-Zëvendëskryeministri Gashi thirrje bashkatdhetarëve në Francë: Ta mbështesim Medinën! Aktivisht merr pjesë në garat botërore të notit nga viti 2012/
PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e mbështet vogëlushen Medina Surdulli në garat evropiane të notit për fëmijët me sindromin Doën, që do të mbahen në Bobigny të Francës.Ministri Dardan Gashi i ka bërë thirrje diasporës kosovare në Francë që ta mbështetë vogëlushen Surdulli, e cila aktivisht merr pjesë në garat botërore të notit nga viti 2012.“Nga datat 28 tetor – 4 nëntor ftoj bashkatdhetarët që jetojnë në Francë ta mbështesin Medinën, e cila po e bën krenare Republikën”,- ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.Vogëlushja Medina Surdulli në fushën e notit ishte zgjedhur Sportistja e Vitit që nga viti 2012./b.j/