Lamtumira e fundit për një agjent të OSS/
Nga Peter Lucas, Lowell Sun/
Nick Kukich vdiq të hënën e shkuar.
Mund të mos thotë shumë në mes të gjithë gjërave, por duhet.
Duhet sepse Nick ishte pjesë e numrit në pakësim të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, që shkuan në luftë për të mposhtur nazizmin dhe fashizmin, në mënyrë që Amerika të mbetej e fortë, e lirë dhe demokratike. Ai ishte pjesë e Gjeneratës së Madhe. Nick, që vdiq në një azil në Delaware, ishte 99 vjeç dhe e kishte jetuar jetën plotësisht.
Bir i emigrantëve serbë, Nick punonte në minierat e qymyrit në Ohio kur ishte adoleshent. Më pas u bashkua me ushtrinë amerikane në nisje të luftës. Ai u bë rreshter në artileri. Për shkak se fliste rrjedhshëm serbisht, ai u rekomandua që të ishte pjesë e Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS), e cila ishte paraardhësja e luftës e CIA-s.
OSS kishte një program të luftës, që stërviste amerikanët etnikë për t’i dërguar prapa linjave të armikut në vendet e origjinës së tyre. Në vitin 1943, Nick ishte në një anije me trupa, që ishte drejtuar për nga Afrika e Veriut.
Por disa gjëra qesharake ndodhën gjatë rrugës. Kështu ai përfundoi pas radhëve të armikut në Shqipëri, jo në Serbi, ku ndihmoi partizanët komunistë të luftojnë kundër gjermanëve.
Bashkë me të ishte edhe marinsi Sterling Hayden, në atë kohë një yll i famshëm filmash, që kërkoi të mbetej anonim duke u bashkuar me OSS. Hayden, një burrë shumë i pashëm, kishte punuar si marinar dhe peshkatar, përpara se të zbulohej nga Hollivudi dhe të kthehej në një yll filmash. Edhe ai përfundoi në Shqipëri.
Nick Kukich, Sterling Hayden dhe pjesa tjetër e burrave që luftuan në Luftën e Dytë Botërore ishin shumë të ngjashëm me ushtarët amerikanë në filmin e shkëlqyer “Snajperi amerikan”. Ose e thënë më saktë, të rinjtë në këtë film janë si ata.
Në të dy rastet, të dy grupet luftuan për shkak se Amerika ishte sulmuar. Ata besonin në vendin e tyre dhe në mënyrën amerikane të jetesës. Ata besonin se vendi ia vlente të mbrohej, nuk ka rëndësi nëse është nazizëm apo terrorizëm islamik. Ata i dolën përpara rrezikut për të mbrojtur vendin. Kjo i bën ata patriotë.
E kam njohur Nick Kukich kur nisa të hulumtoj për librin tim “OSS gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri”. Në atë kohë ai ishte një nga vetëm katër të mbijetuar nga kontigjenti me 35 deri në 40 ushtarë që luftuan në Shqipëri. Puna e tyre ishte të ndihmonin partizanët që të sulmonin gjermanët, të mblidhin të dhëna dhe të shpëtonin pilotët amerikanë të rrëzuar, të cilët ktheheshin nga bombardimi i fushave të naftës në Ploiesti, Rumani.
I graduar toger, Nick ishte gjithashtu në betejën e Tiranës, kur partizanët komunistë, me ndihmën e Aleatëve, mposhtën gjermanët në kryeqytetin shqiptar dhe morën vendin. Atëherë, si tani, armiku i armikut tonë është miku ynë.
“Kishte shumë gjermanë të vdekur në rrugë,” më tha Nick. “Partizanit u vidhnin çizmet, edhe nëse ishin gjallë. Shumë partizanë nuk kishin këpucë. Dreqi e mori, është luftë”.
Misioni i Nick në Shqipëri nisi në dhjetor të vitit 1943, kur ai dhe të tjerë agjentë të OSS u transportuan përmes detit Adriatik nga Bari drejt Gadishullit të Karaburunit në disa shpella. Pikërisht nga këto shpella të ftohta, të errëta dhe të lagështa, të njohura edhe si “Seaview”- OSS ngriti një rrjet inteligjence për të monitoruar aktivitetin e divizioneve gjermane.
Aleatët druheshin se këto divizione, nëse nuk ngacmoheshin nga grupet e rezistencës shqiptare, do dërgoheshin si përforcime në Itali, ku aleatët po hapnn rrugën për t’u përballur me gjermanët. Shërbimi i Nick ishte i paçmuar. Gjermanët nuk arritën të dërgojnë trupa nga Shqipëria në Itali.
Janë gjëra marramendëse. Megjithatë ai nuk e humbi kurrë sensin e humorit.
Kur vizitoa “Seaview” si pjesë e kërkimeve të mia në vitin 2005, shkova tek një nga shpellat e Gadishullit të Karaburunit me një skaf peshkatarësh. Edhe pse ishte një ditë shumë e nxehtë, aty brenda ishte lagështi, errësirë dhe ftohtë, ashtu siç e kishte përshkruar Nick. Më bëri të mendoj se si kanë jetuar ata njerëz aty.
Ndërsa po dilnim jashtë, kapa celularin dhe e telefonova Nick.
Ai u habit kur i thashë se po e merrja nga shpella.
“A gjete gjë,” më pyeti.
“Vetëm një pale mbathje të vjetra, që kishe lënë pas,” bëra shaka.
“Epo mos i sill në shtëpi. Kam mjaftueshëm suvenirë”.
Të qoftë dheu i lehtë.
Misioni i (pa) mundur për hapjen e dosjeve në Shqipëri
Nga Arben Muka/
Rindezja e debatit për lustracionin në Shqipëri po komentohet në mënyra të ndryshme. Dy projektligjeve të paraqitura në parlament i është bashkuar dhe një Apel i rreth 100 personaliteteve të njohur europianë.
“Shtëpisë së gjetheve”, një ndërtesë e fillimit të viteve ’30 në qendër të Tiranës, realisht i mungojnë këto ditë gjethet. Jo vetëm sepse jemi në stinën e antigjelbërimit, por dhe nga vendimi më i fundit i autoriteteve zyrtare për ta “nxjerrë në dritë” godinën. Kjo shtëpi misterioze që ka shërbyer për oficerët NS në Luftën e Dytë Botërore dhe për Sigurimin famëkeq të Shtetit në kohën e diktaturës komuniste, ka hyrë në procedurat e shdërrimit në muze, në zbulim të destinacionit dhe funksionimit të saj si një qendër e sofistikuar e përgjimeve, në aplikimin e “çimkave” regjistruese për mendimet dhe gjykimet e atyre që mendonin ndryshe nga infrastruktura e sistemit totalitar. “Shtëpia me gjethe” ishte laboratori dhe baza e të dhënave e regjimit paranojak, përmes të cilave përpunoheshin dhe stiseshin akuza dhe skema monstruoze për ndëshkime, përndjekje, eleminime të kundështarëve politikë dhe ideologjikë. Ministria e Kulturës kërkon që në mes të Tiranës të ndezë një projektor transparence për të shkuarën e errët, duke ju sjellë vizitorëve vendas dhe të huaj copëza nga realiteti i izolimit dhe përçudnimit të vlerave njerëzore.
E vërteta me qartësi, si mundësi shërimi
Ky projekt nuk ka shkaktuar vetëm kërshëri, por dhe ka rikthyer debatin e hershëm mbi hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Në ambjentet e parlamentit janë depozituar dy versione projektligji për mënyrën e hapjes së dosjeve të policisë sekrete. Por së fundmi ka nisur të qarkullojë dhe një peticion në formën e Apelit për parlamentin për hapjen e plotë të dosjeve të diktaturës komuniste, i mbështetur nga një grup prej rreth 100 personalitetesh të shquara nga vendet europiane, shkrimtarë, anëtarë parlamentesh, politikanë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile, medias etj. Shkrimtari dhe publicisti Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, duke prezantuar thelbin e Apelit thekson se mijëra viktima të ekzektuara, qindra mijëra të internuar, të dënuar politikë, familjarë e të afërm, të cilëve iu rrënua jeta, duan drejtësi, nuk duan mëshirë, nuk duan zbukurim të së shkuarës.
“Ata nuk duan ta ndajnë në klasa shoqërinë, e të helmojnë bashkëjetesën siç vepruan përgjegjësit e regjimit komunist. Përkundrazi, kujtimi ndaj tyre duhet të sjellë paqen e brendshme, qëllimi është pajtimi… Viktimat e diktaturës nuk i përkasin asnjë partie, ato janë përmendore kujtimi e të gjithë Shqipërisë. Ka mundësi që leximi i një dosjeje personale mund të ngjajë me dhimbjen e një plage, mund të trondisë, por e vërteta me qartësinë që sjell është një mundësi shërimi”.
Përdorimi i dosjeve nga politika
Dorian Koçi, nëndrejtor i Muzeut Historik Kombëtar, mendon se vonesa për hapjen e dosjeve në Shqipëri është nga shkaku se elita politike që ishte protagoniste e tranzicionit lidhej me shumë fije me të shkuarën. Duke shkuar më tej këtij vlerësimi, ai arsyeton se loja jo e ndershme politike për të qendruar me çdo kusht në pushtet apo në krye të partive të mëdha politike, e shndërroi hapjen e dosjeve në një mekanizëm kontrollues prej nga mund të përfitohej dhe shantazhohej cilido i përfshirë në to. “Të gjithë vendet e ish Lindjes e zgjidhën problemin me të shkuarën që në fillimet e tranzicionit kurse këtu ky problem u hiperbolizua se do të sillte probleme të mëdha në shoqëri. Përdorimi i dosjeve për politikat e çastit u ka mohuar shqiptarëve çastin e tyre historik për t’u ndarë njëherë e mirë me të kaluarën”, thotë Koçi për Deutsche Welle-n.
Në të njëjtën linjë është dhe gazetari Arben Vata, sipas të cilit dosjet nuk janë përdorur prej palëve në skenën politike për të sulmuar kundërshtarët. Madje dhe për t’u mbajtur gojën mbyllur ish-bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit famëkeq të diktaturës, thotë ai për Deutsche Welle-n. “Dosjet janë përdorur si mjet i luftës politike dhe mjafton të përmendim këtu komisionet për verifikimin e dosjeve përpara zgjedhjeve në vitet ’96 dhe ‘97. Mendoj se nuk ka pasur asnjëherë seriozitet për çështjen e dosjeve, siç nuk ka pasur seriozitet për shumë levizje e reforma sociale, fatkeqësisht”.
Shkrimtari dhe publicisti Lazër Stani para disa muajsh ishte bashkëideator në ngritjen e muzeut të parë virtual dedikuar jetës së tmerrshme nën diktaturën hoxhiste në Shqipëri, mbi krimet, dënimet, ekzekutimet, persekutimet dhe ferrin e burgjeve dhe vendinternimeve. Sipas tij, përfaqësuesit e popullit dhe politikanët që kanë sunduar në këto 24 vite, asnjëherë nuk shprehën vullnet për t’u ndarë njëherë e mirë nga komunizmi, si një e keqe katastrofike që mbi të gjitha dhunon liritë e individit, poshtëron dhe shkatërron përsonalitetin njerëzor, ushqen urrejtjen në vend të dashurisë, mizorinë në vend të mëshirës, padrejtësinë në vend të drejtësisë. Sundimtarëve të rinj postkomunistë, të të gjithë krahëve, në një farë mënyre, u ka pëlqyer modeli komunist i sundimit, shprehet për Deutsche Welle-n Lazër Stani.
Jo vullnet për transparence të krimeve të komunizmit
“Ky model mbështetej në kriminalizimin e individëve dhe shndërrimin e tyre ne qenie depërsonalizuara, krejtësisht të varura nga makina shtetërore. Mëkatarët e djeshëm, ishin shërbëtorët më të devotshëm të sundimtarëve të rinj, mjafton që mëkatet e tyre të fshiheshin, krimet të mos hetoheshin, po veç të demaskohehsin më fjalë gazetash, e fjalimesh populiste. Ndërkaq zërat e vetmuar të intelektualëve, të përfaqësuesve të shoqërisë civile, por edhe nisma ligjore deputetesh të caktuar, gjithnjë kanë dështuar, sepse vullneti për të bërë transparencën e krimeve të komunizmit dhe hapjen e dosjeve, asnjëherë nuk arriti të shndërrohej në maxhorancë në institucionet vendimmarrëse.”
Stani është skeptik për përpjekjet aktuale në trajtimin e problemit të dosjeve. Pasi, sipas tij, nuk artikulohet ende qartë nëse hapja e dosjeve do të shoqërohet me një dënim të qartë të krimeve të komunizmit dhe me një çlirim të institucioneve të vendit dhe të politikës, nga ata individë që kanë shërbyer në hierarkinë e diktaturës. Kurse gazetari Arben Vata bën asociim me sekuencat e filmit të njohur shqiptar, “Vdekja e kalit”, ku një ish i burgosur politik takon ish persekutorin e tij, njeriun që e denoncoi dhe e futi në burg pa asnjë arsye. Persekutori, tashmë deputet, i thotë të burgosurit të veshur keq që “nëse ke nevoje, ti e di, unë të ndihmoj. Të kaluarës nuk kemi ç’ti bëjmë. Ashtu ishte regjimi…!”.
“Mjaftojnë këto sekuenca dhe lotët e aktorit që luan ish të burgosurin, për të kuptuar lojën që bën politika shqiptare me dosjet. Në gjithë këto vite, dy palët kanë pastruar dosjet e veta ndërsa risjellin në skenë debatin për dosjet sipas interesit të tyre. Sigurisht edhe për të shmangur vëmendjen ndaj problemeve të mëdha të ditës si kriminaliteti, pasiguria e jetës, korrupsioni qeveritar, papunësia, varfëria, etj.”
Nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi shpreson se këtë herë ekziston dëshira dhe vullneti për t’a çuar përpara procesin e hapjes së dosjeve. “Largimi nga politika i një sërë protoganistësh të ndrrimit të pushtetit në fillim të viteve ’90 e bën më të lehtë këtë proces dhe sigurisht duke u bazuar në përvojën më të mirë të vendeve ish komuniste mund të hartohet një ligj që hedh dritë më shumë për të shkuarën, sqaron të tashmen dhe sigurisht i hap udhë së nesërmes”.
Gjermania, shembulli për raportin mes demokracisë me të shkuarën
Duke promovuar projektin e shndërrimit në muze të “Shtëpisë më gjethe”, kryeministri Edi Rama ka përmendur rastin e Gjermanisë në mënyrën se si e ka menaxhuar problemin e dosjeve. Ai ka vlerësuar procesin si një ballafaqim i hapur, i drejtpërdrejtë dhe pa frikë për të shkuarën. “Nëse Gjermania është sot një vend shembull për raportin e vet me demokracinë dhe me të shkuarën dhe nëse Gjermania arriti të bëjë një proces të shkëlqyer transparence në raport me komunizmin, kjo erdhi edhe si rezultat i faktit se Gjermania përbën një shembull unikal në historinë e njerëzimit për mënyrën sesi u përball me fajësinë e Luftës së Dytë Botërore”.
Njëri prej organizatorëve të Apelit për parlamentin shqiptar në lidhje me çështjen e hapjes së dosjeve, ish-deputeti Mark Marku, thotë për Deutsche Welle-n se ligjvënësit në Shqipëri e kanë të kollajtë vendimarrjen. “Nuk ka nevojë për asnjë autorësi shqiptare në hartimin e një ligji të ri, por le të miratohet dhe zbatohet ligji gjerman për lustracionin. Është një gjë e provuar, që ka dhënë rezultat të pakontestueshëm, ndaj thjesht deputetët le të miratojnë atë.”(DW)
Kryeministri italian, Matteo Renzi në Shqipëri
nga Gjergji Mima/ – Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka mbërritur në Shqipëri.
Ndërsa përpara godinës së Kryeministrisë, është zhvilluar ceremonia e mirëseardhjes, ku Kryeministri Renzi u prit nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama.
Gjatë ceremonisë të dy Kryeministrat u nderuan nga rojet e nderit të Gardës së Republikës.
Në ceremoni morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zv/ministri i Jashtëm, Sokol Dervishaj.
Pas kësaj ceremonie zhvillohet takimi mes Kryeminsitrit shqiptar Edi Rama dhe Kryeminsitrit italian, Matteo Renzi në Kryeministri. Pas takimit do të ketë një konferencë për shtyp.
Kryeministri italian vizitë në Tiranë
Kryeministri Italian do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Renzi do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Rama, do të takohet me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me komunitetin italian në Shqipëri.
Mësohet se Policia e Shtetit ka marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e kësaj vizite, ndërsa do të ketë kufizime të qarkullimit në disa segmente rrugore, nga ora 12:00-14:00.
Kufizime të qarkullimit do të ketë në aksin Rinas-Kashar-Rruga e Durrësit, sheshi “Shqiponja”, dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Axhenda e vizitës së Kryeministrit italian Mateo Renzi në Tiranë:
Në ora 13.35 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, përpara godinës së Kryeministrisë.
Në orën 13.50 – 14.40 takimi ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat.
Në orën 14.45 konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi.
Në orën 15.10 Kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.
Në orën 15.40 Kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Uniforma e Trupave Vullnetare të Vatrës, që shkuan në Shqipëri më 1920
Këto janë uniformat e Trupave Vullnetar te Vatres apo “Garda Civile”, sic u quajt zyrtarisht më vonë, që në fillim të vitit 1920,udhetoi nga Amerika në Shqipëri së bashku me Bandën “Vatra”!
Trupat Vullnetare te Vatres u sterviten ne Boston MA dhe kishin per prijes Aqif Permetin, i cili nuk u kthye me ne Amerike por vendosi qe ti sherbeje Shqiperise. Dihet fati qe e ndoqi ne diktature vatranin e mocem, qe gjate te gjithe jetes i sherbeu Kombit. Enver Hoxha e pushkatoi komandantin e Mbrojtjes Kombetare, Aqif Permetin, i cili me 24 Nentor 2014 me propozimin e Federates Panshqiptare te Amerikes u dekorua me Urdherin”Nderi i Kombit”.AQIF PERMETI ishte edhe menaxher i “Diellit”, sic ishte edhe komandanti që i stërviti në New England dhe i udhëhoqi Trupat Vullnetare të “Vatrës” në Shqipëri më 1920.
Trupat Vullnetare u bene mbrojtese te kufijeve Jugor te Shqipërisë ne konflikt me bandat greek dhe se bashku me banden e Vatres, arriten deri e Luften e Vlores, sipas kujtimeve te drejtuesit te bandes, kompozitorit Thoma Nassi.
Falenderojme studiuesin Frederik Stamati qe solli ne arkivin e Vatrës uniformen e restauruar te Trupave Vullnetare te Vatres me rastin e 100 vjetorit te themelimit te saj. Ne shkrimin percjelles botuar ne numrin special te Diellit te 100 vjetorit te themelimit te Vatres, Stamati shkruante: Po marr përsipër të shkruaj historinë e një uniforme ushtarake të vitit 1920, pa pretenduar se do të jetë e plotë, por duke u munduar ta shoqëroj me të gjitha kuriozitetet e mundshme. Gjithashtu dua të shtoj, se gjetja e saj ishte fryt i punës së katër vetave, ku ve? meje morën pjesë edhe Arjola Prifti, shefja e Fondit etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Vilma Nallbani dhe Violeta Maloku, të dyja punonjëse të këtij fondi. Nga i gjithë ky grup asnjë nuk ishte i parë.
Stendali thotë se rasti është gjeneral. Për ne rasti është treguar një fisnik bujar, zemërgjerësia e të cilit ledhatoi si rrallë herë sedrën muzeale të shtetit shqiptar. Ja, ndonja dy muaj më parë, tek rrënonim plot emocione për relike të harruara të Bandës “Vatra”, gjetëm në një grumbull objektesh, që nuk dihej se cfarë ishin, një uniformë të vjetër ushtarake. Ishte e palosur pa kujdes, gjithë rrudha, me sa dukej nuk i hynte askujt në punë, madje as që e tërhiqte, as sa për kuriozitet. Ë hë, as sa për kuriozitet! Mirëpo kurioziteti është kapricioz, është syth i fshehtësisë, apo lidhet me di?ka të rrallë, të cilën e di, e kërkon dhe nuk e gjen dot. E shpalosëm xhaketën. Në të dyja anët e jakës simboli kombëtar, shiriti kuq e zi dhe dy germa të mëdha prej bronzi T dhe V. O Zot! “Trupi Vullnetar”! “Trupi Vullnetar”apo “Garda Civile”, si? u quajt zyrtarisht më vonë, që në fillim të vitit 1920, erdhi në Shqipëri së bashku me Bandën “Vatra”! “Garda Civile”, metamorfozë e “Regjimentit Shqipëtar” i ideuar që në vitin 1918 nga Mehmet Bej Konica dhe i ftuar në 1920 nga kryeministri shqiptar i asaj kohe, Sulejman Delvina!
Basha: Qyteti Studenti, Meka dhe Jeruzalemi i demokracisë në Shqipëri
Në kujtimin e 8 dhjetorit 1990, kreu i Partisë Demokratike nga Qyteti Studenti, u shpreh se nga ky vend erdhi liria dhe demokracia, dhe se ky vend është një vend i shenjtë, është Meka dhe Jeruzalemi i Shqipërisë.
24 vite më parë këtu filloi lëvizja më e fuqishme për liri dhe të drejta. Studentët e Universitetit të Tiranës hapën një epokë të re për Shqipërinë.
Me këngën “Kushtrim lirie se mjaft në robëri” studentet dolën nga këto godina për të dhënë gjithcka për liri dhe ia dolën. Marshimi i tyre gjyqnjëzoi regjimin e së keqes. Bota kuptoi vokacionin perëndimor të Shqipërisë. Vijmë këtu dhe do vijmë për të kujtuar lëvizjen e dhjetorit 1990. Në këtë pelegrinazh rinie të përkujtojmë…këtu janë rrënjët tona të lirisë.
Këtu ra diktatura, kulmoi rinia. Këtu u finalizua dhe u shpalll publikisht nga Hazem Hajdari fitorja e pluralizmit politik në Shqipëri. Këtu ndodhi bashkimi i vendeve. Këtu u hodhën bazat e demokracisë
Këtu nisi lirimi i të burgosurve. Këtu nisi rehabilitimi i të vrarëve. Këtu lëshoi rrënjët liria, këtu lindi PD, forca e ndryshimeve të mëdha. Ky qytet, ky kambpus është Meka dhe Jeruzalemi i demokracisë Shqiptare.“
- « Previous Page
- 1
- …
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- …
- 16
- Next Page »