*Festa e Pavarsisë në Tampa kremtohet me krijimin e degës ” Vatra”/
* Florida tash ka thirrë në garë vatranët nga shtetet e tjerë, ajo i bëri katër degë! U lumtë vatranëve të Floridas!/
NGA GJERGJ LACUKU/
Simbolika e fjalës Vatër, po merr gjthë nji e ma tepër kuptimin e mirëfilltë për Shqiptarët e Diasporës e sidomos për Diasporën tonë në Shtetin Rrezeartë të Floridës. E ku kishte ma bukur se sa sot këtu në Tampa, festimi i Pavarsisë , përveç kënaqësisë dhe krenarisë Kombëtare, na dhuroj edhe degën ma të re të Vatrës; “Vatra” Tampa, Florida.
Ky zgjerim i Vatrës, e ka zanafillën pikërisht në jubileun madhështor të 100 vjetorit të Vatrës që u mbajt në New-York para dy vjetësh ku morën pjesë personalitetet të randësishme të jetës dhe politikës Shqiptare dhe miq të kombit tonë. Ishte ajo mbrëmje , ku z.Adriatik Spahiu, duke marrë shembull nga vlerat e këtij jubileu, në fjalimin e tij, premtoj se Vatra do të ketë edhe degën e saj në Jacksonville , Florida.E tashmë, pas dy vjetësh, zgjerimi i Vatrës asht nji Realiet i pakthyeshëm e ky realitet pasqyrohet ma së miri nëpërmjet degës “Vatra” Orlando, dhe degës së sapo krijuar “Vatra” Tampa. Respekti për vlerat tona kombëtare, por edhe përgjegjësia qytetare , ishte motoja kryesore e iniciativës së marrë nga Z. Florisiana Ahmetaj, kryetare e degës së Orlandos dhe Z. Adriatik Spahiu, kryetar i degës së Jacksonville , për të ndihmuar në zgjerimin e Vatrës edhe në Tampa, Florida, ku jeton nji komunitet i madh Shqiptarësh.
Rrugës së mundimshme të historisë sonë, tashmë i ka ardhë fundi dhe kombi jonë po ndërton mbi gërmadhat e së kaluarës perspektivat e së ardhmes. Fillimi i 100 vjetorit të dytë të Pavarsisë, i 100 vjetorit të dytë të Vatrës, fillimi i shekullit të ri, me sa duket i ka dhanë nji shtysë vetëdijes Kombëtare dhe këto kushte të favorshme duhet t’i shfrytëzojmë për të mirën e përbashkët. Pavarsia e Kosovës asht treguesi ma i mirë se Koha asht në anën tonë, duke na kthy dinjitetin e duhur , respektin e merituar dhe epërsinë psikologjine ndaj armiqve tanë.Aleatët tonë të shtrejtë, Amerika dhe Vatikani, e nji pjesë e mirë e demokracive Perëndimore, e kanë kuptuar se shqiptarët nuk po kërkojnë asgja ma shumë se nga ajo që është e tyre , që është në të drejtën hyjnore e legjitime. Ndaj edhe zgjerimi i Vatrës , është çështje themelore, sepse nëpërmjet lobimit të Vatrës, që asht po aq e vjetër sa Pavarsia jonë, mund të arrijmë objektiva te mëdha Kombëtare.
Shembulli i Floridës thërret në garë të gjitha degët, në të gjithë shtetet e Amerikës, që të shtojnë anëtarësitë dhe të krijojnë degë të reja nëpër qyteza, ashtu sic bënë dikur themeluesit e VATRËS, në dekadën e dytë të shekullit të shkuar, që krijuan më shumë se 80 degë nëpër të gjithë Amerikën dhe Kanada. Përgjumja dhe qëndrimi në vend vetëm me anëtarësinë themeluse,sic ka ndodhë nëpër disa degë, nuk i shkon për shtat VATRËS!
SHQIPTARJA NE FLORIDA FITON “Rose Awards”
Shqiptarja Dhurata Asllani fiton çmimin e parë “Rose Awards” në shërbimin e ushqimit në gjithë Floridën e Veriut/ Nga Keze Kozeta Zylo/
Znj.Dhurata Asllani erdhi nga Tirana në vitin 1998 dhe u vendos në shtetin e Floridës. Ndonese kishte provuar emigrimin pak vite më parë në Gjermani dhe atje ishin rregulluar mirë, përsëri Amerika për të dhe familjen e saj ngelet më e mira. Profesioni i saj ishte kimiste, por me Amerikën luhet si të të diktojnë kushtet, për më tepër kur nuk vjen në moshën e artë. E rritur në një familje me tradita të mrekullueshme shqiptare Dhurata së bashku me bashkëshortin e saj fisnik Qazim Asllani erdhën me ëndrra të bukura për vajzën e tyre të vetme Ejona e cila sot ka marrë edukimin e lartë në Amerikë dhe ka përmbushur ëndrrën e prindërve të saj. Familja patriote dhe plot kulturë e Qazimit me origjinë nga Përmeti, ku xhaxhallarët e tyre kishin studjuar në Perëndim dhe njeri prej tyre ishte në Amerikë, e kishin ushqyer birin e tyre me dashurinë për Kombin, kulturën dhe punën, ndërkohë vetë Qazimi kishte ndjerë persekucionin që i kishte sjelle regjimi komunist, për shkak të prejardhjes së familjes.
Znj.Asllani filloi të punojë në një ndër hotelet prestigjioze Sawgrass Merriott Resort në guzhinë. Ajo është dalluar atje për punën e saj tejet të përkushtuar dhe artin e gatimit, çka ka sjellë gjëra krejtësisht të reja duke shfaqur talentin e saj.
Në bisedën që pata me Dhuratën, më tregoi se ajo e ka pasur pasion guzhinën, mënyrën e shtrimit të tavolinës, rregullimin e bukur të mjedisit, dhe pastaj ngrënien nën tingujt e lehtë të pianos. Duke dëgjuar me kujdes bisedën e saj, medoemos që shpirti i Dhuratës dhe fjalët janë të veshuar me petkun e bukur të artit. Të gjitha këto e kanë bërë që të jetë e dallueshme në mjediset e këndshme të Hotel Merriott dhe të vlerësohet maksimalisht nga i gjithë ekipi ku ajo punon. Ndonëse konkurrimi ishte shumë i fortë për gjithë hotelet si dhe për shërbimin në komunitet në gjithë pjesën Veriore të Florides, ku numri i kandidatëve ishte 158, Dhurata ja doli mbanë që të fitojë çmimin midis shumë amerikanëve që shërbejnë në këtë fushë.
Znj.Asllani është një grua zonjë dhe me shpirt të madh duke ndihmuar njerëzit në nevojë me kombësi të ndryshme dhe ju është gjendur pranë së bashku me ekipin ku punon shkruajnë kolegët e saj.
Ceremonia ishte madhështore pohon Dhurata dhe kur parakalova në tapet të kuq kishja shumë emocione, por ndërkohë ndihesha shumë krenare si shqiptare. Dhënia e çmimit më jep më shumë forcë dhe kurajo dhe njëkohësisht ju shpreh mirënjohjen time gjithë komisionit të vlerësimit, redaktorëve që më përzgjodhën dhe më dhanë vlerësimin serioz të punës sime, të cilën e bëj me dashuri dhe përkushtim.
20 Janar, 2014,Staten Island, New York
NDËRROI JETË NË FLORIDA I BIRI I KOMANDANTIT TË BATALIONIT “DRINI”
Nga Dine Dine/
Këto ditë, e gjithë familja e madhe e Dineve përjetoi një dhimbje të papërshkrueshme.Në një spital të Floridas pushoi përjetësisht zemra e një prej pasardhësve më të denjë të kësaj familje, Hiqmet Dine.
I ati, major Dilaver Dine, protagonisti i luftës së suksesshem të Recit, komandant i batalionit më të madh në Shqiperi, “Drini” të Dibrës, që dha një kontribut të cmuar në ushtrinë shqiptare të asaj kohe, qe i fundit që shpërndau batalionin për arësye objektive, atëhere kur të gjitha shpresat për një afrim me perëndimin u shuan papritur.
Në mërgim, së pari në Greqi major Dilaver Dine bashkë me të vëllanë Fiqiri Dine kaluan peripeci nga më të ndryshmet dhe për fat mbijetuan me dinjitet.
Vuajtjet e asaj perjudhe i kam të ngulitura në mendje, të treguara nga vetë goja e xhaxhait, vuajtje e peripeci që të rrëqethin mishtë edhe kur i kujton!
Këtu, sigurisht, nuk është rasti që të shkruajmë për to.
Gëzimi më i madh për të ishte bashkimi me të shoqen Shpresën e djalin e vetëm, në atë kohë, Metin.
Hiqmeti i vogël po rritej në vëndin më demokratik të botës e xhaxhai bëri cmos që ta edukonte me ndjenja patriotike e mallin për vendlindjen.
Nuk është e rastit që në vitet e nëntëdhjeta, kur demokracia e brishtë po hidhte hapat e para, Hiqmeti qe ndër të parët që dha ndihmesën e tij.
I inspiruar edhe nga i ati, pasi vëndi ishte në një varfëri të tejskajëshme, ai iu dha me mish e me shpirt e ndihmoi edhe materialisht ato që njiheshin si forca demokratike, me bindjen se kontibuti i tij do të ishte si një gur themeli në ndërtimin e konsolidimin e kësaj force të re që ishte Partia Demokratike. Jo vetëm kaq, ai, me kushuririn tjetër, të ndjerin Xhelal Dine, ndërmorën edhe një udhëtim për Shqiperi që t’iu gjendeshin sa më pranë forcave demokratike e bashkë me ta agjituan e propaganduan sidomos në Dibër vendlindjen e tyre Maqellarë, ku edhe pse kish kaluar një kohë e gjatë në diktaturë, nostalgjia e popullariteti i baballarëve ishte akoma i pranishëm.(Te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar)
Bashkebisedim vatranesh ne Florida
Nga Lek Gjoka/
Ne nje te diele pasdreke ku i gjithe Amerika ishte mberthyer me ethet e finales se madhe te Super Bowl dega e shoqates “Vatra” ne Jacksonville Florida zhvilloi nje takim bashkbisedimi miqesor me antaret e saj ne nje nga sallat e hotelit”Fairfield Inn & Suites”Jacksonville Butler Boulevard .U mblodhen nje e nga nje antaret e kesaj dege.Megjithese pjesmarrja le per te deshiruar dhe cdo antar duhet te bisedoje disi me vete kur ka vendosur ti sherbeje Atdheut se sherbimi ndaj memedheut do korretese, kohe, shpenzime si dhe lodhje ngarkuar me stres .Sigurisht qe gjithkush e merr shperbilim ndaj ketij sherbimi te shenjte ndaj asnjere nuk duhet te mendojme se cfare na jep neve Shqiperia por cfare i japim ne asaj sepse ajo na ka dhuruar gjakun e shqiptarit qe nuk e blen dot me asnje lloj pasurie.
Takimin e hapi kryetari i deges zoti Adriatik Spahiu ku beri nje pershkrim te shkurt te jetes foshnjore te kesaj dege qe nga 18 Nentori 2012 dita e themelimit e deri ne sot.Foli per arritjet dhe veshtiresite qe kane kaluar ne pak muaj jete. Pastaj beri edhe prezantimin e dy antareve te rinje mesuesen e talentuar nga Pogradeci Lavdie Mato dhe pronarin e firmes “Martini Furniture” nga Lezha Sander Martini.Pasi i falenderoi per deshiren e mire per tu bere pjese e Vatres kesaj familje te madhe te mergates shqiptare te Amerikes iu uroi suksese qe te gjithe bashku te punojme edhe me shume ne bashkimin e shqiptareve jo vetem te Jacksonvilles por te gjithe Florides.
Me pas antari i bordit drejtues Bukurosh Curri foli me gjeresisht per aktivitetet e shoqates si festimin e 100 vjetorit te Pavarsise,vitin e ri 2013 si dhe per koncertin organizuar me aktoret e humorit shqiptar Behar Mera ,Rita Lati dhe kengetaren Valbona Halili.Gjithashtu ai iu kerkoje antareve te jene disi me aktvive sepse edhe eksperianca ne organizime te tille eshte e paket nga ana e tyre ndaj pa mbeshtjen e te gjitheve suksesi do te jete minimal.
Pas nje heshtje te shkurter nisen diskutimet e antareve ku Doktori i Shkencave Mjeksore zoti Ali Lushnja falenderoi bordin drejtues te shoqates per punen e kryer ne kete pak kohe dhe perkushtimin e madh ndaj diaspores shqiptare te Jacksonvilles sepse dihet qe koha ne Amerike eshte mjaft e shtrenjte dhe e kufizuar Diskutimet nga antaret nisen aq lirshem saqe dukej si nje familje e madhe qe bisedon per hallet,gezimet ,problemet e te gjithe familjes dhe rruget per zgjidhjen e tyre.
Mesuesja Lavdie Mato duke marre fjalen i falenderoi per ftesen dhe e quajti aktin e themelimit te deges se Vatres ne Jacksonville si nje akt te per t’u pershendetur sepse eshte shume e veshtire t’i bashkosh shqiptaret e Jacksonvilles(si kudo ne Amerike) sebashku per arsy nga me te ndryshme.Gjithashtu ajo ftoi bordin drejtues per bashkpunim te me tejshem me shqiptaret e tjere qe po mundohen te krijojne shoqata te tjera por qe ne te shumten e rasteve shuhen ne heshtje ndaj te gjithe te bashkuar do te jemi te gjithe fitimtare dhe jo te deshtuar.
Me pas bordi drejtues foli per planin e shoqates deri ne mbledhjen e rradhes.Gjithashtu bordi do te mblidhet serisht per te bisedur me tej per organizimin e feste se 8 Marsit festen se Nenave dhe motrave shqiptare ne cdo cep te rruzillit tokesor.
Ne fund si tradite e zakonshme qe jeton gjithmone ne ndienjat e shqiptareve edhe ne mergim si mikpritja, bujaria,etj, kryetari i deges se Vatres Z. Adriatik Spahiu shtroi nje kontej me ushqime tradicionale shqiptare per nder te dy antareve te rinje qe ju bashkuan kesaj Vatre te madhe me deshiren e mire per te ecur me tej dhe qe do te mundohen dhe do te punojne me perkushtim me te gjithe antaret e Vatres jo vetem per bashkimin e shqiptareve te Jacksonvilles por edhe te Orlandos dhe Daytona Beach qytete te Florides afer njera-tjetres .Si kujtim eshte edhe nje shkrepje e aparatit fotografikt nga Doktori i Shkencave Mjeksore doktor Ali Lushnja , qe tani per tani eshte thjeshte nje fotografi e zakonshme por qe brezat e ardhshem do te ndihen krenare me ne sikur jemi ne krenare per Nolin,Konicen dhe te gjithe vatranet e Amerikes tash nje shekull qe punuan per te miren e shqiptareve dhe te kombit tone Shqiperise.
Jacksonville Florida
Shkurt 2013