PALIGJSHMËRIA E QEVERISË NDAJ TË PËRNDJEKURVE POLITIKË, KËMBANË ALEARMI PËR SHOQËRINË SHQIPTARE!/
Ne preambulën e Kushtetutës të Republikës së Shqiperisë, thuhet : Ne të gjithë, populli shqiptar dhe perfaqësuesit e tij, theksojme vendosmërin për të ndërtuar një shtet të së drejtës , demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke e pranuar njeherazi shtetin e së drejtës si një nga parimet më fondamentale në një shoqëri postkomuniste. Ligji “Për dëmshpërblimin e ish – të përndjekurve politike të regjimit komunist, konkretizon jo vetëm premtimin politik publik në përmbushjen e detyrimeve morale dhe ligjore që shoqëria jonë ka ndaj kësaj shtrese të nderuar, por njëherazi formaton seriozisht korpusin e ligjeve për shtetin e së drejtës që ne po ndërtojme . Mbas 27 vjet tranzicion del Ministri i Financave dhe deklaron me papërgjeshmëri dhe në kundërshtim me Kushtetutën por dhe me kërkesat e Forumeve Europiane se qeveria e tij nuk do të dëmshpërblejë trashgimtarët e të përndjekurve politikë. Urretje ideologjike apo lajthitje individuale e Ministrit. Institucionet Europiane kërkojnë një qeverisje të standartit perendimor, ku ne aspirojmë të integrohemi, larg frazeologjive të bukura letrare, larg çdo patetizmi që gjithsesi do të ishte i drejtë, më duhet të theksoj në krye të herës në këtë shkrim, se me këtë ligj plotësojmë kërkesat ligjore që garantohen në nenin 44 të Kushtetutës së Shqipërisë të vitit 1998 “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe /ose zhdëmtohet në përputhje me ligjin në rast se është denuar për shkak të një akti veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”. Ne, të gjithë, shoqeria shqiptare kemi arritur në deduksionin logjik se :Regjimi komunist në Shqipëri, 1944-1990 ishte antikombetar,i paligjshëm dhe kriminal. Si i tillë ky regjim është denuar nga e gjithë shoqëria shqiptare pa të drejtë apelimi. Nga organi ligjvëns, Kuvendi i Shqipërisë , Parlamenti i parë pluralist i Republikës së Shqipërise me ligjin nr.7514 datë 30.09.1991 duke përdorur kopetencat e tij, u jep ish- të burgosurve, dhe të përndjekurve politikë, Pafajesinë, dhe e konsideron në nderin e vet që si përfaqesuesi më i lartë i popullit, në emër të shtetit juridik t”u kërkojë falje këtyre njerëzve për denimet politike dhe vuajtjet që kanë pësuar në të kaluarën “.Neni 1 i ligjit sanksionon se: “Janë të pafajshëm dhe quhen të padenuar për efekte moshe, politike, sociale dhe ekonomike të gjith personat që janë denuar për legjislacionin dhe propaganda kundër shtetit,arratisje, sabotim, pjesemarrje në organizatat politike etj.” Kjo pafajesi ,e theksoj PAFAJESI,e lidhur me nenin 18 të Kushtetutës për barazi para ligjit u jep të drejtë të dëmshperblehen në masën e parashikuar në Kodin Penal, e konkretisht në nenin 57 të tij.Për të arritur tek Kuvendi aktual që duke iu referuar Rezolutave të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe konkretisht Rezolutës nr.1096 (viti 1996) “Masat për të ç′rrenjosur trashgimnië e sistemeve totalitare komuniste”.Rezoluta nr.1481 ( vitit 2006) ” Domosdoshëria për denimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste” si dhe vendimeve të Konventes së Parë Kombëtare të Unionit Mbarëkombëtare për Integrimin e të Përndjekurve Politike dhe te Qendrës Shqiptare të Rehabilitimit të të Mbjetuarve të torturës” Për denimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri” ,date 12.05.2006 në pikën 15 të Rezolutës të miratuar nga ky Kuvend : ” Mbeshtet hartimin e një strategjie kombëtare për eliminimin e pasojave të totalitarizmin gjysmë shekullor në Shqipëri dhe fton institucionet shtetërore të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore lidhur me statusin e të përndjekurve politike për integrimin, arsimin,punesimin,strehimin dhe dëmshpërblimin e tyre në një kohe sa më të shpejtë”.Pra Qeveria në këtë rast s′ka bërë asgjë tjetër veçse ka përmbushur detyrimin e saj ligjor ,e theksoj detyrimin ligjor Kushtetues.
Nga ana tjetër sipas të Drejtës Ndërkombëtare bashkohore konkretisht: Deklarata e Parimeve Themelore të Drejtësise për viktimat e krimeve dhe të abuzimit me pushtetin, aprovuar me Rezolutën e Asamblesë së Përgjitheshme të OKB viti 1985 / “Viktimat kanë të drejtën për dëmshperblim të menjëhershëm për dëmin e pësuar, dhe, se shtetet duhet të përpiqen të parashikojnë kompensim financiar “. Ligji i datës 29.07.1993 nr.7748 “Për Statusin e ish – të denuarve dhe të përndjekurve politike nga sistemi komunist”, obligon shtetin demokratik që pamvarsisht nga vështiresit me të cilat ndeshet shteti dhe shoqëria shqiptare e ka detyrë dhe përgjegjësi morale e historike që të respektojë dhe të marrë masa konkrete për realizimin e së drejtës ligjore të dëmshperblimit e kompesimit këtij grupimi të madh ,të konsiderueshëm ,të orientuar historikisht e politikisht. Duke sintetizuar në një të Drejtat Kushtetuese Dispozitat ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërise , përfshi Kodin Penal etj si dhe detyrimet nga e Drejta Ndërkombetare ,në funksion të përmbushjes edhe të detyrimeve që shtron integrimi në rradhën e shteteve demokratike europiane, Parimi i Drejtësise ka marrë në considerate edhe interesat e tjera të shoqërise ,si dhe interesin publik në tërsi duke patur synimin kryesor zvogëlimin (pa arritur dot objektivisht zerimin) e pasojave të këtyre padrejtësive përmes përcaktimit të grupimeve përfitues ,masës së dëmshpërblimit,shtrirjes në kohë të tij etj,në mënyre që zgjidhja të jetë e qëndrueshme ,efektive.Parimi i barazisë kërkon ndalimin e diskriminimit dhe trajtim të barabartë në të drejta e të gjithë viktimave .Duke qënë të vetëdijshëm se dëmshpërblimi dhe kompesimi në tërësi janë detyrime pozitive të shtetit për integrimin dhe rehabilitimin e kësaj kategorie njerzish në shoqërinë shqiptare.Pra filli kryesor i këtij ligji është respektimi i dinjitetit të barabartë të cdo personi që për shkak të burgosjes apo përndjekjes politike gjatë regjimit komunist përfiton interesin publik në tërsi duke patur synimin kryesor zvogëlimin (pa arritur dot objektivisht zerimin) e pasojave të këtyre padrejtësive përmes përcaktimit të grupimeve përfitues ,masës së dëmshpërblimit,shtrirjes në kohë ë tij etj,në menyrë që zgjidhja të jetë e qëndrueshme ,efektive. Pra filli kryesor i këtij ligji është respektimi i dinjitetit te barabarte te cdo personi qe per shkak te burgosjes apperndjekjes politike gjate regjimit komunist perfiton nga kushtetuta dhe ligjet shqiptare.Dëmshpërblimi dhe kompesimi i të burgosurve politikë duhet të jete më shumë reflektim i detyrimeve ligjore por edhe vuajtjeve të tyre ,hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohet jeta e përditshme.
Dua të kujtoj këtu që,Ligji i Qeveris socialiste i vitit 2004,i cili me te drejte u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese parashikonte ta demshperblente kete kategori me nje vlere financare 30 lekë në ditë . Ligji i vitit 2007 kthehet me dinjitet dhe plotëson atë obligim moral, politik e historic e ligjor, jo vetëm thjesht ndaj shtresës së ish-të përndjekurve politike por edhe me gjerë, si dhe detyrimet ligjore ndaj Kushtetutës apo dokumentave të ndryshme ndërkombëtare Ligji nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Është vëne në zbatim nga qeveria e nëparshme demokratike e cila për hirë të së vërtetës megjith politizimin dëmshperblej 24 .000 qytetar me dy këste. Ndryshe ndodhi me PS që është në pushtet., ajo ka dhënë 3 këste për 2000 qytetar duke bërë një diferencim klasor me arsyetimin të gjallët nënkupto të burgosurit ,e të trashgimtarët asnjë qindarkë dhe këto nga mosha po i kalojnë të 60/ . dhe në propogandën e saj qeveritare deklaron se kemi dhënë 5 këste duke përfshirë dhe 2 këstetet që i ka dhënë PD. Problemi i dëmshpërblimit duhet të mos trajtohet politikishtë por ligjërishtë se ai është një ligj detyrues kushtetues për ata qytetar që përballuan vuajtjen plumbin torturat nga një regjim diktatorial. Problem i dytë është se reth 1000 të përndjekur i kan dorzuar dokumentat mbas afatit dhe duhet të kalojnë për të u dëmshpërblyer. Dëmshpërblimi nuk është lëmoshë e qeverive por detyrim ligjor kushtetues dhe detyrues për zbatim për çdo qeveri e majtë e djathtë. I sjellim në vëmendje Ministrit të Financave mbas dekleratës që bëri dje se qeveria e tij do të propozoj heqjen e dëmshpërblimit, të trashgimtarvet, të lëxoi Kushtetutën e vendit , konventat ndërkombëtare të mbrotjes së të drejtave dhe lirive të njëriut, si dhe kodin civil që përcakton trashgimninë e qytetarit në sistemin demokratik në Republikën e Shqipërisë.
E paralajmrojmë Ministrin e financave çdo vendim politik ndaj të përndjekurve politike do të jetë fundi i turpshëm i urretjes sjuaj dhe qeverisë që ju bëni pjesë. Ne nuk ju frikëm plumbave të etërve tuaja jo u frikemi vendimeve politike staliniste të një Ministri që me këtë vemdim don të fshijnë krimet makabre të komunizmit. Urretja juaj ndaj të përndjkurve politike do te mposhtet nga paqja që ne i kemi përcjell shqiptarve nga 28 vite plurlalizem.
*Besim Ndregjoni-President i Unionit të Burgosurve dhe të Permdjekurve Politikë të Shqipërise.