• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

OPOZITA: NUK REGJISTROHEMI NE KQZ, PROVA ME 7 MAJ NE KAVAJE

April 10, 2017 by dgreca

Më 7 maj, pikërisht ditën kur presidenti ka caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të pjeshme lokale në Kavajë opozita do të organizojë një protestë të madhe kombëtare. Vendimin e marrë në selinë PD nga koalicioni opozitar u deklarua publikisht nga kryetari i PD-së Lulzim Basha në çadrën e opozitës të vendosur para kryeministrisë prej 18 shkurtit 2017.

Lulzim Basha deklaroi: “Vendimi i dytë i opozitës së bashkuar rreth kësaj agjende është mbajtja më datën 7 maj e një proteste të madhe kombëtare në Kavajë, për të pamundësuar me forcën e bashkimit përmes një lëvizje popullore, paqësore, demokratike, zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi. Sepse ju kemi premtuar qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të Kavajës se kurrë më nuk do ta lëmë fatin e tyre në duart e krimit dhe zgjedhjeve të diktuara nga krimi”

Aksioni politik i ardhshem do te jetë organizimi i një proteste 24 orëshe në Kavajë, ku nuk përjashtohet skenari i bllokimit të qendrave të votimit për të bërë të pamundur mbajtja e zgjedhjeve.Afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e pjeshme në Kavajë është 12 prilli.

Ne oren 18:00 mblidhen te gjithe aleatet ne cader

Basha ftoi protestuesit t’i mbështesin pasditen e sotme në 18:00 kur në çadër do të jenë dhe krerët e 27 partive politike të opozitës “për të ndarë lajmin e mirë se koha e zgjedhjeve fasadë, parlamentit fasadë, qeverisjes fasadë dhe shëndetësisë fasadë të republikës së vjetër po perëndon një herë e mirë. Se së bashku nga ky shesh lind e merr shtat republika e re”

Basha informoi protestuesit edhe për vendimin e aleatëve për të mos u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e qershorit deri në arritjen e një pakti kombëtar.

Koalicioni opozitar i mbledhur sot në afatin e fundit të limiteve ligjore të regjistrimit vendosi një zëri mos regjjistrimin e opozitës deri në arritjen e një pakti kombëtar politik për zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike që do të zbatojë deri në fund ligjin për dekriminalizimin, që do të luftojë me efektivitet drogën dhe paratë e saj dhe do garantojë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme

Dialog per zgjidhje jo fasade

 Sot është dita e 52-të e protestës Basha tha:  Afërmendsh që autori politik i kriminalizimit dhe hashazimit të republikës së vjetër, i asgjësimit të shanseve për reformë zgjedhore përmes zvarritjes nuk mund të jetë dhe autori i zgjidhjes nga pozitat e kryeministrit. Nuk jemi përjashtues, por jemi ftues, propozues për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

E kemi ftuar prej ditës së parë për dialog dhe tash e 5 ditë negociatorët e PD-së janë gati të përgatisin dialogun, ama dialogun për zgjidhje që presin shqiptarët jo monologje shterpë, fasadë sa për të kaluar radhën dhe për tiu kthyer lojës së vjetër se kush e ka fajin. Kjo duhet dhe do të marrë fund.

Filed Under: Featured Tagged With: nuk regjistrohet ne kQZ, Opozita, Proteste ne Kavaje

SERBI-Fitorja e Vuçiqit – kaos në opozitë

April 3, 2017 by dgreca

Në fillim të qershorit Aleksandar Vuçiq do të ndërrojë zyrën – nga kryeministria në presidencë. Po çfarë do të thotë fitorja e furishme me 55 % të votave? Dhe cila është rëndësia e 16% të Jankoviqit?

Jashtë festohej me fishekzjarrë, ndërsa brenda me muzikë dhe – Milloran Dodikun! Në këtë atmosferë dhe me rreth dy miliona vota “në xhep”, Vuçiqi doli para gazetarëve dhe tha se këto zgjedhje nuk ishin fare të lehta. Por me rëndësi është që “fitorja ishte e pastër si loti”. Vuçiq festoi fitoren e tij, por foli me tone të qeta. Natyrisht që nuk munguan as tonet e himnit “Marsh na Drinu”. Vuçiq nuk harroi të falënderojë edhe Presidentin Putin apo Kancelaren Merkel dhe shumë të tjerë.

Twitteri dhe Vuçiqi

Serbien Prsäidentenwahl Milorad Dodik und Aleksandar Vucic in Belgrade (Reuters/A. Bronic)Vuçiq dhe Dodik

Hartuesit e sondazheve kishin të drejtë – Vuçiqi fitoi në raundin e parë. Por ato kanë dështuar në prognozat për “shoqëruesit e tij”. Vendin e dytë e zuri Sasha Jankoviq, pastaj Beli Preletaçeviq dhe Vuk Jeremiq, i cili pas një rezultati shumë të dobët, me siguri që mbrëmë ka qenë një prej personave më të dëshpëruar në Serbi. Vojisllav Sheshel, Boshko Obradoviq dhe Sasha Radulloviq kanë shënuar rezultate shumë më të dobëta se sa kanë shpresuar.„Vuçiqi ka mbështetje të fuqishme, por ka dhe kufizime. Atë nuk e mbështesin pa rezervë popullata urbane dhe gjenerata e re“, thotë Erik Gordi, profesor në Kolexhin Universitar në Londër. “Dobësia më e madhe e tij megjithatë është që ai nuk ka mësuar të sillet si burrështetas. Ai ende sillet si një luan i ri i Partisë Radikale Serbe. Liderët e vërtetë nuk merren me pankarta, me mafiat e drogës, grindjet në avionë etj. Ata kërkojnë konsensus rreth çështjeve madhore të shtetit”

Russland Wladimir Putin und Aleksandar Vucic Serbien (picture-alliance/dpa/Sputnik/M. Klimentyev)Falënderim edhe për Putinin.

.Vuçiqi megjithatë është më i dashuri për masat në Serbi. “Ai njerëzve u sugjeron se jetojnë më mirë se në realitet”, thotë për DW, Aleksej Kishjuhas, nga Fakulteti Filosofik në Novi Sad. Intelektualët dhe pseudointelektualët duket se nuk po e kuptojnë rëndësinë e jetës reale, sepse janë mbështjellë në fluskën e Twitterit, duke shpresuar se gjërat do të zgjidhen në raundin e dytë.

„Përgjigjen e gjejmë nëse shikojmë lëvizjet demografike“, thotë Kishjuhas. “Në masat e gjera ka tendenca të sjelljes autokratike, të paktën tek disa shtresa, ku ka një mosbesim strukturor ndaj demokracisë. Vuçiqi e ka identifikuar me sukses këtë varfëri kulturore të njerëzve në Serbi dhe e ka pasqyruar veten me sukses si një figurë dominante mbi fatin e Serbisë.“

Opozita në udhëkryq

Vuçiqi edhe më tej do të sundojë në Serbi – të paktën deri në vitin 2022. Por tani si President. Në fjalimin e tij ai tha se nuk duhen pritur ndryshime të mëdha në politikë. Ditët dhe javët e ardhshme do të vendosë se kush do të jetë “Mirko” i ri – siç ishin Mirko Cvetkoviq në kohën e Boris Tadiqit apo Mirko Marjanoviq nën Millosheviqin (pra kush do të jetë kryeministër i ri.)

Serbien Ombudsmann Sasa Jankovic in Belgrad (DW/N. Rujević )Sasha Jankoviq

Po opozita? Vitin e ardhshëm mbahet beteja për Beogradin, pra zgjedhjet për kryetar bashkie, ku demokratët kanë më shumë shanse se në nivelin e Serbisë. Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që Vuçiqi të organizojë edhe në Beograd zgjedhje të parakohshme me qëllim që të shfrytëzojë momentin.

„Opozita nuk ka ndonjë udhëheqës”, thotë Gordi. Sasha Jankoviq ka aktualisht mbështetjen më të madhe. Ai mund të artikulojë interesat e opozitës vetëm nëse tejkalon hijen e vet – pra mbështetjen vetëm tek banorët e qyteteve të mëdha. Ndërsa kandidati kontrovers Beli Preletaçeviq ka mbledhur rreth vete të rinjtë, ndonëse as ata vetë nuk e dinë pse e kanë votuar. Votimi për të është një dëshirë që të refuzohet sistemi i tanishëm, ndonëse ai nuk ka ofruar asgjë, kurrfarë programi të majtë apo djathtë, apo ndonjë revolucion.

Vuk Jeremic - ehemaliger Außenminister von Serbien (Getty Images/AFP/D. Emmert)“Neofashisti i ri” Vuk Jeremiq

Rënia e të djathtës politike

E djathta në Serbi ka shënuar një rënie të madhe – nëse e përjashtojmë vet Vuçiqin si të djathtë. Vuk Jeremiqi ka pasur një fushatë të shtrenjtë dhe shpresonte se do të mbledhë bllokun liberal dhe konservator. Por ai ka dështuar totalisht. Rasti i tij dëshmon se në krahun e djathtë ka një paqartësi të jashtëzakonshme dhe se “njerëzit nuk duan të votojnë për një Tomisllav Nikoliq me diplomë”, mendon Kishjuhas.

Edhe Gordi është i ashpër në vlerësimet e tij: „As neofashistët e vjetër si Shesheli, apo të rinj si Obradoviqi, apo imitatorët e neofashistëve si Jeremiqi, nuk kanë gjetur simpati tek zgjedhësit. Shoqëria serbe nuk është e tillë, ndonëse kështu është dukur në kohën e Millosheviqit.“

Filed Under: Politike Tagged With: Fotorja e Viciq, Opozita

Opozita bojkoton presidentin e Kosovës Hashim Thaçi

November 4, 2016 by dgreca

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me përfaqësuesit e disa partive politike për të biseduar reformën zgjedhore./1-thaci

Ftesës së presidentit Thaçi nuk u janë përgjigjur tri partitë opozitare: Vetëvendosja, AAK dhe Nisma. Këto parti mendojnë se ka ardhu koha për zgjedhje të reja dhe jo për reformën e sistemit zgjedhor.

Ndërsa nga partitë në pushtet, ftesës së presidentit Thaçi u janë përgjigjur kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nga Partia Demokratike e Kosovës Enver Hoxhaj, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, si dhe kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, përfaqësuesi i Aleancës Kosova e Re, ai i Lëvizjes për Bashkim etj.

Presidenti i Kosovës e ka ftuar këtë takim “vetëm për konsultime” rreth reformës zgjedhore, ku partitë politike duhet të japin mendimet e tyre. Qëllimi është që të menjanohen problemet e vërejtura në zgjedhjet e kaluara.

Ndër temat e trajtuara  do të jenë: mënyra e zgjedhjes së presidentit, rritja e zonave zgjedhore, listat e mbyllura apo të hapura, ndryshimi i pragut zgjedhor si dhe pastrimi i listave të votuesve.

Disa prej këtyre ndryshimeve parashikojnë edhe ndryshime kushtetuese, ndaj do të jenë vështirë të realizohen shpejt. Por presidenti i Kosovës mendon se disa gjëra të tjera, si ndryshimi i pragut zgjedhor për futje në parlament, mund të bëhen më shpejt.

Në kuadër të këtyre konsultimeve do të bisedohet edhe për mundësinë e zvoglimit të numrit të deputetëve nga 120 sa janë tani në 100. 20 vende në parlament janë të rezervuara me “diskriminimin pozitiv” për minoritetet.

Filed Under: Kronike Tagged With: bojkoton, Opozita, Presidentin Thaçi

Kosovë-Qeveria: Nuk është duke biseduar me askënd për “komunën e Prilluzhës”

March 18, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli-Behlul Jashari: Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves/

-“Në asnjë moment nuk është biseduar me askënd për themelimin e asaj që përfaqësuesit opozitarë e kanë pagëzuar si ‘komunë e Prilluzhës’ dhe se ajo nuk është në plan që të realizohet”, deklaroi qeveria/

 -Opozita ka njoftuar se, “sot në orën 13:00 Vushtrria proteston kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe”/

 PRISHTINË, 18 Mars 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës, lidhur me protestën e thirrur për sot nga tre partitë opozitare në Vushtrri, njofton opinionin publik se arsyeja e thirrjes së saj është krejtësisht e pavërtetë dhe e shpikur nga këto subjekte. “Në asnjë moment nuk është biseduar me askënd për themelimin e asaj që përfaqësuesit opozitarë e kanë pagëzuar si ‘komunë e Prilluzhës’ dhe se ajo nuk është në plan që të realizohet”, deklaroi pak më parë qeveria. Qeveria e Kosovës konsideron se, “thirrja e qytetarëve në një protestë kundër një ‘komune’ të cilën e kanë trilluar vetë subjektet opozitare është konfirmim i plotë i faktit se tre partitë opozitare po sajojnë kauza për përfitime politike, duke u përpjekur të polarizojnë shoqërinë kosovare dhe të destabilizojnë, mbi baza të ndryshme, situatën në vend”.

 Në deklaratën e qeverisë kosovare më tej theksohet se, pretendimet për krijimin e “komunës së Prilluzhës”, janë një sajim i radhës i tri partive opozitare, të cilat pas diskreditimit publik të kauzave të deritashme dhe metodave jodemokratike të përdorura në kuadër të tyre, po përpiqen që me trillime politike dhe duke mos kursyer mjetet e dhunës, të manipulojnë qytetarët me qëllim që të vijnë në pushtet.“Qeveria e Republikës së Kosovës fton partitë opozitare që të heqin dorë nga manipulimet dhe kauzat fiktive dhe që të jenë pjesë e dialogut institucional për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, zhvillimin ekonomik e social dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit, në partneritet me SHBA-të dhe vendet tjera mike”, përfundon deklarata e dërguar.Opozita ka njoftuar se, “sot në orën 13:00 Vushtrria proteston kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe”.“Nëse do të themelohej kjo komunë, fshatrat Prilluzhë, Gracë, Babimoc edhe Plemetin, mendohet të jenë 4 fshatrat fillestarë për ta themeluar Komunën e Prilluzhës. Themelimi i një komune të tillë prek bazenin e thëngjillit dhe termocentralin. Fshati Plemetin kufizohet me termocentralin dhe me një pjesë të pasurive të thëngjillit në Kosovë. Themelimi i Komunës së Prilluzhës, i jep të drejtë kësaj komune që ta kontrollojë dhe kushtëzojë përdorimin e thëngjillit. Përmes themelimit të kësaj komune dhe integrimit të saj në ‘Zajednicë’, Serbia merr kompetenca vendimmarrëse në përdorimin e thëngjillit të Kosovës”, ka deklaruar VV.Më tej ka shtuar, mes tjerash, se, në territorin e këtyre fshatrave kalojnë edhe hekurudha, rruga nacionale, lumi Sitnica dhe kanali Ibër-Lepenc./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Komuna e Prilluzhes, Opozita, qeveria

Kosovë- Opozita afat qeverisë deri më 27 shkurt për dorëheqje

February 17, 2016 by dgreca

Dhjetëra mijëra qytetarë morën pjesë në protestën e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ato i dhanë afat deri më 27 shkurt qeverisë që të largohet.

Partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Kush e ka ndal këtë qeveri? E keni ndal ju, mos të ishit ju dëmet do të ishin më të mëdha, të përhershme dhe të pariparueshme. Andaj, ju sot me vendimin e juaj për shkarkim i obligoni të gjithë vendim marrësit. Ju sot I keni obliguar me zbatu këtë vendim menjëherë”, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 “Sot, populli i Kosovës ju ka hequr legjitimitetin. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Nuk ka kërkesë më demokratike, më institucionale se sa kërkesa për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe për ti hapur rast dhe mundësi qytetarëve të Kosovës me votën e tyre, ata të vendosin nga është e drejta dhe kush duhet ti qeverisë”, tha kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

“Nuk mund të ketë normalitet institucional, nuk mund të ketë zgjedhje presidentësh e votim të vendimeve dhe ligjeve në Kosovë kur populli bashkë tashmë insiston që kjo qeveri nuk bënë të qëndroj aty as edhe një minutë të vetëm”, tha kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar këtë marrëveshje sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit.

Qeveria ka bërë thirrje për dialog politik, duke u zotuar për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila në muajin dhjetor tha se pjesë të marrëveshjes nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes së prillit të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kosova po shënon sot përvjetorin e tetë të pavarësisë së saj, duke u përballur me krizën më të rëndë politike. E mërkura ishte ndarë në dysh.

Paradite, në kryeqytet u mbajtën manifestime të organizuara nga qeveria, gjatë të cilave Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e Policisë së Kosovës parakaluan në qendër të Prishtinës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, në bazë të planit të krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari. Deri tash ajo është njohur nga mbi 100 vende të botës.

Pavarësia e saj vazhdon të kundërshtohet nga Serbia, e cila është përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që është kusht për rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane. Bisedimet i sigurua Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, Kosova vazhdon të mbetet e fundit në proceset integruese. Ajo nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në tetor të vitit të kaluar e cila u miratua nga Parlamenti Evropian në fillim të këtij viti.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën juglindore që ka mbetur jashtë procesit të liberalizimit të vizave dhe qytetarët e saj nuk mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian pa viza.

Kosova ndërkaq është vendi me shkallën më të lartë të pranisë evropiane.Leonard Shehu- VOA)

Filed Under: Komente Tagged With: 27 Shkurt, afat Qeverise, Kosove, Opozita

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT