• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jeta e krijusve të mëdhenj është me plot therra e me pak lule

May 16, 2018 by dgreca

Nga Nue Oroshi/

Gjelosh Gjokaj 1Gjelosh Gjokaj 2Gjelosh Gjokaj 3

Piktori ynë i madh Gjelosh Gjokaj në moshën dhjetë veçare e la vendlindjen e tij të dashur,Mileshin dhe Malsinë dhe bëri një rrugëtim të gjatë në mes të Prishtinës ku e themeloi Fakultetin e Arteve, Romës ku për pesëmbëdhjetë vjet bëri dhe krijoj një emër në artin Evropian dhe Augsburgut ku edhe ishte në majat e karrierës së tij artistike. Ai i la kulturës shqiptare dhe asaj Evropiane mbi 3000 piktura dhe punë të ndryshme grafike, duke u bërë njëri ndër piktorët më të mëdhenj të botës shqiptare. Gjelosh Gjokaj i takon treshës apo trinisë së shenjët të kulturës shqiptare: Ernest Koliqi,Martin Camaj dhe Gjelosh Gjoka, të cilët lanë gjurmë të thella të kulturës shqiptare në Evropë. Nuk është rastësi që ekspozitën e parë në Romë në vitin 1971 piktorit Gjelosh Gjokaj ia hapi i madhi prof.Ernest Koliqi ndërsa në vitin 1983 ekspozitën në Mynih të Gjermanisë ia hapi shkrimtari ynë i madh Martin Camaj. Gjelosh Gjokaj bashkëpunonte ngushtë me të dytë ku i përgatiste kopertinat e librave të Martin Camaj, si dhe kopertinat e revistës shkencore të Ernest Koliqi “Shejzat”. Arti dhe kultura shqiptare sot është më e varfër se asnjëherë më parë sepse humbi maestron e fundit të treshës së madhe që i dhanë emër në botë kulturës shqiptare.

Familja Gjokaj duhetë të jeni krenarë që në gjirin e saj u lind dhe u rrit një piktor i madh, i cili duke marrë shembull nga xhubletat shqiptare, krijoj një art të veçantë gjithnjë duke u inspiruar edhe në traditën dhe folklorin e madh shqiptar. Madje ai me thjeshtësi pikturonte edhe figurat e mëdha kombtare siç ishin :Dedë Gjon Luli, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Mehmet Shpendi, Kapidan Mark Gjon Marku, dhe këto piktura të këtyre atdhetarëve i ekspozoj edhe në Akademin e parë të “Trojeve te Arbrit “që e kemi mbajtur ne Hamburg me 12 e 13 Qershor 2004 ku me plotë dëshirë mori pjesë në këtë sesion shkencor.Gjelosh Gjokaj ishte nje kohë të gjatë edhe krytear i Shoqatës “Lahuta “e cila mblidhte Malsorët e mërguar për t’i ndihmuar vendlindjes në forma të ndryshme.Ai rrjedhte nga një familje e nderuar e baca Kurtit një atdhetari të mirfilltë kombtar.Pas shtetgtimit të gjatë shtatë dekada në mesë Prishtinës, Romës dhe Augsburgut ai vitet e fundit të jetës i kaloj më shumë në fshatin e tij të lindjes ku e ktheu edhe Atelien në Milesh. Gjelosh Gjokaj në Panteonin e Kulturës Shqiptare është i fundit maestro nga treshja e trinisë së shenjët kombtare Koliqi-Camaj-Gjoka.Kjo treshe rrezatojë shkelqyeshem duke e prezentuar kulturën shqiptare si pjesë e pandarë e trungut Evropian.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Gjelosh Gjoka, Jeta e krijueseve te medhenj, Nue Oroshi

Rruga e gjakosur, dhe masakra e planifikuar e Tivarit

March 9, 2018 by dgreca

2Nue Oroshi

Nga Mr.sc.Nue Oroshi/*

1 ok Oroshi

Masakra e Tivarit është njëra ndër masakrat më të mëdha por vetëm masakër e radhës e planifikuar nga forcat serbo-malazeze për zhdukjen dhe vrasjën e shqiptarëve atdhetarë në mënyrë që Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare të rikthehën sërish nën pushtimin e serbosllavisë me emrin artificial Jugosllavi. Por më e dhimshme është se kjo masakër u nda në dy pjesë një pjesë të rinjëve u vra gjatë rrugëtimit të gjakosur në Shqipërinë e idealeve të tyre dhe pjesa tjetër u masakruan në mënyrë barbare në Tivarë.Gjatë studimit të kësaj teme kam marrë për bazë brumin shkencorë dhe atë rrefimtarë të tre studiuesve dhe dy rrefimtarëve. 1 OroshiStudiuesit e vyer që kanë shkruar për maskarën e Tivarit janë: prof.dr.Muhamet Shatri, Uran Butka dhe Petrit Palushi ndërsa në këtë punim kam sjellur edhe rrëfimet e dy të mbijetuarve nga kjo masakër: Azem Hajdini -Xani dhe Mark Oroshi, qe secili në menyrën e vet japin rrefimet e tyre rrënqethëse për këtë masakër të madhe që e tronditi Kosovën ashtu të tronditur e më së shumti tronditi nënat shqiptare. E kur jemi tek tronditja e nënave shqiptare dua ta them një rast familjar.Kur përshendetët babai im Mark Oroshi me nënën e tij Prenën i thotë këto fjalë:‘‘Nanë ma ban hallall se nuk e di a shihemi, por tash në vend timin ka lindur vëllai im i vogël Preni i cili do të më zavensoi mua.Kurse pergjigjja e lokës Prenë ishte:Kurr mos u baftë ky me të zavensuar ty.‘‘. Studiuesi Petrit Palushi kur flet për Masakrën e Tivarit ndër të tjera do të shtoj, se është ngjarje nga më tragjiket në historinë e shqiptarëve.Si e tillë, ajo qe një ofensivë ndaj shqiptarëve të pambrojtur, qe një deformim i rregullave më elementare të luftës, që paralajmërimi se shqiptarët po dilnin jashtëzakonisht të humbur prej Luftës së dytë botërore.Pavarësisht nga kjo, ngjarja u mundua të fshihej, të zhytej në skutat e harresës, gjaku i ta masakruarve të kthehej në ujë dhe vetëm mbas 50 vjetëve ajo nisi të ridimensionohej; është fat që u shkruan disa libra për të, që vazhdon të shkruhet, të përkujtohet dhe natyrisht të zërë vend në memorjen kolektive si dëshmi e fatit tragjik të shqiptarëve, por njëkohësisht e veprimeve monstruoze të makinës serbe ndaj shqiptarëve.Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për të hedhë këtë ngjarje në pellgun e harresës, ajo megjithatë u ruajt në memorjen kolektive të shqiptarëve dhe tani vjen si dëshmi, si reagim, si refuzim, por edhe si mbledhje e mendjës që brezave t’u rrëfehet për historinë realisht. Ndersa në bazë të studimeve të prof.dr.Muhamet Shatrit ai shkruan se për këtë çështje është filluar të flitet para disa viteve dhe kjo Masaker e Tivarit është vepër e organizuar me perpikëri nga kreu Jugosllav.Në fillim nuk është folur për bashkëfajësinë e shtetit shqiptarë konkretisht organeve ushtarake sidomos të Shkodrës dhe garnizoneve të tjera të cilët edhe i kanë përcjellur eshallonët e rekrutëve shqiptarë nëpër territorin e Shqipërisë . Prof.dr.Muhamet Shatri me fakte shkencore të nxjerrë nga arkivat e dëshmon bashkëfajësinë e komunistëve shqiptarë nëpër territorin e Shqipërisë. Më tutje prof.dr.Muhamet Shatri jep të dhëna mjaftë interesante ku bazohej edhe në librin e historianit dhe studiuesit Uran Butka për masakrën e Tivarit, ku dëshmohet qartë përmes kabllogrameve, korrespodencave të shtabit dhe të komandës ushtarake të Shkodrës për gjendjen dhe veprimet që janë kryer ndaj rekrutëve përndjekja dhe zenia e tyre nga organet e shtetit shqiptarë dhe kthimin e tyre në rreshtë të organeve vrastare të Jugosllavisë.Profesor Shatri në këtë mënyrë hedhë poshtë edhe pretendimët e kriminelit Ramiz Alia se shteti shqiptarë nuk dinte gjë për masakrën. Në studimet e profesor Muhamet Shatrit del e çartë edhe e argumentuar, se edhe komunistët e Kosovës ishin në dijeni të plotë për masakrën Tivarit. Masakra e Tivarit ishte një hakmarrje ndaj forcave nacionaliste në Drenicë, dhe në rajonët e tjera shqiptare. Mijëra njerëz ishin mbledhur nga vise të ndryshme të Kosovës dhe ishin vendosur në Eshalonë. Por ka shtuar profesor Shatri në studimet e tija se komunistët shqiptarë të Kosovës duke e ditur për maskarën i kanë ndarë njerëzit duke i larguarë nga Eshalloni që ishte i dedikuar për likuidim.Kur ka ardhur puna për t‘i rreshtuarë në atë Eshalon që ishte i dedikuarë për likuidim komunistët siç ishin Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani në mënyrë të turpshme i kanë ndarë Gjakovarët nga rreshti një nga një duke i lënë ata nga rajoni i Drenicës,Prizrenit dhe Gjilanit ku ka pasur një qëndresë më të madhe ndaj ripushtimit jugosllav të Kosovës.

Njëri ndër studiuesit më të spiktaur që është marrë me masakrën e Tivarit është studiuesi Uran Butka i cili shumë qartë me fakte shkencore argumenton, Masakrën e Tivarit si platformë e përbashkët e komunistëve pansllavist serbo-malazezo-shqiptarë.Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptarë, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes të ashtuqujtur Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.” Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljës. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, hercegovinas, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave të quajtura nacionalçlirimtare.
Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes së quajtur, NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë së quajtur NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1). Këtë bashkëveprim ndërmjet ushtrisë të ashqujtur NÇ të Jugosllavisë dhe ushtrisë të ashtuqujtur NÇ të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant krimineli Peko Dapçeviq.
Kurse krimineli tjetër Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të ashtuqujturës, Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të ashtuqujturës, UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të ashtuqujturës Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni ushtarak jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V.Stoiniq, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i të ashtuqujturës, UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, krimineli Fadil Hoxha dhe komisari krimineli Boshko Çakiç. (Arkivi i FA, F.Shtabi i Përgj.)Pala komuniste, shqiptare u tregua e gatshme. 
Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (1943-1944), komandanti i përgjithshëm i të ashtuqujturës, UNÇSH,krimineli Enver Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër Korparmatës të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. (Dokumente, Shtabi Përgj., vol.II).Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, krimineli Miladin Popoviq, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH-së për Korpusin I: “Lajmëro Pavlen (Pavle Joviçeviq) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!” (AQSH, Fondi 14)
Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajtë në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin të ashtuqujturën Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi.Krimineli Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:“Të mos i tregohet inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”( AQSH, F.14). Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohën nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejtë popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel krimineli Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel krimineli Krsto Filipoviq. (Uran Butka-Masakra e Tivarit).
Shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptarë, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren.Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t’i marrin në Kroaci e Slloveni! Çarmatosja, atyre iu ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejtë ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikozë u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptarë dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptarë gjatë muajve të kaluar.Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26-27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës .Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX-të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptarë nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku. Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze.Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizrën-Zhur-Kukës-Pukë-Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit. Me këtë rastë u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptarë që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky Eshalon arrin në Fushë-Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo-malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27-28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek.Pas këtyre peripecive nga Shkodra nën përcjelljen e malazezëve – në mesditën e 1 prillit 1945 arritën në Tivar. Atë ditë të kobshëm rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazezë, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes rojës dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç’rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgatitur) e shtyu masën e shqiptarëve që të shtrihen për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth.

Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4. 600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë.Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo-malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacionaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së 1 – 2 prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mes të shkëmbinjve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimisht u dogjën dhe pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen…!!! 
Njëri ndër të mbijetuarit në këtë masakër është edhe Azem Hajdini -Xani i cili në rrefimin e tij për këtë masakër kundër shqiptarëve do të shkruan:“Ndër shokët që unë i kam njohur, e që u pushkatuan në mesin e këtyre 80 vetëve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicës. Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për katër, në gjatësi prej 5-6 kilometrash, e mundësia për shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe trekatëshe, më një sipërfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr të rrethuar.Ndërtesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mure të lartë me rrethojë të hekurt, me maja të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marrë parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10-15 ushtarë në të dy anët e hyrjes të përgatitur me shufra hekuri në dorë. 
Secili prej nesh që hynte nëpër atë hyrje merrte goditje në kokë, gjoks apo shpinë me shufër hekuri dhe vaj halli për atë që nuk mund t’iu bënte ballë të rënave, sepse ekzistonte mundësia çdo herë që të mbetet në vend. Ai që mbetej i shtrirë nga të rënat shkelej pa mëshirë nga turma që kalonte nëpër atë hyrje, pa pasur mundësi askush t’iu ndihmojë. Ishte e pamundur të kaloje nëpër atë hyrje të ngushtë e të mos marrësh goditje.Vetëm gjatë këtij akti, këtu në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 apo 150 veta.Shumica prej tyre edhe të vdekur. Ashtu të përgjakur dhe të rraskapitur nja 1000 veta që ishim në ballë të kolonës, na futën por si lopët në atë ndërtesë.Pasi që ndërtesa u mbush përplot, në oborr sipas një vlerësimi ngelën mbi 2200-2500 kurse në rrugë të gjerë 7-8 metra e të gjatë 80-100 metra, kanë ngelur të rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo të rreshtuar, por grumbull. Kjo u bë për shkak se në këtë mënyrë bëhej likuidimi më i lehtë i tyre. Me të përfunduar të këtij aksioni, ushtarët e kapën Milazim Haxhiun nga fshati Tërnavc, me pretekst se ai qenka njëri prej atyre që ka tentuar t’ia marrë revolen oficerit malazez që u plagos . Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revolës. Edhe pse e dinim se xhelatët e pashpirtë po përgatitin masakër të paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vjeçar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicës së bashku me 7 shokë shkoi të komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr dhe urdhëronte: “Mëshoj se ja kajsha nanën shqiptare le ta dinë se këtu është Mali i Zi, dhe do t’i mbysim të gjithë. Ai shkoj  për dy qëllime:
a) – të apelojë të ndërpritet masakra e mëtejme, sjelljet brutale, rrahjet në hyrje me shufra hekuri dhe
b) – t’u lejojnë t’u ndihmojnë shokëve të lënduar që kishin mbetur në hyrje të ndërtesës nga të rënat që kishin pësuar.
Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave të përmendura, me urdhërin e komandantit, në të janë vërsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lartë e pastaj e kanë gjuajtur në një shkamb për t’a parë më lehtë. 
Pastaj, me një fjalë në mënyrë mizore ia kanë pre hundën, veshët, krahët e kanë bërë copa-copa.

Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhënies së sinjalit me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armëve të ndryshme vinin drejtë nesh nga çdo skutë, oborr, shtëpi, shkëmb, dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, si pushkë, automatik, mortajë dore, revole e çka tjetër jo. Kësisoj, brenda një ore, asnjë nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, nuk mbeti në këmbë, kështu që rrethi i ndërtesës, oborri dhe sheshi u shëndërruan në lumë gjaku që i përgjante një kataklizme të vërtetë. Një ndër të mbijetuarit e masakrës se Tivarit është edhe Mark Oroshi i lindur në vitin 1922 në fshatin Caparc të Prizrenit, vdekur me 1989.Ai në moshën 23 vjeçar ishte mobilizuar dhunshëm sikurse mijëra të rinjë të tjerë shqiptarë.Pas një shtetgtimi të përgjakur mberritëm në Shkodër. Aty na percillnin të armatosur njësitët qetnike serbo-malazeze. Nga dyshimi se ndonjëri nga pjesmarrësit mund të kishte armë, ata në Shkodër filluan kontrollin e të gjithë pjesëmarrësve. Fillimisht tek unë gjetën tri granata dore qe i kisha ruajtur për të mbrojtur vetvetën dhe shokët në raste të vështira. Pasi hyna i pari në një dhomë të ngushtë aty nuk mbeta vetëm dalëngadalë u bën 46 të rinjë shqiptarë. Madje edhe për një briskë që i kishin gjetur ndonjërit e kishin ndarë për pushkatim. Komandanti qetnik me yllin partizan ju kishte thënë se do t‘iu pushkatojmë të gjitheve, ndërsa rojet që kishin vendosur dy pushko-mitralozët në dritare prisnin urdhërin. Për fat tonin e kishin pas quar urdhërin në komandën e tyre në Shkodër se do t‘i pushkatojmë nja 46 ballista dhe mos u shqetsoni kur t‘i ndini krismat.Nga aty ju kishte ardhur lajmi se mos i pushkatoni pa ardh oficerat tanë. Pa kaluar as gjysmë ore vijnë dy oficer një shqiptarë dhe nje kapiten dalmatin.Nuk i njihshim asnjërin. Oficeri shqiptarë që me vonë e kuptova se ishte Rifat Berisha, ju drejtua oficerit serb me këto fjalë:Lëshoni se janë njerëz të pafajshëm.Por oficeri serb i drejtohet me këto fjalë.Do ti pushkatojmë si qetë. Rifat Berisha i tha mos i pushkatoni pa ardhur unë edhe njëherë këtu. Nuk ka vonuar as një orë dhe në mënyrë të rrufeshme ka hyrë mbrenda Rifat Berisha,e kishte rrethuar garnizonin me ushtarët e tij, se bashku me oficerin dalmatin.Dhe rrufeshem i thotë oficerit qetnik serb se sa të është gjallë Rifat Berisha ska me u pushkatu asnjeri nga këta. I fut rrevolën në gojë. Fillon të dridhët qetniku nga frika.Kapiteni dalmatin e hoq revolën dhe ju thotë rojeve të largohen nga dritarja. Me pas kapiteni dalmatin i thotë Rifat heqja nga goja revolën. Ai i heq revolën nga goja dhe ja rrah dhëmbët me tytën e revolës. Çka të bëjmë me këta të pafajshëm. Nga frika ai i thotë leshoni.Falë Rifat Berishës shpetojnë në Shkodër 46 shqiptarë të pafajshëm. Këtu dua publikishtë ta falënderoj Rifat Berishën për shpëtimin e jetës që i ka bërë babait tim Mark Oroshit dhe 45 shqiptareve të tjerë djem të rinjë. Më pas Rifat Latif Berisha, ishte një nga organizatorët e konferencës se Bujanit. Nuk u pajtua kurrë me tradhetinë që iu bë Kosovës, dhe ishte i vetmi ushtarak i lart i asaj kohe qe u pendua për veprimet, për çka edhe u vu në shënjestër të OZNA-s. Aktiviteti i tij në vazhdim,sidomos lidhjet qe ai mbante me ilegalitetin e vendosin në qënder të vëmendjes së sigurimit jugosllav derisa pas një tentative për ta arrestuar që përfundon me përleshje ai bëhet pjesë e ilegalitetit.Për veprimtari të tij, kundër luftës speciale të Doktrinës serbe, Berisha në 17 maj të 1949, përderisa ishte në fshatin Gajrak së bashku me një njësitë prej gjashtë vetësh, e rrethon një ekspeditë policore e sigurimit të brendshëm shtetëror të Jugosllavisë (në atë kohë e njohur si OZNA), të cilën e drejtonin Çedo Topalloviç, dhe Çedo Mijoviç. Njësiti përbëhej krejtësisht nga djem të familjes Berisha: vëllezërit Rifat,Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit e po ashtu Halit dhe Jahir Berisha kusherinj të parë. Pas gati një dite luftimesh njësiti tenton të qajë rrethimin ku edhe bien heroikisht Rifat,Islam,Mustafë e Brahim Berisha.Arrijnë të largohen vetëm Halit e Jahir Berisha.

Kuptohet në vazhdimesi një terror e represion mbuloi të gjithë fisin Berisha e po ashtu miqtë e kësaj familje.

Të nderuar pjesëmarrës,

Masakrës së Tivarit nuk i shpetuan as fshatrat ku unë u linda dhe u rrita. U rrita me rrëfimët e burrave të Velezhës,Shpenadisë,Caparcit,Smaqit dhe fshatrave të tjerë se në këtë masakër në Tivarë nga Bashkësia Lokale e Velezhës u masakruan të rinjët:Mon Gjergj Perkola, Pjetër Ndue Veseli,Mikel Ndue Frroki-Spaqi, Nikë Ndue Qollaku, Dodë Prenk Gojani,Ndue Dedë Doqi, Prenkë Palë Gjakova, Zef Ndue Gjini,Nikollë Ndue Gjokë Oroshi dhe Franë Dani të gjithë të moshës 19 deri në 24 vjeçare. Pasardhësit e këtyre martirëve para disa viteve u organizuan dhe nga një iniciativ u mblodhën mjetët nga Zvicrra dhe Gjermania, dhe i bënë një pllakë të përbashkët në Varrezat e fshatit Shpenadi duke u kujtuar për jetë të jetëve, ndërkohë Shoqata ’’Trojet e Arbrit’’ në Prizren të njejtën ditë patë organizu një akademi shkencore për maskarën e Tivarit. Masakra e Tivarit ishte një masakër e cila sipas analizës sime historike dhe fakteve që kam lexuar dhe studiuar ishte e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë e kësaj masakre ishte kryer mbrenda territorit shqiptarë duke filluarë nga Kuksi e deri në Shkodër ndërsa pjesa e dytë ishte kryer në Tivar. Sot e shtroj pyetjen se pse edhe sot e kësaj dite në një mënyrë apo tjetër Institucionet tona shkencore zyrtare qoftë në Kosovë qoftë ne Shqipëri nuk e vendosin këtë masakër në kuadër të projektev shkencore, për tu ndriçuar me forcën e argumentit. Ndërkohë është tragjike kur shqiptari komunistë në emër të ideologjisë pansllaviste ruso-serbe e vret vëllain atdhetarë dhe nacionalistë vetëm se ka një ide të orjentimitë Evropian. Kjo vrasje e bijëve të komunistëve po vazhdonë edhe sot e kësaj ditë tash e 73 vjet me radhë por tash duke e ndërruar strategjinë. Dhe nuk është rastësishtë se bijtë e këtyre komunistëve janë duke i udhehequr trojet shqiptare tash e 73 vjet me radhë. Edhe kanë për t’i udhëhequr deri sa të vetdisohemi në elita kombëtare dhe nacionaliste shqiptare, se nuk duhet të digjet jorgani për një plesht por të gjithë se bashku ta themelojmë një Organizatë të fuqishme në Trojet e Arbrit në Trojet e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, që ta ngrisim zanin dhe ta fusim në veprim idenë e mbetur të parealizushme të Rilindasve tanë për një Shqipëri të shqiptarëve për një Shqipëri Etnike. Na u priftë e mbara!

*Kumtese e lexuar me 4 Mars 2018 në sallen e klubit shqiptar Dardania në Zofingen në Zvicerr në akademin për Masakren e Tivarit, organizuar nga sekretariati kordinator i Ballit Kombtar Demokrat)/

 

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe masakra, e planifikuar e Tivarit, Nue Oroshi, Rruga e gjakosur

SHQIPTARËT TË SUKSESSHËM NË RADHËT CDU-së

February 22, 2018 by dgreca

1 Kater antaret e CDU

Suksese të jashtzakonshme të shqiptarve brenda CDU-së në Republikën e Schleswig Holsteinit/

Nga Nue OROSHI/

Demokracia i ka disa ligje shumë të mira. Çdo gjë është e përkohshshme në demokraci dhe asgjë nuk është e përjetshme.Të përkoshëm janë edhe politikanët sado që mund të kanë ndonjë jetëgjatësi politike relativisht të gjatë. Ligjet e demokracisë perëndimore për ndrrimin e gjeneratave dhe të politikaneve në çdo katër apo pesë vjet janë shumë të shëndetshme. Edhe unë ngadalë po i afrohem përfundimit të mandatit të parë të Deputetit në Asamblen e qytetit Kiel të Gjermanisë. Në këto pesë vjet jam përpjekur të punoj sa kam mundur në shumë aspekte. Një angazhim të madh e kam pasë në aspektin kulturor dhe në çështjet sociale të banimit e të shëndetsisë.E veçanarisht në politikat e migrimit si politikani dhe udhëheqësi përgjegjes i këtyre politikave nga grupi i Asambleistëve të CDU-së në Kiel. Kam bërë edhe disa ndryshime në avansimin e komunitetit shqiptarë në Kiel të Gjermanisë edhe në aspektin e statistikës. Deri para ardhjes sime në Asamblen e qytetit të Kielit, shqiptarët nuk i kanë ndarë nga statistikat e ish shteteve Jugosllave, i kanë futur në një thes të përbashkët. Reagimi im brenda Asamblesë e ka bërë këtë ndryshim zyrtarë ku edhe në statistikat e përgjithshme tash figuron numri i shqiptarve me emrin e vërtetë shqiptar.Kemi arritë që si komunitet i vogël të shenojmë historinë duke e pasur edhe të rejën Florijana Igrishta kandidate për në Parlamentin e Schleswig Holsteinit, ku kishte një rezultat të shkëlqyer. Ndërsa tash shqiptarët brenda CDU-së në Kiel përveç kandidaturës sime për Deputet në Asamblen e qytetit Kiel ku kandidoj për herë të dytë kemi në listat e CDU-së për keshilltarë në Bashkësinë e Qytetit të Mettenhofit edhe dy të rinj shqiptarë:Floriana Igrishta dhe Mergim Kutllovci. Personalisht e ndijë vetën të gëzuar sepse nuk jam kandidati i vetëm shqiptarë në këto zgjedhje në Republikën e Schleswig Holsteinit por kemi edhe tre kandidatë të tjerë në listat e CDU-së.Për Asamblenë e rrethit të Pinebergut me zonën elektorale në Elmshorn kandidon Kolë Gjoka i cili po bënë emër të mirë në politikën gjermane në këtë qytet dhe më gjerë ku kohë më parë ishte edhe në listën e kandidatve të CDU-së për Bundestagun Gjerman. Në qytetin e Lubekut kandidon sërish Aneta Ahmati Wollter, e cila ishte kandidate edhe para pesë vitësh, e ku ka disa muaj që është futur në Asamblen e Qytetit të Lubekut, kurse në Qytetin e Flensburgut kandidon e reja Azdriana Mehmeti një e re mjaft dinamike dhe kryetare e Forumit të grave të CDU-së në qytetin e Flensburgut. CDU i ka hapur të gjitha dyert për shqiptarët e sukseshëm që janë të interesuar të bëjnë politikë.Dhe nga një komunitet që konsiderohet jo shumë i madh në një Republikë kaq të vogël të kandidojnë për poste të ndryshme gjashtë shqiptarë dhe shqiptare është një sukses historikë për diasporën shqiptare në Gjermani.Si veteran i CDU-së dhe si Deputeti i parë në Asamblen e qytetit të Kielit, të gjithë kandidatëve i uroj suksese. Uroj që pas 6 Majit në katër qytete të Schleswig Holsteinit, ti kemi përfaqësuesit tanë. Ndërkohë që shqiptarët në mbarë Republikën e Schleswig Holsteinit i madh e vogël, prej moshës 16 vjeçare të dalin dhe të votojnë kandidatët e tyre.Por jo vetëm kaq. Ata të lobojnë edhe tek të njohurt dhe miqtë e tyre qoftë gjerman apo nga komunitetet e huaja, qoftë në punë, qoftë në aktivitete të lira që me 6 Maj të dalin dhe të votojnë kandidatët shqiptarë të CDU-së.Na u priftë e mbara.

Ne Foto: Kater anetaret e CDU-se- Shihni me shume fotografi ne facebook-dielli vatra

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: NË RADHËT CDU-së, Nue Oroshi, SHQIPTARËT TË SUKSESSHËM

Politika, lotët e qiellit dhe kumti i tokës

January 15, 2018 by dgreca

-Pështjellimi i diellit, lotët e qiellit dhe kumti i tokës në skenën politike shqiptare/

NueOroshi

Nga Nue Oroshi/

Rrezatimin e diellit gjithmonë tokat shqiptare e kanë pritur për faktin se na ka sjellë ngrohtësinë fizike dhe atë shpirtërore. Ky rrezatim na ka mbajturë me shekuj edhe atëherë kur tokatë tona ishin të pushtuara dhë një pjesë e këtyre tokave vazhdojnë sërish të jenë të pushtuara dhe  ende nuk e kemi një strategji të përbashkët kombtare që këto toka të jenë pjesë e trungut tonë kombtarë, për këtë shqiptarëve ju ka pështjelluar lindja e diellit ende nuk po e dinë se dielli lindë nga lindja apo lindë nga perëndimi lindë për të shtegtuar apo ësht ai dielli më dhëmbë që shpeshëherë është folur dhe thënë në mitologjinë tonë shqiptare. Rilindasit tanë me herët thonin se Dielli lindë në perëndim më pasë erdhën të kuqtë apo siç quhen ndryshe klyshtë e Miskovit të cilët i thanë popullit shqiptarë se Dielli lindë në lindje dhe jo në perëndim dhe ky pshtjellim i lindjes së diellit i shleu trurin rinisë shqiptare dhe hoqi me forcën e shpatës dhe  grykës së revolës me gjygje dhe pa gjygje dhjetra mijëra shqiptarë, 95 % të tyre janë pa varre dhe sot e asaj dite më sillën në mendje fjalët e heroinës Marie Shllaku thënë diktatorve komunistë se nuk do ti mungojnë lulet e Kosovës që ti vendos në varrin tim.Kosova sot e ka harruar plotësisht Marie Shllakun, asaj nuk po i gjen një vend për një pllakë përkujtimore në Prizrenin e Beslidhjeve Shqiptare. Për këtë pshtjellim të Diellit në politikën e sotme shqiptare po loton qielli.Qielli shqiptarë nuk po i ndalë lotët që janë shëndrruar në pika shiu për politikanët shqiptarë. Që e kanë gojën plotë perëndim,plotë Europë dhe Amerikë por bashkpunimin politikë dhe ekonomikë i bëjnë me Rusinë,Serbinë e Turqinë duke kopjuar metodat politike dhe duke u bërë pjesë e fondacioneve të pista që tokat shqiptare edhe njëherë dëshirojnë t’i kthejnë nga lindja.
Për këtë u deshtë edhe një aksion i djemve shqiptarë nga Mirdita heroike dhe kreshnike që ti gjuajnë në lumë flamujtë e orjentimit lindor që shekuj me radhë nuk kishin gjetur vend në Mirditën heroike por që në kohën e sotme ishin ulur këmbëkryq. Ju lumtë shqiptarë nga Mirdita që e filluat një aksion që do të jetë mjaftë i gjatë për dëbimin e orjentimit të politikës lindore, por këtë aksion duhet vazhduar edhe ndaj përpjekjeve për dominim të politikës ruso-serbe në trojet shqiptare.Për këtë veprim të orjentimit lindorë të politikës shqiptare po loton qielli shqiptarë kurse toka shqiptare po e lëshon kumtin e dheut sepse kjo tokë në gjirin e saj mbanë miljona shqiptarë të cilët nëpër periudha të ndryshme historike janë vrarë,masakruar nga orjentimi i politikës lindore që solli vrasjet,masakrimet dhe debimet, në kombin shqiptarë tashë e shtatë shekuj me radhë.E kjo tokë e cila për shtatë shekuj u infektua nga idoelogjia lindore mbanë ende sekretin e orjentimit përendimorë të shqiptarëve,sepse është e mbushur plotë me objektët arkeologjike që tregojnë qartë se dielli i shqiptarëve lindë në perëndim. Këto objekte arkeologjike vetëm duhet gjurmuar dhe aty në sheshë del e  vërteta historike, etnike,arkeologjike  e trojeve shqiptarëve.
Për të mos lënë diellin të pshtjelluar për të mos lënë qiellin shqiptarë duke vajtuar dhe për të lënë haptas tokën që të na tregoj në formë lajmi apo kumti se çka mbanë në mbrendësinë e saj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të mirë ,të ndershëm dhe atdhetarë ta rifillojmë një projekt të ri politikë ku ta përjetojmë ngrohjën e diellit shqiptarë, ti ndalim lotët e nënqiellit shqiptarë, ta ndëgjojmë kumtin e tokës që të na i zbuloj sekretët shekullore pra ta ndërtojmë një beslidhje shqiptare Trojet e Arbrit dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët e vërtetë në këtë beslidhje shqiptare, ku do të flasim për perëndimin dhe do të punojmë me përendimin, ku trojet shqiptare njëherë e përgjithmonë të orjentohen me punë ,vepër dhe me ecje konkrete drejtë lindjës së diellit perëndimorë.Intelektualë shqiptarë mos heshtni po bashkohuni kësaj lëvizje të re politike ,kombtare që do ta pengon diellin të pshtjellohët,që do të ndalë lotët e qiellit shqiptarë dhe që do ta sjellë kumtin e tokës së Trojet e Arbrit janë troje që në mbrendësinë e saj e mbajnë një sekret të madh të lindjesë së diellit në përendim.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Kumti, Nue Oroshi, Politika

Lufta për Prizrenin

November 1, 2017 by dgreca

Nue Oroshi Foto KielNga Nue Oroshi/

 Zgjedhjet e 22 tetorit 2017 në Kosovë në të shumtën e komunave të mëdha ashtu edhe siç ishte paramenduar sollën rezultatin që nga 7 komuna më të medha të Kosovës 6 prej tyre të shkojnë në balotazh, vetëm Peja kaloj pa balotazh. Është interesantë të thuhet se që nga paslufta në Kosovë lufta për ta qeverisur qytetin e Prizrenit ka qenë shumë e madhe dhe herë herë shumë e fortë në mes të dy partive LDK-së me PDK-në që shpesh herë ditën paraqitnin rivalitet të madh në mes veti ndërsa natën nën dritën e qiriut dhe të hënës bënin marrveshje të mshefta për ndarjen e pushtetit dhe tendereve për keto 18 vjet të pasluftës në Kosovë. Kur e themë këtë  bazohem më një faktë të ndodhur në zgjedhjet lokale të vitit 2009 në Prizren. Në atë periudhë kohore e formuam një koalicion lokalë në balotazhin e dytë me emrin :Lidhja për Prizrenin, ku partitë shqiptare të asaj kohe LDK,AAK,LDD,PSHDK u bashkuan në një anë ndërsa në anën tjetër ishte një Koalicion në mesë të PDK, Turqve dhe Boshnjakëve. Ishte një luftë e barabartë dhe shumë e fortë politike.

Por që komplet Qeveria e asaj Kohe në Krye me ish Kryeministrin e atehershem Hashim Thaqin qendronin, natë e ditë në Prizren, madje dilnin edhe nëpër lagjet dhe fshatrat me të thella për të marrë dhe fituar çdo votë të mundshme. Unë këtij koalicioni në vitin 2009 i pata propozuar një fushatë elektorale me një taktikë ndryshe. Tubime të vogla nëpër lagje të qytetit dhe të fshatrave, si dhe punë shumë të madhe me të rinjët dhe te rejat e qytetit të Prizrenit, si dhe fshatrave të kësaj komune. Ky veprim i imi taktik dhe puna e madhe dhe e palodhur ne balotazh e koalicionit Lidhja per Prizrenin arriti sukseset e veta. Ne arritëm që ta fitonim betejën për Prizrenin me Qeverinë e Hashim Thaqit, sepse e dinim qartë se nuk e kishim luftën me Degen e PDK, në Prizren por me Qeverin e asaj kohe. Kur u mblodhën rezultatët perfundimtare Kandidati i Koalicionitë Lidhja për Prizrenin ne vitin 2009 doli me dikun rreth 200 vota me shumë se kandidati i PDK dhe minoriteteve.

Te revoltuarë nga ky rezultatë kryesia e PDK në krye me Hashim Thaqin dhe Hajredin Kuqin, në orët e vona të mesnatës nga Zanzibari i Prishtinës kishin dhën lajmin e prishjes se koalicionit ne mesë të PDK dhe LDK. Kjo prishje kishte zgjatur 24 orë. Prishja e këti koalicioni do të thoshte edhe humbje e pushtetit për të dyja partit, ku ato u ulën edhe njëherë për ta shqyrtuarë çështjen e Prizrenit. Në atë kohë u bë një pazarë politikë ne mesë të Hashim Thaqit e Hajredin Kuqit nga PDK, dhe Fatmir Sejdiut dhe Eqrem Kryeziut, nga LDK.

Në këtë pazarë politikë u vendosë që Prizreni të mbetët si „kokë turku“ për PDK, ku do tju ipet si peshqesh, PDK, në shkëmbim të vazhdimitë te marrveshjes së Qeverisjes në mesë të këtyre dy partive në nivelin qendror.

Pasi që nuk kishte tjetër mundësi që në atë balotazh të shpallej fitorja e PDK-së se votatë ishin të numëruara, ata shpallën të pavlefshme disa qindra vota pikërisht nga zonatë ku unë kisha ndikim në fitoren e atyre votave dhe e thirrën edhe nje balotazhë të tretë që ska ndodhur asnjëherë në historinë e pluralizmit demokratik. Balotazhi i tretë ishte vetëm farës sa për ta plotsuar marrveshjen ne mesë të këtyre dy partive për peshqeshin që i dhanë në tavolinë Fatmir Sejdiu dhe Eqrem Kryeziu, PDK-së Hashim Thaqit e Hajredin Kuqit. Por tashë çdo të ndodhë me Prizrenin. Ësht hera e parë pasë 18 vitësh që në Prizren ka nderruar balansi politikë.

Në këtë qytet nuk do të jenë në garë për kryetër Komune Kandidati i PDK-së dhe LDK-së,por kandidati i Vetvendosjes dhe PDK-së. Situata ësht mjaftë e komplikuarë dhe lufta politike do të jetë shumë e fortë saqë do të jenë vetëm disa qindra vota që do ta vendosin fituesin, pavarsishtë koalicioneve politike që do të bëjnë partitë në mbështetje të njëra- tjetrës në Prizren. Për faktin se kemi një situatë të re. Tash kandidati i PDK-së nuk do ti merr votat e pakicës turke në Prizren, sepse ato do të shkojnë tekë kandidati i Vetvendosjes, por në anën tjetër Hasi që njihet si bastion i LDK-së për shkak të origjinës së kandidatit të PDK-së që vije nga Hasi ai do ti merrë votat më shumicë nga kjo trevë, kurse pavarësisht deklarimeve dhe marrveshjeve që do të bëjnë deget e AAK dhe Nismes në Prizren, në të shumtën e rasteve elektorati i këtyre Partive do të voton për kandidatin e PDK, kurse përcaktues në kët fitore do të jetë elektorati i LDK-së në Prizren, se ka do ta drejtoj votën e tyre, dhe sa do të dalë ne zgjedhje. Ky elektroratë i LDK-së është para një situate të re politike.

Pas 18 vjetësh ata nuk do të kenë mundësin ta votojnë në balotazhë kandidatin e tyre, por një kandidat tjetër që vije nga dy partitë që janë rivale e LDK-së edhe në nivel qendrorë edhe në nivel lokalë. Kështu që elektorati i LDK-së në Prizren ka dy rrugë. Të dalë tek kutia e votimit dhe ta votoj njërin prej këtyre dy kandidateve, apo të qëndroj në shtepi për të kryer ndonjë punë me familjen e tyre, si shenjë e revoltës që partia e tyre pasë 18 vitesh nuk arrin ta kaloj balotazhin. Sido që te jetë uroj që Prizreni më19 Nëntor 2017 ta zgjedhë një kryetar i cili do të punon për qytetarin Prizrenas, një kryetar i cili do të hapë rrugë që me projektët e ti ta zhvillonë qytetin e Prizrenit, Uroj që më 20 Nëntor Prizreni ta ketë një kryetarë të qytetit që do të punonë që me projekte,koncepte, dhe veprime politike të orjentohet drejtë bashkpunimitë më qytetet Evropiane, dhe këtij qyteti të beslidhjes shqiptare, ti japë një zhvillim që kanë qytetët e ndryshme në Evropë e mos të përseritët ajo kënga e vjetër popullore „Shkoji njani e erdh tjetri, gjithë ma i zi i riu se sa i vjetri“.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Lufta per Prizreni, Nue Oroshi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT