• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” filluan mbarë vitin mësimor akademik 2016-2017

October 10, 2016 by dgreca

 

1-alba-life-ok

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në tri shkollat shqipe në Staten Island, Brooklyn dhe në Manhattan nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” u ulën në bangat e tyre për të mësuar GJUHËN SHQIPE.Me çanta mbushur me libra shqip ata vinin grupe-grupe të  gëzuar dhe të shoqëruar nga prindërit e tyre për të vazhduar vitin akademik 2016-2017.  Disa nxënës që kanë vite që e vazhdojnë  shkollën takoheshin me një  mall të papërshkruar me njeri tjetrin, ata tregonin me dashuri dhe plot gëzim se ku i kishin kaluar pushimet verore.  Disa krenoheshin me Tiranën, Ulqinin, Kosovën, Dibrën, Shkodrën, Sarandën, ndërsa disa të tjerë me vende pushuese rreth Amerikës.

Ajo që më bente me shumë përshtypje në bisedat e tyre ishte gëzimi që u ndrinte në sytë e tyre për t’u takuar me shokët më të vjetër dhe për t’u prezantuar me të rinjtë.Themeluesi i Shkollës Shqipe z.Qemal Zylo pasi iu ka uruar mirëseardhjen ka ndarë me gjithë prindërit dhe mësuesit të dhëna rreth programit të mësimit të Gjuhës Shqipe per vitin akademik 2016-2017.

Prindërit e rinj ishin shumë të interesuar që fëmijët e tyre të mësonin sa më shumë Gjuhën Shqipe.  Me vjen keq tha një mama që nuk e kam ditur më parë, kam humbur gati dy vjet kohë, ndërkohë fëmija e saj ishte 6 vjeçe.  Dukej që ishte shumë e etur për të mësuar shqip, e kam tmerr vazhdoi ajo kur vajza ime nuk më flet me prindërit e mi në skype në shqip, ngase ata nuk kuptojnë qoftë dhe një fjalë anglisht.  E vendosa së bashku me burrin që do ta çonim në shkollë shqipe për këtë vit mësimor dhe pasi përfundoi filloi një ngashërim me lot…  U ndjeva shumë keq, e di mire se çdo të thotë largësia  dhe moskomunikimi me gjyshërit nuk e kam për herë të parë që shoh ngashërime të tilla…

Të gjitha mësueset si Entela në Staten Island, Liza ne Manhattan, Raimonda, Adelina dhe Entela në Brooklyn i mblodhen si zogjtë plot cicërima pranë vatrës së shkollës Shqipe dhe filluan t’ju mësonin Abetaren, librin që është si kurani dhe bibla, libri i shenjtë i shqiptarëve.

Në Staten Island Arsi një nxënës i talentuar i përshëndeti të gjithë prindërit dhe nxënësit me poezi nga Nënë Tereza shenjtoren e botës me origjinë shqiptare.  Poezia e Nënës Terezë si : “Gjej kohë” u mirëprit me duartrokitje dhe vargjet e saja janë: Gjej kohë të mendosh/ Gjej kohë të lutesh/ Gjej kohë të qeshesh/ Është burimi i fuqisë/ Është fuqia më e madhe mbi tokë/Është muzika e shpirtit. Gjej kohë për të luajtur/ Gjej kohë të duash dhe të duhesh/Gjej kohë të japësh/ Është sekreti i rinisë së përjetshme/Është privilegj i dhënë prej Zotit/ Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë. Gjej kohë të lexosh/ Gjej kohë të jesh mik/Gjej kohë të punosh/Është burim mençurie/Është rruga e lumturisë/Është çmimi i suksesit. Gjej kohë të bësh mirësi/ Ështe çelësi i parajsës.

Nuk ka më kënaqësi kur fëmijët shqiptarë mblidhen së bashku dhe kanë dëshirën e madhe për të mësuar shqip.  Prindërit që i kanë sjellë dhe po i sjellin e dinë mirë se ata i dorëzojnë në duar mësuesesh plot përvojë dhe të zonjat në profesion.  Shkolla Shqipe “Alba Life” është një shkollë serioze, me autoritet qe jo vetëm ju mëson nxënësve Gjuhën Shqipe, por dhe i përfshin në mjaft aktivitete kulturore dhe artistike.  Nxënësit tanë kanë marrë pjesë në tre festivale të Shkollave Shqipe duke interpretuar valle nga krahina të ndryshme të vendit me veshjet kombëtare.  Mësueset e talentuara i kanë përgatitur me shumë nivel, ngase pranë nesh kemi mësuese që kanë njohuri të shumta në programin muzikor dhe një prej tyre sivjet eshtë dhe Adelina e cila ka mbaruar Liceun Artistik.

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” jane vlerësuar me çmime nga personalitete amerikane si senatori veteran Martyn Golden, ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj, kongresistë, si dhe nga personalitete shqiptare dhe shoqata të ndryshme.   Kënga për mësuesen interpretuar nga Kristina Melo me kompozim nga pianisti i talentuar prof.Petrika Melo dhe tekst të K.Zylos ka fituar çmimin e parë në festivalin e zërave të rinj në New York.

Aktivitetet të shoqeruara me koncerte si për festën e Flamurit, të fundvitit, 7 Marsit dhe të mbarimit të shkollës janë nga më mbresëlënëset dhe më kuptimplotet pasi nxënësit njihen më shumë me historinë e Kombit dhe ndihen më pranë vendit të të parëve të tyre.

Fillimi i vitit akademik 2016-2017 është një sukses për Shkollat Shqipe çka të kujton thënien e popullit se fillimi i mbarë është gjysma e punës.

Dyertë e shkollës Shqipe “Alba Life” jane te hapura dhe ne i mirëpresim krah hapur cilindo që dëshiron të gjej kohë dhe të mesojë SHQIP!

Tetor, 2016

Staten Island, New Yor

Filed Under: Emigracion Tagged With: Alba-Life, Keze Kozeta Zylo, nxenesit

NXENESTI E SHKOLLES “ALBA LIFE”, KONCERT PER KRISHTLINDJE DHE VITIN E RI

December 20, 2015 by dgreca

*Koncert spektakolar nga nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” për festat/
*ZV/ Minsitrja e arsimit dhe e sporteve të Republikës së Shqipërisë dhe ekipi që kryeson morën pjesë në këtë koncert artitistik/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Sipas traditës për gati një dekadë të shkollës shqipe “Alba Life” me rastin e mbylljes së semestrit të parë të vitit akademik 2015-2016 në auditoriumin e shkollës publike amerikane PS: 205 në Brooklyn u dha një koncert spektakolar nga nxënësit e kësaj shkolle.
Nxënësit e veshur me kostumet kombëtare shqiptare dhe me bluzat kuq e zi me logon “Alba Life” pushtuan auditoriumin e shkollës dhe ngritën sallën peshë kur ata hynë në sallë dhe shkuan drejt skenës në dy grupe. Grupi i parë kryesohej nga flamurtari Orest Sallillari i cili valëviste Flamurin Kombëtar kuq e zi dhe grupi tjetër kryesohej nga flamurtari Rafael Gjona dhe mbante në dorë Flamurin kombëtar amerikan.
Nën tingujt e këngës aq të dashur shqiptare sjellë me DJ nga z.Odise Salillari: “Për Mëmëdhenë, për Mëmëdhenë” nxënësit u mblodhën si bijtë e shqipes rreth Flamurit të përbashkuar.
Koncerti është prezantuar nga Anisa Bahcja dhe Melinda Djenovic dy nxënëse të talentuara të shkollës shqipe “Alba Life”, shkollë që operon në tri lagje të New Yorkut Staten Island, Brooklyn dhe Manhattan.
Prezantuesja e programit Djenovic tha se: ” Ne jemi krenarë që sot ngjitemi në skenë dhe flasim dhe këndojmë shqip para jush. Ne jemi krenarë që edhe pse lindur dhe rritur jashtë kufijve të Shqipërisë në Amerikë, po mësojmë Gjuhën tonë shqipe, Gjuhën më të bukur në botë”.
Ndërsa prezantuesja tjetër Bahcja njoftoi se sot midis nesh kemi miq specialë nga Shqipëria jonë e dashur, kemi një delegacion pune të kryesuar nga zv/ministrja e arsimit dhe e sporteve znj.Nora Malaj, drejtorja e arsimit për Kamëzën znj.Ermioni Cekani, Drejtori i gjimnazit të Kamëzës zoti Sherif Koldashi, zonjën Albana Muhametaj mësuese, znj.Eli Dura z/v drejtore në Paskuqan, shkrimtari dhe studjuesi i mirënjohur zoti Novruz Xh. Shehu, zonjusha Kleisa Cekani nga shtëpia botuese.
Delegacioni u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.
Melinda ftoi të gjithë të pranishmit të çoheshin në këmbë për të interpretuar dy hymnet kombëtare shqiptar dhe amerikan nën interpretimin e artistes së bukur dhe të mirënjohur shqiptare nxënëses së shkollës shqipe “Alba Life” Kristina Melo.
Në emër të Bordit të shkollës Shqipe “Alba Life” përshëndeti Dr.Valbona Zylo Watkins, profesore në Universitetin shtetëror CSI, Staten Island dhe në Monteclair Academy New Jersey.
Koncertin e hapën nxënësit e shkollës shqipe në Manhattan shkollë që është në vitin e dytë dhe që u hap vjet për herë të parë në historinë e diasporës shqiptare.
Nxënësit ishin përgatitur nën kujdesin e mësuese Liza Pllumbit, Anila Syku dhe Manushe Hasanaj.
Recituan dhe kënduan këta nxënës: Joana Kulla me vjershën “Duart tona”, Nora Hysaj “Abetare fort të dua”, Monika dhe Donika Popaj ” I dashur Atdhe” Edona Hasanaj “Kosovës” Labeart dhe Albjion Rexhaj: “Sa të dua Shqipëri” Eliza dhe Tringa Bytyqi “Shko Dallëndyshe” Simon Syku: “Ti Shqipëri më jep nder” Denis Velaj: “Abetare Bukuroshe”, Lio dhe Lendina Jahmurataj- Une biri yt Kosovë Fatmir Preldakaj- Gjuha Shqipe, Eda dhe Elsa Kulla: “Mëmëdheu”
Elsa Kulla: “I dashur Atdhe” Xhepi/ Dino Bicaj, Lela Mirakaj Ylli i vogël.
Grupi i nxënësve kënduan dhe Hymnin Kombëtar.
Melinda ftoi në skenë Anisa Bahcen e cila këndoi: Jam shqiponja shoqëruar nga grupi i valltarëve.
Pas përfundimit të programit me sukses të nxënësve të Manhattanit Anisa ftoi grupin e më të vegjëlve në Brooklyn përgatitur nga mësuese Raimonda Hysolli. Recituan Bion Berliku “Ngjyrë Të kuqe ka Flamuri”, Arion Madzar: “Gjuha jonë”, Dritan Mehmeti: “Mëmëdheu”, Kelvin Rustemi: “Mëmëdheu”, Eneo Rustemi “I dashur Atdhe”.  Asdreni. Disa & Dorontina Dacaj: “Vargje nga Hymni i Flamurit”.
Programi vazhdoi me grupin e më të rriturve të përgatitur nën kujdesin e mësuese Entela Elezi, Brooklyn.
Recituan Anisa Bahcja, Andri Gjona, Djellza Mehmeti dhe Rafael Gjona
poemën “Bagëti e Bujqësi” nga Naim Frashëri
Orest Salillari, Donieta Mehmeti, Arta Gjeloshi, Aurora Shahu, Anisa Shahu
recituan “Gjuha shqipe” nga Gjergj Fishta.
Programi i shkollës shqipe të Brooklynit u mbyll me nxënësit e mësuese Afërdita Kacupaj që ishin përgatitur mjeshtërisht nën kujdesin e saj dhe që sollën efekte emocionuese për publikun.
Nxënësit që interpretuan “Porosia e fundit e Skenderbeut”: “Bashkimi bën fuqinë, të cilët ishin veshur me kostumet kombëtare dhe mbanin simbolet e bukura shqiptare ishin:
Brian Kacupaj, Adison Cinari, Gabriela Permeti, Griselda Permeti, Drilona Mehmeti, Irsa Cinari, Sara Lulanaj, Arta ibershimi, Angie Bahcja, Alba Agalliu, Sara Arapi, Alexa Mbrice, Andri dhe Rafael Gjana, Eneo dhe Kevin Rustani
Pas Brooklynit Melinda ftoi në skenë nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island të cilët kënduan në kor: “Ty Flamur të duam shumë” përgatitur nën kujdesin e sopranos së mirënjohur: Dëshira Ahmeti Kërliu. Grupi i më të vegjëlve ishte përgatitur nën kujdesin e mësuese Entela Muda, një mësuese që i është afruar programit të shkollës shqipe për herë të parë dhe që premton shumë për të ardhmen.
Recituan: Dea Kërliu Skënderbeu, Dea Watkins; Zogu dhe abetarja, Elira Xhemaili, Gjuha jonë, Albiona “Sa të dua o Shqipëri”, Anila Dema Shqipëri, Rilind Bardhi Xixa xixëllon, Brandon: Do të bëhem President.
Grupi i më të rriturve përgatitur nga nxënësit me mësuese Kozeta Zylo, ishin: Sabrina Velo: “Vendit tem” Martin Camaj, Arsi Muda: “28 Nëntori” Lasgush Poradeci, Melinda Djinovic “Zeri i nënës” Din Mehmeti, Olivia Verteniku: “Jeta” Gonxhe Bojaxhiu Nene Tereza, Denis Doda: “Gjuha Shqipe” Gjergj Fishta, Alba Ujkashi: “Flamuri” Populli
Arian Tutovic: Unë jam shqiptar, Alba Vadahi “Refugjat” Frederik Reshpja
Era Vadahi “Dielli”
Kori i shkollës shqipe në Staten Island ka përshëndetur me këngën e Vitit të Ri:
përgatitur nga sopranoja e talentuar Dëshira Ahmeti Kerliu
Kënga: “Një lahutë e një flamur” është kënduar nga Eda Kulla shoqëruar nga grupi i valleve nën drejtimin e mësuese Afërdita Kacupaj, Brooklyn
Programi spektakolar artistik u mbyll nën duartrokitjet e zjarrta nga publiku me Hymnin e shkollës shqipe: “Gjuha jonë” kompozuar nga prof. Petrika Melo, kënduar nga artistja e bukur shqiptare dhe plot dritë Kristina Melo dhe shoqëruar nga kori i shkollës shqipe “Alba Life”.

Personalitetet që përshëndetën nxënësit dhe mësuesit e shkollës shqipe “Alba Life”

Pas mbylljes së programit Anisa ftoi në skenë për të përshëndetur themeluesin dhe drejtorin e Shkollës Shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo, i cili përshëndeti të gjithë nxënësit për një punë serioze gjatë semestrit të parë si dhe gjithë mësueset e shkollës që pa punën e të cilave nuk do të kishim këtë sukses. Une e di që ka qenë një rrugë e gjatë, plot mundime dhe vështirësi, po kur ne punojmë së bashku arrihen gjëra që të japin vec kënaqësi dhe progres. Ai përshëndeti përzemërsisht ardhjen e një ekipi arsimtarësh me përvojë nga Atdheu kryesuar nga z/v ministrja e Arsimit dhe sporteve të Republikës së Shqipërisë, znj.Nora Malaj dhe iu shprehu atyre mirënjohjen për këtë shkëmbim të ndërmjetëm. Përshëndeti gjithashtu Ansambleistin Mark Gjonaj, shqiptarin e parë që u zgjodh në Parlamentin e shtetit të Nju Jorkut, një atdhetar i zjarrtë që gjithmonë të befason për kohën dhe energjinë pozitive që rrezaton në Diasporë dhe më gjerë. Mirënjohje dhe përshendetje i është dhënë dhe Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në New York z.Fatmir Zajmi si dhe kryetarit të shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit” z.Ismet Kurtit.
Z.Qemal Zylo: ftoi në skenë zonjën Nora Malaj zv/ministre e Arsimit dhe sporteve të Republikës së Shqipërisë, nje mike speciale e ardhur nga Shqipëria me ekpin që kryeson. Fjalimi i zonjës Malaj ishte tejet mbresëlënës dhe plot elekuencë. Ajo tha se kam marrë pjesë në shumë koncerte, në shumë salla me fjalime, projekte të ndryshme etj, por emocionin më të fuqishëm e kam marrë nga nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” këtu në New York që dhanë një program të mahnitshëm artistik përgatitur nga mësueset e dashura të shkollës. Znj. Malaj shprehu mirënjohjen për ftesën nga themeluesi i shkollës shqipe si dhe përkushtimin e familjes Zylo për hapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Ajo vazhdoi se gjuha shqipe është ADN-ja e shqiptarëve dhe për këtë si shqiptarë duhet të bejmë shumë që brezat tanë mos ta harrojnë kurrë.
Konsulli i Përgjithshëm i republikës së Kosovës në New York, z.Fatmir Zajmi mik i vjetër i shkollave shqipe përshëndeti në emër të shtetit të Kosovës dhe iu uroi nxënësve dhe mësueseve punë të mbarë për semestrin e dytë të vitit akademik 2015-2016.
Ansamableisti i shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj falënderoi prindërit, nxënësit, mësuesit që i janë bashkuar këtij programi kaq patriotik dhe plot kulturë për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhë që duhet ta mësojë çdo fëmijë i lindur dhe rritur jashtë Atdheut tonë.
Znj.Ermioni Cekani përshëndeti me plot dashuri dhe mirënjohje nxënësit e shkollës shqipe për këtë shfaqje spektakolare që dhanë para nesh si dhe përkushtimin e mësueseve për t’ju mësuar fëmijëve gjuhën Shqipe.
Shkrimtari Novruz Xh. Shehu tha me emocion se unë dhe gjithe ekipi e vizituam për herë të parë Amerikën, por pamë se gjetëm një Shqipëri të vogël midis jush.
Ai solli impresionin e tij nga vizita në Muzeumin Metropolitan në New York dhe tha se nga 5 milionë vepra arti edhe Shqipëria përfaqësohej denjësisht. Ai interpretoi vargje nga poezia e tij krijuar enkas per Ali Pashë Tepelenën që e gjeti në Muze dhe ja se si:
200 vjet ke udhëtuar, det më det e tokë/ paske ardhur të më presësh në Manhatan, Ali pa kokë, Ali me kokë! Me emocion tha se ne NY kam ardhur dhe si gjyshi letrar i Deas, lindja dhe emri i saj 5 vjet më parë, më frymëzoi për të shkruar librin: “Letra Deas në New York”, një libër unik për nga lloji. Ai lexoi letrën e parë nga libri ku po sjellim strofën e parë të saj:
MIRË SE ERDHE! Uaaa! Paske ardhur?! si maket i Hënës ke zbritur në New York!
Ti erdhe befas, kur se prisnim, me gjithë floririn e botës mbi flokë!
Në fund të programit z.Qemal Zylo iu ka dhuruar buqeta me lule të freskëta si dhe nga një bluzë me logon e “Alba Life” gjithë ekipit të ardhur nga Shqipëria dhe që kryesohej nga znj.Nora Malaj si dhe gjithë mësueseve të shkollës Shqipe të cilat punojnë plot përkushtim dhe dashuri me nxënësit, ku mësuese Hysolli shprehu mirënjohjen para mikrofonit për pranimin si mësuese nga z.Zylo pranë kësaj shkolle.
Gjithë aktiviteti u filmua nga z.Lumi per TV “Arb” , si dhe nga kameramani Redi Hoxhallari bashkëpunëtor i TV “Alba Life” me te cilin u realizuan dhe disa intervista të ndryshme.
Ishte një mbyllje spektakolare e mbylljes së semestrit të parë në prag të festave të fundvitit, realizuar mjeshtërisht nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës shqipe “Alba Life”.
Gjithë, prindërit, gjyshërit, publiku, mësuesit, nxënësit, personalitete të shquara dhe miqtë e ardhur nga Shqipëria u larguan me mbresa dhe emocione të fuqishme të bukura duke iu uruar njeri tjetrit si motra dhe vëllezër shqiptarë: Gëzuar festat e fundvitit dhe mirë u takofshim në koncerte të tjera!

19 dhjetor, 2015
Brooklyn, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Alba-Life, Keze Kozeta Zylo, koncert, nxenesit

A E PERMIRSON AFTESINE AKADEMIKE TE NXENESVE TEKNOLOGJIJA E RE?

September 17, 2015 by dgreca

Perktheu Gjon Kadeli/
Simbas nji studimi qe u ba nga Organizata per Bashkpunim Ekonomike dhe Zhvillim, kompjuterat nuk e permirsojne ne menyre te dukeshme, aftesine akademike te nxanesve te shkollave, dhe ka mundesi qe te paksojne kete aftesi. Ne kete studim u shqyrtue ndikimi i teknologjise neper shkolla, ne te gjithe boten.
Simbas studimit qe u ba ne sistemin shkollor te Japonise, ku pothuejse 75 per qind e nxanesve perdorin kompjuterat, u vu re se nuk kishte ndonji permirsim te dukshem ne aftesine mesimore te nxanesve.
Perkundrazi, neper shkolla, ne disa vende te Azise, ku aftesite akademike, dhe ku telefonat modern dhe kompjuterat jane ba pjese e jetes se perditeshme, mjetet teknologjike, ishin shume ma pake temperdoruna.
Ne Korene e Jugut nxanesit i perdorin kompjuterat, mesatarisht 9 minuta ne shkolle, ne Hong Kong vtem 11 minuta, domethane vetem nji kohe krejte te shkurte, ne krahasim me Australine, ku nxanasit perdorin kompjuterin 58 minuta, ne Greqi 42 minuta dhe ne Suedi 39 minuta.
Drejtori per ceshtjen e arsimit i  OECDs Andreas  Schleiher tha se ” nxanesit qe perdorin shpesh ne klase kopjuterate, kane rezultate shume ma te dobta akademike, ne shumicen e landeve mesimore, pa marre parasyshe, nivelin shoqnuer dhe demografine e nxanesve” Ne ate studim u mate ndikimi i teknologjise qe perdoret neper shkolla, tuej u bazue ne rezultatet nderkombetare te provimeve, si pershembull, perdorimi i sistemit provues, i qytetit Pisa te Italise, qe perdori OECD; si edhemprovime te tjera, qe u bane ne vende te ndryshme te botes, qe maten aftesine digjitale.
Si rrjewdhim, del ne pah se, sistemet arsimore qe kane investue, sasi
te medha te hollash ne teknologjine i informacionit dhe te
komunikimit, nuk kane vu re ndonji permirsim te dukshem ne
lexim,matematike ose ne shkence.
Si rrjedhim, organizata OECD i porosit shkollat te bashkpunojne me
mesusit, per te shendrrue teknologjine, ne nji mejt ma te fuqishem ne
sitemin shkollor, dhe te zhvillojne mjete ma moderne, per te ba
prova,, per te nxite rrjete sociale,si edhe per te permirsue sistemet
e lojnave te ndryshme. Ne ate studim thueht gjithashtu se “kontributi
i vertete qe mund te baje teknologjija e informacionit dhe e
komunikimit, per dhanjen e mesimit, si edhe te vete mesimit, mbetet
ende nji gja qe duhet te realizohet dhe te shfytzohet”(AFP)

Filed Under: Kulture Tagged With: Gjon kadeli, nxenesit, tekonologjia

Në Vjenë nxënësit i kënduan pavarësisë

February 26, 2014 by dgreca

I.Lladrovci: “Ne e falënderojmë Austrinë për mbështetjen e gjithanshme që i jep mësimit në gjuhën shqipe”.  “…përpjekjeve shekullore e kurorëzuar me luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari si kryevepër madhore e sakrificës për Lirinë e Kosovës.

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/
Në sallën e bukur të bashkisë së pesëmbëdhjetë të Vjenës ishte festë e vërtetë e cila dukej gjithandej hapësirës, në fytyrat e buzëqeshura të mërgimtarëve, në veshjen solemne të nxënësve me kostumet e bukura kombëtare. Kështu e kërkonte gjashtë vjetori i pavarësisë së Kosovës. Tani 17 Shkurti datë historike për kombin shqiptar e cila erdhi pas përpjekjeve shekullore e kurorëzuar me luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari si kryevepër madhore e sakrificës për Lirinë e Kosovës.

Manifestimin në ambientin bukur e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe personeli i Ambasadës së Republikës së Kosovës, Valbona Fazliu-.Rrecaj, këshilltare; Zana Rugova, sekretare e parë; Yllka Geci, sekretare;  Imer Lladrovci, konsull. Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Dede Prenga atashe ushtarak. Z. Fitim Nuhiu  nga ambasada  e Republikës se Maqedonisë në Austri. Morën pjesë edhe aktivistë nga shoqatat shqiptare nga Vjena e rrethina. Familja e skulptorit të njohur, Destan e Barbara Gashi; Avdyl Gjocaj, veprimtar, vëlla i dëshmorit Agush Gjocaj; Anton Marku, poet etj. Pas  himnit kombëtar dhe atij të Kosovës, nxënësit kënduan këngën korale “Për Mëmëdhenë”. Mësuesit: Shqfqet Gashi, Hazir Mehmeti, Osman Ademi, Miradije Berisha, Ibrahim Hasani dhe Ina Arapi i përgatitën nxënësit dhe organizuan rrjedhën e programit të ndihmuar edhe nga disa prindër veprimtarë. Sabrina Konerth, Peter Jäger  nga bashkia e pesëmbëdhjetë e qytetit e ndihmoi aktivitetin me ofrimin e lokalit të bukur. Fëmijët i kënduan atdheut, dëshmorëve të lirisë që nga Iliria e deri tek Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata recituan vjersha kushtuar jetës sonë në mërgim dhe në atdheun aq shumë të dëshiruar. Nëna Tereze frymoi me zërin e ëmbël të fëmijëve në skenën solemne. Piano në këndin e majtë lëshoi tinguj madhështorë në përcjellën e këngës shekullore arbëreshe e luajtur nga Vlora Jonuzi.

Për rrjedhën e programi me sukses u bë nga mësuesi me përvojë z.Osman Ademi, bashkë me grupin e tonteknikës. Në përshëndetjen e saj në emër të Ambasadës së Kosovës, znj.Valbona Fazliu-Rrecaj, mes tjerash tha:” Jam e lumtur të ju përshëndes në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri dhe t’ua uroj gjashtëvjetorin e pavarësisë. Liria erdhi fal sakrificës së popullit shqiptar dhe luftës së tij. Ju përgëzoj të gjithë juve që keni organizuar një mbrëmje të tillë. Veçan dua t’i përshëndes nxënësit e mësuesit e tyre, për përpjekjet e mëdha në ruajtjen e kultivimin e gjuhës së bukur shqipe këtu në mërgim. Urime”. Të pranishmëve festen ua uroj në emër të Ambasadës së Shqipërisë në Austri z.Dedë Prengu, atashe ushtarak. Në fjalën e tij z.Imer Lladrovci theksoj rëndësinë e mësimit në gjuhën amtare për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare. “Ne e falënderojmë Austrinë për mbështetjen e gjithanshme që i jep mësimit në gjuhën shqipe”.

E veçantë ishte recitimi i poezisë kushtuar dëshmorit të lirisë Agush Gjocaj i cili nga kurbeti u kthye në Lapidar Lirie në ecjen tonë drejtë lirisë që sot e gëzojmë. Dikur edhe Agushi këtu ishte pjesë e jetës në mërgim. Sot nipi i tij  Agush Gjocaj, nxënës, jetësoi emrin dhe amanetin e xhaxhait që kurrë të mos harrohet Kosova, liria e saj e fituar me kaq sakrifica.
Vargu i nxënësve të programit është i gjatë: Fiona Murseli, Melos Zeqiri, Blina Gashi, Rina Mavraj, Krenar Miftari, Laurent Qestaj, Erenik Pepshi, Amra Bajrami,Lisa e Lira Fetahaj,Erzana Isamaili, Krenar Miftari, Melisa Mavraj, Erzana Ismaili, Leonard Berger.

Sara Bislimi, Reanta Osmanaj, Albiona Murati, Oltian Rrecaj, Loreta Limani,Butrint Rexha, Fabiona Gajraku, Leart Gërdella, Enea Shira, Bellina Jovani, Brini Baci, Sara Emini, Recitali: Fjolla Ademi, Emirjeta Veseli, Elbasan Veseli, Flamur Lladrovci, Diellëza Kuqi, Fitim Bilalli, Besjana Ademi, Ilir Hasanaj, Erlinda e Fatjona Gajraku, Vesa Zeqiri, Lorik e Leonit Ademi. Skeqe: Detiar Osmani, Elona Kabashi, Valentina Morina, Butrint Rexha, Melisa Mavraj,

Blerta Ismaili-   interpretoi me mjeshtri këngën e njohur shkodrane “Luleborë” në përcjellje të tingujve të pianos luajtur nga Vlora Jonuzi,

Pika e parafundit ishte kënga e vallëzuar “Pavarësia”, nën koreografinë e nxënëses krijuese Flutura Ademi. Mbyllja solemne u bë me këngën “Xhamadani vija, vija” e kënduar nga të gjithë pjesëmarrësit. Kjo la për të kuptuar se kremtimet në mesin e mërgimtarëve tanë janë në frymën kombëtare e nxitëse në ruajtjen e gjuhës e kulturës së lashtë shqiptare. Kjo zor se do të ndodhë pa mësimin në gjuhën amtare e cila në Austri është gjithanshëm e mbështetur nga organet mësimore përkatëse. Nxënësit e kanë të garantuar mësimin e gjuhës amtare pa pagesë, tekste falas. Këtë vit shkollor për herë të parë nxënësit shqiptarë mësojnë në abetaren e tyre e mbështetur nga Ministria e Mësimit, kanë disa fjalor shqip-gjermanisht dhe tekstet shkollore të botuara nën mbështetjen e DDr.Basil Schader, albanolog dhe mik i madh i shqiptarëve nga Zürichu. Po ashtu me përkrahjen e  Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Ministrisë së Disaporës e cila mbështeti botimin e “Mësimi shqip në Austri- Monografi” , një dokument me vlerë veprimtarisë së pandërprerë të atdhetarëve shqiptarë në Austri për themelimin e klasave dhe gjithë përfshirjen e nxënësve.

 

Filed Under: Emigracion, Reportazh Tagged With: Hazir Mehmeti, i kenuan pavaresise, ne Vjene, nxenesit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT