Nga Astrit LULUSHI/
Mbulesë e gjerë dhe ata që e mbajnë torturohen nga frika se po të hiqet, ajo që fshihet nën ’të, do të shkatërrojë sistemin e tyre. Artistët thonë se natyra është mënjanuar; studiuesit nuk kanë ideal. Ata i rëndojnë fjalës së sinqertë me shaka për të ngritur veten; qeshin kur flasin dhe ndryshojnë temën. Fakti është se gjithçka që ka të bëjë me lirinë, e kështu me radhë, është zhdukur. Personat praktikë dhe komodë i shtypin ata që kanë pretendime, ose që mendojnë ndryshe, dhe pushteti mbetet për heroizmin dhe vetëflijimin si ushqim për propagandën e tyre. Shprehja “Ik sot për të luftuar një ditë tjetër”, si koncept është shuar.
Asnjë poet nuk guxon murmuritje bukurie jashtë nga zona e rimave. Ashtu si asnjë klerik nuk guxon të sugjerojë një Providencë e cila kritikon kombin kur sheh se ka zgjedhur rrugë të keqe. Shqipëria është ishull vullkan i zhurmshëm i fatit, i vlerave materiale, i tarifave e taksave të larta dhe ligjeve që rëndojnë, tregjeve të gllabëruara dhe çmimeve pa vlera. Të gjitha në mungesë të qëllimeve më të larta, të dashurisë së pastër të dijes dhe dorëzimit ndaj natyrës; ekziston shtypja e imagjinatës dhe mendimit; kemi “faktik” në vend të “natyrshëm”; dhe shpenzime pa shije; art dhe vetëkënaqësi; shpërblim për cilindo që krijon një pengesë më shumë për të ndërhyrë midis njeriut dhe sendeve. Kështu fjala degradohet; poezia bëhet udhëzues i rimuar turistësh. Dhe bibliotekat e vargjeve që shtypen marrin këtë karakter vendor. Në sa vëllime duhet të qëmtojmë para se të mbushemi, të mësojmë, të përtërihemi? Kërkojmë mrekullinë, bukurinë, që nuk mund ta prodhomë në asnjë mulli, që nuk mund të japë llogari; bukurinë, prodhimin e së cilës e mbajtën sekret poetët e mëdhenj; nuk dihet ku e gjetën.
Është humbur nga sytë fakti që poezia ekziston që shpirti të flasë, dhe se asnjë pasuri e përshkrimit ose e zbukurimit është risi derisa të arrihet. Prandaj, poetët fare fare të vjetër u vunë veshin vargjeve dhe më pak konsideronin gjykimin. Fjalët e tyre të çojnë te burimi. Dhe lexuesi do të thoshte: Për Zotin, nëse fjalët nga shpirti do të ishin si të kalemxhinjve,
Shkrimi do të kishte më shumë ligësi.