• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Obama: Asnjë kërcënim specifik dhe i besueshëm për festat e fundvitit, por jeni vigjilent

December 18, 2015 by dgreca

Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi këtë të enjte se, shërbimet sekrete amerikane dhe zyrtarët e antiterrorizmit nuk kanë marrë ndonjë informacion specifik, të besueshëm, që sugjeron rrezikun e ndonjë sulmi terrorist kundër SHBA-ve. Megjithatë, ai ka thënë se amerikanët duhet të jenë vigjilentë gjatë sezonit të festave të fundvitit. “Nuk duhet të biem prè e frikës, apo të ndërrojmë mënyrën tonë të jetesës”, tha Obama gjatë një fjalimi përpara punonjësve të Qendrës Kombëtare të Antiterrorizmit. “Ne nuk duhet të terrorizohemi. Kemi triumfuar mbi kërcënime shumë herë më të mëdha sesa ky, ndaj dhe do të triumfojmë sërish”. Obama foli pasi ishte njoftuar nga stafi i tij për sigurinë kombëtare mbi nivelin aktual të kërcënimit, mbi përpjekjet për të luftuar grupet ekstremiste dhe propagandën jashtë vendit, si dhe hapat për të forcuar mbikëqyrjen e njerëzve që hyjnë në SHBA me viza. Ky është i dyti informim, që Shtëpia e Bardhë ka nënvizuar gjatë kësaj jave, teksa Presidenti Obama po përpiqet të sigurojë publikun, pas ngjarjeve që ndodhën në San Bernardino të Kalifornisë. Presidenti vizitoi gjithashtu Pentagonin gjatë së hënës për një përditësim të fundit mbi luftën e udhëhequr nga SHBA-të kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Të enjten, Obama theksoi se ishte informuar mbi programin e vizave “K-1”, të cilën shfrytëzuan agresorët e San Bernardinos për të shkelur në tokën amerikane në korrik të vitit 2014. Tashfeen Malik mësohet të ketë kaluar kontrollet mbi formimin e saj si dhe intervistat e drejtpërdrejta, e megjithatë, kreu i FBI-së James Comey i ka thënë presidentit se, zyrtarët mendojnë që ajo ka qenë e radikalizuar përpara se të mbërrinte në SHBA. Malik dhe bashkëshorti i saj, Syed Farook i premtuan besnikëri njërit prej krerëve të Shtetit Islamik në Facebook, duke postuar në momentin që ndodhën edhe të shtënat me pasoja vdekjeprurëse. Obama tha se kërcënimi i terrorizmit është zhvilluar dhe tashmë përfshin edhe grupe më të vogla apo individë, duke e bërë kapjen e tyre shumë më të vështirë. Megjithatë, SHBA-të kanë ndryshuar dhe kanë perfeksionuar vazhdimisht “lojën e tyre” për të qenë në të njëjtën linjë me kërcënimet. Ai tha se Amerika është fokusuar në 3 fusha: të përndjekë terroristët jashtë vendit; të punojë për të parandaluar futjen e tyre në vend; si dhe të përforcojë marrëdhëniet mes autoriteteve ligjzbatuese, komuniteteve lokale dhe sektorit teknologjik për të parandaluar sulmet në vend. Por, “ne duhet të mbetemi vigjilentë”, përfundoi ai.

Filed Under: Opinion Tagged With: asnje kercenim, Obama, por jeni vigjilent

Obama: Pranimi i imigrantëve tradita më e vjetër amerikane

December 15, 2015 by dgreca

UASHINGTON, 15 dhjetor  – Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh sot në favor të imigracionit, më të vjetrës traditë amerikane, sipas tij, në një moment kur kjo çështje ka zënë një vend të veçantë në fushatën presidenciale, pas deklaratave të diskutueshme të kandidatit republikan, Donald Trump.

“Pjesa më e madhe e vendeve në mbarë globin i pranojnë imigrantët, por ka diçka të veçantë në SHBA, ne nuk presim thjesht imigrantë, ne jemi lindur nga vetë imigrantët, kjo është ajo që ne përfaqësojmë”, tha presidenti gjatë një ceremonie natyralizimi në Arkivat Kombëtare në Uashington.

“Ne duhet të angazhohemi për të dënuar në mënyrë të vazhdueshme ndjenjën e urrejtjes dhe intolerancës në të gjitha format e saj”, u shpreh ai, disa orë nga debati i pestë i primareve republikane në Las Vegas, ku çështja e imigracionit duhet të zërë një vend të veçantë.

Deklaratat e Donald Trumpit për mbylljen në mënyrë të qartë e të thjeshtë ndaj hyrjes në territorin amerikan të shtetasve myslimanë, ka ngjallur një reagim të menjëhershëm në Shtëpinë e Bardhë duke e cilësuar manjatin e pasurive të patundshme të “skualifikuar” nga gara presidenciale.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Obama, pranimi i emigracionit, tradite ne amerike

Obama: Mos iu dorëzoni frikës ndaj ISIS

November 23, 2015 by dgreca

Nga Kuala Lampuri në Maljazi, Presidenti amerikan Barack Obama i bëri thirrje qytetarëve të mos i dorëzohen frikës përballë kërcënimeve terroriste dhe i kërkoi liderëve botërorë të mos anulojnë samitin klimaterik, i  cili është planifikuar të mbahet në fund të muajit në Paris.
”Është absolutisht jetësore që çdo vend e çdo udhëheqës, të përçojë mesazhin se një grup vrasësish nuk do ta ndalojnë botën të zhvillojë aktivitetet e saj të rëndësishme”, deklaroi Presidenti amerikan. Barack Obama i bëri këto komente në përfundim të udhëtimit 9-ditor në Turqi e Azi, ku mori pjesë në samite ndërkombëtare, të cilat u eklipsuan nga  sulmet terroriste në kryeqytetin francez. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ata që përgatiten sulmet e Parisit nuk ishin arkitektë, siç janë pagëzuar rëndom nëpër media, por thjesht një grup vrasësish me propagandë të mirë në rrjetet sociale.  “Shkaterrimi i ISIS nuk është vetëm një objekt real, por ne do ta realizojmë atë. Do t’i dëbojmë nga tokat në të cilat ndodhen, do të presim burimet e financimeve dhe linjat e furnizimit, do të përndejekim krerët e grupit dhe do të asgjësojmë rrjetet e tij”, vazhdoi kreu i Shtëpisë së Bardhë. Obama tha se nuk do ta pranojnë terrorizmin si një normalitet të ri. “Bota nuk do të pranojë sulme në restorante,  kinema apo hotele”, tha ai, duke shtuar se arma më e fortë për të luftuar Shtetin Islamik ështe të mos i dorezoheshin frikës.  Edhe ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian tha gjithashtu se Shteti Islamik duhej shkatërruar me çdo çmim. Franca ka intesifikuar bombardimet ajrore në Siri dhe Le Drian, ndërsa aeroplanmbajtesja “Charles de Gaulle”, e cila është dërguar për të ndihmuar në operacionet kundër militantëve të ISIS, nga e hëna do të ishte gati për veprim. Të dielën Sekretari i Përgjithshem i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë të bashkëpunojnë kundër terrorizmit. Duke lajmeruar se vitin e ardhshëm do të prezantonte një plan për të luftuar ekstremizmin dhe dhunën, ai tha se shpresonte të kishte mbështetjen e dy fuqive botërore për të çrrënjosur këtë armik të përbashkët, siç e cilësoi. Kryeministri rus dhe Presidenti amerikan nga ana e tyre, kërkuan që vendet të koordinoheshin në luften kundër ISIS. Obama tha se do të ishte mjaft e rëndësishme që Rusia të përqendrohej tek lufta kundër Shtetit Islamik dhe shprehu besimin se Moska do të pranonte tranzicionin politik në Siri, përfshirë edhe largimin e Presidentit Bashar Al Asad.



Filed Under: Komente Tagged With: Mos iu dorëzoni frikës, ndaj ISIS, Obama

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin Barak Obama

September 29, 2015 by dgreca

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Si te gjithe pjesmarresit, edhe presidentja Jahjaga, pati mundesine e nje fotografimi me presidentin Obama dhe zonjen e Pare.

Filed Under: Kronike Tagged With: Obama, Presidentja Jahjaga, takim me presidentin

Edhe Kryeministri Rama, i ftuar nga Presidenti Obama, në Samitin kundër ISIS dhe ekstremizmit

September 22, 2015 by dgreca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë njëri prej 12 lidervë politikë botërorë dhe i vetmi nga vendet e rajonit që do të mbajë një fjalim për përballjen e Shqipërisë me ekstremizmin/

Presidenti Barack Obama ka iniciuar mbajtjen e një Samiti me vendet e koalicionit anti-ISIS më 26 Shtator në Nju Jork, ku do t’i bëhet një bilanc arritjeve të deritanishme dhe sfidave përballë Shtetit Islamik dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë njëri prej 12 lidervë politikë botërorë dhe i vetmi nga vendet e rajonit që do të mbajë një fjalim për përballjen e Shqipërisë me ekstremizmin. Kjo ftesë është një vlerësim për kontributin që ka dhënë populli dhe shteti shqiptar në luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë e paqes kudo në botë, vecanërisht mbas ngjarjeve të shtatorit 2001. Këtë e theksoi paraprakisht dhe znj.Victoria Nuland, Nënsekretare  Amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane, gjatë vizitës së fundit në Tiranë, më 13 Korrik 2015, duke dhënë këtë vlerësim për Shqipërinë në përpjekjet e saj kundër ekstremizimit:-“Ne patëm bisedime të mira me të gjithë spektrin politik dhe organizatat joqeveritare rreth nevojës për t’ju kundërvënë ekstremizmit dhe punës që jeni duke bërë për të adresuar këto probleme në Shqipëri dhe rajon. Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend që ka ngjitur shumë shkallë, duke u bërë kështu një lider në rajon në këtë luftë dhe ne si partnerë e vlerësojmë këtë. Gjithashtu, dëshiroj të theksoj faktin se, ju keni një traditë të pasur shumë etnike bashkëpunimi gjithashtu edhe në bashkëpunimin ndërfetar. Kjo është diçka shumë e mirë të cilën mund ta ndani me vendet e rajonit. Ne dëshirojmë t’ju përgëzojmë për këtë që keni bërë”, nënvizoi Nuland.

{Sh.K}.

Filed Under: Rajon Tagged With: fton ramen, ne Samitin kunder ISIS, Obama

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT