• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U ORGANIZUA NE NEW YORK PERKUJTIMORJA E APOSTULLIT TE SHQIPTARIZMIT MIT’HAT FRASHERI

October 2, 2013 by dgreca

Nga Endri Mergjyshi/

Tashme nuk eshte nje gje e rralle te degjosh per Mit’hat Frasherin, te birin e Abdyl Frasherit i cili dedikoj 50 vitet e jetes se tij per atdhe per Shqiperine Etnike. Saktesisht mund te themi qe ai eshte Babai i Kombit Shqiptar me kontributin e tij qe nga Kongresi I Manastirit e deri mbas Luftes se Dyte Boterore.

Komuniteti-Shqiptaro Amerikan I New Jersey, New York, dhe Connecticut organizoj me daten 30 Shtator te 2013 si cdo vit me rradhe perkujtimoren e Apostollit te Shqiptarizmes Mid’hat Frasheri lindur me 25 Mars, 1880 ne Janine ne kryeqytetin e Epirit ne Jug te Shqiperise dhe nderroi jete me 3 Tetor, 1949 ne New York.

Ne Kujtese te Midhat Frasherit prane varrit te tij ku moren pjese bashk-atdhetare nga te gjithe trevat e Shqiperise Etnike, Cameria, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia per te nderuar kete Apostull te Kombit Shqiptar qe eshtrat e tij jane lene ne harrese nga vendi ame.

Kete tubim e drejtoj nen kujdesin e tij zoti Pellumb Lamaj ish I burgosur Politik ne Spac nga diktatura e eger komuniste e Enver Hoxhes ku pasqyroj veprimtarine e jetes se Midhat Frasherit. Gjithashtu aty mori pjese dhe familja e Nderuar e zotit Qemal Lepenica nipi I heroit nacionalist Hysni Lepenica I cili u vra dhe u pre ne bese nga Komunistet e forcave partizane te Enver Hoxhes.

Veprimtaria e Midhat Frasherit permban nje seri te gjere politike dhe letrare qe I sherbeu Kombit Shqiptar ne arritje te Rilindjes se Shqiperise ku me vone u shuajt nga Sistemi Komunist qe solli Erresire ne Shqiperi.

Mid’hat Frasheri I biri I Abdyl Frasherit te nje politikani Shqiptar te Shekullit te 19-te( I cili filloi levizjen nacionaliste per pavaresine e Shqiperise nga Perandoria Osmane) dhe nip I poeteve dhe nacionalistave Naim Frasheri dhe Sami Frasheri.

Nga Stambolli,Frashellinjte filluan levizjen Nacionaliste Shqiptare. Duke punuar per administraten Osmane te viteve 1905-1908 ne Selanik, Midhati braktisi dhe studimet e tij shkencore per te filluar botimin e gazetes se tij javor me titullin “Lirija” ne Selanik e cila zgjati te publikohet deri me 1910.

Si nen-kryetar I delegacionit te Kongresit te Manastirit ne vitin 1908, Midhat Frasheri botoi nje reviste mujore me titullin “Diturija” e cila permblidhte artikuj, botime, kulturore, letrare te interesit Shqiptar.

Gjithashtu, Midhat Frasheri ishte deleguesi I 50-te I Kongresit te Alfabetit Mdern Shqiptar, dhe me vone u be nen-kryetar I ketij Kongresi.

Gjate lufterave Ballkanike karakteri I Midhat Frasherit mori nje shikim nacionalist me rrezimin e Perandorise Osmane dhe metej Shqiperia ishte e sulmuar me pushtimet e pa-epshura te fqinjeve rreth kufinjve.

Midhat Frasheri ishte nje nder te 83 lideret e Vlores ne Nentor te 1912. Ishte nje nga firmetaret e Deklarates se Shpalljes se Pavarsise, dhe u be Minister I Puneve Publike dhe me vone Konsul I pergjithshem ne Beograd. Me fillimin e Luftes se Pare Boterore, Midhati u arrestua ne Rumani dhe u internua per disa kohe dhe mbas lirimit jetoi ne Lozane me kushuririn e tij Mehdi Frasheri ku botoi nje seri artikujsh dhe gazeta. Ne vitin 1920 Midhati u emerua Kryetari I Delegacionit Shqiptar te Parisit I cili qendroi deri me 1922. Ne Paris ai vazhdoi gazetarine dhe botonte ne Frengjisht per rolin e Shqiperise ne Evropen drejt luftes frontale dhe restaurimin e saj.

Me vone Midhat ne vitet 1922-1926 ai u emerua Ambasador ne Greqi dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kur me vone I jep doreheqjen e tij me note proteste ndaj qeverise se Vlores per mos kujdesin e tyre ndaj padrejtesive qe po iu benin popullit Shqiptar te Camerise qe po u shkembenin me Greket e Azise se vogel si turq per shkak te marreveshjes greko-turke.

Nderkohe ne regjimin e Zogut kur ai dha doreheqjen, hapi nje Bibloteke private ne Tirane dhe ai vete arriti te shtype pothuajse 20,000 vellime e cila ishte me e madhja ne Shqiperi asaj kohe te cilen Midhati ja dhuroj kombit Shqiptar dhe me vone me ardhjen e Komunizmit kjo pasuri Kombetare u konfiskua ne saj te propagandes Komuniste.

Me ardhjen e Luftes se Dyte Boterore dhe forcimin e Gjermanise lufta per Shqiperine ishte e pashmangshme Midhat Frasheri krijoj Ballin Kombetar per ta perdorur per Bashkimin e Trojeve Shqiptare gjate luftes.

Mbas Luftes se Dyte  Boterore, me ardhjen dhe fitoren e komunizmit, ne Shqiperi Midhati u largua per ne Italine e jugut. Gjate largimit te tij ne Perendim Midhati u perqendrua me teper per te krijuar nje koalicion anti-komunist kryesisht nepermjet Anglise dhe Amerikes.  Ne Gusht te 1949 ai u emerua Kryetari I Komitetit te Shqiperise se Lire. Mbas nje vizite ne Londer ku Midhati beri nje deklarate ne Radion e BBC per levizjen anti-komuniste ne Shqiperi me kthimin e tij ne Amerike ne Long Island, New York, Lexington Hotel, Midhati u gjet I vdekur ne dhomen e tim ku ai ishte helmuar.

Nje fragment I fjalimit te Midhat Frasherit gjate Pavaresise se Shqiperise ku ai thote:

“Deri tani Shqiptaret kane jetuar shume pak per veten e tyre; aktivitete e tyre; gjakun e tyre; talenti I tyre I ka perfituar komshinjve te tyre. Ata e kan perqendruar te miren e tyre per te miren e te tjereve.Tani ata duhet te punojne per veten e tyre, per Shqiperine e tyre”.

Gjate mergimit ai I drejtohet Enver Hoxhes Shqiptarit Komunist:

“Sherbetoret qe bashkpunuan me Titon”

“Keta Sherbetor nuk jan me Shqipetar. Keta kan harruar si te behen Shqipetar”.

Nderkohe gjate ketij tubimi e moren fjalen dhe atdhetare te tjere te Komunitetit Shqiptaro-Amerikan zonja Val Karanxha e cila permblodhi nje pjese te veprimtarise se Midhat Frasherit, zoti Arben Dedaj nje atdhetar I perkushtuar per Komunitetin Shqiptar ne Amerike. Fjalen e mori Rajmond Sejko I komunitetit te Camerise ish I perndjekur politik, zoti Aleksander Goro nga Himara ish I perndjekur politik, zoti Ylvi Buza nga Tirana, zoti Endri Merxhushi nga Krahina e Camerise, zoti Skender Pali nga Krahina e Kosoves, Alfred Tollja dhe shume te tjere.

Ne mbyllje te tubimit zoti Pellumb Lamaj citoj disa vargje ne shenje respekti per Babain e Kombit Midhat Frasherin:“Respekt,Nderim,Perulje prane varrit ku prehen eshtrat e Apostullit te Shqiptarizmes………..Edhe sa kohe do ti duhet kombit e popullit shqiptar te vendos ne panteonin e tij kete shqiptar te madh qe rralle e nxjerre shekulli dhe historia…..Edhe sa kohe eshtrat e Babait te Kombit do te prehen ne dhe` te huaj…….Edhe sa kohe bastardet dhe te shiturit e politikes do te tallen me historine tone kombetare….Edhe sa kohe shoqeria shqiptare do te mbaj mbi supe kete turp e krim historik…………Edhe sa kohe…………………………………………..”

Pergatitur nga:Endri Merxhushi

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Endri mergjyshi, ne New York, Pellumb Lamaj, Perkujtimorja e Mithat Frasherit

KRYEMINISTRI RAMA 3 DITE NE NEW YORK

September 22, 2013 by dgreca

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë disa ditore në New York, ku do të marrë pjesë në sesionin e 68- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të këtij sesioni.

Gjatë  vizitës në New York dhe pjesëmarrjes në punimet e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve të ndryshme, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.

Axhenda e Kryeministrit Rama parashikon pjesëmarrjen në aktivitetin “Nisma Globale Clinton” me ftesë të Presidentit Bill Clinton, takimin me Presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim, ish Kryeministrin britanik Tony Blair dhe mbajtjen e një leksioni në “Forumin e Liderëve Botërorë” në Universitetin e Kolumbias.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një seri takimesh me komunitetin shqiptar që jeton në New York, si edhe me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregtisë.

Në këtë vizitë, Kryeministri do të shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, z.Ditmir Bushati.

Filed Under: Featured Tagged With: 3 dite, Edi Rama, ne New York

KOMUNITETI SHQIPTAR NË AMERIKË PRITI ME NDERIME ISH KRYEMINISTRIN E KOSOVËS, RAMUSH HARADINAJ

September 21, 2013 by dgreca

      Të dielën në orën 10 paradite, z. Haradinaj do të ketë një takim në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA,ku do të pritet nga kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj dhe Këshilli i Vatrës, për të kaluar më pas në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, ku do të pritet nga famullitari dom Pjetër Popaj,do të takohet me ambasadorin Wizner, do të vizitojë Konsullatën e Republikës së Kosovës,ndërsa në mbrëmje,në orën 7 pm,  ai është i ftuar nga dega e Vatrës Hudson Valley-NY,e cila do të shtrojë një darkë në Fiorino Restaurant në NJ, pronë e bashkadhetarit Sabit Bytyci, një vatran i vjetër,anëtar i Këshillit të Vatrës. Të hënën lideri Kosovar është i ftuar në Columbia University, ndërsa të Martën do të ketë takime në Washington DC./

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur me nderime nga komuniteti shqiptar në Amerikë. Ai ka udhëtuar me Austria Airline dhe ka zbritur në aeroportin Ndërkombëtar JFK të New Yorkut rreth orës 14.00 të ditës së Shtunë. Heroi i Luftës për liri, i ashtuquajturi” Rambo”, që nuk u kap dot nga serbët, dhe sfidanti i Tribunalit të Hagës, ish kryeministri që dha dorëheqjen më 2005- duke u vetëdorëzuar për t’u gjykuar dhe tashmë i liruar plotësisht nga akuzat, gëzon një popullaritet në rritje, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Diasporë. Haradinaj së bashku me bashkëshorten Anita, janë ndjerë të befasuar sapo janë shfaqur në mjediset e Aeroportit të New Yorkut. Atyre u janë lehtësuar proceduart e kontrollit dhe janë shoqëruar nga shërbimi policor amerikanë, djem të Kosoëvs dhe të Shqipërisë, që punojnë për policinë amerikane dhe Shërbimin Federal.

Cifti Haradinaj është pritur nga shumë shqiptaro-amerikanë, që kanë dalë ta presin me nderime. Biznesmenë dhe veprimatrë të njohur shqiptaro-amerikanë si Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Elmi Berisha, Anton Raja dhe shumë të tjerë, i urojnë mirëseardhjen Haradinajt dhe bashkëshortes. E bija e Rrustem Gecaj dhuron një buqetë të madhe me lule shumëngjyrëshe. Në mjediset e aeroportit bëhen fotografi, më pas një intervistë e shkurtër nga TV 21 dhe nisja drejt Hotelit, që u është rezervuar.Në mbrëmje për mysafirin e nderuar u shtrua një darkë në Benjamin Steakhouse në Manhattan nga miqpritësit e tij.

Duke filluar nga dita e dielë dhe në vijim ish Kryeministri Ramush Haradinaj do të ketë takime të shumta sipas një kalendari të ngjeshur. Takimet e tij do të përqëndrohen në New York, New Jersey për të vijuar të martën me 24 Shtator në Washington DC.

E diela e 22 shtatorit do të nisë me një Vizitë në Vatër. Z. Haradinaj do të ketë një takim në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA,ku do të pritet nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj ne oren 10.00,rreth orës 11 e 30 do të shkojë në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, ku do të takohet me famullitarin e Kishës Shqiptare, dom Pjetër Popaj, më vonë do të takohet me ambasadorin Wizner ndërsa në mbrëmje, në orën 7 pm, ai është i ftuar nga dega e Vatrës Hudson Valley me kryetar z. Elmi Berisha,- darkë që do të shtrohet në Fiorino Restaurant, në Nju Xhersi, pronë e bashkadhetarit Sabit Bytyci.

Të hënën lideri Kosovar është i ftuar në Columbia University, ndërsa të Martën do të ketë takime në Washington DC., ku do të ketë takime të planifikuara me politikanë amerikanë, anëtarë të Kongresit etj.

Zoti dhe zonja Haradinaj do të jenë të pranishëm edhe në darkën vjetore që organizon Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikanë, ku do të nderohet ndihmës sekretari Philip Riker, ndërkohë që do të nderojë me pjesmarrjen e saj edhe ish Sekretarja Amerikane e Shtetit,zonja Hillary Clinton. Në këtë eveniment do të jenë edhe Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaci, Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë Bushati dhe Hoxhaj i Kosovës. Po ashtu do të jetë i pranishëm edhe personaliteti i njohur politik i Malit të Zi, Milo Gjukanovic.(Dalip Greca)

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Anton raja, Elmi Berisha, Harry Bjaraktari, ne New York, Ramush Haradinaj, Rrustem Gecaj

DETAJE NGA VIZITA E MEHMET SHEHU NË NEW YORK DHE PËRLESHJA E SHQIPTARËVE ME GREKËT

August 9, 2013 by dgreca

*Presioni i Tiranës kundër Vatrës, një javë para vizitës së Mehmet Shehut në New Jork përmes Radio Tiranës me thirrjen “Largoni armiqtë e Shqipërisë nga Vatra’. Kush ishin armiqtë në Vatër.

*Kush ishte vatrani nga Nivica e Tepelenës, i mbuluar në gjak në përleshjen me grekët, i fotografuar nga revista “LIFE”, The New York Times,  dhe “National Geographic”?

*Letra e hapur që vatranët i drejtuan Mehmet Shehut dhe humori i Diellit për takimin mes Titos dhe Mehmet Shehut në vaporin Mbretëresha Elizabet.

* Cila ishte deklarata e Venizellosit, që i parapriu përleshjes mes shqiptarëve dhe grekëve.

NGA DALIP GRECA/

Sa herë afron muaji shtator, kur krerët e shteteve mblidhen në pallatin e qelqët të OKB-së në New York, diaspora e Amerikës con ndërmend edhe përleshjen mes shqiptarëve dhe grekëve. Për historinë e vizitës të ish kryeministrit komunist Mehmet Shehu në New York janë shkruar libra dhe janë botuar shkrime nëpër gazeta, janë sjellë përkthime nga gazetat amerikane, por pak ose aspak janë shfrytëzuar burimet e shtypit të diasporës të atyre viteve dhe nuk është bërë ndonjë investigim për qëndrimin real të nacionalistëve shqiptarë ndaj qeverisë komuniste, përvec përleshjes mes shqiptarëve dhe grekëve.

Nga një investigim kohëgjatë kam gjetur detaje të patreguara më parë.Ngjarja është përcjellë edhe nga shtypi i diasporës: Gazeta Liria e Bostonit,organ pro regjimit komunist të Tiranës, që i thuri lavde, dorës së djathtë të Enver Hoxhës, ‘të fortit”  të qeverisë komuniste shqiptare, është ndjekur  nga gazeta “Shqiptari i Lirë” organ i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, Gazeta “Atdheu” , Flamuri dhe më hollsisht nga gazeta e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, “Dielli”. Në fakt është gazeat Dielli që e ka ndjekur më nga afër  vizitën e kryeminsitrit shqiptar, para, gjatë dhe pas vizitës, deri në kthimin e palavdishëm, tepër të vetmuar, I pa përcjellë nga suita e vendeve satellite të kampit të carë socialist.Po ashtu kam siguruar Revistën LIFE që përshkruan ngjarjen me fotografinë e shqiptarit të gjakosur dhe shqiptarëve të tjerë, të egërsuar para policisë. Po ashtu kam gjetur në original deklaratën e Vasil Gërmenjit dhënë BBC dhe Televizionit NBS. Të gjitha këto do t’i lexoni në Diellin e printuar.

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, detaje nga vizita, Mehmet Sheu, ne New York, shqipatre dhe greke, vatranet

10 vendet më të vizituara për turistët në qytetin e New York

August 1, 2013 by dgreca

Shkruan: BEQIR SINA, New York City/

NEW YORK CITY :   Guida truistike e qytetit metropolitan New York, tregonë se cilat janë  10 vendet më të vizituara për turistët në qytetin e New Yorkut. New York City (NYC) është një qytet brenda shtetit federal New York në ShBA. Për t’u dalluar njëri nga tjetri jo-zyrtarisht përdoret termi New York City. Ky qytet ka mbi 8.108.080 banorë në një sipërfaqe prej 800,31 km² dhe kështu është qyteti më i madh në SHBA. New York-u quhet në gojë të popullit edhe Big Apple (mollë e madhe). New York është qyteti më i rëndësishem për të gjithë botën në hapsiren ekonomike.

Nju Jorku (New York) eshte nje nder qytete me kryesores te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ose i thirrur ndryshe dhe Metropoli i botës. Ky qyetet gjendet ne bregun lindor dhe eshte qyteti me i populluar i SH.B.A-se. Emrin e mori per nder te dukes se atehershem te qytetit historik te Anglise York. Eshte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike te vendit por dhe i gjithe planetit. Ne Nju Jork gjendet e famshmia Wall Street, zyrat qendrore te OKB-se, Banka Federale, Muzeu i Luftës së Dytë Botërore dhe sheshi i famshëm Times Square si dhe bulevardi Broadway.Ne 11 Shtator te 2001, Nju Jorku u godit nga nje sulm terrorist. Kullat binjake te ashtuquajtura Qendra boterore Tregetare (World Trade Center) u goditen nga dy avjon pasagjeresh te medha. Nga rënia e dy Kullave plotesisht aty humbasin jeten 3000 njerez të pafajshëm. Kjo ka qenë më parë qendra më e vizituar nga turistët e huaj në qyetin e New Yorkut.Në mesin e një “pafundësie” objeketsh të rëndësishme, ndërtesash gjigande- gradacieles, dhe qendra kulturore, artistike, sportive, tregtare dhe të tjera, Guida truistike e qytetit metropolitan New York, tregonë se cilat janë  10 vendet më të vizituara për turistët në qytetin e New Yorkut, për këtë gjashtë mujor të viti 2013.

Empire State Building: Një nga ndërtesat më të larta dhe më të vjetra në qytet, e cila vështrohet menjëherë nga çdo largësi e ishullit ose një ndër në rrokaqiejt e New Yorkut, është më e vizituara në New York. Duke hipur në katin e sipër të saj ju mund të shikoni pamje të mahnitëshme të qytetit të New Yorkut nga maja Empire State Building.

2. Statuja e Lirisë: Statuja e Lirisë, është një dhuratë për Shtetet e Bashkuara për nder të miqësisë së krijuar gjatë Revolucionit Francez. Statuja e Lirisë është bërë një simbol amerikan i lirisë dhe vendi i mirëpritur për emigrantët që vijnë në SHBA në kërkim të një jetë më të mirë.

3. Grand Central Terminal: Stacioni qendror i trenave dhe më i madhi në SHBA i ndërtuar me një artitekturë të veçantë 100 vjetë më parë. Renovimi që nga hapja e saj në 1913 e kanë kthyer Grand Central në më shumë se vetëm një nyje për transportin e udhëtarëve me trenat e linjave interurbane – mbasi aty tani gjenden një zinxhir dyqanesh nga firmat më të njohura në botë, restorante dhe lokale për ngrënie të klasit dhe më shumë se kaq në dispozicion për vizitorët, një pamje e “kozmosit” brenda stacionit të trenave.

4. Rockefeller Center: Qendra Rockefeller në zemër të qytetit  Manhattan , është i njohur për pemën e Krishtlindjeve çdo fund viti, pistën e akullit për patinazh, dhe teatrin e madh Radio City Music Hall dhe shumë qendra tregtare firmato, restorante të shumta dhe mundësitë e ngrënies speciale. Rockefeller Center është një destinacion i madh për vizitorët në çdo kohë të vitit.

5. Ellis Island Emigracion Muzeu: Muzeu i Imigracionit në ishullin Ellis Island ofron vizitorëve një vështrim interesante në përvojën e emigrantëve. Ekspozita interaktive, turne në këmbë dhe video filma që zbulojnë vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballen emigrantët të cilët kan kaluar përmes Ellis Island.

6. Staten Island Ferry: Staten Island Ferry është një traget pa para për të udhëtuar nga njëra pjesë e ishullit të Manhattan për në ishullin tjetër Staten Island, e përdorur nga qytetarët dhe turistët që duan të marrin edhe një pamje të portit dhe nga Statuja e Lirisë.

7. Muzeut Amerikan i Historisë Natyrore: Që nga hapja e tij për publikun në vitin 1869, Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore ka evoluar dhe është rritur shumë. Përveç ekspozitave Qendra Rose Planetare edhe të rregullta, Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore e pret një seri rrotulluese e eksponateve të reja, kështu që është gjithmonë ka diçka të re për të parë.

8. Central Park:  Parku Qendror u ofron banorëve njujorkez dhe turistëve të pafund çdo ditë një ambjent natyror të ngjashëm me “xhungëlën” ose “tropikun” apo malet për rreth New York City për mbi 150 vjet. Bëni një shëtitje, një udhëtim me anije në liqenin në mes të parkut ose vetëm një piknik në Central Park dhe të zbuloni pse Central Park është kaq popullorë dhe kaq tërheqës.

9. Muzeu i Artit Metropolitan: Ky muze është nga më të mëdhat në botë. Ai ka mbi 2 milion veprave të artit nga e gjithë bota dhe gjatë gjithë historisë, që janë të vendosur në Muzeun Metropolitan të Artit. Muzeu Metropolitan i Artit është një muze me një vlerë jashtëzakonëshme.

10. Muzeu i Artit Modern (MoMA): E themeluar në 1929 si muzeu i parë kushtuar tërësisht artit bashkëkohor, MoMA është mikëpritëse për një koleksion mbresëlënëse e përpjekjeve moderne artistike. Nga pikturat dhe skulpturat të filmit dhe të arkitekturës.

Filed Under: Kulture Tagged With: 10 vendet, me te vizituara, ne New York, nga turistet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Havzi Nela, 34 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë
  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”
  • PËRSHPIRTJE PËR SHPRESËN, ZONJËN E NDERUAR OSE VIRTYTIN…
  • Njeriu i ri
  • ZHULIANA JORGANXHI : TA DUAM ME SHUME SHQIPERINE
  • SOT, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • 199 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari
  • Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it
  • “OPERACIONE SEKRETE-SHQIPËRIA NËN LUFTËN E FTOHTË”
  • TREGIMTARI I HESHTUR
  • Lavdi Betejës së Junikut, 10 gusht 1998!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT