• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRISHET FESTA POLITIKE-NGRINE KONSENSUSI PER REFORMEN NE DREJTESI

July 20, 2016 by dgreca

*Ambasada amerikane: Reforma në drejtësi është bllokuar sërish/

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për herë të parë për reformën në drejtësi. Me anë një deklarate ajo konfirmon lajmet se reforma në drejtësi është bllokuar sërish.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik” – thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.

Në reagimin e SHBA-ve nuk thuhet se cila ishte kërkesa e re e kreut të opozitës Basha. Burimet nga grupi i negociatorëve thonë se ishte PS ajo që ngriti pretendime. Kryeministri Rama kishte premtuar të votonte çdo draft që merrte miratimin e SHBA dhe BE, por tashmë ka nxjerrë pretendime të reja.  

*KOMISIONI I POSACEM: PD DHE LSI PRESIN PERFAQESUESIT E PARTISE SOCIALISTE/

Kur u mendua se gjithçka ishte në rregull dhe nesër do të kryhej votimi me konsensus, brenda pak orësh ndodhi një kthesë e madhe:Në orën 22:00 ambasada e SHBA-se del me një deklaratë ku akuzon se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paraqitur kërkesa të reja, që sipas ambasadës janë të papranueshme dhe që synojnë bllokimin e reformës.

Washingtoni i bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik, nse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij.

Ndërkohë prej orës 20:30 në tryezën e Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi, ndodhen përfaqësuesit e opozitës dhe kryetari i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili.

PD akuzon PS-në se me mosardhjen e deputetëve të PS rrezikon minimin e votimit të reformës në drejtësi seancën gjatë ditës së nesërme.PD kërkon që formula për vetingun të jetë dhe për 4 institucionet përfshi dhe KLP dhe KLGj-se.

“Përfaqësuesit e PS-së refuzojnë të mblidhen në komisionin e Reformës në drejtësi për të bërë këto ndryshime që janë absolutisht të domosdoshme.  Mbledhja e këtij komisioni dhe miratimi i këtyre ndryshimeve që u ranë dakord dhe përshëndeten nga palët është esencial dhe i domosdoshmë, pra propozimi i Nuland të shkojë në parlament nesër. Moskryerja e kësaj séance, e këtij komisioni sot e bën të pamundur që nesër parlamenti të ketë mundësi të votojë propozimin e dakordësuar . 

Moskryerja e kësaj seance, vë në rrezik votimin. PS po synon të fusë në mënyrë tinzare dhe pas asnjë lloj marrëveshje votën e vet të transferueshme. Kjo forlumë nuk funksionon në një komision me 10 anëtar dhe është e korruptueshme. Insistimi për ta bërë në mënyrë të njënashme është a- për ta deformuar konsensusin, b- për të marrë kontrollin e këtyre organeve. Nëse kalon dita e sotme nuk mund të paraqiten më amendamente të reja dhe vihen në rrezik propozimi i Nuland”  deklaroi Oerd Bylykbashi.

Xhafaj: Projekti është gati për në seancë

“Ju kërkoj ndjesë se jeni detyruar të qëndronit deri në këtë orë të vonë për shkak të çudirave që prodhon politika shqiptare, të marrësive të njëpasnjëshme dhe të gënjeshtrave të radhës që nxjerr në çdo moment për t’i bërë bisht përgjegjësive që ka ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj partnerëve të vendit. Kjo që bëri sot dhe teatrit që po zhvillon Partia Demokratike dhe më vjen keq për kolegët që janë pjesë e komisionit, është një gjë e turpshme, nuk është korrekte me qëndrimet e veta,  dhe me qytetarët e këtij vendi dhe me partnerët. Ju më pyetët a ka mbledhje komisioni? Dihet! Unë nuk ka ndonjë mbledhje komisioni që nuk e thërret kryetari. A mund ta thërrisja, po kam që nga mëngjesi që unë pres të bëj një mbledhje komisioni. Për çfarë do ta bëj? Për të shqyrtuar një çështje të caktuar.

Së pari, Kuvendi mund të mblidhet normalisht nesër. Ka një draft kushtetues, ka një projekt kushtetues, për të cilën është përgatitur e gjithë procedura e nevojshme parlamentare. Relatorët dhe unë kemi firmosur raportin që do t’i paraqitet seancës plenare për projektin kushtetues. A është ky i duhuri? Po themi ne! Po thonë SHBA! Po thotë BE. Ka dikush që nuk thotë dot po. Nga kjo pikëpamje projekti është gati.

Natyrisht kishte një çështje të mbetur pezull që ishte jetësimi i propozimit hibrid i zonjës Nuland i cili ishte propozim që konfirmonte qëndrimin e SHBA dhe BE. Atë propozim ne e kemi përfshirë në draftin që do të jetë nesër në mbledhjen e djeshme të komisionit të posaçëm parlamentar. Unë nuk mbaj përgjegjësi për opozitën që ka muaj të tërë që e bllokon dhe e bojkoton. Ishte pak qesharake pasi mbas kaq muajsh marrin pjesë në mbledhjen e komisionit”-tha se drafti është gati edhe në këtë formë për të hyrë në seancë normale Kuvendi.

Fleckenstein: Nuk më besohet! Më vjen keq!

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka deklaruar se nuk i besohet që ka probleme të reja për reformën në drejtësi. Në një reagim në Twitter, i shkruan se është i mërzitur me atë çka po ndodh në Shqipëri.

  Fleckenstein: Probleme të reja? Nuk më besohet. Jam shumë i mërzitur. Tani duhet të presim për votat nesër? Atëherë do ta shohim. Më vjen keq!

BE reagon 

Në një reagim të minutës së fundit (Ora 23:30) nga zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian, thuhet se supozohet që angazhimi i kreut demokrat Basha të mbahej.

Reagimi: Shpresojmë se dakordësia e Bashës që iu bë Komisionerit Hahn është ende e vlefshme në tërësinë e saj. Kjo është çështje kredibiliteti personal dhe politik

 

Filed Under: Politike Tagged With: ne Drejtesi, NGRINE KONSENSUSI, per Reformen

Pa reformën në drejtësi nuk ka BE për Shqipërinë

July 23, 2015 by dgreca

Takim për reformën në drejtësi/
Më 22 korrik, Ambasadorja e BE-së, zonja Romana Vlahutin dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Donald Lu organizuan së bashku një pritje për të falenderuar ekspertët ndërkombëtarë dhe vendas për kontributet e tyre të palodhura në procesin e reformës në drejtësi. Ambasadorja Vlahutin vuri në dukje se “pa këtë reformë Shqipëria nuk mund të ecë përpara në negociatat me BE-në” dhe iu kërkoi anëtarëve të komisionit të posaçëm që ta “mbrojnë këtë reformë nga përdorimi i saj si një vegël për ujdi politike.” Ajo theksoi se është thelbësore që një proces reforme i tillë të drejtohet nga ekspertë, për ta mbajtur atë mbi politikat partiake. Me shpresën se ky do të jetë një “moment historik për një proces reforme historike,” Ambasadori Lu përgëzoi z. Fatmir Xhafaj dhe z. Eduard Halimi për arritjen e marrëveshjes për përfshirjen e anëtarëve të opozitës në komisionin e posaçëm. Ai i nxiti palët të vazhdojnë të tregojnë mirëbesim politik në punën e tyre të përbashkët. Ambasadori nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për procesin e reformës gjyqësore, duke thënë se “ne vazhdojmë të shpresojmë se reforma do të jetë e thellë, kuptimplotë dhe afatgjatë. Nga ana jonë, premtojmë se do të mbetemi të angazhuar dhe gjithnjë vigjilentë. Për sa kohë do të punoni me mirëbesim, ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë deri në fund.” Si Ambasadori Lu, ashtu dhe Ambasadorja Vlahutin, i shprehën mirënjohjen e tyre ekipit të ekspertëve që kanë dhënë kohën, energjitë dhe njohuritë e tyre profesionale në këtë proces dhe e nxitën parlamentin ta përfundojë reformën në drejtësi këtë vit.

***
On July 22, EU Ambassador Romana Vlahutin and U.S. Ambassador Donald Lu jointly hosted a reception to recognize the international and domestic judicial experts for their tireless contributions to the reform process. Ambassador Vlahutin noted that “without this reform Albania cannot move toward negotiations with the EU” and implored the members of the ad hoc committee to “protect this reform from becoming a tool of political bargaining.” She noted that an expert-driven reform process like this one is the key to keeping the process above partisan politics. Expressing his hope that this will be a “historic moment for a historic reform process,” Ambassador Lu congratulated Mr. Fatmir Xhafaj and Mr. Eduard Halimi for working out an agreement to include members of the opposition into the ad hoc committee. He urged the parties to continue to show political good faith in working together. The Ambassador underscored U.S. support for the judicial reform process, saying that “we continue to expect the reform to be deep, meaningful and long-lasting. From our side, we pledge that we will remain engaged and ever watchful. As long as you both work in good faith, we will also support you to the end.” Both Ambassador Lu and Ambassador Vlahutin expressed their gratitude to the team of experts who are investing their time, energy, and professional knowledge to this process and they urged parliament to complete judicial reform this year.

Filed Under: Kronike Tagged With: Ambasadori Lu, ne Drejtesi, per Reformen, takim

NYJEN GORDIANE NUK MUND TA ZGJIDHIN DEPUTETET E KUVENDIT TE SHQIPERISE! SHKAKTARET KANE UZURPUAR DREJTESINE, GJYKATATA, PROKURORIN…

July 21, 2015 by dgreca

PYETJE:Ku ndodhen shkaktarët e këtyre masakrave të përbindëshme në ditët tona?/
PERGJIGJE: Mos u çudisni por, jo pak prej tyre, dhe midis tyre, edhe gjykatësi, që dënoi tre të rinjtë e sipërpërmendur, i gjen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, gjykatat e apelit, gjykatat e shkallës së parë, Prokurorinë e Përgjithëshme dhe prokuroritë e rretheve, madje edhe deri në Ministrinë e Drejtësisë dhe funksione të tjera të larta të vendit./
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë-Dega Tiranë/
Nr. 5 Prot.Tiranë, më 20.07. 2015/
Lënda: Mbi reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin/
Drejtuar:Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi/
Komisionit Parlamentar për dekriminalizimin/
Për dijeni:Zotit Donald Lu Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
Zonjës Romana Vlahutin Ambasadore e Bashkimit Europian/
Tiranë/
Nje zhurmë e madhe po bëhet këto ditë në vendin tonë mbi këto dy çështje që kanë zaptuar opinionin e gjerë publik të vendit tonë. Madje janë krijuar edhe komisione parlamentare që, prej muajsh, po punojnë për zgjidhjen e saj. Në këto çaste na lind një pyetje:
-A janë, me të vërtetë këta deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që mund ta zgjidhin këtë nyje gordiane? Kush janë ata?
Na duket e pamundur përgjigjja e kësaj pyetjeje. Përse, do të thoni ju. Për t’iu përgjigjur kësaj duhet të kthehemi shumë prapa, në ato kohët e errëta të asaj periudhe mizore që kishte gllabëruar vendin tonë, viktimat e së cilës jemi edhe ne. Ata që i kanë kaluar të pesëdhjetat, e njohin fare mirë atë periudhë. Njohin diktaturën e proletariatit në përgjithësi, por njohin gjithashtu edhe ato që quheshin levat e tij, levat e diktaturës dhe pikërisht për këto leva do të flasim.
Kush ishin ato?Ishin organet e Sigurimit të Shtetit dhe ato të drejtësisë. Një mori individësh si, për shembull, hetuesat dhe operativët e Sigurimit, gjykatësit dhe prokurorët, bashkëpuntorët e ndryshëm të këtyre organeve dhe të tjerë të këtij kallëpi ishin zotërit e vërtetë të këtij vendi në atë kohë. Ishin pikërisht hetuesat dhe operativët që kurdisnin lloj-lloj intrigash të paskrupullta që i çonin njerëzit e pafajshëm para hienave të tjera, prokurorve dhe gjykatësve, të cilët pa hezituar i syrgjynosnin nëpër burgjet e tmerrshme, madje nje pjese jo të vogël të tyre, ua prisnin fare fillin e jetës. Ishin bashkëpuntorët e sigurimit ata që shërbenin si manekinë të ndyrë në duart e mjeshtërve të errësirës.
Na lejoni t’ju sjellim një shembull fare të vogël nga proceset gjyqësore falso të asaj periudhe, proces i zhvilluar në fundin e vitit 1989 kur komunizmi kishte marrë rrokullimën në të gjithë vendet e lindjes. Mendoni si kanë qenë këto procese në periudhat e mëparshme kur dikatura ishte në kulmin e saj. Bëhet fjalë për Vendimin Nr. 261, datë 16.11.1989 të Gjykatës Rrethit Durrës. Po e japim të plotë këtë vendim:
Gjykata e rrethit Durrës më 15-16.11.1989, shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale nr.253 që i përket:
Të pandehurve:
1.Adnan Balla, i biri i Tasimit dhe Dritës, datëlindja 1963, lindur e banues në Durrës, pa parti,i pa dënuar,i pa dekoruar, me arsim të mesëm profesional, beqar, me punë në Portin Detar “Enver Hoxha”, i arrestuar (ndaluar) më 25.7.1989
2. Kastriot Mara, i biri Halitit dhe Lumes, datëlindja 1960, lindur e banues në Durrës, pa parti,i padënuar,i padekoruar, me arsim të mesëm profesional,me punë në NI Goma, i arrestuar më 27/7/1989, mbrojtur nga këshilltarja ligjore Vasilika Sotiri.
3. Agron Fico, i biri Avdullajt dhe Meremes, datëlindja 1961, lindur e banues në Durrës, me origjinë e gjendje punëtor,i pa dënuar, pa parti, i pa dekoruar, me arsim të mesëm profesional, i martuar me një fëmijë, me punë në NIQ Durrës, arrestuar më 16.8.1989, mbrojtur nga këshilltari ligjor Rustem Syziu.
Të akuzuar:
* I pandehuri Adnan për moskallzimin e krimit të tradhëtisë ndaj atdheut, neni 11/2 K.Penal.
* Të pandehurit Kastriot dhe Agron për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut kryer në
bashkëpunim neni 47/gj – 31/b K.Penal
Gjykata pasi shqyrtoi materialet e denoncuara nga hetuesia, provat e marra gjatë zhvillimit të gjykimit dhe prokurorin që kërkoi:
* Të deklarohet fajtor i pandehuri Adnan Balla për veprën penale të moskallëzimit të një krimi kundër shtetit dhe sipas nenit 112/2 K.Penal të dënohet me një vit heqje lirie
* Të deklarohet fajtor i pandehuri Kastriot Mara për nenin 47/gj, 31/b K.Penal, dhe të dënohet me gjashtë vjet heqje lirie.
* Të deklarohet fajtor i pandehuri Agron Fico për veprën penale të tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes dhe sipas nenit 47/gj, 31/b K.Penal, të dënohet me shtatë vjet heqje lirie.
VENDOSI
Të deklarojë fajtor dhe të dënojë për veprën penale të tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes kryer në bashkëpunim:
* Të pandehurin Agron Fico, sipas nenit 47/gj, 31/b, 32 të Kodit penal me 5 (pesë) vjet heqje lirie duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 16.8.1989.
* Të pandehurin Kastriot Mara sipas nenit 47/gj, 31/b, 32 të Kodit penal me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj heqje lirie, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 27.7.1989.
* Të pandehurin Adnan Balla për veprën penale të moskallëzimit të një krimi kundër shtetit dhe në bazë të nenit 112/2 të K.penal e dënon atë me një vit heqje lirie duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 25.7.1989.
Por ky proces nuk ishte i vetmi. Një numër i madh prej tyre zhvillohej në atë kohë në vendin tonë. Midis tyre ka patur edhe nga ato procese që përfundonin me likujdimin fizik të viktimës, siç ndodhi me rastin e poetit martir Havzi Nela në gushtin e vitit 1988 që e çoi atë në Litar. Por ne nuk do të zgjatemi më me to por duam të përqëndrohemi në ditët tona, ku realiteti është krejt ndryshe nga i së kaluarës.
Ku ndodhen shkaktarët e këtyre masakrave të përbindëshme në ditët tona. Mos u çudisni por, jo pak prej tyre dhe midis tyre edhe gjykatësi që dënoi tre të rinjtë e sipërpërmendur, i gjen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, gjykatat e apelit, gjykatat e shkallës së parë, Prokurorinë e Përgjithëshme dhe prokuroritë e rretheve, madje edhe deri në Ministrinë e Drejtësisë dhe funksione të tjera të larta të vendit.
Kanë kaluar 25 vjet nga përmbysja e sistemit diktatorial dhe politika shqiptare vazhdon të mbështetet ende në elementet më famëkeq të asaj periudhe. Përse? A nuk ka kuadro të reja, qofshin ata socialistë apo demokratë që mund t’i zëvendësojnë? A mos vallë janë të paktë të rinjtë tanë që kanë mbaruar shkollat më të mira të botës perëndimore duke fituar madje edhe tituj shkencorë? Nuk janë të pakta rastet kur universitete të njohura të botes perëndimore u ofrojnë bursa falas studentëve shqiptarë të shkëlqyer. Bota perëndimore po thith trurin shqiptar. Po politika shqiptare kur do të kujtohet të thithë rininë shqiptare?
Mendojmë se përgjegjësia më e madhe në këtë drejtim u përket pothuajse të gjithë udhëheqësve të forcave kryesore politike që aktualisht janë relativisht të rinj por që ruajnë ende mentalitetin komunist dhe që vazhdojnë ta mbajnë peng vendin me politkanë të ardhur nga bota totalitare. Të tillë politikanë kanë depërtuar në të gjitha sferat e politikës shqiptare dhe madje edhe në komisionet e ngritura për reformën e drejtësisë dhe në atë të dekriminalizimit, ndaj e bëmë pyetjen në fillim të kësaj shkrese Çfarë reforme mund të bëjnë tipa të tillë? Kë do të gjykojnë? Kë do të dekriminalizojnë? Mos vallë veten e tyre? Pasi janë ata që, në rradhë të parë, duhej të dilnin në bangën e drejtësisë.
Ndaj iu bëjmë thirrje atyre që kanë marrë përsipër reformimin e drejtësisë dhe dekriminalizimin e shoqërisë shqiptare, të shkëputen nga mentaliteti i vjetëruar komunist që vazhdon ende dhe të përqafojnë frymën e re demokratike të perëndimit, të gjejnë forca për të hedhur në koshin e plehrave të gjitha mbeturinat e atij sistemi të përmendura më sipër. Një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me ligj. Kjo nuk është një shkelje e të drejtave të njeriut. Është vendosja e një drejtësie bashkëkohore. Ata individë nuk po i burgos apo eliminon njeri, siç kanë vepruar ata me viktimat e tyre. Sistemi i sotëm i lejon të merren me çfarë ta shohin të përshtatshme. Le të ushtrojnë profesionet e tyre ose çdo lloj aktiviteti që mendojnë, por kurrë nuk duhet të jenë në organet drejtuese të shtetit shqiptar.
Le të pastrohet administrata shtetërore nga hienat e së kaluarës! Kjo është “A”-ja e një demokracie të vërtetë.

Për Kryesinë e Degës Tiranë

Sekretari Kryetari

Sejdi Peka Reshat Kripa

Filed Under: Editorial Tagged With: leter, ne Drejtesi, per Reformen, Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT