiptare. Nga ai mallkim nuk mbeti pa u ndëshkuar as plaku, as i riu, as gruaja, as femija.Ishte luftë në gjithë botën, por jo tek ne, lufta bëhej larg atë e bënin të mëdhenjtë Gjermani, Inglizi, Rusi dhe jo ne.  Ne me të krishterët  ishim në vëllazëri, bile një nga ne i ndjeri A. Pronjo ishte i martuar me një të fesë së tyre. Kanë lënë edhe dy fëmijëe.

Por kisha greke së bashku me qeveritarë na kishin  halë në sy.Ata përveç rrëmbimit të pronave tona  mijëera vjeçare mbanin gjithmonë të ndezur  urrejtjen dhe mezi pritën rastin e luftës për të na dëbuar nga shtëpiat e pronat tona.

Cilat jane disa nga pamjet më tmerruese që i keni akoma para sysh në ato vite të Genocidit Grek?

 Nuk më hiqet nga mendja ndarja me Zonjën Asije Hanëmin, vjehrrën time.

Duke më përqafuar e shtrëguar qante me lot dhe më këshillonte që të shpëtonja vajzën disa muajshe Makbulen duke më thënë nuse në xhenet do piqemi.

Mu rrënqeth mishi dhe i gjithë trupi më dridhej, ndërsa vajza qante me dënesë.

Me vajzën në krahë dhe një bohce ndërresash  për të, vrapova tek babai, shtëpitë ishin prane.

Babait i kishte rënë nje tis i verdhë, ishte bërë si meit, mezi qëndronte në këmbë, kërkoi t’i marr pak erë kokës leshverdhë  të mbesës së tij.

Tmerr i pa harruar është kur djalit 4 vjeçar të kunatit tim, Z. J.Pronjos  zervistat deshën t’i prisnin kokën. Por për fat komshiu ynë Nikolla Sotiri, një njeri shumë I nderuar e shpëtoi, megjithëse deri vonëi mbeti shenja e thikës në fyt.

Po një tmerr që ështe vështirë të përshkruhet, megjithëse nuk mund të harrohet, i ndodhi komshijes Znj.Heteme, ishte e ere , andartet e zerves, mbasi  ja shqyen rrobat me bajonetë dhe e bënë lakuriq sic e kishte bërë nëna, e morën me vehte dhe mbas disa orësh e nxorrën jashtë për ta vrarë.

Këtu del komshia e saj, e shoqja e Cavos dhe ua shkëputi nga dora duke u thënë, ma lìni mua se do ta marr nuse për djalin tim Mitron.

A keni pasur të vrarë, të masakruar nga familja juaj, apo miqtë tuaj?

 Babain tim të shkretë Avdon., një burrë i mencur e trim e vranë duke e qëlluar mbas shpine në oborrin e shtëpise dhe bashkë me të edhe tezen time Hadife.

Vjehrren time, kur morën vesh se ishte  Pronjate, nje familje fisnike shumë e nderuar që i ka dhënë Çamërisë shqiptarë trima e udhëheqës të njohur si Mustafa e Islam Pronjon,

(në Gjirokastër përmendet një shprehje për Pronjatet: “Ua mos u mbaj aq larte, sikur je nga Pronjatë.”) duke e goditur me tyta pushkësh në kokë i kërkonin se ku ishin fshehur florinjtë e shumtë.

Mbas vuajtjesh të pa pëshkruara së bashku me vajzën e saj Fatimen vdiq në burgun e Paramithisë.

 Kush ju strehoi kur erdhët në Shqipëri dhe cilat ishin momentet e para të takimit?

Mbas udhëtimeve natën  mbërritëm në periferi të Korçës së bashku me familje të tjera Çame.

Në burime freskoheshim , pinim ujë dhe piqnim ndonjë misër nga arrat e pakorrura . Në Korçë gjetëm një shtëpi me qira ku u strehuam tre familje.

Qyteti ishte i pastër, shumë mikpritës dhe i kamur, aty gjetëm çfarë na duhej për të jetuar. Njerëzit ishin shumë të sjelleshëm, na ndihmonin e na trajtonin si miq te vërtetë.

Mbasi morëm vesh se Anglezet, kishin shpëtuar mbas shumë muajsh vuajtje në burgun e Paramithisë shumë gra e fëmijë, burri im me shumë mundime, bashke me çamë të tjerë, kaluan rrugë pa rrugë për të takuar njerëzit e tyre që mund të kishin shpëtuar nga  tmerri shovinist.

Por fatkeqësisht nëna dhe motra e tij nuk ishin më ndër të gjallët.

Ai në kushtet e dimrit u sëmur rëndë dhe mbas spitalit në Vlorë e sollën në atë të Tiranës. Me gjithë kujdesin e treguar, nga mungesa e ilaçeve por edhe e ushqimeve ai nuk rezistoi, dhe vdiq ne moshen 33 vjecare.

Kështu që mbeta  e ve me vajzën time disa muajshe .

Pra jeta ime u nxi nga shovinistët grekë dhe u detyrova së bashku me vëllezërit e mij të punoj për të jetuar.

Vite shumë të vështira në kalvarin komunist që e kemi kaluar së bashku me gjithë vëllezërit shqiptar.

Ju keni toka, shtëpi e varret e prindërve në Çamëri, a keni pasur mundësi t’i vizitoni ato?

Atje kam një pasuri të pafund, kam varret e të parëve te mij; por fatekeqësisht, me gjithë dëshirën nuk më është lejuar asnjëherë per t’i vizituar më, as mua as ndonjë çami tjetër. Kjo bëhet nga grekët, per t’i treguar botës se atje nuk ka më shqiptarë.

Vetëm kështu ata mund të kërkojnë pretendime të padrejta për atë pakicë  minoritarësh që i kemi mbajtur me bukë për të na punuar çifliqet tona.

Por dua të ndalem pak në këtë pikë.

Mbasi erdhi demokracia në Shqipëri, aty nga viti 1992, nje diëe për çudi, më vinë për vizitë në shtëpi disa gra të krishtera nga Paramithia.

Ishte  Popi, vajza e H.Paskos bashkë me dy shoqe të tjera te vajzërisë sime të hershme.

U bë një takim shumë i përmallshëm, kaluam së bashku një ditë duke kujtuar fëmijërinë dhe rininë tonë, këmbyem dhurata dhe u ndamë si mikesha të vërteta që ishim.

Pronat e Pronjatëve si vreshta, ullishte, livadhe janë të shumta, bile para disa vitesh kur vajza ime ishte për turnė në Europe, në British Museum te Londrës, gjeti të ekspozuara disa statuja bronxi me shumë vlerë “të zbuluara më 1792,

nga fshatarë shqiptarë pranë Paramithisë në vendin e quajtur Gropë” edhe kjo pronë e tyre.

Ju në një moshë madhore patë me sytë tuaj një emigrim të dytë kur erdhët në Amerikë; c’ju detyroi që emigruat përsëri, dhe cili është ndryshimi midis emigrimeve që keni kaluar?

 Ah, ju lutem mos ma quani kete emigrim, këtu gjeta një atdhe tjetër të vërtetë.

U largova nga Shqipëria sepse atje filogrekët nuk duan dëshmitarë okularë të spastrimit etnik që bënë me ne në Çamërinë tonë Shqiptare.

Nga ato pak gjëra që marr vesh, grekërit duan të marrin edhe Shqipërine e Jugut.

Këtu e kanë qëllimin e mohimit të Çamërisë sonë.

Dhe për turpin e tyre, heshtje për problemin Çam mbajnë dhe qeveritarët që janë vendosur me ndihmën e grekëve.

Si po e kaloni kohën këtu në Amerikë, dhe cila është rutina e përditshme?

Ju thashe edhe më parë, këtu gjeta një atdhe të vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Megjithse në Shqipëri punova afro 30 vjet më japin nje pension afro 100 $ në muaj (faktikisht ato ja kam lënë nipit në Tiranë), këtu me pensionin që më japin mund të ha e të vesh çfarë të dua e të gjezdis ku të mundem.

Pra nuk më mungon absolutisht asnjë gjë. Për këtë i falem Amerikës per natë.

Është vend me të vërtetë i bekuar nga Zoti madh..

Për këtë duhet ta falënderojne gjithë shqiptarët. Me sa ndigjoj

Amerikanët po ndihmojnë vëllezërit tanë të Kosovës, inshallah një ditë të ndihmojnë edhe ne Çamët për të drejtat tona. Inshallah!.

Për mbesat e mia Betullën dhe Albën, do të them vetëm që janë shumë te mira dhe në jetë shumë të suksesshme. Stërnipi im , Lisi dhe stërmbesa Dea, që janëe lindur këtu, flasin gjuhën tonë shumë bukur dhe recitojnë vjersha në shqip.

Ata do të bëhen njerëz të mirë dhe do ta duan si Amerikën ashtu edhe Shqiperinë e vertete!

Ju urojmë pleqëri të bardhë dhe ju faleminderit për intervistën!

Staten Island, New York

Filed Under: Interviste Tagged With: Intervista, Kadrije Pronjo, keze, nderroi jete

KA NDËRRUAR JETË VEPRIMTARI DHE POETI YNË NË MËRGIM FEHMI KORÇA

August 29, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban Cakolli/

Kurbeti kjo bukë e hidhur,për shqiptarët mbetet dhimbja më e madhe kombëtare.Atdhetarët shqiptarë të  përndjekur nga dhuna e hekurt pushtuese,qenë detyruar të braktisin trojet e tyre dhe të strehohen nëpër vende të ndryshme të Europës,por asnjëherë nuk e kanë rreshtur punën për ngritjen e vetdijës kombëtare.Ata edhe me pushkë edhe me penë kanë luftuar për të mirën e mëmëdheut.Jetë e hidhur në mërgim,atje ku njeriu dergjet me mallin për atdhe.Shumë njerëz kanë vdekur me mallin e atdheut,në kohën kur kryevrasësi sërb nuk i linte as të vdekur të i bënin varr në tokat e tyre.Edhe pas çlirimit,shqiptarët e mërguar janë kthye në vendlindje,kanë shuar pak mallin,por malli për atdhe gjithnjë i gërryan  mërgimtarët.Jetës nuk i dihet,ajo është si hije,sot për nesër.Njeriu sonte mund të bie në gjumë,nesër të mos zgjohet.

Jetës nuk i dihet,të vjetrit nga përvoja kanë thënë”Vdekjen e kemi më afër se këmishen në trup”,unë them se është më mirë që nuk e dijmë kur e kemi vdekjen.Vdekja sikur po ngatërron rendet nganjëherë,ajo po na i ha poetët,për pak kohë na i mori:Shkrelin,Podrimen,Ibrahim Ibishin,Adem Berishën,Ferit Ramadanin,na i mori në kohën më të mirë,i qajtëm nga dhimbja,i përkujtuam në shumë forma,kujtesën për ta nuk e shuam dhe për ne mbeten të pavdekshëm.Dje morëm lajmin e dhimbshëm se në Gjermani vdiq  bashkëvendasi im,veprimtari i shquar kombëtar,poeti jonë i madh Fehmi Korça.Thjesht e papritur,ishte i ri vetëm 43 vjeçar,i shëndoshë në vlugun e jetës,punës e aktiviteteve,por vdiq nga një sulm në zemër.Vdekja nuk pyet,njeriu është i pafuqishëm ndaj fenomenit të vdekjes. Ky lajm i kobshëm ishte bombë në zemrën time,qava sa munda,duhej të më dilnin lotët,ndryshe nuk mund  i mbaja  në thellësinë e shpirtit.Njeriu rrugëton me vdekjen,por mërgimtarët vdesin dy herë,njëherë në kurbet,e së dyti kur i kthejnë të i varrosin ndër varret e të parëve.Kjo është dhimbje,e cila nuk do të na liroj kujtesën e pikëllimit për te.Fehmi Korça ishte mik i madh,i dashur,i urtër,poet i madh,bashkëpunonte me ne në LSHAKSH në Gjermani,e kanë dashur  gjithë miqët,poetët,gjithë mërgimtarët.Sot shumë mërgimtarë,shumë poet,në faqe interneti shprehen ngushëllime për te,shumë telefonata me zëra të përvajshëm na shprehen ngushëllim qetësimi.

Nuk është në mundësinë tonë të bëjmë tjetër,do e qajmë,do e përkujtojmë,do të ia shfletojmë e botojmë veprat,do të mbetët gjithnjë i paharruar për ne,kurse e jona është për familjarët e tij të shprehim:

Ngushëllim

Shumë e nderuara  familja  Korça,

Humbja e të dashurit tuaj  Fehmiut është e madhe,por krenaria që lindët dhe rritët këtë veprimtarë,intelegjent dhe poet duhet të jetë më e madhe.Ne jemi të bindur se ju do të bëheni të fortë,dhimbjet të i ndajmë dhe përballojmë së bashku.Unë personalisht,shoqëria e jonë e mërgimit,LSHAKSH në Gjermani,shprehim ngushëllimet nga zemra,juve familja e çmuar  Korça, farefisit tuaj, shokëve, miqëve, mërgimtarëve që e njohën,letrarëve e poetëve,si dhe urojmë që nga gjiri i familjes suaj të dalin edhe qindra-mijëra djem,si ishte veprimtari, poeti e intelektuali Fehmi Korça.

I nderuar dhe i kujtuar për jetë do të mbetet emri i veprimtarit dhe poetit  Fehmi Korça,në mërgatën shqiptare dhe kudo në trojet tona.

Fehmi Korça

Fehmi Korça i lindur më vitin 1969 në fshatin Gminëc Komuna e Dardanes (ish-Kamenica e Kosovës) Shkollën fillore dhe ate të mesmën e mbaroi në Gjilan,ish-Student i fakultetit filozofikë dega Gjuhë letërsi shqipe në Prishtinë në vitin 1989-1991. I emigruar në Gjermani në vitin 1991.Në Gjermani për pos që ndjeki kursin intensiv të gjuhës gjermane 1992-1993 ,është i kulifikuar ndërkombëtarisht  në siguri të lart dhe punon në Bazën Amerikane.Për momentin është duke i ndjekur studimet në Kosovë dega drejtimi Juridik semestri i -IV-.I martuar babai i dy fëmijve.

Me shkrime mirret që nga bankat e shkollës fillore kurse më vitin 1996 në Gjermani shkroi dramën “Plisi në shtizë ” se cilës i bëri edhe regjin dhe u luajt në disa qytete të Gjermanisë . Më vitin 2011 në Tiranë botoi vëllimin poetik “Nuk jam larg” nga muaji shtatorë i këti viti pritet të dalë për botim edhe vëllimi i dytë poetik në Tiranë.

1. Në ikje pa kthim

Diku u tret mendimi yt,

në ikjen pa kthim.

Vonesat i përqafove prore.

Mungesa në dasma

Aty, ku shtrohej buka e misrit.

… Aty, ku kërcehej vallja.

Aty, ku me gjogun tënd,

more gjithmonë “mahramen ”

Na harrove ?

Poret e jetës ishin degdisur.

Nuk i kuptove lajkat gjarpërore,

theve kristalet në galerinë tënde.

Ike,diku në harresën e kohës,

ku rritet cdo stinë pa shpresa.

Këpute lulen e blirit

dhe more me vete ëndrrën.

Shpresat le nën oxhakun e gjyshit,

trashëgim brezash.

Fyellin,armën e mallit

nën sqetull fute.

Lokja nuk të pa,do ta mbyste loti…

-Do t´i bie në pyllin e panjohur !-the

atje ku perëndon,jo vetëm dielli.

Atje, ku perëndon gjithcka

dhe lind malli.

2. Dua

Dua !

Dua këngë për Flamur.

Dua melodi.

Dua kohën që erdhi,

bashkimin me Ty.

Dua ëndrra të më ofrojnë,

atje ku këmba nuk shkel.

Të zgjasë në përjetësi

bashkimi me Ty.

Dua kohës t´i kthehen akrepat

Dua aromën pranverore

Dua të bredh kryeqytetit

Dua t´i përulem Gjergjit.

Dua bashkimin me Ty,

Mëma ime Shqipëri !

3. Plisi

Plisi në shtizë

skëterrë,bubullimë

Mjerë për ne,mjerë për Atdhe!

Të degdisur në gjashtë degë,

të poshtëruar nga të tjerë.

Njëri jam nga Lugina,

tjetri nga Janina,

nga Tivari e Tetova,

tjetri nga Kosova.

Nuk ndjejnë për fis,as për farë.

Sot shqipëtari është i përcarë.

Kënga e burrit është vaji.

Mjerë për ne mejrë për Atdhe !

Lëkura jonë është bërë gëzof,

shegertët e huaj presin si të duan.

Mjerë për ne,mjerë për Atdhe !

Njëri thotë kam terleme,

njëri kësulë e tjetri plis,

por të gjithë janë shqipëtar nga një fis.

Mjerë për ne,mjerë për Atdhe !

Ulërini e vajtoni !

Dje shqiptari i katandisur,

sot shqiptari i degdisur,

nesër shqiptari i copëtuar,

edhe gjuhën ka për ta harruar…

Mjerë për ne,mjerë për Atdhe !

Plisi në shtizë prapë ka mbetur !

Deri kur ?!

4. Lindja

Skalita fjalën e përbotshme

Rrënjët peshojnë më tepër

se cdo lis në mal.

Vdekjen mos e thirr !

Do vij sikur lindja.

Lindja ime ishte rastësi,apo dëshirë ?

Heshtje,predikim etik mbi moralin.

Kur më solli lejleku ishe e gëzuar,

apo thoshe:Ah,edhe kjo barrë !

Djall o punë si të flas ? Prapë heshtje ?

Nga të gjej të vërtetën,ku fshihet vallë ?!

Në sirtarin e ëndrrave të gjyshes sime,

koha plagët shëron.

Po kur plagët shtohen ?

Ikje në kortezhin e përmotshëm.

Ku mbetem unë,

tek fillimi apo fundi

i episodit jetë ?!

Më gjëmon fjala e nënës në shpirt:

Lindja ka kuptim vetëm në tokën e lirë,

në prag e në sofër,bir !

5. Poeti

(Poetit dhe dëshmorit të Kombit-Agim Ramadanit-Katana )

Ti që u rropate me hijen

pa ngjyrë pa shije,

i dhe ngjyra jetës

solle dhuratë

margaritarë,

lule zambaku

ujitur nga Drini i Bardhë.

Ti që shpalose histroinë,

palë më palë,

thure vargje,

nga ty mësuam fjalën:Nënë.

Ti,poet.

Ti që nuk e ndale penën

edhe kur të privuan.

Të anatemuan në cdo skutë

në dallgët dhe furtunat e jetës.

Ti që i këndove atdheut

me ndjesin e zemrës.

Ti, kandil i ndezur në horizont

Ti, pishtar në histori.

Atdhemëmëdheut i dhe shpirt !

6. Marsi i thyer

Rropollimë e ditve të thyera.

Katrahurë e netëve të errëta.

Katandisje aritmetike

Në mortin e marsit të thyer.

Zhurmë,shumë zhurmë,

Dritë ,shumë dritë

Errësir,sa shumë errësirë

në këtë hapësirë!

Kontrast monoton i koloriteve

në marsin e thyer.

Vërvitet koha e humbur,

rilind dhe prapë vdes shpresa,

kthehet kujetsa.

Ndero dhe kujto!

Mos rënko as në marsin e thyer !

Pranvera do të trokasë sërish.

7. Ndërgjegja

Gjarpri kafshon,lëndon,helmon.

Nga lëkura e tij më lirove,

të falem përjetë o mik!

Gjarpri befason,shokon,bishtron.

Nga lëkura e trashur përjtësisht

më lirove,të falem,or mik!

Gjarpri gëlltit,emër të trishtuar ka.

Të falem o Perëndi,më shpëtove

nga lëkura e gjarprit,

mbeta prapë NJERI!

Edhe gjuhën e helmuar largove

Të pacim për jetë,or mik!

Tik-taku i orës dymbëdhjetë pa pesë.

U kumtua lajmi se kryegjarpri vdiq.

Lum Lumi

a ke patur gëzim më të madh ?

Po,kur u Rilindem prapë

dhe hoqëm lëkurën e gjarprit.

Tani më lejo or mik,të lundroj,

në barkën e ndërgjegjes sime,

në ujëvarën e lotëve të popullit tim.

Të lutem,më lejo ta thërras kohën e humbur!

Do t´i pranoj edhe fyerjet.

E di dikujt nuk do t´i pëlqejë.

Të lutem,t´i hapi vetëm dosjen e X-it dhe Y-nit.

E di !Kundërmon erë e pistë,

e ndrydhur ndër shekuj.

Të lutem,të gjitha masat janë marrë,

nuk do të ketë epidemi apo virus!

Thonë se gjarpri shtatë lëkura ndërron,

dhe prapë gjarpër mbetet !

8. Vetëm ti

Ti je rreze dielli,

fllad pranveror.

Engjëll,

Nje flakadan me kurorë.

Je zemër,të kam xhan,

dua të të kem sa më pranë.

Je agimi i mëngjeseve

zjarri i dashurisë

që shuan furtunat

dimirit me acar.

Je Borëbardha e ëndrrave të mia,

të kam xhan!

Je romancë nën dritën e qirinjve,

kitara për ty thur melodi.

Rrugëtimi im i zemrës,

më je ti.

Në udhën e kurorave,

je oqean i pashtershëm

me plot dashuri!

9. Potreti

Kërkon hijen time lakuriq në potret.

Nuk dua paragjykime!

Lajthitjet e tua i dua,

kur fshehurazi më shikon

në potretin tim nudo.

Nuk je mëkatare.

Shijoje në qetësi!

Jam piktori e dashur!

Ngrihu nga ky ankth.

Potreti im është këtu

Kontrast koloritesh,ankthi,vepra-

Demonët fillojnë vallen,

mbeta farisht pa mbulojë.

Jeta rropatet hileqare,

djallëzit me ferexhe të zezë

Mëkatar i shekullit të ri jam unë apo ti ?

Potreti im ka shije

Potreti yt ka hije të dyfishtë.

Je zog në kafaz.

Je pranverë e vonuar në këtë botë.

Kalendar i vjetër ke mbetur.

Mos mallko të tjerët sikur veten…

Sikur jemi të bastarduar dhe jemi t´pafe.

Sikur bota të përmbyset,e sikur…

Ti do jesh xhelate e t´pafeve.

Kërko ndjesë!

Nëna në këtë botë,

nuk ta mbuloi as nurin,as lakuriqësin.

Mëkatare je,kur ndjell urrejtej

për të tjerët që mendojnë ndryshe nga ti.

Thuaj dhe shkruaj:

Bota paska dy hije,dy fytyra,dy ngjyra,

paska dy djallëzi,dy mëkatarë bardhezi.

Batica dhe zbatica-formula e jetës.

Këdoji së bukurës,shijoje,

kjo është vlera e Universit.

Preke realitetin lakuriq,jo lugatin e zi.

Mallkimi i gjyshes përjetësisht të mbolli zi

ferexhe dhe saf në kokë ?

Edhe ajo lindi lakuriq.

Lakuriq shkoi në amëshim…

Ndjesë pastë!Amin!

MOS MË TRAZO

Hyra këmbëzbathur në pafundësi ,

zgjata dorën ta shpëtoj,më refuzoi

ose kishte mëri djaloshare,

ose kishte vendosur fundin

katrahura jetësore.

Të lutem,mik!

Mos më trazo plagën

në metropolin e gjenezës sime,

më kurse, të paktën në këtë moment!

Mos kërko zanafillën e dhimbjes,

diku,në harresë të kohës është përvjedhur.

Mos!Thinjat e flokut tim nuk përcaktojnë kohën,moshën,as intelektin.

Mos!Mos më ngatrro me”Plakun dhe Detin”,jam enigmë në vete,jam ai që jam.

Do të mbetem kështu edhe nëse vdes.

Kështu si jam,me çmimin që do ta paguajmë të gjithë .

Mos me vete do t’i marr të gjitha nga kjo botë,

hidhërimet dhe gëzimet e pakta?

Nuk dua paragjykime,qofsha i harruar për jetë!

Hyra edhe atje,ku nuk dija ç’ka më priste,

rezunoja një pritje të pakuptimtë,për pos natës,dita sikur mungonte,

lugetërit vallën kishin filluar

dhe prtnin nuse pa dhëndërr

Hyra,po pse hyra?!

Të prek realitetin në palcë të njeriut.

*Fehmi Korça-Poezi nga vëllimi poetik-Nuk kam larg-2011-Tiranë

Filed Under: Kulture Tagged With: Fehmi Korca, nderroi jete, poeti, Shaban Cakolli

NDERROI JETE STUDIUESI JORGO TELO

August 21, 2013 by dgreca

Tronditet komuniteti i poeteve shqiptare kudo ne boten shqiptare! Ndahet nga jeta poeti, studiuesi folkorik dhe shkrimtari Jorgo TELO
Djepi i vendlindjes së poetit, studuesit folkorik dhe shkrimtarit Jorgo TELO është Gjirokastra. Aty në qytetin e gurtë të trimërisë, diturisë, urtësisë, kulturës do të kishte fatin të lindte, tw rritej dhe tw edukohej , aty ”hodhi zaret” e thurrjes të ëndrrave të tij, prej shkrimtari e poeti. Shumë nga shkrimet studimore, shkencore dhe historike, punimeve monografike, vëllime me poezi, artikuj të shumtë të disa punimeve teoriko-sociologjikë, vepra kushtuar erdutitit Ilia Dilo Sheperi, do të mbajnë firmën e tij. I gjithë ky aktivitet krijues në gjini të ndryshme kanë realizuar katalogun interesant, profesional, të promovimit të vlerave letrare, artistike e historike, të cilat përbëjnë një domosdoshmëri për t’i rijetëzuar dhe për t’ua lënë brezave të ardhshme. 
U prehte ne PAQE! I qofte dheu i lehte! 
I perjetshem kujtimi e vepra e tij, Ngushellime familjes e gjithe te dashurve,
Po percjellim Intervisten qe Raimonda Moisiu i pat marre poetit ne gjallje te tij:

NTERVISTA: KAM HYRË DHE ECUR NATYRSHËM ATY KU JAM GJENDUR MË MIRË-Bisedoi Raimonda MOISIU

(INTERVISTË ME SHKRIMTARIN NGA GJIROKASTRA, JORGO S. TELO)
Djepi i vendlindjes së tij është Gjirokastra. Aty në qytetin e gurtë të trimërisë, diturisë, urtësisë, kulturës do të kishte fatin të lindte, tw rritej dhe tw edukohej , aty ”hodhi zaret” e thurrjes të ëndrrave të tij, prej shkrimtari e poeti. Shumë nga shkrimet studimore, shkencore dhe historike, punimeve monografike, vëllime me poezi, artikuj të shumtë të disa punimeve teoriko-sociologjikë, vepra kushtuar erdutitit Ilia Dilo Sheperi, do të mbajnë firmën e tij. I gjithë ky aktivitet krijues në gjini të ndryshme kanë realizuar katalogun interesant, profesional, të promovimit të vlerave letrare, artistike e historike, të cilat përbëjnë një domosdoshmëri për t’i rijetëzuar dhe për t’ua lënë brezave të ardhshme. Në këtë intervistë do të zbulojmë një retrospektivë të krijimtarisë së shkrimtarit të mirënjohur nga Gjirokastra, Jorgo Telo. Nëpërmjet saj, ai do të na përcjellë momente, personazhe, protagonistë, vende që ai me penën e tij i ka përjetësuar në libra, pra në krijimtarinë e tij mbresëlënëse.
Bisedoi: Raimonda Moisiu
Nje kënaqësi e vecantë të bëj këtë intervistë me Ju. Kush është Jorgo Telo dhe diçka nga fëmijëria Juaj?
Nuk jam marrë shumë me intervista. Kam preferuar t’i jap inervistuesit sasinë e duhur të rrushit, që verën e rakinë t’i nxjerrë vetë…
Jam bir i një fshatari të mesmë, që merrej edhe me punë artizane e tregti në qytet edhe me punë bujqësore në fshat. E kalova fëmijërinë deri në mbarimin e shtatëvjeçares në fshat e krahinën time, Zagori. Një fëmijëri me etje për dije, për të përthithur sa më etshëm nga kultura shpirtërore e popullit. Një fëmijëri e kaluar edhe me shqetësime ekonomike e shëndetësore.Natyrshëm kam pasur fatin të isha i pajisur me disa dhunti që i përkisnin sferës artistike në gjininë e pikturës e të muzikës, po ashtu edhe të krijimtarisë letrare, më së shumti në fushën e vargëzimit poetik, fillimisht brenda qerthullit të botës fëminore, më pas asaj rinore e… me një rendje të ndjeshme drejt pjekurisë së dëshiruar prej shumëkujt në jetë. Nuk mund të bëhet fjalë për një fëmijëri të pekulepsur, që të arrihej të më plotësoheshin krejt tekat e asaj moshe; përkundër u mësova dhe u përshtatata herët me skamjen, pse jo dhe me urinë, pse jo dhe me veshjen e rëndomtë, aq sa për herë të parë këmishë me jakë e këpucë pata veshur, kur zbrita në qytetin e Gjirokastrës, për të filluar arsimimin tim të mesmë profesional, pedagogjiken; kësisoj po hidheshin hapat e para në viset e arta të rinisë, ku shumëçka do pësonte zhvillim cilësor e sasior brenda kornizës së qenies sime shpirtërore dhe fizike. Në shkollën e mesme morën hov dhuntitë dhe hobitë më të spikatura, veçanërisht në fushën e kriijimtarisë letrare, individualisht dhe në gjirin e rrethit letrar të shkollës, ku për drejtues kishim të talentuarin pedagog të letërsisë, Bekim Harxhin, kurse si miq e shokë të botës shkrimore përmend Spiro Deden, Abdulla Kënaçin, Skënder Korkutin, Izmini Kutrën (Pesha) ,Themistokli Ndreun e të tjerë.Nuk i lashë pasdore dhuntitë e tjera, sidomos vizatimin; madje pata arritje edhe në muzikë, aq sa kjo më shërbeu tepërisht kur dola në jetë në punën me nxënësit e me rininë e fshatrave ku punoja. Megjithëse mundësitë fizike për t’u marrë cilësisht me sport nuk i kisha, veprimtarive sportive me shoqërinë time nuk i shqitesha asnjë çast të mundshëm. Kështu kam lojtur futboll me bashkënxënësit e të tjerë gjer në moshën 47 vjeçare, kur sëmundja më shkëputi si me buton duke më privuar nga çdo argëtim sportive e veprimtari fizike.

– Kini mbaruar, siç na thatë shkollën e mesme pedagogjike.Ç’ju shtyu të studionit në këtë degë?
Pas tetëvjeçares vijova këtë shkollë në Gjirokastër, duke gjykuar si familje, se do ishte profesioni më i përshtatshëm për mua, meqë kisha disa probleme shëndetësore që më pengonin të merresha me profesione që kërkonin shkathtësi dhe energji fizike të plota. Mandej dihet që i pari nëpunës shteti me të cilin kontakton fëmija në jetë përgjatë arsimimit të vet është mësuesi dhe kërkon që atë të imitojë së pari…
Pas pedagogjikes vijova Institutin e lartë Pedagogjik”Aleksandër Xhuvani” në Tiranë në degën “Gjuhë – letërsi – histori” me programe të ngjeshura intensive (kështu ishte asokohe, pra në vitet 1963 – 1965, ku u pajisa me diplomën e mësuesisë.)
Kujtim nga martesa e JORGO S. TELO
Fill pasë arsimimit fillova veprimtarinë si dijedhënës e më pas edhe drejtues shkolle në Erind të Gjirokastrës e më pas në krahinën time e në shkollat tetëvjeçare Hoshtevë, Sheper, Ndëran edhe në shkollën e mesme të Nivanit. Studimi i përhershëm autodidakt i literaturës bashkëkohore profesionale dhe letrare ka qenë prirja e motivuar dhe përkushtimi im parësor vit pas viti…Njëkohshëm për shkak të prirjeve, jam marrë dhe me veprimtaritë kulturore-artistike ne shkollë dhe jashtë sa, dersa në vitin 1978 m’u ngarkua detyra e përgjegjësit të kulturës për krahinën
Si në të mesmen dhe në të lartën kam botuar edhe në organet periodike të vendit. Pas emrimit tim në punë u shtua intensiteti dhe cilësia e krijimtarisë, porse mundësia e botimit ishte e vështirë, mbasi edhe kohën e kisha të mbushur me veprimtari arsimore e kulturore – artistike , që i kryeja brenda e jashtë mureve të shkollave ku kam punuar edhe për shkak të largësisë nga Tirana, ku ishin përqëndruar institucionet botuese.
Asokohe mund të çaje “shtigje”për të botuar më së shumti nëpërmjet njohjeve personale me redaktorë, apo përmes ndërmjetësisë së “Vitaminës “M” (mikut).Në vitin 1973, sapo arriti të mbarohej procedura për botimin e një libri me tregime humoristike dhe një tjetri me poezi për fëmijë, u pezullua gjithçka nga moshedhja e firmës prej një Kryeredaktori, i cili bënte ca vërejtje të përgjithshme, duke orientuar temat për të cilat duhet të shkruaja…!
U desh të përjetonim transformimet rrënjësore në vend që të shkëputeshim dhe nga qëndrimet burokratike monstruoze…njeëri thoshte duhet të shtosh motive nga lufta kundër shfaqjeve liberale, tjetri ngulte këmbë të mos rendja pas dukurive negative , por të evidentoja arritjet e mjaftoheshin me vërejtje të përgjithshme, sa dekurajimi merrte përmassa serooze… dekurajuese… e megjithatë unë nuk hoqa dorë, por shtoja gjithçka të mundshme në fletoret e mia që i ruaj ende dhe sot, kur sundon tejet epoka e kompjuterit dhe internetit.
– Ç’kuptim ka për Ju, fjala “MËSUES”
Bëhet fjalë për profesionin më të dashur e të dëshiruar për natyrën time fiziko – shpirtërore, si të ishte i krijuar posaçërisht për mua… Ku ka më bukur, se sa kur arrin të përgatisësh breza të tërë njerëzish, duke i paisur ata me dijet e kulturën më të domosdoshme për jetën… Pas shkollimit të mesmë e të lartë profesional dy përqendrimet e mia më të motivuara kanë qenë arsimi dhe kultura. Në të dy këto fusha të rëndësishme veprimtarie kam ecur paralel, gati njëkohshëm dhe me përkushtim të plotë tok me ndjenjën e përgjegjësisë shtetërore e shoqërore… Porse instancat, çuditërisht, kanë harruar apo bëjnë sikur s’të njohin jo rrallë, kur organizohen veprimtari përkujtimore të shkollës. Ndoshta do kujtohen kur të kaloj jo me këmbët e mia në amshim… 
– Dëshiroj që bashkëkombasit tanë lexues t’ju njihnin më mirë . Do doja t’ju pyesja mbi c’ka keni shkruar ndër vite . Cila është gjinia e Juaj , më e preferuar? 
Kam merak, se mos, në përgjigje të disa pyetje rutinë, merzisim lexuesit e nderuar dhe dashamrësit…Shkurt po i bie: Ruaj me fanatizëm ende disa fletore që nga vitet, kur isha nxënës në shtatëvjeçare, ku me skrimin e atëhershëm, të pastërvitur e jo të shkathët, janë të hedhura me penë apo stilograf poezitë e mia të hershme që i takojnë periudhës kur isha pionier. As letër për të shkruar nuk kishim , sa na nevojitej. Nëpër ëndrra shihja vetëm sikur më dhuronin stilografë e kur zgjohesha e kërkoja nëpër dyshek apo ndën nënkresë…Ssprovë të pare ruaj ende një vjershë të rëndomtë për Një Majin, që merrte shkas nga ato cka na thoshnin në klasë ose para shkollës dijedhënësit tanë…Në të mesmen fletoret e vogla u pasuan me fletore më të mëdha e mandej më të bollshme ato në periudhën studentore. Të gjitha dorëshkrimet individuale (gati muzeale), mbeten të paharrueshme për mua, edhe pse nuk dallohen për nivel cilësor, parë me optikën e mëvonshme. Në fillim të viteve ’70, pasi isha stabilizuar me punë në vendlindjen time, në Zagori, isha i rrekur për një makinë shkrimi dhe nuk iu ndava, sa e shtiva në dorë. Prej atëherë e më pas të gjitha dorëshkrimet i daktilografoja me merak, duke krijuar shumë dosje me to. Ato u bënë bazë e përmbledhjes me përzgjedhje në vëllimet e mia të para poetike e të mëtejshme, duke veçuar vlerat nga antivlerat , me synimin e jetëgjatësaisë së çdo shkrimi veçmas e brenda të së tërës…
Prej një kohe të gjatë, ju jeni autor i disa punimeve monografike, studimeve shkencore e historike, i vëllimeve me poezi, i artikujve të shumtë teoriko-sociologjikë të botuar në shtypin shqiptar dhe në vende të tjera. A ndiheni ju sot i vlerësuar për gjithë këtë punë të mundimshme që keni bërë dhe cili është mesazhi që ju transmetoni nëpërmjet tyre?
Punimet e shumta të këtij soji, që po pyesni, janë kumtuar nëpër konferenca e simpoziume e meqë ishin voluminoze dhe pa logjistikën e duhur, i shkruaja vetëm në një kopje.eDomosdo as vetë s’di ku gjendet një pjesë e konsiderueshme e tyre. Një pjesë e kam dhe e mbaj të sistemuar në kompjuter tok me krijesat e ndryshme letrare që presin ditën fatbardhë të konvertimit në libra…Realisht më tepër krijimtarinë e kam të përqendruar në 14 titujt e librave të botuar, se sa në shtypin periodik që del në Shqipëri. Ka treva si Gjirokastra, ku nuk dalin organe shtypi. Shumica janë përqendruar në Kryeqytet, ku ne që banojmë larg tij , nuk mundemi të krijojmë lidhje të tilla, për të publikuar krijimet tona… (këtë e theksoj më tepër per vete, se ka dhe asish të shkathët që ia dalin, të shprehen ku të mundin.) Vetë kuptohet që më tepër veten e kam gjetur te poezia, përderisa dhe me poezi e kam hedhur hapin e parë krijues në jetë, ytjetër se hartimet ishin në prozë dhe unë në to ndihesha shumë mirë dhe i vlerësuar. Më fartlume ishte dhe është poezia lirike edhe e mirëfilltë edhe ajo me ngjyrim popullor… E ndiej veten të përhapur pothuajse në krejt gjinitë e llojet e letrave shqip, rast pas rasti sipas gjendjes emocionale, kushteve te të shkruarit… Teksa shoh që interesi për librin kë rënë ndjeshënm e dukshëm, u detyrova në moshë pleqërie t’i falesha internetit, mundësive të pamasa që ai jep për cilindo që lidh e forcon miqësinë me të…Kam hedhur vetë me durim shumëçkakam pare të arsyeshme nëpër shumicen e forumeve te mirënjohur shqip; madje kam dhe dy Ëebsaite të miat. Të shumtë kanë qene lexuesit e mi në të gjithë kontinenet e këte e kam arëme komentet e sidomos tregues statistikorë që më kanë ardhur me e-mail periodikisht çdo fundjavë… Vetëkuptohet që permes kesaj mënyre të reklamimit te krijimtarisë, më kanë trokitur dhe me dhjetra miq e mikesha internetike, aq sa lidhjet kanë kaluar dhe më miqësi familjare brenda interesave të ndërsjellta, apo jahtë çdo interesi. 
– . Kur një poet apo profesionist shkruan bukur, kur është i dashuruar apo kjo nuk varet nga dashuria? 
Po qe se e keni fjalët për shkrimet që kanë si temë dashurinë, atëherë mund të them me bindje, se çdo krijues me një ndjeshmëri normale e shpirt të pasur e fisnik, nuk e ka si kusht të domosdoshëm përjetimin e dashurisë në funksion të krijimtarisë, mbasi atij/asaj edhe kur u mungon dashuria reale, e imagjinojne atë gati parajsore, ndoshta dhe më bukur se realiteti… Përvoja ka treguar se pena të shquara botërore i kanë kënduar dashurisë edhe kur s’kanë mundur ta provojnë atë natyrshëm, apo kur kanë qenë jo në moshën e kulmeve jetësore, por në moshën e bardhë, si i madhi Lazgush Poradeci, Ali Asllani etj. Lëre pastaj të permend poetët e Risorxhimentos” italiane, apo “Strum und drangut” gjerman…!Po Leopardi, Saadiu, Omar Khajami e shumë të tjerë a nuk kanë rrëfyer pëerms lirikave të veta, se ç’fuqi të natyrshe e të mbinatyrshmë ka Kryendjenja njerëzore e dashurisë?
– Po citoj titulllin e një libri, ku ju jeni bashkëautor me Z.Eduart Dilo, poemë- baladën:”Diloiada” Çfarë keni bërë Ju për të marrë kaq shumë dashuri nga jeta? Ju keni shkruar një kryevepër, për një familje të vlerësuar kombëtarisht nga historia dhe deri te lexuesi më i thjeshtë? Ç’mund të na thoni për këtë?Si ju lindi ideja për ta shkruar?
Libri që sapo përmendët, nuk mund të pranoj që është kryevepër, por është diçka. Është konstruktuar në dy pjesë Pjesa e parë është poema – baladë e ndarë në 12 akte me prolog dhe epilog dhe pjesa e dytë, ku më së shumti jepet informacion më i shtjelluar për Familjen e Ilia Dilo Sheperit… Ka një histori të lezeçme fillimi, përkushtimi dhe realizimi i këtij libri: Unë për vlerat e Ilia Dilos nga fillorja gjer me mbarimin e studimeve të larta nuk kisha dëgjuar e lexuar, pothuajse asgjë. Edhe pjesëtarë nga kjo familje që i njihja, nuk dija se kishin për baba e gjysh këtë persoonalitet të gjuhës e të shkollës shqipe. Vetëm Andon Zako Çajupnin njihnim dhe ia mësonim vjershat përmendësh. Për herë të parë jam kontaktuar me emrin e Ilia Dilos në shkollën tetëvjeçare të Erindit (Lunxhëri) nëpërmjet gojës së kolegut Mitro Qendri, i cili kish mbaruar Normalen e Elbasanit dhe Ilia Dilon e kishte pedagog. Mitroja fliste me respekt e dashuri për Ilian në gjysmën e dytë të viteve ’60, edhe pse emri i tij nuk figuronte askund gjer asokohe, së paku për kufinjtë e njohjes sime. “Ishte i qetë, i përkushtuar dhe mjaft bindës dhe kërkues në dhënien e njohurive…”- më thoshte kolegu për tëparin e familjes së madhe sheperiote, Dilo… Ma zuri syri në vitet e mepastajme këtë emër në njërin nga librat e Enver Hoxhës me kujtime për Gjirokastrës, por gjithçka sipërfaqshëm. U deshën ndryshimet e ndjeshme të domosdoshme rrënjësore në Shqipër që të ringjalleshin një pas një vlerat e supervlerat e mohuara apo të lëna në mjegull fare padrejtësisht e mizorisht… Mund të ketë qenë mbarimi i vitit 2008 kur vlerësova një shkrim të z. Eduard M. Dilo në një temë të hapur enkas për Zagorinë tonë. Nipi shkruante me mall e dashuri pëgjyshin e tij, Ilia Dilo Sheperin. Dhe une që tashmë kisha goxha njhuri për mësuesin e gramatikanin e shquar democrat, nuk kish se sit ë qëndroja indifferent ndaj shkrimit te “Forumi shqiptar”. Mendimet e mia i kapi Eduardi me banim në New York. Ndërkohë në dy nga botimet e mia poetke ë mëparshme kisha nga një dedikim për gjuhëtarin. Nuk vonoi dhe me Edin biseduam me shkoqur permes messengerit e ramë që njëri nga përtej oqeanit e tjetri nga Ballkani të ndertonim diçka më dinjitoze për erudition Ilia Dilo e për familjen e madhe të Tij, që perjetoi skajshëm persekucionin komunist…Kisha nevojë pë me tepër material jetësor nga ç’kisha fjetur vetë dhe Eduardi nuk m’u kursye. E kështu Brenda tre katër muajsh poema hodhi shtat, si produkt in ë bashkepunimi të ngushtë nëpërmjet internetit, deri sa pa dritën e botimit. 
– Fjala dashuri është aq e bukur aq edhe e përgjithshme . Ku qëndron forca e dashurisë që ju frymëzon më shumë, të jetoni apo të shkruani?
Jam i mendimit se kam jetuar e jetoj për të qenë dikush në jetë, duke respektuar jetën, duke e mbrojtur atë në emër të njerëzores së vërtetë, për mirësinë e përgjithshme, për dashurinë e përjetuar e të fantazuar,për gjithçka që përmban të bukurën në çdo pikëmamje… Tshmë jetoj për të kujtuar, për të medituar e për të shkruar brenda devizës sime: “Dua shpirtit t’i bëj qefin, të mos thotë: ‘Eja, të vdesim!”
– Duket sikur gjinia e Juaj e preferuar është poezia, proza, tregimi. A keni shkruar, roman, reportazhe, publicistikë?
Një pjesë të mirë të poezive, si për të rritur edhe për fëmijë, i kam të botuara. Ka shumë ende të pabotuara. Kam shkruar në prozë mjaft tregime, kryesisht humoristike, por s’i kam permbledhur ende. I vetmi roman që kam botuar titullohet “HEDHJA E ZAREVE”i cili ka brenda vete edhe një dozë jo të paktë autobiografie të letrarizuar. Fati (përcaktues ose jo i jetës sonë përshkon tej per tej subjektin e ketij romani gati 300 faqesh. Publicistikën e kam ende të pabotuar. Brenda një fantareportazhi të titulluar “Mysafirët e rinj të Çajupit”, kam synuar të mëshoj te figura e Poetit shpirtlirë kombëtar, A. Z. Çajupit, ku publicistika gjen shprehjen e vet e ngjizur me reportazhin, porse përmes një fantazie që përbën katalizatorin e të dyjave: tokësores e qiellores…
Publicistikëm e gjejmë jo pak edhe te “DILOIADA”. Tregime, novela e skica kam dhe në librin më të ri, dalë nga shtypshkronja në janar të këtij viti, me titull “FIKSIMET E PAQME TË MOSHËS”.
-Si ju duket kritika letrare sot? A ka kritikë të mirëfilltë letrare? A mund të na thoni dicka për këtë temë që shqetëson njerëzit e letrave shqipe?
E mbisunduar nga interest e çastit vetiake të ndërsljellta dhe jo nga intresat e masës së lexuesve… Atë që komplimenton njëri e nxin tjetri e kështu ngrihet kështjella prej rëre e kritikës. Duhet të merret më sëriozisht e jo me njëanshmëri; as nën frymën e nihilizmit klasik…
-Kanë thënë për Jorgo Telon…
Janë shprehur të njohur e të panjohur, por them se nuk para merrem me statistika.
– A ka ndonjë ngjarje në jetën tënde që ja sheh gjurmët edhe sot?
Dhimbjet shpirtërore nuk shërohen kollaj. Ato gjejnë më lehtë rrugën e pasqyrimit në krijimtari… Edhe privimet fizike i krijojnë mjaft dhimbje shpirtit i rrekur për të qenë shpirt i lirë me kuptimësinë më të vërtetë e më direkte të kësaj fjale.

– Cili autor ju inspiron më shumë?
I kam çikur diku më lart:thesaret e popullit,Lasgushi, Migjeni,Ali Asllani e mjaft zëmëdhenj të botës së madhe letrare…

– Cilat janë marrdhëniet me fëmijët Tuaj? Sa ju mbështet bashkëshortja dhe fëmijët në aktivitetin Tuaj , krijues letraro-artistik?
Tepër të ngrohta brenda mirëkuptimit të ndërsjelltë e mjaft inkurajuese e kuruese për mua… një terapi e dëshiruar familjare,q ë buron prej një investimi të parapëlqyer prindëror…
– Jetoni në Gjirokaster, c’ju lidh me Sheperin?
Me fshatin tim të lindjes, Konckën, Sheperin e krejt Zagorinë më lidh fëmijëria, rinia dhe burrëria, gëzimet dhe trishtimet, humbjet dhe arritjet…
– Dicka që doni të shtoni, për krijimet Tuaja në të ardhmen?
Mund të kem dorëshkrime te mbaruara ose që presin të mbarohen pothuaj edhe kaq sa kam mundur të botoj gjer tani.

Cili është mesazhi që ju keni për talentet e reja?
Të jenë vetvetja e sa më larg sajesave të sforcuara letrare

-Zotëroni ndonjë gjuhë të huaj? Sa ka ndikuar në krijimtarinë dhe jetën Tuaj?
Fatkeqësisht u mora me njëgjuhë që mbeti mënjanë (rusishten)Dhe dihet, po e le, të lë dhe ajo. Shumë dëshira kasha në rini, por dëshirat me venitshin për mungesë tyë litera\tures që nuk asrrinte gjer te dora ime edhe pse isha i abonuar te “Libri Ndërkombëtar”Autodidakt eca goxha te italishtja e greqishtja. Në rusisht arritja të jepja dhe mësim në shkollën e mesme të krahinës e gjith\ka mw pas e ndwrpreu disi shpejt swmundja , duke mw 

– Keni vizituar vende me një demokraci të mirëfilltë. Cfarë do të dëshironit të kishte Shqipëria jonë nga këto vënde demokratike?

– Si një historian, si ju duket termi:”Shqiperi e madhe”?
Kam shkruar dhe tekste këngësh me këtë temë qe është e dëshiruar për gjithë shqiptarët…
<!–[endif]–>
Ju faleminderit! Suksese dhe jete te gjate!
Mirënjohje për mundësinë që më dhatë! Urime! Qofshi e nderuar!
Intervistoi : Raimonda MOISIU

INTERVISTA me Jorgo TELO: KAM HYRË DHE ECUR NATYRSHËM ATY KU JAM GJENDUR MË MIRË-Bisedoi Raimonda MOISIU

Filed Under: Interviste Tagged With: Jorgo Telo, nderroi jete, Raimonda Moisiu

NJOFTIM MORTOR- ZEF GJONAJ NDERROI JETE NE NEW YORK

June 15, 2013 by dgreca

Familja Gjonaj njofton komunitetin shqiptar në SHBA si dhe në vendlindje se në New York ndërroi jetë, i ndjeri Zef Gjonaj, bashkëshorti i Rozës, baba i Mark, Elsa dhe Pal Gjonaj. I ndjeri mbylli sytë në orën 4 të mëngjesit të datës 15 Qershor pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë. Vdekja e të ndjerit Zef Gjonaj ka hidhëruar dhe ka lënë në pikëllim familjen, bashkëshorten, djemtë dhe vajzën, miqtë dhe të gjithë të njohurit. Ai ishte një burr i mrekullueshëm, baba, gjysh, xhaxha, kushëri dhe mik mjaft i dashur dhe i respektuar. Të gjithë ndjehen të pikëlluar nga kjo humbje.

Komuniteti mund t’i afrojë ngushëllime famlijes Gjonaj gjatësShërbimeve funerale që organizohen të Hënnën me 17 Qershor 2013 nga ora 14.00 pm deri në orën 9.00 pm në adresën e mëposhtme:

Farenga Brother Funeral Home

920 Allerton Avenue

Bronx, New York 10469

Tel (718) 654-0500

Mesha në nder të të ndjerit Zef Gjonaj mbahet Ditën e Martë, 18 Qershor, ora 11.00 am në Kishën Zoja e Shkodrës, e cila ndodhet në adresën:

361 West Hartsdale Avenue

Hartsdale, New York 10530

Indjeri Zef Gjonaj, sipas amanetit të tij, do të varroset në vendlindje, Rec, Ulqin.

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, Njoftim mortor, Zef Gjonaj

NJOFTIM MORTOR-NDERROI JETE NE NEW YORK MANJOLA MIRAKAJ LIBOHOVA

June 1, 2013 by dgreca

Njoftojme komunitetin Shqiptar, te gjithe miqte dhe te njohurit se : Te shtunen me dt.31 Maj,mbas nj semundje te rande ndroj jete nena e Anes dhe e Emes,bashkeshortja e Agjah Libohoves dhe vajza e Lek dhe Dolores Mirakaj,Manjola Mirakaj Libohova.Manjola lindi ne kampin famkeqe te internimit ne Gradishte te Lushnjes dhe njohu qe ne moshe te njome dhunen e diktatures komuniste.Per sherbimet mortore do njoftojme me vone.

Familja Libohova dhe Mirakaj

NE FOTO: Manjola Mirakaj Libohova me vajzat Anen dhe Emen

Filed Under: Kronike Tagged With: Manjola Mirakaj Libohova, nderroi jete

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT