• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGUSHELLIM I DEGES SE VATRES NE MICHIGAN

February 22, 2021 by dgreca

PUSHOFSH NE PAQE MARK DODAJ/

U nda nga jeta e tij dhe nga ne Mark Dodaj, nje mik i rralle, një malësor i mirë, një trashëgimtar i denjë i Gjelosh Gjokës së Malesisë se Madhe. Marku ndërroi jetë para kohe, por la për kujtim një jetë të gjallë e plot vepra të mira.

Pushofsh ne paqe Mark, Krishti qe i besove gjithë jetën të pastë në Parriz! 

Në emër të Federatës Panshqiptare Vatra, i shprehim ngushllimet tona të sinqerta familjes dhe të afërmëve.

Mark Dodaj rrit në një familje të ndershme e të virtytshme malësore dhe trashëgoi vlerat më të mira të të parëve, si dashuria per familjen, ndjenjat e larta miqesore me te gjithe shoqerine, dashuria e tij për Malesinë dhe atdheun dhe idealet demokratike.

Marku si një antikomunist i flaktë, ishte një ndër të parët idealistë qe u ngritën në emër te lirisë dhe demokracisë. Në emër të këtyre idealeve ai iu bashkua lëvizjeve demokratike të forcave të djathta dhe si kryetar i Partisë Republikane në Malësinë e Madhe.

Edhe në Amerikë, Marku shfaqi çdo ditë vlerat e famijes se tij, një njeri i komunikueshem dhe i dashur me të gjithë, i urtë dhe besnik. Fjala e tij kishte peshë por kurrë “nuk i ra fjala në tokë”.

Me Vatrën, Markun e lidhin virtytet dhe e vlerat e tij patriotike dhe sidomos  vëllai i tij, Petrit Dodaj, anëtar i hershëm i degës së Vatrës Michigan, bamirës dhe aktivist i njohur komunitetit shqiptar i cili me personin, punën e dhe kontributin e tij e nderon Vatrën.

Ndersa Markun e mbajme në mendje dhe lutjet tona, i dëshirojmë bashkeshortes se tij, dy djemve, krejt familjes dhe gjithë të afërmve, shëndet dhe paçin ndihmën e Zotit në këto ditë të vështira për ta. 

Marku e kreu misionin e tij në këtë botë, por ai prapë është me ne, sikurse thotë fjala e vjetër malësore “Burrat e mire vetëm lindin e kurrë nuk vdesin”.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Me respekt,

Federata Vatra, Dega Michigan

Michigan me 21 Shkurt 2021

Filed Under: Komunitet Tagged With: Mark Doda nderroi jete, ngushellime

PRESIDENTI I “FAX NEWS” KASEM HYSENBELLIU NDËRROI JETË, KRYETARI I VATRËS NGUSHËLLON FAMILJEN

December 5, 2020 by dgreca

Kasem Hysenbelliu u largua prej nesh përgjithmonë. Një humbje e tmerrshme për familjen, një lajm shumë i trishtë për miqtë, një largim i parakohshëm për botën mediatike dhe një ngjarje e pabesueshëm për kolegët, bashkëpunëtorët e mediat ku drejtoi e punoi. Ikja e befasishme dhe e padrejtë e Presidentit të “Fax News” Kasem Hysenbelliu, në kulmin e veprimtarisë së tij, na ka pikëlluar pa masë të gjithëve. Nga Amerika e largët në emrin tim personal, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe gjithë komunitetit shqiptar në New York, u shprehi ngushëllimet më të thella familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të Kasemit, nderimet më të larta për kontributin dhe veprimtarinë e tij të shkëlqyer në media dhe respektet më të veçanta për atë që ai i dha medias ku punoi e drejtoi për vite me radhë. Kasem Hysenbelliu themeloi dhe drejtoi me sukses të lartë në vitin 2017 televizionin informativ “Fax Neës” duke e kthyer në një media serioze dhe prestigjioze në peisazhin mediatik shqiptar. Më herët, Kasem Hysenbelliu drejtoi dhe administroi Televizionin ‘News24’, Gazetën ‘Panorama’ dhe “Panorama Sport”. Sukseset e këtyre mediave më të rëndësishme në tregun e mediave në Shqipëri mbajnë edhe kontributin e lartë të Kasem Hysenbelliut. Në këto momente të vështira e dhimbjeje të pa masë, u shprehim mbështetjen tonë miku im Irfan, ju, familjarëve tuaj, të afërmve, të njohurve tuaj dhe ndajmë dhimbjen e madhe me ju. Në këtë humbje të pazëvendësueshme jemi pranë jush me lutjet tona, me përshpirtshmërinë tonë. Kasem Hysenbelliun do ta kujtojmë gjithmonë si njeri me zemër të madhe, mbështetësin e madh të gazetarëve, si luftëtar i fjalës së lirë, si largpamës, si një administrator të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një njeri shumë të veçantë.

Zoti ju forcoftë miku im Irfan Hysenbelliu për vëllain tuaj të dashur e shumë të çmuar.

Shpirti i Kasem Hysenbelliu pushoftë në paqen e amshuar.

I ndrittë shpirti në përjetësi.

I përjetshëm kujtimi dhe nderimi.

Me respekt

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha, Kasem Hysenbelliu, ngushellime

NGUSHËLLIME PËR ZYRTARIN E POLICISË SË KOSOVËS-ILIR GJOKAJ

July 17, 2020 by dgreca

–Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu u ka shprehur ngushëllime familjes së policit Ilir Gjokaj i cili vdiq pas infektimit me Covid-19.

Për humbjen e jetës së Zyrtarit të Policisë së Kosovës Ilir Gjokaj në këtë kohë të ballafaqimit me pandeminë, kur si mjekët, infermierët dhe ekipet spitalore në vijën e parë të frontit janë heronjtë e betejës edhe policët në përkujdesje për zbatimin e masave e sigurinë e qytetarëve, ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjokaj dhe kryetarit të Vatrës Elmi Berisha për djalin e dajës.

Korrespondenti në Kosovë i Gazetës Dielli -Behlul Jashari/

  • Policia e Kosovës: Ngushëllime për humbjen e jetës së Zyrtarit Policor Ilir Gjokaj

-Zyrtari policor Ilir Gjokaj, i lindur në vitin 1981 në Gjakovë, më 14 Korrik 2020 kishte rezultuar pozitiv në Covid 19, mbrëmë në orët e vona (16 Korrik 2020) ka ndërruar jetë. Policia e Kosovës ju shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës/

PRISHTINË, 17 Korrik 2020- Gazeta DIELLI/ Konfirmohet zyrtarisht: Zyrtari policor Ilir Gjokaj, i lindur në vitin 1981 në Gjakovë, mbrëmë në orët e vona (16 Korrik 2020) ka ndërruar jetë. Me datë 14 Korrik 2020 kishte rezultuar pozitiv në Covid 19.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me ekipet mjekësore janë përkujdesur në vazhdimësi për zyrtarin policor, dhe tani me rastin e humbjes së tij ju shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Policia e Kosovës – Drejtoria e Përgjithshme, Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun dërgoi sot këtë njoftim:

NJOFTIM  PËR  MEDIA

Prishtinë, 17 korrik 2020

Policia e Kosovës (PK), referuar situatës dhe rrethanave të krijuara që nga paraqitja e pandemisë ka qenë e angazhuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, të bazuara në vendimet e institucioneve të Kosovës dhe planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus-it COVID-19. 

Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante. Kujdes të veçantë i ka kushtuar aplikimit të masave mbrojtëse për qytetarët por edhe për vet zyrtarët policor, të cilët ballafaqohen me situata dhe raste të natyrave të ndryshme si reagues të parë.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri më sot, 154 zyrtar policor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, prej tyre janë shëruar 77 zyrtar policor, ende aktiv në trajtim janë 76 zyrtar policor, ndërsa fatkeqësisht zyrtari policor Ilir Gjokaj, i lindur në vitin 1981 në Gjakovë, mbrëmë në orët e vona (16.07.2020) ka ndërruar jetë.

Zyrtari policor i cili ka qenë duke shërbyer në Stacionin Policor në  Gjakovë, nga data 07.07.2020 është lajmëruar në pushim mjekësor për shkak të problemeve më bosht kurrizor, kurse nga data 11.07.2020 është hospitalizuar në repartin pulmologjik për shkak të problemeve me frymëmarrje. Pas testeve të kryera, me datë 14.07.2020 kishte rezultuar pozitiv në Covid 19, ndërsa me datë 15.07.2020 është transferuar për trajtim mjekësor në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes DRP Gjakovë, Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me ekipet mjekësore janë përkujdesur në vazhdimësi për zyrtarin policor, dhe tani me rastin e humbjes së tij ju shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

***

MINISTRI I BRENDSHEM AGIM VELIU TELEGRAM NGUSHELLIMI FAMILJES GJOKAJ

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu u ka shprehur ngushëllime familjes së policit Ilir Gjokaj i cili vdiq pas infektimit me Covid-19.

“Më lejoni të shpreh dhimbjen, pikëllimin dhe ngushëllimet e mia tërë familjes, për humbjen e më të dashurit tuaj, zyrtarit policer, z.Ilir Gjokaj. Me pikëllimin më të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të një polici të vyeshëm e të shkëlqyer, i cili fatkeqësisht si shumë qytetarë tjerë anë e kënd globit, humbi betejën me pandeminë Covid-19”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Veliu.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Gjokaj, ngushellime, Zyrtar i Policise

VATRA NGUSHËLLOI FAMILJEN BUNGO

September 18, 2018 by dgreca

2 Lamtumire

Mbrëmjen e së Martës, 18 Shtator 2018, Komuniteti Shqiptar i Nju Jork-ut me rrethina zhvilloi homazhe pranë arkivolit me trupin e të ndjerit Makensen Bungo, i cili u nda nga jeta në një spital të Nju Jorkut, ditën e Shtunë me 15 Shtator.

1 Dritani1

Arkivoli me trupin e të ndjerit ishte vendosur në Shtëpinë Mortore: N. F. Walker Funeral Home, që ndodhet në adresën :
2039 Merrick Ave Merrick NY 11566-3434

3-Bungo-MakensenNjë grup vatranësh me Kryetarin Mishto, i cili shoqërohej nga  anëtari i kryesisë Zef Balaj, anëtari i Këshillit të Vatrës studiuesi Idriz Lamaj, editori i Dielli , i paraqitën ngushëllimet bashkëshortes znj.Eglantine Bungo, djalit Dritan dhe zonjës së tij Brunilda e fëmijëve të tyre si dhe miqëve dhe të afërmve. Ngushëllime familjes i përcolli edhe bashkqytetari i të ndjerit z. Petraq Mishto, babai i krytearit tëVatrës, i cili e ka njohur nga afër familjen Bungo dhe të ndjerin.

Varimi do te behet me 19 Shtator 2018 ne oren 11 AM në adresën:

Greenfield Cemetery
650 Nassau Road Uniondale NY 11553-2779

I pushoftë shpirti në Paqe Makensenit!

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, Families Bungo, ngushellime, Vatra

Shkrimtarët shqiptaro-amerikanë, ngushëllime për Adem Demaçin

July 27, 2018 by dgreca

Shoqata  Shoqata  e Shkrimtarëve  Shqiptaro-Amerikanë shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta e Adem Demaci/

1 demaci shkrimtaretLajmin e dhimbshëm e ndarjes fizikisht  nga jeta e Adem Demacit,  këtij  burri të mëncur e patrioti  të shquar, simbolit të rezisencës kosovare,  shqiptari  i fismë 24 karat flori, autor i dhjetra  veprave historike, – ka prekur thellë shpirtërisht në mënyrën më të konsiderueshme dhe të dhimbëshme tërë komunitetin e poetëvë, shkrimtarëve e artistëve shqiptaro-amerikanë -botën e artit në Diasporën e Amerikës.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shpreh ngushëllimet më të sinqerta e të përzëmërta për këtë humbje të madhe për Kosovën dhe Kombin Shqiptar. Trashëgimia e tij luftarake, historike, heroike  dhe politike, qytetare dhe intelektuale, veprat  letraro historike e dokumentare janë mbresëlënëse dhe dëshmi e gjallë e dritës së tyre  që ai la pas…!

Ngushëlime familjes Demaci për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë!

Ngushëllime Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës..!

Ngushëllime Kosovës dhe Kombit Shqiptar, bashkëkohasve të tij, miqve dhe admiruesve të tij të shtrenjtë..!

I përjetshëm Kujtimi e Vepra e Tij ..në Muzën e Dheut dhe “Lemzën e Kombit Shqiptar”..!

I qoftë i lehtë  dheu i Kosovës Martire që Baca  Adem Demaci i kushtoi  Jetën..!

Prehu në Paqen e Amëshuar, aty ku prehen Engjëjt & Kreshnikët..Baca Adem..!

Amen..!

Kryesia e Shoqata  e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë:

President

Adnan MEHMETI

Kryetare

Raimonda MOISIU

Sekretare

Dr.Prof. Yllka FILIPI

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Demaci Adem, ngushellime, Raimonda Moisiu, shkrimtaret e Amerieks

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT