• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nju Jork, diskutim mbi arritjet dhe sfidat e Kosovës

February 13, 2018 by dgreca

1 salleNë Nju Jork u mbajt mbrëmë një diskutim me diplomatë dhe personalitete të tjera mbi 10-vjetorin e Kosovës dhe sfidat që e presin pas dekadës së parë të pavarësisë.

3 teuta

Folësit vunë në dukje arritjet e Kosovës gjatë dhjetë viteve të kaluara dhe thanë se një ndër sfidat e rëndësishme është anëtarësimi i vendit në Kombet e Bashkuara si dhe në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ata thanë gjithashtu se marrëdhëniet e Administratës së Presidentit Trump me Kosovën mbeten të forta.

1 ok Teuta

“Kosova 10 vjet pavarësi” ishte tema për të cilën u fol në panelin organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës dhe “Independent Diplomat”, një organizatë e specializuar për strategjinë diplomatike. Diskutimi u mbajt në “Shoqatën Japoneze” të Nju Jorkut.27751839_368105673657188_8381675237478895789_n

Zalmay Khalilzad ka qenë ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë. Ai tha se megjithë diferencat partiake të politikanëve në pushtet, administrata e Presidentit George W. Bush nuk pati dallime me administratën e mëparshme të Presidentit Bill Clinton përsa i përket strategjisë dhe objektivit për Kosovën. Po ashtu, – tha ai, – u punua ngushtë me aleatët. Në komentet për Zërin e Amerikës, ambasador Khalilzad reflektoi për dhjetë vjetët e pavarësisë së Kosovës:“Vendi është zhvilluar mirë dhe ata mund të krenohen për shumë arritje. Kosova është një vend demokratik, ka mbajtur zgjedhje, ka një kushtetutë si dhe shtyp të lirë, shoqëri civile të lirë dhe një debat rigoroz. Nga pikëpamja ndërkombëtare vendi ka ecur mjaft. Është njohur nga 114-115 vende dhe është anëtar i shumë organizatave ndërkombëtare. Ende nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, por edhe kjo do të vijë. Këto janë sfida që mbeten, siç është edhe normalizimi me Serbinë”.

4 salle

Enver Hoxhaj, Zëvendëskryeministër i Kosovës, i cili ka qenë pjesë e ekipit negociator në kohën e përgatitjeve për pavarësinë, i përshkroi kështu përparësitë për shtetin e ri:

“Natyrisht që prioritet kryesor për Kosovën duhet të jetë përmbyllja e shtetndërtimit, që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB si dhe në Bashkimin Evropian e në NATO. Këtu, një ndërmarrje dhe një vemendje edhe më e madhe amerikane dhe evropiane është e rëndësishme sa për Kosovën po aq edhe për rajonin.”

Christoph Heusgen, ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, njihet si këshilltari më me ndikim në politikën e jashtme i Kancelares Angela Merkel.

“Gjatë 12 vjetëve që kam punuar për Kancelaren, gjithnjë e kemi patur Kosovën në mendjen tonë. Ne duam që Kosova të jetë e suksesshme. Po punojmë shumë, ndonëse jo me shumë sukses, që edhe ato vende në Bashkimin Evropian që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë. Mosnjohja prej tyre vjen jo ngaqë ato nuk e pëlqejnë Kosovën, por për shkak të problemeve të tyre të brendshme. Mendoj se mund ta kapërcejmë këtë”.

Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, ka qenë një mbështetës aktiv në Kongresin amerikan për pavarësinë e Kosovës. Në komentet për Zërin e Amerikës, ai foli për çështjen e transformimit të forcave të sigurisë në një ushtri të Kosovës. Ai u bëri thirrje të ndryshojnë qëndrim atyre vendeve fqinje që mendojnë se Kosova nuk ka nevojë për ushtri.

“Mendoj se çdo vend sovran ka të drejtë të ketë ushtrinë e tij dhe Kosova nuk ka pse të trajtohet ndryshe nga shtetet e tjera në rajon. Ka disa detyrime që Kosova duhet të plotësojë, siç i kërkohen nga komuniteti ndërkombëtar dhe unë nuk kam ndonjë kundërshtim me këtë. Por, si shkëmbim, edhe Kosova duhet të marrë diçka. Mendoj se të kesh një ushtri, kjo është një gjë bazë.” 

Ambasador Khalilzad tha se i sheh si mjaft pozitive marrëdhëniet e administratës së Presidentit Donald Trump me Kosovën:

“Angazhimi amerikan për Kosovën mbetet siç ka qenë dhe nuk kam dëgjuar që të jetë vënë në pikëpyetje. Marrëdhëniet janë mjaft solide. Kosova përballet me sfida, të cilat kërkojnë një marrëdhënie të fortë me SHBA si dhe me Bashkimin Evropian.”

Ky ishte njëri ndër disa aktivitetet që Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork po organizon me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë:

Teuta Sahatqija është Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork:“Sot ne po e vazhdojmë shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës këtu në Nju Jork. Filluam me shkollën shqipe në Staten Island, vazhduam me një turnament futbolli, sot kemi një debat diplomatik për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe më tutje. Do të vazhdojmë me një ekspozitë fotografike, pastaj një koncert për nder të Nexhmije Pagarushës dhe do ta përfundojmë me një pritje për diplomatë në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara. Do të jetë një aktivitet shumë ambicioz për festimin e këtij përvjetori të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.”Gjatë dhjetë vjetëve të pavarësisë, Kosova ka zbatuar reforma në shumë fusha, siç janë krijimi i një ekonomie tregu dhe sundimi i ligjit. Por siç u tha edhe nga panelistët, ajo përballet me një numër sfidash të mëdha në rrugën e së ardhmes, për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Bashkimin Evropian dhe në NATO.(Kortezi VOA.Fotot-Konsullata e Kosoves)

Filed Under: Featured Tagged With: arritje, e sfidat e Kosoves, Nju Jork, Teuta Sahatcija

Ka ndërruar Jetë në Nju Jork Pashko Gjeto Gojçaj

January 9, 2018 by dgreca

1 shenje zije

– NGUSHËLLIMET TË ENJTEN, MESHA DHE VARRIMI TE PREMTEN/

-Vatra dhe Gazeta Dielli i shprehin ngushëllime Familjes Gojçaj në SHBA dhe në Vendlindje./

     Njoftohet komuniteti shqiptar në SHBA dhe në vendlindje se ka ndërruar jetë biznesmeni dhe veprimtari i komuniteti shqiptar në Nju Jork, Pashko Gjeto Gojcaj. Pashku vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Federata Vatra dhe Gazeta Dielli i shprehin ngushëllime Familjes Gojçaj në SHBA dhe në Vendlindje.

     Njoftohet komuniteti se Shërbimet Funerale do të organizohen ditën e Enjte me 11 Janar 2018 nga ora 2.00 PM deri në orën 9.00 PM në Shtëpinë Mortore
Yorktown Funeral Home
945 East Main Street
Shrub Oak, NY 10588
Tel: 914.962.0700

2 Gojçaj Pashku Mesha e funeralit do të mbahet ditën e premte me 12 Janar 2018 duke filluar nga ora 11.00AM në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”. 

I ndjeri do të varroset në Gate of Heaven Cemetery, në adresën:10 W Stevens Ave, Hawthorne, NY 10532

 

Filed Under: Opinion Tagged With: nderroi jete, Nju Jork, Pashko Gojçaj

NJOFTIM MORTOR- NDËRROI JETË NË NJU JORK HALIT SADIK

September 24, 2017 by dgreca

1 Halit Sadik ok1 Shenje zije2

Gazeta “Dielli”u njoftua nga miqtë e familjes se ka ndërruar Jetë në Nju Jork bashkatdhetari ynë HALIT SADIK.Ai ishte një ndër emigrantët e ardhur në SHBA që në vitet’40 të shekullit të shkuar. Ishte aktivist i palodhur i komunitetit shqiptar dhe anëtar i Lëvizjes së Legalitetit.

Familja njofton miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur, si dhe mbarë Komunitetin shqiptar, se Shërbimet Funerale për të ndjerin do të kryhen ditën e Hënë, dt 25 Shtator 2017, nga ora 14.00 PM deri në Orën 21.00 të PM.

Shtëpia Funerale ku do të pushoi arkivoli me Trupin e të ndjerit, ku Familja, Miqtë, dhe Komuniteti do ti bëjnë nderimet e fundit dhe do të përcjellin ngushëllimet është :SCHWARTZ BROTHERS, që ndodhet në adresën:

114-03 QUEENS BLVD

FOREST HILLS, NY 11375

I ndjeri do të përcillet për banesën e fundit ditën e Martë 26 Shtator 2017.

Varrimi do të bëhet në orën 11.00 am në MAPLE GROVE CEMETERY, që ndodhet në adresën:

8315 Kew Gardens RD

Kew Gardens, NY 11415

I ndjeri ka lënë në pikëllim djalin Luan Sadik me bashkëshorten e Luanit-Liri; ka lënë vajzën Elizabeta Sadik, nipat Dean, Adam, Noah dhe Kenan Sadik.

Gazeta Dielli i shpreh ngushëllimet Familjes dhe miqëve!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Halit Sadik, nderroi jete, Nju Jork

Nju Jork-Kosova përkrahje për anëtarësimin në INTERPOL

August 2, 2017 by dgreca

1 Pamje nga takimi

Pamje nga takimi,02.08.2017-1-Në Nju Jork, Ministri i Punëve të Brendshme,  Skender Hyseni, shoqëruar  nga Shefja e Misionit të Kosovës, Teuta Sahatqija,  ka takuar Përfaqësuesin e Përhershëm të Uruguajit në OKB, ambasadorin Elbio Rossi, pastaj ambasadorin e Etiopisë  Tekeda Alemu, atë të Bangladeshit, Masud Bin Momen dhe ambasadorin e Senegalit,  Fode Seck/Pamje nga takimi, 02.08.2017-2NJU JORK, 2 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës,  Skender Hyseni, ka udhëtuar për një vizitë pune në Amerikë. Në Nju Jork ka filluar një varg takimesh të ndara me Përfaqësues të Përhershëm të disa shteteve anëtare të OKB-së.Njoftimi i dërguar thekson se, në fokus të bisedave dhe takimeve është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor.

Kryesisht bisedat janë përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, e që pritet të votohet gjatë Asamblesë së Përgjithshme në shtator.
Dje, ministri Hyseni, i shoqëruar edhe nga Shefja e Misionit të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija,  në takime të veçanta ka takuar dhe biseduar me Përfaqësuesin e Përhershëm të Uruguajit në OKB, ambasadorin Elbio Rossi, pastaj me ambasadorin e Etiopisë  Tekeda Alemu, atë të Bangladeshit, Masud Bin Momen, dhe me ambasadorin e Senegalit,  Fode Seck.
Në të gjitha takimet e deritashme është treguar gatishmëri e madhe për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Interpol, Ministri Skender Hyseni, Nju Jork

VACLAV HAVEL ME RASTIN E 80-VJETORIT TË LINDJES

October 7, 2016 by dgreca

2-frank-shkreli-c1200x600Nga Frank Shkreli

Në Republikën Çeke, në disa vende europiane dhe këtu në Shtetet e Bashkuara u shënua këtë javë — më 5 tetor — 80-vjetori i lindjes së ish-disidentit dhe ish-presidentit të fundit të Çekosllovakisë dhe presidentit të parë të Republikës Çeke post-komuniste, Vaclav Havel.  Pas largimit nga detyra e presdientit, Havel ia kushtoi jetën promovimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. 

Në Shtetet e Bashkuara u organizuan me këtë rast ceremoni përkujtimore në New York, në Washington, në Florida dhe në shtete të tjera me rastin e 80-vjetorit të lindjes së disidentit të famëshëm anti-komunist, i 1-havelhavel-day

Pas takimit që kishte zhvilluar Presidentin Xhorxh Bush në Shtëpinë e Bardhë, ku i kishte folur atij mbi rolin e rëndësishëm të transmetimeve të Zërit të Amerikës në luftën për t’u çliruar nga këthetrat e komunizmit anë e mbanë Evropës Lindore, Zoti Havel ishte nisur për në një vizitë personale që kishte kërkuar të bënte tek kryeqendra e Zërit të Amerikës.   Me të ardhur në ndërtesën e VOA-s, Zoti Havel u përshëndet me drejtorin e përgjithshëm të asja kohe, Riçard Karlson dhe me zyrtarë të tjerë, por mezi priste të takohej me staffin çekosllovak, ku pata fatin të isha edhe unë i pranishëm si këshilltar i programeve drejtuar Evropës Lindore.  Haveli na habiti të gjithëve kur filloi të thërriste emërat e folësve dhe të gazetarëve çekosllovakë, përfshirë edhe ata që përdornin pseudonime, të cilët i kishte dëgjuar rregullisht nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës.  Megjithëse nuk njiheshin me njëri tjetërin, takimi i Zotit Havel me stafin Çekosllovak të Zërit të Amerikës u këthye me të vërtetë në një takim tepër emocional për të gjithë.   Natyrisht, si disident kundër regjimit komunist, regjim të cilin ai e kishte cilësuar si, “absurdistan”, Havel-i jo vetëm besonte por ishte ndër mbështetsit më të rreptë të lirisë së fjalës dhe të shtypit si edhe promovues i vendosur i rolit të rëndësishëm që media duhet të luaj në një shoqëri demokratike.  

 Pasi kishte qenë dëgjues i rregulltë i Zërit të Amerikës gjatë luftës së ftohtë, ai ishte njëri prej përkrahsëve më të zellshëm të transmetimeve ndërkombëtare, sidomos atyre amerikane.  Duke iu drejtuar stafit të Zërit të Amerikës gjatë asaj vizite më 1990, Zoti Havel tha, “Ju të Zërit të Amerikës na keni informuar të vërtetën, jo vetëm mbi ngjarjet anë e mbanë botës, por edhe mbi ato që po ndodhnin në vendin tonë dhe në këtë mënyrë ju keni ndihmuar në realizimin e revolucionit anti-komunist paqësor, për të cilin kemi pritur aq shumë kohë.’’

Kujtim nga vizita e parë e Vaclav Havel-it në kryeqëndrën e Zërit të Amerikës, Shkurt, 1990

 Vdekja e Vaclav Havel-it në vitin 2011 ishte një humbje e madhe për mbarë botën, pasi bota humbi zërin e ndërgjegjes dhe mbështetsin e fortë të të drejtave të njeriut, dhe jo vetëm në vendin e tij.  Ai fliste kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Rusi e në Kinë, në Kubë dhe kudo që ato të drejta abuzoheshin nga diktatorët brutalë dhe udhëheqsit autokratë.Vaclav Havel ishte gjithashtu dijeni të plotë edhe për vuajtjet e shqiptarëve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe gjatë viteve 90, aktivisht kritikoi politikën serbe të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë dhe ka qenë mbështetës i vendosur i sulmeve ajrore të NATO-s kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës.  “Edhe më parë kam mbrojtë qëndrimin se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë sa më parë për të mbrojtur jetën e njerëzve nga arbitrariteti i shtetit”, ka thënë Vaclav Havel, në lidhje me sulmet ajrore të NATO-s kundër regjimit kriminel të Sllobodan Millosheviçit të Serbisë. 

 Në këtë 80-vjetor të lindjes së Vaclav Havel-it është me vend të kujtojmë se kauza e lirisë për të cilën ai luftoi gjithë jetën, më në fund triumfoi.   Por siç tha edhe gjatë ceremonive në New York me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Vaclav Havelit, Kryetari Dhomës së Deputetëve të Republikës Çeke, Jan Hamacek gjithnjë, “Ekziston nevoja për të kujtuar trashëgiminë e tij sepse sot bota nuk është hiç e sigurt dhe se liritë dhe të drejtat e njeriut nuk janë ende aspak të garantuara për të gjithë.”  Megjithkëtë, në këtë 8-vjetor të lidnjes së tij, mund të konstatohte se bota në përgjithsi është sot më mirë, falë sakrificës dhe kontributit të Vaclav Havelit në mbështetje të dinjitetit njerëzor dhe të lirive bazë për çdo individ dhe në çdo vend.  Pa dyshim se trashëgimia e tij –për të cilën foli kryetari i Dhomës së Deputetëve të Republikës Çeke — do të përjetësohet nga shembulli dhe vendosmëria e tij i cili gjithë jetën punoi dhe veproi për të mirën e përbashkët të njerëzimit dhe i cili, nepërmjet revolucionit moral, i tregoi njerëzimit fuqinë e popullit për të ndryshuar botën.  Ai, sipas ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright gjithashtu me origjinë çeke dhe mbështetse e fortë e të drejtave të shqiptarëve — gjë që ajo e provoi gjatë luftës për çlirimin e Kosovës — ka thënë mbi trashëgimisë morale dhe politike të Vaclav Havelit se me veprimtarinë e tij, “Ai ka treguar se një vend i vogël mund të ndryshojë shumë gjëra kur ka udhëheqsin e duhur me parime morale”.  

 Eh, po ta kishte pasur Shqipëria — si një vend i vogël që është — një udhëheqës me parimet morale të Vaclav Havel-it?

Filed Under: Histori Tagged With: Frank shkreli, Nju Jork, Vaclav Havel

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT