Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Gusht 2015/ Kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri i parë e ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe delegacioni i Kosovës do të marrin pjesë në samitin treditor për shtetet e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, i cili nis sot. Pritet që kryeministri Mustafa dhe zëvendëskryeministri Thaçi të nënshkruajnë disa marrëveshje të bashkëpunimit ndërshtetëror.
Sipas njoftimit të sapodërguar nga MPJ kosovare, zëvendëskryeministri Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të ministrave të Jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Në ditën e dytë të Samitit, zëvendëskryeministri Thaçi do të jetë pjesë e panelit të shefave të diplomacive të shteteve të rajonit mbi “Dialogun mes feve dhe luftën kundër ekstremizmit”, të drejtuar nga ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz.
Në këtë samit do të marrin pjesë edhe krerët e vendeve organizatore të samiteve të vitit të shkuar dhe të sivjetmë, Gjermanisë dhe Austrisë, me në krye presidentin Heinz Fischer. Pastaj edhe krerët e vendeve që do t’i organizojnë samitet e radhës në vitet që vijnë, Francës dhe Italisë, por edhe ata të shteteve që e përkrahin “Procesin e Berlinit”, Sllovenisë e Kroacisë, bashkë edhe me shumë anëtarë të Komisionit Evropian dhe presidentë të institucioneve ndërkombëtare financiare.
Samiti i sivjetmë në Vjenë për shtetet e Ballkanit Perëndimor është i ndarë në tre nivele: për kryeministra, për ministra të jashtëm dhe për ministra të ekonomisë, kurse tema kryesore të tij do të jenë “infrastruktura dhe ndërlidhja”, “bashkëpunimi rajonal”, “rinia” dhe “sfida e refugjatëve”.
Do të kentë edhe drekë pune me nikoqirët e samitit, presidentin Fischer dhe me ministrin Kurz.
„Në hirin e dashurisë“ promovohet në Vjenë
…”është një traktat letrar që shkund ndërgjegjen shqiptare kundër harresës dhe të huajësimit nga lufta dhe pasojat e mynxyrshme të saj.”/
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Një traditë e bukur e Ambasadës së Republikës së Kosovës në shërbim të kulturës në promovimin e veprave të autorëve nga të gjitha trevat etnike shqiptare u shpreh edhe ndaj veprës së znj. Naile Muqa-Ahmeti. Në promovimin e veprës “Në hirin e dashurisë” morën pjesë nga Ambasada e Shqipërisë zv. Ambasadori Adhurim Resuli dhe Dede Penga. Adnan Draga, këshilltar në Ministri të Kosovës, kurse nga Ambasada e Kosovës z. Imer Lladrovci, Yllka Geci, Faruk Ajeti dhe Z.Fitim Nuhiu nga Ambasada e Maqedonisë. Ishin prezent studentë, veprimtarë e intelektual përfaqësues shoqatash kulturo- sportive në Vjenë. Promovimi u udhëhoq nga z.Imer Lladrovci, konsull. Nga fjala e recensuesit të veprës lexoi Abdullah Abdullahi, veprimtar. Mes tjerash rreth romanit veçojmë: “Romani “Në hirin e dashurisë” i Naile Muqa-Ahmetit, është një nga të rrallët e letërsisë moderne shqipe që flet për pasojat e luftës së gjatë të shqiptarëve për t’u mbijetuar kohëve të këqija; dramat e njerëzve të rëndomtë që mund të jenë edhe tragjedi njerëzore, që autorja me sukses i ka ngritur në një prosede të standardit letrar. Autorja është rrekur ta shkruaj një roman psikologjik, edhe pse modelin e tij në letërsinë shqipe nuk e ka pasur të lehtë ta gjej: temën psikologjike – temën e jetës shqiptare, temë të cilën mund ta hasim shumë rrallë tek ndonjë autor shqiptar”….” Në 18 kapitujt e romanit, që mund të lexohen edhe si tregime të veçanta, autorja me sukses ia ka dalë të ndërtojë shtyllën e idesë kryesore: se edhe nga hiri i zjarrit të luftës mund të mbruhet shpresa e dashuria. Ky roman është ndër të rrallët e prozës sonë të re që merret me një psikanalizë kaq të thellë të protagonistëve, ndërsa lexuesve mund t’u shërbejë edhe si psikoterapi e vërtetë për shërimin e gulmeve të shpirtit…. Në fund të thosha se, mbi të gjitha, romani “Në hirin e dashurisë” është një traktat letrar që shkund ndërgjegjen shqiptare kundër harresës dhe të huajësimit nga lufta dhe pasojat e mynxyrshme të saj.” Fjalë rasti u mbajt edhe nga znj.Halime Jakupaj me temën “ Rilindja e personazheve, për të përjetuar ëndrrën e madhe në botën e vogël”
Kush është Naile Muqa Ahmeti?
U lind në vitin 1967 në katundin Vraniq rrethina e Suharekës. Në Bukosh kreu shkollën fillore, kurse Gjimnazin në Suharekë. Studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës dhe Tetovës në Degën Letërsi shqiptare. Për disa kohë jetoj në Perëndim, por atdheun e kishte gjithmonë në zemër dhe mbajti lidhje të fuqishme me te. Ajo shkruan poezi dhe tregime, tani kjo është vepra e saj e re.
Darka e Lirisë në Vjenë
Shënohet pesëmbëdhjetë vjetori i hyrjes së NATO-së në Kosovës./Në darken festive morën pjesë diplomat, veprimtarë, krijues arti, kulture e shkence. Manifestimin e hapi nikoqiri i mbrëmjes z.ImerLladrovci, konsull.Z. T.Eydelnant: konsull i përgjithshëm SHBA: ”Jam krenar të them se partneriteti në mes të SHBA-ve dhe Kosovës shkon më tej sesa vetëm participimi ynë në KFOR….Urime për zgjedhjet e lira dhe të suksesshme qe u zhvilluan në Kosovë.”/
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/ Ambasada e Republikës së Kosovës/
Hyrja e trupave të NATO- së pas bombardimeve 78 ditësh, më 12 qershorin e para pesëmbëdhjetë vjetëve shënoi në historinë e Kosovës ditën e lirisë së saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aeroplanët e Aleancës Veri atlantikekurorëzuan fitoren përfundimtare ndaj ushtrisë pushtuese serbe. Kjo datë e ka peshën e saj të pakontestueshëm, datë më e rëndësishme në lirinë e shtetbërjen e Kosovës.
Më këtë rast në shënimin e 12 Qershorit 1999, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri organizoi pritje dhe darkë festive për diplomat nga disa vende, veprimtarë e njerëz nga shkenca, arti e kultura në Austri.Morën pjesë edhe ambasadorët e Shqipërisë z.RolandBimo dhe Spiro Koçi, ambasador pranë OSBE-së. Ishin prezentë edhe z. .TimothyEydelnant, konsull i Përgjithshëm në Ambasadën e SHBA-ve në Vjenë dhe konsull nga shtete tjera si: znj.KirstenAhlers e Gjermanisë,znj.ElizabethWebster e Australisë, z.BranimirLoncar i Kroacisë,z.FitimNuhi i Maqedonisë, përfaqësues nga ambasada e Turqisë, Bullgarisë etj.Moderatore në të tri gjuhët ishte FlorentinaDurmishi. Mysafirët i përshëndeti z. ImerLladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Ai në fjalën e tij tha: ”Të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik në Austri! Shumë të respektuara familje të dëshmorëve dhe ushtar të UÇK-së, të respektuar veprimtar, bashkatdhetarë, zonja e zotërinj! Është kënaqësi e veçantë për mua që të hap këtë Tubim më rastin e 15 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së forcave ushtarake të NATO-s në vendin tim të ju përshëndes përzemërsisht dhe të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për praninë tuaj. Kjo datë është shpresa e Kosovës për liri dhe shpresë drejt Bashkimit Evropian. Lufta heroike e UÇK-së dhe intervenimi i NATO-së bënë që Kosova të jetë e lirë. 12 qershori i vitit 1999 është datë kthese, datë shprese, datë e fillimit të lirisë dhe rrugës drejtë Evropës. Ndërhyrja e NATO-së për të parandaluar shfarosjen e një populli, i cili luftoi për ta mbrojtur qenien e vet qytetare dhe kombëtare, territorin e vet historik, etnik ishte luftë për qytetërim evro-perëndimor.Kosovës e rikthen në kujtesë admirimin, mirënjohjen, respektin e përzemërt ndaj secilit ushtar të djeshëm e të sotëm të NATO-së, ndaj shpirtit human dhe demokratik të popujve dhe shteteve aleate me në krye SHBA-të, flamurtare e ideologjisë së paqes universale. Do të jemi, përherë mirënjohës kontributit të ushtarëve të NATO-së, që në këto 15 vjet lirie, së bashku me institucionet ndërkombëtare po ndërtojmë shoqërinë e lirë dhe demokratike për të gjithë. Në këtë përvjetor paqeje dhe lirie, shtet ndërtimi demokratik i Kosovës është mburrje, krenari dhe sukses i yni i përbashkët. Tani jemi më të guximshëm në rrugëtimin tonë drejt familjes evropiane, jemi edhe më pranë vlerave të demokracive perëndimore, ndërtimit të një jete të re në paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e religjioni” Ndërsa në fjalën e tij konsulli i Përgjithshëm amerikan z..TimothyEydelnant mes tjerash tha: ”I nderuari konsull, Lladrovci, të nderuar të pranishëm! Shumë faleminderit për ftesën! SHBA të janë krenare që kontribuojnë për paqe në Kosovë përmes trupave të KFOR-it, e cila udhëhiqet nga NATO.Qe 15 vjet prezenca e SHBA-ve në KFOR është konstante, dhe tani kemi 650 paqeruajtës të pranishëm në Kosovë. Mision i KFOR-it për të kontribuar për një ambient të qetë dhe në forcimin e lirisë së lëvizjes ishte kyç për ta rikthyer paqen dhe stabilitetin, jo vetëm ne Kosovë, por në tërë Ballkanin Perëndimor qe 15 vjet. Ky mision vazhdon edhe tani, KFOR -i është një faktor stabiliteti që respektohet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Kontributi i KFORit në sigurinë gjatë zgjedhje ne vitin 2013 dhe 2014 qe ishin në Kosovë e konfirmon rolin e saj të rëndësishëm. Prezenca e fuqishme e KFOR-it gjatë mbikëqyrjes sërrjedhave në Kosovë nga Bashkimi Europian, ishte një faktor i rëndësishëm i arritjes së marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2013.KFOR-it është shumë mërëndësi për të krijuar një ambient në të cilin këto marrëveshje mund të zbatohen. Shumë gjëra pozitive që janë arritur në Kosovë gjatë këtyre vjetëve të fundit nuk kishin mund të realizohen pa ndihmën dhe prezencën e KFOR-it. Jam krenar të them se partneriteti në mes të SHBA-ve dhe Kosovës shkon më tej sesa vetëm participimi ynë në KFOR. Që nga Marsi i vitit 2011 shteti ynë është pjesë e një partneriteti me Kosovën, i cili quhet „IowaKosovo Program“ i cili përfshin bashkëpunim ndërmjet qeverive, ekonomisë dhe shoqërisë të dy vendeve.
Edhe pse jemi në Vjenë, me lejoni të u shpreh urimet nga ambasada e Amerikës në Kosovë për zgjedhjet e lira dhe të suksesshme qe u zhvilluan në Kosovë. Ky është një hap i mirë drejt standardeve evropiane dhe perëndimore.” Darka kaloj në atmosferë feste, u ngritën dolli për Kosovën, heronjtë e kombit për miqtë e dashamirët tanë gjithandej globit.
Në Vjenë nxënësit i kënduan pavarësisë
I.Lladrovci: “Ne e falënderojmë Austrinë për mbështetjen e gjithanshme që i jep mësimit në gjuhën shqipe”. “…përpjekjeve shekullore e kurorëzuar me luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari si kryevepër madhore e sakrificës për Lirinë e Kosovës.
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/
Në sallën e bukur të bashkisë së pesëmbëdhjetë të Vjenës ishte festë e vërtetë e cila dukej gjithandej hapësirës, në fytyrat e buzëqeshura të mërgimtarëve, në veshjen solemne të nxënësve me kostumet e bukura kombëtare. Kështu e kërkonte gjashtë vjetori i pavarësisë së Kosovës. Tani 17 Shkurti datë historike për kombin shqiptar e cila erdhi pas përpjekjeve shekullore e kurorëzuar me luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari si kryevepër madhore e sakrificës për Lirinë e Kosovës.
Manifestimin në ambientin bukur e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe personeli i Ambasadës së Republikës së Kosovës, Valbona Fazliu-.Rrecaj, këshilltare; Zana Rugova, sekretare e parë; Yllka Geci, sekretare; Imer Lladrovci, konsull. Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Dede Prenga atashe ushtarak. Z. Fitim Nuhiu nga ambasada e Republikës se Maqedonisë në Austri. Morën pjesë edhe aktivistë nga shoqatat shqiptare nga Vjena e rrethina. Familja e skulptorit të njohur, Destan e Barbara Gashi; Avdyl Gjocaj, veprimtar, vëlla i dëshmorit Agush Gjocaj; Anton Marku, poet etj. Pas himnit kombëtar dhe atij të Kosovës, nxënësit kënduan këngën korale “Për Mëmëdhenë”. Mësuesit: Shqfqet Gashi, Hazir Mehmeti, Osman Ademi, Miradije Berisha, Ibrahim Hasani dhe Ina Arapi i përgatitën nxënësit dhe organizuan rrjedhën e programit të ndihmuar edhe nga disa prindër veprimtarë. Sabrina Konerth, Peter Jäger nga bashkia e pesëmbëdhjetë e qytetit e ndihmoi aktivitetin me ofrimin e lokalit të bukur. Fëmijët i kënduan atdheut, dëshmorëve të lirisë që nga Iliria e deri tek Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata recituan vjersha kushtuar jetës sonë në mërgim dhe në atdheun aq shumë të dëshiruar. Nëna Tereze frymoi me zërin e ëmbël të fëmijëve në skenën solemne. Piano në këndin e majtë lëshoi tinguj madhështorë në përcjellën e këngës shekullore arbëreshe e luajtur nga Vlora Jonuzi.
Për rrjedhën e programi me sukses u bë nga mësuesi me përvojë z.Osman Ademi, bashkë me grupin e tonteknikës. Në përshëndetjen e saj në emër të Ambasadës së Kosovës, znj.Valbona Fazliu-Rrecaj, mes tjerash tha:” Jam e lumtur të ju përshëndes në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri dhe t’ua uroj gjashtëvjetorin e pavarësisë. Liria erdhi fal sakrificës së popullit shqiptar dhe luftës së tij. Ju përgëzoj të gjithë juve që keni organizuar një mbrëmje të tillë. Veçan dua t’i përshëndes nxënësit e mësuesit e tyre, për përpjekjet e mëdha në ruajtjen e kultivimin e gjuhës së bukur shqipe këtu në mërgim. Urime”. Të pranishmëve festen ua uroj në emër të Ambasadës së Shqipërisë në Austri z.Dedë Prengu, atashe ushtarak. Në fjalën e tij z.Imer Lladrovci theksoj rëndësinë e mësimit në gjuhën amtare për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare. “Ne e falënderojmë Austrinë për mbështetjen e gjithanshme që i jep mësimit në gjuhën shqipe”.
E veçantë ishte recitimi i poezisë kushtuar dëshmorit të lirisë Agush Gjocaj i cili nga kurbeti u kthye në Lapidar Lirie në ecjen tonë drejtë lirisë që sot e gëzojmë. Dikur edhe Agushi këtu ishte pjesë e jetës në mërgim. Sot nipi i tij Agush Gjocaj, nxënës, jetësoi emrin dhe amanetin e xhaxhait që kurrë të mos harrohet Kosova, liria e saj e fituar me kaq sakrifica.
Vargu i nxënësve të programit është i gjatë: Fiona Murseli, Melos Zeqiri, Blina Gashi, Rina Mavraj, Krenar Miftari, Laurent Qestaj, Erenik Pepshi, Amra Bajrami,Lisa e Lira Fetahaj,Erzana Isamaili, Krenar Miftari, Melisa Mavraj, Erzana Ismaili, Leonard Berger.
Sara Bislimi, Reanta Osmanaj, Albiona Murati, Oltian Rrecaj, Loreta Limani,Butrint Rexha, Fabiona Gajraku, Leart Gërdella, Enea Shira, Bellina Jovani, Brini Baci, Sara Emini, Recitali: Fjolla Ademi, Emirjeta Veseli, Elbasan Veseli, Flamur Lladrovci, Diellëza Kuqi, Fitim Bilalli, Besjana Ademi, Ilir Hasanaj, Erlinda e Fatjona Gajraku, Vesa Zeqiri, Lorik e Leonit Ademi. Skeqe: Detiar Osmani, Elona Kabashi, Valentina Morina, Butrint Rexha, Melisa Mavraj,
Blerta Ismaili- interpretoi me mjeshtri këngën e njohur shkodrane “Luleborë” në përcjellje të tingujve të pianos luajtur nga Vlora Jonuzi,
Pika e parafundit ishte kënga e vallëzuar “Pavarësia”, nën koreografinë e nxënëses krijuese Flutura Ademi. Mbyllja solemne u bë me këngën “Xhamadani vija, vija” e kënduar nga të gjithë pjesëmarrësit. Kjo la për të kuptuar se kremtimet në mesin e mërgimtarëve tanë janë në frymën kombëtare e nxitëse në ruajtjen e gjuhës e kulturës së lashtë shqiptare. Kjo zor se do të ndodhë pa mësimin në gjuhën amtare e cila në Austri është gjithanshëm e mbështetur nga organet mësimore përkatëse. Nxënësit e kanë të garantuar mësimin e gjuhës amtare pa pagesë, tekste falas. Këtë vit shkollor për herë të parë nxënësit shqiptarë mësojnë në abetaren e tyre e mbështetur nga Ministria e Mësimit, kanë disa fjalor shqip-gjermanisht dhe tekstet shkollore të botuara nën mbështetjen e DDr.Basil Schader, albanolog dhe mik i madh i shqiptarëve nga Zürichu. Po ashtu me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Ministrisë së Disaporës e cila mbështeti botimin e “Mësimi shqip në Austri- Monografi” , një dokument me vlerë veprimtarisë së pandërprerë të atdhetarëve shqiptarë në Austri për themelimin e klasave dhe gjithë përfshirjen e nxënësve.
Gazmend Freitag, ekspozon në Vjenë dhe Biennalen Verona
* Franz Pfeiffer, “…tani hera e parë që mysafirë kemi artistë shqiptarë” /
*“…ne jemi në vazhdimësinë e marrëdhënieve të ngushta mes dy popujve tanë”… horizonte të raja në gjithësinë e artit..
Nga Hazir MEHMETI , Vjenë/
Piktori ynë z.Gazmend Freitag, çdo ditë me artin e tij përplot shije shkel horizonteve të reja në gjithësinë e artistikes, tani jo vetëm në Austri ku jeton e vepron. Në Biennalen e parë e organizuar në Verona të Italisë mori pjesë me dy piktura të cilat u pranuan si pjesë e botimit të Bineales Verona. Në mesin e piktorëve nga e gjithë bota është krenari të prezantosh, të jesh pjesë e katalogut ndërkombëtar, të njihesh me artistë të njohur e veprat e tyre nga shumë vende me traditë në artin e pikturës. Biografia e artistit tonë tani është e botuar në disa gjuhë botërore katalogëve të piktorëve aktiv me vepra të shpërndara e të kërkuara gjithandej globit. Në Vjenë ditë më parë hapi ekspozitën personale, qyteti qendër e artit e artistëve ku kritika e mbrehtë nuk bën lëshime në vlerësimin meritor. Nën iniciativën e organizimin e qiftit austriak menaxher e dashamirës të artit Ursula dhe Franz Pfeffer qëndron e hapur u hap ekspozita në ‘‘Galerie Studio 38‘ në ambientet Klubit Osteria Allora në kryeqytetin austriak prezantuan poetë, shkrimtarë dhe piktorë. Manifestimin e nderoi edhe prezenca e z.Wolfgang Bauer përfaqësues nga Kuvendi i Bashkisë së 20-të të Vjenës nga radhët e Partisë Socialdemokrate në Austri. , Të pranishmit i përshëndeti Franz Pfeiffer, menaxher i ‘‘Galerie Studio 38‘‘ me seli në Vjenë, i cili theksoi se shoqata që përfaqëson ka një traditë 10 vjeçare në organizime të projekteve artistike, ndërsa kjo ishte hera e parë që si mysafirë kishte krijues shqiptar. Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” përshëndeti kryetari i saj z.Besim Xhelili, poet. “Në Vjenë shekuj me radhë janë ruajtur dhe vazhdojnë të ruhen shpata dhe helmeta e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Prandaj edhe ne jemi vazhdimësi e marrëdhënieve të ngushta mes dy popujve tanë, kësaj radhe edhe në fushën e artit”.
Hapjen solemne të ekspozitës së tij personale e bëri zj. Ursula Pfeiffer, përfaqësuese e “Galeriestudio 38”. Pikërisht këtu i ka lindur ideja e ekspozitës me temën “Impresione Shqiptare” (mbresa shqiptare), ku ajo citoj statment nga faqja portale www.gazmendfreitag.net: “Ky është Gazmend Freitag, njeriu i cili imazhin tonë e ngritë përmes brushës së tij, qëndrimit të tij prej artisti e njeriu që krijon madhështinë e të bukurën e cila do jeton gjatë. Vendlindja nuk të lë të qetë, të thërret kudo që je në përkujtimin e peizazheve nga syri i një kohe që nuk harrohet. Dashuria ndaj vendlindjes e mbjellë në shpirt është navigator në çdo cep të globit. Këtë e dëshmon edhe Gazmend Freitag”. Rreth veprës së piktorit tonë foli edhe zj.Elisabeth Birngruber, bashkëstudiuese me piktorin dhe pianiste.
Autori i ekspozitës z. Freitag i entuziazmuar nga suksesi mes tjerash shtoi: “Janë të ekspozuara 14 eksponate reprezentative të punuara në vaj dhe grafikë. Për herë të parë prezantoj nga repërtuari im vetëm motive shqiptare. Tash unë jam anëtarësuar në “galeriestudio38” në Vjenë, ku më 12 prill 2014 prezantohem në ekspozite kolektive. Organizatorët dhe menaxherët zj. Ursula dhe Franz Pfeiffer janë shumë të zellshëm, janë kompetentë dhe me përvojë shumëvjeçare në Vjenë.”
Imazhi ynë i vërtetë, i një populli të lashtë e me traditë shekullore në artë iu ofrua edhe një herë publikut austriak dhe jo vetëm atij. Shtypi vendor e ka vlerësuar artin e kultivuar nga Gazmend Freitag në shumë gazeta e revista. Bazuar në hapat e Gazmendit dhe energjitë e tij të pashtershme mund të jemi optimist në ofrimin e veprave të reja. Ato nuk janë vetëm të tij por edhe të imazhit tonë të mirë si komb i vlerave shekullore.