*Delawie: Parlamenti nuk është vend i armëve e dhunës
*Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie u bën thirrje partive që të gjejnë zgjidhje/
Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie u ka bërë thirrje partive politike që të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar. Ai i ka bërë këto thirrje pas një takimi me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga lidhur me ngjarjet e fundit në Parlamentin e Kosovës, ku opozita hodhi sërish gaz lotsjellës për pamundësuar mbajtjen e seancës.
Ambasadori Delawie u tha mediave se partitë politike duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të dalë nga situata politike në të cilën ndodhet Kosova.
“Para së gjithash, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e saj demokratike. Unë besoj që parlamenti është vend për diskutim, debat, si dhe për mos pajtueshmëri. Por, jam i sigurt që ai nuk është vend për armë, dhunë dhe pengim”, tha ambasadori Delawie duke bërë thirrje që të mos rrezikohet e ardhmja e Kosovës.
“Do të doja të inkurajoja të gjitha partitë që të marrin frymë thellë, ta pyesin vetën se a po i ndihmojnë veprimet e tyre të ardhmes së Kosovës si demokraci evropiane, apo po rrezikojnë izolimin. Dua të inkurajoj të gjitha partitë të gjejnë një mënyrë për të ndihmuar parlamentin, krijuesin e demokracisë së Kosovës, që t’i kthehet rendi”, tha ambasadori Delawie.
Që nga 22 shtatori partitë opozitare nuk kanë lejuar mbajtjen e seancave të parlamentit, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë dhe shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
APartitë në pushtet ndërkaq po i bëjnë thirrje opozitës të lejojë debatin në parlament, duke tërhequr vërejtjen se bllokimi i punës së tij është shembull i dëmshëm për të ardhmen.
Ambasada e SHBA-ve dënon dhunën në Kuvend
*U.S. Embassy Condemns Violence in the Parliament/
*British Ambassador: Violence has no place in democracy/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Tetor 2015/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dënon dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës.
“Armët nuk kanë vend në parlamente. Sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës – e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga Ambasada e Sh.B.A.-ve – bën tallje me njërën nga institucionet më të rëndësishme demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar.
Më tej theksohet se, dhuna e sotme, së bashku me atë të tre javëve paraprake, i ka pamundësuar Kuvendit që të plotësojë mandatin e vet në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. “Kjo nuk është demokraci. Kjo është pengim i procesit demokratik. Sikurse që kemi bërë edhe në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara fuqimisht kërkon nga opozita që të heq dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike, dhe që të angazhohet konstruktivisht në punën e rëndësishme të Kuvendit për të avancuar interesat e popullit të Kosovës”, përfundohet në komunikatë.
October 8, 2015
U.S. Embassy Condemns Violence in the Parliament
Ambassadori Britanik: Dhuna nuk ka vend në demokraci
Prishtinë, 8 tetor 2015/ Unë jam i tmerruar me skenat e sotme në Kuvend, shprehet ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell, në një deklaratë të dërguar nga Ambasada, ku më tej thekson:Kjo ishte dhunë. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Unë iu kam shmangur komentimit të bllokadës së vazhdueshme politike në Kuvend, sepse besoj se populli i Kosovës – të cilët luftuan me vite për të ndërtuar diçka të veçantë në Kosovë, mund dhe duhet patjetër të marrë përgjegjësinë për fatin e vet politik.Por, ngjarjet e ditës së sotme shkojnë përtej çdo standardi të demokracisë. Unë nuk mund të besoj se populli i Kosovës ka dëshiruar diçka të tillë kur kundërshtonin shtypjen, apo kur ata punonin me bashkësinë ndërkombëtare për të ndërtuar një Kosovë të re. Jam i shqetësuar nga përdorimi i dhunës, veçanërisht brenda Kuvendit.
Kosova përballet me shumë sfida. Është në interesin tonë të përbashkët, Britanisë dhe Kosovës, për t’i adresuar këto sfida. Por a ndihmojnë këto veprime në përmirësimin e sektorit të drejtësisë? A merren ato me problemin shumë real të korrupsionit dhe shpërdorimit të institucioneve shtetërore? A ndihmojnë ato për të tërhequr investitorë dhe për të krijuar vende pune? A e ndihmojnë Kosovën të fitojë njohje ndërkombëtare? Unë mendoj se jo. Kështu që, unë ju bëjë thirrje partive opozitare që të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë institucionet për krijimin e të cilave ato vet u sakrifikuan./b.j/
Thursday 08 October, 2015
British Ambassador: Violence has no place in democracy
I am appalled by the scenes in the Assembly today. This was violence. It has no place in a democracy. I have avoided commenting on the ongoing political blockade of the Assembly, because I believe that the people of Kosovo, who struggled for years to build something unique in Kosovo, can, should, and must take charge of their own political destiny.
But events today go beyond any standard of democracy. I cannot believe that this is what the people of Kosovo wanted when they opposed oppression, or when they worked with the international community to build a new Kosovo. I was disturbed by use of violence, especially within the Assembly.
Kosovo faces many challenges. It is in our common interest, Britain and Kosovo, to address these challenges. But do these actions help improve the justice sector? Do they deal with the very real problem of corruption and abuse of state institutions? Do they help to attract investors and create jobs? Do they help Kosovo win international recognition? I think not. So, I call on the opposition parties to refrain from violence, and to respect the institutions that they themselves made sacrifices to create.
—-
Misioni i OSBE-së dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës
Prishtinë, 8 tetor 2015/ Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, dënoi aktet e dhunës që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës gjatë përpjekjeve të opozitës për të bllokuar punimet.
“Dhuna që pamë sot në Kuvend është e papranueshme dhe e dëmshme për demokracinë. Pamjet shqetësuese të përdorimit të gazit lotsjellës, të deputetëve që kërkonin ndihmë mjekësore dhe incidenteve tjera cenojnë pasqyrën e progresit demokratik në Kosovë. Në të njëjtën kohë, bllokada institucionale dëmton progresin dhe reformat”, tha Ambasadori Schlumberger.
“Në Kosovë ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm për debat pluralist dhe unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë këto mekanizma e të mos përdorin dhunë”, shtoi ai, cituar në deklaratën e dërguar nga Misioni i OSBE në Kosovë./b.j/
OSCE Mission condemns violence in Assembly of Kosovo
PRISHTINË/PRISTINA, 8 October 2015 – The Head of the OSCE Mission in Kosovo, Ambassador Jean-Claude Schlumberger, condemned the violent acts in the Assembly of Kosovo today during the opposition’s efforts to block the proceedings.
“The violence we saw in the Assembly today is unacceptable and detrimental for democracy. The disturbing images of tear gas being used, Assembly members requiring medical assistance and other incidents undermine the perceptions of democratic progress in Kosovo. At the same time, the institutional blockade is harmful for progress and reforms,” said Ambassador Schlumberger.
“There are sufficient mechanisms in Kosovo for a pluralistic debate and I invite all parties to make use of them, rather than resort to violence,” he added.
—-
Thaçi: Thellë i zhgënjyer me dhunën e ushtruar në Kuvendin e Kosovës
Prishtinë, 8 tetor 2015/ Zv/kryeministri e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, shprehet se është thellë i zhgënjyer me dhunën e ushtruar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Sot kanë pësuar edhe ata që ia kushtuan jetën e tyre idesë për një Kosovë të lirë, ku çdokush ka të drejtë të ketë mendimin e vet, të shprehë mendimin e vet dhe të veprojë për të jetësuar synimet dhe aspiratat e veta, pa u frikësuar se do të dhunohet nga ata që mendojnë ndryshe”, shkruan Thaçi në ‘facebook’.
Opozita, vijon ai, nuk është duke cenuar vetëm demokracinë në Kosovë, por tani ka filluar të cenojë edhe integritetin personal, dinjitetin e madje edhe vet shëndetin e deputetëve të Kosovës.
“E duke sulmuar deputetë, duke penguar punën e Kuvendit, opozita po vepron drejtpërdrejt edhe kundër vet themeleve të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Prandaj, jam i zhgënjyer. Ndihem më lehtë vetëm kur shoh që kjo sjellje e papranueshme është duke u dënuar nga të gjithë në Kosovë, duke e lënë opozitën të vetmuar në verbësinë e saj”, shprehet Thaçi.
“I përgëzoj deputetët nga partia ime si edhe ata nga koalicioni qeverisës, si edhe Kryesinë e Kuvendit, që vazhdimisht po tregohen të matur, të kujdesshëm, me dinjitet, dhe po i kthejnë shpinën provokimeve dhe dhunës të cilës po i nënshtrohen në institucionin më të lartë politik të shtetit tonw”, shton ai.
“Nuk do të ketë zgjerim të koalicionit, zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2018, nuk do të ketë tërheqje të nënshkrimit nga marrëveshjet dhe do të jemi edhe më të vendosur për të punuar për integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO dhe për të ruajtur miqësinë e përhershme me SHBA-në. Asnjë presion, shantazh apo dhunë nga kushdoqoftë, nuk do të ndalë konsolidimin e shtetit të Kosovës”, përfundon Thaçi./b.j/
KRYEMINISTRI RAMA NE PRISHTINE
Kryeministri Rama në Prishtinë, shpreh përkrahjen e Shqipërisë për proceset në Kosovë/
Nga Behlul Jashari/
PRISHTINË, 16 Korrik 2015/-Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama mbërriti sot për vizitë zyrtare në Kosovë, i pritur në kryeqytet, Prishtinë, para Kryeministrisë nga kryeministri kosovar Isa Mustafa e zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.
Gjatë takimit, ku ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, koordinimin e projekteve dhe bashkëpunimit të dy shteteve në prag të Samitit të Vjenës si dhe zhvillimet në rajon.
Kryeministri Isa Mustafa e informoi kryeministrin Edi Rama për progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat, me theks të veçantë për reformat dhe prioritetet e Qeverisë.
Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik me Shqipërinë.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë.
Kryeministri Rama po ashtu shprehu përkrahjen e Republikës së Shqipërisë për proceset në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë shqiptare për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Kosovën.
Korrespondenti në Kosovë ishte në pritje dhe brenda takimit për një kohë, gjatë së cilës kryeministrit Rama iu shpreh e gjithë mikpritja e përzemërt dhe vëllazërore, ndërsa me kryeministrin kosovar Mustafa flisnin edhe për udhëtimin nga Tirana drejt Prishtinës, mes dy kryeqyteteve.
Takimi, pas të cilit sapo u dërgua komunikata për media e Kryeministrisë kosovare, u mbajt në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, nga i cili mediat mundën të marrin vetëm pamje.
Ndihmës Sekretarja Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland:THEMELOJENI GJYKATEN SPECIALE!
Mustafa-Nuland: Kosova ka kapacitet për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj
PRISHTINË, 13 Korrik /ATSH-B. Jashari/.- Ndihmës Sekretarja Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, dje pasdite në Prishtinë zhvilloi takime të veçanta me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, Presidenten e Republikës Atifete Jahjaga, Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, Zëvendëskryeministrin e parë e Ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi dhe me Kryetarin e partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu falënderimet e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se për këtë mbështetje të përhershme, Republika e Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse.
Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin Qeverisë së Kosovës për fuqizimin mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.
Komunikata e dërguar nga Kryeministria kosovare thekson se, gjatë takimit u bisedua për proceset aktuale në Kosovë dhe më gjerë. Kryeministri Mustafa dhe Ndihmës Sekretarja Amerikane Nuland biseduan për progresin që po arrihet në Kosovë, zhvillimet në rajon, proceset integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe për progresin në dialogun për normalizimin e relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kryeministri Mustafa dhe Ndihmës Sekretarja Nuland biseduan edhe për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe rëndësinë e madhe që ka për Kosovën themelimi i tyre, pasi që kjo dëshmon se Kosova ka kapacitet për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj, për të përmbushur obligimet ndërkombëtare si dhe për të ecur përpara në integrimet euroatlantike. Në këtë kontekst, Kryeministri Mustafa theksoi se Republika e Kosova do t’i marrë të gjitha obligimet që ka dhe do të ecë sigurt në rrugën e saj drejt të ardhmes euroatlantike.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland edhe për hapat konkretë që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, vlerësoi progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.
Kosovë-Jahjaga në takim me Nuland: Pres që institucionet së shpejti të themelojnë Gjykatën Speciale
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Victoria Nuland, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit dhe të rendit dhe krijimin e Gjykatës Speciale, sfidat në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit dhe përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane.
Njoftimi i dërguar nga Presidenca kosovare bën të ditur se, Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e vendit dhe qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe në veçanti në përmbushjen e obligimeve të marra ndërkombëtare dhe se pret që institucionet së shpejti të themelojnë Gjykatën Speciale për t’i adresuar akuzat e ngritura nga raporti i Këshillit të Evropës dhe për të shmangur që një hap i tillë të merret nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Duke folur për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është e përkushtuar në këtë proces dhe kërkon zbatim konkret të të gjitha marrëveshjeve të arritura. Ajo tha se shkalla e zbatimit të marrëveshjeve duhet të jetë kushtëzim për rrugën evropiane të Serbisë, e cila edhe më të tutje vazhdon të mbështes strukturat ilegale serbe në Kosovë.
Presidentja Jahjaga theksoi se konsolidimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës është i rëndësishëm dhe vlerësoi se rruga evropiane e saj, sikundër edhe i gjithë rajonit të Ballkanit duhet të jetë e qartë dhe e sigurt, për të mos lejuar ndikime të tjera të jashtme. Ajo tha se Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe njëlloj me shtetet e tjera të Ballkanit në procesin e integrimeve evropiane dhe theksoi përkushtimin e plotë të institucioneve të vendit në përmbushjen e të gjitha standardeve dhe kushteve në rrugën evropiane.
Nuland-Veseli:Kosova dhe lidershipi i saj politik të tregojnë mençuri
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pati poashtu takim me Ndihmësen për çështje të Evropës dhe Azisë të sekretarit të shtetit, John Kerry, Victoria Nuland.
Kryetari Veseli falënderoi Nuland për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria amerikane është duke dhënë për Kosovën në avancimin e proceseve politike dhe ekonomike të saj.
Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi, në takim u theksua nevoja e ecjes përpara të shtetit të Kosovës, në integrimet euroatlantike dhe për këtë Nuland ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-së.
Po ashtu Nuland shprehu nevojën që shteti i Kosovës dhe lidershipi i saj politik të tregojnë mençuri dhe vendosmëri në ballafaqimin me sfidat integruese dhe zhvilluese të Kosovës, siç janë procesi i dialogut dhe gjykata speciale.
Duke u ndalur në këtë të fundit, Nuland theksoi se është e nevojshme që Kosova me vendosmëri ta mbyllë këtë kapitull në mënyrë që vendi të ecë përpara, ndërsa kryetari Veseli theksoi se Republika e Kosovës do të kapërcejë këtë sfidë me përgjegjësi shtetërore në partneritet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.
Në takim u bisedua edhe për çështjen e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si parakusht themelor për të ndërtuar një ambient më kredibil për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Nuland gjithashtu shprehu vlerësimet e Qeverisë amerikane për rolin shumë pozitiv dhe rezultativ që është duke dhënë shteti i Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ideologjive të tij. Ajo siguroi se edhe në këtë rrafsh mbështetja amerikane për Kosovën do të jetë e plotë.
Thaçi: Kosova dhe SHBA-të kanë partneritet strategjik
Zëvendëskryeministri i parë e Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar:
“U takova me Zëvendës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon përfshi procesin e dialogut në Bruksel, Forcat e Armatosura, krijimin e dhomave të veçanta si dhe zhvillimin ekonomik”.
“Kosova dhe SHBA-të kanë partneritet strategjik bazuar në vlera të përbashkëta”, ka shkruar Thaçi në ‘Facebook’.
Haradinaj: Mirënjohje dhe respekt për SHBA-të
Edhe Kryetari i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për takimin me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Victoria Nuland, ka njofuar në mbrëmë në ‘Facebook’: “Sot, pata nderin të pres në takim, Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.
Mirënjohje dhe respekt për punën dhe angazhimin e znj. Nuland. Mirënjohje dhe respekt për SHBA-të”, është shprhur ai.
Nuland intervistë për RTK-në: Më mirë themelojeni vet Gjykatën sesa OKB-ja
Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan Victoria Nuland ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të zhgënjyer kur nuk janë votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Spesiales.
Në një intervistë për RTK-në Nuland tha se themelimi i Gjykatës do ta ndihmojë edhe SHBA-në në mënyrë që Kosova të ecë përpara.
“Është shumë me rëndësi që të themelohet Gjykata dhe shpresoj se do të ketë edhe një votim tjetër për këtë para pushimeve verore”, ka thënë Nuland.
Ajo po ashtu ka thënë se nëse Kosova nuk e krijon vet Gjykatën, atë do ta bëjë OKB-ja dhe se marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare mund të vihen në pikëpyetje
“Ne nuk duam që të ndodhë kjo sepse ne duam që Kosova të ecë përpara me Evropën dhe me neve”, ka thënë Nuland.
Ajo ka folur edhe për korrupsionin si dhe dialogun me Serbinë.
Nuland tha se nëse Kosova dëshiron që të ketë investime nga jashtë atëherë duhet të luftohet korrupsioni.
Zyrtarja amerikane ka folur edhe për terrorizmin ku sipas saj Kosova ka marrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.
Shtypi: Nuland merr premtime për themelimin e Speciales
“Nuland merr premtime për themelimin e Speciales”, është një nga kryetitujt e shtypit të sotëm të Prishtinës.
“Presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Veseli, i kanë premtuar ndihmëssekretares amerikane, Victoria Nuland, se Kosova do ta themelojë vetë Gjykatën Speciale”, thekson shtypi i sotëm kosovar.
Nderohet veprimtari Harry Bajraktari
Foto: Adem Belliu-Prishtine
Një nga personalitetet më të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, i cili më shumë se tri dekada ka dhënë kontributin në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, u nderua në një solemnitet të mbajtur sonte në Prishtinë nën patronazhin e ministrit të Diasporës, Valon Murati.
Në këtë ceremoni, ku morën pjesë edhe presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Parlamentit të Kosovës, akademikë e personalitete të tjera të shquara nga jeta shoqërore dhe kulturore shqiptare, Bajraktari u konsiderua si një nga figurat kryesore të lirisë së Kosovës.
Me këtë rast, ministri Murati, tha se Bajraktari nuk kurseu asgjë për t’ia siguruar popullit të vet lirinë. Sipas tij, falë angazhimit të tij dhe bashkëkombësve të tjerë, Kosova sot është e lirë nga shtypja e një regjimi të dhunshëm të cilin e kishte përjetuar për një shekull”, tha Murati.
Murati: Falë angazhimit të Bajraktarit, Kosova sot është e lirë
Ai punës së rëndë dh e të pandalshme për një standard më të lartë të jetës së tij ia shtoi edhe përpjekjet e vështira për t’ia siguruar popullit të vet lirinë. Nuk kurseu asgjë nga vetja e tij për këtë qëllim. Punën intelektuale, shkathtësitë bindëse, pozitën shoqërore, mjetet financiare dhe gjithçka kishte në dorë. Falë angazhimit të tij dhe bashkëkombësve të tjerë, Kosova sot është e lirë nga shtypja e një regjimi të dhunshëm të cilin e kishte përjetuar për një shekull”, tha Murati.
Ceremoninë e nderoi edhe prania e mysafirit special, mikut te shqiptarëve për më shumë se 25 vjet në Kongresin Amerikan dhe mik personal i Bajraktari, kongresmeni Eliot Engel. Në një fjali rasti ai foli gjatë për miqësinë e ngushtë dhe të përzemërt që e ka me Bajraktarin.
Engel: Gjatë punës sonë të përbashkët kemi punuar që Kosova dhe SHBA të jenë mike
Harry është dëshmia e gjallë se një person i vetëm mund të bëj ndryshime dhe ai me të vërtet e ka bërë këtë ndryshim. Dhe gjatë tërë asaj pune të përbashkët ne gjithmonë kemi punuar që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë si mike dhe aleate të njëra tjetrës. Dhe gjatë këtyre 7 viteve të mia në Kongres gjithmonë kemi punuar që SHBA dhe Kosova të jenë miq të mirë dhe të afërt, tha Engel.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se Bajraktari me angazhimet e tija, ka arritur që ta kthejë dinjitetin e Kosovës.
Minxhozi: Bajraktari e zbatoi në praktikë thënien e John Kenedy
Herry Bajraktari, shkoi në Amerik ë në atë kohë kur në rininë e vet dëgjoi fjalët e presidentit John Kenedy, i cili tha: “mos kërko ç’do të bëjë vendi për ty, por çfarë do të bësh ti për vendin”. Dhe Herry Bajraktari këtë e zbatoi në praktikë duke u bërë një njeri i suksesshëm në të gjitha fushat. Është e vështirë të ndash ekonominë nga politika, është e vështirë të ndash Kosovën nga Amerika, është e vështirë të ndash të gjitha përpjekjet që ai bëri, që Kosova të marrë vendin, dinjitetin edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Minxhozi.
Ai shtoi se kontributi i tij nuk ka qenë vetëm për Kosovën, por për mbarë kombin shqiptar, duke marrë nderimet më të larta nga shteti i Shqipërisë.
Vetë Harry Bajraktari në fjalën e tij të rastit e kujtoi rrugëtimin e vet për në SHBA, që në moshën 12 vjeçare, duke bërë edhe falënderime ndaj prindërve të tij dhe popullit Amerikan.
Bajraktari: Jeta ime deri këtu ka qenë rrugëtim i gjatë
“Kjo histori e rrugëtimit të familjes sime për në SHBA, para 46 vjetësh, kishte shpresën e besimit të madh, në një kohë kur Kosova i vuante të gjitha të këqijat nën sundimin e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë. Ky udhëtim i gjatë me babanë, nënën dhe tri motrat, kur i kisha vetëm 12 vjet, më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës… Nga këtu dëshiroj t’i falënderoj prindërit e mi për sakrificën e vullnetin që patën, sidomos SHBA-të që jo vetëm që na pranuan dhe na bënë pjesë të tyre, por na ndihmuan për të arritur qëllimet tona për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që aq gjatë vuajtëm dhe pritëm”, tha Bajraktari.
Në këtë ditë, po ashtu u shënua edhe fillimi i “Muajit të Diasporës”. Me këtë rast, ministri Murati thekso i rëndësinë e hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, duke u bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që t’i përgjigjen thirrjes për regjistrim. /B.S/
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- Next Page »