Nga Shefqet Kërcelli*/
Ëndërronte të ishte dentiste në një klinikë në Durrës, por sot punon në Boston, si ndërlidhëse kliniko-shkencore për kompaninë farmaceutike “Boehringer Ingelheim”. Vajza nga qyteti bregdetar i Durrësit, Ledia Goga, u largua nga Shqipëria në gusht të vitit 1996, por, pamvarësisht se kanë kaluar 18 vjet, ajo është e bindur se do të mbetet përgjithmonë në mes të dy kulturave, asaj shqiptare dhe asaj amerikane. E lindur në Shqipëri dhe e arsimuar profesionalisht në Amerikë, Ledia nuk mund të ndihet 100 për qind pjesë e asnjërës shoqëri. Ajo ka një personalitet të vecantë, me përkatësi të plotë vetëm në grupin e emigrantëve si vetë ajo, me rrënjë diku në mes të Atlantikut. Pavarësisht rrugës së gjatë e të vështirë të integrimit, Ledia ishte me fat që iu dha mundësia për t’u shkolluar në Amerikë. Në mesin e viteve 90 -të shekullit të kaluar, shumë bashkëmoshatarë të saj përpiqeshin të gjenin mënyra të ndryshme për ta ndërtuar të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë së tranzicionit. Është interesante se sa forcë ka rastësia në përcaktimin e drejtimit të jetës të Ledias. Pasi mbaroi gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës, ju desh të zgjidhte midis konkursit të stomatologjisë dhe atij të anglishtes, sepse ishin të dy në një ditë. Por vajza e re zgjodhi stomatologjinë dhe, për fat të keq, nuk e fitoi. Arsyet nuk i di edhe sot e kësaj dite, sepse konkurruesit nuk kishin të drejtë të shihnin apo t’i diskutonin përgjigjet e pyetjeve të komisionit. Ato mbeteshin përfundimisht mbrapa dyerve të mbyllura, ku bëheshin pazaret e radhës. Vitin që vijoi Ledia aplikoi për të filluar studimet si përkthyese në Xhenova, Itali, dhe si studente e përgjithshme në Amerikë. Atë verë iu desh të zgjidhte përsëri, por këtë herë midis Italisë dhe Amerikës, sepse viza italiane dhe bursa amerikane erdhën në një dite. Zgjodhi rrugën e Amerikës; Një vendim që përcaktoi drejtimin e 18 viteve më pas. Në kolegj nxënsja e shkëlqyer e “Gjergj Kastriotit” zgjodhi degën e biologjisë dhe më pas doktoratën në fiziologji, në University of Louisville, Kentucky, sepse shkenca e biologjisë e ka tërhequr që kur ishte nxënëse në qytetin e saj bregdetar. Interesi e pasioni për të ju zgjuan që në klasën e pestë, me mësuese Sosen, në shkollën “Mujo Ulqinaku”, dhe më pas u përforcuan nën ndikimin e pedagogut Michael Capp në kolegjin “Carlow College”, në Pittsburgh, Pennsylvania, i cili ja prezantoi përsëri biologjinë me një elokuencë e mjeshtëri të rrallë pedagogjike. Pas vitit të parë të kolegjit, fondet e bursës nga Shoqata Kulturore Shqiptaro-Amerikane mbaruan dhe studentja e biologjisë u ndodh në mes të një udhëkryqi shumë të vështirë:-ose të kthehej mbrapsht në Shqipëri, ose të vazhdonte të luftonte, të punonte çfarëdolloj pune e të studionte njëkohësisht, për të përballuar taksat e shkollës dhe jetesën. Rezultatet e larta në provime e ndihmuan vetëm pjesërisht, sepse, duke qenë studente e huaj, bursa e pjesshme që i jepte universiteti ishte shumë e vogël. Pavarësisht se vështirësitë financiare për t’u diplomuar e për të përballuar jetën në një vend të huaj ishin të rënda mbi shpatullat e një adoleshenteje, deri atëherë “e mbrojtur” nga kujdesi dhe dashuria e prindërve, Amerika gjithmonë e ka shpërblyer vullnetin, sakrificën dhe këmbënguljen e emigrantëve në baza meritokracie. Për këtë shumë djem e vajza shqiptare e respektojnë gjithmonë vendin ku vendosën të studiojnë e të jetojnë, pasi, ashtu siç thotë shprehja e mençur amerikane, “Ajo që nuk të vret, të bën më të forte!”. Ky është një parim bazë, mbi të cilin është ndërtuar kultura e punës amerikane dhe përpjekjet e tyre të pandalshme për të ecur përpara. Pa i harruar sakrificat e së kaluarës, prirja e natyrshme e Ledias është të fokusohet tek e tashmja dhe te sfidat e tanishme të realitetit të saj profesional. Porse ky profesion ende nuk njihet në Shqipëri, në mungesë të kompanive farmaceutike që bëjnë kërkime klinike dhe hedhin në treg medikamente të reja.
Ledia Goga shërben si ndërlidhëse e shkencës klinike ndërmjet kompanisë “Boheringer Ingelheim” dhe mjekëve ekspertë pulmonologë në rajonin e New England, që përfshin shtetet Massachusetts, New Hampshire, Maine, Vermont dhe Rhode Island. Në SHBA, industria farmaceutike është tepër e mbikëqyrur nga qeveria amerikane, nëpërmjet Administratës së Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA). Çdo medikament i ri që hidhet në treg duhet të kalojë teste klinike rigoroze të efikasitetit, por edhe të padëmshmërisë te pacientët përkatës. Këto teste janë investime miliona dollarëshe dhe, për të qenë i suksesshëm në treg, sugjerimet e mjekëve ekspertë për vlerat e medikamentit të ri janë të një rëndësie thelbësore. Detyra e saj është të ndërtojë ura lidhëse midis interesave tregtare të “Boehringer Ingelheim” dhe interesave kliniko-shkencore të ekspertëve pulonologë që praktikojnë në New England. Me takimet që ajo organizon i mban të dyja palët në dijeni të studimeve të reja klinike dhe zbulon ku kanë interesa të përbashkëta për të investuar më tej në fushën e pulmonologjisë. Ledia Goga ndihet shumë e realizuar në këtë profesion, sepse e bën t’i mbajë aktuale njohuritë në fushën e pulonologjisë, si edhe të komunikojë vazhdimisht me mjekë shkencëtarë të shquar në fushën e tyre me statusin e klientit, por edhe atë të kolegut brenda kompanisë së saj. Përvoja e saj si emigrante në Amerikë mbetet pozitive, sepse sakrificat shpërblehen si nga ana intelektuale dhe ato materiale. Ashtu si edhe mjaft bashkatdhetarë të saj në Europë e kudo nëpër botë, të prezantuar denjësisht me dijet e tyre, Ledia nuk e ka ndier diskriminim etnik thjesht sepse nuk ka lindur në Amerikë, apo sepse anglishten e flet me theks të huaj. Detyra e saj ishte të konkurronte për të njëjtat shkolla, bursa dhe mundësi pune ashtu si vendasit, por zgjedhjet u bënë gjithmonë në bazë të vlerave të saj akademike, eksperiencës profesionale dhe rekomandimit të pedagogëve dhe kolegëve. Kjo meritokraci është një nga arsyet e progresit amerikan që duhet të frymëzojë çdo person në Shqipëri që ka në dorë CV-në e një kandidati për universitet apo punësim.
Le ti urojmë shkencëtares së re durrsako-amerikane suksese në kërkimet e saj farmaceutike!
* Përshtati nga revista “Elite”, për “Diellin”, Shefqet Kercelli
NJE NGA TERRORISTET E BOSTONIT KA VDEKUR NE PERPLASJE ME POLICINE
SHBA: Operacion policor në kërkim të të dyshuarit të dytë/
Ne Foto:Ky eshte i dyshuari i dyte, Dzhokhar A. Tsarnaev, qe i shpetoi policise dhe tani eshte ne kerkim./
Policia në shtetin verilindor Massachusetts njoftoi se një prej të dyshuarve për shpërthimet e maratonës së Bostonit ka vdekur dhe tjetri nuk është kapur ende, ndërsa forcat e sigurimit vazhdojnë një operacion kërkimor në rrethinat e Bostonit.
Autoritetet thonë se i dyshuari “me kapele të bardhë” për shpërthimet e së hënës, i njohur si i dyshuari numër 2 nuk është kapur dhe është “i armatosur dhe i rrezikshëm”. Policia ka paralajmëruar banorët e qytezës Watertown, rreth 8 kilometra larg Bostonit, që të qëndrojnë brenda dhe të mos i hapin derën askujt përveç policisë, e cila po bën kërkime derë më derë në kërkim të të dyshuarit.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti ishte afër vendit të ngjarrjes dhe tha se bëhet fjalë për një prani të madhe policore si dhe të FBI-së, ekipeve të çaktivizimit të bombave dhe pranisë së helikopterëve dhe qenve të stërvitur.
Transporti publik lokal është pezulluar. Të gjitha shkollat dhe universitetet janë mbyllur, disa biznese kanë pezulluar punën, ndërkohë që policia po u kërkon banorëve në disa pjesë të Bostonit dhe në rrethinat në perëndim të tij të qëndrojnë sot në shtëpi. Makinat nuk lejohen të hyjnë ose të dalin nga qyteza Watertown. Autobuzët po evakuojnë banorët e zonës.
Zyrtarët thonë se 2 personat e dyshuar për shpërthimet në marathonën e së hënës dyshohen gjithashtu për vrasjen e një polici të kampusit të Institutit të Teknologjisë së Massachusetts, MIT, mbrëmë vonë para se të merrnin një makinë dhe të iknin nga Watertown. Autoritetet thonë se të dyshuarit hodhën lëndë ekplozive nga makina, ndërsa policia i ndiqte.
Zyrtarët thanë se i dyshuari numër 1, me kapele të zezë në fotografitë e publikuara nga FBI-ja, u plagos për vdekje në një shkëmbim zjarri me policinë dhe vdiq pasi u dërgua në spital. Autoritetet në spitalin Beth Israel thanë se i dyshuari kishte marrë një numër plagësh, madje kishe shenja plagosjeje nga objekte që mund të ishin pjesë përbërëse e eksplozivit që ai përdori vetë.(kortezi Seri i Amerikes)
EDHE NE NEW YORK GATISHMERI E LARTE PAS AKTIT TERRORIST NE BOSTON
Andrew Cuomo: “Unë i jam drejtuar, në cilësinë e guvernatorit të shtetit të New Yorkut, dje agjencive shtetërore, duke përfshirë edhe Divizionin e Sigurisë Kombëtare dhe Shërbimet e urgjencës, Policise se Shtetit, MTA dhe Autoritetit Portual, që të jenë në një gjendje të lartë gatishmërie deri sa kemi për të mësuar më shumë në lidhje me këtë akt.”
Nga Beqir SINA/
NYPD on high alert in New York City’s Times Square after the Boston Marathon blasts, with President Obama’s televised address as the backdrop. The explosion, coming at a revered sporting event, caused network to break into regular programming and stay with the tragedy. NEW YORK CITY – Një çift i bombave të fuqishme shpërtheu vetëm disa hapa me vijën e finishit në maratonën e Bostonit të hënën, duke vrarë të paktën tre veta mes tyre një fëmijë 8 vjeçarë Martin Richard, dhe duke plagosur më shumë se 100 persona të tjerë në mesin e tyre ka edhe konkurrentë dhe spektatorë, sipas autoriteteve lokale të policisë. Policia, e Bostonit, gjithashtu tha se zbuloi një bombë tjetër të pa shpërthyer e vënë qëllimisht përgjatë rrugës ku po përmbyllej maratona, duke shtuar se gjendja pas shpërthimeve ishte kaotike në përgjigjen emergjente që forcat e shumta po trajtonin viktimat e gjakosur – duke përfshirë të paktën shtatë fëmijë – dhe kalimtarë të hutuar në tentativë për t’u larguar për sigurinë. Presidenti Barak Obama, iu drejtua kombit Amerikan disa orë nga shpërthimi nga Shtëpia e Bardhë të hënën, duke u zotuar se “autorët e këtij akti do të zbulohen dhe kan për të marrë përgjigjen e merituar rreth shpërthimeve, të cilat thanë se FBI është duke i hetuar si terrorizëm i mundshëm. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është zotuar se përgjegjësit e krimit do të sillen para drejtësisë. “Ne ende nuk e dimë se kush e ka bërë këtë ose përse, andaj njerëzit nuk duhet të bëjnë konstatime para se t’i kemi të gjitha faktet. Por, ne do të merremi me këtë, do ta gjejmë se kush e ka bërë dhe pse e ka bërë. Të gjithë individët përgjegjës, të gjitha grupet përgjegjëse do të ndjejnë peshën e drejtësisë”, ka thënë presidenti Obama, duke u bërë thirrje qytetarëve të Bostonit “që të qëndrojnë të bashkuar dhe të kujdesen për njëri-tjetrin”. Presidenti nuk iu referua çiftit të shpërthimeve në Boston si një sulm terrorist, por një zëdhëns federalë nga Byroja Federale e Hetimeve – FBI tha se kjo axhensi zbulimi ishte duke i trajtuar dy shpërthimet të koordinuara dje në Maratonën e Bostonit si një akt i terrorist. Agjenti i FBI Richard Deslauriers, tha në një konferencë shtypi gjatë natës së hënës disa orë mbas shpërthimeve se agjencia e tij kishte marrë rolin udhëheqës në hetimin e çiftit të shpërthimeve në Maratonën e Bostonit, duke vrarë të paktën tre dhe duke plagosur më shumë se 100 persona të tjerë në mesin e tyre ka edhe konkurrentë dhe spektatorë, sipas autoriteteve lokale të policisë. “Kjo është një hetim penal dhe është një hetim i trajtuar si akt terroristë,” tha ai. Shpërthimet, në Boston dje tërhoqën vëmendjen maksimale të Policisë dhe forcave të ruajtjes së rendit në New York në një përgjigje të shpejtë nga New York Police Department, e cila ka mobilizuar në pjesët më strategjike të qytetit dhe njësi anti-terroriste, skuadra bombë-shkatërruese, dhe kudo sot në mënegjes duket prania shtesë e forcave të armatosuar rëndë dhe uniformë, sidomos në stacionet e trenave dhe të autobusve, hotelet, aeroportet, urat, shkollat, spitalet, stadiumet, qendrat muzeale dhe monumentet kryesore të New York Cityt dhe ndërtesave të larta grdacieleve. “Ne kemi rrit sigurinë në hyrje të tuneleve, shkollat e larta,spitalet, stadiumet, hotelet, stacionet e trenave dhe autobusve, aeroportet dhe vende të tjera të rëndësishme në qytetin e New Yorkut, me anë të vendosjes së trupave shtesë së NYPD, forcave speciale dhe gardës kombëtare e ushtrisë amerikane, në përgjigje kritike (CRVs) rreth shpërthimeve në Boston ,” tha zëdhënësi i departamentit, të policisë së NYPD Paul Browne, në një e-mail . New Yorku, qyteti amerikan që ka kaluar aktin terrorist më të madh në historinë e SHBA, 12 vjet më parë më 11 shtator 2001 kur humbën jetën afro 3 mijë vetë, prej shpërthimeve në Boston, dje në mesdrekë, ishte në gatishmëri të lartë, i për forcuar me praninë e madhe të forcave të policisë, gardës, kombëtare, forcave speciale dhe ushtrisë amerikane, duke rrethuar, stacionet e trenave të nëndheshëm, sheshet qëndrore, monumentet e mëdha, muzeumet, shkollat dhe stadiumet. Më shumë se 700 njerëz nga New York konkuruan në maratonën Boston këtë vit. Rreth 532 konkurrentët ishin nga Manhattani, 145 nga Brooklyni, 10 nga Queens, 17 nga Bronxi dhe shtatë nga Staten Island, sipas organizatorëve dhe asnjeri deri tani nuk rezulton se ka lëndime. Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Miachel Bloomberg kërkoi që njujorkezët të mbajnë sot ceremoni përkujtimore për viktimat dhe familjet e tyre, dhe të drejtojnë lutjet e tyre, për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve. Ai shtoi se 1,000 pjesëtarë të njësisë kundër terrorizmit të NYPD janë vënë në gadishmëri në qytetet prej sot. “Unë kam folur me Komisionerin e Policisë Kelly Ray, për të rritur sigurinë në vende strategjike dhe të infrastrukturës kritike, duke përfshirë, urat, tunelet dhe stacionet e trenave dhe autobusve në qytet. Disa nga hapat e sigurisë që ne jemi duke marrë mund të jenë të dukshme, duke përfshirë vendosjen e automjeteve të sofistikuara dhe të blinduara, automjetet e “Reagimit Kritik” dhe personel shtesë të policisë, dhe të tjerë, por që nuk janë për të ngjallur panik, por që njerëzit të jenë të qetë, dhe sa më të sigurtë “tha ai. “Ne kemi 1000 anëtarë të NYPD të caktuar për të vepruar kundër-terrorizmit, dhe ata – së bashku me tërë NYPD dhe Gardën Kombëtare do të jenë përgjatë infrastrukturës kundër terrorizmit – të gjithë jemi të mobilizuar plotësisht për të mbrojtur qytetin tonë”. theksoi Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Miachel Bloomberg Departamenti i Transportiti të Udhëtarëve MTA – New York, tha se ka vënë në detyrë forcat e saj të policisë dhe se do të rritë patrullat dhe inspektimet në stacionet e trenave. “MTA është duke shtuar patrullat e mbulimit dhe inspektimet e lëvizjes së njerëzve. Gjithë personeli i sigurisë dhe të gjithë të punësuarit do të jenë vigjilent”, ka thënë zëdhënësi i MTA Kevin Ortiz. “Kjo lloj gadishmërie do të vazhdojë deri sa të zbulohet plotësisht shkaku i shpërthimeve në Boston. NYPD është gjithashtu në gatishmëri dhe tregoi se ata do të japin vëmendje shtesë për sistemin e metrosë”, tha Ortiz. Governatori i New Yorkut, Andrew Cuomo vuri në dukje se të dielën pjestarë të Gardës Kombëtare, nga New Yorku, kishin dërguar tri automjete dhe gjashtë ushtarë për të mbështetur sigurinë në maratonën e Bostonit. Ai shtoi se në New York agjencitë janë në një gjendje të gadhishmërisë së lart për të rritur vigjilencën. “Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Bostonit – Massachusetts, në tragjedinë e tmerrshme në maratonën e Bostonit,” tha ai. “Unë i jam drejtuar, në cilësinë e guvernatorit të shtetit të New Yorkut, dje agjencive shtetërore, duke përfshirë edhe Divizionin e Sigurisë Kombëtare dhe Shërbimet e urgjencës, Policia e Shtetit, MTA dhe Autoriteti Portual, që të jenë në një gjendje të lartë gatishmërie deri sa kemi për të mësuar më shumë në lidhje me këtë akt.”
Një zëdhëns i FBI nga New Yorku, foli nga Bostoni për kanalin televizivë të qytetit NY1 duke thnë sipas tij se :” Bombat shpërthyen në sekonda me njëra-tjetrin në orën 02:50 të mesdrekës dhe ishin të vendosura rreth 50-100 metra larg njëra tjetrës afër tribunës së mbylljes së Maratonës së Bostonit. Ata kanë ndodhur katër orë pas fillimit të garës vjetore ku marrin pjesë mijëra vrapues, nga e gjithë bota, duke përfshirë shumë atletë njujorkezë,” tha ai. Komisioneri i policisë së Bostonit, Ed Davis tha se shpërthimet deri tani të paktën kan vrarë tre veta – duke përfshirë një djalë 8-vjeçar – dhe plagosën më shumë se 100 njerëz. Gjashtë fëmijë janë dërguar në Spitalin e Fëmijëve Boston. Kushtet e tyre varionin nga serioze në të mirë. Ai nuk tha nëse njujorkezët ishin në mesin e të plagosurve. Davis tha se policia kishte marrë në pyetje disa persona, si të dyshuar por askush nuk ishte nën arrest dhe nuk kishte dyshime themeltare deri më tani, për ndonjerin perj tyre. Një agjentë anonim i FBI tha se dëshmitarët kan parë një njeri të ikte i “hutuar” të cilin policia po e kërkon dhe mendon se lagimi i tij dukej i dyshimtë. Zyrtarët, thanë se njerëzit që kan pasur të afërmit e tyre në Maratonë apo si spektatorë mund të telefonojnë në numërin e telefonit 617-635-4500 për të gjetur nëse dikush ishte plagosur në shpërthimet. Autoritetet thanë, gjithashtu se kanë vendosur një numër për ata që do të konsiderohen si dëshmitarët mund të telefononi 1800-494-tips nëse ata kanë ndonjë informacion. Komisioneri i policisë inkurajoi njerëzit në Boston të shkojnë në shtëpitë e tyre, dhe të nisin jetën normale. “Njerëzit duhet të jenë të qetë. Ata duhet të kuptojnë se kjo është një ngjarje e rëndë dhe ne kemi nevojë për të gjitha informatat në dispozicion për ne, njerëzit nuk duhet të jetojnë më në frikë” tha ai. Natën e fundit, guvernatori i Massachusetts Patrick Deval , tha “Qyteti i Bostonit është i hapur dhe i qetë dhe kështu do të jetë i hapur sot e çdo ditë, por kjo nuk do të jetë për zonën ku ndodhën dy shpërthimet, sidomos për biznes si zakonisht”, tha ai. “Nuk do të jetë e hapur nga prania e hetimeve në përputhje me peshën dhe seriozitetin e hetimeve të vazhdueshme.” Administrata Federale e Aviacionit ka krijuar zonë të ndalim-fluturimit mbi vendin e ngjarjes. Komisionari i policisë në Boston, Edward Davis, ka thënë se po punohet në stabilizimin e situatës, ndërsa nga qytetarët ka kërkuar që të jenë të kujdesshëm. “U rekomandojmë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi; nëse janë në hotelet pranë zonës, të kthehen në dhomat e tyre, të mos shkojnë kudo dhe të mos mblidhen në turma të mëdha. Duam të sigurohemi se kemi stabilizuar plotësisht situatën”, ka thënë Davis. Forcimi i sigurisë është bërë edhe përreth qyteteve më të mëdha dhe kyçe të Shteteve të Bashkuara në, Kalifoni, Çikago, Nju Jork, Dallas, Feniks, dhe Uashington.