• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jahjaga takon liderët e opozitës, kryeministrin dhe kryeparlamentarin

December 7, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 7 Dhjetor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga priti sot në takim kryetarët e subjekteve politike opozitare, Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj, kryetar i NismA për Kosovën, në përpjekje për të tejkaluar situatën e krijuar në vend.Gjatë ditës, Presidentja ka takuar edhe kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, bën të ditur njoftimi dërguar sonte nga Presidenca e Kosovës, pa dhënë hollësi gtë tjera./b.j/

*****

President Jahjaga met with leaders of the oposition parties, Prime Minister Mustafa and Speaker of the Parliament Veseli

 President of the Republic of Kosovo, Mrs. Atifete Jahjaga, received today at a meeting Chairmen of the political parties of the opposition, Mr. Visar Ymeri, Chairman of the Vetëvendosje Movement, Mr. Ramush Haradinaj, Chairman of the Alliance for the Future of Kosovo and Mr. Fatmir Limaj, Chairman of NISMA (Initiative) for Kosovo, in an attempt to overcome the situation created in the country.During the day, Madam President also met with the Prime Minister Isa Mustafa and Speaker of the Parliament, Mr. Kadri Veseli.

Filed Under: Kronike Tagged With: Jahjaga, kryeministri, Opozita

Qeveria e Kosovës: Opozita të heq dora nga dhuna dhe ultimatumet

December 1, 2015 by dgreca

-Mustafa:Uroj që në Shqipëri të mos ndodh gazi lotsjellës/

-Projektligj për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës/

  Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 1 Dhjetor 2015/ Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa, i ka bërë thirrje opozitës kosovare të kthehet në Kuvend, të dialogojë dhe të debatojë, të heq dora nga dhuna dhe ultimatumet.“Unë sot edhe në emrin tim, edhe në emrin tuaj, e ftoj opozitën të kthehet në Kuvend, të heq dora nga dhuna dhe ultimatumet, të dialogojë dhe të diskutojë në Kuvend, dhe opozita të bëhet pjesë dhe të vazhdojë si pjesë e të gjitha proceseve demokratike të cilat janë të rëndësishme për vendin tone”, u shpreh ai.Kryeministri Mustafa tha se, i fton po ashtu “edhe të gjithë dashamirësit tjerë, edhe nga Kosova, por tash edhe nga Shqipëria, qoftë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, apo intelektualë, të subjekteve të pavarura, të cilët nuk kanë nevojë të ndjellin asnjë konflikt në Kosovë”.

“Unë uroj që në Shqipëri të mos ndodh gazi lotsjellës në Parlamentin Shqiptar, as në rrugë, sepse të gjithë ne i dimë se cilat kanë qenë pasojat e sjelljeve të tilla të vitit 1997. Dhe po ashtu, konstatoj se eksponentët e asaj dhune nuk mund ta moralizojnë askënd, nuk mund të moralizojnë për demokraci as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Ne e marrim përgjegjësinë për gjendjen që është këtu, dhe këtë përgjegjësi e kemi marrë nga qytetarët tanë, dhe këtë përgjegjësi do t’ia referojmë dhe t’ia adresojmë qytetarëve, votuesve dhe demokracisë së vendit tonë”, tha kryeministri kosovar Isa Mustafa.E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt, të 61-tën me radhë, sot pasdite, ka miratuar Projektligjin për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës dhe vendime tjera të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar, ka miratuar dy vendime për miratimin në parim të nismave për lidhjen e marrëveshjeve financiare për IPA 2014 dhe IPA 2015, për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Marrëveshja përfshinë një fond prej 2 milionë euro, që do të ndahet proporcionalisht në mes të dyja vendeve dhe fuqizon marrëdhëniet fqinjësore në mes të dy shteteve.Në këtë muaj që nisi, javën e ardhshme, bëhet një vit që nga zgjedhja e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

 BAJRAMI: PROJEKTLIGJ PËR INVESTIME TË MËDHA NË KOSOVË

Ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në një konferencë shypi ka prezantuar Projektligjin për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës, i cili sapo ishte miratuar në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, sot pasdite.Ajo tha se, qeveria është shumë e përkushtuar në përmirësimin e ambientit biznesor dhe klimës investive në Kosovë dhe se pikërisht për këtë qëllim e ka ndërmarrë iniciativën për krijimin e një baze ligjore për të negociuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me investitorë.

“Ne qysh në fillim të mandatit kemi vërejtur që Kosova nuk është konkurruese në tërheqjen e investimeve të huaja sa i përket legjislacionit dhe këtë krahasim e kemi bërë kryesisht me vendet fqinje dhe vendet e rajonit. Ata kanë procedura të drejtpërdrejta, shumë të shkurtra dhe tepër konkurruese për tërheqjen e investimeve. Ne kryesisht, me ligjet ekzistuese kemi procedura shumë të gjata për dhënien e tokës në shfrytëzim dhe aseteve tjera, qoftë investitorëve të huaj, qoftë atyre vendës”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja Hykmete Bajrami, po ashtu, bëri të ditur se projektligji në përgjithësi përcakton kriteret, masat përshpejtuese dhe lehtësuese, dhe rregullat favorizuese për tërheqjen e investimeve të huaja. “Pak a shumë legjislacione të tilla kanë të gjitha vendet e rajonit. Ligji ka qenë në konsultim publik, në konsultimin e brendshëm dhe në konsultimin e jashtëm, kemi inkorporuar në masë të madhe të gjitha komentet nga Banka Botërore, nga Komisioni Evropian, shoqëria civile dhe organizatat e tjera publike”, theksoi ministrja.

Në mbledhjen e  qeverisë u tha se, Projektligji për Investime Strategjike në Republikën e Kosovës ka për qëllim nxitjen, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës.

Ky Projektligj, po ashtu, ka për qëllim të përcaktojë procedurat administrative dhe kriteret për vlerësimin, zgjedhjen, implementimin dhe mbikëqyrjen e projekteve strategjike si dhe procedurat për dhënien në shfrytëzim të pronës së Republikës së Kosovës, për qëllim të zbatimit të projekteve për investime strategjike.

Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha investimet strategjike, që përcaktohen të tilla në bazë të kritereve dhe procedurave të përshkruara në këtë ligj, për sektorët energjetikë dhe minerar, turizëm, bujqësi, industri ushqimore, teknologji industriale, transport, telekomunikacion, arsim, sport dhe rekreacion, shëndetësi, naftësjellës dhe gazsjellës, administrim të ujit dhe ujërave të zeza, mbledhje, deponim, riciklim dhe menaxhim të mbeturinave.

E pyetur në konferencën për shyp lidhur me ndërlidhjen e pronave private me këtë projektligj, ministrja Hykmete Bajrami e bëri të qartë se në këtë projektligj në asnjë formë nuk bëhet fjalë për mundësitë e kalimit të tokës private tek investitorët e huaj apo vendorë.

“Bëhet fjalë vetëm për pronën shoqërore dhe pronën shtetërore. Dhe në rast se prona është nën administrimin e Agjencionit Kosovar të Privatizimit, e kur e dimë se ky është Agjencion që i raporton Kuvendit, atëherë fillimisht qeveria do të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës që prona të kaloj në pronësi shtetërore, e mandej i jepet e drejta Komisionit ndërministror dhe qeverisë që të negocioj drejtpërdrejt me investitorët e huaj”, bëri të ditur ministrja Bajrami.

Ministrja, po ashtu, tha se reformat e shumta që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës gjatë këtij viti kanë bërë që të shumëfishohen investimet e huaja. “ Për komplet vitin 2014 kemi pasur 151 milionë euro investime të huaja, ndërsa vetëm për tetë muaj të parë të këtij viti kemi 240 milionë. Duke marrë parasysh që pakoja e re fiskale ka hyrë në fuqi në 1 shtator, ne në fakt presim që deri në fund të vitit të kemi rreth 400 milionë euro investime të huaja”, tha ministrja Bajrami në konferencën për shtyp.

Filed Under: Analiza Tagged With: Mustafa, Opozita, qeveria, Ultimatumet

Opozita Kosovare, 5 deputetë të arrestuar e 2 me fletë-arreste në kërkim

November 30, 2015 by dgreca

-Të pesë deputetët e arrestuar: Donika Kada Bujupi, Albin Kurti,  Fisnik Ismaili, Ismail Kurteshi, Haxhi Shala. Kërkohen dy të tjerë – Albulena Haxhiu e Faton Topalli /-Policia konfirmon arrestimin e 3 deputetëve sot/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 30 Nëntor 2015/ Arrin në pesë numri i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të arrestuar, pasi policia konfirmon shoqërimin në stacionin policor të Ismail Kurteshit të VV dhe Haxhi Shalës së Nisma-s.

“Lidhur me gazin lotsjellës të hedhur me herët brenda në sallën e Kuvendit, Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit kompetent iu ka kumtuar deputetëve Shala dhe Kurteshi urdhrin verbal të prokurorit se duhet të shoqërohen në stacion policor për intervistim”, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Policia.

Shtohet se dy deputetët “kanë bashkëpunuar dhe kooperuar me zyrtarët policorë dhe bazuar në urdhrin e prokurorit janë sjellë në stacion policor për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme ligjore”.

Më parë, nga opozita me gjithësej 31 deputetë në Kuvendin 120 anëtarësh të shtunën në mbrëmje është arrestuar në selinë e VV-së Albin Kurti,  Donika Kada Bujupi e AAK është arrestuar më herët në shtëpinë e saj, ndërsa kërkohen dy të tjerë – Albulena Haxhiu e Faton Topalli të VV, që të katërt me fletë arreste pas zhvillimeve në Kuvend me gaz lotsjellës dhe përplasje tjera.

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e ftuar për sot për në orën 11:00, por e pamundësuar nga gazi lotsjellës i opozitës, nisi pak para orës 14:30, në sallën plenare, pa opozitën, me 81 deputetë të pranishëm, dhe po vazhdon.

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendim “për përjashtimin individual ditor të deputetëve të opozitës që kanë rënë ndesh me Rregulloren e Kuvendit”.

Pas kësaj, përplasje në Kuvendin e Kosovës kishte edhe rreth orës 13:50, derisa kryetari i VV, Visar Ymeri, donte të shëprthejë kordonin policor për të shkuar në sallën e seancave bashkë me deputetë të tjerë opozitarë. U gjuajt edhe gaz lotsjellës te kordoni nga debutetët e opozitës që ishin ballë për ballë. Policët mbanin edhe gazmaska.

Për këtë zhvillim, njoftimi dërguar nga Policia bën të ditur se, “rreth orës 13:50 disa deputet të opozitës kanë tentuar të shkojnë në drejtim të shkallëve për në katet e larta, ku supozohej se do të vazhdoj të mbahej seanca në sallën e improvizuar, mirëpo bazuar në vendimin e kryesisë së Kuvendit të njëjtit janë ndaluar nga sigurimi i Kuvendit dhe nuk janë lejuar të kalojnë”.

“Deputet kanë vazhduar me tentimet e tyre për të depërtuar lartë, duke i shtyrë zyrtarët policorë, mirëpo nuk kanë arritur të kalojnë dhe pastaj kanë hedhur mjet të dyshuar gaz lotsjellës”,  vijon njoftimi.

 Policia e Kosovës thekson se, “edhe në këtë rast në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent ka vazhduar me realizimin e detyrave policore drejt hetimit të këtij rasti”.

Kuvendi i Republikës së Kosovës nisi sot para mesditës përsëri me tym gazi lotësjellës një seancë në sallën plenare mes kundërshtimeve nga opozita e me masa të shtuara sigurie brenda sallës, ndërtesës e jashtë saj, si dhe në hyrje me kontroll të detajuar për të gjithë, dersa deputeti Fisnik Ismaili i VV është kthyer prapa pas kontrollit, dhe më pas është arrestuar nga Policia, e cila bëri të ditur se i kanë gjetur dy bombola gazi. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, deputetit Ismaili i është caktuar ndalimi 24 orësh.

Deputetët opozitarë Smajl Kurteshi i Vetëvendosjes dhe Haxhi Shala i Nismës për Kosovën hodhën gazin lotsjellës që pamundësoi nisjen e seancës së Kuvendit sot para mesditës.

Pas këtyre zhvillimeve, Policia e Kosovës deklaroi se, është duke hetuar drejt zbulimit se si është futur sot lotjellësi në Kuvendin e Kosovës dhe konfirmoi ndalimin dhe shoqërimin në stacion policor  të deputetit Fisnik Ismaili.

Policia e Kosovës tha se, si institucion i zbatimit të ligjit, lidhur me seancën e  Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e mëhershëm të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e nevojshme policore, duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 Policia e Kosovës me zyrtarët e sajë policorë ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kontrollit tek deputeti Fisnik Ismajli janë gjetur në posedim 2 bombola gazi, që dyshohen të jenë gaz lotsjellës.

 Zyrtarët policorë bazuar në procedurat ligjore të njëjtin e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore, të cilat do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent, ndërsa mjetet e dyshuara janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

 Me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë.

 Ndërsa pas hyrjes së Kryesisë dhe deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, përsëri nga deputetë të caktuar është hedhur mjet i dyshuar i cili po ashtu dyshohet se është gaz lotsjellës.

 Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar.

 Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës,  është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar, përfundonte deklarata.

  Me 35 pika në axhendë, për sot me fillim në orën 11:00 ishte ftuar një seancë e re e Kuvendit të Kosovës, i cili që nga fillimi i sesionit vjeshtor ka përfunduar vetëm dy seanca në “sallë alternative” pa opozitën, e cila e ka bllokuar edhe me hedhje gazi lotsjellës në sallën plenare në kundërshtimet edhe me protesta të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë, veçmas të asaj për asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Filed Under: Kronike Tagged With: 5 deputete te arrestuar, Opozita, policia 3

Kosovë- Opozita, pankarta në seancë para Komisionerit Hahn

November 6, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 6 Nëntor 2015/ “Prania juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës është dëshmi e përkushtimit të Bashkimit Evropian për të përkrah Kosovën në proceset e integrimit”, tha kryeparlamentari Veseli duke iu drejtur Komisonerit Hahn në seancën sot.
Ndërsa, në vazhdimësi të “aksioneve simbolike” opozita – deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpalosur në sallën e seancave plenare te ulëset e tyre, para Komisonerit Hahn, pankartat “A është segregacioni etnik vlerë e BE-së?!” dhe “Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!”
Sipas opozitës, synimet pro-perendimore dhe integruese të popullit të Kosovës po dëmtohen nga disa marrëveshje që janë në shpërputhje të plotë me vlerat e Bashkimit Evropian.
“Segregacioni dhe ndarja etnike janë projekte tashmë të tejkaluara dhe të luftuara ashpër nga shtetet perendimore. Reciprociteti dhe barazia në mes të shteteve janë disa nga vlerat fundamentale të BE-së nga të cilat Kosova nuk guxon të heq dorë”, theksohet në deklaratë.
“Opozita e bashkuar e Kosovës beson që vetëm duke mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të Republikës, jemi duke i mbrojtur edhe vlerat perendimore”, shtohet më tej.
“Marrëveshjet për Asociacionin dhe për demarkacionin janë të padrejta. E para ndan etnikisht dhe e defunksionalizon vendin kurse e dyta ia fal territoret e Kosovës Malit të Zi. Ne nuk mund të heqim dorë nga subjektiviteti shtetëror dhe nga funksionaliteti i shtetit tonë. Evropa nuk do të pranojë në gjirin e saj një shtet jofunksional dhe të pazhvilluar dhe i cili për shkak të marrëveshjeve që e ndajnë etnikisht do të jetë burim i përhershëm i konflikteve”, deklaron LVV në një njoftim.
Prandaj, vijon deklarata, subjektet opozitare, duke e mbrojtur Republikën e Kosovës nga këto marrëveshje të padrejta, po e mbrojnë dhe lehtësojnë edhe rrugën e saj drejt integrimit evropian.
“Shteti, liria, barazia, drejtësia dhe zhvillimi, janë çështje për të cilat nuk mund të bëjmë kompromise”, thuhet në deklaratën e opozitës./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Kuvend, me pankarta, Opozita

Deputetët e opozitës i drejtohen me parulla në Kuvend Presidentit të Austrisë

October 29, 2015 by dgreca

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, foli sot para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me rëndësinë e marrëveshjeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për demokracinë. Përgjatë fjalimit z. Fischer, kabineti qeveritar qëndronte ulur pas tij, përderisa deputetët e opozitës ngritën dy parulla me këto slogane:
1. Ruaje shpinën z. President, gënjeshtarë të korruptuar janë ulur prapa teje!
2. Mjaft me kënaqjen e hegjemonisë së Serbisë!
Parullat e ngritura sot në Kuvend janë në vazhdën e aksioneve politike të organizuara nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjeve të nënshkruara nga Kryeministri i Kosovës dhe Kryesministri i Serbisë në Bruksel, si dhe kundër regjimit shtypës gjysmë-autoritar që të instaluar në Kosovë. Që nga nënshkrimi i marrëveshjeve në Bruksel më 25 gusht, deputetët opozitar kanë dhënë dhjetëra argumente që shpjegojnë se këto marrëveshje e shkelin Kushtetutën dhe kanë efekte shkatërruese në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në segregacion, darje territoriale dhe administrative te shtetit, dhe vendosjen e themeleve të “Republikës Serbe” brena Kosovës.
29 tetor 2015
Lëvizja VETËVNDOSJE!

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Kuvend, Opozita, parulla, presid Austrise

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PER KRISTAQ DHAMON…
  • TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA
  • Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !
  • Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani pritën në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj
  • Luftëtarë e shkrues në Pashallëkun e Janinës
  • Roli i Medias në Moralin Publik
  • Lamtumirë Diregjenti i regjisurës së filmit shqiptar
  • Në Prizren u mbajt edicioni i 21-të i DokuFest
  • Dy libra të çmuar të Qerim Vrionit, në dy vitet e fundit: “Miq në 50 foto” dhe “Shqetësime qytetare”
  • REZISTENCA ANTIFUNGALE: NJË SHQETËSIM GLOBAL SERIOZ PËR SIGURINË USHQIMORE DHE SHËNDETIN PUBLIK
  • U NDA NGA JETA ‘MËSUESI I MERITUAR‘ SADIK SEJDI LEKA 
  • Monsinjor Dr. Zef Oroshi dhe persekutimi i familjarëve të tij
  • LE TË PIMË…
  • PUBLIÇISTIKA  E  DON LAZЁR SHANTOJЁS  DHE NYJET  E PAZGJIDHURA  TE HISTORIOGRAFISЁ  SHQIPTARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT