• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMBËTARJA SHQIPTARE “TURPËRON” FRANCËN E PLATINSË, SERBËT HANË DAJAK NË BEOGRAD

November 14, 2014 by dgreca

Deschamps: Shqipëria nuk është skuadër e vogël; Cana: Duhet të krenohemi me këtë ekip/
Përfaqësuesja Shqiptare e futbollit ka ka turpëruar Francën e Platinisë, tek ka barazuar me rezultatin 1-1 me Francën në stadiumin “Loute De Lorient”, të Rennes.
Franca nuk e nënvleftësoi për asnëj cast ndeshjen, madje e kërkoi më dhëmë të shtërnguara dhe me nota nervozimi fitoren deri në minutën e pestë shtesë, por shqiptarët luftuan për prestigj; ata nuk e lëshuan lojën deri në sekondat e fundit. Ky ishte një rezultat historikë për kuqezinjtë të cilët kanë arritur të marrin një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari i cili ka fituar në të shkuarën kampionatin Europian të futbollit dhe botëror.
Miqësorja e luksit që u zhvillu në në stadiumin e “Loute De Lorient”, 29.376 vendesh në 45 minutat e para të lojës ka dhuruar vetëm 1 gol, atë të Mërgim Mavrajt, i cili përfitojë mjaft mirë nga një kros i Agollit nga e majta e sulmit shqiptarë. Aksioni i golit mund të themi fare mirë ishte një skemë e timonjeri Xhani De Biazi i cili u provua edhe më parë, por që Lorik Cana nuk mundi të shënojë, duke e dërguar topin sipër traversës së portës franceze.
Pjesa e dytë foli për francezët që barazuan rezultatin përmes të sapo të futurit në lojë, Griezman në minutën e 73’.
Barazimi në Francën ndaj skuadrës së Dechamps me rezultatin 1-1 është konfirmim i formës së mirë dhe rritjes së lojës që kuqezinjtë përjetojnë nga ndeshja në ndeshje.
Në përfundim të takimit me Francën, disa prej protagonistët dhanë deklarata për shtyp dhe thanë se barazimi me Francën konfirmon forcën e kuqzeinjëve.
Lorik Cana, kapiteni kuqezi tha se ky rezultat konfirmon formën tonë të shkëlqyer. “Ky rezultat konfirmon rritjen tonë si grup. Është një rezultat që shton besimin dhe na jep krahë për të vijuar rrugëtimin tonë drejt Franc 2016”, theksojë Cana në përfundim të takimit. De Biazi nga krahu tjetër u shpreh tepër i kënaqur nga prezanimi i lojtarëve. “Më shumë se rezultati më pëlqeu reagimi i lojtarëve pas 10 minutave të para të lojës. Jam i kënaqur me të gjithë. Tani kemi Italinë, ku duam sërish një rezultat pozitiv”, përfundojë De Biazi.
Mesfushori Andi Lila nga krahu tjetër tha se jemi një skuadër që duhet të hymë në Europë. “Do të ishte e jashtëzakonshme po të fitonim këtu, por ne tashmë jemi më të vetëdishëm për forcën tonë. Duam të dalim në Europian”, ka thënë Lila.
Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1 në qytetin e Rennes përbalël Francës. Golat në takimin e përfunduar në orën 22:45’ u shënuan nga Mavraj në mintëun e 41’ të pjesës së parë dhe nga Griezman në të 73-ën.

Kombëtarja Shqiptare ka arritur një tjetë rezultat mjaft të mirë. Edhe pse një ndeshje miqësore, kuqezinjtë e De Biazit ishin ne avantazh dhe luajten shkelqyer.
Skuadra Shqiptare ka përballuar me sukses presionin francez, por njëkohësisht duke u përpjekur të dalë përpara rezikshëm.Shqipëri aarriti të kryesojë e para 0-1 në miqësoren me Francën. Kuqezinjtë e De Biazit janë duke zhvilluar një ndeshje fantastike dhe arrijnë të udhëheqin fillimisht me meritë 0-1. Mavraj në të 41-tën kaloi kuqezinjtë në avantazh.
Ndërkohë në minutën e 72-të pas një aksioni individual, Antoni Griezman driblon bukur dy mbrojtësa shqiptar nga e majta dhe arrin të mposhtë Berishën duke barazuar rezultatin.
Gjithçka u mbyll 1-1 dhe Shqipëria arrin një tjetër rezultat të kënaqshëm, pas fitores me Portigalinë dhe barazimit me Danimarkën. Gjithsesi Franca arriti t’i marre nje barazim Shqiperise, që udhëhoqi deri në minutën e 72..
Kronika dhe formacionet/
Franca-Shqipëria 1:1 (0:1)
Stadiumi në Rennes.
Gjyqtarë: Gjyqtarë: M. Zelinka, O. Pelikan, K. Mencl (Çekia).
Shënues: Mavraj (40′).
Kartonat e verdhë: Agolli.
Franca: Lloris, Jallet, Yanga-Mbiëa, Digne (Kurzaëa 70′), Varane, Valbuena (Payet 85′), Cabaye (Griezmann 59′), Sissoko (Schneiderlin 80′), Pogba, Benzema, Lacazette (Gignac 69′).
Shqipëria:Berisha, Mavraj, Lila, Hysaj (Villa 85′), Cana, Agolli, Kukeli (Bulku 90+2′), Abrashi (Ajeti 69′), Lenjani (Shala 76′), Memushaj, Cikalleshi (Balaj 90+2′).
***
Didier Deschamps, ka thuru lavde për ekipin kuqezi, pas barazimit 1:1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Renes.
Didier Deschamps, traineri i përfaqësuese franceze, ka komentuar ndeshjen ndaj Shqipërisë, e cila përfundoi me rezultat të barbarët 1:1. Ai ka lavdëruar ekipin kuqezi.
“Patëm më shumë raste sesa Shqipëria, por ne kemi bërë disa gabime. Shqipëria ra në pjesën e dytë. Ne nuk duhet të dëshpërohemi sepse Shqipëria nuk është skuadër e vogël. Unë kam bërë disa eksperienca në këtë takim, por mos të harrojmë se kemi edhe lëndime”, ka deklaruar Deschamps pas ndeshjes.

***
Cana: Duhet të krenohemi me këtë ekip
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka thënë se të gjithë duhet të krenohen me Kombëtaren shqiptare.
Lorik Cana ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e Kombëtares shqiptare në ndeshjen miqësore ndaj Francës, e cila përfundoi baras 1:1. Kapiteni i ekipit kuqezi ka thënë se duhet të krenohemi me këtë ekip.
“Skuadra pe vazhdon rrugën e saj, është duke i përmirësuar gabimet. Po më pëlqen që ekipi po lufton dhe po angazhohet. Duhet të krenohemi me këtë ekip. Por, ekipi jonë po tregoj edhe lojë të mirë, po e mbanë topin. Kemi një të ardhme të ndritur. Ne duhet të rrimë me këmbë në tokë, ti përmirësojmë gabimet dhe të ecim përpara”, ka deklaruar Cana.
SERBIA RRIHET NE BEOGRAD
Danimarka e ka mposhtur Serbinë midis Beogradit me rezultat 1:3, duke e poshtëruar në shtëpi, pa tifozë. Kurse, fitore ka shënuar edhe Portugalia, që mundi Armeninë në minutën e 8- me anë të këpucës së artë, Ronaldos.
Danimarka e ka tronditur Serbinë. Danezët kanë fituar në Beograd me rezultat 1:3, në kuadër të eliminatoreve për euro 2016.
Serbet e mbyllen pjesën e parë me golin e realizuar nga Zoran Tosic në minutën e katërt. Por, në pjesën e dytë danezët rikthyen rezultatin në 1:3. Golat i realizuan Nicklas Bendtner (60 dhe 85) dhe Simon Kjaerit (62)
Kurse, Portugalia e ka mundur Armenin me rezultat 1:0 me golin e Cristiano Ronaldos të shënuar në minutën e 72-të.
GJENDJA NË GRUP
DANIMARKA 7 Pikë
PORTUGALIA 6 Pikë
SHQIPËRIA 4 Pikë
SERBIA 1 Pikë
ARMENIA 1 PIKË

Filed Under: Sport Tagged With: barazon, Kombetarja Shqiptare, ne Beograd, ne France, Serbia rrihet

HULIGANET SERBE DOGJEN SERISH FLAMURIN SHQIPTAR

October 19, 2014 by dgreca

MPJ e Shqipërisë dënon me forcë djegien e flamurit shqiptar në ndeshjen Partizani – Crvena Zvezda/-
TIRANE, 19 Tetor/-Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktin e shëmtuar të përdhosjes dhe djegies së flamurit shqiptar në ndeshjen e futbollit Partizani – Crvena Zvezda, të luajtur mbrëmë në Beograd.
“Konstatojmë me keqardhje se huliganizmi i tifozerisë serbe dhe urrejtja patologjike ndaj simboleve shqiptare u shpreh sërish në Beograd në një ndeshje që nuk kishte aspak të bënte me Shqipërinë apo shqiptarët”, thuhet në njoftimin për mediat të MPJ-së.
Gjatë ndeshjes së luajtur mbrëmë në Beograd u përsëritën sërish aktet e shëmtuara anti-shqiptare ku tifozeria serbe, përveç djegies së flamurit shqiptar shpërtheu në fyerje të rënda ndaj shqiptarëve.
MPJ e Shqipërisë u bën thirrje autoriteteve serbe të vendosin para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve dhe klasës politike serbe të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të distancohet qartë nga akte të tilla që po marrin përmasa të pamenaxhueshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit.
“Futbolli dhe asnjë sport tjetër nuk duhet të shihen dhe as të fantazmohen si një mënyrë tjetër e të nxiturit konflikte midis kombeve. Organizata më legjitime dhe më përfaqësuese e futbollit evropian, siç është UEFA, duhet të jetë në krye të kësaj përpjekjeje esenciale, për të bërë të mundur bashkëjetesën në këtë botë të globalizuar, konform vokacionit të saj dhe thirrjeve të vazhdueshme që janë bërë dhe i bëhen jo vetëm nga sportistë por edhe nga krerë shtetesh dhe qeverish”, deklaron MPJ./a

Filed Under: Kronike Tagged With: digjet serish, Flamuri shqiptar, ne Beograd, reagon MPJ

Takimi Rama-Vuçiç në Beograd mbahet më 10 nëntor

October 19, 2014 by dgreca

TIRANE, 19 Tetor/ Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç kanë ranë dakord që takimi i planifikuar midis tyre të mbahet në Beograd më 10 nëntor.
-Njoftimi i plotë për mediat nga zyra e Kryeministrisë –
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, patën këtë pasdite një bisedë telefonike.
Ata ranë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri ishin tejet të padëshiruara. Mes dy kryeministrave mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë sa ndodhi, por ata ranë dakord që nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për t’u takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, si edhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve.
Prandaj, ata u morën vesh që të vazhdojnë dialogun e rëndësishëm që kanë nisur, si edhe për të siguruar që procesi i filluar në Berlin në 28 gusht, të shkojë përpara përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të tyre, rajonit dhe Europës si e tërë.
Për sa më sipër, dy kryeministrat ranë dakord që takimi i planifikuar midis tyre të mbahet në Beograd më 10 nëntor./a.gegvata-ATSH

Filed Under: Kronike Tagged With: mbahet, më 10 nëntor, ne Beograd, Takimi Rama-Vuçiç

Minicopteri me flamurin shqiptar në Beograd, qartësisht vepër e shërbimit të fshehtë serb

October 15, 2014 by dgreca

Nga Kastriot MYFTARAJ/
Nuk ka qenë dorë shqiptare ajo që dërgoi flamurin shqiptar nga ajri në stadiumin “Partizani” të Beogradit me një minicopter (helicopter të vogël) gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Kjo është absolutisht e qartë. Zbritja nga ajri me një minicopter e një baneri me hartën e Shqipërisë etnike, të stiluar me flamurin shqiptar, në stadiumin e Beogradit ishte një inskenim i shërbimeve të fshehta serbe, me qëllim për të fajësuar shqiptarët për shkallëzimin e tensionimit të ndeshjes. Duke konsideruar shkallën e pranisë policore në stadium dhe përreth tij, si dhe vëzhgimin e madh me videokamera në një zonë të gjerë përreth stadiumit, është absolutisht e pamundur që, jo më një shqiptar nga Shqipëria, Kosova, apo Lugina e Preshevës, por qoftë edhe një shqiptar me banim në Beograd, të ketë mundur ta bëjë një gjë të tillë në Beograd. Në çdo rast, nëse këtë gjë do ta kishte bërë një shqiptar, ai do të ishte zbuluar dhe arrestuar tashmë nga Policia Serbe.
Madje Policia Serbe, e cila zotëron edhe mjete speciale për kontrollin e hapësirës ajrore përreth stadiumit në raste të tilla, do ta kishte interceptuar me siguri minicopterin që para se të arrinte mbi stadium, kuptohet nëse këtë nuk do ta kishte bërë një operator i shërbimeve të fshehta serbe. Nuk përjashtohet mundësia që Serbia të arrestojë një shqiptar me banim në Beograd dhe ta paraqesë atë si njeriun përgjegjës për dërgimin e flamurit shqiptar në fushë me minicopter. Por kjo nuk do të jetë veçse një “gjethe fiku” që nuk mund të fshehë të vërtetën lakuriqe. Se edhe nëse minicopteri do të arrinte të ngrihej nga një pikë diku jashtë stadiumit, ai nuk mund të endej në qiell pa u interceptuar nga njësitë e specializuara policore që para se të arrinte në stadium.
Tani duket qartë se Serbia, dhe këtu e kam fjalën për shtetin serb, duke qenë se nuk mund ta pranonte në asnjë mënyrë që jo më ta humbte këtë ndeshje, por të mos e fitonte atë, ka pasur më tepër se një skenar për ndeshjen me Shqipërinë. Një ishte fitorja në një stadium pa tifozë shqiptarë. Skenari tjetër ishte që në rast se do të shihej se ishte e pamundur të fitohej ndeshja, të sabotohej ajo me një incident nacionalist për të cilin do të bëheshin fajtorë shqiptarët. Vetë mënyra sesi lojtarët serbë vepruan me flamurin shqiptar të zbritur në fushë ishte një provokim ndaj lojtarëve shqiptarë në fushë. U duk qartë se kishte një bashkëpunim të përkryer mes tifozëve të dhunshëm serbë, lojtarëve dhe policëve. Derisa lojtarët serbë u sollën me përçmim me flamurin shqiptar që zbriti në fushë me minicopter, policët serbë qëndruan pasivë dhe i lejuan tifozët e dhunshëm serbë të hynë në fushë dhe të rrahin lojtarët shqiptarë. Kur detyra e policëve serbë ishte që të mbronin lojtarët shqiptarë nga tifozët që kishin hyrë në fushë, dhe për të bërë këtë detyrë nuk kishte pse të prisnin lejën e arbitrit. Kur serbët e panë se loja po zhvillohej në atë mënyrë që jo vetëm kishte gjasë që të mos e fitonin por madje edhe mund ta humbnin, ata aktivizuan Planin B. Dhe ndodhi ajo që pamë të gjithë.
Shërbimi i fshehtë serb e dinte se do të kishte idiotë shqiptarë të cilët nuk e kuptonin trick-un me minicopterin, dhe do ta merrnin përsipër autorësinë e tij. Por kjo nuk e ndryshon të vërtetën e asaj që ka ndodhur.
Për shkak të zbritjes në fushë të flamurit shqiptar me minicopter, UEFA ka shumë gjasa që të vendosë përsëritjen e ndeshjes në një fushë asnjëanëse, duke i quajtur të dy palët si bashkëfajtore për shkallëzimin e tensionimit në ndeshje. Prandaj në këto momente është e nevojshme që të ketë një reagim të shpejtë zyrtar, nga Qeveria e Shqipërisë, me të cilin ngjarja të përcaktohet si një provokim i inskenuar nga serbët, të cilin më e pakta autoritetet serbe e kanë toleruar nëse nuk janë drejtpërdrejt përgjegjës. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Federata Shqiptare e Futbollit në adresë të UEFA. Kjo histori nuk mund të mbyllet me shpjegimin e rëndomtë tashmë, se janë disa grupe ekstremiste serbe përgjegjëse për akte të tilla dhune. Ajo çka ndodhi në Beograd është një akt lufte dhe meriton që të ketë si përgjigje një notë zyrtare proteste që edhe si adresim të jetë drejtpërdrejt nga ana e Qeverisë së Shqipërisë ndaj Qeverisë së Serbisë, jo thjesht të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.
Kjo që ndodhi në Beograd është një gjë shumë e rëndë dhe nëse Edi Rama pas kësaj vendos të shkojë në Beograd, ky do të ishte një veprim prej Esat Toptani, me ç’ rast Rama meriton fatin e Esatit dhe këtë herë të jetë i sigurt se do ta gjejë nëse guxon të shkojë në Beograd.

Filed Under: Opinion Tagged With: e sherbimit, Flamuri shqiptar, Kastriot Myftaraj, ne Beograd, te fshehte serb, veper

KRYEMINISTRI RAMA NE BEOGRAD- JO DUARTHATE PER LUGINEN E PRESHEVES

October 10, 2014 by dgreca

Keshilla per axhenden e Kryeministrit shqiptar ne Beograd:Lule te permendorja e Tucoviqit; vizite ne kishen Orthodokse te Shen Saves; Vizitë xhamisë në Beograd,Kërkesa për njohje të pavarësisë së Kosovës, Jo duarthate per presheven etj…etj…/
Nga Nexhmedin SPAHIU- Analist/
Vizita e pritur e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd do të ndodhë pas afro 7 dekadash. Pikërisht për këtë edhe ka rëndësi historike dhe simbolika luan rrol të madh.
Edi Rama nuk duhet ta përsërisë gabimin e Ilir Metës, i cili kur shkoi në Beograd si ministër i jashtëm vuri kurorë lulesh mbi varrin e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq. Gjingjiqi vërtetë ishte njëri ndër kryeministrat më të zotë e më pro-perëndimor në historinë e Serbisë, por ai njihet si politikani serb që deshi ta ndante Kosovën mbi baza etnike dhe respekti për Gjingjiqin, simbolizonte pajtimin e Shqipërisë që Kosova të ndahet në baza etnike mes Shqipërisë e Serbisë. Është e sigurt që Ilir Meta nuk do ta ketë menduar kështu aspak këtë punë, por çështja është si e panë gjestin e tij opinioni publik në Beograd.
Kurorë lulesh tek pëmendorja e Dimitrije Tucoviqit
Edi Rama duhet të vëjë kurorë tek përmendorja e Dimitrije Tucoviqit (1881-1914) në qendër të Beogradit. Dhe ai duhet ta thotë arsyen përse. Tucoviqi ishte politikani i parë serb që kundërshtoi ushtrinë serbe për pushtimin e tokave shqiptare dhe përshkroi masakrat ndaj shqiptarëve. Kur pas luftës së fundit në Kosovë (1999), emrat e rrugëve dhe shesheve të Prishtinës u zëvendësuan me emra shqiptarë, edhe pse dominonte frymë ekstremisht nacionaliste, autoritetet lokale të Prishtinës e panë të udhës që emrin e Dimitrije Tucoviqit edhe më tutje ta bartë një rrugë e Prishtinës. Fatkeqësisht, në Tiranë nuk ka një rrugë më emër të tillë. Do t’ishte mirë të kishte. Do të shprehte kulturë e respekt për autorin e veprës monumentale “Serbia e Shqipëria”.
Ceremoni fetare në Kishën e Shën Savës në Beograd
Edi Rama do të duhej të vizitonte Kishën e Shën Savës në Beograd dhe të bënte kryqin sipas ritualit ortodoks. Kjo do të kishte jehonë tejet pozitive në opinionin serb dhe do të tregonte kulturë e respekt që do të shkrinte shumë paragjykime.
Paraprakisht Edi duhet ta praktikojë këtë në Kishën Ortodokse në Tiranë që, si fëmijë i komunizmit ateist, të mos bëjë ndonjë gafë gjatë ritualit dhe kësisoj të arrijë kundërefekt. Këtë ceremoni duhet ta zhvillojë jo për hir të bindjeve të tij fetare (sepse Edi ka të drejtë të jetë edhe ateist, tek e fundit është e drejtë personale e secilit), por pse si kryeministër i Shqipërisë përfaqëson edhe një komunitet të madh të krishteresh ortodoksë.

Vizitë xhamisë në Beograd
Edi Rama do të bënte mirë ta vizitonte edhe xhaminë e Beogradit, për të treguar se si kryeministër i Shqipërisë përfaqëson një komb myslimano-kristian. Natyrisht, në xhami nuk ka nevojë të kryej ceremoni fetare, sepse do t’ishte qesharake që një kryeministër të bëjë edhe kryq edhe namaz. Thjesht, Edi Rama në Beograd duhet të tregohet si një i krishterë, por që qeverisë me një komb që është myslimano-kristian.
Me këtë ai do të tregonte superioritet duke qenë se serbët janë një komb ekskluziv mono-fetar (ortodoks) përballë kombit shqiptar si komb multi-fetar.
Takim me artistë, por jo nga ata të kohës kur Shqipëria ishte inferiore e Serbia (Jugosllavia) superiore
Edi Rama bënë mirë të takohet me artistë serbë, pasi edhe vet është artist, por bënë mirë t’u shmanget takimeve me artistë serbë që krijuan famë në kohën kur Shqipëria ishte e izoluar. Pra, Edi bënë mirë t’i shmanget takimeve me Goran Bregoviqin, Emir Kusturicën, Zdravko Qoliqin etj, për asgjë tjetër përveç se për arsyen se takimet me këto personalitete të artit e kultures serbe përkujtojnë kohën kur Shqipëria ishte inferiore karshi Serbisë (Jugosllavisë). Mund të takohet me artistë që kanë bërë emër viteve të fundit, kohë kjo që nuk ngjallë kujtime të kohës së kaluar kur Shqipëria ishte inferiore karshi superioritetit të Serbisë (Jugosllavisë).
Intesifikimi i marrëdhënieve ekonomike, autostrada Durrës-Nish
Pasi të ketë treguar superitet kulturor përmes simbolikës që përmenda më lartë (kurora lulesh te permendorja e Tucoviqit, kryqimi në kishë, vizita në xhami), pozicioni i tij do të jetë krejtsisht solid. Atëherë ka mundësinë të flasë i relaksuar për marrëdheniet ekonomike që duhen intensifikuar, ku theksi duhet vënë në ndërtimin e autostradës prej Nishi deri te kufiri me Kosovën, ku serish ka rastin të tregoj superioritet pasi që pjesa shqiptare dhe ajo kosovare e autostradës tashmë kanë përfunduar.
Jo duar thatë, për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Kryeministrit shqiptar nuk i ka hije të shkojë duarthatë tek komuniteti shqiptar që qeveriset nga shteti serb. Do t’ishte mirë që në emër të qeverisë shqiptare të bënte ndonjë donacion për ndonjë shkollë, çerdhe të fëmijëve, shtëpi kulture apo çfaredo qoftë që të ketë nevojë në Luginë të Preshevës.
Kërkesa për njohje të pavarësisë së Kosovës
Pika mbi shkronjën “i” vëhet në fund me kërkesën ndaj qeverisë serbe që ta njeh sa më parë pavarësinë e Kosovës, duke theksuar këtu se Qeveria e Shqipërisë mbështet plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd.
Gjatë deklaratave publike e jo publike duhet të shmagen lajkat, por edhe tonet e ashpra, si kundërpergjigjie e toneve nga pala serbe.
Kombi shqiptar si fitues i konfliktit 140 vjeçar
Pozicionimi i kryeministrit shqiptar gjatë gjithë qëndrimit në Beogradi duhet të jetë i tillë që të dëshmojë se kombi shqiptar dhe ai serb ishin në konflikt 140 vjeçar, por ky konflikt ka përfunduar me fitoren e kombit shqiptar dhe aleatëve të tij, dhe si komb fitimtar nuk sillet me arrogancë e përçmim, po sillet me urtësi e respekt për humbësin. Natyrisht, punën e fituesit e të humbësit nuk duhet ta thotë shprehimisht, por veprimet e tij në Beograd duhet ta manifestojnë këtë.

Filed Under: Analiza Tagged With: ne Beograd, Nexhmedin Spahiu, vizita e Rames

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT