Portret: Faslli Haliti- Viz. S.Kamberi «Artist i Popullit»/
FASLLI HALITI/
JU POLITIKANËT…/
Ju/
Poltikanët/
S’keni/
Turp./
Ju/
Politikanët/
Turpin e hani me bukë,/
Dhe popullin e lini të hajë me listë,/
Popullin e ngopni me shuka gënjeshtrash,/
Bukën e popullit e fyeni me ato lista, pa turp /
Duke ia hedhur si qenit, kafshata, kafshata,/
Kore kore, kore,
Përpjetë,
Si peshqve tuaj të kuq
Në akuariume
Luks,
Sekondë për sekondë,
Minutë për minutë,
Ditë për ditë,
Thërrime,
Thërrime,
Çikë,
Çikë…
Por
Buka e bardhë,
Buka ballëdjersitur e fermerit,
Gatuar
Me ujë të bekuar djerse,
Me lodhje, mundim,
Edhe pse ju jeni
Pa sy
E pa faqe,
Edhe pa fytyrë;
Ka për t’u nxirë edhe më keq
Ajo faqja juaj e nxirë.
Buka ballëdjersitur e popullit
Me esencë djerse, morali, nderi,
Absolutisht
Një ditë,
Do t’jua zërë sytë…!
Prill 2015
PASURIA IME
Cila është pasuria ime e patundshme?
Fëmijëria ime!,
Po dashuria ime e patundshme?
Fëmijëria ime!
Po poezia ime e patundshme?
Fëmijëria ime!
Po lavdia
E patundshme?
Fëmijëria ime !
Po përjetësia e patundshme?,
Përkohshmëria ime zhele, zhele, bythëgrisur!
Përkohshmëria ime lecka-lecka
Ballëdjersitur…!
Qershor 2015