• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

INAGUROHET NË NEW YORK HOTELI MË I LARTË PËR SHBA DHE HEMISFERËN PERËNDIMORE

January 8, 2014 by dgreca

229.5 metra dhe 68 kate është hoteli më i lartë në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hemisferën Perendimore, i cili u hap zyrtarisht, të Mërkurën me 8 Janar 2014, në Manhattan – New York. Qyteti i New Yorkut vazhdon të mahnitë botën me ndërtimet më lartë ose i quajtur ndryshe edhe Qyteti i Gradaçieleve.

 NGA BEQIR SINA, New York City/

NEW YORK CITY : Titulli si i hotelit më të lartë të vendit, është deklaruar të Mërkurën me 8 Janar 2014, për hotelin Marriott Midtown në adresën 1717 Broadway në West 54 Street. Hoteli ka një lartësi mbi 753 feet ose 229.5 metra, me 68 kate . Hoteli më ri ka kushtuar 319.5 milion dollarë. Arkitekti është Nobutaka Ashihara, i cili ka bërë artitekturën edhe të hotelit Mandarin Oriental .

” Ky është hoteli më i lartë jo vetëm në New York City , në Amerikën e Veriut , por ne mendojmë se edhe në hemisferën perëndimore , ” tha CEO Marriott, Arne Sorenson, në një ceremoni të prerjes së shiritit të martën .
Hoteli është duke pranuar mysafirët që nga 29 dhjetor, tha ai por sot është duke u zhvilluar ceremonia zyrtare e inagurimit të këtij hoteli gjigand.
Marriotte Midtown e tejkalon edhe lartësinë e hotelit më të lart deri tani “Detroit’s Renaissance Center”  në Detroit , me 727 feet i lartë , i cili kishte mbajtur deri tani edhe titullin e hotelit më të lartë në SHBA , si dhe në New York, i cili ka ndërtesat – gradacielet, më të larta në vend

Në qytetin e New Yorkut deri tani hoteli më i lartë ka qenë hoteli Katër stinët – New York Four Seasons , e cila është e lartë 682 feet.
Pronarë të Hotelit më të lartë në New York, SHBA dhe hemisferën perendimore është i ndarë në mes pronarëve të Courtyard by Marriott dhe e Marriott Residence Inn . Ky hotel gjithashtu ka një Bistro, një sallë të madhe gjimnastike , dhe shpreson për të hapur edhe një restorant të madh në verë , tha menaxheri i hotelit Paul Viapiano .
” Për një hotel të tillë në Nju Jork , kjo është e pabesueshme , ” tha Jesse Tilly , 39 vjeç , e cila kishte zgjedhur për të paguar dhomën e saj për më pak se 300 dollar. ” Unë kam dhomën me një pamje të bukur të këndit nga Central Park . ”
Dhomat e këtij hoteli , të cilat janë të dizajnuara me një- apo dy krevat – me dhoma ditore të biznesit , fillojnë me një çmim prej rreth 300 dollar e lartë, për një dhomë dhe një natë. Kurse, dhomat e tipit Residence Inn , të cilat janë projektuar për më shumë qëndrime të zgjatura dhe që vijnë të shoqëruara edhe me me një kuzhinë të vogël , fillojnë me çmimet me rreth 350 dollar nata.

Megjithatë, gjatë festave të caktuara si Krishtëlindje dhe prag të Vitit të Ri , dhomat me pamje nga Times Square, mund të shkojnë edhe deri në 1200 dollar dhoma për një natë , tha Viapiano .
“Kohëve të fundit hotelet e qytetit të Nju Jorkut, patën një bum vizitorësh, me një rekord me rreth 54 milion vizitorë në vitin 2013 .Hotelet e qyteti ishin  87 për qind të zëna edhe në vitin 2012 dhe 88 për qind e tyre ishin të zëna në vitin 2013 . Ndërkohë, qëMarriotte Midtown hoteli më i ri dhe më i lartë në New York, SHBA dhe hemisferën perendimore, pret që të jetë me një frekuentim deri në 90 për qind për vitin 2014 , ka thënë CEO Marriott, zoti Sorenson .
“Hoteli i ri aktualisht ka të punësuar rreth 120 punëtorë me orë dhe rrogë të plotë, ne shpresojmë të kemi këtë vit 160 të punësuar si sezonin në hotel,” tha Viapiano .
Ndërtesa e hotelit Marriotte Midtown në 1717 Broadway, është në pronësi të kompanisë G Holdings , e cila e bleu atë për 32.000.000 në vitin 2001 .

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, hoteli me i larte, inaugurohet, ne New York, ne SHBA

PERKUJTOHET FESTA E PAVARESISE SE SHQIPERISE NE MANHATTAN DHE BRONX, NY

November 27, 2013 by dgreca

*Manhattani dhe Bronxi nderojnë figura të kombit dhe të komunitetit shqiptar/

*Një ceremoni në New York me Presidenti i Manhattan-it, Scott Stringer dhe Presidentit të Bronx-it Ruben Diaz Jr me rastin e 28 Nëntorit/

Nga Beqir SINA/

25 nëntor 2013 , New York , NY – Presidenti i Bashkisë (Borough) Manhattan në New York, Scott M. Stringer, Presidenti i Bronxit Ruben Diaz , Jr dhe anëtari i Assemblesë së shtetit të New Yorkut Mark Gjonaj dhe ish Assembleisti Stephen Kaufman së bashku me Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane dhe të Bijve dhe Bijave të Shqipëria në Amerikë, “Sons and Daughters of Albania in America” dje mbasdreke u bashkuan në zyrën e zotit Stringer, për të nderuar katër personalite të shquara në kujtim për kontributin e tyre në rrugën e Pavarësisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, thuhet në një dekleratë për shtyp nxjerr nga zyra e presidentit të bashkisë së Manhattanit .

Me rastin e 101 Vjetorit të Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Manhattanit dhe Bronxit në New York, nderuan figurat: Bajram Curri, aktivist dhe hero ushtarak i cili dha jetën e tij për të mbrojtur shtetin shqiptar, Hasan Prishtina, ish- kryeministër i Shqipërisë, Zahir Pajaziti , bashkë- themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë i Kosovës.

Presidenti Stringer duke nderuar secilin prej këtyre udhëheqësve ka lëshuar një dekret të veçantë në emër të tyre dhe ka shpallur 28 Nëntorin 2013 si : “Ditë të Kremtimit në Bashkinë e Manhattanit të 101 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”.

“Guximi dhe kurajo i këtyre katë figurave tregoi se si luftohet përballë shtypjes dhe fatkeqësisë, vepra e tyre nuk ishte vetëm frymëzuese , por me rëndësi jetike, duke bërë të mundur që Shqipëria sot mbas 101 vjetëve të bëhet partner i besuar dhe i vërtetë i komunitetit ndërkombëtar, si është ajo sot , anëtare e NATO-s”, tha Presidenti i Bashkisë (Borough) Manhattan në New York, Scott M. Stringer duke shtuar se “Unë jam krenar që metropoli i ynë qyteti i New Yorkut mund të mburret me komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara . Lagjet tona janë pasuruar me këtë diversitet të madh , dhe pasurin e komuniteteve të kontributeve ekonomike , kulturore dhe qytetare”.

Presidenti i Bashkisë së Bronx-it, Ruben Diaz Jr, nderoi me këtë rast me çertifikatë nderi, disa figura të komunitetit, si :  Ambasadorin Bekim Sjediu, professor Paulo Palombo, Avokatin Stiv Kaufman dhe Presidentin e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane, zotin Easd Rizai.

Anëtari i Assemblesë së Shtetit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj, tha se: “Është një privilegj, për mua si një shqiptaro-amerikan të jem në këtë vend për të festuar historinë dhe kulturën tonë, duke dashur edhe shtëpinë tonë të re në Amerikë. I inkurajoj shqiptarët që të vazhdojnë të jenë anëtarë produktivë të shoqërisë duke vazhduar për ta bërë botën një vend më të mirë më tolerante “.

“Me këtë rast e rëndësishëme, është se në përvjetori i 101 të, i Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane, është për ne se edhe një herë ne jemi duke nderuar komunitetin tone, në zyrën e Presidentit të Bashkisë së Manhattanit – New York, zoti Scott Stringer”, tha Esad Rizai, President dhe themelues i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane. “Scott M. Stringer, tha ai ka treguar vazhdimisht përkushtimin e tij për shqiptarët në Amerikë, Shqipëri dhe në botë. Ne e dimë që ai me krenari qëndron pranë nesh të kremtojë këtë ditë të madhe së bashku me komunitetin shqiptar. Në ndërkohë që ne shqiptarët në frymën e Besës dhe asaj që bënë për këtë ditë etërit tanë , ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë dhe të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ceremoninë e përshëndeti dhe moderatori i kësaj veprimtarie dhe ish-Asambleisti Stephen Kaufman dhe Profesor Paulo Palumbo, miq të njohur këta të komunitetit shqiptar në Bronx dhe njohës të mirë të historisë së shqiptarëve dhe viryteve të tyre.

“Shqiptarët në qytetin e Bronxit, janë krenaria e këtij qyteti dhe se pa shqiptarët Bronxi, nuk do të ishte kaq i lulëzuar sa është sot”, tha Prof. Palombo.

Duke përshëndetur në emër të qeverisë së Kosovës, Konsulli i Përgjithëshëm i saj në New York, Ambasdori Bekim Sejdiu, i cili u nderua edhe me një Proklamatë me rastin e 101 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, tha: “…Falenderoj Bashkinë e Manhattanit dhe Presidentin e saj zotin Scott Stringer.Duke nderuar figura të ndritura të kombit tonë, nga ky metropol gjigand Manhattanit i cili po nderon Shqiperinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë….Në menyrë të veçantë, ky është një nderim që u bëhet shqiptaro-amerikanëve, të cilët janë krenarë me identitetin dhe kulturën e tyre entike shqipëtare, por janë po ashtu shumë krenarë që i takojnë kombit te madh amerikan, i cili e ka dëshmuar madhështinë e tij në mbështetjen e madhe që i ka dhënë përpjekjeve të Kosovës për liri dhe pavarësi….”

Në fjalën e tij Ambasadori Ferit Hoxha , Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara solli një përshëndetje në emër të qeverisë shqiptare dhe të Misionit shqiptarë në New York: “Më lejoni të falënderoj në mënyrë të veçantë ju presidenti Stringer për organizimin e kësaj ngjarje të mrekullueshme. Faleminderit që keni qenë gjithmonë i pranishëm për ne , për vendosjen e ngjyrave tona në këtë qytet të madh dhe për të na nderuar në atë që është më e dashur për ne: Pavarësinë tonë, historinë tonë dhe kulturën tone”.

“Shqipëria, ka shumë miq në këtë qytet”, tha ambasadori Hoxha, “por ju jeni një shumë i veçantë e shumë i dashur. Ju përgëzojmë për suksesin tuaj të fundit në zgjedhje dhe ju urojmë gjithë të mirat në detyrën tuaj të re si Revizor i Qytetit të New York-ut. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj ngrohtësisht Esad Rizain dhe shoqatën e tij që kurrë nuk e ka ndalur duke përdorur çdo rast që të ketë Shqipërinë, Kosovën dhe çdo gjë lidhur me shqiptarët këtu në New York”.( BEQIR SINA, Manhattan NYC)

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Diat e pavaresise se Shqiperise, ne New York

SHPALLEN FITUESIT E FESTIVALIT TË DYTË TË FILMIT SHQIPTAR NË NEW YORK

November 16, 2013 by dgreca

“E drejta për të dashuruar” me regji të Paul Kurti (Shqipëri) – fitoi çmimin e publikut për filmin më të mirë- “Rrëfimi i Fundit” me regji të Ibrahim Deari (Maqedoni) – çmimin e publikut për filmin më të mirë të shkurtër dhe filmi “Çmimi që të jesh femër” – me regji të Ilir Kabashit (Kosova) – çmimi i publikut dokumenatri më i mirë”…/

Nga BEQIR SINA, New York/

BROADWAY NEW YORK CITY : Festivali i II-të i filimit shqiptarë në Amerikë, ose Java e Filmit Shqiptarë, “agoi” javën e kaluar me filmin e suksesshëm “Agon” me regji nga Robert Budina, një përzgjedhje zyrtare e Oscar-it 2013. Kjo javë e filmit shqiptarë, u shoqërua me shfaqjen e 30 filmave të kinematografisë shqiptare nga të cilat : 24 filma prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar, “White & Black”, me një retrospektivë në kinematografinë shqiptare.

Kurse, në natën e fundit ka qenë filmi ruso- shqiptarë “Right To Love” (E drejta për të dashuruar”, një film ky që ka pas një sukses të jashtëzakonshëm në premierat në New York në dhjetor 2012 dhe  që është shfaqur edhe në kinemanë e Moskës, Rusi.

Ky film u shpall më i mirë i festivalit, me regji të Paul Kurtit dhe skenari i tij u shkrua nga aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjinë Çerkeze, nga Kaukazi Verior(filmi ka dhe dialog në shqip dhe shumica e aktorëve janë emra të njohur të kinematografisë shiptare dhe të huaj – ku bie në sy aktoria e njohur shqiptare Pavlina Mani, Shpend Xani, Luan Bexheti, Ari Myrtaj, Praq Rado, Roza Kalaj, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodore Buloukos interpretojnë në këtë film)

Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptar u zhvillua të premten, 8 nëntor 2013, në teatrin prestigjioz të New Yorkut “SVA Theatres” , ndërkohë, që ceremonia e mbylljes së këtij festivali me shfaqjen e filmit të fundit, u bë në kineman shqiptare që gjendet në lagjen Broduej – “The Producers Club Theater” . Aty kur për një javë teatri i shqiptarëve në Nju Jork, e ka “ndezuar” jetën artistike në komunitet, teksa për çdo natë, ai ka pritur spektatorë të shumtë që mbushnin njerën prej sallave të kinemasë, pronë e vëllezërve shqiptar Fredi dhe Ernesti Tollja

Kështuqë, me këtë rast jeta artistike e komunitetit të artistëve shqiptarë në Amerikë, shkëlqeu këto ditë në një nga bulevardet më të famëshme të Nju Jorkut, në Broduej(Broadway) , mbasi aty shumë pranë për të parë shfaqjen e filmave shqiptarë, u mblodhën për çdo mbrëmje, disa nga figurat e njohura të komunitetit të artistëve shqiptarë. Kan qenë të pranishëm gjatë kësaj jave dhjetra veprimtarë të njohur të komunitetit, kritikë, artistë shqiptarë e amerikan, gazetar, afaristë, dhe stundentë shqiptarë e amerikan.

Festivali me filmat të cilat shumica e tyre i përkasin historisë së vërtet -( true story ) kan një histori Inteligjente jo vetëm që argëton , por që kjo histori me të vërtetë mund të ndryshojë botën . Një tregim i mirë- i cili kap imagjinatën tonë , na bën të qeshim , na detyron për të reflektuar , dhe frymëzon transformim .

Dhe kështu u arritë dhe qëllimi i Festivalit të Filmit Shqiptarë në Nju Jork, i cili është për të festuar filmin inovativ dhe i pasionuar që sfidojë audiencat tanë, të cilët , nga ana tjetër , mund të bëjnë dallime të prekshme në botën tonë. Në Nju Jork, perden e bardhë, në shumë raste , e “zbukuruan” premierat e disa prej filmave të pavarur që shfaqen tiparet dramatike, veçoritë , dokumentarë dhe filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër

Ideatoria dhe bashkëthemeluesia Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, i tha gazetës tonë: “Se ne do të zgjerojmë programin tonë të përfshijeres në të ardhmen – me synim që t’a bëjmë tradicional këtë festival. , duke iu dhënë kineastëve shqiptarë mundësinë të zbulojnë historinë e tyre, para një audience të ndërgjegjshëme në një nga qytetet më me ndikim në botën e kinematografisë . Ne duam të lidhen kineastët dhe artistët shqiptarë në Amerikë – me ata në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare, duke shfaqura filma të njohur – me audiencat të cilët janë të etur për një eksperiencë unike të kinematografisë shqiptare, dhe së bashku , të bëjmë botën e këtyre artistëve edhe më të suksesshme në Amerikë dhe në botë”, thotë ajo.

Konsulli i Përgjithshëm e Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu tha në fund të këtij festivali se ne si Konsullatë kemi mbështetur ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit organizimin e Javës së Filmit Shqiptar në Nju Jork. Këtë aktivitet e ka mbështetur edhe Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, pra sipas tij kuptohet, që ata nuk jan mbështetësit e vetëm, meqë këtë e kanë bërë edhe sponspor privat, të cilët ai gjenë rastin t’i falenderoj.

“Këtë e kemi bërë në kuadër të përkushtimit të Republikës së Kosovës dhe angazhimit tonë si Konsullatë që të mbështesim promovimin e artit dhe kluturës tonë në Nju Jork. Shpresojmë shumë se Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, do shëndërrohet në traditë jetegjatë”, theksoi  Konsulli i Përgjithshëm e Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu.

Çmimet në këtë mbrëmje i ndau konsulli i Republikës së Kosovës në New York, Bekim Sejdiu, në shenjë nderimi për mbështetjen e Konsullatës së R. së Kosovës, në Nju Jork.

Zyrtarisht: Fitues në Javën e Filmit Shqiptar 2013 u shpallën :

– “E drejta për të dashuruar” me regji të Paul Kurti (Shqipëri) – çmimin e publikut për filmin më të mirë

– “Rrëfimi i Fundit” me regji të Ibrahim Deari (Maqedoni) – çmimin e publikut për filmin më të mirë të shkurtër

“Çmimi që të jesh femër” – me regji të Ilir Kabashit (Kosova) – çmimi i publikut documenatri më i mirë

Si në asnjë film tjetër, në trupën e këtij filmi luajnë aktorët më të njohur të komunitetit shqiptar në Amerikë, si Shpend Xani, Luan Bexheti, Ari Myrtaj, Praq Rado, Roza Kalaj etj. “Right to love” e shënon rikthimin në kinematografi të Pavlina Manit. Në këtë ngjarje ajo u nderua me mirënjohje për vepër jetësore. Aktorja 65 vjeçe, Pavlina Mani, e priti me shumë emocion këtë çmim.

Historia e filmit fillon me një flirtim që përfundon në dashuri. Një dashuri që familja nuk e pranon e të gjithe mendojnë se është e gabbuar. Arsyeja? Dashuria i përket një kombësie dhe një besimi fetar tjetër.

Organizatorja Krasniqi, thotë se sukses i veçantë i kësaj ngjarje ishte lajmi për filmin “Agon” ku një kompani italiane e distribuimit të filmave me të parë publicitetin në media kërkoi blerjen e të drejtave të filmit për në Itali. “Mbase kjo është ndër misionet tona kryesore që tu hapim rrugë artistëve shqiptar drejt depërtimit në botë”, ka theksuar Krasniqi duke shtura se edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar bashkoi të gjithë shqiptarët, por edhe shume artistë të tjerë që kishin ardhur për ta ndjekur këtë ngjarje nga vise të ndryshme të Amerikës.”

Sipas organizatorëve, ky intersim i lartë është një shtytje dhe përgjegjësi shtesë për vazhdimin e kësaj tradite në mënyrë që publikut shqiptar në SHBA, t’i prezantohen të rejat në kinematografinë shqiptare.

Albanian Film Week u themelua në muajin gusht të vitit 2012. Ideatorët dhe themeluesit janë: Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj, producent, aktor & skenarist i filmit, nën udhëheqjen e Nil Production dhe të Albanian Artists Associations.
Në këtë edicion u shfaqen 30 filma të kinematografisë shqiptare: 24 filma janë prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar. Sa i takon filmit artistik me metrazh të gjatë në garë janë “Agon” regjia Robert Budina, Shqipëri, “Agnus Dei” regjia Agim Sopi, Kosovë, “Pharmakon” regjia Joni Shanaj, Shqipëri dhe “Right to Love” regjia Paul Kurti, SHBA. Si pjesë e programit “White & Black” u shfaqen edhe 6 filma të tjerë, të cilët janë retrospektivë në kinematografinë shqiptare. Në këtë festival konkurrim ishte edhe për filmat më të mirë shqiptarë prodhuar nëpër botë me metrazh të shkurtër, të gjatë dhe dokumentare. Fituesi u shpall natën e fundit të festivalit më 14 nëntor 2013, jo nga një Juri por nga publike. Simbas www.albanianfilmweek.com edicioni i II-të I AFW-se është përgaditë nga të njejtët organizatorë Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj(themelues), producent, aktor & skenarist i filmit, që të dy nga Kosova me banim në SHBA. me drejtoreshë martketingu Theodora Rexhepi, Këshilltar Programi, Bajram Shala dhe Promovuese Kulturore Ermira Babamusta. AFW është mbështetur nga disa institutione duke përfshirë Konsullata e Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu, Ministria e Kulturës në Kosovë, me sponsorizim nga LibertyBlue Group, Pizza Famiglia, AMT, Black Eagel etj.

Bashkëpunëtorët për projektin e AFW-së janë Praq Rado, Blerim Arifi, Eriola Kasemi, Faton Krasniqi, Festim Rexhepi, Arben Meta, Valmire Thaqi, Arnisa Myrtaj, Blerta Alikaj, Astrit Bytyqi, etj.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: i dyte shqiptar, ne New York, Perfundoi Festivali

New Yorku pret Festivalin e Filmit Shqiptar, Albanian Film Week

October 28, 2013 by dgreca

Nga: Ermira Babamusta/

Ne Foto: Julinda Daci, Ariot Myrtaj, Luan Bexheti, Rejhan Ismani-Bexheti, Nexhat Imeraj, Tribeca Cinemas 2012/

New York – Kultura dhe arti shqiptar do prezantohet në New York gjatë festivalit AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar). Festivali do zhvillohet në datat 8 – 14 nëntor 2013, organizuar nga Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj. Ky është edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar me përzgjedhje artistike nga Sh.B.A., Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Angli, Kanada, etj.

Hapja e Festivalit – Red Carpet Gala

AFW-ja 2013 do të mbahet në “SVA Theaters” dhe “Producers Club Theaters” në New York. Programi i këtij festivali është krijuar për të prezantuar identitetin, kulturën dhe talentin shqiptar në Amerikë.

“Me paraqitjen e projekteve filmike në New York, kemi  për qëllim që të sjellim një  imazh krejt ndryshe nga vitet e tjera, ku nëpërmes gjuhës universale të kinematografisë  publiku ndërkombëtarë të njoh realitetin kulturor, historik e politik, në Shqipëri, Kosovë, e në çdo vend ku jetojnë shqiptarët. Kjo njohje do të hapë një dialog për kulturën aktuale të filmit shqiptar dhe t’ia ofrojë kinemanë shqiptare audiencës së SHBA-së, duke hapur  një përspektivë të mirë për ruajtjen dhe vazhdimesinë e kulturës tonë,” tha Ariot Myrtaj, organizatori i AFW-së.

Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptar do të zhvillohet në teatrin prestigjioz të New Yorkut “SVA Theatres” te premten, 8 nëntor 2013, në orën 7:00. Në Red Carpet Gala do jenë pranishëm yje të kulturës kinematografike shqiptare nga e gjithë bota. Nata e parë e festivalit do hapet me filmin e suksesshëm “Agon” me regji nga Robert Budina, përzgjedhje zyrtare e Oscar-it 2013. Regjizori i mirënjohur Robert Budina do jetë pranishëm në këtë festival dhe do të marrë pjesë në forumin kulturor rreth artit shqiptar dhe kinematografisë, seanca Q&A, që do zhvillohet pas shfaqjes së filmit “Agon”.

Konkurrimi

Në këtë edicion do të shfaqen 30 filma të kinematografisë shqiptare: 24 filma janë prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar. Si pjesë e programit “White & Black” do të shfaqen edhe 6 filma të tjerë të cilët janë retrospektive në Kinematografinëshqiptare.Në këtë festival do ketë konkurrim për filmat më të mirë shqiptar prodhuar nëpër botë me metrazh të shkurtër, të gjatë dhe dokumentare. Fituesit do të shpallet natën e fundit të festivalit me datë 14 nëntor 2013.

“Me Javën e Filmit Shqiptar ne dëshirojmë që të paraqesim një dimenzion të ri mbi artin shqiptar dhe mënyrën se si të reflektojë sa më pozitivisht në botë. Perzgjedhja e 30 filmave për AFW është bërë përmes aplikimeve online, dhe formave të tjera. Në përgjithësi të gjitë filmat kanë qenë korrekt, edhe ata që nuk kemi pasur mundesi t’ i përzgjedhim, sepse iu kemi përmbajtur disa kritereve që t’i pranojmë vetëm projektet që janë realizuar këto dy viteve të fundit. Unë besoj fuqishëm që AFW do të arrijë që të krijojë ura bashkëpunimi në mes të artistëve shqiptar kudo në botë dhe të ndikoj në mirëqenjen e komunitetit shqiptar në Amerikë dhe të komuniteteve të tjera që për synim kanë paqen dhe tolerancën,” tha Mrika Krasniqi, organizatore e AFW-së.

Themelimi i Javës së Filmit Shqiptar (Albanian Film Week)

Albanian Film Week u themelua në muajin gusht të vitit 2012. Ideatorët dhe themeluesit janë: Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj, producent, aktor & skenarist i filmit. Albanian Film Week 2012 u organizua nën udhëheqjen e Nil Production dhe të Albanian Artists Associations.

Albanian Film Week  2012 u zhvillua për herë të parë në New York prej datës 05 deri më 11 nëntor 2012, ku janë shfaqur 100 filma të Kinematografisë shqiptare që nga themelimi i saj e deri më sot.  Shfaqja e filmave u bë në tri kinema: Tribeca Cinemas, Producers Club Theatres si dhe në Lehman College at Bronxnet Studios.

Albanian Film Week 2012 u organizua nën udhëheqjen e Nil Production (Mrika Krasniqi, pronare dhe drejtoreshë e Programit  Artistik të AFW-së) dhe të Albanian Artists Associations (Ariot Myrtaj, pronar dhe Drejtor Ekzekutiv i  AFW-së). Albanian Film Week  2012 u mbështet nga Kosnulata e Kosovës në New York, Ministria e Kulturës në Kosovë, Komuna e Prishtinës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri, Qendra Kinematografike e Kosovës, Kosovafilmi, Prishtina Film, etj.

“Në edicionin e parë të AFW-së kan marrë pjesë shumë artistë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare si dhe komuniteti shqiptaro amerikan, të cilët e kan mirëpritur këtë event. Janë zhvilluar disa debate me regjisorë shqiptarë të cilët kanë folur për krijimet e  kinematografisë shqiptare në përgjithësi që nga themelimi e deri në ditët e sotme, dhe mënyrën se si të krijohet një rrjet bashkëpunimi në mes të artisteve shqiptarë kudo në botë,” theksoi Ariot Myrtaj.

Edicioni i II-të I AFW-se po përgaditet  nga të njejtët organizatorë Mrika Krasniqi (themelues) dhe Ariot Myrtaj (themelues), me drejtereshë martketingu Theodora Rexhepi, Këshilltar Programi, Bajram Shala dhe Promovuese Kulturore Ermira Babamusta. AFW është mbështetur nga disa institutione duke përfshirë Konsullata e Kosovës në New York, Ministria e Kulturës në Kosovë, me sponcorizim nga LibertyBlue Group, Pizza Famiglia, AMT, etj.

Bashkëpunëtorët për projektin e AFW-së janë Praq Rado, Blerim Arifi, Eriola Kasemi, Faton Krasniqi, Festim Rexhepi, Arben Meta, Valmire Thaqi, Arnisa Myrtaj, Blerta Alikaj, Astrit Bytyqi, etj. (www.albanianfilmweek.com).

Përzgjedhjet zyrtare të Javës së Filmit Shqiptar 2013

Filmat me metrazh të gjatë

“Agon” regjia Robert Budina, Shqipëri

“Agnus Dei” regjia Agim Sopi, Kosovë

“Pharmakon”  regjia Joni Shanaj, Shqipëri

“Right to Love” regjia Paul Kurti, Sh.B.A.

Filmat me metrazh të shkurtër

“Rrefimi i fundit”  regjia Ibrahim Deari, Maqedoni

“Rrobaqepësja” regjia Arlinda Morina, Kosovë

“Heshtje” regjia Bekim Guri  – Kosova

“The Superintendent” regjia Roland Oruqi, Sh.B.A.

“Made in Amerika”  regjia Orges Bakalli, Sh.B.A.

“Në Mes të Parajsës dhe Ferrit” regjia Ibrahim Deari, Maqedoni

“Para të Përgjakura” regjia Erman Memedi, Maqedoni

“Burri” regjia Ben Apolloni, Kosovë

“Jona”  regjia Eneida Koreshi, Shqipëri

“Kravata” regjia Ekrem Xani, Kosovë

“Tuneli i Parë”  regjia Fatos Hoti, Angli

“Toka e Zotit”  regjia Mentor Spahiu, Kosovë

“Rrota”  regjia Fisnik Muji, Kosovë

 

Dokumentarë

“S’është Lavazh” regjia Gentian Koçi, Shqipëri

“Çmimi i të Qenit Grua”  regjia Ilir Kabashi, Kosovë

“Kartolinë nga Londra” regjia Naser Shillova, Angli

“Out of Sight” regjia Paul Kurti, Shqipëri

“Lindja Nuk Pret” regjia Parta Kelmendi, Kosovë

“E vërteta Mbi Tragjedinë e Urës së Lluzhanit” regjia BDEF, Kosovë

“Toka e Kelmendit” regjia M. Krasniqi, Kosovë

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, Festivali i filmit, ne New York, shqiptar

Ç’DO BËJË EDI RAMA ME GAFAT E DITMIR BUSHATIT NË NEW YORK– ASSESI TË MOS IA GËLLTISË!

October 5, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Më 17 shtator në Pallatin e Qelqtë u hap sesioni i 68-të i Asamblesë të Përgjithshme të OKB, që kishte bërë të zbarkonin në New York burrat e shteteve të të gjithë botës për të mbajtur fjalime, për dialog dhe takime të nivelit më të lartë. Me këtë rast në New York kishte arritur edhe delegacioni shqiptar, që drejtohej nga kryeministri i posazgjedhur i vendit Edi Rama, nën shoqërinë e ministrit të Jashtëm të posazgjedhur Ditmir Bushati.
Pikërisht për të përcjellë atmosferën nga Pallati i Qelqtë, gazetari dhe komentatori i famshëm politik Bill O’Reilly, që drejton tek Fox News Channel – The O’Reilly Factor – programin më të shikuar në televizionet kabllore të lajmeve në Amerikë, kishte dërguar aty gazetarin Jesse Watters, i njohur për intervistat e tij “On-The-Street” – në rrugë –për të marrë mendime por edhe për të peshkuar aty ndonjë scoop a gafë mes të ftuarve që në rastin konkret ishin Ambasadorë, Ministra të Jashtëm etj.etj.
Dhe në grepin e gazetarit ra pikërisht ministri jonë i Jashtëm, dmth ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë.
Pyetja që Jesse Watters u drejtoi diplomatëve më të lartë ishte kjo: “A është Amerika një vend fisnik?” – Kur Watters pyeti PhD Simona-Mirela Miculescu, një diplomate kariere rumune, e cila është Ambasadorja e përherëshme e Rumanisë në OKB, ajo e çuditur se si gazetari mund të bënte të tilla pyetje absurde, në mënyrë eksklamative iu përgjigj “Natyrisht, që është, natyrisht Amerika është një vend fisnik” –
Kur i erdhi radha ministrit tonë të Jashtëm, e në ekran dilte i titruar emri, posti që mbante e vendi që përfaqësonte – dhe ishte një rast i mrekullueshëm që me anglishten e tij të mirë të shfaqte performancën e tij përpara publikut amerikan -, kur Jesse Watters e pyeti: “A është Amerika një vend fisnik?”, Ditmir Bushati përmes një gafe 24 karatshe iu përgjigj: “Është një pyetje shumë komplekse !”
Ditmir Bushati nuk gjeti argument në kokën e tij për t’i dhënë një përgjigje pozitive pyetjes ashtu si u përgjigj me eksklamacion përfaqësuesja e Rumanisë për vendin më demokratik të botës, krijuar prej emigrantëve. Ditmir Bushatit nuk i ka mjaftuar fakti që, të paktën gjatë dy dekadave të fundit, qindra mijë bashkëqytetarë të tij, ikur prej një Shqipërie gjithnjë në trazicion dhe me një demokraci të rrezikuar, të gjejnë këtu strehë, vatër e mundësi për të qenë pjesë e këtij vendi dhe këtij kombi; Ditmir Bushatit nuk i ka mjaftuar fakti që SHBA iu gjet në krahë Kosovës për të ndalur konfliktin dhe për t’i dhënë fund shpërnguljes së 1 milion shqiptarëve nga trojet e veta; Ditmir Bushatit nuk i ka mjaftuar fakti që SHBA i janë gjendur në krah Shqipërisë për ta anëtarësuar në NATO; Ditmir Bushatit nuk i ka mjaftuar fakti që SHBA për Shqipërinë përbëjnë Aleatin jetik, më të rëndësishëm. Ditmir Bushatit nuk i kanë mjaftuar këto fakte dhe është përgjigjur sikur të jetë ministër i jashtëm i kohës së republikave sovjetike.
Por ashtu si ndodh rëndom, gafa e Ditmir Bushatit, ministrit të Jashtëm u fsheh në Shqipëri. Nëse gafa e tij kishte marrë dhenë në SHBA, në Shqipëri askush dhe asnjë nuk tregoi dhe reagoi për të, qofshin gazetat, qofshin televizionet, qofshin anchormen-ët, qoftë opozita, qoftë lideri i opozitës, i cili ka qenë edhe vetë ministër i Jashtëm, qoftë Komisioni për Politikën e Jashtme në Parlamentin e Shqipërisë, qoftë shoqëria civile. Askush. Sikur Shqipëria të jetojë në kulmin e izolimit, të cilin Edi Rama e shpreh figurativisht me bunkerat. Merreni me mend sikur gjithë këta që përmenda unë më sipër të hanin në bunker, të pinin e të flinin në bunker, bile edhe programet televizive me të ftuarit e tyre të përhershëm t’i xhironin në bunker, përfshi edhe Sokol Ballën me Ipodi-in e tij, të gjithë pa asnjë përjashtim në bunker! Me gojë të mbyllur, për hir të gafave të Ditmir Bushatit!
Por rroftë Facebook-u dhe komuniteti i shqiptarëve në NY, të cilët ndihen të fyer kur vendin e tyre e përfaqëson një njeri që pyetja më e thjeshtë për shqiptaret, atij i duket më kompleksja e botës dhe nuk di se si t’i përgjigjet! Por çfarë diplomati qenka ky!
Ndërkohë, gafa e Ditmir Bushatit nuk fshihet dot. Ajo është një fait accompli, e kryer tashmë. Nëse numri 1 i diplomacisë shqiptare vë në dyshim dhe nuk gjen asnjë arsye për t’u përgjigjur pozitivisht se “Amerika është një vend fisnik”, mendoj se kryeministri i Shqipërisë nuk ka pikën e dyshimit se Amerika është një vend fisnik. Atëherë çfarë do të bëjë shefi i qeverisë shqiptare me Ditmir Bushatin, do t’ia gëlltisë gafat – të cilat kur shqiptohen nga një ministër i kabinetit adresohen si gafat e tij! A ia vlen që kryeministri të përfaqësohet me diplomatë që dëmtojnë imazhin e qeverisë Rama, që në hapat e saj të para, kur qeverisjes i duhen njerëz seriozë, të përgatitur të cilët duhet assesi të bëhen cironka që i kap grepi me herën e parë!

Filed Under: Featured Tagged With: Elida Buçpapaj, Gafat e Bushatit, ne New York

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT