• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Arkivi i Kosovës në Kongresin Amerikan

December 4, 2017 by dgreca

1 Jusuf Azemi

SHSHA në Çikago do të dërgojë në Kongresin Amerikan publikimet e Arkivit të Kosovës/

Skënder Karaçica/

1 Arkivi i kosves
Ende ka hapësirë për publikimet shkencore historike,arkivore,gazetareske dhe të fushës së publicitikës që hedhin dritë për kohën vrastare të regjimit të Serbisë për ,,Tokën e djegur,,të Kosovës,kështu thuhet në kumtesën për opinion të SHSHA-së në Çikago.
Në këtë kumtesë nga Çikago thuhet se publikimet shkencore dhe të orëve historike të kohës nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët dhe Kosova karshi regjimit vrastar të Serbisë në kohën e rëndë(1844-1999),tregon më së miri se deri ku kishte arritur skenari shfarosës deri në shkallën e gjenocidit ndaj shqiptarëve të përgjakur e të vrarë në mbrojtje të hapësirës së vet kombëtare.
Për të hedhë dritë në tërë katrahurën historike vrastare të Serbisë ndaj Kosovës,SHSHA në Çikago në bashkëpunim me LQSHA Joe DioGuardi në Nju Jork,para do kohe në Bibliotekën e Kongresit e të Senatit në Washington,
dërguan disa ekzemplarë të publikimeve shkencore-historike të autorëve Mr.Jusuf Buxhovi dhe Prof.dr.Nusret Pllana që,si thuhet në këtë kumtesë paraqet rëndësinë historike për informimin e miqëve tanë në Shtëpinë e Bardhë.
Për të shtuar numrin e botimeve të veçanta shkencore në sirtarët e Bibliotekës së Kongresit e të Senatit në Washington,SHSHA do të dërgojë dy botimet e Arkivit të Shtetit të Kosovës ,,The Serb Government,s Crimes in Kosova 1998-1999 si dhe ,,Serbia,s Crimes Against Children in Kosova,,të prof.dr.Jusuf Osmani të botuara në Prishtinë.
Një praktikë e bashkëpunimit të SHSHA-LQSHA me Kongresin dhe Senatin Amerikan në Washngton do të vazthdoj edhe në të ardhëm,në mënyrë që e vërteta historike mos të mbetët pengë e propagandës antishqiptare të Serbisë,që në historinë kombëtare shqiptare gjithherë ka luajtur skenarët,,Vrajë natën e qaj ditën,,-kështu ka mbetur sot e kësaj kohe kujtesa jonë kombëtare për regjimet antishqiptare të Serbisë,thuhet ndër të tjera në kumtesën për opinion të SHSHA-së në Çikago.
 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Arkivi i Kosovës, ne Kongresin amerikan, Skender Karacica

Suzana Shkreli, merr nominim për në Kongresin Amerikan

June 28, 2016 by dgreca

Suzana Shkreli, Kandidate e Partise Demokrate për një vend në Kongres për shtetin e Michiganit/
13415424_1175483412484989_731113349218319403_o.jpg

Beqir SINA New York /

DETROIT MI: Një lajm i gëzueshëm dhe historik, vjen nga shqiptarët e Amerikës: “Pak kohë më parë, znj Suzanna Shkreli, një amerikano – shqiptare, njoftohet se ka marrë nominimin e biletës të Partisë Demokratike Amerikane, për një vend në Kongresin Amerikan”, zgjedhjet e ardhshme më 6 Nëntorë, nga një zonë kongresiale, shtetit të Miçiganit.
Ky është një lajmë ogurmirë, që edhe një herë po tregon vlerat demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe kombit tonë, shqiptarë, suksesin e tyre nëpër botë, dhe veçanërisht, në vendin kampion të botës, lirisë dhe demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku e përjetshëm të shqiptarëve. Në medien sociale Facebook, shqiptarët shkruajnë se ne si komunitet shqiptarë do të jemi të lumtur, për të bërë çdo gjë që ne mund të bëjmë, atë, për të arritur edhe ketë sukses. Fitorja e Suzanës, natyrishtë, shkruajnë shqiptarët, që është fitorja jonë! Fitorja dhe suksesi i gjithë komunitetit shqiptarë në SHBA.
Gazeta Dielli fton me ketë rast të gjithë shqiptarët, kudo që janë, sidomos ata të komunitetit shqiptarë në Shtetet Bashkuara, Detroitin, ku Suzana Shkreli, është pjestare e atij komuniteti, dhe jeton atje,  për mbështetjen e saj, deri në Fitore! Suzanna Shkreli, nga qyteti i Macomb i Michiganit , e cila është e përzgjedhur si një nga gratë shqiptarë më të suksesshme të Projektit Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, që drejtohet nga Vera Mjeku në New York, siç njoftoi 3 javë më parë Ambasada e SHBA në Tiranë, shkoi atje si pjësë e programit OPDAT – i cili thuhet se ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.
 Bëhet fjalë pra për prokuroren shqiptaro-amerikane, Suzanna Shkreli, e cila tashmë në rrugën e suksesit, ka shfaqur ambicjen e saj për në Kongresin Amerikan – zgjedhjet e 6 Nëntorit, me pëlqimin e Partisë Demokratike.Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA,  në Tiranë, më 13 qershor, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, e cila është një prokurore me përvojë në sektorin e dhunës në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.
Shqiptaro amerikania Suzana Shkreli, e cila është një shqiptare e Amerikës, mjaft e suksesshme është pjesë projektit ” Histori suksesi shqiptaro-amerikane” që i kushtohet veprimtarëve të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA. Një projekt ky prestigjoz, ku personalitete të njohura nga komuniteti shqiptar, të cilët kan krijuar emër në fusha të ndryshme në Amerikë, tashmë veç suksesit këtu mund të japin kontributin e tyre, edhe në Shqipëri, Kosovë, dhe vendorigjinën e tyre.
Suzanna, dhe dy vëllezërit e motrat e saj kan arritur suksesin përfundimtar si avokatë, duke e praktikuar atë në fushat e tyre përkatëse të ligjit, si dhe në krijimin e shoqatës së parë të avokatëve shqiptaro amerikan “Albanian American Bar Association” në Michigan, shkruhet në biografinë e saj.
Suzanna Shkreli, është e bija e Zef dhe Maria Shkreli, me prindër nga Ulqini dhe Gruda, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e saj në kërkim të një jete më të mirë.
Suzanna, është një nga katër fëmijët e kësaj familje, me një motër më të madhe se vetja Diana, një vëlla binjak Pauli, dhe një vëlla më të vogël, i quajtur Mark.
Si gjeneratë e parë shqiptaro amerikanë, vëllezërit e motrat e saj u inkurajuan vazhdimisht nga prindërit e tyre, që për të arritur suksesin ata mund t’a marrin atë vetëm nēpërmjet një arsimimi të lart. Tani, ata janë dëshmitarë të dorës së parë se sa shumë prindërit e tyre kanë punuar për të siguruar shkollimin për ta, ndërkohë që ata ishin të bindur në jetën e tyre, se arsimi ishte jetike për të ardhmen dhe ngritjen personale dhe profesionale. Çka edhe me të vërtet ata e kan arritur këtu në SHBA.

Filed Under: Komunitet Tagged With: merr nominim për, ne Kongresin amerikan, Suzana Shkreli

Ilir Meta në Washington DC

May 12, 2016 by dgreca

Washington 12Maj/- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, Kongresmeni Pete Sessions dhe nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare Kongresmeni, Michael McCaul.

Gjatë takimit u diskutua mbi çështjet dhe prioritetet e sigurisë së SHBA-së dhe Shqipërisë, duke theksuar nevojën për përforcimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të luftës kundër terrorizmit, me vëmendje të veçantë ndaj krizës së refugjatëve dhe zhvillimeve në rajon dhe lindjen e mesme.
Duke biseduar mbi krizën e fundit të refugjatëve, kryetari i Kuvendit nënvizoi se kriza të tilla duhen parandaluar përpara se të përhapen më tej, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria po bën përpjekjet e saj, jo vetëm në përballimin e kësaj krize migratore, por edhe në luftën kundër terrorizmit, të cilën e konsideroi një sfidë globale, jo thjesht rajonale.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, Pete SessionsMë tej, Meta i njohu Kongresmenët me zhvillimet e fundit në vend dhe e vuri theksin në përpjekjet e klasës politike shqiptare, në bashkëpunim me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, për realizimin me sukses të reformimit të sistemit të drejtësisë, si kyç për të ardhmen e vendit.
Nga ana e tyre, Kongresmenët Pete Sessions dhe Michael McCaul vlerësuan përpjekjet e Shqipërisë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe shprehën interes e mbështetje të veçantë për avancimin e reformës në drejtësi, duke nënvizuar se SHBA kanë nevojë për një Shqipëri të fortë dhe një rajon të stabilizuar.
Në përfundim, Kongresmenët amerikanë shprehën mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë, si një aleat i SHBA, në përpjekjet e saj për progres dhe vlerësuan rolin e saj të çmuar në këtë partneritet. “Siguria është çështje globale jo rajonale, sikurse e tha me të drejtë Kryetari Meta, dhe ne duhet të mos kursejmë asgjë për të ndihmuar aleatët tanë”, u shprehën Kongresmenët Sessions dhe McCaul.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, Pete Sessions dhe Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Michael McCaulGjithashtu, Kongresmeni Sessions në një prononcim të dhënë pas takimit e falenderoi Ilir Metën për vizitën duke
ripërsëritur mbështetjen e Kongresit Amerikan për Shqipërinë.  “Miqtë tuaj në SHBA, jo vetëm që kanë besim te Shqipëria, por edhe te populli shqiptar. Ne mbështesim progresin që po bëni. SHBA-të duan që Shqipëria të ketë sukses dhe është e nevojshme që Shqipëria të jetë e suksesshme. Kjo mund të arrihet nëpërmjet lidershipit dhe një ditë më e mirë për Shqipërinë fillon me stabilitetin, paqen dhe duke siguruar që të gjithë shqiptarët të kenë një shans për ta bërë jetën e tyre më të mirë. Dhe marrëdhëniet tuaja me Kongresin amerikan dhe popullin amerikan tregojnë se ne do të jemi aty përkrah jush. Në emër të Kongresit amerikan unë dua t’ju falënderoj për miqësinë tuaj dhe për bashkëpunimin e mirë”, tha Kongresmeni Pete Sessions.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ilir Meta, ne Kongresin amerikan

“Të Paidentifikuar” u shfaq në Kongresin Amerikan

March 4, 2016 by dgreca

*Filmi “Të Paidentifikuar” – u shfaq në Kongresin amerikan Komisioni, për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”/

*Të Paidentifikuar: duket se zbulon se ku qendron përgjegjësia për Krime Lufte në Kosovë: Vrasja e Mehmetit, Yllit dhe Agronit është bërë kohët fundit subjekt i hetimeve tash e pesëmbëdhjetë vite, por pa sukses. Vazhdimësia e mossuksesit në ndriçimin e këtij rasti tregon se kryerësit e krimeve në Serbi nga vitet nëntëdhjetë ende janë më të fortë se sa institucionet dhe sundimi i ligjit, në Beograd

Nga Beqir SINA – New York/

WASHINGTON D.C: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”, mbrëmë në një nga sallat e Kongresit amerikan në ndërtesën e Capitol Hill, organizoi shfaqjen e filmit dokumentar me metrazh të gjatë “Të Paidentifikuar – The Unidentified” shoqëruar me një panel diskutimi të veçantë të ketij filmi, njofton në faqen e saj të internetit(humanrightscommission.house.gov), zyra e këtij komisioni qeveritar.

Filmi “Të Paidentifikuar – The Unidentified”, është një film nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) që shpjegon disa nga ngjarjet më brutale dhe të pazgjidhura ende me krimet e luftës të luftës në Kosovë.Organizatori i shfaqjes thotë se filmi “Të Paidentifikuar – The Unidentified” është një bashkëpunim me organizatën “Grupi Punues së Detyrueshme’ për OKB, dhe organizata “Zhdukjet e Pavullnetshme” – Raporti i tyre gjatë misionit në Serbi, duke përfshirë edhe Kosovën – deri në 17 August 2015

Filmi “Të Paidentifikuar”: duket se zbulon se ku qendron përgjegjësia për Krime Lufte në Kosovë

Komisioni i të Drejtave të Njeriut, i cili mban emrin e nderuar të ish kongresisit demokrat të Kalifornisë, Tom Lantosh, një amerikano hebre, i mbijetuar i Holokaustit , mik i dalluar i shqiptarëve të Amerikës, i cili, së bashku me presidentin e LQSHA, mikun e tij DioGuardin, udhëheqësin e lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, ka mbajtur vetë , para luftës, dhe gjatë luftës në Kosovë, disa dëshmi në Kongres, rreth atyre nagjarjeve brutale , që çuan deri në sensabilizimin atëhere, të Washingtonit, dhe zgjuan ndërgjegjen e saj për të ndërhyrë dhe i dhënë fund genocidit serb në Kosovë.Duke folur për përmbajtjen e filmit, në faqen e internetit Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”, organizatori i shfaqjes, shkruan se si pasojë e rënies së Murit të Berlinit, Presidenti serb Slobadan Milosheviq, e patë “zhveshur” ish provincën e Kosovës nga autonomia e saj në vitin 1989. Konflikti u përshkallëzua deri sa shpërtheu lufta në shkurt të vitit 1998. Më 24 mars 1999, NATO ndërhyri me sulme ajrore. Shtatëdhjetë e tetë ditë Nato, me SHBA në krye, kreu 38.000 sulme ajrore(bombardime të pikave strategjike, dhe zonave e pozicionve ushtarake serbe në Serbi e Kosovë), ç’ka e detyroi më vonë, Serbinë, të pranoi tërheqjen e forcave të saj(pra kapitullimin).Krimet e luftës, në Kosovë, tregon filmi ka përfshirë tortura, vrasjet, përdhunimet, dhe dëbimeve me forcë, të cilat janë kryer gjatë konfliktit të armatosur, shumica e të cilave kanë qenë kryer nga policia serbe apo të Ushtrisë Jugosllave dhe forcave militare e paramilitare serbe që vepruan në Kosovë. Nga koha kur konflikti përfundoi, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit, fushatës sistematike të Serbisë, për të dëbuar shqiptarët nga Kosova, kishte çuar në grabitjen dhe djegies së më shumë se 1,200 zonave të banuara; vrasjen e të paktën e më shumë të12 mijë njerëzve; dhe zhvendosjen e mbi 1.5 milion shqiptarë të Kosovës, të paktën 90% të popullsisë.

Filmi “Të Paidentifikuar”, është një dokumentar 40-minuta që shqyrton disa nga krimet e luftës të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në Kosovë. Bazuar në dy vjet “të hulumtimit, filmi fokusohet në sulmet në fshatrat përreth qytetit të Pejës, dhe identifikon komandantët dhe oficerët e dyshuara se kanë dhënë urdhra dhe për të fshehur trupat e viktimave për varrezat masive në Serbi.

Në mesin e atyre që kryen këto krime, sipas këtij dokumentari, është me emër, dhe i dyshuari kryesor në ekzekutimet e pasluftës, i tre qytetarëve amerikanë, tre vëllezërve – Bytyqi ( Mehmet, Ylli dhe Agron), tre ushtarëve të UÇK-së, nga Batalioni Atlantiku, me luftëtar shqiptarët e Amerikës, të cilët shkuan në Kosovë të luftojnë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Në atë kohë pas zhdukjes së tyre, dhe gjetjes së tre trupave të egzekutuar, lidhur me tela me gjemba dhe hedhur në një varrez masive, një krim ky që është bërë më vonë objekt i një senace dëgjimore dhe rezolute praqitur në Dhomën e Përfaqësuesve (H. Con Res 51.), sponsorizuar ajo nga kongresisiti Tom Lantosh me inisiativën e Xhozef DioGuardit dhe Shirlye Cloyes Diguardit, kjo çështje u morë në shqyrtim më pas nga Departamenti i Shtetit.

Mirëpo, deri tani asnjë individ nuk ka është shpallur fajtor për ekzekutimin e tre vëllezërve Bytyqi.

Pas shfaqjes së filmit dokumentar 40 minutësh, “Të Paidentifikuar – The Unidentified”, një panel i shquar ofrojë njohuri në konfliktin dhe ofrojë rekomandime se si Kongresi mund të ndihmojë për të siguruar llogaridhënie për ata që janë përgjegjës. Informacion dhe rekomandime këto të vlefëshme ndoshta edhe për anëtarët e Kongresit, stafin e kongresit, publikut të interesuar dhe mediat amerikane dhe të huaja në kryeqytetin e SHBA – Washington D.C.

Ndërsa, deri tani sipas provave të paraqitura gjatë gjykimit dhe të dhënave publikisht në dispozicion, vrasjen e Agronit, Yllit dhe të Mehmetit, thuhet se ai që ka urdhëruar vrasjen e 3 vëllezerve Bytyqi, është Ministri i asokohshëm i Punëve të Brendshme, Vllajko Stojiljkoviqi.

Dëshmitar kan provuar se urdhri është përcjellë nëpërmjet të zinxhirit komandues deri te ekzekutori. Në zinxhirin e komandës është gjetur kryeshefi i asokohshëm i Resorit të Sigurisë Publike, Vlastimir Gjorgjeviqi, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime në Kosovë, si dhe komandanti NjPP dhe i Qendrës së Mësimit në Petrovo Selo, kurse sot biznesmeni, themeluesi i organizatës joqeveritare Qendra për Studimin e Terrorizmit dhe anëtari i Këshillit qendror të Partisë progresiste serbe, Goran Radosavljeviqi, i njohur me pseudonimin “Guri”

Vrasja e Mehmetit, Yllit dhe Agronit është bërë kohët fundit subjekt i hetimeve tash e pesëmbëdhjetë vite, por pa sukses. Vazhdimësia e mossuksesit në ndriçimin e këtij rasti tregon se kryerësit e krimeve në Serbi nga vitet nëntëdhjetë ende janë më të fortë se sa institucionet dhe sundimi i ligjit.

Fatos Bytyqi, i cili është vëllai i tre vëllezërve Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi, të ekzekutuar gjatë luftës, përpara 15 vitesh në Petrovo Sello të Serbisë, ka biseduar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ai ka folur edhe me ish kryeministrin e Serbisë Daçiç,( sot zv/kryeministër dhe ministër i jashtëm) ka shkuar në Beograd dhe është takuar me përfaqësuesit më të lartë të politikës serbe, që drejtësia për krimet kundër vëllezërve të tij të vihet në vend.

 

Filed Under: Komente Tagged With: “Të Paidentifikuar" u shfaq, Beqir Sina, filmi, ne Kongresin amerikan

President Jahjaga was received at the US Congress

October 1, 2015 by dgreca

Presidentja Jahjaga u prit në Kongresin amerikan/

The President of the Republic of Kosovo, Madam Atifete Jahjaga, was received today at the Congress of the United States of America in Washington. She met at the Capitol Hill senior members of the Foreign Affairs Committee of the US Congress, headed by Congressman Ed Royce and the senior member of the Committee, Congressman Eliot Engel.

President Jahjaga thanked the US Congressmen for the continuous support that the United States Congress has given to Kosovo. She stressed that Kosovo is free and independent because of the aid and support of the US Congress.

President Jahjaga informed the Congressmen about the internal reforms, the consolidation of Kosovo’s democracy and the strengthening of sovereignty. The President stressed the importance of continuing reforms to attract foreign investors, reforms these which should be associated with an unprecedented war against corruption.

President Jahjaga also informed the Congressmen with the flow of the dialogue for the normalization of relations between the Republic of Kosovo and the Republic of Serbia and the reaching of the latest agreement. She stressed the importance of the continuation of the US support for the dialogue and the implementation of the reached agreements in the dialogue.President Jahjaga also requested the continuation of the US support in the fight against terrorism and violent extremism. The President stressed that Kosovo has made important steps in this fight becoming an example in the region.

The congressmen thanked President Jahjaga for the visit and said that Kosovo is already a success story. They reiterated the full support of the United States for its Euro-Atlantic aspirations, the implementation of democratic reforms and the economic development of the country.

***

 

Presidentja Jahjaga u prit në Kongresin amerikan/

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington. Ajo takoi në Kapitol Hill anëtarët e lartë të Komitetit për Çështje të Jashtme të Kongresit amerikan, të kryesuar nga Kongresisti Ed Royce dhe anëtari i lartë i Komitetit, kongresisti Eliot Engel.Presidentja Jahjaga falënderoi kongresistët amerikanë për përkrahjen e vazhdueshme që Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka dhënë për Kosovën. Ajo theksoi se Kosova është e lirë dhe e pavarur për shkak të ndihmës dhe përkrahjes së Kongresit amerikan.Presidentja Jahjaga njoftoi kongresistët për reformat e brendshme, konsolidimin e demokracisë së Kosovës dhe forcimin e sovranitetit. Presidentja theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave për të tërhequr investitorët e huaj, reforma këto që duhet të shoqërohen me një luftë të paprecedentë kundër korrupsionit.

Presidentja Jahjaga gjithashtu informoi kongresistët me rrjedhën e dialogut për  normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe arritjen e marrëveshjeve të fundit. Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes së Shteteve të Bashkuara për dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.

Presidentja Jahjaga gjithashtu kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presidentja theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë luftë duke u bërë shembull në rajon.

Kongresistët falënderuan Presidenten Jahjaga për vizitën dhe thanë se Kosova tashmë është një rrëfim i suksesit. Ata ritheksuan përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspirata e saja euroatlantike, zbatimin e reformave demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Kongresin amerikan, Presidentja Jahjaga u prit

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT