Nga Nue Oroshi/Kohë më parë para disa kohesh, në shkrimet e mija analitike rreth situatës politike dhe strategjike të shqiptarëve në Evropën Juglindore pata alarmuar opinionin e gjërë gjithshqiptarë për një marrveshje të dytë që do të behet në mes të Serbisë dhe Turqisë në dëm të çështjes shqiptare në Evropën Juglindore. Vizitat dhe marrveshjet që bëri i humburi i Bosforit , Erdogani me miqtë e tij serbë e vërtetuan atë pretendim timin që shumëkujt në atë kohë ju dukej e pamundshme një gjë e tillë. Kështu që nga 8 marrveshjet e planifikuara në mes të shteteve aleate tradicionalishtë në dëm të çështjes shqiptare Turqisë dhe Serbisë u nënshkruan 10 marrveshje. Ato marrveshje që u bënë publike që Turqia të bën investime kapitale në Serbi tash më janë publike por një gjë që ende nuk është bërë publike janë marrveshjet e mshefta që i kanë nënshkruar Erdogan dhe Vuqiq. Ato marrveshje të mshefta janë vazhdimësi e marrveshjes në mes të Turqisë dhe ish Jugosllavisë kur u bë debimi masiv i Shqiptare në shkrepat e Anadollit ku për një shqiptarë të marrë ishe qeveria turke i jepte ish qeverisë jugosllave një mushk aq vlerë i kanë dhënë turq e shkie shqiptarëve, në të kaluarën dhe ku fatkeqësisht ky vlerësim për shqiptarët vazhdon edhe sot e kësaj dite. Tani më shihen një heshtje mortore e erdoganistëve dhe putinistëve shqiptarë për këto marrveshje që bëri Turqia me Serbinë, sepse tashë u pa haptasë së marrveshjet në mesë të këtyre dy armiqëve tradicionalë dhe historik të shqiptarëve janë kryer dhe bërë gjithmonë në dëm të shqiptarëve, por shpeshherë faqezitë tanë ranë në kurthin e nderskamcave turko-ruso-serbe dhe e dëmtuanë deri në palcë çështjen e shenjët kombëtare, një gjë e tillë u bë edhe kur u përqafua komunizmi rus duke i kthyerë shpinën nacioanalzmës shqiptare, me këtë iu kthye shpina për pesë dekada botës përendimore duke e bërë një shkëputje të gjatë shpirtrore,kulturore dhe historike nga Evropa e që duhet një kohë bukur e gjatë që gjërat të vëndosën në orjentimin e duhurë për shkak të shkatërrimit të konceptitë mendor perendimor, qoftë në aspëktin politikë,kulturor,ekonomik dhe shumë gjërave të tjera. Po kush është kumara i këtyre marrveshjeve në mesë të Turqisë dhe Serbisë. Përgjigjeja dihet shumë saktë. Ai është Putini, krytari i Rusis i cili tashë e ka në dorë 100 % diktatorin turk Erdogan. Madje Erdogani tani më asnjë lëvizje politike nuk mundë ta bëj pa bekimin e Putinit. Për njohësitë e çështjeve historike kjo nuk është diçka e re sepse edhe në të kaluarën Rusia dhe Serbia, në bashkpunim me Turqinë kanë përgatitur hoxhallar rus, të cilët e kanë mësuar gjuhën shqipe dhe i kanë predikuar popullit të paditur shqiptarë se lutjet duhet t’i bëjnë në emër të Zotit dhe mbretit Aleksandër të Serbisë. Fatkeqësisht klerik të tillë na janë mushë viset shqiptare të cilët po predikojnë kundër çështjes shqiptare për ta bërë arabiziminë e trojeve shqiptare,pa prekur ata klerik atdhetar që kontribuan në favorë të çështjes kombëtare gjatë gjithë historisë tonë. Madje kjo mendësi politike serbo-turko-ruse ka depërtuarë edhe tek një pjesë e mirë e partive politike shqiptare, të cilat kanë mbetur të humbura në shkretirë, pa konceptë kombtarë, por gjithë veprimin e tyre politikë e kryejnë sot për nesër, pa qenë të vetdishëm që me veprimet e tyre janë duke i shkaktuar një plagë vdekjeprurëse kombit tonë shqiptarë. Dhe derisa turqë e shkie ecin bashka dora- dora a e kuptuat tash ore hora atë thënjen e të madhit Ate Gjergj Fishta se Turk e Shka janë të njëjtë dhe smundesh me i nda. Por këto marrveshje janë një dëshmi e mirë që Qeveritë tona ti hapin sytë dhe ta bëjnë sa më shumë intensifikimin e marrveshjeve me botën perendimore në veçanti me Amerikën dhe Gjermaninë, në të gjitha sferat e jetës çoftë ato politike,ushtarake,kulturore dhe ekonomike duke ndaluar depërtimin dhe bllokimin e çdo ideologjie ruso-turko-serbe në trojet shqiptare.
Kosova do të frymoj edhe pas 3 Gushtit
Nga Nue Oroshi/Dallimi në mes të shtetit dhe pushtetit, mospergjegjësia për besimin e dhënë nga populli janë dy gjëra që politikanët e sotëm të Kosovës qe nuk i kanë fare parasysh dhe si duket ose nuk munden me ba këtë dallim ose janë thellë të zhytur në dashurinë dhe lakmin për pushtet që jau ka vërbuar sytë dhe jau ka helmuar trurin. Dita e nesërme me 3 Gusht 2017 ku pritët të bëhet konstituimi i Parlamentit të Kosovës dhe më pas Qeverisë së Kosovës po i gjenë blloqet politike shqiptare skajshmërisht të përçara më njëra- tjetrën, ato blloqe politike në vend që të ulën dhe me gjuhën e koncepteve dhe programeve politike t’i përafrojnë programët e tyre se ku munden me gjetë pika të përbashkëta dhe ku jo, ata gjithë kohën e kanë shfrytzuar se cili do ta shaj dhe lëndoj më shumë njëri -tjetrin pa harruar faktin se edhe nëse mbahen dy apo tre palë zgjedhje të reja ata do të jenë të obliguarë ligjerisht të bashkpunojnë me njëri – tjetrin, qoftë si parti qeverisëse qoftë si parti opozitare.
Në Kosovë ka kohë që është krijuar një mentalitet bllokues i partive dhe blloqeve politike shqiptare se ose duhet të bëhet qeverisja, si duam ne ose do të ketë bllokadë totale dhe nuk duhet të egzistoj as shteti e as pushteti. Kjo logjikë kushtëzuese e partive dhe blloqeve politike shqiptare nuk të qon askund përveç se tek një rrugë qorre e ku më së shumti pasojat e kësaj kokëfortësie politike të kësaj rruge qorre i bartë qytetari i Kosovës, nxënësi,studenti, bujku, punëtori, tregtari e prodhuesi.
E këtu logjika e inateve dhe interesave personale dominon mbi logjikën e shtetndërtimitë dhe ecjes përpara. Këtu politikanët shqiptarë të Kosovës, harrojnë dy gjëra: e para dhe shumë e rëndësishmja që lobi sllav në krye me Serbinë dhe Rusinë është shumë aktiv në dëmtimin e prestigjit ndërkombëtarë të Kosovës, dhe janë duke e luajtur politikën shkatrruse por tash të mbeshtjellur me një pelhurë të trashë mashtruse dhe shumë perfide, se gjoja Serbia është demokratizue dhe për ti bindur miqtë tanë se fajtor janë shqiptarët e Kosovës dhe politikanet e Kosovës, për çdo gjë dhe e dyta ngecjet e Kosovës në shumë aspekte në mardhëniet ndërkombtare, siç janë njohjet e metutjeshme të shtetit, antarsimit të Kosovës në organizata nderkombëtare botërore, përgaditjen e terenit për investitor të sigurt nderkombëtarë, sigurimin e terenit për të rinjët dhe të rejat që mos ta lëshojnë Kosovën, me një fjalë fillimi i një rruge tjetër në politikë dhe kalimi nga politika për sjelljen e të mirave materiale te politikanit, në sjelljen e te mirave materiale për mbarë popullin e Kosovës. Ajo që me të vërtetë më dhemb më së shumti, dhe duhet t’i dhemb çdo shqiptari atdhetar është fakti se tri blloqet politike shqiptare që kanë 100 deputetë në Parlamentin e Kosovës, nesër do të shikojnë se si do të jetë sjellja e deputeteve të Listës Serbe për ndërtimin e Institucioneve të Kosovës. Kjo është me qajtë me shami në dorë siç përdorët një fjalë e hershme popullore në traditën tonë të pasur shqiptare. Dhe 100 deputet shqiptarë për shkak të mosgjetjës së gjuhës së përbashkët në mesë të tri blloqeve politike nesër do të jenë nën mëshirën e fatit dhe pritjes se çka po ndodhë dhe si po ndodhë me ndërtimin e Institucioneve të Kosovës.
Dhe krejt lehtë mund të ndodhë që ata nesër ta rrezojnë vetveten dhe të shkrihen si legjistraturë ende pa filluarë të punojnë asgjë. Për fund kam një propozim që me siguri nuk do t’iu pëlqej asnjërit nga tri blloqet politike shqiptare. Nëse nuk gjeni gjuhë të përbashkët që t’i krijoni Institucionet e Shtetit, dhe lakmin për pushtet e qitni para vetdijës shtetërore, ateher do të ishte mirë që te gjith ju sa jeni 100 deputet asnjëri nga ju mosë të kandidoni për postë të ri të deputeit të Parlamentit të Kosovës, për faktitë se besiminë që e morrët nga populli nukë qetë në gjendje ta konkretizoni me ndertimin e Institucioneve të shtetit. Ka Kosova vajza dhe djem shqiptare, edhe ma të mirë se ju, edhe ma të përgaditur në aspektin intelektual se ju, porë edhe në të gjitha aspektët tjera, që mundë ta qojnë përpara shtetin e Kosovës. Porë që janë të bllokuarë nga mosmundësia e terenitë politikë, që e keni krijuar pikërisht ju që sot silleni sikur të ishit 100 Zotëra të Kosovës dhe e harroni faktin se ishin pikërisht votuesit tuaj që ju dhanë votën që t’i ndërtoni institucionet e shtetit të Kosovës, dhe shteti të ecë përpara, si në aspektin politik, ekonomik dhe të zhvillimeve tjera ashtu siç janë duke ecur bota e qytetruar perëndimore. Prandaj është koha që të reflektoni në gjëra pozitive se Kosova do të frymoj edhe pas 3 Gushtit, ajo do të vazhdon jetën Institucionale edhe kur të gjithë ju deputetet e kësaj legjistrature, nuk do të jeni pjesë e politikës.
Dialog me Gjergj Kastriotin
Nga Nue Oroshi/Aty në Kalanë e Krujës në Kastrinë e Mirditës në rrafshnaltën e Lezhës në Qendër të Prishtinës apo nëpër qytete të ndryshme të Evropës takova gjurmet që kishte lanë Gjergj Kastrioti. Ai sikur dëshironte një dialog në formë të përgjegjjës për pasardhësit e tij shqiptarë. Unë e thashë hero mos u dëshpro se pas kohës tënde heroike dhe vdekjës tënde 1468 kemi pasur 444 vjet robëri otomane dhe 100 vjet robëri sllave. Të dy këta pushtues që sunduan në trojet shqiptare kanë lanë kopilat e tyre që në formën e sythit të mbirë ata po dëshirojnë me tregu se nuk janë shqiptarë. Gjergji më përgjigjet:’’ Po si ësht katandisur në kët mënyrë Arbëria e ime!?” A ka ende djem shqiptarë në Tokën e Arbërit të cilët i dalin zot kësaj toke. Unë e bëra luftën që t’iu lidhi me Evropën dhe jo me Rusinë e Azinë. Unë i ndërpreva rrugën sulltanëve e pashallarve për t’iu treguar se kjo tokë ka zot shtëpie e zotët e kësaj toke janë Arbërorët. E unë i përgjigjem : Hero. Që nga periudha jote kemi problem me tradhëtarët. Edhe ti pate të tillë që ta kanë kthyer shpinën por nuk u dorzove. Ju tregove vendin spiunave të sulltaneve dhe të kraleve të ndryshme e orjentove Arbërinë në rrugën Evropiane. E mos harro Hero se të tillët janë shumuar. Kanë lanë pasardhës dhe janë përzier me farën e sulltaneve dhe krajlave të Serbisë dhe Rusisë. Ata janë në gjendje të bëjnë çmos që mos të egzistoj Shqiptaria. Hero atyre ju pengon edhe gjuha shqipe, edhe tradita shqiptare edhe shkrimtarët shqiptarë, edhe heronjët shqiptarë. Hero,të tillët edhe pushtimet aziatike dhe ato karpatiane po dojnë me na i shitë për çlirim. Hero 444 vjet pas teje Perendoria Osmane ka mbjellë kopila në trojet shqiptare. Hero edhe 100 vjet pas në trojet shqiptare sllavët kanë mbjell kopilat e tyre, ku e vazhduan pushtimin në trojet shqiptare aty ku e lanë osmanlit,ku osmanlit në ikje e sipër i dorzuan si peshqesh sllavëve,Plavën e Gusinë ,Ulqinin e Malsinë. Hero edhe gjatë këtyre 100 viteve e ideoligjizuan kombin shqiptarë pro orjentimit rus, ku edhe na mbjellën një egjër me emrin komunizëm. Ajo egjër për 50 vjet u shëndrrua në murtajë, e cila vrau, preu dhe masakroj intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj shqiptarë që e deshën orjentimin e shqiptarëve aty ku dielli lindë në perëndim.Hero ,kjo ideologji na i mori 47.300 shqiptarë mbi 95 % nuk u dihen varret, në Tivar u bën mish për peshq shqiptaret atdhetar. Më pas hero u vranë dhe u masakruan elita intelektuale që kishte kryer shkollimin nëpër universitetët perëndimore, qe ishin kunder që të mbillet fara e Rusisë në trojet shqiptare.
Hero a nuk e tha Fishta në shprehjen e tij: “Çka të lanë kta katër ujq që i turrën shoqi shoj thonë do të dalë një djall i kuq që për të gjallë do t’ja vë thojtë. Atdhetarët do t’i qon drejtë qengelit ndërsa ata që i shpëtojnë qengelit merr e i qon në shkollë t’gabelit”. Po ku i kam kufijtë ore i nderuar? Ka shtrihët sot Arbëria ime?Pyet Kastrioti. Aty marrë frymë thellë. Hero ,Arberia të është ndarë në copa -copa por ende frymon. Djemtë e Arbërit i ke të ndarë në dy pjesë. Ata që janë shqiptarë dhe të cilët kanë një orjentim të pastër kombëtar që trojet shqiptare t’i bashkojnë dhe t’i orjentojnë në gjirin e familjës evropiane, që po ecinë rrugës që na e le ti, dhe të tjerët kopilat që na i lanë pushtuesit aziatikë dhe karpatian të cilët janë bërë se bashku dhe janë formu dy ideologji të reja ku secila ka nga dy krah, krahu i parë ndahet në dy pjesë: në Vehabizëm dhe në Erdoganizëm. Ndërsa krahu i dytë në Titizëm dhe Enverizëm. Të dyja këto ideologji janë kancer për kombin shqiptarë hero. Këto po bashkpunojnë ngushtë me Serbi, Rusi dhe Turqi dhe po dojnë që edhe një herë t’i kthejnë trojet arbërore në troje shkretirë, ku do të kullosin kuajtë e verbërt aziatik e karpatjan. Po ku mbeti lufta ime ore i uruar?Ku mbeti ndërgjegjja Kastriotase? Kur do të zgjohet kjo ndërgjegjje të kombi im shqiptarë? Aty kërkoj që ta pushoj dialogun për disa minuta dhe i mllefosur nga kjo gjendje që e ka kapluar Arbërinë e Gjergj Kastriotit – Shqipërinë e sotme etnike i dhashë këtë përgjigjje:
Hero ta jap Besën e nderit se nuk do t’i lamë në trojet tona që të kullosin kuajt e varreve aziatike e karpatiane. Do ta ringjallin Beslidhjën Kastriotase dhe do ta bëjmë Shqipërinë Etnike pa ideologjinë e Vehabizmit, e Erdoganizmit, pa Titizëm e pa Enverizëm por me një nacionalizëm të pastër shqiptare duke afruar në Beslidhjën Kastriotase djem dhe vajza me ndjenja të pastra kombëtare. Hero nuk ka dalë fare të gjithë bijtë e shqipës. Ende ka shqiptarë që në gjakun dhe gjenin e tyre frymon koncepti Kastriotas. Të gjithë ata po e presin momentin që t’iu prijë një elitë e shëndoshë kombëtare me moton : ta bëjmë Shqipërinë Etnike e cila do të integrohet në gjirin e familjës evropiane. Deri sa e mbylla dialogun me Gjergj Kastriotin, mu kujtuan :’’ Lotët e Gjakut ’’ të patër Anton Harapit kur Shqipëria ra në duart e komunizmit pansllavist dhe papritmas nga sytë e mijë pashë dy kokrra loti, lotë të derdhur për një pjesë të vëllëzërve të mijë shqiptarë që e mohuan dhe po e mohojnë shqiptarizmin dhe duke ecur rrugëve të tradhtisë kombëtare gati e gjashtë shekuj me radhë i lanë vëllëzërit e tyre shqiptarë pa varre për një kocë të palarë që i afruan armiqtë e kombit tonë shqiptarë.
Shkaqet që ndikuan në paraburgosjen e Ramush Haradinaj
Bjen kushtrimi që ngjallë jetën: E harruat Anton Çettën!
*Një harrim i qëllimshëm është duke iu bërë profesorit Anton Çetta/
*ku mbetën gjithë ata studentë të profesor Anton Çetta, e që sot janë në krye të institucioneve të Kosovës, ku mbetën të gjithë ata pajtimtarë që e shoqëruan profesor Anton Çettën dhe që sot kush më shumë e kush më pak janë në krye të institucioneve legjislative dhe egzekutive në Kosovë ????/
Nga Nue Oroshi/
Harrimi i qëllimshëm nuk ka vend për pëndim të mëvonshëm e as për gjetjen e arsyeve banale se e kemi pasur shumë vështirë në kohërat që kemi qeverisur Kosovën. Një harrim i qëllimshëm është duke iu bërë profesorit Anton Çetta. Profesorit i cili në prag te qëndreses së madhe shqiptare 1998-99 e bëri pajtimin kombëtar në të gjitha trevat shqiptare. Madje kjo harresë e qëllimshme i lëshon poshtë të gjitha zërat që flasin e shkruajnë se koalicioni në mesë të dy partive të mëdha të Kosovës PDK-LDK, nuk po funksionon. Jo, jo ky koalicion po funksionon si ora sarkisuf e Erdoganit sepse po punon me një program të plotë të orjentimit lindor.
Ka dy vjet që Instituti Albanologjik i Prishtinës në bashkpunim me familjen e atdhetarit Anton Çetta ka përgaditur një komplet më trembëdhjetë vepra që flitet e shkruhet për professor Anton Çettën por edhe veprave të shkruara nga professor Anton Çetta. Çdo libër i këtij vëllimi prej trembëdhjetë librash,përbehët prej 300 – 500 faqe që për fondin e Ministrisë së Arsimit, dorën në zemër është një projekt shumë i vogël. Por në këtë Ministri ndërrohen Ministrat njëri pas tjetrit, që nga Rame Buja e deri tek ky i sotshmi Arsim Bajrami vazhdon e njëjta këngë, premtime por asgjë konkrete. Madje në këto momente më kujtohet ajo kënga popullore se shkoj njani e erdh tjetri gjithë ma i zi i riu se sa i vjetri.
Pasiqë kjo Ministri udhëhiqet nga PDK , e ka deri dikund një arsye se professor Anton Çetta ishte krahu i djathtë i presidentit Historik të Kosovës prof.dr.Ibrahim Rugova, dhe këtu mund të jetë ndonjë arsye se përçfarë ministri Arsim Bajrami e bllokon këtë projekt me vlera mjaftë të mëdha për ndriçimin e jetës dhe veprës të professor Anton Çetta . Por e njëjta valle luhet edhe në Ministrinë e Kulturës. Benjamini i LDK dhe ish asistenti i Sabri Hamitit, Kujtim Shala që tash është ministër i kulturës e vazhdon të njëjtën valle. Ai edhe përkundër premtimeve që iu bëri këshillit organizues që po punojnë në këtë drejtim për kompletimin e veprës së profesor Anton Çetta se do të ndihmon që me mjetet e Ministrisë së Kulturës të ndërtohet shtatorja e profesorAnton Çetta por edhe këto premtime i ka marrë era ashtu siç premtonte Kujtimi i gjorë edhe herave tjera.
Në gjithë këtë harresë nuk është pa faj edhe skulptori i cili e ka të gatshme shtatorën e Profesor Anton Çettës. Ai kërkon një shumë të lartë. Por kjo punë është lehtësisht e zgjidhshme për faktin se kemi edhe shumë skulptorë te tjerë të talentuar të cilët të njëjtën punë mundën me krye për gjysmën e çmimit që kërkon skulptori i cili tash e ka të gatshëm shtatoren e profesor Anton Çetta.
Edhe këshilli organizativ për pajtimin e gjaqeve me në krye më Dr.don Lush Gjergjin, Mulla Xhevatin, Riza Krasniqin dhe Marjan Demaj kanë mbetur të hutuar dhe pa shtegdalje. Ata kanë pritur që dy ministritë përkatëse dhe të lartpëmendura do ta japin ndihmën e tyre që profesor Anton Çetta, jo të lartësohet se tash më ai është i lartësuar nga mbarë populli shqiptarë anë e kënd Trojeve Etnike Shqiptare.Por ky është obligim Institucional nga ana e Institucioneve të Kosovës, që ata të kryejnë punën e tyre, që atij t‘i ipet vendi i merituar, për kontributin e veçantë në shërbim të kombit shqiptarë. Ajo që më bie ndërmend në këto momente deri sa shkruaj këta rreshta është fakti se ku mbetën gjithë ata studentë të profesor Anton Çetta, e që sot janë në krye të institucioneve të Kosovës, ku mbetën të gjithë ata pajtimtarë që e shoqëruan profesor Anton Çettën dhe që sot kush më shumë e kush më pak janë në krye të institucioneve legjislative dhe egzekutive në Kosovë.
Profesor Anton Çetta botoi gjashtëmbëdhjetëlibra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968 profesor Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1990, profesor Anton Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtarepër Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijërafamiljetëhasmuaradhedukuria e gjakmarrjespothuajseishtezhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Me këtë akt atdhetarie profesor Anton Çetta kishte shpetuar nga vrasjet dhe hakmarrjet me mijera jetë. Dhe jo rastësishtriniaatdhetare i këndontevargjet:‘‘BjenKushtrimiqë e ngjalljetën,prite prite Anton Çetën‘‘, por tash kjo këngë e ka marrë një kahje tjetër. Kosova po udhëhiqet nga forcat politike që fatkeqësisht flasin për perëndimin dhe punojnë me lindjen. Këto forca politike tashnuk janë të interesuar që të ndriçojnë kontributin kombëtar të profesor Antonit. Tashë në Kosovë ka ndryshuar kënga. Tash këndohet një këngë tjetër. E ajo është “Bjenë Kushtrimi që ngjallë jetën- e harruat Anton Çetten !”Unë në fund të këtij shkrimi do t‘iu them dy drejtusve të dy Ministrive të Kosovës turp iu qoftë.Ndërsa Atë Gjergj Fishta do të mallkonte edhe ma keq. Ai do t‘iu thoshte: “More të shkretë e more të mjerë, që iu ka marrë koka erë”.
- « Previous Page
- 1
- …
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- Next Page »